Rrugët, shek. V p.e.sonë- II p.e.sonë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rrugët, shek. V p.e.sonë- II p.e.sonë

Kjo periudhë që njihet dhe me emrin periudha qytetare ilire është koha e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, shoqërore politik të ilirëve, proces i arritur si rezultat i fuqizimit të mëtejshëm ekonomik, të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit. Formacionet shtetërore të Ilirisë së jugut- Mbretëria e Enkeleajve, e Taulantëve, e Dardanëve, Lidhja e Molosëse, u karakterizuan nga një zhvillim i njohur ekonomik.Zhvillimi i teknikës bujqësore i dha një shtytje ekonomisë bujqësore. Sipërfaqet e punuara u zgjeruan dhe shfrytëzimi i tokave u bë më intensiv. Gjithashtu më përpara eci dhe kultura e vreshtave dhe e ullishtave.

Veç bujqësisë, në ekonominë ilire të asaj kohe një vend të rëndësishëm zinte dhe blegtoria, e cila karakterizohej nga racat e mira të bagëtive dhe nga pjelloria e tyre, rezultate të kujdesit të ilirëve për gjënë e gjallë. Tregues të tjerë të rëndësishëm të marrëdhënieve ekonomike të shoqërisë ilire të asaj kohe ishin zejtaria dhe tregtia. Gjithashtu zhvillim të rëndësishëm në këtë kohë mori shfrytëzimi i minierave. Njihen qendrat metalurgjike në Mat e Mirditë, miniera e asfaltit në Apolloni, e kallajit në Ilirinë e Veriut, minierat në rrethet e qytetit Damastion (afër Dibrës). Metalpunuesit prodhuan për bujqësinë dhe degët e zejtarisë vegla të reja pune, më të goditura. Zhvillim të madh mori në këtë kohë dega e ndërtimit të anijeve. Mjeshtrit ilirë kishin fituar një emër të mirë në kohën e atëhershme për aftësitë e tyre në këtë mjeshtëri të kualifikuar. Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik krijoi kushte të favorshme për ecurinë e qyteteve të vjetra ekzistuese dhe për lindjen e një numri qytetesh të reja. Si qytete të njohura të kohës përmenden Shkodra, Rizoni (në grykën e Kotorrit), Amantia, (Plloça e Vlorës), Antipatrea (Berati), Antigonea (Lekli i Tepelenës), Bylisi (Hekali i Mallakastrës), Foinike (Finiqi i Delvinës), Dimali si dhe Enkelana, Gerunta, Damastioni, Kreoni, etj. Veç këtyre njihen edhe emrat e tanishëm të disa vendbanimeve rrënojë, emrat antikë të të cilëve nuk dihen, siç janë Zgërdheshi afër Krujës, Persqopi afër Petrelës, Melani i Libohovës, etj. Rezultat llogjik i zhvillimit të zejtarisë dhe i degëve të tjera të ekonomisë ishte në Ilirinë e kësaj kohe shtimi i shkëmbimeve dhe i tregëtisë.

Për këtë faktojnë monedhat e shumta që priten në këtë kohë në Iliri, siç janë monedha e fillimit të shek. IV të prera në qytetin e njohur Damastion, ato të mesit të shek. IV, të prera nga Paionët, qytete rreth Damastionit, si dhe monedhat e prera nga mbreti i Taulantëve Monuni dhe Aleksandër Malosi3). Rritja e nivelit të prodhimit dhe forcimi i shkëmbimeve dhe i marrëdhënieve tregëtare në Iliri nga fundi i shek. IV e fillimi i shek. III p.e.s. kushtëzuan intensifikimin e rrjetit rrugor. Megjithëse nga burimet e ndryshme kuptohet qënia e një rrjeti rrugor, që lidhte qytetet ilire ndërmjet tyre, gjurmë kalldrëmesh të traseve rrugore të kësaj kohe njihen shumë pak. Megjithë mungesën e gjurmëve teknike të konsiderueshme të rrugëve të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë (periudha e hekurit përfshirë dhe periudhën qytetare ilire, pra të kalldrëmeve apo urave, duke e pranuar sigurisht rrugën si një element jetik për lidhjen ekonomiko-politike-strategjike të krahinave e vendbanimeve që në kohët e hershme, mbështetur në shtrirjen e venbanimeve të fortifikuara si dhe gjetjeve arkeologjike gjatë luginës së Shkumbinit pohojmë se rruga gjatë kësaj lugine ka funksionuar që në periudhën para romake, pra para Via Egnatias së njohur^. Gjatë kësaj lugine të njohur në periudhën e hekurit, kur forcat prodhuese ecën më tej dhe bashkësia primitive u thellua në çthurrjen e saj, lindën disa vendbanime të fortifikuara.

Kështu vërehet vendbanimi i Shënlliut pranë Elbasanit, i periudhës së parë të hekurit, me material arkeologjik që dëshmon për lidhje kulturale me pellgun e Korçës.

Po nga kjo periudhë rezulton dhe Qyteza në Qukës-Skënderbej pranë Qukësit. Rruga kishte dhe degëzimet e saj në këtë kohë siç dëshmojnë kalaja e Lleshanit për lidhjen jugore me luginën e Devollit, vendbanimi i Gradishtës në Dumre, degëzimi jugor për në Myzeqe si dhe degëzimi verior nga kalaja e Dorsit për lidhje me luginën e Erzenit.

Për kontrollin e rrugës së Shkumbinit gjatë periudhës qytetare ilire dëshmojnë - përsëri vendbanimi në aktivitet i Shënlliut, kalaja e Sarragut në afërsi të Peqinit (shek. Ill p.e.s.), vendbanimi ilir në Xibrakë e së fundi vendbanimi më i madh qytetar i luginës së Shkumbinit, Selca e Poshtme në Mokërr të Pogradecit. Gjithashtu vendbanime qytetare ndeshen dhe në degëzimet e rrugës si kalaja e Vilës afër Petrelës, kulla e Gracenit, kalaja e Dorsit, nga ana e veriut si dhe në Gradishtë, Kamunak, Lleshane Valsh, vendbanime të degëzimeve nga jugu të rrugës së Shkumbinit në periudhën qytetare ilire. Monedhat e gjetura në këto vendbanime dëshmojnë për marrëshëniet tregëtare ndërmjet Dyrrahit dhe Maqedonisë në lindje në periudhën qytetare. Në këtë mënyrë gjithë këto bendbanime si dhe materiali i pasur arkeologjik i tyre dëshmojnë për funksionimin e rrugës para romake, e njohur me emrin rruga e Kandavisë gjurmët e së cilës shihen në prroin Gurrat e Zeza të Xhyrës me kalldrëm për karvane me gjerësi deri në 2m, si dhe në murin mbajtës në Kroin e Shelgut në Qaf-Thanë,. Kandavi quheshin malet e Polisit në atë kohë. Nëpërmjet rrugës Kandavina kryheshin lidhje ekonomike ndërkrahinore, kështu zona e Elbasanit kish marrëdhënie kryesisht me Dyrrahin. Monedha maqedonase pas shekullit IV. p.e.s. zhduken në këto zona, ndërsa monedha e Dyrrahit arrin deri në pellgun e Pogradecit. Kështu në këtë kohë në trevat e Ilirisë së Jugut kryhej një aktivitet i dëndur tregëtar. Ndërsa mungojnë gjurmë kalldrëmesh të rrugëve që lidhinin qytetet ilire ndërmjet tyre, në disa raste ruhen ende pjesë të rrugëve të brëndshme të qyteteve të asaj kohë.

Rrjeti i brëndshëm rrugor në qytetin ilir të Zgërdheshit përbëhej prej rrugëve të tërthorta, paralell me vijat rrushkulluese dhe prej rrugëve gjatësore, normal me to. Rrugët gjatësore që tehin kryesoret, vende-vende paraqiteshin në trajtë shkallësh të gdhëndura në shkëmb. Në Zgërdhesh ruhet rruga gjatësore  e qytetit e gdhendur formë shkallësh në shkëmb, e cila nis në portën kryesore të qytetit nga ana perëndimore.

Një rrugë e brëndshme e rëndësishme është zbuluar dhe në qytetin antik të Apollonisë. Nga rrugët e këtij qyteti, më e rëndësishmja duket njëra nga rrugët e shek III p.e.s., e cila nis Fig. 3
në një nga hyrjet e murit rrethues të terrenit fushor e v ijon drejt shëtitores. Rruga është zbuluar në dy fragmente që ruajnë një drejtim, në vazhdim të njëri-tjetrit. Gjerësia e saj dhe e rrugëve të tjera kryesore eshtë 6-6.2m. Trakti i saj i parë që ruhet për rreth 90m. ngrihet mbi taban subargjilor. Në mes është traseja me një shtresë zhavor të imët të ngeshur e të kufizuar nga të dy anët me dy kuneta me pllaka guri. Për arsye të terrenit të pjerët, për të evituar gryerjen e trasesë nga ujërat e sipërfaqes, ajo përshkohet tërthorazi prej një sërë pragjesh me blloqe guri ngulur në tokë me largësi 2,3-2,6m ndërmjet tyre kalldrëm i periudhës ilire ruhet dhe në Gruemirë të Shkodrës pranë Kalasë së Ballecit, me gjerësi rreth 1.5m. Objekt tjetër nga ndërtimet rrugore të periudhës qytetare ilire që ruhet ende në këmbë, janë rrënojat e urës së Bogdanit mbi lumin e Shushicës në afërsi të fshatit Brataj e nën këmbët e Kalasë antike të Cerjes. Kalaja e Cerjes kontrollonte rrugën kryesore që lidhte territorin ilir të Amantëve me Kaosoninë në jug. Gjithashtu nëpër luginën e Shushicës kalonte dhe rruga që niste nga Gjiri i Vlorës dhe duke dalë në Vjosë vijonte drejt Epirit.

Ura e Bogdanit ndodhet nën kalanë e Cerjes, rreth 70m para kthesës që bën lumi rrëzë kodrës ku ngrihet ajo. Kjo urë ka qenë me pjesën kaluese të drunjtë mbështetur mbi pila punuar me mure të thatë me blloqe guri. Për mbështetje në mezin e lumit ura shfrytëzonte një shkëmb në shtrat të lumit. Ura ngrihej mbi pesë pila me blloqe guri të thatë, të lidhur me kunja hekuri në plumb të shkrirë, me lartësi rreth 4m. Gjatësia e urës ish rreth 30m ndërsa hapi i këmbëve qe rreth 7m largësi. Nga kjo urë ruhet mirë një këmbë e mbështetur në bregun e majtë. Në ballin e kësaj këmbe me gjerësi 3,05m vërehet teknika me rradhë blloqesh me faqe të punuara trashë me trajtim izodomik e me trashësi të rrjeshtave të sipërm 0,48 dhe 0.52m. Teknika e mureve të urës ngjan me atë të mureve të Kalasë së Cerjes, kështu që ura mund të datohet e shekullit III p.e.s. sikurse dhe kalaja. Si funksion përveç kalasë, ura e Bogdanit shfrytëzohej dhe nga udhëtarët e rrugës që vinte nga Amantia për të dalë në Borsh ose në skelën e Panormit nëpër luginën e Kuçit .

Në vitin 230 p.e.s., historiani grek Polibi përmend një urë me mbistrukturë druri mbi pila mur guri në një lumë pranë Foinikes dhe një urë tjetër mbi lumin Aos (Vjosë) afër Tepelenës . Sipas burimeve dokumentare rezulton se urat e hershme në vendin tonë si dhe gjetkë kanë qenë pikërisht me mbistrukturë druri, zgjidhje më të lehta se urat me qemer. Kjo teknikë e ndërtimit të urave ka karakterizuar dhe urat e mijëvjeçarit të fundit para erëso sonë në Babiloni, në Greqinë e Vjetër dhe klasike si dhe në Romën e para erës sonë . Megjithë njohjen e harkut në ndërtimet etruske në Itali si dhe në Greqinë klasike gjatë këtij mijëvjeçari , në ndërtimet e urave dominoi linja horizontale me trase druri mbi pila me mur guri, teknikë që pasoi atë të ndërtimeve në ujë me palafite. Ndërtimi i urave me hark të mirëfilltë gjeti përdorim masiv në fundin e Republikës Romake (shek. I p.e.s.) dhe në dy shekujt e parë të Perndorisë Romake, në shekujt I-II të erës sonë.

info@balkancultureheritage.com