Rimëkëmbja e fuqisë bizantine: Mihali VIII
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rimëkëmbja e fuqisë bizantine: Mihali VIII

Perandoria Bizantine kishte rifituar supermacinë në juglindje që në kohën e Johan Vatacit, por vetëm pas ripushtimit të Kostandinopojës, Bizanti u bë përsëri një fuqi e madhe. Sigurisht, ripushtimi i kryeqytetit të lashtë nuk ishte veçse rezultati i sukseseve politike dhe ushtarake të dhjetëvjeçarëve të mëparshëm. Kostandinopoja ra në duart e bizantinëve si një fryt tashmë i pjekur. Megjithatë me npushtimin e kryeqytetit të Bosforit, pozita ndërkom- bëtare e Perandorisë Bizantine ndryshoi përnjëherësh. Bizanti tani rifitoi një ndikim vendimtar në strukturimin e kompleksit të shteteve europiane. Ai u bë përsëri një nga qendrat rreth së cilës vërtitej politika e fuqive mesdhetare.

Megjithatë, pozita e një fuqie të madhe që ai fitoi mbarte në vetvete edhe shumë rreziqe. Që të mund ta ruante këtë pozitë, nevojiteshin më shumë mjete dhe më shumë forca nga ato që kishte në atë kohë perandoria. Taksat u rritën mbasi nevojitej një armatë e madhe dhe një flotë akoma më e madhe. Kryeqyteti i ripushtuar, i shkretuar siç ishte, kishte nevojë për meremetime të mëdha. Këto gëlltitnin shuma kolosale të cilat përfaqësonin një barrë të rëndë për vendin. Në fakt që nga fundi i shek. XII u duk se bizantinët nuk ishin më në gjendje ta ruanin fuqinë e tyre të vjetër. Të dëbuar në Azinë e Vogël, krijuan aty një shtet që ishte nga ana e brendshme më i fortë dhe më i shëndetshëm se perandoria e vjetër. Por ky shtet nuk përfaqësoi asnjëherë për ta një qëllim në vetvete por vetëm një urë për të rifituar madhështinë e vjetër. Kështu, me një luftë heroike u arrit të rivendosnin një gjendje që në të kaluarën dukej si e paarritshme.

Veç kësaj periudha e sundimit latin kishte lënë gjurmë të thella. Në trupin e shtetit bizantin ishin shkaktuar plagë, të cilat ripushtimi i kokës nuk mund t'i shëronte. Koka e madhe, Kostandinopoja, mbështetej mbi një trup të dobësuar dhe të dërrmuar nga të gjitha anët. Republikat detare italiane i sundonin detet bizantine. Kolonitë e tyre ishin të shpërndara në të tërë territorin e perandonsë. Shumica e ishujve të Mesdheut lindor ishin të nënshtruara prej tyre. Greqia kishte mbetur nën sundimin frëng. Po ashtu, Epiri, i cili ndodhej nën qeverimin grek dhe Thesalia i ishin shmangur bashkimit dhe e ruanin qëndrimin e tyre armiqësor kundrejt Perandorisë Bizantine. Pjesa veriore e Gadishullit ballkanik mbetej në duart e dy mbretërive sllave, të Bullgarisë dhe Serbisë, të cilat qenë rritur në kurriz të Perandorisë Bizantine. Asnjëra nga këto fuqi nuk ishte në gjendje akoma të ndërmerrte një sulm në stil të gjerë kundër Bizantit, por ishin gati ta mbështesnin një ndërmarrje antibizantine të udhëhequr nga Perëndi- mi. Në Perëndim sigurisht nuk mungonin armiq të Perandorisë Bizantine të rimëkëmbur: ishin të gjitha fuqitë që kishin pasur interes për ekzistencën e Perandorisë latine. Sidoqoftë mund të pritej një agresion në çdo moment. Ale- anca midis fuqive kundërshtare së Bizantit në Perëndim dhe në Ballkan do të paraqiste një rrezik vdekjeprurës për perandorinë e saporimëkëmbur. Vetëm manovrat diplomatike mund ta evitonin këtë rrezik. Për fat, diplomacia ishte një nga cilësitë më të spikatura të Mihalit VIII.

Detyra e dyfishtë e Paleologut ishte ajo që të përballonte me manovra diplomatike planet e agresionit të Perëndimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër të rivendoste sundimin bizantin në territoret që dikur i takonin perandorisë, duke eliminuar shtetin epirot dhe mbeturinat e sundimit latin në Greqi. Re- alizimi i kësaj detyre të dytë varej nga suksesi i së parës. Qendra e planeve të agresionit kundër Bizantit ishte Sicilia. Kështu kishte qenë nën Manfredin, kështu ishte edhe tani nën Karlin Anzhu. Për këtë arsye, marrëdhëniet me mbretërinë e Sicilisë përbënin boshtin rreth të cilit u vërtit politika e Mihalit VIII gjatë gjithë periudhës së mbretërimit të tij. Por planet e pushtimit të mbretërisë së Sicilisë mund të realizoheshin me efektshmën vetëm nëse sigurohej përkrahja e papës. Për këtë arsye objektivi qendror i Paleologut mbeti kurdoherë përpjekja për të evituar bashkimin e mbretërisë së Sicilisë me Romën. Përderisa në Sicili mbretëronte Manfredi, politika e tij kishte shenja të mira. Në fillim në Romë mbretëronte një qëndrim armiqësor në lidhje me rimëkëmbjen e Perandorisë Bizantine. Papati nuk mund ta pranonte qetësisht faktin që Kostandinopoja të shkëputej nga Kisha romane dhe që një perandori greke skizmatike ta zëvendësonte Perandorinë latine. Urbani IV (1261-1264) kishte filluar duke mbështetur moralisht sundimin frëng në Greqi në luftën kundër Bizantit dhe duke çkishëruar gjenovezët sepse nuk donin të hiqnin dorë nga aleanca e tyre me perandorin bizantin. Por armiqë- sia e vjetër e Romës kundrejt dinastisë së Hohenshtaufenve e pengonte atë të lidhte aleancën midis papatit dhe mbretit Manfred. Urbani IV jo vetëm nuk mendonte të përkrahte planet pushtuese të Manfredit, por synonte t'i jepte fund sundimit të Hohenshtaufenve në Italinë jugore. Prandaj ia dhu- roi mbretërinë e Sicilisë, Karlit Anzhu, vëllai i mbretit të Francës. Duke për- fituar nga kontradiktat midis papatit dhe Hohenshtaufenve, Mihali VIII e gjeti rrugën e marrëveshjes me Romën. Duke premtuar bashkimin e kishave karta tradicionale që përdorte Bizanti në politikën e vet ndaj Romës për të zbutur qëndrimin e papatit - ai arriti të hynte në bisedime me papën.

Vlera e këtij suksesi ishte akoma më e madhe po të kihet parasysh se orvatjet për t'u rivendosur në Gadishullin Ballkanik (të cilat e detyronin perandorinë të zhvillonte një luftë në shumë fronte dhe të shpërndante kështu forcat e saj) nuk po kishin rezultatet e dëshiruara. Në fillim u duk se perandori ndodhej në një pozitë shumë të favorshme ndaj Greqisë, e cila ndodhej akoma nën sundimin frëng. Që nga beteja e Pelagonisë, Vilhelmi Vilëharduen vazhdonte të ishte rob në duart e tij. Kështu Mihali VIII qe në gjendje t'i diktonte atij kushtet e veta përpara se ta lejonte-aty nga fundi i vitit 1261 - të kthehej në Ake dhe të rimerrte pushtetin. Në bazë të këtyre kushteve Vilhelmi II betohej për besnikëri ndaj perandorit bizantin, fitonte titullin megas domestikos dhe duhej t'ia jepte Bizantit kalatë e Monemvasisë, Mistrës, Mainës dhe Hieraklonit. Por besnikëria e tij nuk zgjati shumë. Vilëhardueni mori nga papa lejen për ta zgjidhur betimin e besnikërisë që i kishte dhënë Bizantit (në atë kohë ende nuk ishte çarë akulli në marrëdhëniet romano- bizantine). Veç kësaj ai gjeti mbështetje të efektshme tek Republika Venedikase, kundërshtarja e fuqishme e rimëkëmbjes së Perandorisë Bizantine, interesat e se cilës kërcënoheshin rëndë nga rënia e Perandorisë Latine, që ajo vetë e kishte krijuar, dhe nga aleanca bizantino-gjenoveze. Lufta shpërtheu. Mihali VIII dërgoi në Peloponez një ushtri të fuqishme, nën komandën e vëllait të tij, sebastokratorit Konstandin, të formuar nga pesëmijë mercenarë selxhukë. Nisi kështu një ofensivë bizantine e shpejtë dhe fitimtare. Njëkohësisht, flota bizantino-gjenoveze sulmoi ishujt latinë.

Në të njëjtën kohë lufta zhvillohej gjithashtu në Epir dhe në Bullgari. Duke ndërhyrë në luftërat e brendshme të Bullgarisë, më 1262, Mihali VIII pushtoi portet më të rëndësishme të bregut perëndimor të Detit të Zi: An- kialo dhe Mesembria. Edhe në kontinent ai arriti të zgjeronte në mënyrë të konsiderueshme territoret e tij në kurriz të Bullgarisë. Përkundrazi, në Epir, pushtuesi i Kostandinopojës, Aleks Strategopulli, gjeneral me aftësi jo të jashtëzakonshme, pati pak fat si më 1260 ashtu dhe gjatë ri fillimit të luftimeve më 1262. Vëllai i perandorit, despoti Johan Paleologu, korn përkundrazi, në verën e vitit 1262 një fitore të rëndësishme. Ai e detyroi despotin epirot, Mihalin II të nënshkruante paqen dhe ta njihte sovranitetin perandorak. Djali i Mihalit II, despoti Niqifor I (i cili më parë ishte martuar me vajzën e Teodorit II Laskarit), tani u fejua me një mbesë të Mihalit VIII.

Përkundrazi në Greqinë jugore, pas disa sukseseve fillestare, lufta mori një kthesë të disfavorshme. Veprimet luftarake u zgjatën, të hollat mbaruan dhe kështu trupat ndihmëse turke, të cilat nuk i kishin marrë pagat rregullisht, kaluan në anën e frëngjve. Pas një përparimi të suksesshëm, më 1264, bizantinët pësuan një disfatë të rëndë pranë Makri-Plagit, dhe u detyruan të tërhiqeshin me të shpejtë. Veç kësaj dhe në det aleatët e perandorisë pësuan disfatë: në pranverën e vitit 1263, flota gjenoveze u thye nga venedikasit pranë shtatë puseve, në gjirin e Nauplisë. Kjo disfatë e shtyu perandorin të ndryshonte politikën e vet ndaj republikave detare italiane. E prishi aleancën me gjenovezët, e cila i kishte kushtuar shpenzime të mëdha perandorisë dhe nuk i kishte sjellë përfitimet e shpresuara. Ai i ktheu prapa anijet gjenoveze dhe hyri në bisedime me republikën tepër të fuqishme të Venedikut. Më 18 qershor 1265 u përfundua një traktat që u garantonte përsëri venedikasve privilegje të gjera në Perandorinë Bizantine. Por edhe prishja me gjenovezët ishte vetëm e përkohshme. Meqenëse në Perëndim gjendja po keqësohej vazhdimisht dhe venedikasit po ngurronin ta ratifikonin traktatin, Mihali II ia shtriu përsëri dorën Gjenovës. Gjenovezët, të cilët, më 1266 kishin pësuar një disfatë tjetër nga venedikasit, e pranuan me kënaqësi propozimin e perandorit. Si shpërblim të ndihmës së tyre ata siguruan përsëri lirinë e tregtisë në perandori dhe një bazë tregtare në Gallatë, një lagje në periferi të Kostandinopojës, në Bririn e Artë (1267). Gallata shumë shpejt u bë një qytet tregtar i lulëzuar i gjenovezëve, të cilët qëndruan aty deri në pushtimin turk. Kthimi i gjenovezëve në Bizant u dha fund ngurrimeve të venedikasve: më 4 prill 1268 traktati bizantino-venedikas u ratifikua, pa klauzolën që fliste për dëbimin e gjenovezëve. Megjithatë është kuptimplotë fakti se traktati kishte vlerë vetëm për pesë vjet. Venediku tani vuri në përdorim sistemin e traktateve me afat të shkurtër. Në krahasim me politikën e mëparshme që e lidhte Bizantin në mënyrë të njëanshme me njërën nga të dy republikat detare dhe e armiqësonte me tjetrën, lidhja në të njëjtën kohë me Gjenovën dhe me Venedikun përfaqësonte një përfitim në vështrimin se e pakësonte rrezikun e një aleance të flotës venedikase ose të asaj gjenoveze me fuqitë antibizantine të Perëndimit. Nga ana tjetër ajo i jepte Bizantit mundësinë të shfrytëzonte rivalitetin midis dy republikave italiane duke vënë njërën kundër tjetrës.

Në Perëndim kishin ndodhur ngjarje të rëndësishme. Karli Anzhu, konti i Provansës, i ishte përgjigjur thirrjes së papës, kishte ardhur në Itali për të zëvendësuar Manfredin, i cili më 26 shkurt 1266, në betejën e Beneventit humbi mbretërinë dhe jetën. Mbreti i ri i Napolit dhe i Sicilisë ishte për Bizantin një kundërshtar shumë i rrezikshëm sesa kishte qenë Manfredi. Ndërsa pasardhësi i Hoheshtaufenve ishte një armik i papës, anzhuini ishte beniamin i tij. Si rrjedhim ekzistonte rreziku i madh i një agresioni kundër Bizantit i përkrahur nga Roma. Dhe në fakt, më 27 mars 1267, në Viterbo, në praninë e papës dhe me pëlqimin e tij, Karli Anzhu përfundoi me perandorin latin Balduini II që ishte dëbuar nga Kostandinopoja një traktat aleance dhe një marrëveshje për copëtimin e Perandorisë Bizantine pas pushtimit eventual të saj. Aleancën do ta vuloste martesa e vajzës së Karlit, Beatriçes me birin e Balduinit, Filipin. Këto ishin planet e pushtimit të Karlit Anzhu, fill pasi të bëhej sovran i Sicilisë. Pak më vonë ai ndërhyri edhe në Greqi. Këtu ai siguroi zotërimet epirote të Manfredit dhe mbështetjen e Vilhelmit II Vilëharduenit. Princi i Akesë, forcat e të cilit ishin dërrmuar në betejat kundër trupave bizantine dhe i cili e shihte veten të kërcënuar nga urrejtja e popullsisë greke, u hodh në krahët e Anzhuinit. Ai e vuri territorin e tij nënsovranitetin e Karlit, ndërsa vajza e tij, e cila ishte në të njëjtën kohë edhe trashëgimtare, u fejua me një nga djemtë e mbretit Anzhuin. Ky s'e pati të vështirë të gjejë edhe të tjerë aleatë, meqenëse armiqtë e perandorit bizantin ishin të shumtë. Serbia dhe Bullgaria i erdhën me kënaqësi në ndihmë, mbasi motivet qoftë politike qoftë dinastike i shtynin sovranët e tyre të rreshtoheshin në frontin antibizantin. Cari i Bullgarisë Konstandin Tih ishte kunati i pikërisht atij Johan Laskari që ishte shfronësuar dhe verbuar nga Mihali VIII. Mbreti i Serbisë Uroshi I ishte martuar me një princeshë frënge dhe nga aleanca me Karlin Anzhu mund të siguronte një zgjerim të territoreve të veta në kurriz të Perandorisë Bizantine. Në të njëjtën kohë, Karli Anzhu, i cili e kishte përforcuar përfundimisht pozitën e tij në Itali, filloi të dërgonte të holla dhe trupa në Ake.

Gjendja e Perandorisë Bizantine ishte jashtëzakonisht e vështirë. Por Mihali VIII nuk hoqi dorë nga loja: madje ai ende shpresonte ta bënte për vete papën. Në fakt edhe Klementi IV e pranoi propozimin e tij për tratativa të reja mbi problemin e bashkimit kishtar. Ajo që Roma dëshironte ishte kryesisht eliminimi i skizmës greke dhe në perspektivë çlirimi i Tokës së Shenjtë dhe jo pushtimi i Perandorisë Bizantine. Siç e përfytyronte mbreti i Sicilisë. Ngjarjet e pas vitit 1204 kishin treguar se vetë një pushtim i Perandorisë Bizantine nuk e çonte përpara çështjen e bashkimit kishtar. Një politikë lindore largpamëse e Romës nuk mund të identifikohej me planet pushtuese të Karlit Anzhu. Nëse Klementi IV dukej se i mbështeste këto plane, kjo bëhej vetëm për të ushtruar presion mbi perandorin bizantin dhe për ta detyruar që të nënshtrohej me qëllim që të kontribuonte kështu në fitoren e politikës romane dhe jo të asaj anzhuine.89 Pas vdekjes së Klementit IV (1268), të cilën e pasoi një kohë e gjatë pa papë në Selinë e Shenjtë, Paleologu dinak gjeti një mbështetje te mbreti i Francës. Në fakt Shën Luigji IX, pothuajse njësoj si papët e kohës së tij, nuk synonte asgjë tjetër veçse të çlironte Tokën e shenjtë nga të pafetë dhe të rivendoste një paqe fetare sipas kuptimit katolik. Nën ndikimin e dërgatave të perandorit bizantin, ai arriti ta frenojë vëllain e tij luftarak të hidhej në luftë kundër të krishterëve të ritit grek. Në vjeshtën e vitit 1270, Karli Anzhu u detyrua ta n.diqte atë në kryqëzatën kundër Tunizisë dhe kështu, tamam në çastin vendimtar, ndërmarrja e projektuar kundër Bizantit nuk u krye. Në vjeshtën e vitit 1271, zbrazëtia e selisë papale mori fund. Me gjithë kundërshtimin e Karlit Anzhu, në Selinë e Shenjtë u zgjodh jo një papë francez, por një italian, Gregori X. Përkrahës i nxehtë i kryqëzatës dhe i bashkimit kishtar, Gregori X nuk i pranoi planet pushtuese të Anzhuinëve. Më tepër se asnjëherë thelbi i politikës lindore të papës u bë bashkimi me kishën bizantine.

Gjatë kohës që Karli Anzhu ishte larg Europës, në Greqinë e sunduar nga frëngjit, situata ndryshoi në favor të bizantinëve, të cilët arritën ta përforconin përsëri pozitën e tyre në Peloponez. Por kryqëzata në Tunizi, nuk ishte veçse një episod. Fill pas arritjes së tij në Afrikë, Luigji IX ra viktimë e një epidemie. Pas një lufte të shkurtër dhe të suksesshme, Karli Anzhu u kthye në Sicili. Gjatë viteve 1271-1272 u dërguan trupa të tjera në More, të cilat i dhanë fund përparimit të bizantinëve në Greqi.

Mihali VIII u përpoq ta neutralizoznte ndikimin e Karlit Anzhu në viset greke dhe sllave të Gadishullit Ballkanik duke vendosur me këto vende lidhje dinastike. Pas vdekjes së despotit Mihal II (1271) Perandoria Greke perëndimore ishte shembur. Në Epir, pushtetin e mori trashëgimtari legjitim, despoti Niqifor, i cili ishte martuar me mbesën e perandorit bizantin. Në Thesali u vendos biri joligjor i Mihalit II, Johani. Perandori i dha atij titullin e sebastokratorit dhe e martoi nipin e tij Andronik Tarkaniotin me vajzën e Johanit. Por kjo masë doli e pamjaftueshme. Princi energjik e luftarak i Thesalisë u bë shumë shpejt një armiki tërbuar i perandorit dhe Trakanioti bëri kauzë të përbashkët me vjehrrin e tij. Ishte gati e pamundur të vendoseshin marrëdhënie të mira midis Bizantit dhe këtyre principatave greke separatiste, posa që detyra kryesore e perandorit ishte gllabërimi i këtyre principatave.

Synimet e rimëkëmbjes të perandorit bizantin pengonin gjithashtu afrimin e tij me mbretëritë sllave. Në fakt Mihali VIII synonte të gllabëronte në perandorinë e rimëkëmbur jo vetëm territoret ballkanike të pushtuara nga grekët dhe nga latinët, por edhe krahinat sllave jugore. Këtë e tregon në mënyrë të qartë dekreti i rëndësishëm edhe pse i pazbatuar, i vitit 1272, në të cilin Mihali II kërkonte ta zhvishte kishën serbe dhe bullgare nga autoqefalia dhe, simbas shembullit të Bazilit II t'i vendoste të dy kishat sllavo-jugore nën varësinë e kryepeshkopatës greke të Ohrit. Lidhja martesore me Serbinë nuk u përfundua, ndonëse tratativat kishin ecur shumë. Në të kundërtën, Mihali VIII arriti të lidhej me Hungarinë dhe të formonte kështu një kundërpeshë ndaj Serbisë aleate e Anzhuinëve. Trashëgimtari i tij në fron, Androniku, u martua me vajzën e mbretit të Hungarisë Stefani V. Pak më vonë, në nëntor të vitit 1272 ai u kurorëzua bashkëperandor. Në të njëjtën kohë ai u pajis me një pushtet të tillë, që asnjë bashkëperandor tjetër para tij nuk e pati në Bizant. Në Bullgari tensioni u duk sikur u zbut pasi caresha Irena Laskari kishte vdekur rreth vitit 1270 dhe cari i Bullgarisë Konstandini ishte martuar me mbesën e perandorit, Marien, motrën e gruas së despotit epirot. Por meqenëse Mihali VIII nuk ia kishte dorëzuar carit bullgar qytetet Ankialos e Mesembria, të cilat ia kishte premtuar si pajë dhe të cilat që nga viti 1262 ishin në duar të bizantinëve, shpërtheu rreth vitit 1272 lufta dhe bullgarët u dyndën në territorin bizantin. Megjithatë, nën presionin e tartarëve, me të cilët Mihali VIII kishte arritur të lidhte aleancë, bullgarët u detyruan të tërhiqeshin, duke hequr dorë nga qytetet e kontestuara.

Fuqitë më të rëndësishme në Lindje ishin tartarët e Hordhisë së Artë në Rusinë Jugore, mongolët e han Hulagut në Lindjen e afërme dhe mamelukët në Egjipt. Mongolët e Rusisë dhe të Azisë së Vogël nuk ishin më të bashkuar: afërsisht që nga vitit 1259 kishte ndodhur një përçarje midis tyre. Pak më vonë (më 1260) mongolët e Hulagut, të cilët më 1258 kishin shtënë në dorë Bagdatin, qytetin e kalifit dhe e kishin shtrirë sundimin e tyre në gjithë Azinë Perëndimore që nga Hindia deri në Mesdhe, pësuan një disfatë të rëndë nga mamëlukët egjiptianë. Në fillim këta formonin gardën e Ajubitëve egjiptianë, të formuar në pjesën më të madhe nga kumanët dhe nga banorë të popullatave të tjera të stepave të Rusisë Jugore. Më 1250 këta ishin bërë sundimtarë të Egjiptit. Ata formuan një dinasti të tyre, e cila zëvendësoi atë të jubitëve dhe e qeverisi Egjiptin deri në fund të shek. XVI. Që nga ajo kohë radhët e tyre erdhën duke u rritur me bashkatdhetarë që vazhduan të vinin këtu nga Rusia Jugore. Kështu mamëlukët hynë në lidhje shumë të ngushta me Hofdhinë e Artë. Meqenëse të dy palët ishin armiq të mongolëve të Azisë së Vogël, ndërlidhja midis tyre mund të kryhej vetëm me anën e rrugës detare. Por deti kontrollohej nga bizantinët. Për këtë arsye një marrëveshje me perandorin bizantin ishte e domosdoshme për mamelukët dhe për mongolët e Rusisë Jugore. Ky ishte një shembull më shumë që tregonte sesi ripushtimi i Kostandinopojës e kishte rritur peshën e Perandorisë Bizantine në politikën ndërkombëtare. Por marrëveshja pengohej nga marrëdhëniet miqësore që Mihali VIII kishte me mongolët e Lindjes së Mesme, kurse miqësia me Hulagun ishte për të një mjet presioni ndaj sulltanatit fqinj i Ikonit. Më 1264 tatarët e Rusisë jugore kishin shpërthyer një agresion të egër kundër perandorisë në aleancë me bullgarët. Armata bizantine pësoi atëherë një disfatë të rëndë dhe vetë Mihali VIII gati sa nuk humbi jetën. Territori trak u shkretua në mënyrë të tillë sa, sikurse shkruan Niqifor Gregora për së gjati dhe për së gjëri "nuk shihej më asnjë ka dhe asnjë fshatar." Duke iu përgjigjur thirrjes së Johanit të Thesalisë dhe të Andronik Tarkaniotit, tatarët shpërthyen një agresion të dytë të llahtarshëm në vitin 1271. Këto sulme dhe ndërlikime që ndodhën në Bullgari e shtynë Mihalin VIII që t'i rregullonte marrëdhëniet me tatarët e Rusisë Jugore. Më 1272 ai përfundoi një traktat miqësie me gjeneralin e madh tatar Nogai, i cili gëzonte pushtet të madh në Hordhinë e Artë dhe ishte në gjendje, siç e treguan më vonë ngjarjet, të pengonte çdo aksion të bullgarëve kundër Bizantit. Perandori i dha për grua vajzën e tij joligjore, Eufrosinën dhe i dërgoi dhurata të çmuara. Që atëherë e pastaj, marrëdhëniet midis perandorit bizantin dhe Hordhisë të Artë dhe mamelikëve mbetën vazhdimisht të mira dhe gjithnjë e më të shpeshta u bënë shkëmbimet e delegacioneve midis Bizantit dhe Egjiptit. Përtej qarkut të fuqive armike të Bizantit, Mihali VIII krijoi një tjetër rreth që mbante mat armiqtëe perandofisë. Mongolëte Hulagutbënin presion mbi sulltanatin ear- Rumit; tatarët e Nogait mbi Bullgarinë; në shpinë të Serbisë ishin hungarezët, aleatë të perandorisë, ndërsa Karli Anzhu, armiku kryesor i bizantinëve po pengohej në zbatimin e planeve të tij agresive nga papati, i cili vazhdonte të shpresonte në bashkimin kishtar.

Por Grigori X tashmë nuk ishte i prirur për t'u kënaqur me premtime të cekta mbi bashkimin, me të cilin Mihali VIII kishte më tepër se dhjetë vjet që vazhdonte ta mashtronte papatin. Kështu ai e vuri perandorin përballë një aut- aut (ose-ose) duke i garantuar siguri të plotë nga ana e fuqive katolike në rast se ai do të pranonte nënshtrimin fetar dhe duke e kërcënuar se në rast të kundërt ai nuk do të ishte më në gjendje të ndalte ofensivën e Karlit Anzhu.97 Veç kësaj papa mori shkas nga skadenca e traktatit bizantino-venedikas dhe ushtroi pre- sion mbi Mihalin VIII duke i lajmëruar venedikasit që të mos e përsëritnin trak- tatin përpara se të kryhej bashkimi kishtar. Nga ana e tij Karli Anzhu bëri të gjitha përpjekjet e mundshme për ta tërhequr Venedikun nga ana e armiqve të Bizantit. Njëkohësisht ai zhvilloi një veprimtari të dendur në Gadishullin Ball- kanik. Lidhi një traktat miqësie me sovranin antibizantin të Thesalisë dhe në vitin 1273 dërgoi një ushtri shumë të fuqishme në More. Veç kësaj ai kishte vënë në mënyrë të qëndrueshme këmbë në Shqipëri, porta e hyrjes në Bizant. Pjesa katolike e trevës e njohu si sovranin e saj. Përforcoi aleancën me Serbinë dhe me Bullgarinë. Në vitin 1273 ambasadorë të carit të Bullgarisë dhe të mbretit të Serbisë erdhën në oborrin e tij. Të gjithë armiq të perandorisë: latinë dhe grekë, sllavë dhe shqiptarë, u bashkuan nën udhëheqjen e Karlit Anzhu, aleat dhe krushk me perandorin titullar të Kostandinopojës, i cili si dhe sovrani i Greqisë frënge, aspironte për kurorën bizantine.

Në këtë situatë, kërcënimet e Grigorit X morën një peshë dërrmuese. Për perandorin e vetmja rrugëdalje ishte nënshtrimi ndaj dëshirës papale. Me gjithë kundërshtimin e rreptë të klerit bizantin, Mihali VIII u mor vesh me legatin papal, i cili në vitin 1273 ndodhej në Kostandinopojë. Ai arriti më në fund të bindte edhe një pjesë të klerit të tij që ta pranonte bashkimin.

Akti historik u përfundua më 6 korrik 1274 në koncilin e Lionit. Logotheti i madh Gjergj Akropoliti, në emër të perandorit, u betua se do të pranonte jo vetëm primatin roman por edhe fenë romane. Anëtarët kishtarë të delegacionit bizantin, ish-patriku Germano dhe mitropoliti Theofan i Nikesë vunë nënsh- krimet e tyre në deklaratën perandorake. Bashkimi i kishave, i cili për më tepër se dy shekuj kishte qenë një nga objektivat kryesore të politikës romane dhe objekt i traktativave të shumta por të pasuksesshme ishte bërë realitet.

Dhe në fakt, përfitimet politike që Mihali VIII llogariste të nxirrte nga nënshtrimi ndaj Romës, nuk munguan. Nën presiomn e papës, Karli Anzhu u detyrua të hiqte dorë nga fushata që kishte projektuar për të pushtuar Kostandinopojën. Ai mori gjithashtu përsipër që ta respektonte armëpushimin deri më 1 maj 1276. Edhe Venediku e përsënti në maj të vitit 1275" traktatin me perandorin bizantin, ndonëse për një periudhë dy vjeçare. Bizanti, i cili deri pak më parë ndodhej në një pozitë të vështirë mbrojtëse, rimori iniciativën dhe kaloi gjithandej në sulm. Ndërsa vazhdonte akoma koncili i Lionit, trupat anzhuine u përzunë prej bizantinëve nga Shqipëria. Bizantinët pushtuan qytetet e rëndësishme të Beratit dhe të Butrintit dhe filluan rrethimin e Durrësit dhe të Vlorës. Më 1275 perandori dërgoi vëllain e tij Johanin me një ushtri të madhe në Thesah, e cila nën sundimin e sebastokrator Johan Engjëllit ishte kthyer në një qendër të rëndësishme të veprimtarisë antibizantine. Fushata pati një fillim të mbarë. Ajo i shpuri trupat perandorake deri nën muret e kryeqytetit thesal, neopatria; por këtu u ndesh me kurajën personale dhe zgjuarsinë e sebastokrator-it Johan, i cili në çastin vendimtar solli përforcime nga dukati fqinj frëng i Athinës. Edhe një fushatë e dytë kundër Thesalisë, më 1277, pati të njëjtin përfundim negativ. Në të kundërtën, suksese të mëdha korri perandoria në det. Veçanërisht fatlume qenë, duke filluar nga viti 1276, veprimet detare të italianit Likario, i cili ishte emëruar megas dux. Eubea dhe një numër i rrtadh ishujsh të Egjeut ranë në duart e tij. Flota bizantine filloi përsëri ta sundonte Detin Egje.

Një ndryshim i rëndësishëm ndodhi në Peloponez. Në vitin 1278 vdiq Vilhelmi Vilënarduen dhe principata e Moresë kaloi nën sundimin e drejtpërdrejtë të Karlit Anzhu. Në vështrim të parë ky ndryshim mund të dukej i rrezikshëm për Bizantin, por në të vërtetë ai përfaqësonte një dobësim të sun- dimit frëng dhe si rrjedhim favorizonte perandorinë. Vështirësitë të cilave u kishte dalë zot Vilhelmi II, ishin të papërballueshme për qeveritarët e Karlit Anzhu. Vendi ishte shteruar nga luftërat e vazhdueshme dhe popullsia ngriti krye kundër sundimit të huaj të latinëve. Në këtë situatë, bizantinët mundën ta shtrinin territorin e tyre deri në Arkadi. Ky pushtim, së bashku me sukse- set e mëparshëm në arkipelag, e përforcuan në mënyrë të konsiderueshme pozitën e Bizantit.

Por përmirësimi i gjendjes së jashtme u arriti duke i shkaktuar vendit një krizë të rëndë të brendshme. Popullsia bizantine dhe pjesa më e madhe e klerit sidomos murgjit e manastireve të lidhur fanatikisht pas ortodoksisë nuk donin të dinin për bashkimin e kishave prandaj dolën në mënyrë të vendosur kundër perandorit. Marrëdhëniet midis Mihalit VIII dhe kishës greke ishin keqësuar seriozisht që më parë. Pas verbimit të djaloshit Johan Laskari, patriku Arsen e kishte çkishëruar Paleologun. Vetëm me shumë vështirësi Mihali VIII arriti më në fund ta largonte fanatikun asket (1266) dhe të siguronte një falje nga pasardhësi i tij Josifi; por një pjesë e popullsisë i qëndroi besnike patrikut të rrëzuar. U formua fraksioni i ashtuquajtur i arsenitëve, i cili e luftonte me rreptësi perandorin dhe udhëheqjen e re të kishës. Kur Mihali VIII iu nënshtrua papës dhe kërkoi nga Kisha e tij që ta njihte epërsinë e Romës, shpërtheu një revoltë në të cilën u përfshi gjithë popullsia. Situata u keqësua më tej nga fakti se patriku Josif nuk dëgjoi të pranonte bashkimin. Kështu u desh një zëvendësim i ri me dhunë i udhëheqjes kishtare. Në fronin e patrikut hipi kartofilaksi Johan Bekkos, një njeri i aftë dhe i lëkundshëm, i cili pasi kundërshtoi në fillim, më në fund e pranoi bashkimin. Vendi ishte ndarë në dy tarafe, të cilat qëndronin përballë njëri-tjetrit. Anulimi i dekretuar nga lart i skizmës greke kishte shkaktuar një skizmë të thellë brenda Perandorisë Bizantine. Popullsia bizantine, për të cilën ortodoksia kishte qenë kurdoherë gjëja më e shenjtë dhe e kishte urrejtjen antilatine në gjak, ngriti krye kundër perandorit që kishte tradhtuar fenë e të parëve. Perandori, megjithatë nuk ua vuri veshin këtyre protestave dhe i qëndroi besnik bashkimit, tek i cili shihte të vetmin shpëtim për perandorinë. Filluan kështu një varg persekutimesh mizore, të cilat goditën si në qarqet e larta ashtu dhe në shtresat e poshtme. Burgjet u mbushën plot me klerikë dhe laikë, me njerëz të shtresave të ulëta dhe me princër të gjakut perandorak. Skizma në fakt kalonte përmes të gjitha shtresave shoqërore. Edhe vetë familja perandorake ishte përçarë.

Politika unioniste e perandorit shkaktoi ndërlikime të rënda deri përtej kufijve të Bizantit. Motra e përkëdhelur e Mihalit, Evlogjia (Irena) një kundërshtare e vendosur e bashkimit, shkoi te vajza e saj Maria, care- sha e Bullgarisë, dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet veprimtarisë së dy grave, oborn bullgar u bë një vatër e intrigave antiperandorake. Megjithatë, nga kjo anë, erdhi shumë shpejt një lehtësim sido që i përkohshëm i tensionit. Në perandorinë fqinjë të Tërnovës, të shkretuar nga dyndjet e vazhdueshme mongole, dhe të tronditur nga konfliktet sociale, ndodhi një revoltë e furishme popullore dhe shpërthyen një sërë luftërash të ashpra të brendshme. Qeveria bizantine tashti mundi të ndërhynte me armë në trazirat e Bullgarisë, duke i kundërvënë udhëheqësit popullor fitimtar Ivajlo, një pasardhës të helenizuar të Asenëve, martuar me një princeshë bizantine, të cilin e vuri në fronin e paqëndrueshëm të carëve bullgarë me emrin Ivani III Asen (1279).

Urrejtja kundër perandorit unionist pati pasoja të dëmshme edhe në krahinat greke të perandorisë. Deri përfaqësuesi Niqifor i Epirit u ngrit kundër Paleologëve. Ai pushtoi portin e Butrintit, i cili pak më parë ishte marrë nga bizantinët dhe më vonë (1279) ia dorëzoi Karlit Anzhu. Johani i Thesalisë, armiku i vjetër i Mihalit III, i cili për vite me radhë kishte luftuar kundër Perandorisë Bizantine me përkrahjen e fuqive perëndimore, u vu tani në krye të grekëve ortodoksë dhe grumbulloi rreth vetes një numër gjithnjë në rritje bizantinësh që e kundërshtonin bashkimin. Më 1278 ai thirn madje një koncil, i cih e dënoi perandorin si heretik.

Por për ta mbajtur në këmbë bashkimin romano-bizantin, jo vetëm perandori por edhe papati u ndodh në vështirësi të madhe. Pas vdekjes së Grigorit X (1276), në Romë u përforcua ndikimi i mbretit të Sicilisë. Bashkëpunimi romano-bizantin u ndërpre. Nikolla III (1277-1280) i dha një hov të ri universalizmit roman, si rrjedhim edhe politikës së bashkimit të kishave. Ai u orvat të vendoset në Lindje një ekuilibër midis Anzhuinëve dhe perandorit të Bizantit njësoj si ai që kishte vendosur në Perëndim midis Rudolfit I të absburgëve dhe Kariit Anzhu, për të pasur mundësi që të vinte përmbi të gjitha fuqitë tokësore (politike) epërsinë e fuqisë universale të Kishës së Romës. Gjatë pontifikatit të tij, Mihali VIII e ndjente veten të sigurt nga ana e Perëndimit dhe pikërisht në këtë periudhë ndodhën sukseset bizantine më të rëndësishme në More dhe në Arqipelag. Por në konklavin e mëpastajmë, ndikimi i Karlit Anzhu ishte vendimtar dhe situata ndryshoi plotësisht më 22 shkurt 1281, hipi në fronin papal francezi Martini IV, një vegël e verbër e mbretit të fuqishëm të Sicilisë. Kuria romane hoqi dorë nga pozita e arbitrit sovran dhe u vu në shërbim të politikës së pushtimeve të Anzhuinit. Nën patronazhin e Papës, Karli Anzhu dhe perandori titullar latin Filipi, biri i Balduinit II, nënshkruan më 3 korrik 1281 në Orvieto një traktat për "rimëkëmbjen e perandorisë romane të uzurpuar nga Paleologu." Jo vetëm kaq: Martini IV ishte larguar aq shumë nga politika e paraardhësve të tij duke iu nënshtruar në mënyrë të verbër Karlit Anz.hu, saqë dënoi si skizmatik perandorin bizantin që ishte shprehur për bashkimin e kishave. Për këtë arsye ai duhej të përballonte një luftë të vështirë kundër popullit të tij, mbasi e shpalli perandorin të rrëzuar dhe i ndaloi princët e krishterë të të gjitha vendeve që të kishin marrëdhënie me të.

Politika unioniste e Mihalit VIII kishte dështuar kështu plotësisht. Vetë papati e kishte braktisur. Fuqitë perëndimore u bashkuan për luftë kundër Bizantit. Venediku u dha Anzhuinëve flotën e tij dhe papa u dha mbrojtjen e vet morale. Sovranët ballkanikë u bashkuan në frontin antibizantin. Më 1282 në marrëveshje me Karlin Anzhu, Johani i Thesalisë dhe mbreti i Serbisë, energjiku Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) vërshuan në Maqedoni. Mbreti i Serbisë pushtoi qytetin e rëndësishëm të Shkupit, të cilin bizantinët nuk e rimorën më vonë. Në Bullgari, i përkrahuri i bizantinëve, cari Ivan III Asene kishte humbur kurorën më 1280. Pasardhësi i tij Gjergj I Terter (1280-1282), me prejardhje nga një familje kumane, i cili në krye të bojarëve bullgarë ia kishte rrëmbyer pushtetin, u rreshtua natyrisht kundër Bizantit duke lidhur aleancë me Anzhuinët dhe me Johanin e Thesalisë. Karli Anzhu nuk kishte qenë asnjëherë aq afër synimit të tij. Asnjëherë situata e Mihalit III nuk kishte qenë aq e vështirë. Shembja e Perandorisë Bizantine dukej shumë e afërt.

Por në çastin më kritik situata ndryshoi rrënjësisht. Një katastrofë e tmerrshme goditi mbi Anzhuinët pikërisht atëherë kur ata ishin të sigurt për fitoren e tyre. Pikërisht atëherë arti diplomatik i Paleologut korri triumfin e vet më të madh. Një plan konspiracioni në stil të madh kundër sundimit anzhuin në Sicili kishte prej vitesh që po përgatitej. Rolin e ndërmjetësit aty e luajti Johani dhe Procida, mjeku i ditur i emigruar nga Italia jugore dhe më vonë kancelar i Aragonës. Gjatë pontifikatit të Nikollës III, Mihali VIII me ndërmjetësinë e tij kishte lidhur aleancë me Pjetrin III të Aragonës, dhëndrin e Manfredit. Pjetri duhej t'i sulmonte Anzhuinët prapa krahëve dhe t'i merrte mbretërinë ashtu si më 1266 Karli ia kishte marrë Manfredit. Perandori bizantin i kishte vënë në dispozicion mjetet për të ndërtuar flotën. Në të njëjtën kohë agjentët bizantinë dhe aragonezë, të pajisur mirë me të holla bizantine, nxitën në Sicili kryengritjen kundër sundimit të huaj të Anzhuinëve. Një pakënaqësi e madhe ziente në vendin e rraskapitur nga ndërmarrjet e vazhdueshme luftarake të Anzhuinëve dhe të egërsuar nga veprimet arbitrare të funksionarëve lokalë. Por vetëm të hollat bizantine bënë që të shpërthejë kriza e fshehtë ashtu siç e kishin bërë të mundshme përgatitjet e mbretit të Aragonës. "Po të thosha,- pohon Mihali VIII në autobiografinë e tij, se Zoti u dha atyre (sicilianëve) lirinë dhe këtë e bëri nëpërmjet duarve të mia, do të thosha të vërtetën." Në çastin më të vështirë për Paleologun, më 31 mars 1282 në Palermo shpërtheu kryengritja, e cila u shtri menjëherë në gjithë Sicilinë. Sundimi Anzhuin pati një fund të përgjakshëm në Mbrëmësoret e famshme siciliane (Vespri Siciliani). Në gusht u duk Pjetri i Aragonës me flotën e tij. Ai u kurorëzua në Palermo me kurorën e Manfredit dhe u bë sovran i Sicilise kurse Karli Anzhu mundi vetëm pas përpjekjesh të mëdha t'i ruante zotërimet e veta në Italinë kontinentale. Për një fushatë kundër Bizantit tashmë as që mund të flitej. Mbretëria e Italisë Jugore tani ishte shpërbërë. Karli Anzhu e braktisi luftën pas një katastrofe të pashembullt. Papa ishte thellësisht i përzier në katastrofë. Me perandorin titullar latin Filipi tani e tutje nuk merrej askush seriozisht, ndërsa Venediku po afrohej me Perandorinë Bizantine dhe me mbretin e Aragonës. Shtrëngata e cila prej njëzet vjetësh po dendësohej mbi Perandorinë Bizantine të rimëkëmbur, ishte davaritur nga diplomacia gjeniale e Paleologut.

info@balkancultureheritage.com