Para rimëkëmbjes
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Para rimëkëmbjes

Johan Vataci me luftën e tij të suksesshme kishte bashkuar një pjesë të madhe të territoreve bizantine kurse brenda vendit kishte krijuar një organizim të shëndoshë shtetëror, të cilin Perandoria Bizantine nuk e kishte pasur prej kohësh. Pasardhësi i tij Teodori II Laskari (1254-1258) do të tregojë se Perandoria e Nikesë nuk do ta kishte zili Bizantin e vjetër as në fushën kulturore. Johan Vataci e nxiti aktivisht kulturën dhe tregoi një interesim të madh për shkencën. Biri i tij, dishepulli i zellshëm i dijetarit të madh Niqifor Blemidi, qe edhe ai vetë një studiues dhe shkrimtar prodhimtar. Para se të hipte në fron ai u qe kushtuar kërkimeve shkencore, studimeve filozofike dhe meditacioneve teologjike. Pasi erdhi në pushtet, Teodori II, i cili nga e ëma mori mbiemrin perandorak Laskari, e ktheu oborrin e tij në një qendër humanistike. Nikea krahasohej me Athinën e Lashtë.7’ Një numër i madh studiuesish u grumbulluan rreth sovranit dijedashës. Perandoria Nikeane jetoi një periudhë lulëzimi kulturor që të kujton kohën e Konstandinit VII Porfirogjenetit.

Por, ndryshe nga Konstandin Porfirogjeneti, Teodori II nuk ishte vetëm një studioz, por edhe një njeri i veprimit me gjithë sëmundjen e tmerrshme që minonte forcat e tij jetësore: ashtu si i ati, madje në mënyrë akoma më të rëndë, ai vuante nga epilepsia. Teodori II kishte një koncept të lartë mbi dinjitetin perandorak. Ishte ai vetë që drejtonte shtetin, sipas kritereve të veta dhe vullnetit të vet. Autoritar dhe këmbëngulës, ai dëboi nga rrethi i vet manjatët më të mëdhenj të perandorisë dhe i bëri armiq të tij. Nuk donte të dinte për privilegjet e fisnikërisë. Këshilltari i tij kryesor ishte miku i tij Gjergj Mucaloni, një njeri me origjinë të thjeshtë. Teodori u përpoq të nënshtronte për vete jo vetëm shtetin por edhe Kishën. Emëroi patrik murgun Arsen, një asket me horizont shpirtëror shumë të ngushtë. Ndaj Romës ai ndoqi një politikë shumë të kujdesshme dhe u tregua shumë i ftohtë ndaj planeve unioniste të atit të tij. As që e vinte në diskutim nënshtrimin e Kishës greke ndaj Romës. Në qoftë se do të bëhej bashkimi, ky mund të arrihej vetëm mbi bazën e një barazie të plotë të drejtash dhe në rast se midis tyre do të dilnin divergjenca, ai që do të vendoste, si gjyqtar i paanshëm do të ishte perandori. Natyrisht ky qëndrim këmbëngulës ishte pasojë e sukseseve të mëdha që kishte korrur në politikën e jashtme Johan Vataci, të cilat e kishin bërë të panevojshme ndihmën nga papa në luftën për të ripushtuar Kostandinopojën.

Mbretërimi i shkurtër i Teodorit II nuk solli asnjë ndryshim thelbësor në politikën e jashtme dhe nuk pruri asnjë afrim të bizantinëve në synimin e tyre final domethënë, në ripushtimin e Kostandinopojës. Megjithatë u arrit të paktën që të ruhej status quoja kundrejt gjithë armiqve që vdekja e Johan Vatacit i nxiti të sulmonin perandorinë. Ndërlikime të rënda kërcënonte të shkaktonte aleanca e selxhukidëve me Mihal Paleologun, kur ky pasi u dyshua për tradhti të lartë, kërkoi strehim me sulltanatin e Ikonit, i cili mbështeti pretendimet e tij për fron. Por një marshim i ri i mongolëve e ndryshoi rrënjësisht situatën. Sulltani, në vend që sulmonte grekët, kërkoi ndihmën e tyre. Mihal Paleologu u detyrua të kthehej i penduar në Nike dhe të ripajtohej me perandonn. Këtë radhë, bizantinët hynë në kontakt më të ngushtë me mongolët. Ata inskenuan për ambasadorët e tyre një pritje madhështore me qëllim që t'i bindnin për fuqinë e pathyeshme dhe për pasurinë e pashtershme të perandonsë së Nikesë.

Në Gadishullin Ballkanik perandoria duhej të luftonte kundër Bullgarisë dhe Epirit. Cari i ri bullgar Mihal I Aseni pushtoi një pjesë të madhe të territoreve të Johan Vatacit ia kishte shkëputur perandorisë bullgare në Trakë dhe Maqedoni. Por pas dy fushatave, në të cilat pati humbje të mëdha, më 1256 Mihal Aseni u zmbraps dhe lidhi një traktat paqeje të favorshëm për perandorinë e Nikesë.74 Një lehtësim i mëtejshëm i tensionit erdhi pas rënies së Mihal Asenit nga luftërat e brendshme, që u shkaktuan nga hipja në fron e një pasardhësi të Nemanjës, Konstandin Tih (1257-1277), i cili u martua me Irenën, vajzën e Teodorit II. Edhe me Epirin u arriti një lidhje martesore për të cilën kishte filluar të mendohej që në kohën e Johan Vatacit: Niqifori, biri i Mihalit II, u martua me vajzën e perandorit, Marien. Teodori II diti ta shfrytëzonte këtë rast për ta shtrirë sovranitetin e vet mbi Durrësin dhe mbi kalanë maqedone të Servias. Por ky pushtim i kushtoi humbjen e miqësisë epirote dhe që nga vitit 1257 midis dy shteteve greke u zhvillua një luftë e ashpër dhe e paqëndrueshme. Gjatë luftës bullgare dhe sidomos gjatë lutës epirote, perandoria kaloi një moment të rrezikshëm për shkak të antagonizmit gjithnjë në rritje midis perandorit dhe familjeve fisnike të perandorisë, të cilat zinin në ushtri vendet komanduese më të rëndësishme. Teodori II ua ngarkoi atyre fajin e disfatave të rastësishme. Në fakt mbi besnikërinë e krerëve të ushtrisë ndaj këtij perandori armik të fisnikëve kishte shumë për të dyshuar. Por proceset e shumta që u zhvilluan kundër përfaqësuesve të fisnikërisë dhe dënimet e egra që u dhanë kundër tyre nga perandori idhnak dhe gjaknxehtë, e keqësuan edhe më tepër gjendjen. Në luftën kundër aristokracisë kryeneçe Teodori II i kaloi kufijtë. Ai provokoi në këtë mënyrë një konflikt që pati si pasojë rënien e dinastisë së Laskarëve.

Kur në gusht të vitit 1258, në moshën 36 vjeçare ai vdiq nga sëmundja e trashëguar, në fron hipi biri i tij gjashtëmbëdhjetëvjeçar Joham IV. Teodori II kishte vendosur që regjent i perandorit fëmijë të ishte miku i tij Gjergj Mucaloni duke mos e përfillur urrejtjen e madhe që aristokracia e perandorisë ushqente për këtë parvenu. Këtë urrejtje nuk arriti ta zbuste betimi që manjatët e perandorisë me Mihal Paleologun në krye, pastaj edhe Gjergj Mucaloni kishin bërë para perandorit në shtratin e tij të vdekjes. Sapo kishin kaluar nëntë ditë nga vdekja e Teodorit II, gjatë meshës mortore për perandorin e varrosur, Gjergj Mucaloni dhe vëllai i tij u sulmuan në kishë dhe u vranë para altarit. Regjenca kaloi te Mihal Paleologu, përfaqësuesi më i aftë dhe më prestigjioz i aristokracisë. Mihali zbriste nga një familje e lashtë manjatësh dhe ishte martuar me një stërmbesë të Johan Vatacit. Ndër paraardhësit e tij kishte gjithashtu pjesëtarë të dinastive të vjetra perandorake. Gjeneral i shkëlqyer, ai gëzonte besimin e ushtrisë dhe në mënyrë të veçantë të trupave mercenare latine. Njeri me sjellje tërheqëse, ai kishte pasues në të gjitha ambientet dhe në mënyrë të veçantë në klerin e fuqishëm. Kështu ai u emërua në fillim inegas dux (duka i madh) dhe pastaj despot. Por këto detyra nuk ishin për të veçse shkallë për të arritur në pushtetin më të lartë. Aty nga fundi i vitit 1259 ai mori, kurorën perandorake si bashkëregjent i Johan Laskarit të vogël.

Ngjitja e rrufeshme e Paleologut nuk shpjegohet vetëm me aftësinë e tij të jashtëzakonshme, por edhe me acarimin e situatës ndërkombëtare, e cila kërkonte një qeveri të fortë. Ndryshe nga Frederiku II, biri i tij Manfredi, mbreti i Sicilisë, ishte armik i perandorisë së Nikesë. Pushteti gjithnjë në rritje i Perandorisë Bizantine, e cila duke filluar nga mesi i shekullit ecte me hapa gjigante drejt rimëkëmbjes dhe e kishte ngushtuar Perandorinë latine në rrethinat e Kostandinopojës, e nxiti Manfredin të rifillonte politikën antibizantine të Henrikut VI dhe të normanëve sicilianë. Më 1258 ai kishte pushtuar Korfuzin dhe qytetet më të rëndësishme të bregdetit epirot: Durrësin (të cilin pak më parë e kishte pushtuar Teodori II Laskari), Vlorën dhe Butrintin që i takonin despotit Mihal II. Mihali II ishte gati të paguante këtë çmim për të siguruar miqësinë me mbretin e Sicilisë. Ai i premtoi vajzën e vet për grua, dhe ia la si pajë, qytetet e pushtuara duke përfunduar me të një aleancë kundër Perandorisë së Nikesë. Edhe Vilhelmi II Vilëharduen i Akesë u martua me bijën e Mihalit II dhe u bashkua me aleancën. Ylli i princit të Akesë ishte në atë kohë në ngjitje: dukati fqinjë i Athinës dhe tre princërit e Eubesë ishin bërë vasalë të tij. Po formohej kështu një koalicion i fortë, i cili kërcënonte në çastin e fundit të fshinte veprën e rimëkëmbjes së Laskarëve. Forcat separatiste të shtetit rival të Greqisë perëndimore, të gjitha forcat latine të Greqisë dhe mbreti i Sicilisë po bashkoheshin për të shkatërruar Perandorinë e Nikesë. Aleanca trepalëshe gjeti një mbështetje edhe në fuqinë në rntje të mbretit të Serbisë Uroshit I. Trupat e tij pushtuan më 1258 Shkupin, Përlepin dhe Kërçovën.

Lufta kundër aleancës trepalëshe ishte për Mihalin VIII prova e tij e parë e madhe. Prova, në të cilën luhej fati i perandorisë, u kapërcye prej tij në mënyrë të shkëlqyer. Vëllai i tij, sebastokratori Johan Paleologu, udhëhoqi një ushtri të fuqishme, me trupa të rregullta kumane dhe selxhuke, kundër armatës së koalicionit. Në vjeshtën e vitit 1259, në luginën e Pelagonisë,  kundërshtim me Laurent, me të drejtë bën dallimin midis ngritjes mbi mburoja dhe kurorëzimit. Sidoqoftë është e sigurt se Mihali VIII nuk kurorëzua në fillim të dhjetorit të vitit 1259 (siç vazhdon të pohojë p.sh., aleatët pësuan një disfatë të plotë.78 Katërqind kalorësit që mbreti Manfred kishte dërguar, humbën në fushën e betejës kurse Vilhelmi II Vilëharduen ra rob. Shteti i Epirit u duk se humbi: armata perandorake hyri në Artë. Nëse Epiri ia doli edhe një herë ta rimerrte veten nga kjo goditje kjo ndodhi vetëm nga përforcimet që erdhën nga Sicilia. Edhe serbët i braktisën qytetet maqedone që patën pushtuar pak më parë.

Tashmë nuk ekzistonte asnjë fuqi kontinentale në gjendje që ta kundërshtonte rimëkëmbjen bizantine. E vetmja fuqi e aftë që mund të ndërhynte ishte republika detare e Venedikut, e cila kishte qenë krijuesja e vërtetë e Pe- randorisë Latine të Kostandinopojës dhe kishte nxjerrë përfitimet maksimale nga ngjarjet e vitit 1204. Për t'i bërë ballë këtij rreziku, Mihali VIII hyn në bisedime me rivalët e Venedikut, gjenovezët. Më 13 mars 1261, u nënshkrua në Ninfe traktati i rëndësishëm që vinte themelet e madhështisë së Gjenovës ashtu si në kohën e vet traktati i vitit 1082 shënoi fillimin e fuqisë venedikase. Gjenovezët morën përsipër t'i jepnin ndihma ushtarake perandorisë kundër Venedikut. Si shpërblim atyre iu dhanë aty privilegje të gjera: u çliruan nga taksat dhe nga tagrat doganore në tërë territoret e perandorisë, morën baza tregtare në skelat e saj më të rëndësishme dhe pasi të realizohej nmëkëmbja, edhe në Kostandinopojë. Shkurt, Gjenova do të kishte epërsinë tregtare në Lindje, e cila nga fundi i shek. XI ishte një e drejtë e fituar nga Venediku. Në të vërtetë, Bizanti u bë rob i të dy republikave, të cilat përherë e më tepër po e zhvatnin pushtetin e tij detar dhe tregtinë e tij.

Ngjarja e madhe, e cila prej dy brezash kishte shqetësuar mendjet e bi- zantinëve dhe ishte e përgatitur ushtarakisht dhe diplomatikisht me kujdesin më të madh, ndodhi më në fund me një lehtësi të çuditshme. Qe pothuajse rastësia ajo që shkaktoi fundin e perandorisë latine në agoni dhe që i bëri bi- zantinët të shtinin në dorë Kostandinopojën. Gjenerali perandorak Aleks Strat- egopulli, i cili u dërgua me një ushtri të vogël në Trakë për të vëzhguar kufirin bullgar, duke kaluar nëpër rrethinat e Kostandinopojës, vuri re, për habinë e tij, se kryeqyteti ishte pothuajse i pambrojtur. Në atë kohë ishte akoma në fuqi një armëpushim njëvjeçar nënshkruar në gushtin e vitit 1260. Flota venedikase me pjesën më të madhe të garnizonit frëng ishte nisur për të rrethuar kalanë e Dafnisiumit, në një ishull në pjesën jugore të Detit të Zi. Strategopulli, e sulmoi menjëherë qytetin e paarmatosur dhe e shtiu në dorë në të gdhirë të 25 korrikut 1261 pa ndeshur pothuajse asnjë rezistencë. Arratisja e Balduinit II dhe e njerëzve të tij i dha fund sundimit latin në Kostandinopojë.

Më 15 gusht u zhvillua hyrja solemne e perandorit Mihali VIII në qytetin e Kostandinit. Në vitet e sundimit latin, Kostandinopoja kishte humbur një pjesë të mirë të shkëlqimit të saj dhe të pasurisë së saj. Pas plaçkitjes barbare që pësoi më 1204 kishte pasuar një grabitje sistematike e thesareve bizantine. Ato i çonin në Perëndim sepse perandoria latine, e mbërthyer nga frika dhe nga mungesa e parave, shihte te këto grabitje një mjet për të siguruar favorin e fuqive perëndimore. Kishat ishin të zbrazura, të zhveshura nga orenditë e tyre dhe nga reliket e tyre të shenjta. Pallati i Vlahernës ishte shkretuar. Si rrjedhim gëzimi i popullsisë bizantine në çastin e rimëkëmbjes ishte tepër i madh. Pritja që iu bë perandorit kur u kthye në qytetin e çliruar mori pamjen e një feste fetare. Atij i dolën përpara në formë procesioni duke mbajtur në duar ikonën e Hodegetrisë (Shën Mëria me Krishtin e vogël -shënim i përkthyesit), e cila mbahej si vepër e Shën Llukë Ungjillorit. Mihali VIII në këmbë, "më tepër si i krishterë sesi perandor", shkoi në procesionin solemn në manastirin studit dhe pastaj në Shën Sofi. Këtu në kishën e Urtësisë Hyjnore (Shën Sofisë - përkth.) të përshtatur përveç për besimin ortodoks në të cilin perandorët e vjetër të Bizantit merrnin kurorën, në shtator të po atij viti, patriku e kurorëzoi përsën Mihalin dhe gruan e tij Teodora Dukan. Ky akt solemn simbolizonte rilindjen e Perandorisë Bizantine në qytetin perandorak, i cili rilindte në një jetë të re. Në të njëjtën kohë, biri i perandorit, Androniku, i cili atëherë ishte një fëmijë trevjeçar, u emërua basileus dhe trashëgimtari ligjor i fronit. Kryhej kështu hapi vendimtar për formimin e një dinastie të re.

Perandori legjitim Johani IV Laskari, nuk mori pjesë në festimet. Pak muaj më vonë Mihali VIII e verboi djaloshin fatkeq. Ashtu si Androniku ishte çliruar nga biri i Manuelit, po ashtu Mihal Paleologu u çlirua nga i fundmi i Laskarëve, të drejtat e të cilit ai ishte betuar që Ci mbronte. Por ndërsa Androniku gjeti një vdekje të llahtarshme, Paleologu i zgjuar mundi të vendoste një push- tet të qëndrueshëm dhe të themelonte dinastinë më jetëgjatë të historisë bizan- tine: dinastia e cila e qeverisi perandorinë deri në ditët e saj të fundit.

info@balkancultureheritage.com