Prania romake në bregun lindor
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Prania romake në bregun lindor

Pikërisht kjo anë e dytë qe ajo që doli në pah me vendosjen e pronarëve të mëdhenj romakë në bregun lindor: më i njohuri mes tyre qe T. Pompon Atiku, miku i Ciceronit, i cili mori një zotërim të madh, Amaltheum-in e tij, në rrethinat e Buthrotosit, në bregdetin e Epirit, fare pranë Korkyrës, që në vitin 68, para se të vendosej aty përfundimisht diku rreth vitit 59*. Letrat e Ciceronit dërguar mikut të tij përbëjnë burimin kryesor të informacionit mbi zhvillimin e atyre pak zotërimeve të mëdha romake në truall grek, bashkë me veprën Jeta e Atikut, shkruar nga Cornelius Nepos-i. Ciceroni u ftua të qëndronte tek miku i tij gjatë mërgimit (58- 57), por zgjodhi të shkojë në Thesalonik përpara se t’i afrohej Italisë duke u vendosur në Dyrrahium, një qytet që ai e cilësoi si civitas libera. Më vonë, T. Pomponius Atticus i huazoi një shumë të madhe të hollash bashkësisë së banorëve të Buthrotos- it. Në fakt, për shkak të mospagesës së një takse që u kishte vënë banorëve të Buthrotos-it, Cezari iu kanos atyre se do t’u merrte një pjesë të tokave për t’ua dhënë kolonëve. Kështu pra, Atiku pranoi t’u jepte atyre borxh shumën e nevojshme. Mbi të gjitha, ai bëri çmos që, me ndihmën e Ciceronit, të mënjanonte rrezikun e ngulitjes së një kolonie në Buthrotos, gjë që do të sillte si pasojë në mënyrë të pashmangshme konfiskimin e një pjese të tokave të banorëve vendas dhe që do të bëhej pa dyshim pengesë për punët e Atticus. Të dy miqtë besonin se e kishin fituar davanë, në çastin kur vdiq Cezari, por Mark Antoni e vuri në zbatim planin cezarian, pa i marrë parasysh zotimet që kishte marrë gojarisht Cezari. Kolonia u vendos kështu prej fundit të vitit 44 dhe përfitoi edhe nga një rithemelim në epokën augustiane. Me sa duket, kjo koloni veteranësh e dënoi me zhdukje koinon-in e presaibëve, që kishte një veprimtari prej më shumë se një shekulli (163-44), e cila dëshmohet nga mbishkrimet e shumita- të gdhendura në teatrin e Butrintit dhe në monumente të tjera, gurët e të cilëve jane— ripërdorur për ndërtimin e një kulle përpara murit rrethues. Koloni të tjera u vendosën në Dyrrahium, Bylis, në Fotike të Epirit, ndërsa Apolonia mbeti, në sajete dashamirësisë së Cezarit dhe të Augustit, një civitas libera et immunis, me institucionet e saj tradicionale. Më në veri, Salona (Colonia Martis lulia'), Narona e Epidauri qenë nganjëherë koloni shumë të mëdha: kështu ishulli i Hvarit (Fan 1 lashtë) iu aneksua qytetit të Salonës.

T. Pompon Atticus-i është dhënë, në vështrimin e Varron-it, si modeli 1 blegtorëve, sidomos për bagëtitë e imta, dhe pikërisht metodat e tij qenë ato qe u paraqitën tek vepra Mbi ekonominëfshatare, në librin II, për të shërbyer si shembulll për rritësit në Itali. Ky personazh mbajti qëndrim në favor të Brutit dhe për pak sa nuk e pësoi prej Antonit.

Ciceroni njihte edhe afaristë të tjerë romakë, veçanërisht në Naronë, në dalje be luginës së Neretvës nëpërmjet së cilës mund të depërtohet në thellësi të prapatokës (Bosnja e sotme diku rreth Mostarit dhe Sarajevës). Ciceroni i rekomandoi P. Sulpicius Rufus-it, guvernatorit të provincës së re cezariane të Ilirikut në vitin 46, njërin nga miqtë e tij, M. Bolanus (Fam., III, 77, 2-3); ky i fundit kishte parë në Naronë skllavin e arratisur të Ciceronit, Dionizin, i cili hiqej sikur ishte i liruar. Ky rast është tregues për rolin e Adriatikut, që u jepte mundësi të arratisurve që të nisnin nga e para një jetë të re, duke kapërcyer detin dhe duke gëzuar kështu lirinë. Në Naronë qe organizuar një bashkësi e tërë italiane që jepte e merrte me viset e brendshme, duke shënuar kështu përparimin e romanizimit të këtij bregu lindor të Adriatikut.

Kjo prani romake nuk sigurohej gjithmonë nga përfaqësuesit më të mirë e më të ndershëm të Romës. Gjatë mërgimit të tij, në vitet 58-57, Ciceroni pati mundësinë të grumbullojë ankimet e para kundër administratës së L. Calpurnius Pison-it,. prokonsull i Maqedonisë, në përfundim të konsullimit të tij në vitin 58. Apolonia dhe Dyrrahiumi kishin vuajtur nga drejtimi i tij i keq, ndërsa ky i dyti ishte detyruar të përlyhej me guvernatorin, siç tregon Ciceroni (Kundër L. Calpurnius Pison-it, 83)’- “T’i dimë mirë që nga krimet me të cilat ke bërë të ditur mbërritjen tënde, kur, pasi kishe marrë të holla nga dyrrahasit si çmim për vrasjen e Platorit, mikut tënd, ia rrënove shtëpinë atij të cilit i kishe shitur gjakun. Megjithëse të kishte bërë t’ia pranoje disa skllevër muzikantë si edhe dhurata të tjera, ai ishte prapë i shqetësuar nga frika dhe nga një mijë dyshime; ti e qetësove dhe, në besë të fjalës tënde, e bëre të vinte në Thesalonik. Nuk e ekzekutove as sipas zakonit të të parëve tanë: fatziu do të kishte dashur së paku që t’i këputej koka nën goditjen e sopatës së mikut të tij; por ti urdhërove mjekun që kishe marrë me vete t’ia priste damarët. Vrasjes së Platorit t’u desh t’i shtoje një vrasje tjetër nën tortura, atë të Pleuratit, shokut të tij, të cilit ia more shpirtin me kërbaçë, pa pikë respekti për moshën e tij të thyer”. Platori dhe Pleurati, të cilët kishin emra mjaft të përhapur në viset ilire, kanë qenë pa dyshim dinastë vendas të ngulitur në afërsi të qytetit, që dyrrahasit u kënaqën që i hoqën qafe falë korrupsionit të prokonsullit të provincës së Maqedonisë.

Edhe Apolonia vuajti nga ai guvernator: “A nuk është e vërtetë që, kur apoloniatët të dhanë njëqind talenta në Romë, për të mos qenë më të detyruar të kthenin ca shuma që ua kishin huajtur, ti e more vetë vendimin që Fufidus-i, një kalorës romak, nga më të shquarit, megjithëse ishte kreditor, t’u dorëzohej i lidhur këmbë e duar debitorëve të tij?” (po aty, 86). Pak më tutje, ai vazhdon: “Të gjithë të kujtojnë me përçmim: Akaia e zbrazur nga banorët, Tesalia e shkretuar, Athina e keqtrajtuar, Dyrrahiumi e Apolonia të shkatërruar, Ambrakia e plaçkitur, parthinët dhe bylinët që nuk mashtrohen më, Epiri krejt i rrënuar”. Është e qartë se prania romake nuk i kënaqte aspak popullsitë e nënshtruara ndaj një autoriteti tepër të pakontrolluar.

info@balkancultureheritage.com