Nën pasqyrën e ujit, pranë një muri 300 m të gjatë buzë Drinit, janë gjetur trungje të lëmuara kolonash, kapitele korintikë, pjesë frizesh floreale dhe ortostatë të shek ll. Në murin pendë janë ripërdorur si spolie frize (1,67 x 0,65 m) me delfinë dhe sfurqe tredhëmbësh të cilat i përkisnin një tempulli të madh të rendit korintik kushtuar gjasisht Neptunit. Në qytetin e poshtëm, në brendi të tij, janë gërmuar banesa të shek. II p.e.sonë., shek. I-III dhe shek. IV-VI. Një banesë buzë lumit është e pajisur me mozaik me ngjyra me motive gjeometrike dhe floreale të shek. III.