Piktura e kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës

Rreth vitit 1960 shkova në Shkodër për të ngritur gurët blloqe me mbishkrime kryesore të Kishës së Shën Sergiut dhe e Bakut në fshatin Shirgj të Shkodrës. Këto blloqe gurësh kishin rënë në lumin Bunë dhe ishin në rrezik t'i merrte ujët e Bunës gjatë dimrit që po afrohej. Pasi e realizova këtë aksion shumë të vështirë dhe gurët me mbishkrimet historike i vendosëm në muzeun e Shkodrës, shkova për herë të parë dhe në Vaun e Dejës për të vizituar Kishën e moçme të Shën Mërisë.

Kisha e Shën Mërisë, ndonëse e vogël, të bënte përshtypje për bukurinë e saj arkitektonike. Ajo ishte ndërtuar prej materiali fisnik prej gurësh gjysmëmermer të bardhë të latuar dhe për vjetërsinë e saj të jepte përshtypjen se ishte e moçme dhe në stil roman.

Në brendinë e saj, kisha i kishte faqet e mureve të veshura me pikturë, e cila, fatkeqësisht, ruhej shumë e fragmentuar. Fragmentet e kësaj pikture na u dukën si punë piktorësh të ndryshëm dhe në kohëra të ndryshme.

Me rastin e kësaj vizite, që i bëmë kishës, nuk patëm mundësi të mbanim shënime në mënyrë sistematike e të plotë për një studim të kësaj pikture. Këtë punë e lamë ta bënim një herë tjetër dhe meqenëse një rast i tillë nuk na u dha, kjo pikturë nuk u studiua nga ana jonë. Një studim të hollësishëm pikturës së këtij monumenti i ka bërë Dhorka Dhamo.

Duke qenë se monumenti në fjalë i Vaut të Dejës nuk ekziston më, po e konsiderojmë të mjaftueshme që në këtë studim tonin të ekspozojmë konkluzionet e studimit të Dh. Dhamos rreth pikturës së këtij momumenti.

Mbi kohën e ndërtimit të kësaj kishe të Dejës, studiuesja konkludon se ajo duhet të jetë ndërtuar në shek. XIII, gjë që korrespondon me mendimin e Th. Ippen.

Dh. Dhamo konstaton se Kisha e Shën Mërisë së Vaut të Dejës është "stolisur me piktura nga duart e mjeshtërve të ndryshëm gjatë etapave të ndryshme. Dhe se çdo herë janë respektuar fragmentet e mëparshme, duke i përfshirë si pjesë të ansamblit të ri dekorativ". Në pjesën e kungës, autorja ka konstatuar shtresa suvaje me pikturë që mbulojnë njëra-tjetrën.

Pikturën më të vjetër të kishës në fjalë studiuesja e konsideron të shek. XIII dhe e lidh me fragmentet pikturore të murit verior, me pjesë të një figure shenjti, me përmasa mbinatyrore, të përfytyruar ulur mbi një fron, si edhe me pjesë nga skena "Fjetja e Shën Mërisë".

Figurën e shenjtit ndenjur në fron, nga veshjet jerarkike, me fellon e omofor të bardhë,me qëndrim përballë e vertikal dhe me poza madhështore, autorja e dallon si të Shën Kollit.

Në skenën "Fjetja e Shën Mërisë", ajo dallon disa koka engjëjsh dhe apostujsh, fragmente, veshjeve të tyre, shenja të shtratit të Shën Mërisë si dhe pjesë breroresh. Për sfondin e kësaj skene konstaton se duhet të ketë qenë blu. Në këtë skenë "Fjetja e Shën Mërisë" trajtohet me linja që përcaktonin çatinë e një tempulli të pikturuar të tipit bazilikal dhe shton se kjo dëshmon që në pikturën e kësaj periudhe, krahas sfondit abstrakt blu» është përdorur si plotësues edhe ai arkitekturor. Në krijimin e kompaktësisë kompozicionale të grupeve të figurave, autores i tërheqin vëmendjen "engjëjt me fytyrë të rrumbullakët, me sy të mëdhenj e të rrethuar me vetulla të trasha që vijnë e bashkohen në midis me flokë kaçurela ngjyrë gështenjë, të përmbledhur bukur nga konturet e hequra përqark".

Autorja, ndryshe nga engjëjt, i sheh fytyrat e apostujve, kur shkruan "Ovalet e deformuara të fytyrave të tyre, të veshëve e syve gati trikëndësh që vështrojnë me trishtim nga ne, krijojnë një shprehje mahnitëse që shoqërohet nga pozicioni i ndryshëm i duarve të drejtuara me shuplakë të hapura herë nga Shën Mëria e herë vertikalisht dhe nga çdo lëvizje tjetër e trupit të tyre të përkulur e të mbështjellë me veshje tradicionale me hiton e mafor".

Skena "Fjetja e Shën Mërisë" dhe fragmentet e figurës së jerarkut, autores i duken shumë të ngjashme ndërmjet tyre nga mënyra e punimit. Këtu ajo, gjithashtu, konstaton: "Konturet kryesore, që përcaktojnë format e përgjithshme, në to janë hequr me linja të trasha dhe kanë ngjyrë kafe në të kuqe (ka të ngjarë që për konturet të jetë përdorur dhë natyral). Ngjyrat kryesore, e kuqe e çelur si e luleshegës dhe e gjelbra, janë aq të lehta e aq transparente, saqë piktura e ekzekutuar me teknikën e freskës të duket si e punuar me akuarel".

Në freskët e periudhës, që Dh.Dhamo e konsideron të dytë, lexon rreth dhjetë silueta në sipërfaqen veriperëndimore të qemerit. Për këto ajo mendon se ka shumë mundësi të kenë qenë figura profetësh, pergamenat e të cilëve duhet të kenë qenë shkruar sllavisht. Me këtë gjuhë, thotë ajo, lidhet teksti i pergamenit të një shenjti, që, nga nënshkrimi, duket se paraqet Solomonin. Autorja, gjithashtu, shprehet që "Nga vizatimi i sigurtë, tiparet e përcaktuara dhe nga mënyra grafike e punimit që vërehet krahas me atë piktorike në modelimin e fytyrës, trajtimit të veshjeve me pala të thella po të ngrira, figurat e harkut qendror na kujtojnë stilin e freskave të vitit 1369 në Kishën e Shën Mërisë të Maligradit". Autorja, figurat i sheh "përfytyruar në gjendje të përqendruar dhe me një botë të brendshme aq të vrullshme, saqë të duket sikur nga çasti në çast e gjithë kjo forcë e ndryshme do të shpërthejë".

Në pjesën që përbën gjysmën lindore të qemerit, autorja dallon skenën "Kryqëzimi i Krishtit" dhe skenën "Zbritja e Krishtit në Ferr". Gjithë përbërësit e skenës studiuesja i ka përshkruar me imtësi duke vënë në dukje ndjenjën e trishtueshme që lexohet në shprehjen e figurave me anë të lëvizjeve dhe të qëndrimeve të tyre.

Nga skena "Zbritja e Krishtit në Ferr" Dh.Dhamo vë në dukje se "aty nuk ruhen koka e Krishtit, e Adamit dhe shumë pjesë nga figurat e mbretërve. Në disa vende... ngjyra e sfondit është zhdukur thuajse fare". Për kompozimin e skenës, autorja thotë se ajo shquhet nga një shpërndarje dhe lidhje e qartë e të gjitha elementeve të saj, kryesisht të figurave që, pa përjashtim, dallohen nga poza mjaft shprehëse nëpërmjet të cilave jepet, pothuajse, e tërë gjendja e tyre shpirtërore, sikurse dhe në skenën "Kryqëzimi i Krishtit".

Për të gjithë pikturën e qemerit autorja mendon se lidhet me një periudhë të vetme dhe pikërisht me shek. XIV. Ajo vazhdon "Sikurse në pikturën bizantine të kësaj kohe, ashtu edhe këtu skenat janë të inkuadruara, zhvillohen në sfond abstrakt blu, për të cilin nuk është i huaj përdorimi i elementeve arkitekturore, si dhe i imtësive të tjera, të cilat e pasurojnë mjaft skenën dhe i japin asaj një karakter narrativ krahas me atë monumental. Figurat kanë përmasa më të vogla se natyrale, por numri i tyre s'është ende aq i shumtë sa në disa ansamble të tjera të gjysmës së dytë të këtij shekulll. Një veçori tjetër e rëndësishme është mënyra e kombinuar grafike dhe piktorike e modelimit të karnacionit, gjë që vërehet fare qartë në fytyrën e shenjtit të panjohur, të përfytyruar në pjesën veriore të harkut qendror të qemerit".

Këto janë konkluzionet kryesore të Dhorka Dhamos, të nxjerra nga studimi rreth pikturës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës.

info@balkancultureheritage.com