Objekte të llojit primitiv
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Objekte të llojit primitiv

Kmesa e gjatë dhe e ngushtë e figurës 38, me dorezë me tub gjysmë të hapur, prej hekuri, shfaqet në fillim të epokës së dytë të hekurit.

Unaza numër 1 e ka rreth vetes të dala që na sjellin ndërmend disa torques keltikë të periudhës së II dhe III La Tene, të cilët janë të pajisur pikërisht me të tilla elemente sferoidale me qëllim dekorativ. Gjithashtu, karakteristikë e periudhës së dytë të qytetërimit të hekurit është lloji i objekteve ornamentale që mbajnë kafshëza dekorative. Ndeshen, madje, mes prodhimeve të industrisë së kësaj epoke fibulat me figurina zoomorfe, siç i kemi parë në fibulën interesante të varrit I. Më në fund, tipi i vathëve me trupin me fletëz në formë gjysmëhëne, në mjediset e përfshira nga qytetërimi helenik shfaqet që në periudhën gjeometrike, me një vazhdimësi që varion sipas vendeve nga shek. VIII p.Kr. deri në fillim të shek.VI p.Kr. (6). Këto objekte kanë vlerë të paktë përsa i përket kronologjisë së ngushtë të zbulimit. Ato i përkasin asaj trashëgimie artizanale që, pasi ka hyrë për t’u bërë pjesë e qytetërimit të atyre njerëzve në epokën protohistorike, më pas ka mbetur për një kohë të gjatë aty. Nga ana tjetër, shohim se këto objekte janë të shoqëruara me materiale të epokës më të vonë se ajo e kohës së lulëzimit të tyre. Kështu, kmesa dhe unaza e atyre tipave përdoren edhe në ditët e sotme, njëlloj me objekte të tjera të vogla (të cilat ne i kemi parë tashmë, që mbahen nga malësorët e Shqipërisë së Veriut si stoli në rripat e armëve të tyre. Po ashtu, mund të thuhet për vathët, të cilët janë “të tipit gjeometrik” vetëm në dukje, pasi zbukurimet e tyre janë mjaft të ndryshme nga ato të vathëve vërtet të periudhës gjeometrike.

  • Torques - Kategoria më e rëndësishme e objekteve të tipit primitiv është ajo e torquesy që bartin një domethënie arkeologjike të ndryshme nga ajo që kanë objektet e mëparshme.

Kjo stoli për qafën në të vërtetë i takon varreve të meshkujve, dhe jo të femrave, siç mund të na dëshmojnë inventaret, për shembull, e varreve G dhe H, që përfshijnë objekte pune për meshkuj (sakica dhe kmesa) dhe të tjera si mjete mbrojtëse apo sulmuese, si kamat dhe thikat. Nga ky kontekst ne mund të shtojmë ndonjë rrjedhim kronologjik, duke ndjekur pikëpamjen në fuqi të studiuesve të kësaj lloj lashtësie. Mendohet se gjatë periudhës La Tene /vetëm gratë stoliseshin me qafore dhe se këto dolën më pas jashtë përdorimit, për t’u kthyer përsëri në modë, por për t’u mbajtur kësaj radhe nga burrat, kryesisht nga luftëtarët dhe nga persona të kategorive të veçanta. Në vijim duhet të saktësoj se:

  • ky objekt është karakteristikë e qytetërimit galik;
  • nuk shfaqet si stoli e luftëtarëve galë para shek.III p.Kr.;
  • kontaktet mes keltëve dhe popujve të lashtë të Ballkanit ndodhën rreth shek.IV-III p. Kr.

Më në ftind, mund të mendohet se banorët e lashtë të rrethinave të Komanit do t’i detyroheshin për këtë objekt të veçantë keltëve të zbritur nga rajonet e veta drejt tokave më të pasura të jugut. Ne mund të arrijmë në përftindimin se torques të gjetur në nekropolin tonë nuk janë më të hershëm se shekulli III p. Kr. Prandaj, as varreve që mbajnë këta torques nuk mund t’u caktohet një datim më i hershëm.

info@balkancultureheritage.com