Krahas rolit të vet shpirtëror dhe politik, kisha shfaqet edhe si pronare e pasur tokash. Në qytete ipeshkvia, kapitoli i katedrales dhe kuvendet kishin prona të ndara preras. Zotërimet kishtare në qytete dhe rreth tyre përbëheshin nga vreshta, si për shembull ato të shumtat në numër që i quante të vetat Shën Mëria e Ulqinit,ullishta, të drejta peshkimi në liqen të Shkodrës dhe në Bunë, siç i kishin Shën Stefani, Shën Pjetri dhe Shën Vlashi i Shkodrës, koshere bletësh, mullinj, për shembull në Rjoll pranë Balezos dhe të ardhurat e fshatarëve që punonin me detyrim përqindjesh në tokën e kishës. Kapitoli i Tivarit zotëronte një fshat të tërë. Kishte klerikë të veçantë që edhe privatisht ishin mjaft të kamur. Përreth malit të kështjellës së Shkodrës rrotulloheshin varg vreshta të tëra që u përkisnin priftërinjve të veçantë ose ipeshkvit Pasuria e institucioneve shpesh buronte prej blatimesh dhe trashëgimish që linin laikë e klerikë, jo rrallë qytetarë që e kishin bërë pasurmë e tyre jashtë vendit, në Raguzë ose Venedik. Por edhe princat e krahinës tregoheshin bujarë, ndër ta Balshajt privilegjonin manastiret ortodokse, si ato të Vranjinës. Testamenti 1 priftit Sergj, i biri i Marco Torosit të Tivarit, lëshuar më 17 nëntor 1390 në Venedik, dëshmon kamjen dhe lidhjen me vendin e vet të një të mërguan: ai i dhuroi kishës katedrale të Shën Gjergjit në Tivar mesharin e tij, i cili duhej lidhur me një zinxhir e s’duhej shitur kurrë; kishave të Shën Gabrielit, Shën Lukës, Shën Maria Madalenës dhe Shën Nikollës në Tivar ai u falte nga tri dukate, kanonikëve të Shën Gjergjit nga njëzet dukate ari për të mbajtur ndërtesën e kapitolit si edhe një ullishte (“ogradam oliuarum”) dhe një truall me pemë ulliri; pesë dukate të tjera caktoheshin për “male ablatis” nga Tivari; priftit Gjergj të Tivant i shkonin dhjetë dukate ari për të çuar mesha; Dobres, të birit të Gjomt, dy dukate, si dhe shuma më të vogla për tivaras të tjerë, ndër ta për të venë e kancelarit; nipave të tij, pnftërinjve Dominik dhe Peter ai u jepte shtëpinë e tij, një vreshtë me rrënjë ulliri; dy toka të tjera me drurë ulliri, njërën prej tyre “iuxta pontem’\ kishës Shën Gabnel. Udhëzime të tjera kishin të bënin me manastire e kisha në Venedik e me një shumë më të madhe në të holla që u shkonte dy nipërve. Të habit jo vetëm pasuria në vendin e prejardhjes e këtij kleriku që jetonte në Venedik, por edhe hdhjet e tij me shtresën e epërme të qytetit, me kancelarin, kapitolin e katedrales dhe arkigjakonm e tij, Don Viton, të cilin ai e cakton si përmbarues të testamentit. Në qytet kisha ishte edhe punëdhënëse, sidomos kur zgjeroheshin ose rindërtoheshin shtëpitë e Perëndisë. Matenali i shtrenjtë i ndërtimit si tullat e tjegullat porositeshin për këto raste nga Raguza.
Në fillim të shekullit 14 pronat e kishës u rrudhën së tepërmi, nga njëra anë për shkak të ndërhyrjeve të sundimtarëve prej derës së Balshajve, të cilët u jepnin pasuesve të tyre toka nga të kishës dhe i bënin shantazhe arkipeshkvit katolik të Tivarit, e nga ana tjetër nëpërmjet shkatërrimeve që sollën sulmet e osmanëve, të cilët shqymbën pronat e arqipeshkvisë të Tivarit, plaçkitën Suaciumin që ishte grabitur edhe më parë nga Balshajt, bënë skllevër njerëz të shumtë e nuk kursyen as Lezhën (më 1400).
Përballë kësaj trusnie të dyfishtë kisha, e lidhur fort që më parë me Italinë, e priste me shumë shpresë ardhjen e venedikasve, madje në Durrës e Shkodër arkipe- shkvi dhe ipeshkvi ishin forca lëvizëse që shpuri në marrjen prej Venedikut. Që ata në këtë rast nuk i largonin nga vëmendja interesat e tyre vetjake dhe nuk shihnin te venedikasit të vetmit shpëtimtarë të besimit katolik përballë rrezikut ortodoks e mysliman, këtë mësim kishin për ta dhënë dhjetëvjeçarët e parë të shekullit 15.