Piktura më e vjetër e kishës së Shën Mërisë në Lubonjë të Kolonjës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Piktura më e vjetër e kishës së Shën Mërisë në Lubonjë të Kolonjës

Një ndër monumentet mesjetare më me rëndësi, që ruan pikturë murore nga më të vjetrat në vendin tonë, është edhe Kisha e Shën Mërisë në fshatin Lubonjë të Kolonjës. Kisha në fjalë është bazilikë njënefshe, me një apsidë të lartë e të gjerë trifaqëshe, me strukturë ndërtimi të mureve prej gurësh të lidhur me llaç gëlqeror dhe me copa tjegullash ndërmjet gurëve, vendosur rrallë në mënyrë të parregullt.

Faqet e mureve brenda kishës janë veshur me pikturë të vitit 1806 prej Terpo Zografit, birit të Kostandin Zografit nga Korça. Në mbishkrimin kryesor të murit perëndimor, ndër të tjera, Terpoja na informon: "Ky tempull ka pas qenë ndërtuar për herë të parë prej kohësh të vjetra nga themeli në vitin 1015...".

Duke u mbështetur te kjo e dhënë e piktor Terpos, në vizitën e parë që i bëmë këtij monumenti konstatuam në disa vende të apsldës e gjetkë fragmente të pikturës së vjetër, aty ku kishte rënë pak suvaja e sipërme e pikturës së tlj. Shumë më vonë ateljeja e mirëmbajtjes së monumenteve të Korçës, me rastin e disa meremetimeve që i bëri atij monumenti, ka zhveshur nga suvaja e sipërme faqen e brendshme të apsidës dhe pak pjesë të murit lindor, duke nxjerrë në dritë disa pjesë të pikturës së vjetër. Kjo pikturë, ndonëse mjaft e dëmtuar, paraqitet me shumë interes, si një nga dokumentet e pikturës më të vjetër ne territorin e Shqipërisë, që dokumenton historinë e traditave të lashta të arteve figurative të vendit.

Nga studimi që i bëmë kësaj pikture të vjetër na rezultoi se ajo i përket dy periudhave mesjetare, njëra (me figurat e etërve të Kishës, në brezin e fundit të apsidës), siç do të dalë nga analiza e saj, mendojmë se i përket periudhës menjëherë pas ndërtlmit të parë të kishës, d.m.th, dekadave të para të shek. XI, dhe piktura tjetër (Platitera me dy engjëjt dhe fragmentet e tjera të murit lindor) një periudhe afërsisht dy shekuj më vonë, dekadave të para të shek. XIII.

Duke qenë se pikturën e monumenteve tona po e trajtojmë sipas radhës kronologjlke, si më të vjetër, po trajtojmë më parë pikturën e brezit të fundit të apsidës, me figurat e Etërve të Kishës.

Brezi i fundit, që vjen pas Platiterës, ruan gjashtë figura të jerarkëve të mëdhenj të Kishës: figurat e Shën Gjon Gojartit, e Shën Vasilit të madh, e Shën Thanasit të Aleksandrisë, e Shën Silvesterit të Romës dhe dy figura të tjera etërish, të paidentifikuara. Këto figura janë kompozuar në tërësinë e tyre, si zakonisht, njëri pas tjetrit, me qëndrim sikur janë duke shkuar drejt mesit të apsidës, veshur me amfia jerarkike, me fellone dhe amoforë të gjerë të bardhë gëlqereje, stolisur me kryqe të zeza të mëdha. Te fellonet kryqet përfshihen brenda kuadratesh prej penelash të zinj dhe evidencohen mirë mbi sfondin blu të errët. Trajtimi i figurave kryhet prej linjash të drejta, të thyera me vizatim të dobët, si ato të fëmijëve fillestarë, me ngjyra fare të çelta, të përdorur pa teknikë, pa ndonjë kriter artistik, kështu që figurat duken si të rrafshta, pa plastikë. Por në to ndryshon modelimi i portreteve. Ato i shohim në përpjesëtime të rregullta, me sy të mëdhenj në formë bajame, me konture të theksuara prej penelash të kuqërremta, të errëta, kurse karnacioni është prej kafeje të lehtë në të verdhë dhe hijet ngjyrë të kuqërremtë të errët. Kjo mënyrë trajtimi e portreteve ka shumë ngjashmëri me portretin e figurës së princeshës që shpëton Shën Gjergji, ruajtur në narteks të Shpellës së Shën Gjergjit, pranë fshatit Dhivër. Figurat i kanë flokët ngjyrë të kuqërremtë të errët. Te Sllvestri i Romës, te Shën Thanasi i Aleksandrisë dhe te një tjetër i paidentiflkuar flokët janë të thinjur, realizuar prej penelash të shumtë, të hollë e të bardhë, si te disa jerarkë në kungën e madhe të Shpellës së Dhivrlt. Shën Silvesteri I ka flokët të lidhur prej tri rrathësh, siç i ka figura e apostul Jakovit në altarin e vogël të Dhivrit si edhe te jerarku i paidentiflkuar në Shpellën e Shën Marenës mbi malin Milet. Epigonatet e tyre janë si katrorë të rrafshët, stolisur prej një shumice rrathësh të vegjël kafe dhe me pikat e bardha mbi sfondin kafe.

Me këto tipare, që karakterizojnë pikturën e vjetër të etërve të apsidës në Kishën e Shën Mërisë në Lubonjë të Kolonjës, mendojmë se ato duhet t'i atribuohen shek. XI, ndoshta gjysmës së parë të këtij shekulli.

info@balkancultureheritage.com