Nga Adriatiku në gjirin e Venedikut: kërcënimet sllave dhe saraqene
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nga Adriatiku në gjirin e Venedikut: kërcënimet sllave dhe saraqene

Meqë paqja e viteve 812-814 kishte lënë pas vetes shumë pasaktësira, pas vdekjes së Karlit të Madh, pikërisht zbatimi i saj do t’i ushqente negociatat midis dy perandorive: fjala ishte asokohe për ngulitjen e kdfijve në Dalmaci, midis territoreve të qyteteve romane të bregdetit dhe atyre të sllavëve që i qarkonin. Më 817, ambasadori grek Niqifori shkoi në Aix për ta zgjidhur këtë çështje, porse shpejt u kuptua që këto gjëra duheshin bërë në terren, për të cilin të dyja palët thuajse nuk dinin asgjë; por misioni që zbatoi Niqifori, i shoqëruar nga një missus i Luigjit të Përshpirtshëm dhe sidomos nga markgrafi i Friulit, Cadolahu, dështoi tërësisht: ndërkohë që sllavët, të cilët atëherë njihnin sovranitetin frank, mëtonin të ruanin të gjithë pushtimet e tyre, secili nga qytetet dalmate kërkontë të rifitonte tërësinë e territorit të vet të dikurshëm (ager)114; kështu që misioni u kthye duarbosh në Aix dhe Niqiforin e thirrën të kthehej me të shpejtë në Konstantinopojë. Do të kalonte një gjysmë shekulli përpara se të gjendej një zgjidhje, me mirëkuptim të drejtpërdrejtë midis Bizantit dhe palëve në konflikt, ndërkohë që marrëdhëniet franko-bizantine po bëheshin gjithmonë e më formale; veç kësaj, në Dalmaci në atë kohë u zhduk çdo lloj pranie e drejtpërdrejtë bizantine, së paku deri më 848, datë kur hidhet fjala tërthorazi për një shpeditë që dërgohet kundër kroatëve prej një “patrici grek”.

Atëhere frankët mund t’i merrnin punët në nge dhe pavarësisht paqes së Aixit e cila e vendoste Istrien, provincë franke, nën autoritetin e patriarkut të Grados, venecian ky, e pra në vartësi bizantine, t’ia nënshtronin atë më 827 patriarkut të Aquileas, subjekt frank, pa ndonjë reagim të dukshëm nga grekët, por me pasoja të pafundme historike. Në të vërtetë, kjo nuk ishte thjesht çështje nënshtrimi: perandoria franke ka në këto vise një vizion të vërtetë kulturor, sado që modest, siç e provon themelimi në Cividale më 825 i një shkolle për laikët e Venetisë dhe të Ilirisë, që do të favorizonte depërtimin intelektual frank në Kroaci, prej ku sipas gjasave në qytetin friulan studiuan një numër princësh: e dëshmon këtë qëndrimi i këtueshëm dyvjeçar që Gottschalku, murg i abacisë benediktine të Orbaisit, pranë Soissonit, i cili, sipas thënieve të tij, kishte kaluar në oborrin e mbretit kroat Trpimir, pak para se të dënohej nga sinoda e Mainzit, më 848, për shkak pikëpamjesh heretike mbi paracaktimin e fatit. Ky qëndrim që pa dyshim nuk është i palidhur me përhapjen benediktine në viset e kroatëve (manastiri i Rizinices, pranë Klisit, u themelua më 852, ai i Nonës në fund të shekullit IX), e as me atë statut autonomie, mjaft i ngjashëm me atë të qyteteve “romane” të Dalmacisë, të cilin sovranët kroatë ua japin qyteteve që i kanë themeluar vetë ata, si Biograd na Moru dhe Sebenicës, qëndrim që tregon rëndësinë që i jepej faktorit urban dhe që nuk të lejon ta vështrosh shtytjen kroate drejt detit thjesht si një përpjekje drejt hapësirash të lira.

Ndërkohë, këto bashkësi dalmate qeveriseshin në fakt vetë, nën autoritetin mjaft teorik të mbretërve kroatë ose të arhontit të Zadarit, i cili mban me Konstantinopojën lidhje edhe më teorike, edhe pse po të besojmë Konstantin Porfirogenetin, ato vazhduan t’i paguanin perandorisë atë çka ai e quan “tribut”, në shuma që ndryshojnë nga qyteti në qytet, 200 groshë floriri për Spalaton dhe vetëm 36 për Raguzën e vogël118. Duhet pritur mbretërimi i Vasilit I (867-886) në mënyrë që, ndoshta aty nga viti 878, të gjendet njëfarë rregullimi i çalë, që dëften më anë tjetër se deri në ç’pikë ka shkuar lidhja e dobët e Dalmacisë me Perandorinë.

Sado që pikërisht në këtë kohë, pak mbas vitit 870, arhontati dalmat ngrihet në rangun e temës"9, Vasili duhet të ketë vendosur atëherë që të gjitha qytetet dalmate, mbi baza të cilat sapo i treguam, duhet t’u “derdhnin sllavëve të gjitha detyrimet që ata i paguanin strategut, duke i dhënë njëkohësisht këtij të fundit një shumë të vogël, sa për të treguar nënshtrimin e varësinë e tyre ndaj perandorëve të romakëve e ndaj strategut”. Duket qartë që një “pakt” i tillë, fjalë kjo e përdorur nga Porfirogjeneti, nuk mund të bënte gjë tjetër veç se t’i dobësonte edhe më shumë lidhjet midis Dalmacisë dhe Konstantinopojës. Përderisa një rregullim i tillë paraqitej i mundshëm, kjo ndodhte për faktin se marrëdhëniet me sllavët fqinjë në brendësi të vendit nuk ishin gjithmonë edhe aq të këqija: këtë e dëshmon fakti që raguzianët zotëronin vreshta në territor të zahlumienëve dhe terbunëve.

Sidoqoftë sllavët narentanë janë më shqetësuesit: ata arrijnë një zhvillim detar të shkëlqyer, falë kontrollit që kishin mbi ishuj të shumtë, mes të tjerëve Bracit, Korëulas, Losinit dhe Mljetit, të cilët burimet në mënyrë domethënëse i quajnë “ishuj narentanë”, e pengonin gjithmonë e më shumë lundrimin, veçanërisht atë të venecianëve.

Mirëpo në fillimet e shekullit IX u pa se si, përmes mjaft të dhënash legjendare që na i sjellin kronikat e mëvonshme, të zhvillohej një fuqi e vërtetë detare dhe tregtare në Venedik. A kishte filluar kjo në atë kohë të kishte kontakte të drejtpërdrejta me Orientin mysliman ndërkohë që perandori Leon V para vitit 820 ua kishte ndaluar të gjithë nënshtetasve të tij çdo lloj tregtie me të? Fakti që dogji e pat respektuar këtë ndalesë mund të jetë thjesht gjesti normal i një përfaqësuesi besnik të Perandorisë, pasi pak ka të ngjarë që venedikasit të ishin bërë që atë kohë të pranishëm në Aleksandri; megjithatë më 827 ose 828, sipas rrëfimeveka ndodhur vjedhja e relikeve të Shën Markut në një kishë të qytetit, çka tregon së paku se në Venedikun e shekujve XI-XII ekzistonte përshtypja e turbullt që ngritja e tij në Mesdhe datohet në këtë epokë. Më anë tjetër, trazimi që i sillnin korsarët dhe piratët si dhe reagimet e tij ndaj tyre provojnë se lundrimet venedikase tanimë përfshinin jo vetëm në pellgun Adriatik, por dhe e kapërcenin atë. Midis viteve 830 dhe 840 Venediku organizoi disa shpedita kundër narentanëve; ajo e vitit 830 pasohet nga një dërgatë e këtyre të fundit në Venecia ku nënshkruhet një paqe jetëshkurtër, çka ilustron mbi të gjitha faktin se venedikasit, sado që tanimë janë ta aftë, siç do ta shohim, t’i japin perandorisë një ndihmë efikase në luftën e saj kundër myslimanëve, përballë sllavëvë të Dalmacisë detyrohen t’u drejtohen mjeteve të dobëta të diplomacisë. Kjo fuqi detare ka pasoja të rëndësishme dhe afatgjata: kontrolli që ata shtrijnë mbi ishujt qendrorë të Dalmacisë është në zanafillë, brenda një rajoni gjithmonë e më të izoluar, të një thyerjeje midis veriut dhe jugut të bregdetit, që është mjaft e ndjeshme edhe sot e kësaj dite.

Nëse këto zhvillime thelbësore shpesh nuk bien në sy, kjo vjen nga që çështja më e madhe e kësaj epoke është lufta kundër myslimanëve, të cilët nga Sicilia në Adriatik depërtojnë gjithmonë e më shumë në bregun verior të Mesdheut. Pas andaluzëve, që janë bërë zotër të Kretës më 827, do të jetë inkursioni i nisur prej Ifrigiyas, Tunizisë së sotme, ai që shpie në marrjen e Palermos më 831, e ndjekur pak më pas nga pushtimi i Mesinës, prej ku nisin të bëhen sulme mbi Italinë e jugut: tashmë myslimanët kanë liri të plotë veprimi në detin Tirren dhe fillojnë pak më vonë të depërtojnë edhe në Adriatik.

Ndoshta për të ravijuar një përgjigje të përbashkët shkon edhe dërgata e perandorit Theofil pranë Luigjit të Përshpirtshëm në tetor 833, e cila arrin vetëm të asistojë në shfuqizimin e tij solemn pas revoltës së dytë të të bijëve. Edhe më serioze është një dërgatë tjetër po e Theofilit, që takohet me Luigjin në Ingelheim, në maj 839: kështu parashikohet në ato ditë një lidhje e vërtetë antimyslimane, me qëllim qëtë kryhet sulmi, siç shkruan kronikani Genesios, “ndaj zotërimeve saraqene midis Libisë125 dhe Azisë126; vihet re se fjala është për një strategji mesdhetare dhe jo për ndonjë luftë të shenjtë, pasi po atë vit Theofili dërgon gjithashtu njerëz në Kordovë, në një përpjekje për të bërë për vete emirin Abd al-Rahman II127. Nga krahu i krishterë, lidhja duhet përforcuar në mënyrë klasike: djaloshi Luigji II, i biri i Karolingasit, do të martohet me një princeshë greke, ndoshta me një nga vajzat e Theofilit.

Pak më pas, më 840, rreziku mysliman do të mbërrijë drejtpërdrejt në Adriatik: saraqenët godasin dhe shkatërrojnë Budvën si dhe qytetin e poshtëm të Kotorrit; kuturisin madje deri në Istrien perëndimore, ku shkatërrojnë Piranon; edhe më keq, më 840, shtijnë në dorë Taranton, pastaj në vitin e mëpasëm Barin, duke e rrethuar kësisoj Puljen bizantine: emirati i Barit i njohur prej Kalifatit të Bagdatit, do të eleminohet vetëm në vitin 871. Sigurisht, do të ishte e tepruar të thuhej se ata kishin tanimë një kontroll të plotë të hyrjes në Adriatik, për arsye se Bizanti i kish gjithë kohën në dorë të tij të dy brigjet e kanalit të Otrantos: nga pranvera e vitit 841 një flotë venedikase që, sipas burimeve, numëronte 16 galera, mundi të mbërrijë në Taranto pas një dërgate këmbëngulëse të Konstantinopojës. Sigurisht, kjo shpeditë do të kthehej në katastrofë: flotën e djegin mu përpara qytetit, ndërsa ushtarët venedikas që kishin zbarkuar i masakrojnë ose i shesin si skllevër; megjithatë ky episod tregon se qysh në atë kohë qyteti i lagunave është i aftë të ndërhyjë në mënyrë aktive përtej Adriatikut, ndërsa grekët, siç dukej, s’i kanë më mjetet e drejtpërdrejta për një ndërhyrje detare në këto vise.

Sido të jetë, Adriatiku është tanimë në mëshirën e goditjeve myslimane: prej vitit 843 këta ngjiten përgjatë bregut perëndimor, i vënë zjarrin Ankonës, pastaj e sfidojnë Venedikun deri në Quarnero, ku shkatërrojnë Osseron, në ishullin Losinj, e pastaj ndeshen me të në një betejë të përgjakshme detare: të zbuar prej zonave lagunore dhe grykëderdhjes së Posë, korsarët myslimanë kthehen nga kanë ardhur duke shkatërruar në të dalë të Adriatikut edhe një flotë tregtare që kthehej prej Sicilie në Venedik129. Kjo pasi myslimanët ushtronin kryesisht një pirateri sistematike ndaj anijeve venedikase, që ishin ndërkaq viktima të piratëve narentanë: burimet venedikase përshkruajnë një tablo angështuese të qytetit, që ishte i kapur si në darë nga kjo mësymje e dyfishtë prej detit130. Kështu pra, jo më kot perandori nis më 840 një dërgatë dyfishe, njërën në Dalmaci e tjetrën në Venedik, dy shtyllat e vetme ku mund të mbështetej në Adriatik: në Venedik ambasadori, patrici Theodhos Babuzikos, rri një vit të tërë, me siguri për të kontrolluar përpjekjet venedikase për armatim detar; pas kësaj, në vitin e mëpasëm shkon në Trevë, ku takon perandorin e ri Lotharin, pa asnjë rezultat, pasi ky sovran ishte mjaft i zënë me revoltën e të vëllezërve.

Për paradoks, kjo epokë tepër e zezë është e volitshme për Venedikun. Pa e prishur besnikërinë ndaj Konstantinopojës, ai ka filluar të shfrytëzojë, prej një farë kohe shkëlqyer, në dalje të boshtit të madh padan dhe qafave alpine, që e bën atë tanimë një prej furnizuesve kryesorë të frankëve me mallra ushqimorë orientale: në rast se i besojmë kronikës të murgut të Sankt-Gallenit ose asaj të Thietmarit të Meresburgut, duke nisur së paku prej fillimeve të shekullit IX venedikasit konvergojnë drejt panairit të madh të Pavisë, prej ku nisen rrugët transalpine që kapërcejnë qafat e shën Bernardit të Madh dhe të Pfliigenit. Po më 840 do t’i konfirmohet ky funksion nga Perandoria e Perëndimit, kur pactum që i paraqitet Venedikut nga perandori Lothar i njeh marinës venedikase, përtej një bashkëpunimi mjaft fiktiv midis flotës perandorake, që ishte e paqenë në Adriatik dhe asaj të qytetit lagunar, detyrën e mbrojtjes së Adriatikut “kundër sllavëve dhe armiqve të tjerë”.

Venediku është tanimë një partner diplomatik i drejtpërdrejtë i Perandorisë karolingase, pa shkaktuar, me sa kuptohet, asnjëlloj indinjate në Bizant, çka lajmëron një ndryshim të pashmangshëm të statusit të vet politik që priret tani drejt pavarësisë131. Por qyteti afirmon mbi të gjitha themelet e begatisë së vet të ardhshme tregtare, atë të një ndërmjetësi mes Lindjes e Perëndimit, që i jep Adriatikut në mënyrë krejt të natyrshme rolin e një rruge detare gjithmonë e më ekskluzive ndërmjet dy botëve, në një kohë kur Sicilia pëson një pushtim të gjatë mysliman që i bllokon përfundimisht ujërat e detit Tirren duke i bërë edhe më të rrezikshme ngushticat e Sicilisë e të Mesinës, pëijashtuar këtu ata që pranojnë, siç janë tregtarët e Napolit, Gaetës ose Amaltit, të tregtojnë e të bien në ujdi me myslimanët, duke u pasuruar kështu jo pak në shekujt IX e X. Dhe kjo për më tepër në një kohë kur rrugët tokësore, nga Dyrrahioni në Selanik e Konstantinopojë, pësojnë gjithashtu një eklips të gjatë që nga koha e pushtimeve sllave.

info@balkancultureheritage.com