Nimfeu i Apollonisë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nimfeu i Apollonisë

Nimfeu i Apollonisë, çezma monumentale kushtuar nimfave, gjendet brenda mureve rrethuese të qytetit, 100 m në veriperëndim të kodrës së akropolit ku shpërthenin burime të shumta uji. Në shek. IV p.e.s. këto burime u sistemuan në një impiant hidrik, i cili siguronte furnizimin e përditshëm me ujë, eliminonte ndotjen dhe i jepte hijeshi zonës. Nimfeu u shemb prej një tërmeti të fuqishëm në shek. e I p.e.s., kur ishte ende në funksion. Masa e dheut që e zuri përfund, e konservoi atë përsosur dhe pas gërmimeve dhe restaurimit pasues, ai u kthye në shembullin më të ruajtur të botës antike pararomake.

Nimfeu përbëhet prej pesë pjesëve kryesore: murit pendë për mbledhjen e ujerave të burimit, pesë kanaleve të tërthorta që i përcillnin këto ujëra në kanalin gjatësor, kanalit gjatësor që i kalonte ujërat në basenet, baseneve të dekantimit dhe depozitimit dhe fasadës monumentale të Nimfeut.

Nimfeu është ndërtuar me muraturë izodomike, me blloqe të latuara guri prej formacioni ranor. Në blloqet, brenda anathyrosisit, kornizës dekorative, shihet monogrami AA (Damosia tis Apollonias/ Populli i Apolonisë), i cili tregon se Nimfeu u ndërtua me fondet e bashkësisë qytetare.

Muri-pendë, 57 m i gjatë dhe 1.6 m i lartë, gjendet në pjesën e sipërme të shpatit, 17 m mbi basenet. Detyrë e tij është disiplinimi i ujërave të burimeve dhe dërgimi i tyre në grykat e pesë kanaleve të tërthorta. Kanalet e tërthorta që gjenden 8-11 m larg njëri-tjetrit, pas një trakti të shkurtër horizontal zbresin me pjerrësi 35°. Kanalet që mbështeten në mure të ulëta, përbëhen prej varg-seksioneve 1.50 metërshe, të shkallëzuara për të shmangur rrjedhjen e vrullshme të ujit. Për të ruajtur pastërtinë, si kanalet e tërthorta ashtu edhe kanali gjatësor, mbuloheshin me rrasa guri.

Kanali gjatësor ku uji shkarkohej nga kanalet e tërthorta, vijon mbi një mur 48 m të gjatë. Në pjesën qendrore muri shërben si faqe e basenit të dekantimit, ndërsa anëve si mur tarracimi për shpatin e kodrës. Ndërsa në pjesën e tarracimit blloqet vijojnë ngjitur njëri-tjetrit, në pjesën mbi basen ata kanë hapësira ndërmjet tyre, të cilat lejojnë derdhjen e ujit në basen.

Baseni me planimetri trapeze (10 x 7 x 5.3 m), ndahet prej një muri 1.10 m të lartë në dy pjesë: në basenin e dekantimit (20 m3) dhe basenin e depozitimit (40 m3). Uji pasi dekantonte llucën në tabanin e pjesës së pasme, derdhej mbi murin ndarës dhe mbushte basenin e depozitimit. Për të shmangur humbjen e ujit, ana e brendshme e basenit dhe kanalit gjatësor është suvatuar me llaç hidroizolues me grimca tulle dhe lustruar me jaki, të bardhë veze. Nga baseni i depozitimit, uji vijonte me kanale në dy kolonat e mesit, prej ku rridhte në formë çurke nëpërmjet rubineteve. Zënia e kanaleve bëri që më vonë mbushja e ujit të kryej duke i zhytur enët brenda në basen. Hajati dhe baseni mbuloheshin me çati njëflegërshe, e cila ujin e shkarkonte në pjesën e pasme të basenit.

Në ballë të nimfeut gjendet portiku, me ballin të hijeshuar prej pesë kolonave dhe dy pilastrave dorike 2.40 m të larta. Portiku estetikisht homogjen, ka tipare harmonike, të thjeshtë dhe serioze. Raporti diametër-lartësi kolone 1:8, më vishkullor se zakonisht, i jep ballit të pordorur proporcone elegante dhe shmang rendesen e stilit dorik.

Në Pjesën e portikut, dy kanalet anësore nuk ndërpriten S’ ,tC t,elat’ P°r '”i°’në Përtei Ponikut duke ruajtur po të njejten gjerësi, shkallëzim dhe pjerrësi si kanalet anësore. Si te tille muret e tërthorta kthehen nga elemente konstruknve në elemente dekorative, duke krijuar linja te pandërprera, të vazhduara. Linja të gjata ndjekin edhe mun pendë dhe muri gjatësor, paralele midis tyre. Të vetmet elemente që spikasin në vertikalitet janë kolonat dhe pilastrat e orderit dorik, të cilat nëpërmjet raportit te gjetur, rreptësisë dhe lakonizmit të tyre harmonizojnë me linjat serioze e të thjeshta të fontanës.

info@balkancultureheritage.com