Perënditë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Perënditë

Gaia/Themis. Kulti i Nënës Tokë (Matera Gaia), në kuptimin e Alma Mater (Nënës Ushqyese),ruhej në Dodonë edhe në gjysmën e dytë të shek. II e.s. Sipas Pausanias “Peleiadet janë gratë e para që kënduan Lavdin... Gaia na dërgon frutat, t’i këndojmë lavde Nënës Tokë (Marëga Taiav, Paus. 10.12.10).” Në Lavdin e Pausanias, Gaia falënderohet për frutat dhe jo për drithin, çka duket se e lidh me periudhën e gjuetar/ frutambledhësit ende jo bujk. Krahas lavdit, Gaia duket se shfaqet në Dodonë edhe nëpërmjet së bijës Themis.

Njëra nga lamelat e orakullit (400- 350 p.e.s.),nis me formulën e pazakontë “O Zeus dhe Themis dhe Diona”, çka e rendit Themisin para Dionës, bashkëpadrones së Dodonës. Këtë raport të përmbysur hierarkik e jus tifikon kulti i Themisit në Tesproti dhe tokat pellazge në Thesali , si dhe fraza e Prometeut “Nëna ime Themis ose Gaia ka shumë emra, por të tërë ata janë emrat e vërtetë të saj (Aesch. Promet. 212)”.

Kjo duket se e tregon Themisin një “alter ego” të Gaias, të lidhur me kultin këmbëngulës të Tokës.

Perënditë Di (Zeus, Diona, Afro-Dita)

Rrënja PIE di (di-, dia-, diëu-/ditë, ndriçon, perëndi),shquhet lehtë në emrat Diona dhe Afro-Dita, ndërkohë që rasat emërore dhe thirrore të Zeusit (Zeuç, Zsu) e maskojnë atë. Por në Dodonë emërorja dhe thirrorja shfaqen 15 herë më rrallë se gjinorja, dhanorja dhe kallëzorja Dios, Dii, Dia (Atoç, Ati, Aia). Si të tillë Zeusi, Diona dhe Afro-Dita krijojnë grupin e perëndive me rrënjë të pastërt PIE “di”, të vijuar më tej në protoshqipen dhe shqipen (di, dija, diej), ku thuaj çdo dukuri e shndritshme përmban rrënjën di/dri: ditë, dritë, ndriçim dhe diell. Emër ky i fundit që me rrënjën di shfaqet vetëm në shqipe/protoshqipen dhe sanskritishten e hershme (Aditi). Si i tillë raporti theonomik, i emrave të perëndive, të paktën për grupin “di”, është i përmbysur, me greqishten marrëse dhe jo dhënëse të këtyre emrave.

Kjo dhe vërteton Herodotin, thuaj të linçuar për shprehjen: “Emrat e perëndive, grekët i morën nga Pellazgët (Hdt. 2. 53).”

Zeusi Pellazgjik i Dodonës, shpaloset që në fillim me tërë atributet e tij. Akili i drejtohet Zeusit me titujt e plotë aristokratikë dhe formulën klasike të lutjeve Atit të Atdheut: “Zeus Mbret i Dodonës Pelazgjike (Zef), Sundimtar i Dodonës.

Ripërsëritja kalk pas katër shekujsh e titullit të fundit nga prokeseni i molosëve 330 p.e.sonë, tregon se vargjet 233/234 të librit 16 të Iliadës, nuk përcjellin ndonjë trill poetik të Homerit por titullin aristokratik me të cilin. Tesprotët dhe Molosët njihnin Kryezotin e tyre. Të dy këta tituj. Mbret i Dodonës Pellazgjike dhe Sundimtar i Dodonës, janë të panjohur tjetërkund. Ndërkohë nga epitetet që përdor Homeri për Zeusin, Pellazg dhe Dodonas janë të vetmit epitete etnonimike dhe toponimike, përcaktorë të kombësisë dhe vendlindjes. Përdorimi i mëtejshëm i formës Zeus i Dodonës nga Euripidi, Platoni, Livi, Servius Honoratus (Eur. Andr. 885, Plat. Phaidr. 244b, lovi Dodonaeo: Liv. 8.24, Serv. Geor. 1.8) dhe formave të përshtatura Zeus Tesprot nga Eskili dhe Pindari dhe Zeus Tomaras nga Argonautika Orfike dhe Klaudiani, dëshmon padiskutueshëm se autorët antikë me këtë Zeus mendonin një Kryezot krejt tjetër nga ai i Olimpit.

Emërtimi Zeus i Tomorit, e lidh këtë kryezot me perëndinë PIE të shtrëngatës, rrufeve dhe lisave Tomar/Donnar dhe Tomorin e Beratit. “Malin më mistik dhe mbresëlënës shqiptar, me stuhi të befasishme dhe majën gjithnjë me dëborë, mjegull a re. Në besëtytni fron hyjnish pagane dhe seli zanash, i cili gëzon autoritetin më të lartë të malit të shenjtë.”Veçmas këtyre epiteteve qëndron epiteti i çuditshëm Zeusi i Gjëmimeve (Ati Bgovrai, shek. IV/III p.e.s.), pasi Zeusi njihet si perëndi e rrufeve, me emrin e armës shkatërruese dhe jo me zhurmën e kësaj arme.

Shpjegimin e kësaj anomalie rreh ta sqarojë Lik, sipas të cilit “Vendi është i famshëm për shtrëngatat me shkreptima (thunderstorm). Vetëtimat e reve fare të ulëta, shoqërohen me shkreptima të mprehta, jehonën e të cilave Mali Tomar e përforcon me violencë tropikale. Ky dhe është shkaku që këtu Kryezot i perëndive është Juppiter Tonans, Zeusi i gjëmimeve.” Kjo dhe e afron atë mirë me perëndinë protoshqiptare Shurdhah, që të shurdhon me gjëmime. Së fundi, në ndryshim nga ikonografia greke, ku Zeusi paraqitet kryesisht me skeptër a shqiponjë a ulur në fron. Kryezoti i Dodonës paraqitet vetëm me atributet e perëndisë së shtrëngatës, rrufeve dhe lisave:

Në serinë e figurinave të shek. 5 p.e.s. ai ka gjithnjë në dorë tufën e rrufeve (fig. 46) dhe në monedhat e shek. IV/III p.e.s. pozon me kurorë gjethesh lisi.

Diona, bijë a mbesë e Tokë/ Gaias (Hesiod. Theog. 353, Hygin. Fab. Praef.) është Titanide, e gjeneratës së parë të perëndive të përmbysura paragreke. Si i tillë, kujdesi dhe vendi i saj në panteonin helen është i dorës së tretë. Fillimisht Diona mungonte edhe në Dodonë, por nga shek. VI/V p.e.s. ajo shfaqet befas si numri dy i orakullit, si bashkëshorte/bashkjetuese  e Zeusit. Emri i saj shënohet kudo në tërë lamelat dhe blatimet e orakullit, asaj i flijohen dema (363 p.e.s, Demost. Orat. 21,53), i ngrihen shtatore (330 p.e.s. Hyper. Euxen.), ka një prift të sajin (410 p.e.s., Eur. fgm. Arch. 228) dhe monedhave pozon lirisht me Zeusin. Këtë ndarje të papritur të pushtetit uni të Zeusit në dy pushtetëshin Dii/Diona e justifikon mkenizmi indoeuropian i dyzimit androgjen (burrë gruas).Analogu i Dii Patri të Kryezotit të Dodonës (Ati Hargi, Hom. II. 16, 238), është kryezoti PIE Dyeus Pter, perëndia e qiellit të ditës së shndritshme, i cili sipas Rigvedas (1500 p.e.s.) u dyzua më tej në Perëndinë At dhe Perëndinë Nënë (RV 5. 84).

Kohën e kësaj ndarjeje dhe rrjedhojat e saj, i sqaron Straboni: “Në kohët e vjetra, Dodona ishte nën sundimin e tesprotëve por më vonë ajo kaloi nën sundimin molos... Në fillim profetët ishin burra por më tej tre gra. Kjo ndodhi pasi Diona u bë bashkëjetuese e Zeusit (Strab. 7. 7 frg. 11-12)”.

Krejt ndryshe nga Diona e papërfillur në Olimp por e plotfuqishme në Dodonë, bashkëshortja e plotfuqishme olimpike e Zeusit, Hera intrigante së cilës ia kishte frikën dhe i bënte katikule i tërë Olimpi (Hom. II. 1.532, 4. 60, 15.85), nuk ekziston fare në Dodonë. Për karshillëk a jo, në Dodonë Hera ishte thjesht një “persona non grata”. Aferdita praninë e saj në Dodonë ja dedikon prindërve Zeus dhe Dionë (Hom. II. 5. 312, 370). Hesiodi e shpjegon lindjen e saj me metaforën më të arritur për rrëzimin e perëndive para Indo-Europiane: Aferdita lindi nga shkuma e krijuar në rënia në det e gjenitaleve të Uranit, të prera me drapër nga i biri Kronosi (Hes. Th. 190-197). Ky kastrim simbolik poshtëronte perënditë e vjetra dhe këpuste vazhdimësinë e tyre fizike. Por zbërthimi i emrit të Aferditës me këtë mit, e lindur nga shkuma Afros/Genos, i lejohet poezive të Hesiodit, por kurrsesi gjuhëtarëve të ditëve tona, të cilët çuditshëm hezitojnë të zbërthejnë me shqipe/ protoshqipen. Në një rrotëz votive bronzi nga Dodona, emri i Aferditës ndahet qartë në Afro dhe Ditai. Nga këto dy gjysma, Afro përkon me shqipe/ protoshqipen afro/afer, me origjinë nga PIE (afar: po vjen) dhe gjysma e dytë sërish me shqipe/protoshqipen dita/ditë, po me origjinë nga PIE (di-, dia- diu- ndriçon, ditë, perëndi). Si i tillë ky dhe është emri krejt më i qartë i një perëndie proto Indo-Europiane.

Këtë e mbështet mirë dhe ylli i mëngjesit, i cili shfaqet në horizont pak para se të lindë dielli, për të lajmëruar afrimin e ditës.85 I cili nuk është tjetër veçse planeti Aferdita, më i shndritshmi nga tërë yjet dhe planetët e tjerë.

info@balkancultureheritage.com