Përshkrimi i gjithë botës dhe i popujve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Përshkrimi i gjithë botës dhe i popujve

Vepra "Descriptio totius mundi et gentium" (Përshkrim i gjithë botës dhe popujve) është një traktat anonim i mesit të shek. IV të e. sonë që përmban të dhëna të rëndësishme mbi jetën ekonomike, politike e kulturore të perandorisë së vonë romake. Autori i panjohur i kësaj vepre jep një përshkrim sistematik të tokave që gjendeshin nën sundimin romak, duke trajtuar në mënyrë të veçantë jetën ekonomike të tyre. Autori i traktatit ndalet sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me veçantitë ekonomike të krahinave të ndryshme të perandorisë. Midis të dhënave të tjera, këtu gjejmë edhe njoftime të vlefshme për tokat e Ilirisë, për pasuritë e saj në minerale, në prodhime blegtorale dhe për lidhjet e saj tregtare me botën që e rrethon.

Ky traktat ka arritur deri te ne në dy versione latine. I pari më pak korrekt nga pikëpamja gjuhësore: "Expozitio totius mundi et gentium" përfaqësohet nga një dorëshkrim i fragmentuar, që nuk gjendet më; kopja e tij është botuar në shek. e XVII nga Gotofred. I dyti është shkruar në një latinishte më të mirë dhe është ruajtur i plotë me titullin: "Liber Junioris philosophi in quo continetur totius orbis descriptio".

Krahasimi i dy versioneve i ka prurë studiuesit në përfundimin se versioni me një gjuhë më pak korrekte është diçka më i vjetër se versioni me një latinishte më të mirë. Versioni i parë ka shërbyer si material për të dytin më të përpunuar. Në procesin e këtij përpunimi të gjitha vendet e paqarta janë lënë, kurse përmbajtja i është përshtatur (në kuptimin që çdo gjë e vjetëruar është lënë mënjëanë) gjendjes që ishte në kohën kur lindi vepra, gjë që u pasqyrua në heqjen e elementit pagan.

Mbas Thrakisë do ndeshësh Maqedoninë. Ajo ka gjithë të mirat dhe eksporton hekur, plumb, dhjamë derri dhe djathë dardan; pranë saj gjendet Dardania. Maqedonia ka një qytet shumë të shkëlqyeshëm, që është një nga të përmendurit në botë dhe që quhet Thesalonik.

Pas Ahesë vijnë tokat e Epirit dhe qyteti Efyra. Pas tij Nikopoli, në të cilin gjendet një sasi e madhe peshk deti. Pak më sipër këtij qyteti është Dalmatia, e cila bën një tregti të zhvilluar dhe eksporton tre produkte të dobishme: djathë, lëndë druri dhe hekur. Ka një qytet të shkëlqyeshëm, i cili quhet Salona. Por Dyrrahu, për arsye të veseve të këqija të banorëve të tij, u shkatërrua nga perëndia i zemëruar, u fundos dhe nuk u duk më.

Mbas Ahesë gjenden tokat e Epirit dhe qyteti i cili quhet Efyra. Disa e quajnë provincën Epir, kurse të tjerët Etoli. Qyteti Nikopol është plot me peshk deti, kështu që ai që shikon mund të mësojë ndonjë lloj të ri peshku. Pak më lart nga ky gjendet Dalmatia e cila është e përmendur për tregtinë e saj. Ajo eksporton tre produkte, që gjenden me shumicë dhe janë shumë të dobishme: djathin dalmat, lëndë druri të përshtatshme për ndërtime, dhe hekur. Ajo ka një qytet të shkëlqyeshëm Salonën. Dyrrahu, me vullnet të zotit, u zhduk nga faqja e dheut prej veseve të këqija të njerëzve, siç thonë me të drejtë, dhe nuk u rimëkëmb më.

Pas Italisë le të flasim për provincat që i lamë pa përmendur, duke kaluar më lart, pikërisht në provincat e Myzisë dhe Dakisë; ato i sigurojnë plotësisht nevojat e tyre dhe dallohen për klimën e ftohtë. Në këto gjendet qyteti i pasur Naisi. Më tej shtrihet krahina e Panonisë, tokë e pasur me të gjitha, jo vetëm me fruta dhe gjedhe, por edhe me tregti dhe skllevër. Këtu është gjithmonë vend i zgjedhur për banimin e perandorëve. Kjo ka qytete të mëdha: Sirmin dhe Norikun, prej nga thonë se del veshja norike. Kjo është krahina e Panonisë. Në fqinjësi me të, në anën tjetër të Danubit, gjendet fisi barbar i sarmatëve.

info@balkancultureheritage.com