Probleme të kronologjisë të qytetit ilir
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Probleme të kronologjisë të qytetit ilir

Duke trajtuar problemin e urbanizimit të Ilirisë në një punim të mëparshëm kam shprehur mendimin se ky proces njohu tre periudha të rëndësishme:

  1. Fundi i shek. V - çereku i fundit i shek. IV p.Kr., që lidhet me lindjen dhe formimin e qytetit ilir;
  2. Fundi i shek. IV - rreth vitit 230 p.Kr., që përbën periudhën e lulëzimit të jetës qytetare në Iliri;
  3. Periudha pas vitit 230, që shënon rënien e qytetit ilir dhe zgjat deri aty nga fillimi i erës sonë.

Ky periodizim duket se po gjen mbështetje të mëtejshme edhe në të dhënat e reja arkeologjike. Megjithatë, ndonjë çështje është vënë në diskutim, ndërsa të tjera kanë nevojë të shqyrtohen më me vëmendje e të saktësohen.

Është shprehur mendimi se fillimet e jetës urbane në Iliri duhen kërkuar më përpara se fundi i shek. V, diku aty nga çereku i parë i këtij shekulli, ose të paktën në mesin e tij. Kjo pikëpamje, e dla i referohet njoftimit të Hekateut për Sesarethin dhe sidomos atij të Pausanias për Thronin, edhe pse duket me interes, mendojmë se ka nevojë për f u mbështetur në argumente më të besueshme. Po forcohet gjithnjë e më shumë mendimi se njoftimi i Hekateut nuk mund të merret si i sigurt, sepse ai nuk gjen mbështetje në të dhënat arkeologjike. Ka të ngjarë që i njëjti fat fi jetë rezervuar edhe njoftimit të Pausanias, i cili nuk ka gjetur deri tani një konkretizim arkeologjik. Besoj se në të dy rastet kemi të bëjmë me një përdorim jo të drejtë të emrit polis ose me përdorimin e tij në kuptimin që i jepnin grekët Akropolit apo, në përgjithësi, qendrave të fortifikuara. Në këtë kuptim poliseve të Hekateut dhe Pausanias do f i përgjigjeshin më mirë vendbanimet e fortifikuara të njohura në vendin tonë si të tipit Gajtan.

Duke përshkruar Gajtanin kemi vënë në dukje se ky vendbanim, i vendosur mbi një kodër zotëruese ndaj mjedisit që e rrethon, zinte një sipërfaqe prej 4-5 ha. Ai ishte i mbrojtur nga një mur i fuqishëm, i gjerë 3.50 m e i formuar nga dy parete blloqesh të mëdhenj të palatuar ose pak të latuar, lidhur në të thatë dhe 

mbushur në mes me gurë të vegjël e mesatarë. Të dhënat e përfituara nga gërmimet kanë treguar se vendbanimi i Gajtanit kishte lindur aty nga fundi i epokës së bronzit - fillimi i asaj të hekurit dhe ekzistoi si i tillë deri në kohën e vonë antike. I mbështetur në një ekonomi bujqësore-blegtorale, që ia siguronin fusha pjellore dhe kullotat përreth, ky vendbanim zhvilloi gjatë periudhës së parë të hekurit (shek. XII - V p.Kr.), siç dëshmojnë furrat e qeramikës dhe zgjyrat e metaleve, që janë zbuluar, edhe një veprimtari të kufizuar zejtare. Në këtë kohë banorët e Gajtanit rrethuan vendbanimin e tyre me mure që përshkruam më lart. Megjithatë, tërësia e të dhënave tregon, siç e kemi vënë në dukje edhe më parë, se Gajtani përfaqësonte në këtë kohë një qendër të fortifikuar fisnore, por ende jo një qytet.

Në këto vitet e fundit janë zbuluar në Shqipëri vendbanime të reja të tipit Gajtan dhe numri i tyre kalon të njëzetepestat. Midis tyre dallojmë të tilla që kanë shërbyer thjesht si vendstrehime dhe që zënë një sipërfaqe të kufizuar, siç është rasti i Trenit e Ventrokut në rrethin e Korçës, apo i Ganjollës në afërsi të vetë Gajtanit, por edhe vendbanime të gjera, të cilat në disa raste dallohen se janë të mbrojtura prej dy e më shumë muresh rrethuese. Sidoqoftë, këto vendbanime nuk duhen krahasuar me "gradinat" e krahinave qendrore apo veriore ilire, të cilat si nga madhësia ashtu edhe nga shkalla e zhvillimit të tyre, janë më modeste.

Eshtë bërë përpjekja për të dalluar dy faza evolutive në ngritjen e vendbanimeve në fjalë: fazën tren dhe atë Gajtan. Si karakteristika të vendbanimeve të fazës së parë merren vendosja e tyre në kodra të ulëta, sipërfaqja e ngushtë dhe fortifikimi i dobët me mure të ulëta. Këtu futen Treni, Ventroku e Ganjolla, të cilat cilësohen si vendstrehime dhe datohen në fazën kalimtare nga bronzi në hekur. Për vendbanimet e fazës së dytë (Gajtan) merren si veçanti pozicioni më i ngritur strategjik, muret rrethuese me një teknikë më të përparuar, territori disa herë më i madh, që shërben si banim dhe në rast rreziku, si strehim për popullsinë përreth. Këtu futen Gajtani, Shkodra, Marshej, Lisi I e II, Zgërdheshi I, Dorsi I e II, të cilat datohen në shek. VIII-V dhe lidhen me periudhën e formimit të federatave fisnore ilire.

Këto karakteristika, edhe pse në ndonjë rast mund të jenë të vlefshme, nuk janë të mjaftueshme për të bërë një diferencim kronologjik midis dy fazave të pretenduara. Me sa e njohim sistemin e fortifikimit të këtyre qendrave, na duket se 

ai nuk na lejon të bëhen dallime të qarta tipologjike dhe aq më pak është e mundur të vendoset një lidhje midis tipave të supozuara dhe të dhënave strategjike të vërtetuara nga gërmimet në Gajtan e Tren.

Nuk mund ta ndjekim këtë proces as në ato qendra ku dihet me siguri se kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e jetës urbane, siç është rasti i Shkodrës, Lisit, Zgërdheshit, etj. Shtresa kulturore paraurbane në Zgërdhesh si dhe fragmentet e qeramikës protohistorike që janë zbuluar në Lis apo Shkodër, janë aq të varfra saqë nuk na lejojnë ende të ndjekim evolucionin e akropoleve të këtyre qendrave dhe as të parafytyrojmë qartë fizionominë e tyre në prag të kthimit në qytete, gjë që do të na interesonte në radhë të parë.

Në këto rrethana, na duket e vështirë të vendosim një kronologji të detajuar të këtyre vendbanimeve. Gjendja e sotme e kërkimeve, kur nuk kemi veçse pak qendra të gërmuara, na detyron të kënaqemi me konstatimin e përgjithshëm që i konsideron vendbanimet e tipit Gajtan si karakteristike për periudhën e parë të hekurit dhe që disa prej tyre bëhen bazë e qyteteve të ardhshme. Në shekujt VI - V këto lloj vendbanimesh përfaqësonin në kushtet e Ilirisë, me sa duket, atë që Hekateu quan polis.

Në këto rrethana, na duket e vështirë të vendosim një kronologji të detajuar të këtyre vendbanimeve. Gjendja e sotme e kërkimeve, kur nuk kemi veçse pak qendra të gërmuara, na detyron të kënaqemi me konstatimin e përgjithshëm që i konsideron vendbanimet e tipit Gajtan si karakteristike për periudhën e parë të hekurit dhe që disa prej tyre bëhen bazë e qyteteve të ardhshme. Në shekujt VI - V këto lloj vendbanimesh përfaqësonin në kushtet e Ilirisë, me sa duket, atë që Hekateu quan polis.

Duke përdorur termin "poligonal" është e nevojshme të vëmë në dukje se kemi lënë në një anë termat e tjera që ndeshen në literaturën arkeologjike për këtë tip murature, si të tilla që nuk kanë një vlerë reale. Klasifikimi stilistik i R. Skrantonit, që dallon, krahas stilit poligonal, një stil trapezoidal të veçantë, me ndarje të hollësishme si poligonal i rregullt e i rreshtuar apo trapezoidal i parregullt, izodomik e pseudoizodomik, nuk gjen zbatim praktik në kushtet e Ilirisë dhe si i tillë nuk paraqet interes për sa i përket përcaktimit kronologjik. Nuk u ka shpëtuar hollësive të panevojshme edhe G. Luli. Termat "Scheinpoligonale" "pseudo-poligonale" dhe "poligonal- trapezoidal" që i ndeshim në literaturën arkeologjike, janë, sipas mendimit tonë, gjithashtu të papërshtatshme.

Duke përdorur termin "poligonal" është e nevojshme të vëmë në dukje se kemi lënë në një anë termat e tjera që ndeshen në literaturën arkeologjike për këtë tip murature, si të tilla që nuk kanë një vlerë reale. Klasifikimi stilistik i R. Skrantonit, që dallon, krahas stilit poligonal, një stil trapezoidal të veçantë, me ndarje të hollësishme si poligonal i rregullt e i rreshtuar apo trapezoidal i parregullt, izodomik e pseudoizodomik, nuk gjen zbatim praktik në kushtet e Ilirisë dhe si i tillë nuk paraqet interes për sa i përket përcaktimit kronologjik. Nuk u ka shpëtuar hollësive të panevojshme edhe G. Luli. Termat "Scheinpoligonale" "pseudo-poligonale" dhe "poligonal- trapezoidal" që i ndeshim në literaturën arkeologjike, janë, sipas mendimit tonë, gjithashtu të papërshtatshme.

Nuk rezulton të kenë vlerë reale për kronologjinë edhe ndryshimet që vërehen në shkallën e përpunimit të blloqeve brenda të njëjtit stil. I tillë është rasti i Xibrit, muret poligonale të cilit kanë një pamje shumë më primitive se ato të Lisit, megjithëse të dy qendrat, siç kanë treguar të dhënat stratigrafike, janë bashkëkohëse. Këtu kanë ndikuar pa dyshim, mundësitë teknike e materiale që kanë pasur këto dy qendra, të ndryshme për nga madhësia e funksionit për realizimin e ndërtimit.

Ndryshime thelbësore dhe një evolucion i brendshëm mund të vihen re, përkundrazi, në tërësinë e sistemit të fortifikimit të qyteteve të fortifikuara me mure poligonale. Më poshtë do të mundohem të ilustroj mendimin tim, duke marrë në shqyrtim qytetet e këtij tipi, që kam mundur të studioj në territorin e Shqipërisë dhe gjatë bregdetit Adriatik të Jugosllavisë deri në Naretva.

Në këtë territor ata rezultojnë të grupuar në këtë mënyrë:

Grupin e parë, duke filluar nga jugu, e përbëjnë qytetet e bregut Jon: Buthrotos, Foinike, Çuka e Aetojt, Ripës, Selo, Borsh e Himarë;

Grupi i dytë është ai i Luginës së Vjosës me Amantian, Klosin e Metohasanajn;

Grupin e tretë e formojnë qytetet e bregdetit Adriatik midis lumenjve Mat e Naretva-Lissos, Skodra, Meteon, Ulkinion, Rhizon e Osanic. Këtyre u duhen shtuar dhe dy kështjella nga Shqipëria e Mesme: Xibri, në Mat dhe Shkambi i Shënlliut, në Kërrabë, të cilat megjithëse gjenden në jug të kufirit të caktuar gjeografik, menduam të mos i ndajmë në grup më vete.

Ky grupim, i cili në vështrim të parë duket të ketë karakter thjesht gjeografik, merr parasysh edhe faktorin historik, sepse fqinjësia apo ngjarjet politike kanë luajtur, sipas rastit, rolin e vet.

Sidoqoftë, do të shqyrtojmë sistemin e fortifikimit të këtyre grupeve më parë nga pikëpamja tipologjike për të parë se ç'mund të nxirret nga kjo për kronologjinë.

Midis tyre dallojmë dy tipa fortifikimi:

  1. Fortifikim që nuk njeh ende kullat dhe që funksionin e tyre e kryejnë kthesat e murit në formën e dhëmbëve të sharrës. Në këto fortifikime portat janë të pakta e me një korridor të ngushtë që krijohet nga mbivënia e krahëve të murit; në raste të tjera këto porta janë të tipit "Scea". Ky tip fortifikimi është përfaqësuar në dy grupet jugore me Klosin, Amantian I, Buthrotin II, Foiniken I dhe Çukën e Aetojt. Klosi I dhe Çuka e Aetojt, duke qenë të prekura më pak nga ndërtimet e mëvonshme e kanë ruajtur më mirë pamjen e tyre origjinale.
  2. Fortifikim që njeh kullat, të cilat kanë kryesisht formën e katërkëndëshit kënddrejtë me krahët e daljes të shkurtër, por kemi edhe raste të rralla kullash gjysmërrethore. Ato janë të vendosura gjatë murit në largësi të ndryshme, veçanërisht në pikat më të rrezikuara dhe në portat. Të fundit janë të shumta, kryesore e sekondare. Zakonisht formohennga korridore të çara në trashësinë e murit, por ka edhe tipa më të zhvilluar. Ky tip fortifikimi përdor aty-këtu edhe kthesat në formën e dhëmbëve të sharrës apo portat e tipit "Skea".

Tipi i dytë është i lidhur me grupin e tretë (verior) dhe është i përfaqësuar, mund të themi në këtë mënyrë, nga Lisi III, por edhe nga Xibri, Meteoni, Osanici. Qendrat e tjera janë më pak të ruajtura e më pak të studiuara. Në jug me këtë tip lidhen vetëm dy kështjella: Matohasanaj e Selo.

Siç mund të shihet, tipi i dytë paraqitet më i evoluar se ai i pari dhe të kujton nga të gjitha pikëpamjet një fortifikim të zhvilluar të kohës helenistike.

Ky raport, që vërehet nga pikëpamja tipologjike dhe që lejon të vendoset një kronologji relative midis dy tipave, gjen mbështetje edhe në të dhënat stratigrafike. Gërmimet më të reja në Klos kanë nxjerrë në dritë një shtresë kulturore, megjithëse të varfër, që përmban, krahas qeramikës lokale të tipit të devollit, edhe disa fragmente qeramike të importuar korintike, jonike e atike, që i përkasin fundit të shek. VI dhe shek. V. Kjo tablo na përsëritet dhe në Belsh (vendbanim i hapur prehistorik në afërsi të Elbasanit), në Berat dhe në Mavrovë (në afërsi të Amantias). Vetë Amantia ka dhënë gjithashtu, midis gjetjeve të rastit, figura terakote të tipit arkaik e fragmente qeramike të shek. V. Ndërkaq, shekulli IV është përfaqësuar shumë mirë si në Klos ashtu edhe në Çukë të Aetojt, pa përmendur këtu Butrintin. Megjithatë, është vështirë t'i lidhim fillimet e fortifikimeve tona poligonale të tipit të parë me shtresën më të hershme që na shfaqet në Klos. Elementët e arkitekturës së banimit, që gjenden në këtë shtresë në Berat, (copa muresh balte me gjurmët e thuprave të kasolleve) dëshmojnë më tepër për një qendër paraurbane, të cilën nuk mund ta parafytyrojmë më tepër se kaq. Në këto rrethana, data që fitojmë nga këto të dhëna (fundi i shek. Vl-shek. V), do të na shërbente vetëm si një terminus post quem për fortifikimet e tipit të parë.

Fortifikimet e tipit të dytë nuk na kanë dhënë, nga ana tjetër, në asnjë rast, as në Lis dhe as në Xibër ku janë bërë gërmime, materiale më të hershme se çereku i fundit i shek. VI. Ky kufi që shënon fillimet e tipit të dytë, shërben në të njëjtën kohë si një terminus ante quem për tipin e parë.

Tipi ynë i dytë i përgjigjet plotësisht atij që Garasanin e quan tip "Moenia Aeacia".Duke u nisur nga të dhënat historike, ai e vendos formimin e këtyre qyteteve midis gjysmës së dytë të shek. IV dhe gjysmës së dytë të shek. III p.Kr. Krijimin e tyre e lidh me veprimtarinë e Pirros ose (me rezervë) me një periudhë më të lashtë, me aktivitetin e Filipit II. Të dhënat arkeologjike nga Lisi, Xibri dhe Osanici japin mundësinë për ta kufizuar këtë datim brenda caqeve më të ngushta dhe për ta vendosur më me saktësi midis çerekut të fundit të shek. IV dhe dhjetëvjeçarëve të parë të shek. III. Mendoj se duhet hequr dorë prandaj nga mendimi, qoftë ky dhe hipotetik, për të lidhur krijimin e këtyre qyteteve apo të çfarëdo qyteti, nga Filipi II, në hapësirën që shtrihet në perëndim të liqenit Lyhnid, sepse dihet mirë nga burimet, që mbreti maqedon nuk mundi të shtrihej përtej këtij kufiri dhe nuk arriti kurrë, siç e thotë shprehimisht Isokrati, në brigjet e Adriatikut. Nuk shoh ndonjë arsye, nga ana tjetër, për të lidhur tipin tonë të dytë të qyteteve me veprimtarinë e Pirros sa kohë që vetë Epiri, siç tregon shembulli i Antigonesë dhe i qendrave të tjera të luginës së Drinos, nuk e preferon në këtë kohë mënyrën e fortifikimit të quajtur "Moenia Aeacia".

Që nga fundi i shek. IV, që shënon fillimin e periudhës së dytë të jetës qytetare në Iliri, atë të zhvillimit më intensiv dhe të lulëzimit të saj, shfaqen qytetet e fortifikuara me mure të stilit kuadratik. Si kohë, këto ndërtime përputhen në fillimet e tyre me ato të tipit të dytë poligonal, por, ndërsa poligonali arrin këtu me ndërtimet e tij më të vona, kuadratiku do të përbëjë karakteristikën e re të kohës gjatë shek. III e më vonë.

Në stilin kuadratik ndërtohen muret rrethuese të qyteteve të reja të mëdha si Antigonea, Bylisi, Antipatrea e Lynhidi dhe të një varg qyteteve të mesme, prej të cilave do të përmendim Melanin, Mavrovën, Kaninën e Margëlliçin në Jug. Irmajn e Prishtinën, në rrjedhat e sipërme të Devollit e Osumit, Persqopin e Zgërdheshin, që përfaqësojnë pikat më veriore të ndërtimeve të këtij lloji, pa u zgjatur në numrin e madh të kështjellave më të vogla. Në stilin e ri bëhen gjithashtu rifortifikime të rëndësishme në qendrat e vjetra (Klos, Amantia, Foinike e Bothrotos). Është për t'u vënë në dukje se në stilin kuadratik realizohet edhe rrethimi i madh i Apollonisë, muret perimetrale të së cilës, me një gjatësi prej 4.500 m, mbyllin një sipërfaqe prej 130 ha.

Sistemi i ri i fortifikimit synon t'u përgjigjet nevojave të mbrojtjes në kushtet e artit të zhvillimit ushtarak të kohës helenistike. Ai dallohet për kulla të dendura katërkëndëshe e gjysmërrethore, me dalje të gjata të krahëve dhe porta të fortifikuara mirë, ndonjëherë me dalje të dyfishtë. Në ndërtimin e mureve vërehet qartë përdorimi i diatoneve dhe i kontarforteve, siç është rasti në Amantia, Presqop, etj. Blloqet me faqe të sheshta janë karakteristike për gjithë ndërtimet e këtij lloji në qendrat më të rëndësishme. Variantet e tjera me rustika apo breza anësore, që na paraqiten në disa raste, u takojnë ndërtimeve më të vona të kësaj periudhe dhe kanë vetëm vlerë kronologjike lokale.

Ndërtimet publike bëhen në këtë kohë, gjithashtu, kryesisht në stilin kuadratik. Të tilla janë, midis të tjerash, teatri i Buthrotit, thesaurosi i Foinikes, stadiumi i Amanties, fontana dhe portikët në Apolloni e Dimal, varret monumentale në Amantie, Selcë e Poshtme, etj.

Përmbajtja e shtresave kulturore në qendrat ku janë bërë gërmime këto vitet e fundit dëshmon për një jetë ekonomike intensive dhe për marrëdhënie të ngushta tregtare me botën italike. Element i rëndësishëm për ekonominë është qeramika apule, e në mënyrë të veçantë, ajo e tipit Gnathia.

Pas vitit 230 p.Kr. fillon rënia e qytetit ilir. Luftërat e pandërprera me Romën, që tronditën thellë jetën ekonomike e politike të vendit, peshuan në mënyrë të veçantë mbi qytetin ilir. Është e vërtetë se gjatë shek. II-I, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, ai do të ruajë në disa aspekte të jetës, fizionominë e tij të mëparshme, por kjo gjendje nuk do të shkojë më tej se fillimi e erës sonë, pas së cilës ndikimi romak do të veprojë gjithnjë më me forcë në fatet e tij.

Duke dashur të sjellim kontributin tonë për kronologjinë e qytetit ilir, ne u munduam të trajtojmë këtu disa nga problemet që është bërë e mundur të shtrohen sot mbi bazën e kërkimeve shqiptare, dhe t'u japim atyre përgjigje në masën që e lejojnë rezultatet e këtyre kërkimeve. Studimet e mëtejshme do të sjellin pa dyshim zgjidhje më të sakta e më të plota.

info@balkancultureheritage.com