Përkufizimi i një hapësire të krishterë adriatike: aleancat greko- franke dhe kthimet e fesë sllave
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Përkufizimi i një hapësire të krishterë adriatike: aleancat greko- franke dhe kthimet e fesë sllave

Grindjet e gjata dhe shterpe fetare midis papatit dhe Perandorisë së Lindjes, që njihen përgjithësisht nën emrin “skizma e Fotiosit”, arrijnë të maskojnë përkohësisht sektorin adriatik, ku nuk duket se ndodh ndonjë gjë e shënuar deri në vdekjen e Lotharit më 855 dhe ngjitjen në fronin perandorak të djalit të tij, Luigji II. Po prania saraqene nuk resht së penguari marrëdhëniet në Adriatik, ku Bari është shndëruar në kryeurë e tyre: prej këtu nisen flotiljet që trazojnë vazhdueshëm anijet e princëve të Beneventos, vasalë të karolingasve, por edhe myslimanët e Tarantos e rrahin po aq shpesh kryq e tërthor Adriatikun: një nga kronikanët e vendos në kohën e mbretërimit të dozhës Pietro Tardonico (836-864) një sulm të përgjakshëm të tarantasve në Quarnero, ku ngjan të jetë shkatërruar një flotë tjetër venedikase pranë ishullit të vogël Sansego, Susaku i sotshëm, çka e bën aktuale, më 856, ripërtëritjen solemne të statutit të Lotharit nga Luigji II.

Pak më vonë, gjithmonë nën mbretërimin e Luigjit II (855-875), do të fillojë të qarkullojë në Venedik denari i vogël venedikas që shquan me legjendën Christe salva Venetia, i cili zëvendëson monedhat karolingase që ishin në qarkullim deri atëhere, diçka që, edhe pse nuk dëshmon ndonjë pavarësi reale venedikase, bën që ky qytet të hedhë një hap të ri drejt çlirimit nga pushtetet e tjera.

Sidoqoftë mbeten në fuqi rreziku sllav dhe ai saraqen që diktojnë një rikthim të solidaritetit të krishterë, i cili është shthurur mjaft; qysh më 867, patriarku Fotios i ka dërguar Luigjit një dërgatë në emër të perandorit Mihali III*33, por do të jenë tri ngjarje që u rrokullisën shpejt njëra pas tjetrës: në Romë vdekja e papës Nikolla I, në Konstantinopojë marija e pushtetit nga Vasil Maqedonasi, e ndjekur kjo pothuajse menjëherë nga dëbimi i Fotiosit, ato që, duke i dhënë fund fazës akute të krizës fotiane, e bëjnë sërish të mundshme në parim aleancën midis dy perandorive, me synimin e një veprimi të përbashkët në Adriatik, që është i domosdoshëm pasi sulmet myslimane po bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Përvoja do të tregojë se këta dy partnerë e njohin njëri-tjetrin kaq keq, sa që aleanca mes tyre ka diçka irreale, madje shpesh qesharake: në këtë moment vendimtar frankët duket sheshit që nuk e kuptojnë se Perandoria e Lindjes ka hyrë në fazën e fuqizimit të saj, që do të shpjerë në ngadhënjimin mbi myslimanët, veçanërisht falë flotës së saj, e cila më 868, nën drejtimin e admiralit të madh Niketas Orifas, çliron hapësirat egjease duke u shkaktuar saraqenëve të Kretës disfata të rënda dhe duke e marrë tanimë sistematikisht në duar detin Jon, ku eliminojnë ata që u binin në qafë prej një kohe të gjatë ishujve të Qefalonisë e të Korfuzit; pikërisht në këtë kohë bëhet sërish e mundshme ndërhyrja bizantine në Adriatik, aq më shumë që, po ta besojmë Porfirogenetin, myslimanët kanë vënë nën rrethim Raguzën që me sa duket i kërkon perandorisë të ndërhyjë; prania e atypranshme e flotës greke duhet t’i ketë tmerruar kaq shumë myslimanët, sa që i bëri ta braktisin rrethimin e qytetit’34. Ndoshta vallë ngaqë qeveria dukale beson se bizantinët do ta rimarrin në dorë bregdetin dalmat që dogja Giovani II Partecipazio (881-887) arrin të skicojë një politikë së cilës Venediku do t’i kthehet vetëm disa shekuj më vonë? Meqë sllavët e saraqenët e bëjnë gjithmonë e më të vështirë lundrimin përgjatë bregut lindor, dogja duket se e ka vënë si synim që të sigurojë pikëmbështetje në bregun italian, dhe pa dyshim që vetë kjo politikë u përcaktua nga sulmi i madh saraqen, i cili duke mënjanuar flotën greke fare pranë, goditi sërish më 876 në Comacchio, madje dhe në Grado, në ujëra venedikase. Pasi kërkuan kthimin e tij me mirëkuptim me ndërmjetësinë e papës, venedikasit zbarkuan në Comacchio, që ishte teorikisht zotërim i mbretërisë të Italisë në shpërbëije të plotë, por pushtimi i tyre nuk zgjati shumë, për arsye se Roma nuk bëri lëshim dhe Venediku u zmbraps: kjo temë do të rihapej përsëri në shekullin XIII.

Ky orientim i ri shkaktoi një krizë të rëndë politike ngaqë venedikasit janë aq të lidhur me cirkuitin e tyre dalmat: ndërkohë që trashëgimia dukale ishte siguruar me një sistem bashkëmbretërimi, që i bënte më pak të mundura ndërhyijet, populli ngriti krye dhe shpalli një dogjë të ri, Pietro Candianon, duke i dhënë atij pushtetin në dorë, çka e çoi Venedikun drejt një sistemi zgjedhor që mbetej ende për t’u përsosur.

Po atë vit, më 867, në Konstantinopojë Vasili I i rikthehet orientimin politik të Mihalit III drejt të njëjtit breg, veçse në jug, duke i propozuar Luigjit që t’i dërgojë flotën e vet për të rrethuar Barin; nga ana greke fjala ishte për një etapë tjetër në një operacion të shkallës së gjerë, që ka për qëllim të hapë të gjitha rrugëhyrjet për në Itali e veçanërisht në Adriatik. Ky operacion shoqërohet nga një veprim diplomatik i errët në drejtim të sllavëve të Dalmacisë prej të cilëve, nëse i besohet Porfirogenetit, perandori merr premtimin e bashkëpunimit detar në operacionin e parashikuar kundër Barit136. Karolingasi ka të ngjarë që nuk është i vetëdijshëm për këtë, por merr njëkohësisht zemër që ta shtjerë në dorë qytetin, qoftë pse do që të jetë i pari qoftë pse nuk i beson vërtet mbërritjes së flotës greke: sido që të jetë, ai nuk pranon t’i zbatojë klauzolat e aleancës. I vendosur që t’i sulmojë i vetëm myslimanët, ia mbërrin ta marrë Barin më 871, ndërkohë që flota greke lundron në det të hapur përballë qytetit dhe nuk merr pjesë, për t’u dukur sërish në Itali vetëm mbas vdekjes së Luigjit më 875.

Në të vërtetë, këto projekte aleancash janë të gjitha hipokrite, si nga njëra ashtu dhe nga pala tjetër: politika e madhe bizantine shpie në mënyrë të pashmangshme drejt një rivaliteti të ri greko-frank, në të cilin Adriatiku është epiqendra. Qysh para marrjes së Barit, Luigji nuk i fsheh pretendimet e tij për Dalmacinë dhe i lejon vetes madje të ndërhyjë edhe në Kalabrinëbizantine, ku subjektet e Perandorisë së Lindjes e kanë thirrur t’i ndihmojë kundër sulmeve myslimane. Nga ana e tij Bizanti ndjek një politikë aktive në principatat lombarde, të vëna nën vartësinë e karolingasve, çka dëfton edhe një herë ndikimin që kanë problemet që shqetësojnë hinterlandin mbi fatet e Adriatikut; grekët e dinë mirë se, pa mbështetjen lombarde, ekspansioni i tyre në perëndim të ngushticës së Otrantos do të jetë i pasigurtë, çka e shpjegon edhe mospjesëmarrjen e tyre në aksionin e Barit: guri i tyre i lojës është princi i Beneventos Adelchisi, që ka ngritur krye kundër Luigjit, të cilit nuk i njeh as titullin perandorak, megjithatë me Konstantinopojën ai do të radhitet hapur vetëm më 873. Një herë për një herë, rezultati është që, në një kohë kur fjala ishte për aleancë kundër tyre, këto zënka u japin zemër kaq shumë myslimanëve saqë pak para se të vdesë Luigji, ata i bien Beneventos më 875, në po të njëjtën kohë kur, siç e pamë, iu sulën drejtpërdrejt lagunave veneciane. Ndërkaq, duke përfituar nga çorganizimi frank menjëherë mbas vdekjes së Luigjit II, Bizanti shtie në dorë në dhjetor 876 Barin, duke vendosur menjëherë aty një strateg, bazë për administratën e saj të re provinciale: për të ka rëndësi para së gjithash që të forcojë në jugun e Adriatikut pushtetin e vet.

Aleanca franko-greke dështoi në Adriatikun jugor dhe kjo për më shumë se një arsye: këtu shtohet edhe situata konfuze që sundon në atë kohë në trevat veriore, ku sulmet myslimane kanë më pak rëndësi sesa rreziku sllav. Perandoria greke nuk mund të tregohet e painteresuar, pasi këto vite janë vendimtare për konvertimin e botës sllavo- jugore, në të cilën rivalizojnë grekët, frankët dhe Roma; porse është më shumë diplomacia bizantine ajo që lëviz këtu dhe që tani është në mospërputhje me interesat e Venedikut, subjektit të vet, e më anë tjetër e lidhur me Perandorinë Perëndimore që nga koha e paktit të Lotharit. Mirëpo kroatët dhe tërësia e sllavëve dalmatas, mes të cilëve si gjithmonë narentanët, teorikisht të nënshtruar ndaj frankëve, po përkrahin gjithmonë e më pak administratën e tyre, çka nuk do të thotë se janë të gatshëm t’u nënshtrohen grekëve: në Kroaci përqafimi i anës franke ose asaj bizantine është çështje oportunizmi, mirëpo këto nuanca ndryshimi do të shkakojnë pasoja të forta, prej të cilave di të përfitojë politika bizantine. Më 877 kroatët, që në atë kohë qeveriseshin nga një princ që mbante anën e frankëve, Domagoj, ngritën krye kundër këtyre të fundit e pas tyre edhe sllavët e tjerë, të cilët sulmuan anijet venedikase e pastaj qytetet romane të Istries; Venediku, si aleat i djalit të Luigjit II, perandorit Karloman, reagoi me një ofensivë të fuqishme detare të dogjës së tij, Orso Participazio, që i detyoi kroatët të ulen për bisedime, duke i lënë ndërkaq mënjanë narentanët.

Pas kësaj në Kroaci krahu frank shkatërrohet përkohësisht, çka dhe ishte ndoshta synimi i manovrës bizantine, sepse pak më vonë shohim se si grekët dërgojnë në Kroaci princin Zdeslav, djalë i princit të dikurshëm grekofil Trpimir, që ishte arratisur në Konstantinopojë kur i vdiq i ati më 864.137 138 139 140 Ky i dëbon djemtë e Domagojt, përfaqësues të krahut frank, ndërkohë që një flotë bizantine ndërhyn në Dalmacinë qendrore, duke i bërë zap më në fund narentanët, të cilët, të pagëzuar nga misionarë lindorë, pranojnë autoritetin perandorak duke ruajtur njëkohësisht një autonomi të gjerë.

E rëndësishme është që midis dy partish rivale në atë kohë zhvillohet edhe një tjetër që, nga ana e vet, mëton pavarësinë politike dhe fetare të Kroacisë, e cila mbështetjen kryesore e ka në Romë: shpirtin ajo e ka në Nona (Nin), një ipeshkvi e lindur në rrethana të errta, por që ka një titullar, Teodosin, i cili e kundërshton po njësoj si aleancën me Aquilean franke ashtu dhe me Spalaton, që është një pozicion i avancuar i Bizantit. Ndërkaq kemi mbërritur në atë kohë kur ndodh konvertimi i moravëve dhe i bullgarëve, dhe këta të fundin luajnë ende me rivalitetin mes Konstantinopojës dhe Romës: Kroacia dalmate mban në atë kohë rolin e një kryeure romake drejt veriut dhe lindjes së Ballkanit, me të cilën papa Gjoni VIII mban lidhje të rregullta; është domethënëse fakti që do të jetë një i dërguari papës, i cili, tek kthehej nga një mision në Moravi nëpërmjet Dalmacisë më 879, duke e kuptuar interesin e pozicioneve të Teodosit, e bind papën që vitin e mëpasëm ta thërrasë atë në Romë e ta shugurojë si ipeshkv të Nonës'39. Ky ipeshkv pak i njohur ka një rëndësi të madhe historike, sepse, gjithmonë më 879, ndihmon në dëbimin e Zdeslavit, mikut të Bizantit, dhe në zëvendësimin e tij nga Branimiri, që përkrah palën romake, dhe pastaj kryen në emër të papës një mision në Bullgari, ku Roma nuk lodhet së binduri carin Boris Mihal që të kalojë nën juridiksionin e saj. Kështu hedh rrënjë një Kroaci përfundimisht romane, e cila në veriperëndim të Ballkanit vendos disa kufij që ortodoksia bizantine nuk do të arrijë t’i kapërcejë kurrë më.

Megjithatë, tipar dallues i kësaj epoke konfuze mbetet rifuqizimi i grekëve dhe interesi i përtërirë që ata tregojnë për pellgun Adriatik, ndërkohë që mbas vdekjes së Luigjit II Perandoria Karolingase, e cfilitur nga përçarjet e saj të brendshme, e braktis truallin italian. Por do të ishte gabim që të shihej në rivalitetin fetar midis Bizantit dhe Romës, ku Adriatiku bëhet një nga terrenet kryesore, treguesin e një përkeqësimi të marrëdhënieve mes tyre, e aq më tepër të mendohet se po fillon kundërshtimi i Bizantit në këtë rajon. Vetë papa, i privuar nga çdolloj mbështetjeje karolingase, është i detyruar të shohë se si myslimanët i sulmojnë rregullisht shtetet e tij, me të cilët fqinjët e vet, princërit lombardë, dukati i Napolit e të tjerë akoma janë pak a shumë bashkëpunëtorë, ndaj dhe nuk ka mbështetje tjetër përveç fuqisë së rigjetur të Bizantit: pikërisht kur ai kërkon t’u imponohet bullgarëve e kur, me ndërmjetësinë e strategut të Barit, negocion edhe më lehtë me Vasilin, atëhere dhe lombardët e Beneventos radhiten sërish në krahun bizantin. Pa dyshim kjo e pjell ndërhyrjen greke kundër Napolit më 879, që pasohet nga të tjera, gjithmonë me kërkesë të papës, siç është rasti i Stefanit V më 885, në kohën kur sulmet saraqene po përshpejtoheshin, duke shkatërruar disa nga manastiret më të nderuara lombarde, ndër to edhe atë të malit Cassin, që u rrënua më 88314’. Në këtë periudhë Perandoria ishte edhe më e gatshme të ndihmonte, pasi trupat e saj kishin pësuar disa disfata të rënda në Kalabri...

info@balkancultureheritage.com