Piktura e kishës së Shën Mitrit në fshatin Bezmisht të Prespës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e kishës së Shën Mitrit në fshatin Bezmisht të Prespës

Kisha e Shën Mitrit në Bezmisht të Prespës së Madhe është godinë njënefshe, me një apsidë trifaqëshe, ndërtuar me gurë, përfshirë nga të katër anët me korniza tullash, por edhe me copa tjegullash ndërmjet gurëve, të vendosura në mënyrë të çrregullt. Apsida, nga mesi stoliset me një brez prej dy rreshta tullash vendosur horizontalisht, si edhe me nga një tullë në formë medaljoni në mes të të dy faqeve anësore të saj. Tryeza e altarit është ndërtuar dhe është lidhur me murin e saj.

Sot kisha është pa ikonostas, të cilin duhet ta ketë pasur Kisha e ruan pikturën vetëm në faqen e murit lindor. Faqet e tjera të mureve janë të suvatuara si brenda, ashtu edhe jashtë dhe nuk dimë nëse nën suva ruajnë pikturë. Në nikën e vogël mbi portën perëndimore, jashtë, ruhet skena "Shën Mitri".

Piktura e kishës ka këtë tematikë: Platitera në apsidë e tipit Oranta, me duar të hapura në pozicion lutjeje në tërësinë e figurës, por pa Emanuelin në kraharor. Nën të vjen brezi me figurat e katër jerarkëve: Shën Vasili i Madh, Kirilli i Aleksandrisë, Shën Gjon Gojarti, dhe një figurë tjetër e paidentifikuar. Në nikën e prothesit ruhet figura e Shën Stefanit dhe, në të majtë të tij, një tjetër figurë e paidentifikuar nga dëmtimi që ka pësuar, kurse në nikën jugore ruhet figura e poetit kishtar Romano Melodhoi. Anash apsidës, sipër, ruhet skena "Ungjillëzimi" me Gabrlelin në anën veriore të apsidës dhe Shën Mërinë në atë jugore. Në nikën, mbi portën perëndimore, ruhet skena në miniaturë - Shën Mitri mbi kalë duke vrarë Lieun.

Në nikën e prothesit, pranë figurës së diakon Stefanit, nën shtresën e sherbetit gëlqeror, mundëm të deshifronim, me shumë vështirësi, një mbishkrim në gjuhë sllave, me shkronja cirilike, kapitale, të holla e të gjata dhe të bardha, mbi një sfond të errët si pason: Прими Господи Молење раба сцоего к ир Драфанаино дружи(ни)... и едае..., që i përkthyer, do të thotë “Prano o zot, lutjen e shërbëtorit tënd, zotit Dragan me shoqërinë”. Këtu po vëmë në dukje se edhe mbishkrimet pranë figurave janë në gjuhën sllave, si më sipër.

Paraqitja e Platiterës në apsidë në tërësinë e figurës, në madhësi pak mbinatyrore dhe pa Emanuelin në kraharor është i vetmi kompozim që ruhet në pikturën tonë paraturke. Te ne është edhe një kompozim tjetër i Platiterës pa Emanuelin, në ansidën e paraklisit të Shpellës në Glluboko, pranë Bezmishtit por aty ajo është në gjysmëfigurë.

Piktura e Kishës së Shën Mitrit në fjalë është spërkatur me sherbet gëlqereje, gjë që pengon pamjen e pastër të figurave, por nga pastrimet që janë bërë në disa vende, më mirë dallohen fiqurat e Shën Stefanit dhe e Gabrielit, më pak e Platiterës dhe e Romano Melodhoit.

Ndonëse e mbuluar se tepermi me sherbet gëlqereje, platitera dallohet e stolisur me maforin e saj të kuqërremtë në vishnje dhe me hitonin e kaltër të çelët. Mafori në napën e bardhë, që i del rreth fytyrës, vjen me pala prej linjash të prera zig-zage, si edhe nga fundi poshtë. Përdorimi i napës së bardhë rreth fytyrës haset shumë rallë, se të shumtat e rasteve, në figurat analoge, napa përdoret e kaltër qiellore dhe, më rallë, e gjelbër.

Medaljoni i portretit te Platiterës së Bezmishtit, me fytyrë të gjerë, gati e rrumbullakët, është një tip i rallë në ikonografinë tonë, sepse nuk ka ngjashmëri me tipin e platiterave të monumenteve tona, të cilat, te ne, në të shumtën e rasteve, modelohen me portrete në formë vezake dhe me sy në formë bajameje.

Ky tip i Platiterës së Bezmishtit ka ngjashmëri vetëm me atë të ikonës së Kishës së Maligradit, në Prespë. Një tip të tillë ne mund ta hasim te gratë e fshatrave të Maqedonisë me popullatë sllave.

Në skenën e "Ungjillëzimi", figura e Gabrielit ruhet pak më e , pastër nga sherbeti gëlqeror, e cila është më se në gjysmëfigurë, i veshur me stihar dhe me orar të kryqëzuar në kraharor. Orari dhe brezi me të cilin është ngjeshur si edhe shiriti i gjerë që i zbret prej grykës deri poshtë, stolisen anash prej pikash të bardha, që duken si një kornizë prej perlash ose prej gurësh të çmueshëm. Fletët e ungjillit janë trajtuar në mënyrë trashanike, por, në përgjithësi, i gjithë vizatimi i pikturës është shumë i dobët. Portretet modelohen prej konturesh të theksuara ngjyrë kafe, kurse karnacloni është gri.

Te kompozimi i Gabrielit, ne shohim për herë të parë një figurë të kompozuar mbi sfond arkitektonik. Vizatimi i kësaj arkitekture, i parë në pikturën tonë të vjetër, është skematik dhe i dobët, kurse figurat e tjera janë dhënë mbi një sfond të errët, lisho.

Shën Stefani dhe Romano Melodhoi janë pikturuar me qëndrim frontal, veshur me stiharë ngjyrë krem, me jaka të mëdha të rrumbullakta që u mbulojnë supet. Këto janë stolisur me trlkëndësha të vegjël, të kuqërremtë dhe me nga një pikë të bardhë në mes. Fytyrat e tyre, që përkufizohen prej një linje të trashë të kuqërremtë, janë modeluar në formë vezake, me sy të mëdhenj dhe vetulla të trasha, të harkuara, kurse karnacioni është grl I çelët. Portretet në modelimln e tyre kanë shumë ngjashmëri me flgurën e Shën Stefanit në parakllsin e Shpellës së Arkangjelit në Trestenlk të Prespës.

Jerarkët nën Platiterën-1 shohim të trajtuar si edhe figurat analoge të mëparshme, të veshur me felionë të bardhë, të stolisur me kryqe të mëdha, të kuqërremta, kaba, dhe amoforët me kryqe të zeza. Epitrahilët i kanë të ngushtë si orarë dhe janë stolisur prej linjash të shumta të kryqëzuara, kurse epigonatët e tyre duken të holla, si shami. Këto veshje, gjithashtu, dëshmojnë për lashtësinë e kësaj pikture naive.

Mbi nikën e rrafshët, jashtë mbi portën perëndimore të kishës, Shën Mitri, është kompozuar mbi një kalë ngjyrë të kuqërremtë, që është shpërpjesëtimisht më i vogël nga figura e Shën Mitrit. Figura e Lieut, që vritet me shtizë nga Shën Mitri, është dhënë e vogël, si një kukull. Figura e Shën Mitrit mbi kalë kompozohet me qëndrim frontal, si freskë-ikonë, dhe me shpërpjesëtime te theksuara. Sfondi këtu është blu i çelët në gri, gjysma e poshtme, e gjelbër. Shën Mitri është dhënë me veshje prej strategu, i stolisur prej katërkëndësha të vegjël ngjyrë të kuqërremtë të errët. Kjo ngjyrë gati mbizotëron në figurat, kurse hliamidha e tij, që i ndehet nga pas, është e gjelbër.

Sfondi i pikturës së kësaj kishe është thuajse ngjyrë e gjelbër e errët, kurse ornameni që stolis brezin e ngushtë rreth apsidës është në formë zemrash brenda medaljonesh.

Marrë në tërësi, piktura e Kishës së Shën Mitrit të Bezmishtit karakterizohet nga stili grafik linear, i vjetër, ku linja luan rolin kryesor dhe vizatimi është i dobët me ngjyra të thjeshta të pakultivuara. Kjo pikturë, për tiparet që  e karakterizojnë ka shumë mundësi t’i atribohet kohës nga gjysma e shek. XI deri në fund të këtij shekulli.

Duke pasur parasysh mbishkrimin ktitorial, nënshkrimet e figurave në gjuhën sllave, si dhe tipin e figurës së Platiterës, së nuk ka gjë të përbashkët me tipin e platiterave në pikturën në Shqipëri dhe atë greke, por na duket një tip i fshatarëve maqedonas, mendojmë se ka të ngjarë që ky pikor të jetë me origjinë maqedonase.

info@balkancultureheritage.com