Piktura e trapezarisë së manastirit të Shën Mërisë së Apollonisë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e trapezarisë së manastirit të Shën Mërisë së Apollonisë

Manastiri i Shën Mërisë së Apollonisë pranë fshatit Pojan të Fierit, që ishte dikur rezidenca e peshkopatës së lashtë paleokristiane të Apollonisë, njihet si një ndër manastiret më të dëgjuara mesjetare të vendit tonë.

Përveç kishës së Shën Mërisë, në mes të oborrit, dhe paraklisit të Shën Mitrit, në anën veriore, pranë saj në anën perëndimore të kishës lidhur me godinat e banesave që rrethojnë oborrin, shtrihet një godinë e vjetër me stil dhe strukturë ndërtimi bizantin. Nga gojëdhëna e vendit, ajo njihet si trapezaria e vjetër e këtij manastiri. Godina në fjalë paraqitet e tipit bazilikor triapsidal në formë kryqi. Struktura e ndërtimit të mureve të Trapezarisë është me gurë, rrethuar secili prej kornize tullash nga të katër anët. Kjo strukturë ndërtimi duhet të jetë përdorur, afërsisht, që nga shek.XIII dhe ka vazhduar gjatë shekujve XIV e XV.

Në një gur të murosur jashtë apsidës lindore, poshtë, ruhet i gdhendur një mbishkrim që sot paraqitet shumë i dëmtuar dhe nga i cili mund të lexohet vetëm data 6758 (1250), por me shifrën e parafundit jo shumë të qartë.

Brendia e Trapezarisë në tri faqet e mureve stoliset me pikturë monumentale e cila, fatkeqësisht, ruhet shumë e dëmtuar e pjesërisht e zhdukur fare.

Për herë të parë, rreth kësaj pikture ka shkruar Viktori Puzanova, e cila ka meritën e saj të vërë e para në dukje tiparet kryesore stilistike dhe artistike të pikturës së Trapezarisë në fjalë. Që kjo godinë duhet të ketë qenë Trapezaria e manastirit dhe jo kishë, ndonëse paraqitet në formë kishe, përveç gojëdhanës, e tregon ndërtimi i saj me drejtimin gjatësor nga jugu dhe jo na lindja, siç janë kishat bizantine. Këtë e tregon edhe piktura e saj. Piktura në të, ndonëse është sistemuar me breza sipas traditës bizantine në ksiha, seknat aty nuk nisin me ciklin kryesor të festave të mëdha. Ato nuk radhiten sipas kronologjisë siç shohim në kisha, por janë dhënë disa skena nga “Dhiata e re”, disa nga rradhët e murgjëve si dhe nga martirët, siç i ka kërkuar porositësi, ose siç i ka zgjedhur piktori dhe që mund të ketë qenë edhe murg i këtij manastiri.

Tematika e pikturës së Trapezarisë

Duke qenë se piktura në këtë godinë ruhet shumë e dëmtuar, ne do të përpiqemi të renditim pikturën e Trapezarisë aq sa ajo mund të identifikohet.

Mbi faqen e murit perëndimor duke filluar nga ana jugore sipër, piktura nis me skenat që vijojnë: Skena “Larja e këmbëve të Krishtit nga gruaja mëkatare”, e cila ruhet mjaft e dëmtuar. Skena përbëhet nga figura e Krishtit gruaja mëkatare dhe katër persona të tjerë të paidentifikuar. Aty, Krishti, ndonëse është i dëmtuar në portret, i ruhet pjesa më e madhe e fytyrës, paraqitet ndenjur, duke bekuar gruan mëkatare të gjunjëzuar para tij, i stolisur me veshje të gjelbër mbi hitonin e kuq. Kurse gruaja që ruhet në gjendje të padëmtuar, stoliset me veshje të kuqe.

Skena "Dasma në Kana të Galilesë" ruhet, pothuajse, në gjendje fare të mirë.

Skena "Lutja në Getsimani" ruhet sipër në apsidën e këtij muri, në gjendje shumë të zbehtë. Figura e Krishtit aty është dhënë njëherë duke u falur, njëherë duke zgjuar apostujt, që flenë dhe grupi i tretë përbëhet prej Judës dhe turmës së njerëzve që duken sikur vijnë. Figura e Krishtit është shumë e dëmtuar, kurse ato të apostujve janë shumë të zbehta.

Pas apsidës perëndimore në një skenë pothuajse krejt të dëmtuar e të paidentifikuar dallohet vetëm figura e Krishtit duke bekuar.

Ndër këto skena vjen brezi me shenjtorë në medaljone: para apsidës me dy shenjtorë të paidentifikuar, pas apsidës me një figurë shenjti në medaljon dhe nën të, një figurë shënari, edhe këto të paidentifikuara. Nën skenën e apsidës është brezi me shenjtorë në këmbë, shumë të dëmtuar e të paidentifikuar. Faqja e murlit lindor, duke filluar nga ana jugore, sipër, ruan skenat që pasojnë.

Skena "Mesipendikosti" ose "Krishti duke lëçitur në sinagogë", është shumë e dëmtuar. Në to Krishti është dhënë mbi një fron në mes të skenës, me një libër të hapur në duar, duke bekuar me të djathtën, veshur me të bardha, portreti i të cilit prej qafe e sipër ka rënë më gjithë suva. Përreth tij figurat e izraelitëve paraqiten shumë të dëmtuara. Sipër mbi apsidë është një skenë e paidentifikuar, e cila ruan vetëm tri fragmente figurash me brerore. Nën to është brezi me shenjtorë në medaljone, i ruajtur në gjendje mjaft të mirë, me figura të paidentifikuara për mungesë të nënshkrimeve, të cilat, me sa kuptohet, janë fshirë. Nën këto është brezi me shenjtorë në këmbë, shumë i dëmtuar.

Në faqen e murit jugor përmbi apsidë ruhet një skenë e madhe pothuajse e zhdukur dhe vetëm një fragment gruaje në këmbë.

Skena "Deisis" është nën të; në mes ka Krishtin e tipit Emanuel, me tri figura engjëjsh anash me qëndrim lutjeje.

Skena "Larja e këmbëve apostujve" është në të majtë, pas skenës "Deisis", gjithashtu shumë e dëmtuar.

Skena "Krishti mëson apostujt mbi përulësinë" është në të djathtë të saj. Në të ai iu shpjegon nxënësve arsyen e larjes së këmbëve. Të trija ndodhen brenda medaljonesh në formë kusti; figura e Krishtit dhe ato të engjëjve kanë pak dëmtime.

Skena "Profet Ilia në mal" gjendet nën skenën e sipërme, në të djathtë të apsidës.

Skena "Ava Zosima kungon Marinë Egjiptiane" ruhet në të majtë të apsidës, në gjendje fare të mirë.

Nën Profet Ilinë ruhet figura e Damaskinoit - poetit kishtar me veshje murgu.

Sipërfaqja e apsidës jugore është e mbyllur me mur të ri të pasuvatuar. Rreth kësaj apside ruhet një brez i ngushtë, i pikturuar me dekore florale të stilizuara, kurse rreth apsidës perëndimore dekoret e brezit janë me motivin e palmetave të bardha mbi sfond ngjyrë kafeje, të errët.

Analiza e pikturës më të padëmtuar të Trapezarisë

Skena "Dasma në Kana të Galilesë", që ruhet në gjendje më të mirë në këtë ansambël pikturor, kompozohet prej tetë figurash si: Krishti me Shën Mërinë, krushku i parë dhe dhëndri me nusen, dy figura të rinjsh anash Krishtit dhe Shën Mërisë si dhe një figurë pranë enëve të ujit.

Tryeza rreth së cilës janë renditur figurat është dhënë e shtruar me një pëlhurë të kuqërremtë të çelët, mbi të cilën janë vendosur dy kupa gjelle me formë të rrumbullakët, siç përdoren edhe sot ndër fshatarët tanë si dhe somune buke dhe tri thika.

Krishti, figura kryesore kompoziclonale e skenës, është vendosur në krye të tryezës, në anën e majtë, mbi një fron të lartë pa mbështetëse, ulur mbi një jastëk, me këmbë mbi një nënkëmbëse të lartë në formë tryeze. Ai është i stolisur me një hiton luksoz, të gjerë me ngjyrë të gjelbër të errët, pakëz në vjollcë, që shkon bukur me veshjen kafe në të kuqërremtë të errët.

Afrimi i Shën Mërisë me Krishtin shpreh një gjest të përzemërt dhe intimitetin e nënës ndaj të birit, me të cilin piktori interpreton momentin kur ajo i pëshpërit birit të saj për mungesën e vezës, duke i dhënë skenës, me këtë një gjest, karakter zhanri. Kurse ngritja e kupës së verës nga krushku i parë, të cilën dhëndri e tregon me të dyja duart, krijon përshtypjen sikur ata flasin për verën e mirë. Dhëndri dhe nusja duken të stolisur me veshje ceremonlale; nusja dhe me një kurorë mbi kokë dy figurat e të rinjve me vështrim nga Krishti, sikur shprehin habi për ngjarjen që ka ndodhur.

Kjo mënyrë trajtimi dhe kompozimi e figurave rreth tryezës, si dhe lëvizjet me gjestet e tyre, kanë vënë në dukje idenë kryesore të mrekullisë, që ka për qëllim skena të përfytyrojë, gjë që tregon se forma i ka shërbyer në mënyrë të plotë qëllimit të përmbajtjes së tablosë.

Gjithashtu, kompozimi i figurave në tablo rreth tryezës së shtruar para tyre, jo vetëm u ka dhënë mundësi figurave të evidencohen bukur, por njëkohësisht ka arritur të krijojë dhe idenë e distancës e të hapësirës në skenë, elemente artistike këto që në pikturën bizantine njihen si përparimtare.

Në këtë skenë modelimi i portreteve të figurave arrihet me konture fare të lehta dhe drita në fytyra intonohet mbi një farë okri të kuqërremtë, të lehtë, që ato i pajis me një plastikë reale mjaft të përparuar. Piktori anonim përveç këtyre tipareve, figurative ka arritur me individualitet të theksuar dhe  me shprehje të gjalla, kurse ato të të rinjve, edhe me vështrim sugjestiv, me një mimikë të lehtë të natyrshme. Kjo i bën ata të duken sikur marrin pjesë në ngjarje, tipare përparimtare këto, që i përkasin artit të shek. XIV.

Në këtë tablo, ndonëse ngjyrat janë të pakta si e kuqërremta (siene), bluja në të gjelbër, bakri, kafeja e errët, duke qenë të mirëkultivuara, përdoren në skenë me shumë mjeshtëri, me harmoni dhe art, kurse duke zotëruar më tepër ngjyrat e çelta, gama e përgjithshme e skenës rezulton e çelët, e lehtë.

Figura e Krishtit, e vendosur mbi fronin madhështor, e stolisur me hitonin e gjerë, blu në vjollcë, kompozohet me qëllim, në mjedisin rrethues prej ngjyrash të çelta, si prej figurave pranë tij, prej fronit të kuqërremtë dhe të mbulesës së kuqërremtë shumë të çelët të tryezës, për t'u evidencuar më mirë e më bukur nga të tjerët, si figura kryesore kompozicionale e skenës. Gjithashtu, edhe figurat e tjera rreth tryezës, me veshjet e tyre të kuqërremta e kafe, evidencohen fare mirë mbi sfondin blu të errët, duke u ndriçuar dhe prej ngjyrës së çelët të tryezës. Këto ngjyra të çelta sikur e gjallërojnë pamjen e përgjithshme të tablosë duke arritur gamën e përgjithshme të saj, me tone të çelta e me estetlkë.

Një ndër realizimet me shumë art dhe që ruhet në gjendje pothuajse të mirë në këtë pikturë është kompozimi dhe modelimi i figurës së Profet Ilisë nga Thezba. Figurën e tij e shohim të vendosur mbi një mjedis malor, i ndenjur në hyrjen e një guve . Ndonëse kjo skenë ka pësuar një plasje të lehtë në suva, që figurës i vjen nga sipër, duke kaluar nëpër flokë dhe duke e prekur atë nga ana e majtë, megjithë disa të fshira në sfondin malor, këto dëme nuk ia kanë zhdukur bukurinë e modelimit dhe të kompozimit kësaj figure.

Qëndrimi ulur i Profetit, me krye mbështetur mbi dorën e djathtë, që është vendosur lirisht mbi gjurin, tregon një qëndrim të realizuar në mënyrë krejt të natyrshme, kurse me krye kthyer nga qielli, e tregon atë në momentin e frymëzimit.

Këtu, Profet Ilia është dhënë i stolisur me një dollamë në formë gune të kuqërremtë të errët, me gëzof të bardhë nga brenda, që i duket anëve dhe lidhur në grykë, si gunat e fshatarëve tanë të tipit pa mëngë. Kurse hitoni, veshja e tij e brendshme në ngjyrë të gjelbër bakri pakëz në vjollcë të lehtë, intonohet me tone të lehta, duke i dhënë volum e plastikë formave të dala të trupit dhe duke u derdhur me paia natyrore, realizuar prej linjash të thyera e të lakuara.

Me shumë hollësi vërehet i modeluar portreti i tij. Ai është realizuar me proporcione të sakta të kontureve të buta, kurse tokët e tij te gjata e të dendura që i varen nga pas me bukle, bashkë me mjekrën, tregojnë realizëm. Këto të gjitha, në ngjyre te kuqerremte, e paraqesin portretin e tij me plastikë reale dhe me shumë art, që i afrohet shumë pikturës realiste.

Ky tip i profetit nga Thezba është i njohur në pikturen bizantine si te ne, edhe jashtë vendit, por kjo vepër e Trapezarisë së Apollonisë mund të radhitet ndër më të përparuarat në stil dhe ndër më të bukurat, në përgjithësi, në pikturën bizantine.

Figurën e profetit e shohim të kompozuar në mjedisin malor midis dy maja shkëmblnjsh dhe midis dy pemësh të vogla në ngjyrë të gjelbër bakri, sistemim simetrik ky, i njohur si karakteristikë e pikturës bizantine. Përdorimi realist i ngjyrave në këtë mjedis malor, duke qenë realizuar në mënyrë mjaft reale, paraqet interes artistik për kohën kur është realizuar. Për shembull, malin këtu e shohim në të gjelbër të lehtë, të përmbajtur, që krijon idenë e barit të njomë të imët, dhe, vende-vende, me njolla të lehta siene, që jep idenë sikur toka duket nga pak, mënyrë pikturimi kjo, që u afrohet ngjyrave reale e mjedisit malor.

Figura e Thezbitit që po trajtojmë ka ngjashmëri me një figurë analoge në një ikonë të vogël të Manastirit të Shën Mërisë të fshatit Boboshticë të Korçës, e cila, ndonëse në ikonë dhe me proporcione të vogla, kompozuar në këmbë dhe me qëndrim frontal, mund të themi se paraqitet e një niveli artistik me këtë të Apollonisë, sidomos në modelimin e portretit dhe, në përgjlthësi, në mënyrën realiste të trajtimit artistik.

Skena "Larja e këmbëve apostujve" (Gjoni, kreu 13, vargjet 4-14) është e madhe, por shumë e dëmtuar. Vetëm figura e një apostuli në këmbë dhe ajo e Krishtit ruhen diçka më pak të dëmtuara. Të tjerat janë ose të fshira, ose të fragmentuara nga rënia e suvasë. Figurat e apostujve këtu janë të kompozuara në këmbë dhe të zbathura katër prej të cilave janë në sfond të parë, të tjerat, pas tyre, gati krejt të fshira, kurse apostul Pjetri është dhënë i ulur para një lajtoreje prej guri në formë të rrumbullakët. Pranë tij qëndron Krishti në këmbë, duke i larë këmbët. Figurat janë të ekspozuara para një godine arkitektonike imagjinare, me dy radhë dritaresh të harkuara nga sipër, që vijnë njëra mbi tjetrën, si në godinat dykatëshe.

Nga analiza që i beme piktures se Trapezarisë së Apollonisë në skenat e ruajtura në gjendjen më të mirë, dalin në dukje disa tipare kryesore që e karakterizojnë këtë pikturë të vendit tonë të periudhës më të afërt paraturke.

Në trajtimin dhe në modelimin e figurave të kësaj pikture nuk vërehet më linja duke luajtur rolin kryesor, si në pikturat e mëparshme, sepse në modelimin e tyre, plastika dhe volumet realizohen, kryesisht, me anë të mjeshtërisë së përdorimit të ngjyrave me gradacione dhe të nuancës së dritës. Ndriçimi i përgjithshëm i figurave dhe në përgjithësi i skenës është dhënë në mënyrë të njënjëshme si dhe në pikturën e mëparshme.

Kompozimi i skenave në këto piktura ka filluar të pasurohet me një element të ri, të panjohur deri atëherë në pikturën tonë monumentale mesjetare. Ai konstatohet në arritjen e kompozimit të figurave në skenë me hapësirë dhe distance, siç mund të vërejmë në skenën "Dasma në Kana të Galilesë", element ky që ia rrit prirjen realiste kësaj pikture.

Një nga karakteristikat kryesore të kësaj pikture vërehet dhe në kompozimin e figurave me qëndrime, gjeste dhe lëvizje të matura si dhe me mimikë të lehtë e të ëmbël. Këto shprehje të buta e të qeta të figurave korrespondojnë me ngjyrën e përmbajtur prej tonesh të qeta e të ëmbla, jo tingëlluese dhe pa kontraste, arritur me ritme harmonike.

Në këtë pikturë, që gjendet në Apolloni, në një manastir mesjetar ku jetonin murgj me regjimin e tyre asketik, me një jetë të thjeshtë, të heshtur, me punë të përditshme dhe të përmbajtur në epshet trupore etj., vërejmë se tipare të kësaj jete që pasqyrohen në pikturën e Trapezarisë, si në lëvizjet e gjestet e figurave, dhe në kombinimin e në përdorimin e ngjyrave, të shuara, të qeta, pa kontraste. Kjo na bën të supozojmë se piktori anonim i kësaj pikture ka të ngjarë të jetë një nga vëllazëria e murgjve të Manastirit të Apollonisë, që trashëgonte tradita kulturore shumë të lashta, ose të jetë nga manastiret e tjera të kësaj krahine, me qendra kulturore si Berati e Glavenica (Kefalonla - Ballshi i sotëm).

Duke pasur parasysh tiparet stilistike të kësaj pikture të Apollonisë mendojmë që kjo pikturë duhet t'i atribuohet dekadave të fundlt të shek.XIII dhe mund të shkojë deri në fillim të shek. XIV, kohë kjo kur piktura jonë po merrte një zhivillim stilistik e artistik dhe kur vendi ynë po njihte ngritje ekonomike, shoqërore e kulturore të rëndësishme.

info@balkancultureheritage.com