Rreth disa çështjeve të historisë së formimit të popullit shqiptar të gjuhës e të kulturës së tij
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rreth disa çështjeve të historisë së formimit të popullit shqiptar të gjuhës e të kulturës së tij

~Aleks Buda

Problemi i formimit të popujve të mesjetës dhe i kombësive, si    bazë e kombeve të sotme, është një nga problemet e mëdha e të rëndësishme të shkencave historike në përgjithësi. Etnogjeneza e shqiptarëve, formimi i kombësisë shqiptare mbi një bazë etnike të lashtë, me gjuhën e kulturën e vet, përbën një nga problemet qendrore të shkencave albanologjike në veçanti. Një hap me rë- ndësi ka shënuar në këtë drejtim zgjerimi i kërkimeve tona në fushat e arkeologjisë ilire dhe mesjetare, të historisë së gjuhës dhe dialektologjisë, të etnografisë etj., të cilat kanë siguruar materiale të rëndësishme e me peshë në të mirë të pikpamjeve tona. Porse duhet thënë se ky problem në asnjerën fushë nuk është bërë ende objekt qendror studimesh me vete, as nuk është kapur në tërësi, në ndërthurjen e tij si objekt qëndror studimesh ndërdisiplinore të bashkërenditura.

Artikulli ynë, i mbajtur në formë tezash, nuk synon as të thotë «fjalën e fundit» për këtë problem, as të thotë diçka themelisht të re në këtë drejtim. Ai përbën një përpjekje të parë për një sintezë të rezultateve të arritura në vendin tonë në fushat e ndryshme të studimeve, një përpjekje për t’i rrjeshtuar e parë këto rezultate në mënyrë organike si një tërësi, në ndërthurjen e tyre në kuadrin e përgjithshëm historik.

Historiani që drejton vemendjen e vet ndaj historisë së mesjetës së herët të Gadishullit Ballkanik, gjendet përpara faktit, në; dukje paradoks, se me burimet e shkruara që ka, mund të arrijë të krijojë një pamje më të qartë mbi popullsitë e ndryshme të reja, që u vendosën këtu në mënyrë pak a shumë të qëndrueshme, sesa mbi fatet e popullsisë së lashtë autoktone, në periudhën gjatë dhe pas trazirave dhe ndryshimeve të mëdha etnike, të cilat nisin qysh nga mezi i mijëvjeçarit të parë të erës sonë.

Pikërisht sepse krijohet dukja, sikur këtu kemi të bëjmë me një ndërprerje të plotë e pak a shumë të përgjithshme në vazhdimësinë e kuadrit etnik te Gadishullit, janë bërë edhe interpretime të shumta, kontradiktore dhe pa baza të shëndosha, rreth çeshtjes së formimit të popujve të ndryshëm të Ballkanit, qoftë fjala për pasardhësit e formacioneve të lashta etnike, siç janë shqiptarët, ose për formime më të reja mbi një substrat të lashtë etnik ballkanik, siç janë dakorumunët, ose për krijime të reja etnike, të dala nga grupet e ndryshme të fiseve sllave që u vendosën këtu në këtë periudhë.

Vetë llogjika e situatës historike e bën të kuptueshme përse bu- rimet e shkruara regjistrojnë fiset e ndryshme, edhe të vogla, që vendosen në trojet e popullsive të lashta autoktone, pikërisht sepse me dyndjet, shkatërrimet, ndryshimet që sjellin, përbëjnë një rrezik të kirakterit politik-ushtarak për pushtetin shtetëror — Bizantin, ndërsa të njëjtat burime heshtin për popullsinë e lashtë vendase, e cila në këto rrethana nuk përbën një shkas ose shkak për ta përmendur e shquar veçmas nga gjithë masat e popullsisë së Perandorisë që po pësojnë këto vërshime.

 E njëjta llogjikë historike e do që të mos nxjerrim konkluzione të shpejtuara nga fakti që latinishtja e greqishtja janë gjuhët e mbishkrimeve të antikitetit të vonë, të gjetura në trevat e Ilirisë jugore, për të pohuar se banorët e saj janë romanizuar ose greqizuar. Dukuritë e akulturimit, që vërejmë ende sot në disa zona të Azisë ose Afrikës, na japin një mësim të mirë që të tilla procese të mos i absolutizojmë si procese ndryshimesh etnike, por t’i konsiderojmë, në radhë të parë, si procese shoqërore-kulturore; të mos kërkojmë pra anglo-saksonë ëtnikë kudo ku mësohet, flitet e shkruhet anglishtja si gjuhë zyrtare e kulturore.

 Nga këto rrethana historike, që duhen mbajtur kurdoherë parasysh, duhen nxjerrë disa konlduzione themelore metodologjike-metodike për trajtimin me të vërtetë shkencor të problemeve që na interesojnë. E para - ekzistencës së -«dy kulturave» në gjirin e kulturës së një shoqërie klasore na mëson se nuk është as vetëm, as në radhë të parë kultura e klasave të larta ajo që mund të japë një pamje reale të situatës etnike e kulturore të një vendi në një periudhë të caktuar, por po ashtu nuk mund të vlerësohet niveli kulturor i një shoqërie, po u shkëput kultura e klasave të larta nga lidhjet e saj dialektike me kulturën e masave punonjëse dhe anasjelltas. E dyta - proceset historike vërtetojnë parimin se janë masat popullore faktori vendimtar që vepruan për progresin historik si prodhues të të mirave materiale dhe me luftën e vet ekonomike-shoqërore dhe politike-ideologjike kundër shtypjes shoqërore-kombetare; vetëm ky faktor lejon të shpjegohet, përse edhe në kushtet shume të vështira që krijuan dyndjet e mëdha të popullsive të huaja dhe sundimet shumë-shekullore të perandorive universale të antikitetit e të mesjetës në vendin tonë, etnogjeneza e shqiptarëve, formimi e përforcimi i popullit shqiptar si bashkësi etno-historike më e lartë, me gjuhë, kulturë dhe truall të vet, me tipare që e karakterizojnë atë si kombësi më vete, eci përpara dhe u zhvillua pa ndërprerje, si një proces që ndjek ligjësitë e përgjithshme obiektive të historisë.

Një konkluzion i fundit metodik, në këto kushte historike-shoqërore e kulturore që karakterizojnë trevat shqiptare në mesjete, për të ndërtuar procesin e etnogjenezës nuk mund të kërkohet mbështetja kryesore në burimet e shkruara, as në monumentet e mëdha të kulturës zyrtare, që i përkasin një sfere të caktuar e të kufizuar shoqërore, por në burimet e kulturës materiale dhe artistike-shpirtërore të masave popullore dhe në gjuhën, që përfaqësojnë tiparet dallues etnike kryesore. Rrjedhimisht nuk mund të jetë as vetëm historia e mirëfilltë si shkencë e ndërtuar mbi dokumente të shkruara, të cilat në kushtet e caktuara shoqërore-politike të mesjetës nuk mund të dilnin veç se nga kancelari e institucione të tjera publike-shtetërore, as historia e kulturës në kuptimin e historisë së «kulturës së lartë», por arkeologjia, historia e gjuhës, dialektologjia, onomastika, etnologjia, etnografia e folklori, antropologjia etj., që mund dhe duhet të thonë fjalën kryesore për çeshtjet që na interesojnë; ato duhet të kontribuojnë veç e veç me materialin e vet përkatës, në sqarimin e këtij problemi sa të madh, aq edhe të vështirë e të ndërlikuar, duke synuar secila pikërisht bashkë- rënditjen e përpjekjeve dhe rezultateve të veta me ato të shkencave motra. I përket historisë, si një shkencë me kuptimin e vërtëtë, që këto rezultate t’i shohë e rrjeshtojë në mënyrë organike, si një tërësi, në ndërthurjen e tyre me kuadrin e zhvillimit të përgjithshëm historik.

Ne duhet të themi se janë pikërisht këto përpjekje për nje kapje ndërdisiplinore të problemit të Etnogjenezës, të cilat, edhe pse nuk janë çuar ende deri në fund, dallojnë studimet tona në këtë fushë në mënyrë pozitive kundrejt studimeve të ndërmarra nga shkencëtarë të huaj, të cilët janë nisur zakonisht vetëm nga një aspekt i vetëm, ose i burimeve të shkruara historike, ose nga aspekti gjuhësor, ndërsa matërialet e rëndësishme arkeologjike te nxjerra në dritë nga kërkimet tona ose nuk njihen, ose injorohen qëllimisht.

Përpjekja e bërë nga G. Shtadtmyler[1] për të ndjekur rrugën e çarë nga N. Jokli para Luftës së dytë Botërore, për një kapje ndërdisiplinore, gjuhësore-historike dhe antropo-gjeografike të problemit, nuk dha rezultate pozitive, përkundrazi duhet konsideruar si shembull negativ, pas të cilit nuk duhet ecur për zgjidhjen e problemeve të tilla. Arsyeja për këtë nuk qëndron në -«mosnjohjen»- e materialeve elokuente arkeologjike të nxjerra në. dritë nga arkeologët tanë, por, në radhë të parë, nga pikënisja metodologjike-metodike e shtrembër.

Sipas Shtadtmylerit etnogjeneza e shqiptarëve është një proces që zhvillohet jashtë ligjësive të zhvillimit normal ekonomik-shoqëror, nuk lidhet me një territor të fiksuar, po iu nënshtroka ligjeve biologjike, «eksplozioneve demografike»-, ekspansionit të dhunshëm, janë këta faktorët që shpjegokan formimin e popullit shqiptar.

1) Na duket e domosdoshme që përpara se t’ia nisim trajtimit të  një vargu çështjesh që përbëjnë, pas mendimit tonë, hallka kyçe të të gjithë problëmit të etnogjëhezës, të sqarohen disa koncepte e termat 'përkatëse që do të përdorim. Para së gjithash duhet të kemi të qartë çfarë kuptojmë më termin «popull», si kategori historike etniko-shoqërore.

Populli, në këtë kuptim, nuk është një vazhdim i thjeshtë i etnosit dhe zgjerim i bashkësisë fisnore karakteristike për lashtësinë, por një formacion shoqëror-etnik cilësisht i ri, që lind e zhvillohet. mbi bazën e shoqërisë klasore, dmth duke shpërthyer guackën e ngushtë të shoqërisë fisnore. Ky formacion përfshin e shkrin njerëz fisesh e klasash të ndryshme, zakonisht, por jo medoemos të prejardhur prej të njejtit etnos, me tipare gjuhësore-kulturore të afërta. Këtu nuk veprojnë më lidhje gjaku, por lidhje territoriale-ekonomike, të cilat përforcojnë konsistencën dhe kohezionin e bashkësisë, edhe pse këto, në kushtet e ekonomisë natyrore, kanë një shtrirje territoriale ende të kufizuar.

Proeesi i formimit të popullit si bashkësi e një tipi të ri më të lartë, zhvillohet në historinë evropiane në mënyrë të diferëncuar, Për popujt që  janë vazhdues të popullsive të lashta që njohën zhvillimin e shoqërisë skllavopronare, ky proces i ka rrënjët sidomos në antikitetin e vonë dhe në ndryshimet e mëdha shoqërore-etnike që karakterizojnë këtë periudhë, ndërsa për popujt që vijnë nga etnose më të reja, ai zhvillohet në mesjetën feudale. Karakteristike për këtë proces është formimi, ku më herët e ku më vonë, i një territori pak a shumë kompakt, me popullsi me tipare etno-kulturore pak a shumë unitare. Në kushtet kur konsolidimi ekonomik-shoqëror, politik e kulturor u lejoi t’u bënin ballë forcave shthurëse të jashtme e të brendshme, është ky formacion «popull» që mishëron e zhvillon më tej tërësinë e tipareve dalluese unitare etno-kulturore, përbën kombësinë si paraardhëse të kombit modern, ndërsa tërësia e krahinave ku u formua populli dhë u kristalizua kombësia, përbëjnë territorin e tij nacional.

Përvoja historike tregon se mbi bazën e një etnosi formohen «popallatat» e federatave fisnore e mbi to formohen disa popuj (si tek gjermanikët e sllavët — kurse tek ilirët vetëm një); nga ana tjetër jo çdo popull vazhdon ekzistencën (në mungesë kushtesh kohezioni, ai shthuret, shpërbëhet, si p.sh. populli i gotëve në Itali) dhe mund të konsolidojë tiparet e veta dalluese si një kombësi e veçantë (një popull formon një kombësi tek iliro-shqiptarët; disa popuj gjermanikë përbëjnë një kombësi tek gjermanët mesjetarë).

Mbi bazën e një kombësie, më së fundi, mbi bazën e unitetit ekonomik-territorial, mund të formohen edhe disa kombe të veçanta, (kombet e ndryshëm arabë, kombi austriak etj.).

Gjuha, kultura materiale-shpirtërore, mënyra e jetesës e kësaj bashkësie etnike-shoqërore e territoriale më të lartë ruan prej kulturës së fiseve të veçantë një varg. elementesh, por është, pavarësisht nga kjo, diçka e re, e dalluar. Pavarësisht edhe nga ndryshimet klasore në brendinë e saj, kjo kulturë ka të përbashkët jo vetëm gjuhën dhe elementë e tipare formale, po edhe një varg elementësh të brendisë, siç janë veçoritë psikologjike dhe karakteristikat e mënyrës së jëtesës, motivet që rrjedhin nga kushtet historike që përcaktojnë rrugën historike të veçantë të popullit në tërësi. etj.

Kjo  kulturë e popullit, që rrjedh  riga tradita të            caktuara etnike,.zhvillohet më tej, duke përvetësuar, në kushte të reja historike-shoqërore, elemente të reja të përparuara; me format dhe përmbajtjen e vet specifike ajo përbën trashëgimin bazë që i jep kulturës së kombit të mëvonshëm tiparet karakteristike.

Krahas tipareve themelore të përbashkëta, që janë karakteristike për gjithë truallin shqiptar, në këtë kulturë të popullit vihen re edhe veçanti në aspekte të pjesshme që shpjegohen me variacionet fiziko-gjeografike të terrenit, me lidhje fqinjësie me treva etno-kulturore të huaja, me zhvillimin social-ekonomik të diferencuar, që përbëjrië ndryshime etnografike në gjirin e kulturës së përbashkët popullore.

Për vetë karakterin e tyre   klasor, rolin kryesor   e luajnë, si krijuese të kësaj kulture masat popullore, e jo klasat sunduese; këto të fundit, edhe kur janë bartëse të përparimit në kulturën materiale dhe në krijimtarinë kulturore-artistike, në mënyrën e jetesës etj., për vetë karakterin e tyre klasor kanë tendencën të largohen e te veçohen nga tabani i kulturës popullore.

 2) Duke lënë mënjanë tematikën lidhur me gjenezëne ilirëve dhe zhvillimin e shoqërisë dhe të kulturës së tyre, në krye të problemit të etnogjenezës së shqiptarëve qëndron teza se Iliria e Jugut, me të cilën përputhen pak a shumë trevat e sotme shqiptare, është karaktërizuar nga një nivel ekonomik shoqëror e kulturor i zhvilluar qysh para pushtimit romak, këtu ishte zhvilluar formacioni politik skllavopronar më i rëndësishëm i ilirëve, i cili, duke bashkuar për disa shekuj fiset dhe krahinat më të përparuara ilire në një shtet, i hapi shtegun një procesi konvergjence, i cili veproi më tej edhe pas pushtimit romak. Me këtë, brenda diversitetit të gjerë ilir, ishte krijuar në një trevë të përcaktuar, një unitet me tipare etno-gjuhësore dhe kulturore të diferencuara, të veçanta. Në këtë truall zhvillohet procesi i etnogjenezës së shqiptarëve.

3)Fenomeni i akulturimit, që u zhvillua në Ilirinë e Jugut në kuadrin e perandorisë së vonë romake, ishte një fenomen i kufizuar, i shkallëzuar sipas gjendjes shoqërore dhe deri diku edhe të pozicionit gjeografik të popullsisë së nënshtruar. Në kushtet e qëndresës së masave të shfrytëzuara, romanizimi nuk mundi të çonte në asimilimin masiv të gjuhës e të kulturës së ilirëve të trevave jugore, edhe pse, në kontakte intensive me kulturën e perandorisë, në këto hynë elemente të reja që i pasuruan, por pa e ndryshuar themelisht dhe pa e diferencuar pamjen unitare të kulturës materiale dhe shpirtërore. Ne faktikisht nuk njohim në Ilirinë e Jugut krahina të veçanta që të kenë reaguar ndryshe ndaj ndikimeve të kulturës romake. Edhe ndikimet e lashta latine mbi shqipen tregojnë se gjuha vendase, pavarësisht nga huazimet që mori në leksikun e saj, ishte kristalizuar tashmë në strukturën e saj themelore gramatikore, se ajo iu përgjigj si një unitet i formuar, i veçantë, ndikimeve të gjuhëve të huaja, me të cilat ra në kontakt  së pari me latinishten e më vonë me gjuhët sllave, duke u dalluar thelbësisht nga mënyra si reaguan ndaj tyre gjuhët e lashta të viseve të tjera balkanike, që u gjendën në një situatë të ngjashme dalmatishtja e vjetër dhe dakishtja.

Në kulturën materiale dhe shoqërore-shpirtërore të trevave të Ilirisë së Jugut ruhen, sidomos si kulturë e shtresave të ulta, elemente, tipare e tendenca të trashëguara nga periudha pararomake, të cilat përjetuan një përtëritje në kushtet e krizës së ashpër shoqërore-politike të rendit skllavopronar romak. Ato përbëjnë tiparët dalluese të së ashtuquajturës «kulturë provinciale» të kësaj treve, që vazhdojnë të jetojnë gjatë shekujve 6-7, por janë komponente të rëndësishme edhe për krijimet e më vona mesjetare. Në këto kushte nuk mund të bëhet fjalë për ndërprerjen e vazhdimësisë etnokulturore.

4) Zbulimi i kulturës arbëreshe të mesjetës së herët, që tregoi vazhdimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës provinciale antike të vonë me elementet e saj pararomake, dëshmon për gjallërimin e prodhimit zejtar lokal në periudhën e kalimit drejt feudalizmit, Ajo dëshmon njëkohësisht për tipare unitare të kulturës së kësaj periudhe në një shtrirje të gjerë kohore (deri në fillimin e mijëvjeçarit të dytë të erës sonë) dhe territoriale (që nga Mali i Zi, Dardania, Maqedonia, në Epir e deri në Korfuz etj.)[2]

Teza e vazhdimësisë etnokulturore përforcohet edhe nga fakti që shumica e vendbanimeve qytetare ose rurale të mëdha, e qendrave të fortifikuara, e monumenteve kryesore kulturore të kohës së vonë antike, vazhdojnë ekzistencën e vet edhe në mesjetën e herët topografikisht, po edhe toponimisht, drejtpërdrejt ose tërthorazi, si «metastaza> (zhvendosje) qëndrash të banuara, krahas krijimeve të reja të kësaj periudhe.

Në këtë drejtim ka peshë të madhe fakti që toponimia (duke përfshirë këtu edhe emra qëndrash urbane) dhe hidronimia kryesore e trevave shqiptare, me një shtrirje të gjerë, që përputhet pak a shumë me vendbanimet arbëreshe të mesjetës së herët, dëshmojnë këta emra kanë qenë pandërprerje në gojën e një popullsie shqipfolëse, me që evolucioni i tyre u nënshtrohet ligjeve fonetike të shqipes.[3]

Këto të dhëna na lejojnë të përcaktojmë në vija të përgjithshme trevën ku në antikitetin e vonë e në Mesjetën e hershme u mbrojt populli shqiptar dhe gjuha shqipe, mbi. shtresën e vjetër etnike ilire, një trevë kundrejt së cilës viset e sotme shqiptare përbëjnë deri diku një rezultat rudhjeje dhe jo ekspansioni, një rudhje që ndodhi për atsyet e njohura historike të pushtimeve e sundimeve të huaja e të rrjedhimeve të tyre. Në këtë trevë patën banuar në antikitet të vonë albanët ilirë të Ptolemeut, dhe po këtu përmenden nga dokumentet në mesjetën e herët (shek. XI) albanët si banorë të vendit.

Të gjitha këto argumente flasin kundër tezave se popullsia e lashtë autoktone në Ilirinë e Jugut qenka zhdukur si pasojë e romanizimit. Njëra nga këto teza pretendon se romanizimit mund t’i kishin shpëtuar vetëm relikte të vogla barinjsh të strukur në disa skaje malore të viseve të brendshme, ndërsa të tjera përpiqen të argumentojnë se dyndjet e popullsive barbare, sidomos e sllavëve, paskën krijuar një situatë etnokulturore krejt të re edhe në trevat e sotme shqiptare dhe, rjedhimisht, stërgjyshërit e shqiptarëve u dashkën konsideruar si të ardhur bashkë me dyndjet sllave, ose bile pas tyre, në trevat e sotme, ku ata qenkan shtrirë duke shqiptarizuar sllavët që gjetën aty.

5)Hulumtimet e zhvilluara në vendin tonë kanë treguar se. dëshmitë arkeologjike për praninë e një kulture sllave të ardhur me dyndjet e shekujve VI-VII janë të pakta, të izoluara, kohësisht të kufizuara. Ato nuk përbëjnë një kulturë që të qëndronte më vetë krahas kulturës arbëreshe të mesjetës së herët. Materialet që përfaqësojnë kultura sllave u përkasin kohëve më të vona, lidhen me pushtimet e shteteve bullgare e serbe të shek. IX-XII.        

Edhe pse një pjesë e dyndësve u tërhoq me kalimin e valëve të mëdha të dyndjeve, nuk duhen mohuar ngulitjet sllave në trevat tona, si edhe në trevat greke, rumune etj.; për këtë flasin edhe toponimet sllave në fjalorin e shqipes, edhe toponimia me prejardhje sllave në mjaft krahina të vendit. Por nuk duhet harruar nga ana tjetër se një pjesë e tyre u përket fazave të mëvonshme, lidhet me pushtimin e sundimin e shteteve sllave që u shtrinë në tokat shqiptare, në| disa raste deri në fillim të shek. XV.                                                                               

Në këtë drejtim flet fakti se në një varg rastesh toponimia e ndarjeve administrative dhe e fshatrave. është e huaj. Ajo lidhët me veprimtarinë e aparatit shtetëror, administrativ-ushtarak të huaj, prapa saj nuk qëndronte një realitet etnik. Nga ana tjetër mikrotoponimia është shqip, lidhet me popullsinë vendase që e ka përdorur atë vazhdimisht.

Këto ngulitje kalimtare sllave u asimiluan, sepse dyndësit u gjendën në kushte inferioriteti numerik dhe kulturor përballë popullsisë së lashtë autoktone që ishte bartëse e kulturës provinciale me nivel më të lartë, të trashëguar nga koha e vonë antike.

  • Takimi i shqipes me sllavishten, që pasqyron këto rrethana historike, nuk ka një aspekt thjesht lokal-dialektor, të kufizuar në zonat periferike të truallit shqipfolës. Por, nga ana tjetër, huazimet nga sllavishtja që gjejmë në fondin leksikor të shqipes së përbashkët, janë më të kufizuara, më pak të thella e të përgjithëshme. Kjo flet për një intensitet më të kufizuar të këtyre lidhjeve. Në periudhën historike kur filloi ndikimi i sllavishtes, ishte kryer formimi i strukturës themelore gramatikore të shqipes, ishin kryer ndryshimet fonetike që u dhanë fytyrën shqipe fjalëve të huazuara nga latinishtja. Huazimet sllave iu nënshtruan veprimit unitar të një gjiihe të formuar, dëshmi kjo e unitetit etnokultur të popullsisë së lashtë vendase.

Të dhënat arkeologjike për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe jetës urbane në trevat iliro-shqiptare, duke përfshirë edhe zonat malore, qysh para pushtimit romak dhe gjatë mesjetës së herët, hedhin poshtë supozimin tepër të abuzuar, pa baza shkencore, sipas të cilit huazimi nga ana e shqipes e një vargu termash bujqësore-zejtare, shoqërore-juridike të sllavishtes,e më parë të latinishtes, dashka të thotë se bashkë me fjalët çekan marrë edhe objektet e konceptet përkatëse më parë të panjohura, dmth se shqiptarët paskën kaluar në forma jetese sedentare e në bujqësi vetëm pas takimit me sllavët.

Sociolinguistika ka shpjeguar tashmë mekanizimin që vepron në të tilla raste, kur ndeshen disa gjuhë në kushtet e mbizotërimit politik- -shoqëror të njerës prej tyre në kuadrin e shtetit sundues. Në të tilla kushte, nga gjuha mbizotëruese, e përdorur për nevoja komunikimi konvencional nga popullsi gjuhësh të ndryshme, huazohen jo vetëm terma nga sfera juridike-shoqërore dhe jeta e administratës shtetërore-ushtarake dhe kishëtare përkatëse, por edhe nga sfera e kulturës materiale dhe e jetës së përditshme. Këto janë terma për obiekte e koncepte padyshim të njohura, por që shënojnë nuanca të diferencuara, më të ngushta e funksione të veçanta, derivate të termave dhe koncepteve më të gjëra dhe të përgjithëshme të vjetra, ose janë fjalë që kahë marrë ngarkesë emocionale të veçantë në kushtet e reja historike. Nje shembull analog në këtë drejtim përbëjnë huazimet gjermanishte të italishtes mesjetare, ku është absurde të pohohet se obiekte e koncepte për të- cilat u ruajtën termat, paskën qenë të panjohura deri atëhere për romakët.

  •  Shekujt VII-XII përbëjnë një hallke kyç në historinë e popullit shqiptar përsa i përket zhvillimit ekonomik-shoqëror dhe etnokulturor.

Të dhënat arkeologjike-etnografike, të plotësuara nga dokumentacioni historik, vërtetojnë në mënyrë bindëse se procesi i etnogjenezës së shqiptarëve, formimi i popullit shqiptar, nuk zhvillohet në kushte amuie ose regresi ekonomik-shoqëror, por në kushte zhvillimi relative, me gjithë kushtet e vështira që sjellin me vete dyndjet e mëdha shkatërruese në prag të mesjetës së herët. Rrjeti i gjerë i gjetjeve arkeologjike flet për zgjerimin e tokave nën kulturë, për një popullsi tradicionalisht sedentare, që njeh një diferencim ekonomiko-shoqëror, praktikon. bujqësinë dhe zejtarinë, njeh qendra të tipit urban të vjetra e të reja, të cilave nuk mund t’u vihet në dyshim karakteri etnik shqiptar i popullsisë (shih psh qytetin «Kroja», emri shqip i të cilit dokumentohet qysh në shek. IX).

Diferencimi ekonomiko-shoqëror që vjen duke u thelluar në gjirin e bashkësive territoriale fshatare shpie nga njera anë në kristalizimin e forcimin e klasës feudale vendase si klasë sunduese, dhe nga ana tjetër në kalimin gjithnjë e më të gjërë të fshatarëve të veçantë nën varsinë e feudalëve të veçantë.

Zotërimet feudale me bazat e tyre territoriale, shpronëzimi dhe shkëputja e fshatarëve nga gjiri i bashkësive, donte të thoshte prishjen e mëtejshme te lidhjeve fisnore-familjare që ruheshin në bashkësitë në forma mbeturinash nga e kaluara dhe çonte në përzierjen e mëtejshme të popullsisë së vendit. Në këtë drejtim kontribuonte edhe zbritja e vazhdueshme drejt ultësiravë dhe zonave kodrinore e banorëve të malësisë ku nuk mjaftonin tokat e bukës për popullsinë që vinte duke u shtuar.                                                        ,

Me zgjerimin e shfrytëzimit feudal, produktet e rentës feudale që vjen duke u rritur, përfshihen gradualisht ’ në sferën e tregtisë së qytetëve bregdëtare të. vendit e të jashtëm. Me gjithë pengesat karakteristike për ekonominë natyrore të feudalizmit, vendi përfshihet në rrjetin e shkëmbimeve çka çon në dendësimin e lidhjëve ndërmjet krahinave të ndrvshme si dhe midis qytëtit e fshatit. Një rol me rëndësi lojti në këtë drejtim edhe fakti'që nëpërmes trevave shqiptare kalonte një varg rrugësh të mëdha transversale nga perëndimi në lindje (gjatë të cilave janë gjetur, edhe në zona të brendshmë malore, thesare monetare të shumta). Edhe pse nuk mungojnë edhe në shekujt e mëparshëm, këto gjetje monetare vijnë duke u bërë më të shpeshta qysh nga shekulli XI e këtej.

  •       8) Në kushtet e reja zhvillohet edhe kultura e këtyre shekujve,

në kuptimin e kulturës së masave popullore dhe të kulturës së klasave sunduese, në dallimet po edhe në marrëdhëniet e tyre dialektike.

Duke u nisur nga trashëgimi antik, në këtë periudhë kultura po- pullore konsolidohet dhe zhvillohet më tej, duke fituar elemente të reja, në kontakt marrjeje dhe dhënieje edhe me kulturat bashkëkohore (bizantine, të viseve dhe popullsive fqinje të pellgut adriatiko-ballkanik) dhe kristalizon ato tipare të saj karakteristike, që i njohim si elemente përbërëse themelore të kulturës sonë të sotme popullore (kultura materiale, artistike dhe shpirtërore karakteristike, me veshjet, ornamentet e ngjyrat, me muzikën e vallet, me mitologjinë, krijimet e gjinive të ndryshme të poezisë popullore, me institucionet e së drejtës popullore etj.)

Shfaqjet e konservimit, të vazhdimësisë dhe të risive, i gjejmë. edhe në kulturën e klasave sunduese. Monumentet e dendura të arkitekturës civile, ushtarake e kishtare me plastikën e vet ornamentale, që vazhdojnë nga antikiteti i vonë. nga periudha e ashtuquajtur  paleokristiane, deri në shekujt e mesjetës së zhvilluar, dëshmojnë për vazhdimësinë e traditës edhe në gjirin e kulturës së klasave të larta sunduese, një traditë që nuk u ndërpre edhe në kushtet e ndryshdmeve të mëdha etnokulturore të mesjetës se herët në Gadishullin Ballkanik. Krahas tipareve unitare që karakterizojnë ndërtimet civile e kishtare, pikturat, dorëshkrimet, qëndismat, muzikën e stilit të ashtuquajtur bizantin në plan të përgjithshëm të perandorisë, vijnë duke spikatur edhe tipare karakteristike në plan regional, që janë dëshmi të një zhvillimi autonom që merr veprimtaria në sferën e kulturës së klasave sunduese në kushtet e veçanta të kësaj zone, si rezultat i veprimtarisë së mjeshtërve vendas dhe e punishteve regionale që krijojnë traditën e tyre në artin e të ndërtuarit, në piastikën dekorative arkitektonike si dhe në pikturën e mëvonshme.

Teza se vendbanimet e shqiptarëve të hershëm duhen konsideruar si një vend gjeografikisht i mbyllur e i izoluar dhe ekonomikisht e kulturalisht i prapambetur, në krahasim me viset e tjera të pellgut. Adriatiko-Ballkanik, nuk mund të qëndrojë përpara fakteve.

9) Në kushtet e zotërimit të ekonomisë natyrore dhe të copëzimit feudal, që ajo ka si rrjedhim, lidhjet ekonomike-politike realizohen. fillimisht në unitete territoriale ende të kufizuara e relativisht të vogla, siç është -«krahina», «dheu», -«zhupa», unitete gjeografike-etnografike-administrative të cilat i gjejmë të përmendura në vendin tonë që nga shek. 9 e këndej (Devoll, Mokër, Pult, Kunavi, Mati, Kurelej) etj., emra të cilat zëvendësojnë tani emrat e fiseve të vjetra ilire dhe të territoreve- të tyre fisnore.

Zhdukja e këtyre emrave të fundit nga burimet qysh prej shek. IV-V të e.s, nuk do të thotë se ilirët u zhdukën duke u asimiluar përpara kësaj kohe pa marrë pjesë në formimin e shqiptarëve të mëvonshëm, por se që ata duhen kërkuar si banorë që mbajnë tani e tutje emra të reja territoriale e jo më fisnore.

Këtë karakter territorial ka marrë tani edhe emri i -«AIbanëve» që shfaqet përsëri qysh nga shek. XI — i cili nuk është më emri i një fisi, vazhdues i drejtpërdrejtë i fisit të lashtë të Ptolemeut, i shkrirë tashmë prej kohësh, por emri i banorëve të një territori (Arbanon, Arbën etj.) që ka marrë këtë emër, sepse mbi një pjesë të tij patën banuar dikur «Albanët» e antikitetit. Nga vetë pozita qendrore e territorit të këtij fisi të dikurshëm, nga vetë fakti se banorët e këtij territori, të ndodhur në krye të rrugëve të mëdha transversale, kishin lidhje më të dendura me krahinat e tjera fqinje dhe me banorë të së njëjtës gjuhë e kulturë, mund të shpjegohet procesi që çoi në zgjerimin nga një emër i lashtë etnik i një fisi. «Arban» (me variantin «Alban»), në emrin e një territori fillimisht të kufizuar, si dhe në emër etnik të banorëve të tij, deri sa u bë emër «nacional» i gjithë territoreve me popullsi të së njëjtës gjuhë e kulturë edhe përtej caqeve territoriale të Arbrit historik dhe pavarësisht nga to i gjithë njerëzve që kishin gjuhë dhe kulturë të përbashkët me banorët e Arbrit, shih përdorimin e emërit Arbër, Arbëresh nga diaspora shqiptare e vendosur në Greqi në shek. XIII-XIV etj. (Krahaso për analogji procesin deri diku të ngjashëm të kalimit të emrit «frankë», si emër fisi, në «Francia» si emër i territorit të tyre e «francezë» si emër i banorëve të një territori të kufizuar,  pavarësisht se ata nuk ishin me frankë, deri sa dy emrat në mesjetën e vonë u bënë emëra të përgjithshëm nacionalë).

Nga dokumentacioni i huaj, ndonëse i kufizuar, mund të ndjekim shtrirjen e emërtimit territorial, që ka ecur relativisht shpejt në krahasim me raste analoge, çka flet për kushte relativisht të faivorshme për këtë proees.                                                               

Që nga shek. XI emrin «Arbanon» e «Arbanoi» i gjejmë së pari në Shqipërinë e Mesme, ku ai është ende popullor në një varg krahinash; në shek. XII e hasim në rrethet e Vlorës në përdorim popullor për malsinë, si dhe në dy Pultet, dmth në Veri të lumit Drin. Në kalim nga shek. XIV në shek.XV, emrat kanë arritur të përfshijnë në fakt pjesën më të madhe të territoreve të banuar sot prej shqiptarëve, ëdhe pse sundimet e huaja në Jugë dhe në Verilindje patën imponuar emra të huaj për këto vise dhe në dokumentacion përdoren deri vonë emra historikë të antikitetit, si Iliri dhe Epir, të ruajtura nga tradita erudite e historiografisë, për trojet shqiptare në përgjithësi.

E parë në këtë kontekst, nuk ka asnjë bazë teza e ngritur prej disa historianëve të vjetër e të rinj, sidomos sllavë, se qenka ekspansioni pushtues dhe shqiptarizimi i dhunshëm i popullsisë fillimisht j sllave të vendit tonë, që paska çuar në shtrirjen e përgjithësimin e këtyre emrave.. Ky është një rezultat normal e logjik i zhvillimit të përgjithçjiëm social-ekonomik të vendit e të banorëve të tij që pasqyrohet dhe në proceset etnike.                   

10) Proceset e zhvillimit konvergjent etnik nuk mund të mos ndjejnë veprimin e faktorëve të jashtëm, sipas rastit të favorshëm ose frenues, siç është p.sh ambienti gjeografik, pa qënë ky një faktor vendimtar. Fushat dhe pellgjet e mëdha në perëndim e në lindje të kurrizeve malore, si dhe luginat e mëdha transversale, kanë krijuar kushte lehtësuese për komunikim, ndërsa nga ana tjetër konfiguracioni i ashpër malor i relievit të Shqipërisë ka sjellë me vete disa vështirësi për këto procese, por ka krijuar nga ana tjetër, rrethana të favorshme mbrojtjeje e konservimi etnik.

Por në bazë të dokumentacionit arkeologjik e historik mund të thuhet se deri në shek. XV, zonat malore nuk kanë qenë kurrë të izoluara e pa lidhje me viset fushore-kodrinore përqark tyre, siç do t’i gjejmë më vonë. Në shkallën e zhvillimit të tyre ekonomik e kulturor ka pasur ndryshime sasiore, siç është e kuptueshme për viset më të ashpra e të varfra, më vështirë për t’u shfrytëzuar me mjetet e një agroteknike të pazhvilluar të kohës. Në zhvillimin e tyre shoqëror të brendshëm, malësitë qëndronin në fazën e një feudalizmi të herët, por qenë përfshirë nga rendi feudal i territoreve për rreth, në të cilat ata bënin pjesë. Nuk ka gjurmë për ekzistencën e fiseve malësore si organizma shoqërore-territoriale-politike më vete. Emrat e shumicës së fiseve të mëvonshme, në shek. XV dalin si emra fshatrash, pra banorët e tyre janë organizuar në bazë të parimit territorial. Sistemi i fiseve autonome, siç e njohim për malësinë e Shqipërisë së Veriut, ëdhtë një fenomen që krijoiiet nga shek. XVI e këndej, në kushtet e pushtimit osman, kur zonat malore u vetizoluan në luftë kundër shfrytëzimit të rënduar feudal që sillte me vete sundimi i ri. Në këto kushte fitonte rëndësi solidariteti reciprok i realizuar nëpërmes lidhjeve farefisnore, çka solli me vete ruajtjen e konsolidimin e këtyre lidhjeve në kuadrin e bashkësive farefisnore  «fise», por gjithmonë mbi bazën e territorit të vet, mbi të cilin ushtronte bashkësia pronësinë eprore, por duke ruajtur të drejtën e pronës private të familjeve të veçanta dhe duke krijuar me këtë kushtet për diferencimin e vazhdueshëm ekonomik e shoqëror.

Prandaj është pavend që të konsiderohen këto krijime të reja his- torike si vazhdim i pandërprerë i rendit të bashkësisë primitive në këto zona,. dhe aq më tepër pa vend që të përgjithësohen këto fenomene zonale si forma organizimi shoqëror karakteristike për gjithë popullin shqiptar gjatë gjithë historisë së tij duke e periodizuar, në mënyrë primitive zhvillmin e tij etnik në tri periudha - hallka të një procesi: periudha e fiseve ilire - e fiseve mesjetare - e fiseve të shek. XVI-XX

  •  Faktorët që vepruan në rrugën e zhvillimit konvergjent-unitar mbi bazën e trashëgimit të përbashkët etnik, për unifikimin e emërtimit nacional të territorit dhe të banorëve të tij, veprojnë edhe në rrugën e zhvillimit konvergjent-unitar të gjuhës shqipe, si kriteri etnik dallues i parë e kryesor, dhe të kulturës popullore në përgjithësi.

Zhvillimi ekonomik, shkrirja e dallimeve të fiseve dhe e të folmeve të tyre, krijimi i uniteteve më të mëdha territoriale që realizohet qysh në mesjetën e herët, gjeti pasqyrimin e vet në formimin, mbi të folmet fisnore, të disa grupe të folmesh me tipare unitare e specifike që mund t’i quajmë dialekte territoriale. Pavarësisht nga një varg veçorish që i dallojnë midis tyre, ato kanë tipare themelore unitare në fonetikë, leksik dhe në strukturën gramatikore. Këto dialekte territoriale përbëjnë një etapë më të lartë historike, në të cilën realizohet dhe ekziston në këtë periudhë gjuha shqipe. Dy grupet kryesore të këtyre të folmeve, grupi vërior dhe ai jugor, në etapën kur na dokumentohen me shkrim, në shek. 15-16, paraqiten me afërsi mjaft të madhe, sa që lejohet të nxirret konkluzioni nga njera anë se trashëgimi. bazë e përbashkët e këtyre dy dialekteve kryesore ishte mjaft unitar dhe nga ana tjetër se rrethanat shoqërore-historike, pavarësisht nga vështirësitë, e kishin ndihmuar më tej këtë evolucion unitar të të folmeve kryesore të territoreve të ndryshme shqiptare.

Pa dyshim se edhe këtu, kundrejt tendencavë konvergjente, vepronin një varg tendencash divergjente që favorizonin deri diku ruajtjen e veçorive po edhe një zhvillim të mëvetshëm të këtyre dialekteve, por duhet thënë se ky zhvillim divergjent bëhet më i theksuar atëhere kur pushtimi osman krijoi një ndërprerje të rrugës së zhvillimit normal historik të popullit tonë.

Procesi i formimit dhe i konsolidimit të popullit, i gjuhës dhe i kulturës së tij ka në përgjithësi kushte më të favorshme kur ai zhvillohet në kuadrin e një shteti me popullsi etnikisht homogjene dhe politikisht më vete. Në këto kushte, diferencimi ekonomik-shoqëror-politik ecën me ritme më të shpejta dhe i lejon klasës shfrytëzuese vendase, duke u fuqizuar, të krijojë aparatin e vet shtetëror dhe të kryejë më efektivisht funksionin e saj të brendshëm, të zgjerojë forcojë sundimin e vet klasor mbi treva sa më të gjëra, në radhë të parë të së njëjtës popullsi.

Ky proces u zhvillua në vendin tonë me formimin e shtetit feudal të Arbërisë në shek. XII-XIII në Shqipërinë e Mesme, me mëkëmbjen në shek. XIV të principatave feudale në sferën e veprimit të qyteteve kryesore të vendit etj. Përforcimi i klasës feudale vendase, duke u zhvilluar në sfondin e veprimit të faktorëve ekonomikë, ndihmoi edhe në Shqipëri për formimin e njësive territoriale-politike dhe deri diku edhe ekonomike, më të mëdha. Ai favorizoi kështu një zhvillim konvergjent unitar etnokulturor e gjuhësor në treva më të mëdha nga ç’ishin krahinat e thjeshta gjeografike-etnografike të formuara nga disa bashkësi fshatare. Nga ana tjetër ky aparat shtetëror lejoi që klasa sunduese vendase të ushtronte funksionin e jashtëm, të mbronte këto treva e popullsinë e tyre nga sulmet e grabitjet prej pushtuesve të huaj, dhe me këtë nga coptimi e shpërbërja e uniteteve të formuara si dhe nga rreziku i asimilimit të tyre etnik dhe gjuhësor.

Veprimi pozitiv i këtij faktori politik-shtetëror, edhe pse kontradiktor, si shtet i një klase shfrytëzuese, nuk mungoi të ndjehej edhe në historinë e vendit tonë. Veçse i ndodhur, qysh nga koha antike dhe gjatë mesjetës, në zonën e interferencës së politikës pushtuese të perandorive universale të Perëndimit e Lindjes, të shteteve mesjetare ballkanike, si dhe të presionit të kulturave universale» që ato përfaqësonin, vendi ynë pati kushte të vështira përsa i përket konsolidimit të një pushteti politik të qëndrueshëm, unitar e të pavarur.

Në këto rrethana, trevat e banuara prej shqiptarëve qenë detyruar të rronin për një periudhë mjaft të gjatë nën sundimin dhe në kuadrin e një shteti të huaj, madje për disa shekuj të përfshira edhe në disa shtete njëkohësisht. Kundrejt këtij fakti që mund ta vështirësonte deri diku, por që nuk e pengoi procesin e konsolidimit të popullit shqiptar si unitet, vepronin faktorë të tjerë që e ndihmonin atë. Në situatat historike të krijuara, p.sh. nga sundimi shumëshekullor i perandorisë feudale bizantine dhe më vonë të asaj osmane, u krijua një pozicion forcash shoqërore-politike, i cili kundërvuri masat e popullit shqiptar, kryesisht fshatarë,  në gjithë krahinat e vendit, kundrejt pushtetit qëndror si shfrytëzues të tyre të egër. Padyshim kjo kontradiktë klasore e papajtueshme veproi, si një nga faktorët efektivë që ndihmoi objektivisht përforcimin e kohezionit dhe konsolidimin në gjirin e këtij formacioni dhe nuk lejoi shpërbërjen ose asimilimin e tij edhe atëhere kur klasa sunduese vendase mbante një qëndrim luhatës ndaj sundimeve të huaja.

Ky faktor shoqëror, masat fshatare, të cilat në fakt përfaqësonin popullin në tërësi, — në shek. XII-XIII si në shek. XV,  ishte nga vetë interesat e veta jetësore i interesuar të mbrohej nga grabitjet dhe shfrytëzimi i egër i huaj; prandaj ai e mbështeti efektivisht luftën politike që udhëhiqte ajo pjesë e klasës sunduese vendase, e cila ishte e interesuar të fitonte dhe të mbronte pushtetin e vet si klasë sunduese e pavarur kundrejt pushtuesve të huaj dhe për këtë arsye me Skënderbeun, ndërmori hapa të rëndësishme për përforcimin dhe përqëndrimin e pushtetit feudal.

Ishin masat e popullit faktor shoqëror kryesor e vendimtar që, me një qëndresë të gjithanshme dhe të gjatë, mishëruan dhe forcuan këtë unitet politik-kulturor, po të kemi parasysh faktin se klasat e larta, në kushtet specifike historike të vendit, në një varg rastesh u rritën e u fuqizuan nën hijen e sundimit të perandorive universale; dhe kur para agresionit osman nuk u tërhoqën nga arena, duke emigruar jashtë vendit ato u integruan politikisht e deri diku edhe kulturalisht, e në disa raste u asimiluan edhe etnikisht, në radhët e klasës sunduese osmane.

Këto e të tjera argumente vërtetojnë se nuk qëndrojnë pikëpamjet e shprehura se mungesa e një shteti të bashkuar, të pavarur nacional si faktor veprues në historinë mesjetare shqiptare, nuk lejuaka të flitet për ekzisteneën e një populli shqiptar si një «formacion mbifisnor», sepse ekzistenca e shtetit qenka kusht i domosdoshëm për formimin e kombësisë e më vonë të kombit  një tezë që, e detyruar nga përvoja historike është braktisur, edhe nga një varg shkencëtarësh.

13) Një faktor që veproi në mënyrë negative për zhvillimin konvergjent të popullit shqiptar e të kulturës së tij, ishte kisha dhe ideologjia fetare. Si mbështetje e rendit feudal në përgjithësi, kisha e krishterë u lidh në mënyrë të veçantë, si pararojë luftarake, me perandoritë universale, të cilat me pushtimet e tyre i krijuan asaj kuadrin e nevojshëm për sundim si fuqi botërore ideologjike.

Ndeshja e këtyre kishave me orientimet e tyre ideologjike-kulturore e politike të veçanta pikërisht në truallin shqiptar (më vonë atyre iu shtua edhe Islami agresiv në shërbim të një fuqie tjetër po aq agresive) solli përçarjen fetare të popullit shqiptar dhe përkatësinë e tij në dy, më vonë në tri besime armiqësore midis tyre, krijoi me këtë vështirësi për zhvillimin e tij unitar historik-kulturor, duke u bërë përçuese ndërhyrjesh të huaja. (Në Bosnje e Hereegovinë zhvillimi i ndryshëm politik- kulturor në bazë të feve të veçanta, çoi në formimin e bashkësive kombëtare të dalluara, edhe pse të trija u mbështetën në të njëjtën bazë etno-kulturore mesjetare).

Trashëgimi etno-kulturor i përbashkët, i përforcuar në bazë të një zhvillimi historik, ekonomik-shoqëror territorial unitar, i bëri ballë veprimit divergjent të faktorit fetar. Kjo nuk do të thotë se ai nuk la gjurmë, edhe pse ndikimi i tij nuk arriti të shkaktojë ndryshime në fstrukturën themelore të kulturës popullore e kombëtare shqiptare. Është një fakt i njohur i historisë kulturore të mesjetës që gjuhët kishtare si greqishtja, latinishtja ose sllavishtja e vjetër kishtare kanë shërbyer edhe si gjuhë zyrtare shkrimi, edhe si gjuhë të kulturës më vone erdhi po në . këtë rol osmanishtja pa mundur të mënjanojë, asnjëra nga ato as edhe pjesërisht, gjuhën e folur popullore, e cila edhe në këto kushte mundi të arrinte të bëhej (të paktën qysh nga shek. XIV) gjuhë e shkruar. Në sferën e kulturës së klasave të larta, fetë. lanë gjurmën e vet në krijimet arkitektonike e në pikturën e stileve bizantine, romane e islamike-orientale.

Bashkësia kulturore që sillte me vete  sa do në mënyrë të kufizuar feja në ato treva ku popullsia shqiptare banonte së bashku me një popullsi etnikisht heterogjene, së cilës i përkiste klasa sunduese . dhe aparati shtetëror dhe institucionet kishtare e kulturore, solli me vete në një varg rastesh fenomene asimilimi etnik, çoi në procese të pjesëshme greqizimi dhe sllavizimi të popullsisë shqiptare autoktone, siç ndodhi sidomos. qysh. nga shek. XIII e këndej në trevat e Greqisë së sotme të Veriut, në Maqedoni, në Dardaninë antike, në Zeta Mal të Zi.  

Dokumentacioni historik osman i shek. XV-XVI dëshmon se elementi shqiptar në këto treva ishte, pjesërisht, në tërheqje, se pjesërisht ai ishte i mbuluar nën emërtime sllave, në kushtet kur aparati shtetëror dhe institucionet kishtare përbënin një mjet efektiv ndikimi e asimilimi kulturor. Proceseve të serbizimit e greqizimit iu kundërvu deri diku islamizimi i  një pjese të popullsisë shqiptare,  ndërsa  vazhduan deri vonë për pjesën tjetër të mbetur e krishterë. Është e qartë se këto procese asimilimi në këto rrethana nuk kanë të bëjnë me mbizotërimin numerik të elementit joshqiptar, por me pushtetin politik-shoqëror që ky ushtronte në këto treva.

Sidoqoftë, edhe në këto kushte, del qartë nga dokumentacioni se elementi etnik shqiptar kishte një shtrirje të gjerë në trevat verilindore, lindore e jugore, çka hedh poshtë plotësisht pikëpamjet se elementi shqiptar qenka dyndur këtu në mënyrë të dhunshme pas islamizimit, me përkrahjen e regjimit osman.         

  •  Historinë e popullit shqiptar në mesjetë e përshkojnë si një fill i kuq një varg faktorësh konstantë që karakterizojnë ecurinë e saj, njësia e gjuhës si shprehje e njësisë së tij etnike, uniteti territorial, bashkësia e kulturës materiale dhe e ideologjisë e mishëruar si në kulturën shpirtërore të masave popullore. Rezultati i këtyre proceseve objektive gjen shprehjen e vet në ndërgjegjen e unitetit të shqiptarëve, si një njësi e dalluar, me prejardhje prej të «njëjtit fis» me të njëjtën histori, me të njëjtat doke e zakone, me të njëjtat interesa, pasqyrim ky subjektiv (i dhënë në shek. e XV nga M. Barleti), i procesit të formimit të kombësisë shqiptare si paraardhëse e kombit,

Pa dyshim këtu është mishëruar përvoja e luftës së madhe prej afro një shekulli që kishte bërë populli shqiptar kundër vërshimit pushtues të osmanëve, një ngjarje me rrjedhime të pallogaritshme përsa i përket farkëtimit të këtij uniteti të popullit shqiptar.

Shprehjen e vet më të qartë ky proces e gjen sidomos kur një popull i formuar si kombësi e dalluar, ndeshet në mënyrë ballore masive me «të huajin». Ne nuk disponojmë dokumentacion shqiptar më të herët se Barleti, por dokumentacioni i huaj na lejon ta shpiem më tutje shprehjen e ndërgjegjes së formuar tek të huajt për shqipterët, si një kombësi unitare e dalluar, pavarësisht nga krahinat ku banonte nga përkatësia fetare dhe e zotërimeve politike.

Me të njëjtin emër arbëresh emërtohen p.sh. qysh në shek. e XIII-XIV te shqiptarët si pjsëtarë të një populli unitar, si një kombësi e përcaktuar qartë në vetitë e veta, pavarësisht se banojnë në More, në Kosovë, në Maqedoni, në Dalmacinë Jugore, pavarësisht edhe nëse janë burime greke, sllave, perëndimore ose osmane ato që na i japin këto informata.                                                       

15) Situata e re historike që u krijua me sundimin shumëshekullor osman, nuk mundi të ndryshonte në thelb fizionominë dhe strkturën themelore etnokulturore tashmë të kristalizuar të popullit shqiptar. Me gjithë veprimin e një vargu faktorësh divergjentë që lidhen pasojat negative të këtij sundimi (përforcimi i ekonomisë natyrore në gjirin e sistemit feudal-ushtarak osman, prishja e uniteteve të mëdha ekonomike-territoriale të formuara, zëvendësimi i tyre me një ndarje administrative që nisej nga koncepte ushtarake-politike për të prishur formacionet e vjetra politike shqiptare dhe për të përfshirë popullsinë e tyre në formacione etnikisht heterogjene nuk u ndërpre rruga e zhvillimit politik-kulturor unitar, bartës të të cilit qenë masat popullore, të kundërvëna në mënyrë ballësore e masive klasës sunduese e shfrytëzuese të feudalëve osmanë. Përballë këtij fakti, nuk e ndryshonte themelisht situatën as rrethana që klasa feudale shqiptare, për të siguruar interesat e veta, në shek. XVI –XVII, ishte integruar në radhët e klasës sunduese osmane, edhe nga ana tjetër islamizimi vullnetar, për t’i shpëtuar barrës fiskale,si një pjese e madhe e popullsisë, çka sunduesit e huaj më kot u përpoqën ta shfrytëzonin si mjet për asimilimin politik e kulturor, për të arritur nëpërmes tij neutralizimin e mposhtjen e qëndresës së përgjithshme të masave popullore që ata hasën në trevat shqiptare.

Në këto rrethana të reja, shqiptarët qenë të detyruar të ribënin përsëri, por në kushte të reja dhe me ritme më të shpejta, një rrugë historike që e kishin bërë qysh nga mesjeta e herët, rrugën për t’u çliruar nga shtypja e shfrytëzimi i rëndë ekonomik-shoqëror, nga sundimi i egër politik-ushtarak, për t’u emancipuar politikisht e kulturalisht, si popull unitar, i mëvetshëm, si kombësi e dalluar, ashtu si nga sundimi i «monarkisë universale» bizantine, ashtu dhe nga «monarkia universale osmane» dhe ideologjia e saj asimiluese teokratike, që nuk njihte kombësi. Në këtë rrugë emancipimi e zhvillimi unitar zë vend rezistenca e masave popullore, e shprehur në kryengritje të mëdha që përfshinë gjithë trevat e vendit, në qëndresën e zhvillimin e mëtejshëm të kulturës materiale e shpirtërore-artistike, zenë vend zhvillimi i letërsisë dhe i gjuhës letrare shqiptare, krijimi i veprave të mëdha të epikës popullore etj.

Çarjet e guackës së ekonomisë natyrore dhe të izolimit të krahinave malore, rimëkëmbja e qyteteve të rrënuara dhe zhvillimi i ekonomisë monetare e të mallrave, krijimi i tregjeve të mëdha ndërkrahinore dhe i formacioneve shtetërore feudale gjysmëautonome, dalja në skenë e forcave të reja shoqërore, si borgjezia tregtare, qenë shkallë të rëndësishme në këtë rrugë ngjitjeje dhe konsolidimi të kombësisë shqiptare në shek. XVIII e në fillim të shek. XIX dhe përgatitën truallin për marrëdhënie shoqërore të reja, kapitaliste, për bashkimin e gjithë trevave shqiptare dhe të popullit shqiptar si njësi ekonomike dhe politike- -kulturore kombëtare.

Kjo rrugë e gjatë historike nuk qe një rrugë vetëm konservimi, por edhe zhvillimi e inovacionesh të gjithanshme ajo ishte dëshmi e kapacitetit dhe e potëncialit krijues ekonomik, politik e kulturor të një populli me .rrënjë të lashta etnike, i cili me një kohezion të fortë të brendshëm, të formuar në bazë të ligjësive objektive, u bëri ballë kushteve historike më të vështira, deri sa në kushtet e reja të shek. XIX, u arrit, si një formacion historik etnik dhe shoqëror i një tipi të ri, më të lartë, formimi i kombit shqiptar.

 


[1] [1] G. Stadtmuller, Forschungen zur alban. Frilngeschichte, botim i parë, Budapest 1941, Botimi i dytë, i pajisur me një hyrje plotësuese, por në thelb i pandry- shuar, Wiesbaden 1966, f. 29, 32, 37, 49, 61, etj.

[2] Anamali, Mbi kulturën e hershme shqiptare (Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve) 1969; S. Anamali, «Nga ilirët tek Arbërit» Kuvendi i Studimeve ilire, 1972.

[3] E. Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve në «BSHSH», 1958, f. 2; E. Çabej. Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadi- shullin Ballkanik, në BSHSH 1962. f. 1; E. Çabej, “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe” Kuvendi i studimeve ilire, 1972.

Enable GingerCannot connect to Ginger Check your internet connection
or reload the browser
Disable in this text fieldRephraseRephrase current sentence22Edit in Ginger

info@balkancultureheritage.com