Një qytezë krahinore arbëre: Balezo anë Rrjollit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Një qytezë krahinore arbëre: Balezo anë Rrjollit

Një qendër e tUlë e vogël qytetare ishte Balezo (sot katundi Ballec) në luginën e përroit Rrjoll, i cili e derdh ujët e tij në liqenin e Shkodrës 11 km larg. Qendra i peshkvnore e Balezos lulëzoi në shekullin 14; i vendosur në një pikë panoramike, ai kishte një mur rrethues dhe një portë të Shën Nikollës. U shërbente banorëve të luginës së Rrjollit si qendër kryesore ekonomike dhe kishtare. Ndër 25 kryefamiljarët e regjistruar në vitin 1417 tek ky vendbanim që kishte filluar të rrënohej, jo më pak se tetë ishin priftërinj. Një radhë fshatrash e shihte këtë qytet si qendër administrative, kështu ishin Zahoh, Braza, Dari, Lepuroshi dhe Çamarati - Gjamarati; Balezos i përkisnin më 1417 edhe fshati i braktisur Shën Aleksandër dhe një tokë në rrëzë të malit Maranaj.Në këtë krahinë ishin 31 shtëpi të taksueshme, vetë Balezo kishte 25. Krahina që kishte këtë qendër përmblidhte vendbanime në një rreze prej rreth 5 km me gjithsej dyqind banorë në shtëpi të ngulitura dhe barinjtë e malit Maranaj. Ky mal ndante Balezon prej qarkut të Dnshtit në luginë të Kirit në drejtim të lindjes. Më i hapur ishte vendi në drejtim të jugut dhe jug-perëndim- it, ku shtriheshin vreshtat e fshatrave të mëdha Koplik, Kalldrun dhe Podgor, të cilat ishin pothuajse të gjitha rreth 10 km larg Balezos. Në veri të Balezos ngrihej një sop shkëmbor pa ujë e i djerrë, në drejtim të veriperëndimit ishte ngulitur në luginën e Pronit të Thatë fisi i Shkrelëve. Në biografinë e Skënderbeut të shko- dranit Marin Barleti theksohet afërsia e Balezos me vendbanimet fqinje; prej Dnshtit largësia ishte vetëm 5 milje, drejt Shkodrës 12 dhe deri në Danjë 15.Në jetën ekonomike të qytezës kishte një rëndësi vendimtare përroi i Rrjollit i pasur me trofta: aty kishte një sërë mullinjsh, prej të cilëve njëri i përkiste ipeshkvit të vendit, një tjetër një pronari mjaft të kamur, muratont Johan prej Shkodre. Edhe në shekullin 20 të gjithë mullisët e Shkodrës vinin prej luginës së Rrjollit.

Vendndodhja e Balezos në peizazhin arbërverior, përkëmbimi i luginës pjellore e të ngrohtë me bujqësi e vreshtari si dhe kullota, në këtë rast Maranaj, është tipik për disa nga qytezat e këtyre anëve, sidomos për Drishtin fqinj. Ashtu si dhe aty, edhe në qytezën e Balezos kishte një numër të madh priftërinjsh. Banorët jetonin me bujqësi dhe me përpunimin e prodhimeve bujqësore.

Ndodhja e vet strategjike në rrugën prej Shkodrës drejt fushës së Podgoricës dhe më tej përpjetë nga Malet e Zeza e bëri këtë vend disa herë arenë luftimesh të rrepta. Prej Balezos i niste Skënderbeu sulmet e tij kundër Drishtit e më 1474 osmanët ngritën këtu një ledh për të mësyrë drejt Shkodre.”

info@balkancultureheritage.com