Piktura e kishës së Marmiroit në Orikum të Vlorës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e kishës së Marmiroit në Orikum të Vlorës

Kisha e quajtur e Marmiroit gjendet mbi një kodrinë të vogël në fushën e Orikumit, dy orë larg në perëndim të fshatit Dukat të vjetër. Kjo kishë ka qenë e braktisur prej kohësh saqë e ka humbur dhe emrin e shenjtit, të cilit i kushtohej. Kur e zbuluam për herë të parë, këtë kishë e gjetëm në gjendje të dëmtuar rëndë, me gjysmën e kupolës të rrënuar, pa dyer, me mbulesën e çatisë prej tholloje të dëmtuar shumë rëndë. Pasi u deklarua monument, kishës iu bë një rikonstruksion i përgjithshëm nga Instituti i Monumenteve dhe sot paraqitet një ndër godinat arkitektonike më të bukura të periudhës prej shekujve XII-XIII në vendin tonë.

Kisha në fjalë është e stilit bizantin në formë kryqi, të brendashkruar në një kube cilindrike.

Faqet e brendshme të mureve të saj kanë qenë të gjitha të pikturuara me pikturë monumentale, siç dëshmohet nga fragmentet e ruajtura, nga të cilat mund të lexohen pak tipare. Megjithatë, edhe nga këto mund të arrijmë në një farë datimi me përafërsi.

Meqenëse piktura ka mbetur në shumë fragmente të vogla, nuk mund të flitet për tematikën e saj. Neve na mbetet të kapim ndonjë tipar në ato fragmente që mund të lexohen.

Mbi faqen e murit jugor përmbi portë ruhen dy figura, ka të ngjarë të jenë të skenës "Lindja e Krishtit". Ndër këto dy figura, njëra na duket e Josifit dhe tjetra e një gruaje me një send në dorë.' Këto dy figura, në krahasim me fragmentet e tjera, ruhen në një gjendje relativisht të mirë, punuar prej një artisti me dorë shumë të lirë me penel të sprovuar.

Joslfi paraqitet ndenjur me krye të mbështetur mbi dorën e djathtë, që e ka vendosur mbi gju, me imation të gjelbër të çelët, kurse gruaja paraqitet e stolisur me maforin e saj në vishnje të errët dhe me një napë të bardhë në të kaltër, të çelët, që i vjen rreth qafës dhe i varet mbi shpatullat. Portretet janë modeluar në mënyrë piktoreske, me plastikë e me volum, por me konture të trasha. Josifi jepet me sy të mëdhenj, i menduar dhe me një vështrim sugjestiv. Këto figura, ashtu siç janë ruajtur, evidencohen mbi një sfond të verdhë.

Mbi murin verior pranë portës ruhet figura e një shenjti, portreti i të cilit është me konture të theksuara, modeluar me ngjyrë okri të verdhë në gri mbi sankirin e gjelbër dhe me reflekse prej penelash të bardhë në format më të ndriçuara. Veshjet e tij janë të gjelbra, me pala, trajtuar prej linjash të drejta e të thyera prej penelash të trashë e të errët.

Te fragmentet e figurave të jerarkëve ruhen ornamente prej linjash të lakuara, kurse fragmentet e teksteve të rulove janë me shkronja të trasha, që dëshmojnë për fundin e shek. XIII.

Në faqen e murit verior konstatohen dy shtresa pikturash. Figurat e ruajtura na duken të shtresës së parë. Shtresa e dytë paraqitet me ngjyra më të ngrohta. Mbas një pastrimi që mund t'u bëhet fragmenteve të pikturave, mund të zbulohen edhe më shumë tipare të kësaj pikture shumë të dëmtuar. Gjithashtu, në pjesët e sipërme të mureve mund të lexohet më mirë ndonjë figurë eventualisht më pak e dëmtuar.

Duke u mbështetur në linjën e trashë të figurave të fragmentuara, në konturet e trasha e të theksuara të portreteve, në okrin gri në të verdhë të portreteve, si edhe në shkronjat e trasha ruajtur në tekstet e fragmentuara të rulove të jerarkëve, sot për sot mund të shprehemi me rezervë rreth datimit të kësaj pikture, e cila ka të ngjarë t'i atribuohet me përafërsi gjysmës së dytë të shek. XIII.

info@balkancultureheritage.com