Nisja për në Malin e Zi. Liqeni. Ishujt Vranina dhe Lesendra
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Nisja për në Malin e Zi. Liqeni. Ishujt Vranina dhe Lesendra

~Guillaume Lejean

Unë i hipa lundrës sime një mëngjes të bukur gushti. Gjatë orëve të para, kisha para syve një peizazh të një butësie paksa monotone, të cilin e përshkrova më lart; në të djathtë, Krahu i Shkodrës i sunduar nga Shtatë Malet që hijezoheshin në mjegullën e lehtë; në të majtë, rrëpirat e vargmalit të Rumisë, majat më të mprehta të të cilit vinin dhe zhyteshin në liqen duke formuar aty kepe dhe ishuj që të linin një mbresë shumë të bukur. Në palosjet e këtij vargmali fshihen fshatra shqiptare, të cilat formojnë rajonin e quajtur kraina, që ka të ngjarë të ketë kuptimin sllav të kufirit dhe mbi të gjitha të kufirit malor. Pas pesë legash vozitjeje, pamë njëra pas tjetrës Vraninën dhe Lesendrën, dy ishuj binjakë që janë në njëfarë mënyre portat e liqenit, në pjesën e sipërme të tij. Porta e parë paraqitet fatmirësisht me majën e dyfishtë dhe fortifikimet e saj mjerane; sa i takon të dytës, ajo  nuk është gjë tjetër veçse një shkëmb i thatë, që mbizotëron nga të gjitha anët, dhe unë kurrë nuk kam mundur ta kuptoj përse turqit e kanë bërë plasdarmin e tyre të atij bregu.

Historia e këtyre dy ishujve është mjaft interesante. Më 1832, Reshit Pashës, që komandonte Shkodrën, iu shkrep të kapte shtatë ishullorë të Vraninës, që kishin shkuar për tregti në këtë qytet dhe, pa asnjë formë procesi gjyqësor, qoftë edhe sa për sy e faqe, urdhëroi t'u pritej koka si spiunë. Ishullorët, të dëshpëruar nga kjo egërsi pa arsye, kaluan në anën e vladikës ose princit- peshkop të Malit të Zi, Pjetrit II, që i fortifikoi me nxitim, por jo plotësisht, duke u bërë zot absolut i lundrimit në liqen. Kjo ishte një kohë e trishtuar për shkodranët që nuk kishin mundësi t'u kundërviheshin lundrave të holla e të gjata të malazezëve që, duke mos iu trembur topave të kështjellës, sidomos gjatë netëve të errëta dhe ditëve me mjegull, u kthyen paturpësisht në Rjekë me një gjah të mirë kokash të prera. Osmani, pashai i Shkodrës, bëri një gjë shumë popullore kur, më 1843, sulmoi ishujt, dëboi prej andej banorët, i përforcoi, duke i mbështetur punimet e tij të atypëratyshme me një flotilje të përbërë nga një anije me vela katrore dhe dy kanoniera. Kjo i doli për mbarë, sepse vladika lëshoi 3 000 burra të vendosur kundër Vraninës; por, të prapsur nga shkëmbimi i zjarrit mes dy garnizoneve, malazezët u tërhoqën dhe nuk i shqetësuan më ishujt.

Unë kalova Lesendron, duke i treguar nga larg fermanin tim një oficeri të trupave jo të rregullta, i cili m'u drejtua në italisht dhe u kënaqa për disa minuta nga pamja e një grupi bashibozukësh me shprehjen më krenare që mund të ketë ëndërruar përfytyrimi i Dekampit apo i Bidës. Lashë në të majtë një liman të vogël ku dukeshin si dremisnin të ankoruara dy  kanoniera turke, që më shurnë kishin pamjen e zhonkëve kinezë sesa të anijeve europiane. Vështrimi im mundi të kapë pamjen e ashpër të brigjeve të Cernicës, pararojë e Malit të Zi.

info@balkancultureheritage.com