Perënditë ilire
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Perënditë ilire

Damastion: Monedhë argjendi. Lingotë argjendi me shenjën e svastikës (380 - 344 p.e.sonë)
Rizon: Monedhë argjendi e mbretit Ballai me mburojë iliro/maqedonase fillim shek. III p.e.sonë
Maliq: Vula terakote helikë dhe me rrathë bashkëqendror, eneolit (2600 - 2100 p.e.sonë)
Narona (Vid, Kroaci): Altroreliev me gjarpër me fletë. Mbi të shkrimi i Sacr(o)/i shenjtë (shek. II/III e.sonë)
Radhimë(Vlorë): Byzylyk argjendi në formë gjarpëri (shek. IV p.e.sonë)

Emër i lashtë i Kryeperëndisë Ilire, mendohet të jetë vetë emri “Perëndi”, i pajisur me atributet e perëndive PIE, rrufetë dhe shtrëngatën. Për bashkëshorte atij i jepet Prenda/ Premtia,H reminishenca e së cilës sot ruhet tek Shënepremtja dhe dita e premte.

Paralelen e papritur çifti Perëndi/ Premte e gjejnë tek çifti i kryeperëndive gjermanike Wodin/ Frija, emri i së cilës në gjuhën PIE (prihëh,, priya) ka thjesht kuptimin bashkëshorte.

Në kalendarin e hershëm gjermanik, dita e enjte është dita e Wuodin-it (plttdeutsch/gj. hershme W6d-ensdag, an. Wednesday) dhe dita e premte e Frijas (pltd. Fredag, an. Friday, sued. norv, Fredag).

Nëse hipoteza për një perëndi ilire Enj i përgjigjet së vërtetës, kjo do t’i qetësonte të dy anët e ekuacionit: Enj(te)/Premte: Wodens(dag)/Fre-(dag) dhe do ta ndërfuste Premten së bashku me të shoqin e saj, Perëndinë, në shtjellën e religjioneve gjermanike.

Religjioni është një kategori dinamike, e ndryshueshme për akomodimin e strukturave të reja politike. Si i tillë, me nisjen e procesit të akulturimit nga shek. V p.e.s., religjioni Ilir nisi dhe harmonizimi me panteonin Helen. Por edhe në fazat më të avancuara, ai e ruajti karakterin minimalist, kryesisht diteist, me një perëndi të vetme qendrore dhe bashkëshorten zëvendëse të tijën. Ndryshe nga panteoni grek, i njohur për vanitetin hetero dhe homoseksual, panteoni ilir ruajti trajtat monogamike heteroseksuale.

Në këtë zhvillim vërehet një bigëzim veri/jug, me vijë ndarëse Matin (Ardaksanin). Jugu me sistem më të përqendruar shtetëror dhe më i hapur ndaj akulturimit, iu adoptua më tepër religjionit helen. Veriu më i parcelizuar dhe më larg vatrave akulturuese, iu përmbajt idolatrisë vetjake.

Më herët prej perëndive ilire njihet Zeusi pellazgjik i Dodonës (mesi shek. VIII p.e.s.), emri real i të cilit mbetet i mbuluar nga manteli i Interpretatio Graeca-s.

Këtë Zeus e shohim të stampuar në monedhat e Lidhjes Molose (370-328 p.e.s.), Symahisë Epirote (328-233 p.e.s), Amantias, Olympes, Skodras. Por në to ai shoqërohet me simbole krejtësisht të ndryshëm nga simbolet e Zeusit Grek, çka e tregon atë “një perëndi Ilire të unifikuar me Zeusin,... një hyjni unike të adhuruar në krejt territorin ilir”. Përmendja e mëtejshme si Jupiter Parthinus/ Zeusi Parthin, këtë herë me mantelin e Interpretatio Romana, e përforcon mendimin për një Perëndi qendrore panilire.

Medauri. Perëndia i parë që njohim me emrin origjinar ilir, është Medauri të cilit në shek III p.e.s, peripoliarku/ komandanti i rojeve të Rizonit, i kushton një mbishkrim votiv. Medaurit i kushtohen edhe katër mbishkrime të tjerë, prej të cilëve ai i fundit, i shek V e.s, dëshmon mbijetesën e kultit të tij edhe në kohën kur krishterimi ishte fe zyrtare.

Mbishkrimi më i plotë (162 e.s.) i Medaurit është mbishkrimi i gjetur në Lambaesis, në kryeqendrën e provincës Africa Proconsularis. Mbishkrimi i zbuluar në Asklepeionin, temenosin e perëndisë Asklep , është një përkushtim në vargje që i kushtohet perëndisë Medaur nga konsulli romak i Africa Consularis, origjinar nga Rizoni dhe i quajtur po Medaur.

Poezia sipas tërë gjasës e shkruar nga Lucius Apuleius Madauri, autor i kryeveprës botërore Meta- morfosis, për të cilin thuhej se po të mos kishte qënë Krishti, feja e re do kish qenë themeluar prej tij (Lactant. Div. Inst. 5.3.). Pozicioni i Apuleut kryeprift i Africa Proconsularis dhe kryetar i këshillit provincial, kur i parë i provincës ish Konsulli Medaur (Apul. Flor. 16. 38, Aug. Epistulae 138.19), e tregon atë bashkëpunëtor të konsullit.

Poezia e Medaurit, çuditërisht gjithnjë e përkthyer gabim, vijon si më poshtë:

(Ti) qëpër ledhet e Riçpnit Ajakid, Kryekështjellës  sonë Dalmate përkujdesesh, Lar Publik i popullit tonë, Medaur i shenjtër në atdhe, i shenjtër dhe këtu, Të lutem shumë: edhe për këta tempuj kujdesu, I madhërishëm siç je në shëmbëlltyrën vocërrake,  Ku kalin me të majtën qirithi ngre, Gjersa me të djathtën vdekjen e përflak. Të blaton dhe adhuron në këtë strehë tënden. Konsulli, tashmë i emëruar, [......] I njohur nga beteja-prijësit Mars dhe ti o Cezar Mark. Nga fama radhëve tëpara të betejave të shkuara. Ai që tanimëe nisi konsullatën.  Ty, vegim i gjallë i Hyut të atdheut, Që kur kalin ndal, ushtën larg e flakëron. Ty Medaur, ta përkushton Medauri.

përputhet me dekorin e një kupe Megare po nga Rizoni, ku kali befas i frenuar qëndron me këmbët e parme pezull në ajër, ndërsa kalorësi pa asnjë armatim mbrojtës flak ushtën e ngritur afer tëmthit,. Dekori i kupës, identik me atë të një stele nga rrethinat e Apollonisë, e koncepton Medaurin të lirë, të pakërcënueshëm nga kush. Një ndryshim konceptual ky nga ikonografia e panteonit grek, ku perënditë e reja luftojnë me perënditë e vjetra dhe gjigantët, të veshur me armatim të rëndë mbrojtës.

Mbishkrimi nuk e quan Medaurin perëndi, çka për besimin romak do të nënkuptonte mbulimin e një lëmie të caktuar, si lufta a mjekësia. Ndonëse Medauri përmendet me superlativet më të larta: i madhërishëm (magnus), i admirueshëm (Augusto) dhe i shenjtë (sancte), ai rreshtohet në specien më mishmashe të religjionit romak, në atë të larëve të përzier me kategoritë më të habitshme të shpirtrave. Ndërkohë stelat dhe altarët e Lambaesias gulonin nga emrat e perëndive më ekzotike të mundshme, nga Torehoboldi Deo në Dea Africa, dhe nëse ushtarët nuk hezitonin t’i quanin Perëndi perënditë e tyre lokale, aq më pak do hezitonte ta quante Medaurin perëndi i pari i këtyre ushtarëve dhe provincës.

Mospërmendja në mbishkrim e Medaurit si perëndi, por si lar, emri origjinar i të cilëve “laza” përkon me lazoret e ditës së verës, nuk është rastësore, venomet PIE, i ngarkonin larët me përkujdesjen e gjithçkaje, nga shëndeti dhe të korrat tek lufta, por gjithnjë brenda një sinori të caktuar, familje, urë a qytet qoftë, por asnjëherë jashtë tij. Si i tillë përcaktimi Lar Publik i Popullit tonë (Nostri Publice Lar Populi), dëshmon një strukturë religjioze të ndryshme nga struktura politeiste greko-romake me shumë zota. Përkatësisht një strukturë monoteiste me një zot të vetëm, por totemike, të veçantë për çdo njësi etnike.

Momenti më sublim i kësaj poezie është Telesma, lutja rituale “Medaur i shenjtër në atdhe, i shenjtër dhe këtu, të lutem shumë: edhe për këta tempuj kujdesu”. Kjo lutje shënjonte finalen e inicimit mistik, çastin kur pas libacioneve, saktificave dhe shqiptimit të formulave kabalistike, krijuesi i objektit (Konsulli Medaur,) grishte subjektin (Hyun Medaur) që ta shkarkonte forcën magjike tek objekti (skulptura e Medaurit). Pas kësaj, sipas riteve sekrete Myste, shëmbëlltyra e hyut, skulptura e tij, niste veprimtarinë në mjediset e kërkuara.

Ky akt i paprecedent i konsullit Medaur, i cili shpërfill venomin e larëve për moskalimin e sinoreve, thyen kapsulën lokale dhe i atribuon Medaurit universalizëm. Në të nuk kërkohet përkujdesja për një tempull të veçantë, por për tempujt e Medaurit. Si i tillë ai synonte haptas krijimin e një feje të re me Kryezot Medaurin. Ky sakrilegj, i solli Konsullit Medaur dënimin më skajor të senatit Romak: Damnatio Memoriae (Mallkimin e Kujtimit). Një dënim të tillë senati gjatë tërë historisë së Romës ia pati dhënë rreth një duzine perandorësh dhe konsujsh, pas ekzekutimit për tradhti të lartë. Në përputhje me aksiomën Orwellit “Ai nuk ekziston. Ai nuk ka ekzistuar kurrë”, emri i të dënuarve fshihej nga tërë mbishkrimet, aktet dhe librat e historisë dhe jo vetëm kaq. Dënimi pas vdekjes (poena post mortem) me Mallkim të Kujtimit, sillte këputjen e jetës transcendentale, jetës së përtejme, e cila sipas besëtytnisë vazhdonte vetëm falë ngulmimit të kujtimit (perseverantia memoriae). Kur kujtimi mallkohej, ai nuk ngulmonte dot më dhe jeta e përtejme shuhej.

Ndonëse zhdukja e gjurmëve zbatohej rrallë dhe me dembeli, në rastin e Medaurit ajo u zbatua me zell të admirueshëm, duke ia zhgdhendur emrin me daltë dhe çekan, shkronjë pas shkronje, me kanale të thellë. Kjo tregon se sprova për krijimin e një feje të re universale, të bazuar në një hyjni ilire, për senatin romak paraqiste një problem tejet serioz. Zhgdhendja me daltë jo vetëm e emrit të Medaurit, por edhe legjionit të 3.

August të komanduara drejt e prej tij, tregon se kjo tentative ka qenë e armatosur.

Nga perënditë e tjera iliroveriorë njihet Redoni, emrin e të cilit, bashkë me atë të Medaurit, e mbanin dy anije ushtarake. Redoni shihet i stampuar në monedhat Labeate të shek. III p.e.s. dhe emrin e tij, Redonum/Redon, e mbante një skelë detare. Veç tij njihet Enzotika, perëndesha liburne e njësuar me Venusin, Aferditën.

Me lundrimin dhe ujërat lidhen shumica e perëndive të fiseve të Ilirisë Veri-Perëndimore, zeje bazë e të cilave ishte detatia: Bindi/ Neptuni i Japodëve, Ika e Libutrëve, Botia e Istërve. Nëse në Ilirinë Veri-Perëndimore vendin e parë e zinin perënditë e ujërave, në Ilirinë e Mesme të lidhur më tepër me blegtorinë dhe gjuetinë, më të përhapur qenë hyjnitë e grigjave, ndër to Thana, simotra ilire e Artemisit dhe Dianës. Stacioni rrugor Ad Dianam në Kandavi dhe mbishkrimi në veri të liqenit të Shkodrës Diana Candavensis, tregon përhapjen e kultit të kësaj perëndeshe, të njohut vetëm nga interpretatio romana. Si pasojë e presionit të besimit vendas, ajo zuri vend kryesor edhe në panteonin e qyteteve-koloni, ku u njësua me Artemisin. Figurinat dhe relievet e hyjneshës me shpurën e saj, e cila i qëndroi dhe presionit të krishterimit duke arritur në ditët tona me emrin e zanave, i gjejmë si në jug ashtu dhe në veri.

info@balkancultureheritage.com