Mes këtyre përmend monedhën romake, të brejtur, të mbajtur si varëse-stringël, të Koleksionit të Etërve Jezuitë të Shkodrës dhe bronzin e mesëm të Konstantinit që pashë vetë në Koman dhe që vinte, sipas asaj që më siguruan, nga një varr. Mjaftojnë këto dy monedha, për të bërë të ngjitet datimi i nekropolit në fillim të shek.IV m.Kr. Por vijojmë në hulumtimin tonë për të gjetur elemente me vlerë të sigurt kronologjike.