Pjella e gjallë e malësive, shqiptarët dhe Shqipëria
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pjella e gjallë e malësive, shqiptarët dhe Shqipëria

Në qendrën etnike të Ballkanit. - Reliktet kombëtare të malësive. - Pozicioni i gjuhës shqipe, burimi i "tipit të Ballkanit". - Gjeneza e emrit Arbanas: Pozicioni qendror I fiseve Arbën mbi rrugën e Carit. - Emra të përbashkët në veri: Shqiptar, Malok dhe Malësor (Shkipetar, Malok e Malesur).

Në shek. XI, shkrimtarët bizanitinë, duke përshkruar grushtet ushtarake të shtetit dhe kryengritjet, që e paten burimin në Durrës, përmendin për të parën herë Arbanasit. Këta atëherë përbënin një pjesë me rëndësi të ushtrisë, që pretendentët Manijak (1042) dhe Basilak (1078) e kishin ngritur kundër mbretërve në Bosfor. Prej kaosit etnik të Ballkanit, të mbuluar me hijen politike të Bizantit, dallohet dhe hyn në histori dukshëm një popull jashtëzakonisht interesant. Baza etnike e këtij populli, që në kohën e vjetër, krijoi një faktor të fuqishëm të historisë. Pastaj u zhduk për syrin e historianëve në pështjellimet e  Gadishullit Ballkanik, por fshehtazi bashkëpunonte në veçoritë gjuhësore e folklorike të kombeve ballkanike. Më në fund, në metamorfozën e vet arbanase, dha një nyjë të re të forces kinetike.

Porsi baskët në Pirenej, keltët në Irlandë e në Wales tuaregët e kabilët në Atlas dhe si reliktet e shumta kombëtare në Kaukaz, ashtu edhe shqiptarët, të mbrojtur nga malet, janë formë madhështore e vjetër. Ata nuk janë kurrsesi teprica të ngurosura e të pafuqishme, por qelizë kombëtare e gjallë me bërthamën rreth Krujës.

Gjuha shqipe "lingua albanesesca " përmendet qartë për të parën herë në vitin 1285, jashtë tokës shqiptare, në Raguzë. Ekzemplarët e parë leksikorë i mblodhi "Ritter Arnold, von Harf nga vojvoda Jtilich në Rajnën e Poshtme, kur ai (1496), duke kaluar nëpër Durrës, shkonte në Jeruzalem për udhëtim të shenjtë (pelegrin). Kjo gjuhë është degë plotësisht e pavarur e trungut indoevropian. Për një kohë të gjatë nuk qe e njohur si e tillë. Meritat më të mëdha për caktimin e saj në rrethin e familjes së gjuhëve indoevropiane i përkasin filologut të famshëm Gustav Majer. Pikëpamjet e tij i saktësojnë dhe, në njëfarë mënyre, I modifikojnë sot me një sukses të madh Holger Pederseni, Norbert Jokli (Vjenë) dhe Henrik Bariç (Beograd). Gjuha shqipe është e afërt me grupin indoevropian baltiko-sllav, por është e afërt edhe me grupin frigermen në Azjnë e Vogël. Mund të mbahet si ndërmjetëse e këtyre dy grupeve të përmendura, madje, po të ishte e ruajtur më mirë, do të tregohej shumë më afër me grupin baltiko-sllav.0 Në gjuhën shqipe është ruajtur burimisht një prefiks, i cili ka ngjeshur "tipin ballkanik" gjuhësor, që në gjuhën rumune e bullgare ka krijuar nyjen e  prapme. Kjo në rumanisht nuk është kurrsesi romane, as në bullgarisht nuk është sllave.

Te shkrimtarët bizantinë të shek. XII-XV emri i përbashkët për shqiptarët është. që nga koha e carit Kantakuzen përdoret pa përjashtim emërtimi i fundit. Toka shqiptare quhet te mbretëresha Ana Komnena Apflavov; te Gjergj Akropoliti Aflavov. Latinët e quanin popullin shqiptar Arbanenses (1166) dhe, tokën e tij Arbanum (1204,1205); pastaj prej kohës anzhuine (1271), pothuaj pa përjashtim gjendet emir Albanenses dhe Albania. Prej kësaj rrjedh italisht Albanese (1313), në Raguzë, nën ndikimin sllav e grek, Arbanese, Alvanes (1318), në Tivar në vitin 1536 Arbania.

Nga forma latine ose romane u krijua emërtimi mesjetar sllav Arbanasi (1230). Kjo fjalë edhe sot në rrethinat e Raguzës dhe në Mal të Zi tregon shqiptarin katolik. Sot te serbët dhe bullgarët përdoret forma më e re Arnaut, Arnautin. Është krijuar nga trajta turke, që ka dalë prej greqishtes së re. Nëpër

formën turke ka kaluar edhe emri i vjetër hungarez "arnot" (1693). Në serbishten e vjetër vendi quhej Rabana (1198) dhe mbiemri ishte rabanaskL Kjo është bërë duke hequr zanoren fillestare të fjalës Arbanum, Apfiavov, ashtu siç është bërë Rasha nga Arsia, Labin nga Albona (Istria), Lomnga Almus (Bullgaria).

Sot viset përreth Vlorës e Kurveleshit quhen Arbëri dhe banori I këtyre viseve Arbër, por edhë në dialektin e Veriut Arbën. Sikurse shihet prej këtyre shembuj ve, shkronja r është në emrin popullor krejt origjinal. Këtë gjë të kujton edhe emri i përveçëm Arbenieus, që përdornin venedikasit e vjetër, ashtu edhe Arbëria  liburna dhe emri i ishullit të Kuarnerit Arbe (sllav. Rab). Te Ptolemeu, i cili në shek. II pas Krishtit përmend për të parën here fisin Aipavtiov me qytetin AXpavoizoXiç në krahinën e madhe të Maqedonisë afër krahinës së Dalmacisë, nuk gjendet shkronja K.

Këtë formë e ka ndikuar, pa dyshim, baza paraindoevropiane Albtë cilën e gjejmë në gjeografinë e vjetër të Italisë e të Kaukazit. Për fuqinë e formës Alb në mesjetë na flet? përveç formës bizantine, edhe emri i sotëm për krahinën Arbni. Y^o tingëllon L'abëri, Uapëri (banori L'ap, forma e shquar l'abi) pa dyshim, është formuar në kohën e qeverisjes serbe në këto vise (1346-1418) prej sllavi shtes Labana fare analogj isht si Rabana]).

Përgjithësimi i këtij emri Arb- dhe Alb- nuk ka rrjedhur sigurisht nga fiset shqiptare. Edhe emri Ilir, që përdorej përgjithësisht për fiset e shumta përgjatë Adriatikut dhe që ishte përdorur gjithkund në kohën e Herodotit, ka rrjedhur prej të huajve. Në kohën e vjetër me emrin (IXkopioç) quheshin fqinjët më të afërm të veriut të helenëve.

Pastaj të huajt, në bazë të emrit të përbashkët, zgjodhën emrin e fisit të vjetër Arbën, i cili përmendet prej Ptolemeut dhe gjendet në një listë anzhuine të vitit 1304, është një gjë krejt e kuptueshme. Albanopolis i Ptolemeut është, pa dyshim, Kruja e mëvonshme.

Fisi Arbën e ka pasë pozicionin qendror në mjedisin sljqiptar; degët shkonin përmes qendrës kryesore të Ballkanit të vjetër e të mesjetës, d.m.th. përmes rrugës së famshme Via Egnatia. Sot shqiptarët për të treguar kombësinë e vet përdorin emrin shqiptar, dhe për të treguar vendin përdorin fjalën Shqipnia në dialektin e veriut, Shqipëria në dialektin ejugut, ndërsa për gjuhën  që flasin shqip. Por ky është relativisht emër i ri, që nuk njihet prej shqiptarëve, të cilët në shek. XIV e XV u shpërngulën në Greqi e në Itali. Gjurma e parë e këtij emri del në shek. XIV. Del në dritë në Veri, në qytetin e Drishtit si emër i familjes (1368- 1402 Schibudarf Schepudei\ Sehapudarf Scapuder). Meqenëse ky emër del në dritë në "këndin malazes (crnogorskom kutu), ku gjatë shekujve u fërkuan fiset shqiptare, serbe e rumune, interpretimi i G. Majerit, sipas të cilit fjala shqiptar shënon njeriun "i cili (gjuhën e) merr vesh "(shqipon = excipere) është krejtësisht e besueshme.

Emri tjetër i përbashkët, që shqiptarët i jepnin vetes në mesjetë në Veri, ishte "Mal-ofc". Në Prapratue, në qarkun e vjetër pjellor e të ujitur, mbi bregun e detit ndërmjet Tivarit e Ulqinit, që ishte banuar nga shqiptarët, përmendet në shek. XV dhe XVI fisi serb me flokë të gjatë? Mrkojeviq: Li Mirchoe, de Marchois, alli Marchoi, alli Markovich. Në Ulqinin shqiptar dhe nga fqinjët e shqiptarëve, ky fis quhej Pamal 'ok, Ne-Mal-ok. Sipas këtij emri, përkujtimoret (dokumentet) e Venedikut (1420 e më vonë) gabimisht i shënojnë Mrkojeviqët edhe me emrin: pamaliot, pamaleot, ypamaliothi, tamalioti, pompalioni, pampalioni, Së këtejmi është lehtë të nxjerrësh emrin Mal-ok (shqip "mal" dhe prapashtesa -ok) ose malësor, që shqiptarët e Veriut quanin veten. Por ky emër, si emër familjeje, qe ruajtur në Ulqin në vitin 1376 (Lazarus Malliocus, noter i qytetit). Edhe sot ekziston kjo Çalë si ndajshtimtallës për gegët në Berat, që do të thotë njeri i pagdhendur e i trashë. Në mesjetë kishte kuptimin malësor, fjalë të cilën e gjejmë në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 si mbiemër në fshatin Grizhë nën malin Maranaj (Petro Malizori, Teodor Malizori); edhe sot tregon një fis të madh katolik shqiptar. 

Nocioni i turbullt i Shqiperisë në mesjetë. – Qendra shqiptarepë rreth Krujës. - Elasticiteti i nocionit gjeografik të Shqipërisë sipas Veriut, ngurtësia sipas Jugut – Kuptimi shkencor i Shqipërisë së mesjetës. - Dukla ose Zeta dhe Piloti i Sipërm e i Poshtëm. - Ndërfandena, Hunavia, Dibra, Çermenika, Mokra. - Skuria dhe Mesha. – Slanica dhe Savra ose Fusha Ilire. - Njësi të vogla gjeografike në Veri - Mali i Zi ose Crna Gora.

Kufijtë e Shqipërisë së sotme i caktoi mbledhja e përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër në vitin 1913. Këta kufij kanë luajtur një rol vendimtar edhe pas luftës botërore. Duke pasur parasysh ata, Shqipëria u pranua njëzëri në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Kundërshtimi që pati ekzistuar edhe më tej për shkak të vijës së demarkacionit të hequr nga gjenerali Franchet d'Espërey në nëntor të vitit 1918, e cila I kapërcente kufijtë e sotëm, mori fund me dekretin e Konferencës së Ambasadorëve më 9 nëntor 1921. Ky vendim forcoi kufijtë e vitit 1913 me disa përmirësime. Por, që kufijtë nukjanë as sot fare të vendosur, këtë na e tregon manastiri i Shën Naumit në bregun juglindor të liqenit të Ohrit, që nuk dihet se kujt do t'i përkasë.

Që nga viti 1913 Shqipëria përbën një nocion të qartë politik. Para këtij viti, në thellësi të mesjetës, ajo ka qenë kryesisht një nocion gjeografik dhe etnografik, kurrë i qëndrueshëm, por  gjithmonë në rritje. Kur në mënyrë kalimtare mori një caktim politik, si në kohën e Topiasve në shek. XIV dhe të Skënderbeut në shek. XV, ndodhi që ai të bëhej shumë më i vogël; u tkurr si iriqi. Kur mori në kohën e anzhuinëve emrin politik më të shprehur "regnum Albanie " ky nocion pikërisht atëherë u bë më i turbullt.

Dhe kjo jo vetëm për hulumtuesit e historisë, por edhe për sundimtarët e atëhershëm dhe pushtuesit. Në vitin 1372; Ludeviku i Navarës, i shoqi i dukeshës Johana Durrësakes, bëri një marrëveshje me prijësin frëng, grafin e Couey-t"për pushtimin e gjithë mbretërisë së Shqipërisë " (super conquesta flenda de toto regno Albanie). Aty bëhej fjalë për kushtet në rast pushtimi të fshatrave, qyteteve dhckështjellave, për kushtet në rast kapjeje rob të aristokratëve "në mbretërinë e Shqipërisë". Anzhuinët atëherë e mbajtën plot njëqind vjet qytetin e Durrësit, kurse Ludeviku, hercogu i qytetit, pohoi shprehimisht se ai "nuk i njeh kufijtë e mbretërisë së përmendur të Shqipërisë" (et quia dictus dominus dux ignorat confinia dicti regni Albanie).

Qendra e kuptimit të Shqipërisë ishte e lidhur me qytetin e lartë Krujë në shpinë të Durrësit. Kjo ishte ajo origjinalja Apfiavov i bizantinëve, Arbanum i latinëve përreth dhe ndërmjet rrugëve të mëdha Durrës-Dibër e Dibër-Ohër. Peshkopi krutan quhej për excellence peshkopi shqiptar (episcopus Arbanensis). Karl Topia (1388), të cilin venedikasit e quanin "princeps Albanie", ai e quante veten "Zoti i Shqipërisë" ("gospodin rabanaski"), e kishte selinë e vet në Krujë dhe sundonte tokën e trashëguar ndërmjet lumit Mat dhe Shkumbin. Kur turqit pushtuan Krujën për herë të parë (1415), Ballaban Beu u quajt "subasha (mbikëqyrës) i Krujës dhe i Shqipërisë" dhe kishte nën vete "Krujën dhe tokën shqiptare".

Në fund të shek. XII, serbët numëronin në Shqipëri edhe krahinën e dyfishtë Pulati (Piloti) (ot Rabna Pilota oba) përgjatë rrugës së madhe Shkodër-Prizren. Në fund të shek. XIII, në kohën e anzhuinëve, Shqipëria gjendej edhe pas Vlorës, në trevën e  Aranitasve e të Muzakajve. Në shek. XIV u zgjerua ky nocion gjeografik në drejtim të Veriut. Brenda saj hynte, sipas burimeve të Raguzës (1386), Shën Shirgji mbi Bunë (1429), qyteti i Tavarit, (1430) Lushtica afër Kotorrit, (1448) Podgorica. Një përshkrim gjeografik i vitit 1570 quan Shqipëri tokën nga Ulqini deri në Vlorë dhe deri në brigjet e Himarës. Natyrisht, që në vitin 1602 edhe Petroviqët afër Budvas janë "de Albania". Kur venedikasit (1571) humbën tepricat e fundit të Shqipërisë së vërtetë, ata e lidhnin edhe Kotorrin me Shqipërinë. Kështu vijmë deri te Shqipëria frënge nën Napoleonin dhe te Shqipëria austriake para vitit 1848.

Në kohën e shtrirjes së vet në shek. XIV, shqiptarët depërtuan larg, në jug, në Epir e Thesali.^Por emri i Shqipërisë nuk i ndoqi prapa atje. Deri në depërtimin e përsëritur të shqiptarëve nga ana e juglindjes në shek. XVII, pothuaj deri në kohën e Ali Pashë Tepelenës së Janinës, kufiri i këtij nocioni gjeografik qe mjaft I qëndrueshëm. Arriti deri te malet e Akrokeraunisë, deri te Capo Linguetta në gjirin e Vlorës. Atje ishte, afer Porto Raguseo, sipas përshkrimit të një venedikasi afër vitit 1517, "z/fine dell 'Albania " (mbarimi i Shqipërisë). Nga Vlora deri në istmin e Peloponezit (alIstmo della Morea), sikurse njoftonte Papën2) në vitin 1603 ipeshkvi i Stefanisë "se dice Epiro".

Në pikat kryesore mbulohej, pra, nocioni gjeografik I Shqipërisë me "Illiricum proprium" dhe me "Pirus Nova" të kohës romake, me themën e Durrësit të bizantinëve dhe me rregullimin kishtar të metropolisë së Durrësit.

Në qoftë se merren si qortim zgjerimi kompakt i popullsisë shqiptare dhe qendrat historike të fiseve shqiptare dhe, mandej, edhe sferat e familjeve aristokrate thjesht shqiptare, si dhe plastika e tokës, atëherë ky është nocioni i njohur shkencor i Shqipërisë  së mesjetës, i cili është shumë më i vogël se nocioni i sotëm politik. Ai përfshin, në kuptimin më të gjerë, tokën nga Alpet shqiptare, nga malet e Përhinit ose të Përhënës (1603 monte delle Ceneri che in quello linguaggio si chiama Perhim) deri në Tomor, nga Drini deri në Vjosë, ose katërkëndëshi Tivar-Vlorë-Ohër-Prizren. Dy këndet e fundit janë marrë vetëm për shkak shënimi.

Më saktësisht, në vend të këtyre dy këndeve duhej të merreshin dy emra të tjerë më pak të njohur, dhe këta janë Shën Shëlbuemi (Sv.Spas) mbi Drin dhe Struga në lartësinë veriore të Liqenit të Ohrit, në jetëshkrimin e Shën Naumit quhet "Liqeni i bardhë" (Belo Jezero). Në veri hyn pjesërisht në këtë nocion shkencor të abstraguar edhe krahina serbe e vjetër dhe e madhe Dukla dhe më pas Zeta.

Krahina Dukla e ka marrë emrin e vet sipas qytetit romak Doclea. Në pikëpamje territoriale ishte e lidhur me krahinën Praevalis, që e pati themeluar mbreti Dioklecian, duke e ndarë hga krahina më e madhe e mëparshme e Dalmacisë. Nën ndikimin e tregimeve për mbretin Dioklecian "mbretit të Duklesë", u quajt krahina Duclea - Duklja a Dioklitija. Princët serbë të Duklesë, në fundin e shekullit XI e patën selinë e vet në Shkodër. Emri I krahinës u mor si titull nga mbretërit serbë. Zgjerimi i saj u bë nga ana e detit, kështu që emri i saj vjen rregullisht në lidhje me bregdetin (Dioclea et Maritima).

Duke filluar nga shek. XI, emrin e Duklesë e sposton emërtimi Zeta (Zëvra) te Kekaumeni 1080; në dokumentet latine gjendet Zenta, Genta), që ka rrjedhur nga përroi me të njëjtin emër të Moraçës. Kjo ka qenë një krahinë e dyfishtë: Zeta e Poshtme ishte përgjatë bregdetit nga qendra e fisit të Petroviqëve afër Budvas deri në Shën Shirgj mbi Bunë (1377 Sanctus Sergius de Genta). Zeta e Sipërme shtrihej nga brigjet eNjegushit mbi Kotorr deri në bregun lindor të liqenit të Shkodrës. Natyrisht që ky nocion, i lidhur më parë me lumin e vdgël të Zetës, arrin deri në bregun perëndimor të liqenit. Kështu Hristovulja e Deçanit (aty nga viti 1335) njeh si pjesë të Zetës përveç fshatit Tuz edhe fshatin Krushevë. Ky fshat kufizohet me Kamenieën dhe me Kupelnikun dhe, sipas Hristovuljes së manastirit të Shën Arkangjelit afër Prizrenit (1348), hyn në Pilot të Poshtëm.

E gjithë toka malore me një gjerësi të madhe gjatë rrugës Shkodër-Prizren dhe në veri përgjatë Drinit, quhej në kohën bizantine Tloladoi në shënimet e ipeshkvit në vitin  krahinapalatesh " (ende në vitin 1459 përnjendet "Villa Palazzo" afër Shatisë) serbisht Pilot (1198), latinisht Polatum, Li Paliti te Muzachi (1510). Pulti i sotëm shqiptar është një mbetje shumë e vogël e kësaj krahine të dyfishtë. Në shek. XIV (1348) shkonin me Pilotin e Sipërm fshatrat Shikla e Kruimada në juglindje të Prizrenit. Qendra shpirtërore e këtushme ishte manastiri i Benediktinëve S. Paulus Polatensis, Shën Pali.

Pilotit të Poshtëm i përkiste fshati i madh Kupelnik (Cupelnich te prifti Duklan, Copenico 1416) në lindje të liqenit të Shkodrës. Në listat e Papës në shek. XV1} përmendet krahina Nderfandena, Trafandena në lidhje me manastirin e Benediktinëve Shën Maria në dioqezën shqiptare. Emri i pare është shqip, i dyti roman. Që të dy tregojnë krahinën "ndërmjet të dy lumenjve Fandi"

Ndërmjet Durrësit dhe rrjedhjes së sipërme të lumit Mat përmend shkrimtari grek Gjergj Akropoliti në shek. XIII krahinën Hunavija. Shumë kohë më parë, në shek, IX, përmende ipeshkvi i kësaj krahine nën mitropolin e Durrësit.

Më vonë dekretet e Papës e njohin gjithashtu këtë krahinë (1250 quasdam amplas poopitlosas provincias Philot, Arbaniam et Hunaviam prope Hungarisitas), ia prishnin nganjëherë emrin dhe e quanin Canavia, Canovia, Cimania dhe  e përzienin gjithashtu me krahinën hungareze Kumania (1304 quasdam amplas et populosas provincias Albaniam, Cumaniam et Polatum ac Duratium prope Hungariam sitas). Etimologjia popullore e mesjetës, emrin Hunavi e bjen në lidhje me shqipen kunavi, kunadi, në greqishten e re Kovvadi (sllav. "kunic" nga sllavishtja e vjetër "kuna". Në një listë serbe të vjetër kombesh, të shpallur nga Shafariku, të cilët mbanin shenja totemizmi, shqiptari shënohet si dabar = kastor, hunavi si lepur, serbi si ujk, hungarezi si rrëqebull dhe vllahu si mace. Megjithatë, emri I krahinës Hunavia është shumë i vjetër dhe kurrsesi nga burimi indoevropian. Ka lidhje me Kavdaovia e Strabonit, me "Canadavii montes" (malet e Kandavisë). Baza mandej e këtij emri është fjalë krejtësisht e vjetër evropiano-paraaziatike kanda V "mal, lartësirë". Këtë bazë e gjejmë në toponomastikën e vjetër të Azisë së Vogël e të Ballkanit dhe është ruajtur si fjalë në dialektet e sotme romane të Alpeve Qendrore e Lindore, duke u shtytur thellë në territorin e vjetër të Venedikut.

Në verilindje të Hunavisë shtrihej krahina e Dibrës (1223) Prej kësaj krahinerrjedh, pa dyshim, në listën e vjetër serbe, që u përmend më sipër, shenja “dabar" për shqiptarin. Kjo ka qenë një krahinë e dyfishtë, e sipërme dhe e poshtme. Në jug të këtyre dy krahinave shtrihej Çermenika e sotme. Musachi (1510) e njohu me emrin Cherminichi. Në mesjetë kjo del me emërtim Iipeshkëvor të gabuar  (1210-1451). Në juglindje të Çermenikës, përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, ishte krahina Mokra.

Peshkopata e kësaj krahine gjendej nën mitropolinë e Ohrit deri në vitin 1761.  "Contrata de Scuria Mari-skuria e sotme e madhe dhe e vogël (sllav. "dudova Skurija"), përmendet në përmendoret venedikase përreth qytetit të Durrësit (1401 cirka territorium nostrum Durachii). Këtë e njohin edhe historianët shqiptarë Barleti dhe Musachi (tutte due Scurie). Shtrihej deri në krahinën e dyfishtë të Tiranës, për të cilën heshtin burimet mesjetare. Kjo mbante emrin e fisit Skura.

Pas fisit të rënë Mesha - nga i cili ka dalë emri i familjes aristokrate Messia (1272), fshati Messi dhe mbiemri i shpeshtë Messi, Mexi (Meksi) në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 - quhej krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës. Për këtë krahinë të dyfishtë thotë Musachi: fi-a Croia edAlessio ilpaese de la Misia.

Te kjo formë ndikonte përbërësi humanistik, d.m.th. emri i krahinës romake të dyfishtë shumë të vjetër e të madhe Mesia. Nga një dorëshkrim j humbur i familjes kotorrase de Pasqualibus, citon Farlati shënimin që flet për themelimin e manastireve franciskane në Kotorr, Tivar e Ulqin të vitit 1288. Aty përmendet motra e mbretëreshës serbe Jelenës, Marija, e veja e aristokratit francez Anselmitde Cau (dominaMariadedomo Chiutiz (!) de Francia), e cila në vitin 1280 kishte ardhur nga Napoli në oborrin serb dhe atje kishte marrë si pronë të vetën qytetin e Ulqinit.3) Shënimi i jep zonjës Maria titullin: "regina de Zenta hoc est Mysie Inferioris in partibus Albaniae Duket se ky shenim rrjedh prej kohës humanistike.

Meqenëse bregdeti i Zetës dhe i Shqipërisë në mesjetë ishte mbushur me kripore (sllav, solana), nuk na duket i habitshëm emri i krahinës së Slanicës (1297 contrata quae dicitur Slaniça) ndërmjet grykës së Shkumbinit e të Devollit (Semani). Ky emër është që nga periudha bullgare kur në shek. X Berati (sllav. Belgrad) quhej BovXyeponoXiç. 

Për krahinën e dyfishtë të Myzeqesë, të quajtur me këtë emër prej familjes së despotëve Muzakaj, do të bëjmë fjalë në pjesën e fundit. Emri më i vjetër për gjithë fushën e madhe përgjatë lumit Devoll-Seman, deri në Osum e Vjosë, ka qenë Savra. Barleti përmend (aty nga viti 1480) "pllanicies Saura " afer Beratit; ashtu edhe përshkrimi venedikas i vitit 1570 e identifikon këtë fushë

me Myzeqenë. Mbretëresha Ana Komnena në shek. XI e njeh këtë fushë të madhe me emrin ilir.

Shumë nga njësitë e vogla gjeografike, që gjenden edhe sot, janë bërë të njohura që në fund të shek. XIV. Një krahinë e tillë është "Breg Mati" (1374), rumanisht "Colle-Matia" (1402), "Zali de Matcho (1397), sot "Bregu i Matës" në grykën e lumit Mat.

Pastaj atje është Vilipolje (1449 Villipole, Uilipoia, Medoa cum el Vilipoglj) në zonën e qytetit antik portual të Nymphaeum afër Shën Gjinit (Medue); mandej Zabojana (1396) në veri të Bunës; po ashtu dhe formimi analog me prejardhje serbe Zadrima d.m.th. (sllav. "kraj iza Drima" tokë pas Drinit), (1459 elpiandel Satti cicë la Xadrima), që u identifikua nga kryepeshkopi i Tivarit Bizzija (1610 me farsaljen e Cezarit e të Pompeut (che ë l 'antica Farsalia dove successe ilfatto d'armi trn Cesara e Pompeo fra Scutari e Alessio).

Rogomania, Rogomëni (sllav. Kraj strmina, shqip "buzë gremine"), e cila në shek, XV përmendet në lidhje me qytetin e vogël të Danjes (1463 le ville de la Rogomania), rrafshnalta e sotme Rogaml, ujërate së cilës derdhen në Valbonë. Për vjetërsinë e kësaj krahine (Valbona), flet emri i saj romak. Dëshmitë mesjetare mungojnë. Në shek. XVII ky lumë quhej edhe crnica (1666, Valbonafiume vulgo Cernizza). 

Përmbi grykën e Valbonës, në jug të Shëlbuemit (Sveti Spas) mbi Drin theksoj krahinën Mal'zi, Malcija (1452 Malisium, Rogami et Dusmani, 1463 Malici), e cila në mesjetë kishte edhe emrin serb Crna Gora (1444, oppidum Dagni cum Satho et Cerna Gora vel Mali) te Musachi Nontagna Negra. S'ka dyshim se ky emër rrjedh prej një bime të quajtur crnogorice, e cila gjendet me shumicë në këto vise. Një krahinë me ketë emër gjendet edhe sot afër Tiranës, MaVzija e Tiranës;) në mesjetë përmendet edhe Crna Gora e Skopjes.Emri i Zetës së vjetër u zhduk fare kundrejt emrin Crna Gora; embrioni i saj mbetet në një Crna Gora të veçantë fare të vogël të mesjetës (1302 Bogdanus Çernagora, 1348 Stipcho Balsich de Cerna Gora).

Sipas nj ë dhurate të interpoluar të mbretit Uroshi III me fëmij ët e tij, manastiri mori emrin "Shën Nikolla Vranjinski ot Çërne Gore ot Arbanas Vasilja". Kjo Crna Gora, pra, duhet të ketë qenë diku afer bregut verior të Liqenit të Shkodrës. Ne të banonin barinj shqiptarë. Në vitin 1435 venedikasit bënë një marrëveshje me despotin serb Gjergj Brankoviqin në pallatin e tij në Smederevo (apud Semedrum). Në këtë marrëveshje, përveç të tjerave, "despoti kërkoi që t'i jepeshin fshatrat e Crna Gorës" (Petebat prefatus dominus despotus catunos Cernagore sibi assignari). Por venedikasit këtë e mohuan "pasi këto fshatra Crna gore gjenden në kufijtë e sundimit të Venedikut" (cum ipsi catuni Cernagore in confinibus dominii Venetiarum inclusi sint).

Së këtejmi dhe në lidhje me marrëveshjen e Vranjinskit, del e qartë se Crna Gora e mëparshme e vogël është trashëguesja e emrit Zeta, që ka qenë një vis rreth vendit të sotëm Katuni ndërmjet Cetinjës dhe liqenit të Shkodrës.

info@balkancultureheritage.com