Ndërhyrjet greke në Italinë e Jugut dhe në Siqeli në shekullin IV
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ndërhyrjet greke në Italinë e Jugut dhe në Siqeli në shekullin IV

Ndërhyrjet greke në Italinë e Jugut dhe në Siqeli në shekullin IV Lidhjet që i bashkonin dy brigjet e Adriatikut ishin të ngushta, për arsye të vendosjes së popullsive greke të shumta në numër si në Magna Grecia ashtu edhe në Siqeli. Sa herë që këto të fundit ndiheshin në vështirësi, kryesisht për shkak të popullsive barbare të viseve të brendshme, por ndonjëherë edhe si pasojë e konflikteve mes qyteteve greke, ato iu drejtoheshin për ndihmë shteteve greke; sidoqoftë qëllonte që, edhe anasjelltas, shtetet greke të Siqelisë të ndërhynin në bregun lindor të Adriatikut. Athina ndërhyri qysh prej shekullit V, me anë të ngulimit të Thurit, pranë Sibarit të lashtë, si edhe me anë të disa traktateve të lidhura me ca qytete, mbishkrimet e të cilave ruhen ende1, por me një datim të paqartë, sidomos përsa i përket aleancës me Segestën. Një ekspeditë e parë athinase në Siqeli (428-424) mund të shpjegohet me përpjekjen për të gjetur aleanca që të përkrahnin çështjen athinase e të dobësonin peloponezasit në luftën e Peloponezit. Më 416 qenë segestasit ata që i bënë thirrje Athinës: qyteti i krijuar nga elymët, i cili gjendej në luftë me Selinuntën që përkrahej nga Sirakuza, iu kthye aleancës që e lidhte me Athinën, pavarësisht nëse kjo kishte qenë e vitit 458-457 apo më e vonë (427-424 sipas Tukididit, VI, 6, 2, apo madje 421-420 gjatë misionit të Feaksit në Siqeli, Tukididi, V, 4-5). Ekspedita e dështuar e athinasve në Siqeli (415-413), e nisur keq, synonte ta dobësonte kampin peloponezas duke e lënë atë pa përkrahjen sirakuzane.

Kartagjenasit përfituan nga dobësimi i sirakuzanëve dhe i grekëve të Siqelisë për t’u hedhur në ofensivë më 406 e për të pushtuar Akragasin. Kjo krizë e jashtme e ndihmoi vendosjen e tiranisë së Dionis Plakut. Në kapitullin e mëparshëm u saktësua se si ky i fundit ndërhyri në bregun lindor të Adriatikut për të përkrahur Alketën në pushtimin e fronit molos me mbështetjen e ilirëve dhe për të siguruar, të paktën përkohësisht, një prani sirakuzane në Lis e pa dyshim në Isa, pa qenë aspak e mundur të bëhet fjalë për një “Perandori adriatike të Dionisit”. Rënia e tiranisë sirakuzane u pasua me thirrjen e të mërguarve në metropolin e dikurshëm, në Korint, dhe me caktimin eTiMOLEONirsi rimëkëmbës i Sirakuzës (344). Timoleoni ngadhënjeu mbi kartagjenasit më 341 pranë lumit Krimisos dhe korintasit u organizuan me kolonitë e tyre të Ambrakisë, Korkyrës dhe Apolonisë për të kremtuar në nderim të themeluesit Korintos dhe të fitores së Timoleonit2. Ai ndërmori gjithashtu një rikolonizim të territorit të Sirakuzës, duke tërhequr shumë grekë, mbase 60 ooo frymë. Një shembull i mirë i këtyre shtegtimeve jepet në një petëz orakullare të Dodonës3, me anë të së cilës njëfarë Aristoni pyet Zeusin dhe Dionën nëse është më e volitshme për të të lundrojë drejt Sirakuzës, apoikia-s së re.

Në të njëjtën kohë, Taranto, i cili kërcënohej nga japigët dhe mesapët, i kërkoi ndihmë Spartës; mbreti ARKIDAMI III u hodh në Itali më 343 dhe bëri luftëra për disa vite deri sa u vra në Mandorium më 3384. Meqenëse kanosja e barbarëve u bë më serioze, tarantët i kërkuan mbështetje fqinjit të tyre më të afërt në bregun lindor të Adriatikut, mbretit ALEKSANDËR MOLOSI, vëllait të Olimpias, që ishte nga ana e saj gruaja e Filipit II të Maqedonisë dhe e ëma e Aleksandrit të Madh; lidhjet familjare ndërmjet Eakidëve dhe Argeadëve u përforcuan nëpërmjet martesës së Kleopatrës, bijës së Filipit II, me Aleksandër Molosin, më 336, gjatë dasmës të së cilëve Filipi II u vra. Aleksandër Molosi ishte pra njëkohësisht edhe daja edhe kunati i Aleksandrit të Madh. Mbreti molos korri suksese të shkëlqyera për tre vite me radhë, nënshtroi mesapët, u diktoi aleancën e vet peuketëve, përshkoi Lukaninë deri në Pestum. Pasi bëri aleancë me Romën kundër samnitëve, ai arriti të shtjerë në dorë Heraklenë dhe e shpërnguli në Thuri selinë e lidhjes italiote. Por tarantët që, megjithëse e donin ta kishin një kryetrim, i druheshin një princi pushtues për qëllime vetjake, e braktisën. Ai u vra gjatë betejës së Pandosias kundër brutëve (331-330). Dështimi i kësaj përpjekjeje të mbretit molos do të ishte dramatik për të ardhmen politike të helenizmit perëndimor. Sigurisht, për disa vite, Taranto u duk sikur po mbahej dhe arriti të zërë vend sërish në krye të lidhjes italiote e të ushtrojë njëfarë sovraniteti të zbehtë mbi mesapët. Sidoqoftë, gjatë së njëjtës periudhë, kur romakët u ndeshën me samntitët për zotërimin e Kapuas dhe Kampanies, Taranto qe fare pa peshë në këtë konflikt, përfundimi i të cilit u kushtëzoi të ardhmen si vetë atij ashtu edhe grekëve të Italisë së Jugut. Dobësia politike e shteteve greke të Italisë së Jugut u shoqërua, megjithatë, me depërtimin e shpejtë të kulturës dhe të qytetërimit grek. Arti i qeramikës mërgoi nga Taranto në Ruvo, në Kanusio e në Gnathia, në Apuli. Tetradrahma tarante u përhap në Picenum. Gjuha, shkrimi dhe institucionet politike, gjyqësore e ushtarake greke hynë në përdorim dhe u kopjuan në Japigi.

Historianët e Aleksandrit (Diodori, XVIII, 4,4, dhe Arriani, Anabasis, VII, 1) i njohin atij projekte të mëdha që thonë se gjendeshin në hypomnemata-t (Kujtimet) e Aleksandrit të Madh. Pas kthimit nga ekspedita e tij e largët në Indus, mbreti paska pasur ndër mend që të kthehet drejt Perëndimit dhe këto plane të turbullta janë interpretuar në mënyra të ndryshme: sipas disave, fjala ishte që të merrej haku për vdekjen e të kunatit, Aleksandër Molosit, në Italinë e Jugut, ndërsa sipas ca të tjerëve, që të ndëshkohej Kartagjena, e cila e kishte tepruar me ortakërinë e saj me fenikasit, madje edhe që të ulej lavdia në rritje e Romës. Diodori përmend një projekt të madh detar “që synonte ekspeditën kundër kartagjenasve dhe popujve të tjerë që banonin në bregdetin e Afrikës e të Iberisë, si edhe në krahinat që shtrihen nga kufijtë e kësaj të fundit deri në Siqeli”. Arriani, i cili bën fjalë gjithashtu për një lundrim të gjatë nëpër det, që mund të interpretohet si një udhëtim përqark Afrikës, shton se, sipas disave, ai kishte bërë plan ta shpinte flotën e vet “deri në Siqeli e në kepin malor të Japigisë”.

Të njëjtët autorë vënë në pah mbërritjen e dërgatave të shumta në Babiloni, në çastin e kthimit të Aleksandrit. Sipas Arrianit (VII, 15,4-5): “Nga Italia kishin ardhur edhe ambasadorë nga Brutiumi, Lukania dhe Etruria”. Diodori (XVII, 113, 2) shënon, pas kartagjenasve: “Në Europë, qytetet greke, maqedonasit e ilirët vepruan po në të njëjtën mënyrë, si edhe shumica e popujve bregdetarë të Adriatikut”. Arriani (VII, 15, 5-6) tregon gjithashtu se “Aristo dhe Asklepiadi, ndër historianët e Aleksandrit, thonë se edhe romakët i shpunë një dërgatë dhe se, pasi i priti në takim ambasadorët e tyre, Aleksandri e parandjeu se ku do të mbërrinte më vonë fuqia e romakëve, kur ua pa disiplinën, zellin në punë dhe krenarinë e kur mësoi për Kushtetutën e tyre”. Por, në fund të fundit, Arriani nuk beson në një takim të tillë ndërmjet Aleksandrit dhe një dërgate të ardhur nga Roma.

Këto projekte, nëse vërtet ka pasur të tilla, mbetën pa të ardhme për shkak të vdekjes së papritur të sovranit. Perëndimi grek u gjend sërish me të njëjtat vështirësi që lidheshin me luftën mes romakëve dhe samnitëve dhe me trysninë që popullsitë e krahinave të brendshme ushtronin mbi qytetet helene të Magna Grecia-s e të Siqelisë. I vetmi element i ri që sollën këto projekte, ashtu siç kishte ndodhur tashmë nëpërmjet veprimit energjiktë Aleksandër Molosit, ishte se pavarësia e qyteteve greke nuk varej më vetëm nga ndërhyrja e këtij apo atij kryetrimi, por kishte të bënte me fuqi të mëdha, si mbretëria maqedonase e Aleksandrit të Madh dhe si Roma.

Gjatë tiranisë së Agathokleut dhe kundër tij, Akragasi, Xhela dhe Mesina i kërkuan Spartës t’u jepte një prijës; ndërsa eforët e hodhën poshtë këtë propozim, AKROTATI, biri i mbretit Kleomeni II, u nis me kokën e vet më 315. Me disa anije, në udhë e sipër ai e nxori nga rrethimi Apoloninë që ishte e bllokuar nga ilirët e mbretit Glaukia (Diodori, XIX, 70, 7) dhe u hodh në Taranto ku arriti të marrë dyzet anije me qëllim që të çlironte sirakuzanët nga tirani i tyre. Brenda pak kohësh, spartani u armiqësua me tarantët dhe kartagjenasit mundën të diktojnë paqen. Në vitet 3O3“3O2> Taranto u ndodh sërish në luftë kundër lukanëve e kundër romakëve. Megjithë përvojën e hidhur që kishte pasur me Akrotatin, qyteti thirri në ndihmë KLEONIMIN, vëllanë e tij (Diodori, XX, 104). Me 5000 mercenarë të mbledhur në kepin e Tenarës, ai u hodh në Itali ku rekrutoi edhe 5000 mercenarë të tjerë, të cilët iu shtuan milicisë civile të Tarantos. Edhe pse kishte një ushtri të madhe, ai nuk arriti dot rezultate afatgjata dhe u mjaftua vetëm me vendosjen e një garnizoni në Korkyrë, që u zbua pak më vonë nga Agathokleu. Ka të ngjarë që traktati mes Romës dhe Tarantit, ku e hedh fjalën Apiani (Samnitike, 7,1), t’i përkasë pikërisht kësaj periudhe (vitit 302)5; ai ua ndalonte romakëve që të lundronin përtej kepit Lacinium, në hyrje të gjirit të Tarantos, në jugperëndim të Krotonit; por disa autorë diku mes viteve 332-330, gjatë kalimit të Aleksandër Molosit.

Që nga viti 317, Sirakuza pati një tiran të ri, AGATHOKLEUN, i cili e shpuri për herë të parë luftën kundër Kartagjenës në trojet afrikane, me mbështetjen e Ofelas së Kirenës. Pasi u ngjit në fronin mbretëror, pak a shumë në të njëjtën kohë me Diadokët (306-305), Agathokleu e pengoi maqedonasin Kasandër që ta shtinte në dorë Korkyrën (rreth viteve 300-298). Ai e pushtoi vetë ishullin dhe ia dha në prikë së bijës, Lanasës, me rastin e martesës me Pirron (295). Kjo manovër e Agathokleut është interpretuar si një rrjedhojë e politikës së Ptoleme Soterit, i cili ishte i vendosur t’i vinte fre ekspansionit maqedonas, qoftë në dobi të Antigonidëve, qoftë në atë të Kasandrit. Nëse ky interpretim është i saktë, gjë që nuk vërtetohet dot, atëherë duhet pranuar se besnikëria e Agathokleut ndaj kampit të Lagidëve e ka pasur jetën të shkurtër. Në vitin 290, po e njëjta Lanasa, e cila ishte ndarë nga Pirroja, iu dha për grua Demetri Poliorketit që e mori Korkyrën në pajë, pak para se të vdiste Agathokleu. Ishulli u mor sërish nga Pirroja, me ndihmën e tarantëve, para se ai të hidhej në Itali (në vitin 281).

Megjithë përkrahjet e shumta që sollën njëri pas tjetrit mbreti Arkidam, Aleksandër Molosi, Akrotati dhe Kleonimi, situata e qyteteve greke vazhdonte të përkeqësohej për arsye të trysnisë së popullsive fqinje vendase dhe veçanërisht si pasojë e peshës së Romës që doli fitimtare nga luftërat samnite. Shansi i fundit qe mbreti Pirro, të cilin Taranto e thirri për ndihmë më 281.

info@balkancultureheritage.com