Objekte të përdorimit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Objekte të përdorimit

Një pjesë të madhe dhe shumë të rëndësishme të kulturës materiale ilire e përbëjnë objektet që përdoreshin në shtëpi, e në mesin e tyre vend të posaçëm zënë enët e baltës. Prodhimi i qeramikës kishte rëndësi të madhe për jetën e përditshme të ilirëve, prandaj nuk është çudi që qeramikën e gjejmë në sasi të mëdhanë të gjitha vendbanimet dhe nekropolat e tyre.

Duke vazhduar traditën e madhe dhe njohuritë teknologjike nga kohët e vjetra ilirët ishin mjeshtër të vërtetë në punimin e enëve të baltës, qoftë ato që shërbenin si uma, në të cilat do të vihej hiri i të ndjerëve, ose qoftë edhe ato që përdoreshin në jetën e përditshme. Në dallim nga enët tëcilatshërbenin si umahiri ose përqëllime kultesh, ato që përdoreshin në shtëpi, janë punuar në mënyrë shumë më të vrazhdët dhe janë stolisur shumë më varferisht, por edhe për nga forma ato enë nuk ishin aq të shumëllojshme.

Para ardhjes së keltëve, dhe në viset ku nuk depërtuan keltët edhe derisa u bë pushtimi romak, por edhe më vonë, ilirët enët i bënin me dorë. Keltët sollën edhe në këtë fushë risi, e cila do të revolucionarizojë mënyrën e prodhimit të qeramikës — rrotën epoçarit. Shpeshherë duke pasur si mostër qeramikografinë greke, e punuar prej argjilës së pastër dhe mandej e stolisur me figura të ndryshme gjeometrike dhe me ngjyra bimësh, qeramika kelte, në krahasim me atë autoktone ilire, dallohet për nga bukuria dhe eleganca e formave si dhe për nga superioriteti teknologjik. Vendbanimet kelte të vendosura në shtretërit e lumenjve të mëdhenj panonikë, bëhen qendra të fuqishme të prodhimtarisë së qeramikës, prej nga mallërat dërgoheshin në vise të tjera. Me kohë ilirët që jetonin me keltët dhe u përzien me ta, ose që jetonin afer vendbanimeve të tyre, përvetësuan teknologjinë e re të prodhimtarisë së qeramikës, mirëpo nuk hoqën dorë edhe prej formave të lashta të qeramikës së tyre, kështu që krijohet një qeramikë interesante e formave ilire, por e punuar me teknologji të re.

Për çudi, themelimi i kolonive greke në brigjet ilire nuk solli përparim të dukshëm në prodhimin e qeramikës vendase as përsa i përket teknologjisë e as përsa i përket formës së enëve. Vetëm në një numër të vogël enësh mund të zblohen gjurmët e formave dhe të mënyrës greke të stolisjes. Përjashtim bën pjesa jugore e Ilirisë, ku rrota e poçarit hyn në përdorim shumë më herët se sa në viset e tjera. Edhe pse rrallë, rrotën e poçarit e përdorin ilirët në viset e Shqipërisë së sotme qysh në fillim të epokës së hekurit, ndërsa në shekullin IV para e.r. dhe më tutje përdorimi i rrotës së poçarit ishte shumë i shpeshtë.

Objektet e punuara nga argjila piqeshin në furra të posaçme të qeramikës. Mbeturinat e këtyre furrave janë të rralla, kështu që ende nuk mund ta rikonstruktojmë pamjen e saktë se si është dukur origjinali. Në bazë të dëshmive të deritanishme, megjithatë, mund të përfundojmë se ilirët nuk ndërtonin vetëm një tip furre. Edhe në këtë sferë keltët sollën një përparim teknologjik.

Krahas me enët e baltës, ilirët i punojnë dhe i përdorin edhe ato të metalit, por jo të gjithë ilirët dhe jo në të njëjtën kohë. Më të vjetra janë enët metalike të punuara në viset veriore ilire qysh në kohën e kulturës së fushave me urna (koha e bronzit). Mbas ndërprerjes për një kohë të prodhimit të atyre, në epokën e vjetër të hekurit në rajonet juglindore alpike (dhe në vëllim më të vogël edhe në Istri) prodhimi i tyre arrin kulmin. Më karakteristike janë format e situlave dhe të kovave, por paraqiten edhe forma të tjera të atyre. Është interesante se edhe në atë kohë, kur u zhvillua më shumë prodhimi i enëve metalike, ilirët e atjeshëm importonin enë të tilla nga Italia fqinje. I këtillë është rasti me trekëmbëshin e bronzit që u gjet në Novo Mesto, për të cilin besohet se ka origjinë italike. Jo vetëm për nga pasuria e formave, por edhe më tepër për shkak të vizatimeve shumë të rëndësishme dhe të pasura figurative, ato bëjnë pjesë midis prodhimeve më të rëndësishme të kulturës materiale dhe shpirtërore të ilirëve.

Enët metalike në viset e tjera ilire hasen shumë më rrallë se sa në Slloveni dhe në Istri; përveç kësaj një pjesë e madhe e atyre por janë importuar. Të tilla janë enët metalike që gjatë shekullit VIII — VII para e.re. paraqiten në Gllasinac. Besohet se enët e rralla, të cilat u zbuluan kryesisht në varrezat e princëve, janë importuar nga Italia.

Në pikën më jugore, në rajonin e kulturës së Trebenishtit në Maqedoni ekzistonte prodhimtaria vendase e enëve prej metali, pjesa më e madhe e enëve, të cilat ishin gjithashtu të importuara, nga Greqia.

Sa i përket përdorimit të enëve metalike mund të pohohet me siguri se nuk kanë shërbyer të gjitha për qëllime praktike. Kjo mund të thuhet veçanërisht për situlat dekoruese nga Sllovenia dhe Istria ose për disa enë argjendi nga Maqedonia të cilat duket qartë se kanë pasur edhe ndonjë funksion në ceremonitë e kultit.

Nga veglat shtëpiake më të rëndësishme kanë qenë sopatat. Përpunimi i drurit, këtij materiali kryesor për ndërtimin e shtëpive, mjeteve të ndryshme shtëpiake, barkave të drurit dhe një numri të madh veglash të nevojshme për jetë, as që mund të mendohen pa sopatën. Prandaj është e kuptueshme që sopatën e gjejmë në një numër të madh në të gjitha vendbanimet dhe nekropolet ilire dhe pse ekziston në një numër të madh tipesh. Sopatat janë të punuara nga bronzi, hekuri dhe bile edhe nga guri, mirëpo sopatat e gurit, me siguri, nuk kanë pasur rëndësi praktike, por të kultit, ose magjike. Tipet më të shpeshta të sopatave metalike, të cilat i përdorin ilirët (të ashtuquajturat kelte dhe palshtabe) janë të rëndomta në tërë Evropën e atëhershme. Kjo vlen edhe për disa tipe të tjera (sopata me brirth që haset në Bosnje dhe Hercegovinë, në Shqipëri e gjetiu, haset gjithashtu edhe në viset e tjera të Evropës), kështu për tipe specifike ilire të sopatave nuk mund të flitet. Nga një numër i madh i llojeve të sopatave gjithsesi duhet përmendur ato me një teh, sopatat e gjata të bronzit me pamje elegante dhe nganjëherë të stolisura afer vendit ku i vihej bishti, të cilat janë gjetur në një numër mjaft të madh nëpër varrezat c hapura në Slloveni dhe në Istri. Simbas disa arkeologëve kjo sopatë nuk shërbente për qëllime praktike, por ijala është për sopatën e luftës.

Për përpunimin e drurit është me rëndësi edhe një vegël - dalta. Disa copë janë zbuluar në shumë vendbanime ilire e nekropole dhe paraqitet në këto vise qysh në kohën e bronzit e deri në kohën romake dhe më pas. Dalta është e punuar nga bronzi dhe hekuri, ndërsatipologjikisht mund të dallojmë dy lloje: me kokë të rrafshtë, në të cilën është rrahur me çekan dhe me kllëf, në të cilin vihej bishti i drurit ose i kockës.

Në jetën e përditshme një rol të rëndësishëm luajtën edhe disa vegla dhe objekte shtëpiake, ndër të cilat së pari po përmendim saçin i cili ka shërbyer për të pjekur bukën në zjarr. Ky është një kapak i madh i rrumbullakët i bërë nga argjil e pjekur me një vegjë në mes. Saçi (ose çerepi si e quajnë në disa vise), së pari nxehej mirë mbi zjarr, mandej prushi dhe hiri i nxehtë hiqej nga vatra, kurse në bazën e nxehtë vihej brumi i cili mbulohej menjëherë me saç. Mandej saçi mbulohej me prush dhe me hi të nxehtë. Saçi kishte një ose më shumë pjesë të nxjerra në mënyrë koncentrike që hiri dhe prushi të mos rrëshqisnin në anët e pjerrta të saçit.

Copa të saçit janë gjetur në shumë vendbanime ilire (Kekiq Glavica, Ormozh, Peqina në Liçki Leshaqi etj.) ndërsa në vendbanimin lakustër në Ripaç është gjetur edhe një ekzemplar plotësisht i ruajtur. Për funksionin e saçit, të cilin së pari e përcaktoi Ciro Truhelka nuk ka kurrfarë dyshimi: përdorimi i sotëm i saçit identik, përjashton çdo dyshim lidhur me përdorimin e tij në kohën parahistorike.

Ilirët piqnin dhe zienin ushqimet edhe nëpër furra, të cilat gjendeshin brenda shtëpisë, mirëpo në shumicën e rasteve nuk ndërtonin kurrfarë furrash të posaçme. Në mes të shtëpisë, ose në ndonjërin prej këndeve, në anën e kundërt të derës, e ndiznin zjarrin në tokë, ose në ndonjë bazë të thjeshtë, të bërë prej copave të qeramikave apo të gurëve të papërpunuar. Por në disa lokalitete janë zbuluar furra të ndërtuara posaçërisht prej argjilës së pjekur. Ekzemplarët më të mirë janë ata të lakustrave në Donja Dolinë, të cilët kanë formën e një ene të madhe të rrumbullakët, me anë të pjerrëta, të larta 15-20cm. Në skajin e sipërm kanë dy pjesë më të thella dhe dy vazhdime në formë gypash, funksioni i të cilëve nuk është plotësisht i qartë. Nga ana e jashtme janë të stolisura me ornamente dhe me svastika. Nën fund, nganjëherë, është gjetur ndonjë hinkë, kurse fundi është i shpuar nga disa vrima. Hiri nga vendi i ndezjes së zjarrit ka rënë nëpër vrima në hinkë, ndërsa nga hinka nën shtëpi.

Për bluarjen e drithërave ilirët shfrytëzonin mokrën e dorës, që është shumë e lashtë dhe që përdoret prej neolitit e këndej. Mokra përbëhej prej dy gurësh të ndryshëm: gurit më të madh, konkav (të poshtmit), në të cilin vihej drilhi, dhe atij më të vogël me formë të vezës (të epërmit), me të cilin shtypej drithi. Mokra të këtilla primitive janë zbuluar në shumë vendbanime (Ripaç, Sanski Most, Ptujski Grad, Gajtan e gjetiu), këto mokra u përdorën deri me ardhjen e romakëve, gjegjësisht edhe më tutje në ato vise ku nuk kishte depërtuar ndikimi i qytetërimit romak. Përjashtim bëjnë ato vise të cilat qysh në kohën parahistorike njihnin tipin më të përsosur të mokrës - rrotulluese.

Është shumë e besueshme se ilirët që jetonin në afersi të kolonive greke e njihnin mokrën rrotulluese (lat. mola versalitis) menjëherë mbas themelimit të kolonive greke në mesin e ilirëve. Për ilirët të cilët nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me kolonistët grekë mund të pohohet me mjaft siguri se ky lloj mokre u bë i njohur për ta nga keltët, mbasi u vendosën ata në Ballkan dhe në Pellgun danubian. Deri tani në të vërtetë ky tip i mokrës është zbuluar vetëm atje ku jetonin keltët si dhe në Istri, ku nuk kishte keltë, por ku shumë herët mund të vërtetohen disa vlera kulturore, shfaqja e të cilave mund të lidhetme ardhjen e keltëve në mesin e ilirëve. Ilirëte tjerë e njohën mokrën rrotulluese vetëm mbasi ranë nën pushtetin romak. Edhe ky tip i mokrës përbëhej prej dy pjesësh, të poshtmes, konvekse (lat. meta), e cila përforcohej në një konstruksion druri, dhe asaj të sipërmes, konkave (lat. catilus), e cila rrotullohej. Guri i epërm ka në mes një vrimë në të cilën hidhej drithi. Mokra me konstruksion identik përdoren edhe sot e kësaj dite në shumë vise të Ballkanit.

Prej veglave të tjera më pak të përdorshme gj ithsesi duhen përmendur edhe gërshërët. Nuk njohim se sa i përdorin ilirët gërshërët edhe para ardhjes së keltëve, gjegjësisht, atje ku nuk kishte keltë, para okupimit romak. Keltët ua sollën ilirëve tipin e gërshërëve të mëdha (35-40 cm.) me dy tehe, të lidhura me një sustë elastike. Në pjesën më të madhe janë gjetur nëpër varrezat e luftëtarëve keltë dhe datohen që nga shek. II para e.re. e tutje, prandaj supozohet se përdoreshin si për prerjen e pëlhurës, ashtu edhe për shkurtimin e mjekrës dhe të mustaqeve. Gërshërë plotësisht të njëjta përdoren edhe sot e kësaj dite në Ballkan për të qethur delet dhe është shumë e besueshme se në to mund të shihen mbeturinat e gërshërëve kelte nga koha parahistorike.

Griha, bën pjesë, gjithashtu, në mesin e atyre veglave, të cilat shumë shpesh hasen si nëpër varrcza, ashtu edhe në vendbanimet ilire. Janë shumë të bukur ekzemplarët që u zbuluan në nekropolën ilire të Gllasincit. Ato punoheshin prej guri shumë mirë, me formë të zgjatur, që vihej në një dorëz bronzi të stolisur në mënyrë shumë luksoze. Ekzemplarët më të thjeshtë, zakonisht kishin një brimë për t’u lidhur, janë gjetur nëpër varrezat në Sanski Most, në Mahreviqi etj., si dhe në shumë vendbanime (Donja Dolina etj.)

Hulumtimi i lokaliteteve ilire, sidomos i vendbanimeve, zbuloi një numër të madh objektesh prej qeramike, bronzi, hekuri, druri dhe guri. Prej tyre duhen përmendur disa enë interesanteprej balte, me forma të posaçme, të cilat kanë pasur edhe funksione të posaçme. Enë të këtilla “të dyfishta” (të përbëra prej dy enësh të vëna njëra mbi tjetrën, në mes të të cilave ka qenë një vrimë) u zbuluan në Ripaç, për të cilat Vaclov Radimky, mendon se kanë shërbyer “për të kulluar gjellët”. Në Volçje Njive afer Trebnjes në Slloveni, Stane Gabroveci zbuloi disa enë shumë interesante, me fund në formë site,49 ndërsa enë të ngjashme u zbuluan edhe në Vukovar dhe gjetkë. Funksioni i tyre nuk është gjithnjë i qartë. Megjithatë, është plotësisht i qartë përdorimi i enëve me fundin vrima-vrima që shërbenin si edhe sot, si kullesa (ose sita'). Prej qeramike janë edhe veglat në formë të shkronjës T të përmbysur, për të cilat mendohet se kanë shërbyer si lima për të lëmuar enët e qeramikës para pjekies, por edhe muret, dyshemetë dhe gjëra të tjera të lyera me baltë.

Rëndësi të posaçme kanë ato objekte qeramike që shërbenin si peshë, me formë të piramidës së përgjysmuar, ose ndonjëherë konike. Eshtë zbuluar një numër shumë i madh peshash të tilla (në disa vendbanime edhe nga disa qindra sosh) dhe, në përgjithësi, mendohet se ato kanë shërbyer për qëllime të ndryshme. Gjendeshin rëndom në lokalet e banimit, më shpesh afer vatrave, por gjenden edhe nëpër varreza dhe gjetiu. Shumë prej tyre janë të stolisura me motive të ndryshme gjeometrike, disa prej të cilave edhe me domethëniesimbolike (svastika, kryqi etj.). Besohet seshërbenin

edhe si pesha për rrjetat e peshkimit, mirëpo nuk ka dyshim se qëllimi kryesor ishte që të shërbenin në avlëmend për ngrehjen e fijeve.

Duke mos dyshuar në këtë funksion, duhet të theksojmë se të gjitha çështjet lidhur me këtë nuk janë zgjidhur deri tani. Sipas të gjitha gjasave është e sigurt se shenjat simbolike të vizatuara në shumë prej tyre nuk gjenden rastësisht. Nuk është e rastit as forma piramidale e numrit më të madh të peshave, sepse piramida te shumë popuj simbolizon diellin. Shumë prej tyre janë gjetur nëpër varreza, të tjerat prapë në vendet ku i kanë djegur të vdekurit; është e qartë se prania e tyre në ato vende nuk ka pasur lidhje me funksionin e tyre praktik. Mandej edhe fakti se numri më i madh i peshave është gjetur pranë vatrave nuk ka pasur lidhje me funksionin e tyre për avlëmend.

Prandaj, shumë arkeologë kanë shfaqur mendimin se këto pesha kanë pasur edhe funksion kulti. Dhe, vërtet, një varg i tërë indikacionesh na bëjnë të përfundojmë se disa prej peshave kanë paraqitur shpirtërat e të parëve dhe se ato kanë qenë ruajtës të vatrës shtëpiake. Në dobi të kësaj teze shkon gjithsesi fakti se në vendbanimin e lakustrës në Ripaçjanë zbuluar edhe pesha piramidale, të cilat në pjesën e sipërme kanë formën e njeriut.

Në avlëmend, kanë shërbyer edhe shumë rrotulla te cilat janë gjetur në shumë vendbanime ilire. Mirëpo, ashtu si edhe peshat piramidale, edhe rotullat shfrytëzoheshin për gjëra të ndryshme. Gjithsesi ato shërbenin në vend të kokërrzave nëpër gjerdanë, mandej si agurshakë nëpër boshte (rrotulla të ngjashme përdoren edhe sot për këtë qëllim), si pesha në rrjetat e peshkimit etj. Kryesisht bëheshin nga argjila e pjekur dhe stoliseshin me motive të ndryshme gjeometrike, por ka edhe pesha të bëra nga kocka, gurë, mandej edhe nga metale.

Gjithashtu lidhur me endjen dhe thurjen duhet të përmendim edhe mjetin që është gjetur në Donja Dolina të cilin Ciro Truhelka, me të drejtë, e ka quajtur rrotulla mandej gjilpërat e shumta prej metalesh dhe eshtrash, si dhe kalemat prej argjilës së pjekur për t’i mbështjellë penjtë.

 

info@balkancultureheritage.com