Piktura e vjetër e paraklisit të Shën Stefanit në fshatin Dhërmi të Himarës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura e vjetër e paraklisit të Shën Stefanit në fshatin Dhërmi të Himarës

Rreth tre-katërqind metra në juglindje të plazhit të Dhërmiut ruhet një paraklis kushtuar Shën Stefanit. Afërsisht 20 m në jugperëndim të paraklisit ruhen mure katërkëndësh kënddrejtë, me gjerësi 21 x 10 m dhe me lartësi 1 m. Këto mure, që sot shërbejnë për ndarjen e parcelave të agrumeve, janë ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror, ndryshe nga muret e tjerë aty pranë, që janë ose të thatë, ose të lidhur me baltë. Vendi ku gjendet paraklisi dhe mjedisi i mureve quhet nga vendasit "Vasiliko" dhe lidhet me një gojëdhënë që thotë se Kisha e Shën Stefanit ka pasë qenë ndërtuar prej një mbretëreshe bizantine. Pjesa që ruhet nga kisha e vjetër përbëhet prej murit lindor dhe apsidës gjysmëcilindrike si edhe nga fragmente të parëndësishme të mureve anësorë. Ato janë ndërtuar me gurë vendi, lidhur me llaç gëlqeror dhe me vopa tjegullash, vendosur ndërmjet gurëve të rallë, pa ndonjë farë simetrie e rregulli. Kjo gjë tregon strukturë ndërtimi të vjetër, që njihet si e shekujve XI e XII. Mesi i apsidës ka pësuar pak rënie gurësh dhe është riparuar më vonë.

Në faqen e brendshme të apsidës ruhen dy figura të vjetra, ajo e Shën Stefanit dhe ajo e Shën Mitrit, kurse në anën veriore të apsidës ruhet një figurë e Shën Spiridhonit, e cila paraqitet shumë më e vonë nga dy të parat.

Që kur e kemi vizituar për herë të parë këtë monument, figurat e Shën Stefanit dhe e Shën Mitrit, si më të vjetrat, i kemi datuar të shek. XII dhe rreth tyre kemi botuar një informacion.

Shumë më vonë, rreth pikturës së paraklisit të Shën Stefanit të Dhërmiut ka shkruar Dhorka Dhamo në artikullin e saj "Vepra të reja të plktorëve të shekullit XVI" dhe më vonë në artikullin "Mbi disa vepra të panjohura të piktorlt shqlptar të shek. XVI - Nikollës".

Duke pasur si qëlllm të studiojmë tërë plkturën tonë mesjetare, na u desh të përfshljmë në të edhe studimln e dy figurave të plkturës së vjetër të parakllslt të Shën Stefanlt të Dhërmiut. Nga studimi që I bëmë këtyre dy flgurave të parakllslt në fjalë, themi që në fillim se arritëm në konkluzlonln që ato duhet t'l atribuohen më tepër gjysmës së parë të shek. XIII se shek. XII, siç kemi thënë më lart dhe kurrsesi të shek. XVI, si pikturë e dorës së piktor Nikollës, blrit të plktor Onufrlt të Neokastrës (Elbasanit), siç pretendon Dh. Dhamo.

Konkluzlonet e studimit tonë po i rreshtojmë këtu më poshtë në krahasim dhe në ballafaqim me ato të Dhorka Dhamos, që është marrë me studimin e pikturës së paraklisit në fjalë.

Së pari, po sqarojmë një rrethanë në lidhje me dy figurat e vjetra të këtij paraklisi të Dhërmiut. Duke qenë se figurat e Shën Stefanit dhe e Shën Mitrit, sipas sistemit të radhitjes së figurave në kishë, nuk duhej të vendoseshin në apsidë, ne mendojmë se, ka të ngjarë, që pas rrënimit të kishës së vjetër nga piratët, dhërmiotët, për shkak pasigurie, nuk e kanë rindërtuar më atë kishë, por kungën e kanë rrethuar dhe mbuluar në formë paraklisi. Ndërkaq, në apsidë kanë pikturuar figurën e Shën Stefanit, të cilit i ishte kushtuar kisha, dhe atë të Shën Mitrit, kulti i të cilit ishte shumë i përhapur në vendin tonë dhe në vise të tjera ballkanike. Në kohëra shumë më të vona vendasit e kanë rindërtuar prapë atë me mure si paraklis, siç dëshmohet nga struktura shumë e vonë e mureve që ruhen sot, me pak piktura të vona e të parëndësishme nga ana artistike.

Përsa i përket figurës së Shën Spiridhonit në kungë, mund të themi se ajo i përket një kohe shumë më të vonë dhe nuk ka aspak lidhje me figurat e tjera, prandaj atë nuk do ta kemi në konsideratë gjatë këtij studimi.

Në apsidën e kungës Shën Stefani është dhënë me qëndrim vertikal frontal, veshur me një stihar të bardhë e të gjerë, përshkuar me linja të gjata vertikale ngjyrë kafe, të stolisura prej një sistemi grupesh me pika të kuqërremta, si mund t'i shohim dhe në veshjen e bardhë të Emanuelit dhe në mëngët e fustaneve të grave në pikturën e Shpellës së Letmit (shek. X-XI). Stihari i Shën Stefanit mbi supe stoliset me një jakë të gjerë e të rrumbullakët në ngjyrë të kuqërremtë të çelët, përkufizuar anëve me rrathë prej pikash të bardha, siç mund t'i shohim dhe në jakën e Shën Stefanit në Shpellën e Arkangjelit (shek. XII) dhe në veshjen e Gabrielit në Shën Mitër të Bezmishtit. Ngjyra e kuqërremtë e jakës është ngjyra mbizotëruese në pikturën e Shpellës së Arkangjelit dhe ngjyra më e rëndomtë e pikturës së shekujve X-XII në pikturën monumentale të vendit tonë dhe në vendet fqinje.

Figura e Shën Mitrit sot ruhet vetëm si bust. Veshja e tij prej strategu dallohej pjesërisht para disa vjetësh, kurse sot paraqitet krejt e shuar. Atij i dallohet vetëm stolia rreth jakës së qafës prej dy radhë pikash të bardha si edhe një pjesë e mburojës, e stolisur si me një maskë. Poshtë, nën trup, mezi dallohen këmbët e tij shumë të vogla në shpërpjesëtim me trupin, pozicioni i të cilave vërteton se figura e Shën Mitrit është pikturuar mbi kalë.

Portretet e këtyre dy figurave janë modeluar me konture të trasha, të errëta e të theksuara dhe me sy të mëdhenj në formë bajameje. Karnacioni është gri mbi sankirin e verdhë, të ndriçuar prej shumë linjash të holla e të bardha në format e ngritura. Këtë teknikë trajtimi të vjetër të portreteve në vendin tonë, për herë të parë e hasim në Dhërmi.

Duke përjashtuar linjat e shumta të holla e të bardha në modelimin e portreteve, trajtimi i këtyre dy figurave të paraklisit të Dhërmiut, në konture dhe në ngjyra ka shumë ngjashmëri me ato të figurave të diakonëve të Bezmishtit e të Shën Stefanit të Shpellës së Arkangjelit. Kjo vërehet sidomos në grinë e karnacionit dhe në ngjyrat e ftohta e të lehta, por edhe në evidencimin e figurave në sfondin e gjelbër të errët, siç është edhe evidencimi i Platiterës në apsidën e Bezmishtit.

Teknikën e trajtimit linear të portreteve prej një shumice linjash të holla e të bardha, me anën e të cilave ndriçohen format e dala të portreteve, e hasim në figura të hershme bizantine, si në mozaik parietal, ashtu dhe në pikturën murore, p.sh. në figurat e engjëjve në narteks të Sant’Agelo in formis (viti 1058-1086), në portretin e Krishtit në skenën “Deisis” në Shën Sofi të Kostandinopojës (shek. XII), në figurat e Karie Xhamisë, po në Kostandinopojë (fillimi i shek. XIV) etj.

Këto dy figura të paraklisit në fjalë të Dhërmiut ka mundësi të mos jenë të shek. XII, siç e kanë datuar në informacion, për faktin se kjo piktuë është me tipare trashanike dhe nuk ka atë finesë të pikturës së shek. XII. Trajtimi i kësaj pikture me konture të rënda, që janë si ato të portreteve të pikturës së kishës së Shën Mitrit në Bezmisht dhe të disa figurave të pikturës së Gllubokos, na binfin se kjo duhet t’i atribuohet kohës pas shekullit XII, kur u zhduk finesa e pikturës klasike bizantine e këtij shekulli. Pra, duhet t’i përkasë kohës para se të shfqen tiparet e stilit të rilindjes së artit bizantin që te ne filloi të zhvillohet aty në dekadat e fundit të shek. XII, siç rezulton nga tiparet e pikturës sonë, atribuar asaj kohe.

Dhorka Dhamo, në artikullin e saj rreth figurave të paraklisit të Dhërmiut, shprehur pikëpamjen e saj se ato figura janë pikturë e shek. XVI, dhe i konsideron si vepra të piktor Nikollës, biri të piktorit, Onufrit të Elbasanit. Këtë bindje në fjalë të Dhërmiut dhe në atë Vllahernës së Beratit, që janë nënshkruar nga piktor Nikolla dhe thotë se në këto dy monumente “figurat kanë po ato përpjestime të zgjatura, gjymtyrë tepër të zhvilluara, koka të vogla, qafa elegante dhe fytyra ovale të bukura”. Për shumicën e linjave të holla të bardha që modelojnë ndriçimin e fytyrave të këtyre figurave, duke i konsideruar ato si të Nikollës, Dh. Dhamo shkruan se “theksimet e bardha i shtojnë një notë rë re, disi të ftohtë, koloritit orgjinale të pasur të Nikollës, që e shquan aq fortë dhe nga Onufri, që ka qenë aty dhe mësuesi i tij”. Dhe më poshtë shtron: “Të gjitha këto tipare dalin të qarta, si në fragmentet e Shën Stefanit ashtu dhe në figurat e Ipapandisë, (kishës)” po në Dhërmi.

Nga analiza që i bëmë dy figurave të vjetra të kishës së Shën Stefanit të Dhërmiut rezulton se ajo pikturë, për tiparet që e karakterizojnë, nuk mund të jetë kurrsesi pikturë e piktor Nikollës së Onufrit, por as e shek. XII.

Së pari, vëmë në dukje faktin që teknika lineare për ndriçimin e formave të portreteve të figurave me anë linjash të holla e të shumta nuk është një teknikë e shek. XVI, as që vërehet të jetë përdorur në pikturën e vendit tonë dhe as në viset e tjera ballkanike në atë shekull. Këtë teknikë e gjejmë të përdoret në pikturën murore dhe mozaikore të shekujve XI e XII, siç e kemi vënë në dukje me shembujt më sipër. Kjo teknikë duhet të ketë arritur te ne më vonë, rreth gjysmës së parë të shek. XIII.

Gjithashtu, piktor Nikolla, bir i Onufrit, duke pasë përvetësuar deri në një farë shkalle teknikën e lartë të modelimit të portreteve nga i ati, duke përdorur ngjyra të gjalla e të fuqishme, ku format e dala të portreteve modelohen prej okri të ndritur, i përdorur deri diku me gradacione, siç mund të soditen në figurat e bukura të Nikollës në Vllahernë të Beratit, ky artisti ynë i shquar, pra, nuk kishte përse të linte atë teknikë të përparuar dhe të kthehej mbrapa e të përdorte një teknikë dekorative prej linjash të bardha të shekujve të kaluar, anakronike për shek. XVI.

Identifikiml i figurave të piktor Nikollës së Onufrit në Vllahernë të Beratit me ato të paraklisit në fjalë të Dhërmiut, na duket se shihet gabimisht nga Dh. Dhamo sepse përpjesëtimet e zgjatura të figurave dhe kokat e vogla ovale e të bukura janë tipare që gjenden edhe në pikturën bizantine paraturke gjatë disa shekujve. Figura me koka ovale mund të shohim në figurat e Shpellës së Arkangjelit (shek. XII), në figurat e dy skenave analoge të ungjlliëzimit në paraklisin Bllashtojna në Crnapesh (shek.XII), në figurat e familjes së perandor Mihail Paleologut (realizuar prej 1272-1282), në Shën Mëri të Apollonisë, në figurat e skenës "Vizioni i Profet Danielit" (shek. XIV), në Shën Koll të fshatit Perondi etj.

Figura me përpjesëtime të zgjatura gjenden kudo në pikturën e vjetër bizantine deri në shek. XIII, siç mund t'i shohim në figurat e apostujve në Kishën e Rubikut (shek. XII), në ato të jerarkëve në apsidat e Shpellës së Dhivrit (shek. X-XI), si edhe në figurat e monumenteve jashtë vendit tonë, si në Shën Sofi të Selanikut (shek. IX), në figurat e skenës "Shërimi i të sëmurëve" në narteks të Karie Xhamisë (fillimi i shek. XII) e gjetkë.

Po të krahasojmë figurat e Nikollës së Onufrit me ato të paraklisit të Shën Stefanit do të konstatojmë një ndryshim të plotë ndërmjet tyre. Derisa figurat e Nikollës në Vllahernë karakterizohen nga një lloj trajtimi, me detaje të hollësishme të portreteve dhe në tërësi të figurave, tek ato të Dhërmiut nuk vërehen detaje dhe nuanca të tilla, ndonëse portretet janë arritur me volum. P.sh., në Vllahernë fytyrat modelohen me konture të buta, të ëmbla, realizuar me ngjyrë okri të ngrohtë, dhënë deri diku me gradacione dhe e arritur me një plastikë të përparuar. Kurse në figurat e Dhërmiut, portretet i shohim me konture të errëta, me hije të rënda. Te figura e Shën Mitrit hunda realizohet prej një linje, që nis nga maja e hundës dhe mbaron deri në fund të vetullës së majtë, duke arritur një hundë të mprehtë si në figurën e vjetër bizantine dhe jo si në figurat e Nikollës në Vllahernë, ku hundët janë të plota, gati natyrore. Nikolla i arrin sytë me një vështrim të shtrembër sugjesitiv, sipas mënyrës onufriane, kurse buzët, me një hije anëve, që i kthehet pak nga sipër, duke u dhënë buzëve një hijeshi të veçantë, tipare këto të trashëguara nga Onufri. Te figurat e Dhërmiut, ndonëse buzët janë me forma, ato nuk kanë atë finesë të buzëve si në figurat e Vllahernës. Gjithashtu, derisa në dy figurat e Dhërmiut qafat i shohim të formojnë në mes një palë të errët përreth, tek ato të Vllahernës këtë palë nuk e gjejmë në asnjë figurë. Pra, që në vështrimin e parë mund të konstatohet një ndryshim i plotë në trajtimin e këtyre dy figurave, si nga ana stilistike edhe nga arritja artistike e tyre, gjë që vërteton se dy figurat në paraklisin e Shën Stefanit, kurrsesi nuk mund të jenë punë e Nikollës së Onufrit, as punë të shek. XVI.

Për pretendimin e Dh. Dhamos, se në pikturën tonë paraturke "Shën Gjergji me Shën Mitrin, as edhe ndonjë strateg tjetër, nuk përfytyrohen si kalorës mbi kuaj, por qëndrojnë drejt në këmbë", mund të themi që monumentet e vendit tonë, fatkeqësisht, janë reduktuar në minimum. Por, edhe ato që kanë shpëtuar, kanë mbetur shumë të dëmtuar e të cunguar. Kështu që duhet të ketë pasur në pikturën tonë paraturke strategë të pikturuar mbi kuaj, siç dëshmon figura e Shën Mitrit mbi kalë duke vrarë Lieun, në nikën mbi portën e Kishës së Shën Mitrit në Bezmisht të Prespës, pikturë e cila duhet t'i atribuohet afërsisht viteve të para të shek. XIII.

Nga tiparet e analizës së dy figurave të paraklisit të Shën Stefanit të Dhërmiut, që ekspozuam më sipër, na rezulton që kjo pikturë duhet t'i atribuohet, jo më vonë se gjysmës së parë të shek. XIII dhe kurrsesi të konsiderohet si vepër e piktor Nikollës së Onufrit, as si punë e shek. XVI, siç pretendon Dh. Dhamo.

Në favor të këtij datimi është edhe paleografia e shkronjave të mbishkrimeve të figurave, të cilat paraqiten me shkronja të gjata e të holla mbi apsidën e Shën Stefanit të Dhërmiut, të cilat përdoren gjatë shek. XII, ka të ngjarë dhe në dekadat e para të shek. XIII.

info@balkancultureheritage.com