Një ngadhënjim i rremë bizantin: bashkimi i rreziqeve detare me ato tokësore
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Një ngadhënjim i rremë bizantin: bashkimi i rreziqeve detare me ato tokësore

Periudha më e lavdishme e Bizantit, për paradoks, nuk ka të bëjë shumë me pellgun Adriatik, po të mos theksohet këtu rikthimi i shënueshëm i pushtetit grek në Itali të jugut, vepër kjo e gjeneralit të madh Niqifor Fokas Plaku, i cili u dërgua këtu të nesërmen e disfatave, më 885. Vepra e tij, që është si ushtarake ashtu dhe administrative, duket se është kryer duke i respektuar popullatat lokale që ishin me shumicë lombarde e të bindura ndaj Romës, duke ngulitur një prani solide bizantine në Pulje, Lukani dhe Kalabri, në një kohë kur përparimi mysliman solli rënien përfundimtare të Sicilisë, ku qendra e fundit e krishterë, Taormina, do të dorëzohej më 902. Pa dyshim është kjo prani kaq e afërt e një fuqie të re myslimane përtej ngushticës së Mesinës ajo që e bëri të nevojshëm angazhimin në Italinë kontinentale. Mirëpo kjo përpjekje i shpuri grekët gjithmonë e më shumë drejt perëndimit të gadishullit, ç’ka theksoi shkrehjen e tyre në Adriatik, ku mospërfilljen më të madhe e tregoi i biri i Vasilit I, Leoni VI i quajtur i Urti (886-912), në një kohë kur popullsi të reja, bullgarët dhe hungarezët, do të ndryshonin gjeopolitikën e Bizantit, teksa sulmet myslimane ia nisën edhe më keq se më parë.

Më e rëndësishmja është, nga këndvështrimi i ynë, që përkatësia e përbashkët filloi t’i lehtësonte lidhjet detare midis të dy brigjeve të Adriatikut jugor që, më anë tjetër, në fund të shekullit IX, duket se janë përfshirë në një qark të përbashkët administrativ, në temën e Qefalonisë dhe të Longobardisë, diçka që veçse e konfirmon rolin e njohur që luanin ishujt e Jonit si kryeurë perandorake drejt Adriatikut dhe Italisë141 142. Në këtë pikëpamje rivendosja e pushtetit bizantin krijon një model për kah zotërimet e ndryshme në Itali të jugut do të rrahin pa reshtur, pa e arritur asnjëherë: kontrollimin e të dyja brigjeve. Por nuk duhet tepruar me shtrirjen e kontrollit bizantin: ky është joekzistues në veri të kanalit të Otrantos, ku u lihet rrugë e lirë shpeditave të pafundme të sllavëve, që për më tepër janë nënshtetas të Perandorisë, ndaj të cilëve e vetmja fuqi detare me të vërtetë adriatikase, Venediku, nuk ka ç’të presë kurrëfarë mbështetjeje të jashtme: e ç’mundtë vlente traktati i nënshkruar në Ravenë më 880 me karolingasin e fundit, Karlin e Bëshëm, i cili parashikonte luftë të përbashkët kundër sllavëve?

Këta të fundit janë gjithmonë në lidhje me fuqitë e viseve të brendshme të Ballkanit, ku Perandoria bullgare po pëijeton një ekspansion të vërtetë, dhe kuptohet që i ka aleatë të vet sllavët e Adriatikut: më 912 do të jetë i biri i dogjës Orso Partecipazio, Pietroja, i cili pasi kapet në Dalmacinë jugore teksa kthehej nga një mision në Konstantinopojë, i dërgohet carit Simeon, që do ta lirojë vetëm pasi paguhet shpërblimi. Venediku është i detyruar të ndeshet i vetëm me sllavët: pas një orvatjeje të parë të dështuar dogja Pietro Candiano u bie më 887 sllavëve deri në labirintet e ishujve dhe brigjeve të trevës së Makarskës, mirëpo i shkatërrohet krejt flota dhe vetë ai gjen këtu vdekjen.

Në qoftë se rifuqizimi grek e ka një rëndësi tjetër, kjo ka të bëjë me rolin që, si është përforcuar në Itali, mund të luajë tanimë Perandoria, si protektor i Romës që vazhdon përherë të sulmohet prej saraqenëve dhe aleatëve të tyre: duke qenë zot mbi një pjesë të mirë të bregdetit falë flotës së vet, ajo është tani në gjendje që të rrezikojë edhe me ndërhyijet tokësore drejt perëndimit, për arsye se fuqia e saj e rigjetur i detyron princërit lombardë të Capua-Beneventos që të hyjnë në aleancë me të rreth vitit 911, çka e bën Perandorinë të aftë t’u përgjigjet më mirë kërkesave të papëve. I tillë do të jetë rasti edhe më 914, kur Gjoni X e thërret në ndihmë kundër Napolit, të cilin grekët e shtrëngojnë t’i prishë marrëdhëniet me saraqenët, por sidomos më 915, kur anijet bizantine u ankoruan në deltën e Gariglianos dhe shkatërruan aty, të mbështetur nga një masë e madhe trupash të krishtera të ardhura nga gjithë Italia qendrore dhe provincat bizantine, kampin e fortifikuar që kishin ngritur myslimanët, duke e shpëtuar kështu Romën në mënyrë të qëndrueshme prej goditjeve myslimane, edhe pse saraqenët do të mbeten ende për një kohë të gjatë aktivë në Italinë jugore.

Ky moment kur, në mungesë të çfarëdolloj sovrani perëndimor të denjë për këtë emër, perandoria bëhet sërish mbrojtësi i vetëm i fronit romak, duke iu rikthyer kështu rolit të vet tradicional, është pa dyshim koha kur Bizanti gëzoi në Itali prestigjin më të madh. Por gjendja nuk është po kaq e shkëlqyer edhe në Adriatik: në Afrikë dhe në Sicili, fatimidët kanë zëvendësuar aghlabidët, duke i ushqyer me një energji të re sulmet plaçkitëse tradicionale, ndërkohë që në krahun ballkanik dhe në fund të gjirit historia e kontinentit përcakton sërish atë të detit. Në Venedik dhe në Istrie shtytja e forcave të largëta ende nuk është më shumë sesa një kërcënim: teksa këto plaçkisin shpesh Italinë e epërme, të thërritur nga pretenduesi i fronit karolingas Rodolf i Burgonjës dhe djegin Pavinë më 923, hungarezët arrijnë më 899 deri në dhunimin e hapësirës lagunore të Venedikut, nga Cittanova në veri në Chioggia në jug, madje dhe në Malamocco, prej nga kishte filluar dhe ekspansioni i dukatit145; ata dalin në Adriatik edhe në Pulie më 922. Por fakti që flota greke, ajo që mori pjesë në betejën e Gariglianos, nuk ishte shumë e madhe, vinte për shkak se ndërkaq asaj i ishin hapur fronte të tjera veprimi nga lufta kundër bullgarëve, me të cilët Bizanti i kishte prishur marrëdhëniet në vitin 913, dhe që tani po i shfaqnin hapur ambiciet e tyre mbi Adriatik, sidomos pas disfatës së rëndë që pësoi Perandoria më 917 pranë Anchialosit, në brigjet e Detit të Zi, çka i mundësoi carit Simeon ta nënshtronte thuajse krejt Greqinë, ndoshta duke nisur prej vitit 918.

Krahu italian i detit sigurisht nuk është braktisur, por as që bëhet më fjalë për të zbatuar aty politikën e madhe që ndoshta ishte parashikuar, e cila synonte rivendosjen e pushtetit bizantin në Sicili duke eliminuar pushtetin fatimid: prej vitit 917, strategu i Longobardisë Eustathi u paguante myslimanëve të Afrikës haraç në emër të regjentes Zoe146. Por ambicjet bullgare do të shkonin edhe më tutje duke prekur vetë Italinë, pasi pak më vonë cari hyn në marrëdhënie me fatimidët, qoftë në Mahdia qoftë në Sicili, duke shpresuar një koalicion që do ta fuste perandorinë si në darë e që pa dyshim do t’ua hapte sërish Adriatikun sulmeve myslimane: ky rrezik u largua vetëm duke paguar një haraç të shtuar, sipas gjasave më 924, kohë kur dështoi një armëpushim midis Perandorisë dhe Simeonit, i cili e refuzoi zbatimin e klauzolave të tij, sepse mendonte që grekët nuk ishin të aftë të mbronin pikat e Detit të Zi. Pakt islamo-bullgar nuk do të ketë për arsye se dërgata e Simeonit u kap në ktliim e sipër dhe u burgos në Konstantinopojë.

Ky episod është gjykuar si i çuditshëm, por prej tij nxirren shumë mësime: qw tw kuptohet se si një car bullgar, i cili marrëdhëniet me Islamin i ka pothuajse zero, e ka përfytyruar një aleancë të tillë, duhet që ai të ketë pasur burime të mira informacioni, në veçanti mbi kalifatin afrikan. Këto i vijnë pa dyshim nga ata, “sllavonët” (saqaliba), të cilët i gjeje të shumtë aso kohe në funksionet më të larta të Kalifatit, madje edhe në rrethin e ngushtë të sovranit, e për të cilët kalifi al-Qa’im thoshte se i shihte si “apostujt e Jezuit dhe ansarët (ndihmësit) e Muhametit”. Këta sllavë janë me ç’duket produkt i kusarive myslimane në Adriatik, ose edhe të piraterisë sllave, ndryshe nga ata që në po këtë kohë luanin një rol aq të rëndësishëm në Andaluzi, me prejardhje nga Europa qendrore, ku i kishin grabitur frankët: përveç kësaj afrikanët kishin aq lidhje me Napolin, Gaetën ose dukatet lombarde, sa për t’i furnizuar mirë tregjet e tyre148. Për më tepër ngjarjet e viteve 925-930 e ilustrojnë mirë praninë aktive të myslimanëve në Adriatik bashkë me dëmet njerzore e materiale që shkaktonin aty; pavarësisht nwse u ishte paguar apo jo haraçi nga Bizanti, ata niswn njw më 925 një operacion të fuqishëm detar në gjirin e Tarantos, ku rrethuan dhe morën fortesën e Orias më 1 korrik 925, duke kërkuar një haraç të ri, e pas mospagimit të këtij e gjetën dhe pretekstin për të përparuar më tej duke shtënë në dorë Taranton, një kryeurë ideale drejt territoreve bizantine të Lukanisë dhe Pulies, të cilën myslimanët do ta mbanin për më shumë se dy vjet; ende pa u rikthyer në duar të grekëve, ajo u mor sërish më 928 nga admirali sllavon Sabir, i cili kaptoi madje edhe kepin e Leukës për të depërtuar në Adriatik, ku sulmoi Otranton, nga pushtimi i së cilës e tërhoqi vetëm një epidemi që kishte rënë këtu; edhe myslimanët nuk ngurruan më 929 që të kapërcenin kepin e lartë të Garganos për t’u hedhur mbi Termolin, të cilin e plaçkitën pasi kishin shpartalluar disa pak anije bizantine.

Lidhur me gjithë këto operacione, burimet arabe mburren me numrin e madh të masakrave të kryera, të robërve të plaçkitur, të thesareve të shumta që janë kapur e bartur në Sicili151. Adriatiku, gjatë këtyre viteve të ashpra duket sërish i hapur ndaj sulmeve myslimane, që vijnë e nguliten mu në rajonet e kontrolluara nga grekët. Edhe këtu, ngadhënjimi bizantin i ka kufijtë tepër të ngushtë në det ...

Por, e njëjta gjë ndodhte edhe në Ballkanin e pushtuar prej bullgarëve, të cilët edhe pa pasur ndonjë marrëveshje zyrtare me fatimidët, për një kohë të gjatë iu eci në luftën kundër një fuqie e cila tradicionalisht, ishte e shtrënguar të luftonte në dy fronte. Sepse në krye car Simeoni luajti me afrinë bullgaro-sllave për të gjetur miq në krahun adriatik të gadishullit. I pari e më besniku është Mihali, princi i Zahlumisë, mbrapa Raguzës, armik i betuar i serbëve, fqinjëve të tij, ku ndikimi bizantin është mbisundues; midis 918-s dhe 927-s, kohë e vdekjes së Simeonit, shohim të ndjekin njëri-tjetrin së paku katër princa serbë, njëra palë pro bizantine, të tjerët të afërt me bullgarët, por që i rigjejnë shpejt ndjenjat e tyre perandorake. Për pasojë, vijnë së paku dy fushata bullgare kundër Serbisë, nga të cilat e dyta më 924 ishte kaq e pamëshirshme saqë, po të besojmë Konstantin Porfirogenetin, vendi u shkretua aq sa, kur erdhi aty 7,vjet më vonë princi Ceslav, miku i Bizantit, thuhet se nuk gjeti më shumë se “50 burra, pa gra e pa fëmijë, që jetonin vetëm me gjueti.

Sa për Kroacinë, aleate tradicionale e Bizantit, në këtë epokë nuk dimë asgjë për politikën që ndjek, në sajë të së cilës vendi e sheh veten të ngrihet nga Roma, më 925, në rangun e mbretërisë, në sundimin e Tomislavit; megjithatë ka shumë të ngjarë që ky të mos e ketë mohuar besnikërinë ndaj Perandorisë, pasi më 926 ajo u bë objekti i fushatës së fundit të madhe të carit bullgar, që u shpartallua aty krejtësisht e bile u detyrua të hynte në tratativa me kroatët me ndërmjetësinë e papës Gjoni X. Nga ana tjetër është gabim të besohet se perandoria, për ta pasur të sigurt besnikërinë kroate, i pat deleguar Tomislavit administrimin e ishujve dhe të qyteteve dalmate, tezë e përsëritur shpesh por që mbështetet vetëm mbi leximin e lajthitur të një teksti'53: administrimi i provincës do të mbetej ashtu siç e kishte përcaktuar Vasili I, së paku deri në mesin e shekullit X, porse është e qartë që marrëdhëniet midis Konstantinopojës dhe Dalmacisë janë shthurur edhe më shumë gjatë krizës tepër të gjatë bullgare, që zgjati nga 913 deri më 927 dhe që pati mbi të gjitha si rezultat marrëdhëniet më të ngushta midis bregut Adriatik dhe shteteve sllave më të fuqishme, që tanimë do ta kushtëzonin gjithmonë e më tepër historinë e tij: perandoria e Simeonit, që u tkurr sërish brenda Bullgarisë pas vdekjes së tij, në të vërtetë nuk e mbërriti Adriatikun, porse bullgarët kanë aty aleatë dhe i njohin rrugët, të cilat do t’i rigjejnë me lehtësi në fund të shekullit X, ndërkohë që serbët, të cilët e konfirmojnë nënshtrimin e tyre ndaj patriarkanës së Konstantinopojës, bëhen gjithmonë e më shumë favoritët e perandorisë kundrejt aleatëve të vjetër, kroatëve, që janë gjithmonë të tërhequr në orbitën romane, aq sa heqin dorë pak nga pak, mbas sinodës së Spalatos më 925, nga një liturgji sllave, për të cilën ata kishin qenë ndër shtytësit e parë. Qendra e saj më aktive kishte qenë ipeshkvia e Ninit, e cila tashmë varej nga selia e Spalatos: fakti që nuk është gjendur asnjë dorëshkrim glagolitik me origjinë kroate që të jetë i para shekullit XI154 është pa dyshim pasojë e shtypjes së fortë që i bëhet në Kroaci liturgjisë sllavone mbas sinodës së Spalatos. Dalngadalë klerikët sllavofonë, përdoruesit e teksteve glagolitike (glagoliasi) do të rrallohen deri sa të zhduken krejt*55 dhe vetëm në shekullin XIX patriotë katolikë kroatë si Strossmajeri, e rizbulojnë liturgjinë sllave, element zanafillor i krishtërimit kroat, të rifituar mbas shumë përpjekjesh156. Nga ana tjetër, në këtë kohë reforma klunisiane do të prekë Kroacinë, siç e dëshmon përparimi i shkruesve të kuvendeve, ndër të cilët ata më të njohurit punojnë në shekullin XI në Ossero, Zara dhe Spalato157. Kështu forcohet në bregun dalmat një kufi kulturor, deri më aty tepër i vagullt, që dallon ithtarët e dy kishave dhe që kalon midis kroatëve dhe serbëve, diçka që një herë për një herë nuk nënkupton asnjëlloj armiqësie midis atyre që më pas do të quheshin katolicizëm dhe ortodoksi.

A ka vallë në të njëjtën kohë një kufi tjetër më në jug, midis territoreve latino- sllave dhe fasadës së territoreve “perandorake”, që përkojnë në Adriatik me atë të Shqipërisë së sotme? Mungesa eburimeve nuk të lejon të thuash asgjë158 159; më e shumta mund të supozohet që pushtimet e Simeonit i kanë shtyrë drejt perëndimit një numër të caktuar sllavësh maqedonë, çka bëhet vendimtare në kohën e perandorisë së Samuelit, në fund të shekullit X, aq sa dhe Shqipëria e sotme mbase ka pësuar më parë një sllavizim të ri, siç e dëshmon toponimia. Megjithatë, ajo që mësojmë në fund të shekullit lë të kuptosh se ashtu si në Dalmaci, edhe në Epir-Shqipëri kundërviheshin qytete greko-romane si Dyrrahioni, Shkodra, Lisusi, thuajse të gjithë bregdetarë ose në afërsi të detit, ndaj një mjedisi të romanizuar dhe pjesërisht të sllavizuar, ku vetëm arkeologjia është në gjendje të diktojë elementë ilirë, si në fshatra ashtu dhe në qytete: zbulimi i një ansambli kuvendor latin shumë afër qytetit të lashtë të Skampës, në afërsi të via Egnatias, ku është gjetur një mbishkrim mortor i datueshëm në shekujt VII-VIII, i shkruar në një latinishte mjaft të zhvilluar, priret, sido të jetë, që të tregojë se romanizimi dhe latiniteti fetar shkonin krah për krah dhe se ato ishin dhe më të thella sesa mund të mendohet. Në qoftë se u shtohet këtyre edhe izolimi periodik i bregut epirot në kohën kur pushtimet dhe luftrat i këpusnin komunikimet e tij tokësore, si në kohë të Simeonit, duhet menduar që ai paraqet një tablo të përgjithshme që nuk është tepër larg asaj që haset në Dalmaci. Nuk duhet habitur, pra, që deri në Dyrrahion, kryeqendër e një teme krejt klasike, mund të zbulohet, aty nga vitet 970, një aristokraci lokale që ka lidhje të ngushta me sllavët e verilindjes dhe që duket se e shpie qytetin drejt një autonomie të tipit dalmat’59. Heshtja e zgjatur e burimeve, sido të jetë, duket se tregon që deri në fund të shekullit X, roli i tranzitit që ka bregdeti shqiptaro-epirot është tronditur fort: tanimë shpeditat e mëdha detare kundër myslimanëve nisen nga Helada, ndërsa nga Venediku ndërhyhet kundër sllavëve të detit.

info@balkancultureheritage.com