Piktura e vjetër e kishës së Shën Mitrit në Boboshticë të Korçës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e vjetër e kishës së Shën Mitrit në Boboshticë të Korçës

Ndër kishat e vjetra të vendit tonë, që ruhen si monumente, është edhe Kisha e Shën Mitrit në fshatin Boboshticë të Korçës, e cila gjendet gati një kilometër në anën perëndimore të këtij fshati. Duke qenë se pranë saj gjendet edhe bazilika e vjetër e Shën Joanit, ka të ngjarë që ky fshat, të paktën në periudhën e fundit paraturke, të ketë qenë shtrirë më tepër në perëndim, duke përfshirë në brendësinë e tij edhe këto dy monumente, që i përkasin kësaj periudhe.

Kisha e Shën Mitrit në fjalë është e thjeshtë njënefshe, me një apsidë trifaqëshe, me nikën e prothesit, me narteks të ndërtuar vonë, pa ikonostas, i cili, me sa duket, ka qenë prej druri. Nga jashtë struktura e murit lindor duket e ndërtuar prej gurësh ranorë vendi, lidhur me llaç gëlqeror dhe prej copa tjegullash, vendosur rrallë ndërmjet gurëve, pa ndonjëfarë rregulli.

Faqet e mureve anësore janë të stolisura me pikturë monumentale, nga të cilat faqja lindore dhe perëndimore ruajnë pikturën më të vjetër të këtij monumenti, të cilën, sipas radhës kronologjlke, po e trajtojmë në këtë artikull. Ndërsa, muret anësore ruajnë pikturë të etapës së sundimit osman, të cilën do ta trajtojmë në pjesën e dytë të kësaj vepre.

Tematika e pikturës më të vjetër të këtij monumenti

Në apsidë ruhet e pikturuar Shën Mëria, jo si zakonisht e tipit Oranta, por ndenjur mbi një fron pa mbështetëse, duke mbajtur Krishtin si fëmijë në pëqi, e kompozuar dhe me dy engjëj anash, të kthyer e të përkulur nga ajo në pozicion lutjeje.

Nën Shën Mërinë është brezi me temën liturgjike: jerarkët anash apsidës të kthyer nga mesi i saj, ku është dhënë e pikturuar tryeza e altarit me "melizmosin" (të pjesëtuarin), në të cilën përfytyrohet Krishti si foshnje me potirin e kungatës pranë. Figurat e jerarkëve janë: Shën Vasili i Madh, Gjon Gojarti, Grigor Theologu, Gjon Elelmoni, Shën Thanasi i Aleksandrisë dhe Grigor çudibërësi, i kompozuar kthyer nga altari. Në murin jugor në anën jugore të apsidës, ruhet figura e Shën Klimentit të Aleksandrisë, që vjen si shtojcë e figurave të jerarkëve të apsidës.

Në anën veriore të apsidës, në nikën e prothesit ruhet figura e Shën Stefanit, e fragmentuar.

Sipër, mbi apsidë, ruhet skena "Shestia" me portretet e figurave të dëmtuara. Nën të, anash apsidës, ruhet skena e ungjillëzimit me Gabrielin në anën veriore dhe Shën Mërinë në anën jugore, e cila ka mbetur e fragmentuar.

Buza përreth apsidës nga jashtë stoliset me një brez të ngushtë prej palmetash të bardha mbi sfond të errët, të njëjta me ato që janë rreth apsidës perëndimore të Trapezarisë së Manastirit të Apollonisë.

Piktura e murit perëndimor

Mbi faqen e këtij muri, sipër, dallohen tri skena, dy nga të cilat janë shumë të dëmtuara dhe të paidentifikuara nga errësira. E treta, është skena e Krishtit para Pilatit dhe kjo, mjaft e dëmtuar. Nën këto, mbi portë, ruhet skena "Fjetja e Shën Mërisë", ku Shën Mëria përfytyrohet e shtrirë, e vdekur. Nga mesi i shtatit të saj shihet figura e Krishtit me një si foshnje në duar, që simbolizon shpirtin e Shën Mërisë; ky, i përfshirë brenda një mandorie në formë vezake, që do të tregojë praninë e tij në botën jomaterlale. Në kryet e Shën Mërisë qëndrojnë tri figura apostujsh. Për të tre të tjerë, piktori lë të imagjinohen nga tri pjesë breroresh që janë pas tyre. Ndër këto, Pjetri është përfytyruar me një thimiaton në dorë dhe pranë tij janë dy figura jerarkësh, të cilët përfytyrojnë Dionis Areopagitin dhe Fliotheun, peshkopët e parë të Athinës, si pjesëmarrës në varrimin e Shën Mërisë. Pas tyre, ruhet figura e Kozmait, poetit kishtar. Nga ana e këmbëve të Shën Mërisë qëndrojnë gjashtë figura apostujsh dhe pas tyre poeti kishtar Gjon Damaskinoi.

Në anën veriore të portës, nën këtë skenë, ruhen figurat e Shën Kostandinit dhe Elenës duke mbajtur kryqin, kurse në anën jugore të portës, figurat janë zhdukur.

Në fasadën perëndimore të kishës në narteks, mbi nikën e rrafshtë e të harkuar nga sipër, përfytyrohet Shën Mëria në gjysmëfigurë, me Krishtin foshnjë në dorë, e cila, përveç mbishkrimit të zakonshëm, cilësohet edhe me fjalët: "Vendi i të panxënurit".

Në anën veriore të portës ruhet skena "Pagëziml i Krishtit", shumë e zbehtë dhe e dëmtuar, kurse në anën jugore ruhen disa figura të dëmtuara dhe krejt të paidentifikuara.

Në faqet e hyrjes në naos ruhen dy figura martirësh, në njërën, Shën e Premtja dhe në tjetrën, Shën Varvara.

Ndonëse piktura e vjetër e kësaj kishe nuk ruhet e tëra, megjithatë, dhe ato pak skena dhe figura të veçuara, që kanë arritur deri në ditët tona në gjendje të mirë, si ajo e Shën Mërisë në apsidë, skena e "Fjetja e Shën Mërisë", e Etërve të Kishës dhe figura të veçuara janë të mjaftueshme për të nxjerrë stilin dhe nivelin artistik të saj. Por edhe ato, të fragmentuara dhe të zbeta, ndihmojnë piktorët tanë të sotëm të studiojnë mjeshtërinë e trajtimit fillestar të veprave të këtij piktori të talentuar.

Shën Mërinë në apsidë e shohim ndenjur mbi një fron pa mbështetëse, në ngjyrë të kuqërremtë, me ndriçime prej penelash të bardha. Po këtu, Shën Mëria kompozohet jo si në skenat e tjera analoge të mëparshme e të mëvonshme, në të cilat e shohlm pa Krishtin foshnjë në duar, por me duar të hapura, të tipit Oranta (lutëse), as me Krishtin në kraharor, zakonisht brenda një medaljon, e tipit të quajtur Platitera (më e gjerë nga qiejt). Por këtu Shën Mërinë e shohim ndenjur mbi fron duke mbajtur Krishtin si fëmijë në pëqi, që bekon me të dyja duart e vogla. Kjo mënyrë kompozimi është më e rallë dhe te ne ruhet si e vetme.

Si në pikturën bizantine, në përgjithësi, dhe në këtë pikturë të vjetër të Shën Mitrit të Boboshticës, një rëndësi e veçantë i është dhënë modelimit të portreteve. Në këtë pikturë, ndonëse portretet janë trajtuar edhe me anë linjastv të errëta e të theksuara dhe me kamacion gri mbi çankirën e gjelbër, piktori anonim i ka realizuar ngjyrat, sidomos në fytyrë, me gradaclone reale saqë portretet e figurave arrihen jo vetëm me volum e me plastikë të përparuar, por edhe në mënyrë piktoreske, me bukuri tërheqëse.

Këtu Shën Mëria përfytyrohet përpjesëtimisht shumë e zgjatur, e stolisur me maforin e saj të gjerë në vishnje të errët, që i derdhet me pala e rrudha të shumta, e ndriçuar në format e ngritura të trupit dhe në palat prej penelash të gjerë ngjyrë të gjelbër të lehtë në të kaltër qiellore. Kjo mënyrë trajtimi jo vetëm i jep plastikë e volum figurës, por Shën Mërinë e paraqet si një zonjë të rëndë, me një pamje të vërtetë madhështore.

Dy engjëjt anash Shën Mërisë stolisen me stiharë të gjerë, të bardhë në gri që u bëjnë pala shumë të errëta, realizuar edhe këto prej penelash të trashë, të kuqërremtë, sipas përkuljes së thellë ndaj Shën Mërisë, arritur me gradacione. Këto dy figura me anë të përdorimit të ngjyrave me gradacione në format e trupit, modelohen me një plastikë të atillë të përparuar, që, në dritën e pakët brenda kishës, duken si skulptura të gjalla.

Këtë mënyrë trajtimi mund ta soditim në të gjitha figurat e pikturës së vjetër të këtij monumenti, sidomos në ato të engjëjve anash Shën Mërisë në apsidë si edhe te figurat e jerarkëve, po në apsidë.

Skena "Fjetja e Shën Mërisë" në Shën Mitër të Boboshtlcës, mund të themi se ruhet në gjendje më të mirë nga të gjitha skenat analoge të kohës paraturke në vendin tonë dhe, për nga vlera artistike, mendojmë se duhet të vlerësohet një ndër më të bukurat e kësaj kohe. Megjithatë, sot për sot kjo skenë nuk mund të soditet dhe nuk mund të fotografohet në tërësinë e saj, për shkak të një trari shumë të trashë që kalon horizontalisht fare afër para saj, si lidhës i dy mureve anësore të kishës, gjë që pengon mjaft në kapjen e tipareve të plota të kësaj tabloje me vlerë të lartë artistike të pikturës sonë mesjetare.

Në këtë plkturë ngjyrat nuk janë të pakta si: vishnja e errët, e kuqja e çelët, e gjelbëra në të kaltër qiellore, e kuqërremta (slene), e verdha dhe e bardha në gri. Ato përdoren të mirëkultivuara dhe të kombinuara në mënyrë të shkueshme dhe me shumë art si edhe me kontakte harmonlke, duke krijuar efekte të shkëlqyera artistike.

Për shembull, mafori, veshja e sipërme e Shën Mërisë, duke qenë në vishnje të errët, në format e ngritura të trupit dhe në palat, ndriçohet me ngjyrë të kaltër qiellore, intonuar me mjeshtëri artistike. Kjo krijon përshtypjen sikur veshja e saj është endur edhe me fije të gjelbër të ndritshme, që pasqyrohet në format e ngritura të trupit me shumë art, gjë që dëshmon për teknikën e hollë e të lartë të piktorit.

Kështu piktura më e vjetër e Kishës së Shën Mitrit të Boboshticës ruan të gjitha tiparet e pikturës bizantine që kemi trajtuar më sipër, por me disa tipare stilistlke dhe artistike më të përparuara, nga të cilat konstatojmë që kjo pikturë duhet të jetë pak më e vonë nga ato më të parat.

Lirija në trajtimin e figurave është një ndër tiparet më kryesore që e karakterizon këtë pikturë, sidomos silueta e figurave si dhe arritja e trajtimit të tyre në një mënyrë harmonike dhe elegante të veçantë, tipare këto që vërehen kudo, sidomos në figurat e engjëjve anash Shën Mërisë në apsidë. Në këto tipare hyjnë dhe dhënia e figurave me përmasa të zgjatura si edhe veshjet e tyre, që u derdhen mbi trup me pala e rrudha të shumta, realizuar me penela të trashë e të errët. Përdorimin e këtyre penelave e shohim kudo, por me interes është se ato i vërejmë edhe në përkufizimin e pjesëve të fytyrës si konture. Këtë mënyrë trajtimi e shohim më të theksuar në modelimln e porteteve të jerarkëve të mëdhenj në apsidë, ndonëse format e pjesëve të fytyrës së tyre modelohen me gradacione dhe nuanca të tilla, që portretet i bëjnë të duken si skulptura të gjalla.

Përveç tipareve të trashëguara nga tradita e pikturës më të vjetër, në pikturën e Shën Mitrit të Boboshticës vërejmë disa tipare më të përparuara, sidomos në mënyrën e kompozimit të figurave në skenë, në teknikën e modelimit të portreteve, e në përdorimin e ngjyrave. Këto piktura i paraqesin tiparet jo vetëm me një stil më të përparuar nga pikturat që kemi trajtuar më sipër, por edhe me një nivel artistik shumë më të lartë.

Në këtë pikturë, vërtetë format kryesore në trajtimin e figurave përkufizohen me anë të linjës së trashë e të errët, si edhe konturet e pjesëve kryesore të fytyrës, sikurse e kemi vënë në dukje edhe më sipër, por linja në përkufizimin e figurave arrihet me një elegancë nga më të rallat, gjë që e rrit shumë vlerën artistike të figurave. Ndonëse linja e trashë dhe e theksuar përdoret dhe në modelimin e pjesëve kryesore të portretit, modelimi i pjesëve të fytyrës arrihet me një teknikë aq të hollësishme në dhënien e volumit e të plastikës reale, saqë këto portrete ndryshojnë nga kjo plastikë vetëm në përkufizimin me anë të grafikës bizantine. Modelimi i pjesëve të fytyrës është arritur me aq detaje e nuanca realiste, siç mund të soditet te portretet e jerarkëve në apsidë saqë i kapërcen figurat e pikturave të mëparshme vështruar nga ky aspekt.

Le ta vështrojmë edhe në një aspekt tjetër këtë pikturë: p.sh., kompozimi i Shën Mërisë në apsidë, ndenjur mbi fron duke mbajtur të birin në pëqi është një realizim shumë më realist nga ato të skenave analoge të pikturave të tjera të vendit tonë. Ato janë me përmbajtje simbolike dhe dogmatike, kurse në Shën Mitër të Boboshticës ky kompozim përmban tipare natyrore, jetësore, madje dhe zhanër shumë më të përparuar dhe me prirje realiste për kohën kur është realizuar.

Për këto tipare të përparuara, piktura e vjetër e Shën Mitrit të Boboshticës i përket pikturës në stilin bizantin të shkollës maqedone, të cilën e dalloi nga piktura akademike e shkollës së Kostandinopojës bizantinologu i dëgjuar Gabriel Millet.

Po të krahasojmë pikturën më të vjetër të Kishës së Shën Mitrit të Boboshticës me atë të paraklisit të Shpellës së Gllubokos në Prespën e Shqipërisë, mund të konstatojmë mjaft tipare të përbashkëta, siç kemi përmendur pak më parë në studimin e pikturës së Gllubokos.

Ngjashmëria në këto dy piktura qëndron në mënyrën e trajtimit të figurave: në linjën e errët me të cilën përkufizohen format dhe realizohen lëvizjet e figurave, në paraqitjen e veshjeve të tyre të derdhura mbi trup, me pala e rrudha të shumta të errëta, në përdorimin e ngjyrave të kultivuara me gradacione dhe nuanca në disa figura, në arritjen e tyre me plastikë, sidomos në modelimin e portreteve dhe në tërë karnacionin me hjje të gjelbër të sankirit. (p.sh. me veshjet e bardha në gri të figurave të engjëjve dhe disa të tjera me pala ngjyrë të kuqërremtë etj.

Por në këto dy piktura ka edhe tipare të ndryshme. Përveç tipareve individuale të secilit piktor, siç janë lëvizjet e matura të figurave në pikturën e Boboshticës dhe shumë të gjalla në atë të Gllubokos, siç janë konturet shumë të errta në pikturën e Boboshticës dhe shumë të ëmbla, të lehta në portretet e Gllubokos e ndonjë tjetër.

Tipare të ngjashme me pikturën e vjetër të Shën Mltrit të Boboshticës kanë dhe dy figurat e vjetra, ajo e Shën Stefanit dhe ajo e Shën Mitrit, në paraklisin e Shën Stefanit në fshatin Dhërmi.

Kjo ngjashmëri qëndron në linjën e trashë e të errët përkufizuese që kanë këto dy figura në Dhërmi, siç e ka piktura e Boboshticës, kurse nga vlera artistike këto dy piktura janë diametralisht larg njëra-tjetrës.

info@balkancultureheritage.com