Një ushqim pavdeksie
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Një ushqim pavdeksie

Ja pra, tek janë mbledhur tok një grup hyjsh e hyjneshash, që vijnë e vihen në radhë përbri vëllait të tyre, Zeusit. Fillon kështu ajo që mund të quhet lufta e perëndive, domethënë përballja e tyre në një përleshje, së cilës për shumë kohë nuk i dihet fati e që zgjat përafersisht plot dhjetë “mote të gjatë” (domethënë me mizëri vitesh, meqë moti i gjatë zgjat njëqind, madje një mijë vjet).

Nga njëra anë, në krah të Kronit, mblidhen perënditë e tjera Titane, nga ana tjetër, përreth Zeusit, qëndrojnë ata që quhen Kronidë apo Olimpias, nga që banojnë në malin e Olimpit. Secili e ka ngritur vendqëndrimin, kampin e tij, në majë të një mali e të gjithë luftojnë gjatë, përderisa fitorja nuk anon qartas as nga njëri krah, as nga tjetri. Pra, teatri i botës jo vetëm që është ngritur, por, ndërkaq është pushtuar, është copëtuar nga kjo luftë që s’ka të sosur midis brezit të parë të perëndive dhe fëmijëve të tyre. Edhe këtu hyn dredhia. Ka shumë përleshje në këtë betejë të çuditshme midis fuqish hyjnore. Eshtë e sigurt që fitorja do t’i përkasë kampit që do të ketë jo vetëm forcën e vrazhdë, por edhe zgjuarsinë e hollë. Rolin vendimtar në këtë betejë fatpaprerë nuk e luajnë dhuna e epërsia e forcës, por dredhia dhe dinakëria. Prandaj, që të arrijë fitoren Zeusi ka nevojë të lidhë aleancë me një tjetër personazh, Prometeun (që do të quhet edhe Titan, paçka se i përket brezit të dytë - ai është i biri i Titanit Japet); Prometeu do të sjellë në krahun e Zeusit pikërisht çfarë i mungon ende, domethënë dinakërinë. Kjo metise, mendja e zgjuar e dinake, mundëson para së gjithash kurdisjen paraprake të ngjarjeve, në mënyrë që ato të ndodhin pikërisht ashtu siç na i ka ënda.

Gjea, ajo nënëmadhe sa e zymtë aq edhe ndriçuese, memece e veçanërisht fjalëshumë, i shpjegon Zeusit që, për të fituar, ai duhet të bëjë për vete ca qeriie të një gjaku me Titanët por që nuk janë në kampin e Titanëve. E ka fjalën për tre Ciklopët dhe tre Hekatonkirët. Sepse këta hyj Titanë janë perëndi të kryehershme, që kanë ende gjithë ashpërsinë e fuqive natyrore dhe, për t’i mposhtur e nënshtruar fuqitë e pështjellimit, duhet përvetësuar forca e pështjellimit. Qeniet që janë kryekëput të arsyeshme e të rregullta nuk do t’ia dilnin dot mbanë. Zeusi ka nevojë për aleatë që mishërojnë fuqitë e vrazhdësisë së dhunshme e të çrregullsisë me pasion, që Titanët

23 Gjithësia, Perënditë, Njerëzit përfaqësqjnë.

Prandaj, Zeusi i zgjidh, i çliron Ciklopët dhe Hekatonkirët që, qysh nga ai çast, janë gati t’i vijnë në ndihmë. Por, megjithatë, konflikti nuk merr fund me kaq. Për t’i pasur aleatë besnikë, Zeusi duhet t’u japë atyre jo vetëm lirinë e lëvizjes, pasi i ka nxjerrë nga biruca e errët, ku Kroni i mbante të fshehur, por edhe sigurinë se, nëse luftojnë përkrah tij, do të gëzojnë të drejtën për nektar dhe ambroz, domethënë për një ushqim pavdekësie.

Këtu shfaqet përsëri ajo tema e ushqimit që ka luajtur tashmë një rol të madh: Kroni, me oreks të papërmbajtshëm, kullufiste të bijtë, i hante si ushqim. Aq shumë e kishte merak ta mbushte plëndësin, saqë, edhe kur i dhanë në vend të foshnjës një gur, e kapërdiu edhe atë. Hekatonkirët dhe Ciklopët, që janë të të njëjtit brez me Titanët, Zeusi i bën perëndi të vërteta olimpase duke u dhënë privilegjin e një ushqimi pavdekësie. Sepse ajo çka karakterizon hyjtë olimpas është se, ndryshe nga kafshët që hanë çfarëdo, ndryshe nga njerëzit që do të ushqehen me bukë, verë e mish të bërë fli sipas ritit, perënditë s’kanë nevojë të ushqehen, e thënë më saktë, ato thithin një shujtë pavdekësie që i shkon për shtat gjallërisë së tyre të brendshme që, ndryshe nga gjallëria e njerëzve, nuk shter kurrë e nuk e njeh lodhjen. Pas një pune, njerëzit kanë uri dhe etje, atyre u duhet t’i mbushin përsëri bateritë. Perënditë nuk e kanë këtë hall të vazhdueshëm. Përkundrazi, ato kanë një formë ekzistence të vazhdueshme. Duke iu dhënë Hekatonkirëve e Ciklopëve nektar dhe ambroz, vërtetohet se ata bëjnë vërtet pjesë te perënditë, në kuptimin e plotë të fjalës. Kështu pra, nga njëra anë kemi dredhinë dhe dinakërinë, nga ana tjetër forcën e egër, dhunën dhe shpërthimin e pështjellimit, duke përdorur Ciklopët dhe Njëqindkrahëshët kundër hyjve Titanë që i mishërojnë. Më në fund, pas dhjetë ‘motesh të gjatë’ përleshjesh që s’vendosin asgjë, krahët e peshores do të anojnë nga Zeusi dhe olimpasit e tjerë. 4 a

Cilët janë Ciklopët? Si ia sjellin ata fitoren Zeusit? Duke i dhënë një armë të papërballueshme, rrufenë. Gjea, që vazhdon të jetë e pranishme, u jep atyre mjetet për ta prodhuar, ashtu siç kishte nxjerrë nga gjiri i saj metalin e bardhë çelik të draprit që Kroni përdori për të tredhur të atin. Edhe këtu, ajo e jep materialin. Ciklopët me një sy, si farkëtarë, variante të Hefestit para se ky të ekzistonte, zotërojnë rrufenë dhe do t’ia vënë atë në dispozicion Zeusit për ta përdorur si të dojë. Në dorën e Zeusit, ajo ka një fuqi të pabesueshme, duke qenë një ngjeshje e fortë drite e zjarri. Është e kuptueshme përse Ciklopët kanë vetëm një sy: ngaqë vetë syri është si zjarr. Për të Moçmit - ata që i kanë menduar këto histori - vështrimi është thelbi i dritës që ka një njeri brenda vetes, që del nga syri. Por drita që do të shpërthejë nga syri i Zeusit është pikërisht rrufeja. Sa herë që të jetë vërtet në rrezik, syri i tij do t’ i godasë kundërshtarët me rrufe. Ciklopi pra ka syrin, ndërsa Hekatonkirët, këta përbindësha me shtat të hatashëm e një fuqi të qindfishuar, kanë krahët (ose, siç do të thoshin grekët që nuk e bëjnë dallimin, duart, heires). Hekatonkirët me njëqind duar janë grushti, fuqia. Pra me këto dy karta në duar, syrin e Ciklopit që shkrep rrufe dhe fuqinë e krahut që bën zap, Zeusi bëhet vërtet i pathyeshëm.

Ka një pikë kulmore në këtë betejë. Në kulmin e betejës midis fuqive hyjnore, kur Zeusi hedh rrufetë dhe Hekatonkirët u sulen Titanëve, bota kthehet në një gjendje e saj kaotike. Malet shemben, toka plasaritet dhe nga thellësia e Tartarit, aty ku mbretëron Nata, befas shihet të ngrihet nga zgafeilet mjegulla. Qielli shembet përmbi dhe gjërat kthehen sërish te gjendja e Kaosit, në gjendjen e kryehershme të pështjellimit zanafillor, ku asgjë nuk kishte ende trajtë. Fitorja e Zeusit nuk është vetëm një mënyrë për të mundur kundërshtarin e të atin, Kronin, por dhe një mënyrë për të rikrijuar botën, për të ribërë një botë të rregullt, duke u nisur nga një Kaos, nga një Golle ku asgjë nuk duket, ku gjithçka është rrëmujë.

Duket shumë qartë që njëra nga fuqitë e Zeusit, qoftë dora e Njëqindkrahëshve apo syri i Ciklopëve, qëndron në aftësinë për ta bërë zap kundërshtarin, për t’i imponuar zgjedhën e vet. Epërsia e Zeusit është epërsia e një mbreti që zotëron magjinë e lidhjeve. Kur një kundërshtar do të ngrejë krye përballë tij, Zeusi do ta fshikullojë me kamxhikun e shndritshëm të vështrimit të vet dhe do ta rrethojë me rrufe. Forcë nga syri, forcë nga krahu, kundërshtari bie zap. Në çastin e kësaj apoteoze të kobshme të fuqisë së Zeusit, që kërkon si etapë të domosdoshme një kthim të përkohshëm te Kaosi, Titanët flaken në tokë. Zeusi i rrëzon me fshikullima rrufeje dhe me dorën e hekurt të Hekatonkirëve. Ata bien përdhe dhe Njëqindkrahëshit u hedhin përsipër një mal me gurë të mëdhenj, poshtë të cilëve Titanët nuk lëvizin dot më. Këta hyj, fuqia e të cilëve shfaqej me lëvizshmëri e prani të vazhdueshme, shndërrohen në asgjë, të mbërthyer e të shtrënguar nën një grumbull të madh gurësh, nga ku s’dalin dot. Forca e tyre s’u shërben dot më për asgjë. Njëqindkrahëshit - Koti, Briareu, Gigu - i marrin e i çojnë në botën e nëndheshme. Titanët nuk mund të vriten sepse janë të pavdekshëm, por ata dëbohen në Kaosin e nëndheshëm, në Tartarin mjegullor, ku asgjë nuk dallohet, ku nuk ka drejtim, golle e hapur në fund të tokës. Që të mos ngjiten dot prapë në sipërfaqe, Poseidoni ngarkohet të ndërtojë një ledh përreth kësaj gryke që, në thellësinë më të madhe të tokës, formon shtegun e ngushtë për në botën e nëndheshme e të mugullt të Tartarit. Nga kjo grykë, si nga gryka e një qypi, futen thellë të gjitha rrënjët që toka hedh në skëterrë për të siguruar qëndrueshmërinë e saj. Pikërisht aty, Poseidoni ngre një mur të trefishtë tunxhi dhe i cakton Njëqindkrahëshit roje besnike të Zeusit. Me bllokimin e kësaj vrime, merren të gjitha masat e duhura që ky brez titanësh të mos dalë dot më në dritë.

info@balkancultureheritage.com