Pushtimi francez i Egjiptit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Pushtimi francez i Egjiptit

Në vitin 1209/1794, Devleti Osman njohu regjimin republikan që ishte vendosur në Francë, pas Revolucionit të suksesshëm të vitit 1789.  Ali Efendiu u emërua si ambasador, përfaqësues i Devletit, në Paris, ndërsa Franca dërgoi në Stamboll ambasadorin Vertinak.

Me kërkesë të ambasadorit francez, osmanët nënshkruan me Francën, në 1210/maj 1796, një traktat ine 15 nene, që përcaktonte koordinimin e përgjithshëm midis Devletit Osman dhe Republikës së Francës në luftërat evropiane, dhe që deklaroi asnjanësinë e Devletit Osman, në rast lufte, në të ardhmen, midis Francës dhe Britanisë. Ambasadori francez kishte deklaruar se me një traktat të tillë do të përfitonin të dyja palët, madje, ai përmendi edhe mundësinë e rimarrjes së Krimesë nga Devleti Osman. Disa nga shtetarët osmanë kishin mendimin që francezët e kishin për zakon ta ndërronin politikën e tyre vazhdimisht, dhe se nënshkrimi i një traktati të tillë midis Devletit Osman dhe Francës, do të bënte të mundur ngritjen e Rusisë dhe Austrisë kundër osmanëve dhe për këtë arsye do të ishte më me vend ta shtynin nënshkrimin e tij. Por sulltani ishte në favor të nënshkrimit të këtij traktati dhe për pasojë, Shejhul-islami dhe Kadiaskerët e Rumelisë dhe Anadollit, si dhe dinjitarë të tjerë u mblodhën për të diskutuar këtë çështje, duke arritur në një përfundim që iu paraqit më pas sulltanit. Por, sulltani këmbënguli për ta lidhur këtë traktat menjëherë, dhe ai u nënshkrua, dhe u shkëmbye nga të dy palët më 17 Dhil Ka'de 1210/24 maj 1796.

Shumë pak kohë më pas, Franca dhe Austria ndanë territorin e Venedikut mes tyre, ku Franca mori detin Adriatik me shtatë ishuj në këtë rajon dhe Prevezën, dhe në këtë mënyrë arriti të kishte kufij të përbashkët me Devletin Osman, që kishte kufij të përbashkët me Austrinë dhe Rusinë në Evropë. Napoleon Bonaparti (1769-1821) u autorizua nga qeveria republikane e Francës të nisej drejt Mesdheut në krye të një ushtrie prej 60.000 ushtarësh. Ai mbërriti fillimisht në Maltë, e bllokoi atë me 25 luftanije dhe me më shumë se 300 anije përforcuese, dhe e pushtoi atë. Ai asgjësoi piratët që u vetëquajtën "Kalorës të Shën Xhonit"; ata ishin larguar nga Rodosi, kur ishulli u hap ndaj Islamit në vitin 1522 nga Sylejmani i Madhërishëm. Kjo organizatë me emrin "Kalorësit e Shën Xhonit" ishte themeluar në vitin 1070, në Jeruzalem; ishte transferuar në vitin 1292 në Qipro; dhe ishte vendosur në ishullin e Rodosit, në vitin 1306. "Pas pushtimit të Tokave të Shenjta nga muslimanët, urdhri (kalorësit piratë) ishte vetëvendosur si një bastion i fortifikuar kundër Islamit dhe ishte kthyer në një bazë kryesore për piratët që sulmonin anijet otomane, që lundronin në Detin Egje dhe në detin ë Mesdheut Lindor, dhe në një mbështetës të përpjekjeve të Kryqëzatave të ndryshme detare në ato zona."

Më pas, Napoleon Bonaparti iu drejtua Aleksandrisë, portit të Egjiptit Osman dhe pa asnjë deklaratë lufte zyrtare, zbarkoi me ushtarët e tij në tokën e Egjiptit, në korrik të vitit 1798. Ai u përpoq ta justifikonte këtë akt të pazakontë dhe të pavend, duke pretenduar se kishte mbërritur në Egjipt për të parandaluar veprimtaritë imperialiste të Britanisë në mbështetje të Devletit Osman, dhe për t'i dhënë fund sjelljes së pacipë të memlukëve të Egjiptit, sikur Devleti Osman të kishte dashur me të vërtetë diçka të tillë prej tij. Valiu Bekir Pasha, Reisul Umera Ibrahim Beu dhe Murad Beu u përpoqën me gjithë forcat e tyre ta mbronin Egjiptin me 30.000 ushtarë, por ata pësuan disfatë nga ushtria franceze e stërvitur dhe e pajisur mirë me armatime moderne.

info@balkancultureheritage.com