Përhapja e Shiizmit në Anadoll
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Përhapja e Shiizmit në Anadoll

Edhe pse paraardhësit e tij ishin Sufi Sunnitë, Shah Ismail Safevi (sundoi 1502-1524) qëllimisht dhe për shkaqe të tjera politike e konvertoi Iranin nga Devlet Sunnit në Devlet Shiit, dhe ekzekutoi në mënyrë të pamëshirshme prijësit fetarë, të cilët e kundërshtuan këtë ndryshim. Pas themelimit të Devletit të tyre Safevit, ata "falsifikuan qëllimisht faktet për origjinën e tyre". Qëllimi i tyre i vërtetë i deklarimit të origjinës së tyre Shiite, bëhej për arsye se ata dëshironin të diferencoheshin nga otomanët dhe për arsye se synonin të siguronin simpatinë e të gjitha elementeve heterodokse. Për të arritur këtë qëllim, ata shkatërruan në mënyrë sistematike çdo fakt apo evidencë që tregonte se Shejhu Safi ed-Din Is'hak, themeluesi i tarikatit Safevid, nuk ishte Shiit (ai me shumë mundësi ishte një Sunnit i medhhebit Shafi'it) dhe ata falsifikuan dëshmi për të provuar se Safevidët ishin sejjidë, që do të thotë pasardhës të drejtpërdrejtë të Profetit. Ata krijuan një gjenealogji të dyshimtë, duke e gjurmuar origjinën e familjes Safevide nga Imami i shtatë Musa el-Kazim i Dymbëdhjetë Imamëve, një gjenealogji që është ndjekur nga burimet e mëvonshme Safevide dhe është përfshirë në tekstet e një vepre hagiologjike mbi jetën e Shejh Safi ed-Dinit, një sërë anekdotash të krijuara për të vërtetuar pretendi-min e Safevidëve se ishin sejjidë. Nëse i shikojmë nga një pikë-pamje e paanësishme, pjesa më e madhe e këtyre anekdotave duken të thjeshta, për të mos thënë naive.

Të gjitha këto veprime u ndërmorën për shkak të faktit se Shahu Ismail kishte vetëm dy opsione: të mundte memlukët dhe osmanët, të cilët ishin "përfaqësuesit" e Islamit ose t'i bindej njërit prej tyre, nga që duhet të ekzistojë vetëm "një" drejtues në Islam. Në fakt, ai nuk dëshironte t'i bindej asnjërës prej këtyre fuqive, por në të njëjtën kohë ishte tepër e vështirë, gati e pamundur t'i mundje ata. Për këtë arsye, kalimi nga Sunizmi në Shiizëm dukej si rruga e vetme e zgjidhjes. Në të vërtetë nuk kishte asnjë arsye që Irani, i cili ishte i dominuar nga turqit, të kalonte nga Sunnit në Shiit. Mosmarrëveshja mes Hazreti Aliut dhe Mu'avijes kishte mbetur prapa me kalimin e shekujve. Kur Mu'avije b. Ebi Sufjan erdhi në pushtet në vitin 40/661, mbështetësit e Hazret Aliut (Shiitët) vazhduan luftën e tyre dhe familja e Emevitëve u rrëzua në 132/750, dhe u zëvendësua me familjen e Abbasit, xhaxhait të Profetit (s.a.v.s.). Emevitët dominuan botën muslimane për 90 vjet (661-750) dhe pas tyre muslimanët jetuan nën administrimin Abbasid (751-1258). Turqit jetuan në Turkestan në vitin 40/661 dhe nuk kishin hyrë ende në Islam. Kur ndodhi Tragjedia e Kerbelasë në 10 Muharrem 61/10 tetor 680, turqit ishin akoma në Turkestan; ata nuk kishin të bënin me këto çështje. Nëse çështja është nderimi i Ehli Bejtit (familjes së Hazreti Muhammedit) dhe dashuria për ta, është e pamundur të gjesh një Sunnit (ndjekës të sunnetit, traditës së Profetit), i cili nuk e do dhe nderon Ehli Bejtin; nuk ka asnjë në radhët e Sunnitëve me emrin Jezid. Për këtë arsye dhe vetëm për motive të përbotshme, Irani u konvertua në Shiit përmes shtypjes.

Shahu Ismail drejtoi një fushatë të fuqishme për të përhapur Shiizmin në Anadoll dhe dërgoi një numër të madh agjentësh për këtë çështje. Ndërkohë Bajezidi II tashmë në një moshë të thyer, mendonte seriozisht për të abdikuar në favor të djalit të tij më të madh, shehzade Ahmedit, Sanxhakbeut të Amasjas, i cili kishte një reputacion si dashamirës, bujar dhe ishte shumë popullor midis vezirëve. Por, shehzadi i dytë, Korkuti (1470-1513), që ishte përkrahës i njerëzve të arsimuar dhe marinarëve, punoi fshehurazi kundër tij dhe u përpoq të fitonte mbështetjen e ushtrisë. Megjithatë, përpjekjet e tij dështuan dhe kaloi nga Manisa në drejtimin e sanxhakut të Antaljas. Ahmedi u caktua në Manisa dhe në vitin 1511 u nis për të shtypur, por pa sukses, një kryengritje të organizuar në Anadollin Perëndimor nga njëri prej agjentëve të Shah Ismailit, të quajtur Shahkullu (robi i Shahut). Në fakt, Shahkullu u vra gjatë betejës, por Ali Pasha, që luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e këtij suksesi, vazhdoi të përparonte në mënyrë të panevojshme dhe ra martir. Forcat e osmanëve nuk i ndoqën pas kryengritësit. Kjo situatë e paqëndrueshme në Anadoll nxiti shumë pjesëtarë të ushtrisë dhe të qeverisë ti drejtoheshin për ndihmë, ndaj këtij rreziku në rritje, Selimit, shehzades së tretë, që ishte shumë i aftë.

info@balkancultureheritage.com