Pulsi i Ballkanit në mesjetë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pulsi i Ballkanit në mesjetë

Stuhia ballkanike e mesjetës: Rekordi i qytetit të Durrësit. - Adriatiku lindor në prag të kalimit të parë të Italisë në Ballkan. - Shqiptarët, kroatët dhe serbët në betejën normane-greke pranë Durrësit në vitin 1081. – Pushtimi i parë i Durrësit nga përtejdeti.

Çelësi i Ballkanit në mesjetë ishte qyteti i madh i Durrësit, pika e nisjes e rrugës së rëndësishme që lidhte Kostantinopolin me Romën. Këtë rrugë në mesjetë serbët e quanin "carev put", shqiptarët "Udha e Mbretit". Në kohën romake ajo e kishte emrin "Via Egnatia sipas qytetit Egnat, Egnati në Apulia, ku "Via Traiana", duke vijuar nga Roma, arrinte në det. Dhe gjatë gjithë mesjetës pulsi në Ballkan rrihte gjatë kësaj gjerësie gjeografike.

Pesëkëndëshi i madh përreth Durrësit dhe rrugët e tij, me këndet Lezhë-Durrës, Ohër-Berat-Vlorë, gjatë vargut të gjatë të shekujve ishte rregullatori i vërtetë i fuqive të mëdha të Lindjes e të Perëndimit. Nga ky rregullator qenë drejtuar sytë e mbretërve bizantinë. Këndej sulmuan, kur qenë të fuqishëm, bullgarët e mandej serbët; këndej e drejtuan tërë fuqinë e vet pushtuesit italianë; këndej qe vëmendja e papëve të Romës. Si vendi i përrallave, në të cilin përplasëshin erërat e të gjitha anëve të botës, Durrësi ndjeu çdo lëvizje dinamike në Ballkan e Adriatik dhe në pikëpamje të ndryshimeve të pushtetit politik fitoi rekordin mbi të gjitha qytetet e detit Mesdhe. Në katër shekuj (992-1392) e ndërroi, sipas numërimit tim, 32 herë sundimtarin e vet. Shumë herë qe bullgar (989? 997,1040), norman (1082-1085), venedikas (1205-1213, 1241, 1392-1501), epirotas (1213-1258, 1266- 1272), hofenshtaufen (1258-1266), anzhuin (me ndërprerje të mëdha e të vogla 1272-1382), serb (1295, 1343, 1385) dhe shqiptar (1368, 1386-1392).

Rëndësia e Durrësit filloi të lartësohej jashtëzakonisht kur arabët, pasi pushtuan Tarentin (839) dhe Barin (841), e kërcënuan nga themelet pushtetin e Bizantit në Adriatik, ku filloi të ndihej nga veriu trysnia e fuqisë frënge (812). Krahas ishullit të Qefalonisë, që atëherë ishte mbështetja kryesore e Bizantit kundrejt Italise, filloi të sistemohej edhe qarku i Durrësit, si bazë operacionale kundrejt zonës koncentrike "të vasalëve" në Perëndim, në Lindje dhe në Veri. Pas pushtimit të përsëritur të Barit (871), u mbajtën nëpërmjet Durrësit marrëdhëniet me Apulien dhe me qytetet romake të Dalmacisë e të Dukles.

Në gjysmën e dytë të shek. XI, kur mori fund ndarja e kishës (1054) dhe pushtuesit normanë të Italisë së Jugut u bënë vasalë të Papës, kur hyri frikapara "krimbit e karkalecifnorman (kështu e quan mbretëresha bizantine Ana Komnena Robert Gviskardin e të birin e tij, Boemundin), atëherë Durrësi u bë pulsi kryesor i zemrës bizantine.

Nga stuhia e ngjarjeve, që u shkaktuan prej ndeshjes së parë ndërmjet Lindjes e Perëndimit, u tërhoq për në Durrës krejt bregdeti, nga Zara deri në Glikë në Epirin e Vjetër. Që këndej iu vunë pritat kroatëve të hinderlandit dalmatin dhe serbëve të Dukles; që këndej u nxit liturgjia sllave kundër kishës romake.

Në Durrës banonin të ikurit e Dukles dhe lakmuesit që donin të bëheshin princa serbë. Prej këndej dilnin fljet, që ngatërronin zotërinjtë e Apulies në kryengritje kundër Robert Gviskardit. Përpjekjet dhe mundimet bizantine ndesheshin gjithandej në rrymat kundërshtare papale normane. Kur qe pjekur mendimi i sulmit norman në Shqipëri, anëtarët e Papës, konti norman Amiko nga Gjovenazza, zuri rob mbrojtësin e Bizantit, mbretin kroat - Slavcën dhe e çoi në robëri (1075). Pasardhësi i tij, mbreti Zvonimiri, u shpall botërisht si vasal i Papës. Kjo punë, më vonë, (1088) pas vdekjes së Papës Gregorit VII, ia hëngri kokën. Në Dukle punonin për Romën dhe për normanët, romanët e qytetevë: pastaj edhe ipeshkvët latinë e opatët. Ngjau edhe martesa (1080) ndërmjet princit Bodin dhe së bijës së qytetarit të shkëlqyer të Barit të Apulies, që ishte atje kryetari i partisë normane, por në pikëpamje politike sundonte atëherë në Dukle ende ndikimi bizantin.

Kur, pas pushtimit të vjetër romak, Italia kaloi për të parën herë në Ballkan (1081-1107), luftimi i parë për të ndarë njërën dysh ndodhi në muret e Durrësit në tetor të vitit 1081. Në njërën anë ishte ushtria normane-italianojugore, aleate e Papës së madh Grigorit VII; në këtë ushtri kishte luftëtarë kroatë dhe në flotën e saj ishin anijet e Spalatit e të Raguzës. Në anën tjetër ishte mbreti. Aleks I Komneni. Ajkën e ushtrisë së tij e përbënin ushtarët me pagesë varezë e anglo-saksonë. Rojën e Durrësit e përbënin, në pjesënmë të madhe, shqiptarët. Ushtarët e rinj shqiptarë që arritën, mbreti nuk deshi t'i presë. Në ndihmë i erdhi edhe princi i Dukles, Bodini, por ai nuk mori pjesë në luftë. Qëndroi në njërën anë, derisa kalorësia e rëndë normane nuk e ndërpreu luftimin. Pas mundjes së mbretit, u bashkua edhe politikisht me Papën. Kujtimi i asaj lufte hyri thellë në ndjenjën kombëtare të sllavëve të jugut. Edhe në shek. XVI dëgjohej në Siano të Dalmacisë jugore vjersha për ikjen e mbretit të madh të Lindjes.

Edhe armët normane nën Boemundin kremtuan shumë herë fitoret e veta në Ballkan. U mor Vlora, mandej Durrësi në fillim të vitit 1082 dhe pastaj Kastoria (Kosturi). Normanët hynë deri në Ohër, në Berat e në Larisë. Meshumë vështirësi do të mund të përparonte kundërmësymja bizantino-venedikase, po të mos kishte vdekur në vitin 1085 Robert Gviskardi, i cili bënte përgatitje gjithnjë për mësymje në mbështetje kryesore të Bizantit në detit Jon, mbi ishullin e Qefalonisë. Shpirtvogëlsia e kaploi ushtrinë normane. Duke lënë përgatitjet dhe prëtë e luftës, normanët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre me anije të vogla. Ushtarët e normanëve në Ballkan dhe, ndërmjet tyre, edhe ata të Durrësit iu dorëzuan grekëve dhe hynë në shërbim të tyre. Në shërbimin bizantin, si sevast i mbretit (sebasto imperiali), kaloi nëpër Dalmaci (dum pergerem in partibus Dalmatie) aty nga viti 1091 Gottfridi, i biri i Amikut, kontit norman, i cilinjëherë, si vasal i Papës, pat zënë rob mbretin kroat Sllavac. Si mbështetje e sulmit të përsëritur të normaneve në Ballkan (1107) qenë viset ndërmjet Durrësit, Vlorës dhe Ohrit. Por këtë herë Durrësi nuk ra në dorë.

Mësymja e dytë e Italisë në Ballkan. - Paja e së bijës së despotit Manfred Hohenstaufit 1258. - Marrëveshja e Karlit Anzhuin me përfaqësuesit e pavarur të Korfuzit dhe të Vlorës. - Dorëzimi vullnetar i Durrësit. I pari "rex Albanie" (mbreti i Shqipërisë) 1272. - Disfata e rëndë e anzhuinëve nën muret e Beratit 1281. Shqipëria hyn në titullin e mbretërve serbë 1296. – Katastrofa e anzhuinëve në Adriatikun lindor. Lidhja kundër mbretit Urosh II në vitin 319.-Dhuratatefundittëaristokratëveshqiptarë, kontëve durrsakë 1336-1338. - Në vitin 1343 mbreti Dushan mbajti Durrësin. -Perëndimi i sundimit anzhuin në Durrës 1346-1368, - Karl Topia pushton Durrësin 1368, por e kthen me ndërmjetësinë e mbretit Ludovik I i Madh. - Përgatitja e ekspeditës për pushtimin e të gjithë mbretërisë së Shqipërisë 1372. - "Duka i Durrësit Balsha II.

Kundër Durrësit e Vlorës, mandej edhe kundër Beratit ishte përqëndruar edhe mësymja e dytë e Italisë në Ballkan. Këtë mësymje e udhëhoqën mëse një shekull anzhuinët e Napolit, të mbështetur nga Papa (1269-1379. Parapërgatitjet për këtë i kishin bërë Hohenstaufët. Despoti i Epirit, Mihaili II, që ishte në luftë me mbretërit grekë të Nikejës, që më vonë e mëkëmbën mbretërinë bizantine, kërkoi ndihmë e mbështetje në Perëndim. I fundit i Hohenstaufëve, mbreti i Napolit Manfredi, kishte marrë për grua të bijën e dhespotit, Helenën, dhe si pajë kishte marrë prej vjehrrit ishullin e Korfuzit dhe qytetin Butrinto në Epir, kurse Durrësin, Beratin e Vlorën në Shqipëri (1258). Këtu ishte si sundimtar i Manfredit admirali Filip Ghinardi dhe në Korfuz Gvarner Alemani.

Kur mbreti Manfred u vra (1266) në luftën me Karlin Anzhuin, despoti Mihail kërkoi menjëherë të merrte prapë pajën e së bijës,së vet, e cila në vitin 1271 vdiq si robe e anzhuinëve në Nucerë. Meqenëse përfaqësuesit e Manfredit e kundërshtonin një gjë të tillë, njerëzit e despotit vranë Filip Chinardin në fund të vitit 1266. Në këtë rast Durrësi hyri nën mbrojtjen e despotit dhe Berati ra në duart e tij. Por Gvarneri e mbante Korfuzin edhe kundër anzhuinëve; as Vlorën nuk donte ta dorëzonte kështjellari i atjeshëm Jakovi de Basiniano (Jaques de Baligny). Vëllai i këtij kështjellari, Filipi, luftonte gjithnjë kundër anzhuinëve dhe me, anëtarët e Kontradinës (1269) ishte rrethuar në Galipolin e Apulies.

Karli I përpiqej të bënte për vete kapedanin e Korfuzit, Gvarnerin, po ashtu edhe kështjellarin e Vlorës, Jakovin. Në 20  mars 1267 ky e emëroi Gvarnerin si kapedanin e tij në Korfuz, por ky nuk iu nënshtrua kurrsesi urdhrave të tij. U bënë marrëveshje deri në vdekjen e Alemanit (në mars 1272). Disa muaj më vonë, i biri i Gvarnerit, Aymoni, ia dorëzoi Karlit I ishullin e Kqrfuzit kundrejt një shpërbjlimi të madh në të holla.

Marrëveshjet me kështjellarin e Vlorës u zgjatën më tepër. Karli I i kërcënohej me pasurinë e pushtuar dhe me të vëllanë, që ishte rrethuar në Galipoli dhe që më vonë u zu rob. Këto marrëveshje bëheshin edhe me ndërmjetësinë e princit të Ahajës, Vilimit. Në Vlorë, pranë kështjellarit Balsinjan gjendeshin edhe fëmijët e të ndjerit Filip Chinarda. Mbreti Karl kërkonte edhe dorëzimin e tyre, por kështjellari nuk ia jepte. Më në fund erdhën në marrëveshje në mars 1273. Jakovi de Balsiniano iu nënshtrua pushtetit të Karlitdhe mori prej tij, sa qe gjallë,"castruth Canine, Caninian etAvelloman çum archondiis", dhe ky i dorëzoi fëmijët e Chinardit dhe disa grekë, që i mbylli në kështjellën Trani.

Kështjellari i Vlorës mbeti vetëm per një vit dhe mandej mori disa vende në krahinën e Beratit dhe në Bazilikatën e Italisë në shkëmbim të Kaninës dhe të Vlorës.

Përpara kësaj gjëje, në fillim të vitit 1272, i ishte dorëzuar Karlit Durrësi fare vullnetarisht. Këndej hyri në Shqipëri ushtria e madhe "e mbretit të Sicilisë e të Shqipërisë" (rex Sicilie et Albanie), nën komandën e mareshalit të tij, Vilim Bernardit, i cili iu nënshtrua "përfaqësuesit të përgjithshëm të mbretërisë së Shqipërisë" me qendër në Durrës.

I treti kapedan i përgjithshëm Narzon de Tuziaco, de Toucy (1274-1275), bëri fitime të mëdha në Shqipëri. Këtij iu nënshtruan të gjithë aristokratët shqiptarë të qyteteve nga Lezha deri në Vlorë, e mandej deri në Dibër e në Berat në brendësi të vendit. Kruja ra në duart e anzhuinëve në vitin 1277.

Por pas vitit 1274, kur paleologët e Kostantinopolit morën Beratin dhe hynë deri në grykën e Devollit (Semanit), filluan ngatërresat në gjithë Shqipërinë. Aristokratët shqiptarë filluan të  bashkohen me grekët dhe me serbët. U vunë në rrezik edhe pasuritë e pronat e Shqipërisë e të Romanjes (Butrinti, Himara e Subotumi).

Më në fund, u shpall një luftë e rreptë ndërmjet grekëve dhe anzhuinëve. Lufta u zhvillua në det dhe në viset shqiptare. Kapedani i përgjithshëm i Shqipërisë e i Romanjes (inpartibus Albanie, Durachii, Avellone, Butron tuy, Subutoj et Corfoj), Hugo de Sully (Soliaco), i quajtut "iKuqiu nis për në Berat në fund të pranverës së vitit 1280 me një ushtri të fortë të përbërë nga këmbësorë, kalorës e shenjtarë saracenë, si dhe nie një përgatitje teknike të plotë. Në fund të qershorit e rrethoi atë qytet të lartë. Nga Durrësi dhe Vlora merrte pa ndërprerje ndihma në njerëz dhe teknikë luftarake; nga kështjella e Vlorës

iu dërgua më 26 gusht edhe "zjarri grek". Në fund të nëntorit, sulmuesit vendosën të merrnin muret e para të Beratit {suburbia castri Bellogradi). Mbreti Karl e shtynte Hugun të merrte qytetin me forca e shkathtësi dhe të mos priste që të dorëzohej nga uria.Nëmars të vitit 1281 ishte duke vijuar rrethimi,kur ndodhi një thyerje e tmerrshme e ushtrisë anzhuine. Sully vetë u kajp rob nga grekët.

Anzhuinët i mbajtën edhe për një kohë pozitat e veta në bregun e Adriatikut lindor. Megjithatë, planet e tyre të Orientit, përveçse në Berat, kishin pësuar një grusht të tmerrshëm në mbrëmjen siciliane (1282) dhe me daljen e aragonëve nëltalinë jugore. Edhe më 7 shtator 1284 mbreti Karl lëvdontë kështjellarin e Vlorës "për kujdesin që kishte treguar në mbrojtjen e kështjellës vlonjate". Pas kësaj kohe nuk përmendet më emri i Vlorës në regjistrat e anzhuinëve; një muaj më vonë nuk u përmend më as emri i Durrësit. Në vitin 1286 u dukën në Romë ipeshkvët katolikë të dëbuar nga Vlora dhe Kruja. Në vitin 1288, mbreti Androniku i I dekretoi që populli i atij qyteti të lartë të mos paguante më taksa në Durrës. Por në vitin 1296 mbreti Urosh II Milutini ua mori Durrësin grekëve. Që nga ajo kohe mbretëria e Shqipërisë  hyri për të parën herë nën titullin e mbretërve serbë në vitin 1309. Durrësi u bë prapë qytet grek në vitin 1301.

Vlora mbeti deri në arritjen e mbretit Dushan (1347), nëri-mbretërit grekë dhe u bë port kryesor i tyre në detin Adriatik. Anzhuinët nuk e morën dot më as këtë qytet, as Beratin, megjithëse Filip Tarëntini në vitin 1328 u përpoq për pushtimin e tyre, madje pati caktuar edhe kalorësin për ta dërguar atje si "comes Bellogradi et Avalone".

Përkundrazi, anzhuinët aty nga shekulli XIV e pushtuan dhe e humbën Durrësin shumë herë.

Në vitin 1304 u gdhi në Shqipëri me një fuqi të madhe dhe sipas një plani të hershëm (1294), i biri i mbretit të Napolit, Karlit II, princi i Tarentit Filipi. Në muajin shtatpr shpalli botërisht privilegje për qytetin e Durrësit, që e kthente "nën pushtetin e tij", dhe për shumë aristokratë shqiptarë të shënuar emër për emër nga Mati deri në Vjosë, e veçanërisht për familjen Blinishti e Matarango.l) Filipi mori titullin "despoti i Romanisë, zoti i mbretërisë së Shqipërisë dhe i qytetit të Durrësit". Më vonë u bë princi (1306) i Ahajës dhe i Moresë.

Në këtë kohë anzhuinët përhapën politikën e Vet në gjithë bregdetin e Adriatikut. Bënë lidhje shumë të ngushta me autoritetet e Kroacisë dhe veçanërisht me princat e Bribirit, Shubiqët, dhe me Baboniqët e Vodicës. Fituan edhe kurorën e Hungarisë (1301). Në një formë më të madhe se në kohën e normanëve, u përsërit ndeshja ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit latin. Në planet e mëdha të orientit të anzhuinëve u fut edhe ideja e luftës së Kryqëzatës nëpër Ballkan për në tokën e Shenjtë.

Në muajin maj 1319 u krye dhe u pranua nga Papa lidhja ndërmjet princit Tarentin Filipit dhe mbretit të Hungarisë, Karlit Anzhuin dhe Banit) kroat Mladenit II Shubiqit. Kjo lidhje ishte  drejtuar në radhë të kundërt të mbretit serb Uroshit II Milutinit.

Nga Bari deri në Ohër e në Vlorë, Shqipëria ishte gërshetuar me rrjetën e politikës së Papës. Pothuaj të gjitha epishkopatat ishin në duar prelatash egoiste, që ishin pothuaj të gjithë domenikane francezojugorë. Me ndërmjetësinë e tyre u shpallën në qershor dhe korrik dekretet e Papës, që u ishin drejtuar aristokratëve shqiptarë nga Buna deri në Vjosë. Në këto dekrete përmendet shqiptari katolik Vladislav Jonima së bashku me zhupanin ortodoks Radislavi (nobili viro Radislao comiti Albanie, dilecto filio nobili viro Bladislao Gohome Dioclee et Maritime Albanie comiti). Të dy ishin zhupana të mbretit serb të bregdetit të Dukles. Përmenden dhe famiijet e para të fuqishme: Blinishti në Mirditën e mëvonshme, Matarangu ndërmjet Shkumbinit e Devollit, Muzakët dhe Arianitët ndërmjët Devollit e Vjosës. Të gjithë këta deklaruan se pranonin urdhrat e Papës dhe se, si burra katolikë, do të përfltonin prej rasave dhe do të hidhnin tej zgjedhën e skizmatikut dhe të armikut të fesë së krishterë, mbretit të lig të Rashkës ("tamquam viri cathelici et orthodoxe fidei veritate fundati illius regis perfldi Racie nedum veri scismatici et religionis Christiane totaliter inimici nequentes ulterius ferre perfidiam - curaverunt - opportunitate captata consurgere et tugo sue tirannidis abiecto in libertatem ac confessionem fidei prosilire "). Në korrik Papa thirri banin e Kroacisë e të Bosnjës, Mladenin II Shubiqin, që të ngrihej kundër "heretikëve boshnjakë". Në gusht filluan ungërt luftën në Maçvë. Serbët jo vetëm se qenë mbrojtur në Shqipëri me lehtësi nga ai plan, por anzhuinët në atë vit (1319) humbën edhe Durrësin nga shkaku i kryengritjes së madhe të qytetarëve (Acta Albaniae 1659). Me të vërtetë e morën prapë këtë qytet në vitin 1322 (Acta 1, 673 e 693, por fiiqia në mesin e Shqipërisë fllloi të shpërndahej si në vitin 1336 në jug të Matit. Viset më në veri i mbajtën serbët, me gjithë kryengritjet vendase, të cilat në kohën e luftimeve për frontin serb, i kishin ngritur vojvodat (dukët) e vegjël serbë e shqiptarë (1332, Demetrius Suma, Bogoe vojvoda cum aliquibus aliis baronibus).

Atëherë në jug, përtej "fushës ilire", përgjatë Vjosës filloi të sulmonte trumba e fiseve malësore shqiptare. Mbreti bizantin, Androniku III, u ngrit me ushtri kundër tyre (1336) dhe, me ndihmën e turqve të paguar, i dëboi në malësitë e tyre.

Të shtypur prej grekëve nga ana e jugut dhe më tepër prej serbëve nga ana e veriut, aristokratët shqiptarë iu drej.tuan anzhuinëve në Durrës e në Napoli. I lajmëruan se dëshironin "të shkëputeshin nga mbreti i Rashës, i cili pa ndonjë autorizim mbante mbretërinë e komitetet e Shqipërisë" (proposuerunt a rege Rasie dictorum regni et comitatus detentore illiçito abscendere et adnos et dictum ducem perpetuo adherere). Mbreti Robert u drejtoi në gusht të vitit 1336 "aristokratëve, baronëve dhe feudalëve të tjerë të mbretërisë së Shqipërisë e të dukatit të Durrësit" një shpallje, me anën e së cilës i falënderonte për atë përfundim që kishin arritur; u lutej të ndërmjetësonin edhe pranë baronëve të tjerëpër atë qëllim dhe u premtonte për dimrin në vazhdim një ndihmë të vogël, por që në pranverë do t'u jepte një ndihmë ushtarake më të madhe.

Dhe me të vërtetë u nis atje me ushtri në fund të tetorit djali i dytë i mbretit Robert dhe i vëllai i kontit të Durrësit, Karlit, Ludviku. Më 30 dhjetor 1336, ai lidhi në Durrës një marrëveshje me despotin shqiptar, Andrenë II Muzakun. Në vitin 1338 iu përkul anzhuinëve dhe Tanush Topia, fqinji më i fortë i Durrësit. Në këtë rast u njoh principata e tij ndërmjet Matit dhe Shkumbinit, që e pati pasur nga Papa i Romës (et insuper confirmamus eidem comitatum a Maet usque Scampinum, donatum eidem comiti ut poniturper dominum summumpontificem).

Në vitin 1343, mbreti Shtjefën Dushani i dërgoi një shkresë qytetit të lartë, Krujës, të shkruar greqisht. Kjo shkresë është ruajtur, e përkthyer latinisht, iyie vërtetim të mbretit aragonas, Alfonsit V (1457). Dushani në këtë shkrim quhet "crales Bugarorum". Ky u njihte qytetarëve, "sipas lutjes së ipeshkëve, të klerit e të aristokratëve të qytetit, të gjitha pasuritë e qytetit dhe të tëra të drejtat e dhëna nga mbretërit serbë e grekë. Përveç kësaj, i lironte nga çdo pagesë "si në Durrës, ashtu edhe në ndonjë vend tjetër" (volumus ut nullam ipsi gabellam exolvere debeant ubicumque rperiantur sive Durachii sive alibi).

Nga kjo shkresë shihej se në vitin 1343 kishte rënë nën pushtetin e Dushanit jo vetëm Kruja, por edhe Durrësi. Por ky i fundit në vitin 1346 ra përsëri në duart e anzhuinëve, të cilët e mbajtën për 22 vjet. Brenda këtij harku kohor durrsakët provuan një herë (1350) të viheshin nën sundimin e Venedikut. Një herë tjetër u rrethua qyteti "nga ana e detit dhe e tokës (1362). Qytetarët qenë të shtrënguar (1363) të vinin 'në veprim një taksë të veçantë mbi plaçkat e importuara, për t' u paguar tributin (haraçin) fqinjëve tiranë (in subsidium damnorum et expensaru incumbentiumcivitati ex oppresionibus latis per nonnullos tyrannos; nostros - convicinos et erriulus). Në vitin 1364 venedikasit, si rojat e Adriatikut, (quia custodia istius culfi ad nos pertinet de iure) i dhanë urdhër kapedanit të Kulfit që, me masa më të rrepta, të ndalonte çdo armatosje të galerave dhe anijeve nga ana e disa shqiptarëve në viset e Durrësit. Kapedani u përpoq t'u jepte zemër durrësakëve që të mbroheshin trimërisht kundër këtyre shqiptarëve, duke u thënë se së shpejti do t'i vihej fre fuqisë së tyre në det (hortemini illos de Dirdchio quod steni constantes et fortes ad defendendum se contra dictos Albanenses in mari non teneant aliqua navigia armata). Me gjithë këtë, në fillim të vitit 1368, Durrësi ra në duart e princit të fuqishëm shqiptar, Karl Topisë, të cilit dy vjet më parë i ishte dorëzuar dekreti i artë për qytetarinë venedikase.

Por në vitin 1372, në muajin mars, i shoqi i Johanës, vojvodneshës së Durrësit, Ludviku i Navarës, përgatiti një ushtri  te madhë. Në Napoli lidhi një marrëveshje me prijësin e përmendur, me kontin e Gaskonjës de Coucy (de Cociaco), për pushtimin "e gjithë mbretërisë së Shqipërisë" Pas marrëveshjeve të bëra me shkrim dhe kontratave të lidhura, Ludviku përveç të tjerave, kishte për t'i dhënë de Coucy-së 15 000 florinta si paradhënie dhe mandej përsëri një shumë të tillë pasi të mbaronte shërbimin. Ky shërbim do të zgjaste një vit, duke filluar nga koha që do të nisej nga Brindizi. Ushtria do të përbëhej prej 500 kalorësish të rëndë dhe 500 të lehtë. "Të gj ithë banorët e magnatët së Shqipërisë (20 veta), po ashtu edhe rebelët e kontit të Durrësit, që do të ziheshin robër, do t'i dorëzoheshin kontit të Gaskonjës kundrejt një shpërblimi të përshtatshëm." Përjashtoheshin Karl Topia e Gjergj Balsha, armiqtë e vjetër të zotit kont, pë.r të cilët caktohej një shpërblim prej 100 dukatesh.

De Coucy me të vërtetë përgatitej për t'u nisur për në Shqipëri. Në shtator 1372, Papa Gregori XI i njoftonte me gëzim nisjen e shpejtë të tij (cum bona et magna gentium armigerarum quantitate in Albania ad exaltationem fidei Christiane) mbretëreshës së Napolit, Johanës, së cilës i lutej të lehtësonte kalimin e tij përmes Apulies. Por, meqenëse pak më vonë vdiq Ludviku i Navarës, kjo ekspeditë, siç duket, ra në gjumë dhe nuk di më asgjë për të.

Por, nga marrëveshjet e lartpërmendura me prijësin e Gaskonjës, del qartë se Durrësi atëherë ishte në duart e anzhuinëve. Në atë paragraf të shkresës ku flitet mbi të ardhurat e iseve që do të pushtonte de Coucy, përjashtonte konti Ludvik "te ardhurat e qytetit të Durrësit, që kishte atëherë" (redditibus et iuribus civitatis Duracii quam nunc possidet signanter et expresse exceptis).

Nëmëstë vitit 1373 raguzanët e njoftuan mbretin e Hungarisë Ludvikun se kishin ardhur galerat me një ambasador nga Venediku te prici i Zetës, Gjergji I Balshaj. "Ky ambasador kërkon ndihmë ushtarake nga Gjergji kundër Jush dhe për këtë punë  venedikasit i kanë dhënë fjalën se do t'i japin qytetet Tuaja, Kotorrin dhe Durrësin" (civitates vestras Catari et Duraci).

Nga ky dokument shihet se Durrësi aso kohe ishte nën mbrojtjen e lartë të anzhuinëve hungarezë. Siç duket, Karl Topia e kishte dorëzuar vullnetarisht këtë qytet jo shumë kohë pasi e kishte marrë. Në këtë punë, pa dyshim, kishte pasë ndërmjetësuar ungji i Karlit, Domenik Topia, për të cilin do të flasim më tutje. Më vonë (1379) Karl Topia gjendej në një lidhje me mbretin hungarez, "de liga domini nostri regis sikurse thonin raguzanët.

Është më se e sigurt se Durrësi gjendej nën anzhuinët edhe më 8 korrik 1379. Atëherë, pas një konkordati ndërmjet Durrësit e Raguzës, sundonte këtu, në emër të Robertit, de Artois, me të cilin ishte martuar dukesha e Durrësit, Johana, pas vdekjes së burrit të saj të parë, Ludvikut të Navarës.

Pas vdekjes së mbretit hungarez, Ludvikut I Anzhuin (1382), Balshall Balshaj, sundimtari i Zetës e i Vlorës, pushtoi Durrësin. Ky, në dekretin e vet mbretëror të vitit 1385* e quan veten "për mëshirë të Zotit, dukë i Durrësit" Këtë titull bashkë me Durrësin e trashëgoi nga anzhuinët. Por ai "titull i shkëlqyeshëm" i sekondogjeniturës anzhuine (1363) famosus titulus domus Duracii qui a civitate et dvcatu Durancensi sumitur) rrjedh me të vërtetë prej dukatit. të moçëm të Venedikut (1205-1213), i cili përsëri lidhet me dukën bizantin.0 Ky titull i mbeti linjës durrësake të shtëpisë Anzhu deri në vitin 1435, kur kjo u zhduk fare.  Kalimi i Italisë në Ballkan me veshje venedikase. - Biografia e një pioneri venedikas: Filip Barelli 1364- 1403. - Gjendja në Durrës në prag të dorëzimitnë vitin 1392. - Gruaja me dy burra të gjallë: Helena Topia, Marko Barbadigo e Konstantin Balshaj. - Skeleti i një romani historik. - Dorëzimi i Shkodrës e i Drishtit 1396.

Luftëra te despotëve serbë për pronat e Balshajve.-Kulmi i fuqisë venedikase në Adriatikun Lindor 1442. –Thyerja e kësaj fuqie në Shqipëri 1479. Kur për të tretën herë Italia, pas tërheqjes së fundit të napolitanëve dhe pas shuarjes së anzhuinëve hungarezë, kaloi Ballkanin me një fuqi të madhe e me veshje venedikase, këtë gjë e bëri nëpërmjet Zarës, Durrësit e Shkodrës. Ra në luftë me Balshajt, mandej me despotët serbë dhe më në fund me turqit. Natyrisht që venedikasit i përkrahën Papët e Romës dhe përbri tyre qëndronte edhe kleri katolik i Adriatikut.

Tashmë shumë kohë më parë, qysh në epokën e Bizantit të fuqishëm (998), ishin vënë themelet për kalimin e vendikasve në qytetet më veriore të Adriatikut lindor. Pas rënies së parë të mbretërisë greke (1204), venëdikasit theitieluan dukatin durrësak (1205-1213), mbajtën Zarën, u bënë si e vetmja rojë legjitime" në Adriatik, të cilin e konsideronin si gji të vetin. I tërë bregdeti lindor ishte gërshetuar në njetin e tyre tregtar. Në të gjitha qytetet më të mëdha ata kishin kolonitë e tyrë. Kudo ku ende nuk kishin pushtet të drejtpërdrejtë, kishin konsujt e tyre. Në bregdetin shqiptar kishin konsuj në Durrës (1373), ne Spinaricë (1277) dhe në Vlorë (1359).

Në vitin 1280, Ulqini kishte kryetar bashkie një venedikas (comes Marcus Pollanij. Në vitin 1357, Këshilli i Lartë i Venedikut i lejonte qytetarët e vet të zgjidheshin për kryetarë e nëpunës (pro rectoribus et officialibus) në Vlorë e në vende të tjera të despotatit" (locus Avalone et alia loca despotatus). Dhe  kur, pas vdekjes së Dushanit, mbretëria serbe u shndërrua në një varg principatash, nga të cilat lindëndinastitë e vogla nga Shkodra deri në Vlorë, disa veriedikas arritën të kishin ndikim të madh. Pionieri më i madh i pushtetit të përtej detit ishte Filip Barelli.

Ai u paraqit në vitin 1364 në Raguzël) dhe në Kotorr, pastaj. në Ulqin. Merrej me tregti me shumicë. Në Ulqin hyri në kontakt të ngushtë me Balshajt (1374), të cilët gjendeshih përherë në rrethana të papërshtatshme financiare. U bë protovestiar ose ministër i financave i dukës së Durrësit, Balshajt II (1385). Me sa duket, në Durrës u martua me Helenën, të bijën e Andresë III Muzaka. Mbi këtë gjë, ndoshta me dyshim, njoftohemi nga një fragment i "Historisë së shtëpisë së Muzakajve" (1510).

Duket se Helena Muzaka ishte gruaja e dytë, sepse kronologjikisht është gjë e pabesueshme që i biri i Barelli-t, Zanino, i cili më 1388 përmendet si delegat i Gjergjit II Balshajt pranë raguzanëve, të ishte edhe biri i saj.

Pas vdekjes së Balshajt II (1385), Filipi hyri në shërbim të Gjergjit II Balshaj. Këtu gjeti rrënimin e vet. Një ditë të marsit 1390 erdhi te Filipi një njeri, që shitej si persdn besnik i princit serb Vuk Brankoviqit, zotit të Prishtinës, të Trepçës (Trepshit) dhe Prizrenit, mandej edhe i Shkupit e Krushevcit në rrjedhën e poshtme të Moravës perëndimore. Ky i ofroi Filipit 500 libra argjend, në qoftë se i dorëzonte Brankoviqit Ulqinin. Filipi nuk deshi as të dëgjonte për këtë gjë dhe e nxori atë njeri jashtë (Qui Pylippus perseverans. in fidelitate et bohat dispositione ad honorem et bonum statum magnificentie expulit dictum nuntium cum verbis iniuriosis et reprehensibilibus et nolluit ullo modo atiendere ad aliquod quodredungere posset contra honorem  magnitudinis sue). Për këtë shkak Balshajt e futën Filipin rië burg dhe ia konfiskuan tërë pasurinë. Këtu ia vlen të thuhet se Gjergji II Balsha ishte kunati i Vuk Brankoviqit. Këta të dy ishin burrat e të dy bijave të princit serb Lazarit, që kishte gjetur vdekjen në Kosovë(1389).

Me ndërmjetësinë e qeverisë së Venedikut, Filipi qe liruar nga burgu në fund të vitit 1391 dhe i qe kthyer pasuria. Menjëherë hyri në shërbim të Gjergj Topisë, i cili kishte për grua motrën e Vuk Brankoviqit. Si protovestiar (ministër financash) i Gjergjit, ai ishte i pranishëm në dorëzimin e kështjeilës së Durrësit venedikasve (1 prill 1392) dhe dërgoi pastaj traktatin e hartuar për ratifikim në Venedik.

Kur u vra duka i Durrësit, B alsha II, në nëntor 1385 në betej ën me turqit, në fushën e Savrës afër Beratit, Karl Topia pushtoi Durrësin. Pas tij, këtë e trashëgoi (1388) i biri i tij, Gjergji.

Menjëherë në fillim të sundimit të vet, Gjergji u dorëzoi venedikasve kështjellën e jashtme të Durrësit në port (turris Durachil a Marinay turris lnferiory castrum inferus a portu, turris Veneta). Atë kështjellë e pati ndërtuar mbreti i Napolit, Karli I aty nga viti 1280, me qëllim që të siguronte portin e Durrësit kundër sulmeve të flotës detare bizantine. Kështjella e vjetër bizantine përmbi qytet quhej kështjella e sipërme (castellum Superrus dhe, sipas kishës që gjendej aty, quhej edhe "Pyrgu i Shën Ilijes".       -

Përveç trysnisë së turkut, i cili në atë kohë ishte jashtëzakonisht i fuqishëm, këtu ndodhën edhe momente të tjera të rëndësishme, të cilat e përshpejtuan dorëziriain e tërë" Durrësit venedikasve. Princi i ri Gjergji ishte shumë i sëmurë. Qytetarët nuk i përuleshin (1388 etiam ipse dominus sine dubio erit securior a civibus suis qui haberebt aliam intentionem contra eum). Në qytet ishte edhe një parti e Balshajve. Më 2 maj 1391, venedikasit e urdhëruan kapitenin e portit Kulf, që të përpiqej rië rast vdekjeje të Gjergj Topisë, të merrte menjëherë Durrësin. Sepse në këtë qytet rrinte  në pritë Konstantin Balsha në marrëveshje me sulltanin turk, Bajazitin (ille constantinus anelat multum ad instantiam Baysit Bey ad faciendum se dominum Durachii). Në anën e Venedikut qëndronin kryeipeshkvi i Durrësit, Gjoni, ipeshkvi i Krujes, Dhimitri, Tanush Topia, Kapedani i qytetit Progon Skura, Andrea III Muzaka, që kishte pasuri në Durrës, si dhe bujarët e tjerë të Durrësit. Përveç kësaj, Papa Bonifaci IX mallkoi princin Gjergj (1391), sepse ky, si mik i anzhuinëve, qëndronte në anën e antipapës, Klementit VIII. Balshajt atëherë, që të shtinin në dorë Durrësin, u mbajtën me Papën Bonifac.

Të gjitha këto bënë që Gjergj Topia t'u dorëzonte venedikasve kështjellën e sipërme të Durrësit. Mbajti sa qe gjallë pushtetin mbi qytet dhe të ardhurat i regjistronte për vete. Në muret e kështjellës rojet venedikase edhë më tej do të jepnin urdhra në emër të tij (clament tutellam nomine domini Georgii). Pas vdekjes së princit, kaloi në duar të venedikasve edhe qyteti.

Kjo ngjau në muajin tetor 1392, kur vdiq princi Gjergj Topia. Meqenëse nuk kishte fëmijë, e trashëguan në Krujë motrat e tij, përkatësisht burrat e tyre. Vojsava ishte martuar me Kyr Isakun, Kursaka, siç quhej, me kryetarin e familjeve të patricëve durrësakë, Engjëllin. Helenë Topia kishte burrë patricin venedikas Mark Barbadigo. Çifti i parë jetonte në Durrës; por Vojsava më vonë vdiq (1394). Çifti i dytë mbante Krujën në emër të Venedikut, sepse Republika pretendonte se ai që ishte pronar i Durrësit ishte edhe pronar i Krujës. Por Helenë Topia ishte e mendimit të kundërt.

Ajo e nxiti burrin e vet (1394) (dispositio ipsius dominae non est bona quicquid fit pro maiori parte, fit de volutante et beneplacito suo etfortasse de suo mandato) kundër venedikasve. Mekëtë, pa dyshim, edhe djali i motrës së saj, Konstantin Balshaj, i biri i Gjergjit I Balshaj dhe i Theodorës, së bijës së sundimtarit të Dejanit e të Eudokisë, së motrës së carit Dushan. Burri i parë i Theodorës qe Zharko Mërkshiqi; me këtë ajo pati djalin Mërkshan Zharkoviqin, sundimtarin e Vlorës (1391-1412). 

Në fund të vitit 1394, Barbadigo ti shpall kryengritës i komunës venedikase. Republika u përpoq me të gjitha mjetet për ta shtënë në dorë atë dhe qytetin e lartë, Krujën. Ai plaçkistë nëpër territorin e Durrësit dhe pengonte kalimin e karvaneve tregtare. Po edhe mësyjti oborrin e Filip Barelli-t në Kepin e Rodonit, e plaçkiti, kapi rob atje gruan e Filipit, i cili me mundime të inëdha mundi të ikte (fecit incursionem super territorio Durachii in loco qui dicitur Ponta de Rodoni et depredatus fuit domum ser Philipi Bareli civis Veneciarum et cepituxorem dictiserPhilipi ipso serPhilipofugiente in nemore in vepres et senies).

Si aleat i Venedikut, princi Niketa Topia e mundi me të vërtetë njëhexë Barbadigun në fushë të hapët, por nuk do të ishte thyer po të rrios ishin bashkuar kundër tij e shoqja Helena Topia dhe Konstantin Balsha.

Më 14 shkurt 1395 Konstantini kishte në dorëzim Krujën, si vasal turk që ishte. Venedikasit dërguan tek ai një ambasador, që dintë gjuhën greke.

Venedikasit kërkuan nga Gjergj II Balsha dorëzimin e Barbadingut, që gjendej si rob në duart e tij; ishin të gatshëm të jepnin 1000 dukata për të, vetëm që të mund ta gjykonin për mosbindje. Ai iu paraqit vullnetarisht gjyqit të Venedikut në vitin 1401, i cili e dënoi mjaft butësisht. Filip Barelli në vitin 1403 ishte ende gjallë dhe banonte në Raguzë.

Konstantin Balsha, që u martua me Hëlena Topinë, kishte në dorëzim Krujën. U bë sundimtar i gjithë krahinës së Skurisë afër Durrësit, ndërsa në vitin 1401 u bë qytetar i Venedikut së bashku me të shoqen e me fëmijët. Por planet e tij të vjetra për pushtimin e Durrësit, qoftë edhe me ndihmën e turqve, nuk i kishte lënë në harresë. Pak më vonë përfundçi tragjikisht; para datës 22 tetor  1402 u gjykua në Durrës, kurse nëna e tij Theodora dhe e shoqja Helena qenë dërguar në Venedik.

Qyteti i lartë, Kruja kaloi në duart e Nikita Topisë, që e mbajti deri sa vdiq. Në vitin 1415 ishte atje turku Ballaban beu "si subash i Krujës dhe i Rabnës". Në kufi të tij sundonte e forcohej pa ndërprerje Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut. Pas vdekjes së Skënderbeut (1468), Kruja mori një ekuipazh rojash venedikase, por në vitin 1478, pas një qëndrese heroike, kapitulloi para turqve.

Gjatë gjithë mesjetës Kruja është konsideruar një sy i qytetit të Durrësit. Tjetri, usyri i djathtë i Durrësit"  konsiderohej qyteti i Lezhës. Këtë qytet e morën venedikasit në vitin 1393 nga dora e familjes së Dukagjinëve, të cilët ndoshta, pas vdekjes së dukës së Durrësit Balsha II* ua kishin marrë Balshajve. Përpara se të binte në duart e Venedikut, Shkodra me Shën Shirgjin mbi Bunë ishin përkohësisht në duart e turkut (1393-1395). Ua kishte dorëzuar Gjergji II Stratimiroviq Balsha si shpërblim ngaqë e kishin zënë rob në vitin 1392, .

Më 14 prill 1396, të plotfuqishnut e Gjergjit II, të cilët ai më 10 nëntor 1395 i kishte dërguar në Venedik, iu dorëzuan venedikasve qytetin eShkodrës me rrethin e me portin e Bunës, Shën Gjirgjin, si dhe qy tetin e Drishtit, sepse "Gjergji epa se nuk mund t' i mbante këto vende për shkak të trysnisë së mbretit Bajazid". Për këtë shkak, ai dhe trashëgimtarët e tij u bënë bujarë venedikas, hynë në.Këshillin e lartë dhe merrnin 1000 dukate në vit nga tëardhurat e vendeve të dorëzuara. Në letër a pergamen Gjergji u dorëzoi me atë rast venedikasve edhe "qytetin Shati me doganën në Danjë".

Por, kur administfatorët venedikas morën pa kundërshtim Shkodrën e Drishtin, qytetet e vogla mbi Drin, Danja dhe' Shati, nuk u dorëzuan.Këto vende, mbi të cilat në vitin 1395 sundonte Konstantin Balsha, nuk dëgjoi t'i dorëzonte kështjellari i tij, shqiptari Kojë Zaharia. Ai më vonë u quajt "dominus Sabatensis et Dagnensis" dhe herë ishte partizan i turkut, herë aleat i Venedikut. Por e bija e tij, Boja, ua dorëzoi venedikasve këto qytete të vogla (1444). Më vonë ua morën prapë Danjën, por ua ktheu rishtas "Skënderbeu (1447-1448) dhe Dukagjini (1456-1458).

Disa qytete të tjera të vogla episkopale nuk ekzistonin më në shekullin XV. "Citta de Balezo", në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 përmendet si një fshat i zakonshëm me 25 shtëpi. Qyteti Svaç në vitin 1406 ishte në një gjendje të pashpresë. ipeshkvi i Svaçit u kërkoi atëherë venedikasve leje dhë ndihmë për të rindërtuar fortesat

Por, në vitin 1343 Svaçi ishte një fshat, ndërsa në vitin 1476 quhet "villa de Suazzo ". Pas vdekjes së Gjergjit II (1403), e veja e tij Lena, e bija e princit serb Lazarit, dhe i biri i saj, Balsha III, filluan luftën e papajtueshme kundër venedikasve për trashëgiminë e familjes së tyre. Por në fillim të vitit 1405 plasi kryengritja në Shqipërinë e Veriut. Shkodra e Drishti dëbuan magjistarët venedikas dhe zunë rob ekuipazhi e rojave itë qyteteve. Balsha III zbriti nga malet dhe filloi të plaçkiste pa .mëshirë viset e Venedikut. E mbështeste edhe hercogu i Bosrijës, Sandal Hraniqi.

Por venedikasit morën masa të shpejta e të rrepta si me ushtri, ashtu edhe me të holla. Flota e fuqishme, nën komandën e kapitenit Marin Karaveli, mbërriti në qershor e korrik para Ulqinit e Tivarit. Qytetet u dorëzuan vullnetarisht sipas marrëveshjeve të veçanta. Kështjellat ranë në duart e venedikasve me tradhti.

Me venedikasit, që dërgonin trupa pa ndërprerje, u bashkuan pak nga pak edhe banorët e fshatrave, të egërsuar nga plaçkitjet e egra të Balshajve. Venedikasit me të shpejtë u morën vesh me  Bajazitin, me Brankoviqët e Lazareviqët, që të fitonin asnjanësinë e tyre. Në anën e venedikasve u vu hapur edhe Kojë Zaharia.

Kështu, pra, Shkodra e Drishti në gusht 1405 ishin prapë të Venedikut. Merita të veçanta për këtë fituan franciskanët e Shkodrës. Deri në fund të jetës (1421) Balsha vijoi luftën e rreptë kundër venedikasve. Pas një rrethimi të gjatë, arriti të merrte Drishtin (1418). Para se të vdiste, la për trashëgimtar të vetin despotin serb, Shtjefën Lazareviqin, i cili në lidhje me mbretin hungarez, Sigismundin, ripërtëriti fuqinë e Serbisë. Por më vonë, atij që mori Drishtin, iu desh t?u lëshonte venedikasve Tivarin e Budvan (1423). Por, kur turqit pushtuan për të parën herë despotatin serb, këto qytete së bashku me Drishtin ranë përsëri në duart e venedikasve (1442). Pasi mbreti Sigismund (1433 e 1437) ua shiti Dalmacinë gjithsesi të humbur, fuqia e venedikasve mbi bregdetin lindor të Adriatikut arriti në kulmin e vet. Nga Kvarneri e deri në Durrës ata i mbanin të gjitha qytetet bregdetare.

Në Shqipëri e thyen fuqinë e Venedikut turqit. Në vitin 1478 ranë qytetet: Drishti, Kruja dhe Lezha; vitin tjetër ra Shkodra. Durrësin e morën turqit në vitin 1501; Ulqinin e Tivarin në vitin 1571.

info@balkancultureheritage.com