Rruga që të çon nga jugu drejt qendrës së qytetit (cardo maximus) është zbuluar pjesërisht në lindje të buleuterionit. Në gjerësinë prej 7,40 m rruga ka pasur në të dyja anët kuneta për mbledhjen e ujërave të shirave si dhe trotuare, pas të cilave vazhdonin portikët e dyqaneve.
Përpara odeonit ajo takohet në kënd të drejtë me një rrugë tjetër që zbret drejt perëndimit (decumanus maximus), duke formuar dy akset kryesore mbi të cilat ngrihej sistemi ortogonal i parcelave të banimit (insula). Secila prej tyre kishte gjerësi 60 m dhe gjatësi rreth 120. Për së gjati, përmes tyre, kalonte gjithmonë një rrugë e ngushtë vetëm 1 m. që shërbente kryesisht për mbledhjen e ujërave të çative. Vazhdimi i decumanus maximus është zbuluar për rreth 100 m përpara teatrit, ku ka gjerësi 6,20 m. Rruga ka qenë shtruar me zhavorr dhe ndahet tërthorazi nga pragje guri që pengonin shkarjen e dherave.
Banesa G gjendet në krah të gimnazit. Qendrën e saj e përfaqësonte oborri peristil katërkëndësh i shtruar me plloça që kufizojnë një impluvium tetëkëndësh.
Portikët e gjerë që qarkonin në të katër anët oborrin, kanë qenë shtruar me mozaikë me motive gjeometrike e floreale, të organizuara me panele katërkëndëshe. Nga lindja dhe veriu i oborrit, karshi diellit, ishin vendosur kthinat më të mira, për banim.
Gjatë gërmimit të banesës u gjet portreti prej mermeri i një filozofi. dhe shtati prej mermeri, pa kokë, i Athinasë Promahos, vepër e skulptorit athinas Euemerit. Punime restauruese janë kryer sistematikisht për konsolidimin e mozaikëve.
Banesa D ishte, në fakt. një pallat me sipërfaqe rreth 3500 m2. duke zënë gjysmën e një insule. Nga hyrja kryesore një korridor i gjatë të çonte në oborrin katërkëndësh 15 x 12,5 m, me peristil dorik, me kolona guri të rrafshta mbi të cilat ngrihej kolonada jonike e katit të dytë. Nga perëndimi dhe lindja e saj ishin vendosur dhoma të shtruara me mozaikë që shërbenin kryesisht për pritje. Një sallë 9,10 x 7,25 m shtruar me mermer, që shërbente për ceremonitë, të çonte në anën jugore në një oborr të madh, që ishte hapësira intime e familjes, gynaikonitis. Oborri rrethohej nga një peristil, nga i cili ruhen korridoret e anës veriore dhe lindore, të shtruara me mozaikë me figura të thjeshta gjeometrike. Në këtë krah zhvillohej pjesa e tretë e pallatit, që përbëhej nga dhomat më të mira të banimit. Në krahun lindor gjendet dhoma e quajtur e Akilil, sepse në mozaikun e dyshemesë së saj është paraqitur ndeshja e heroit grek me mbretëreshën e amazonave, Pentesilenë.
Gjatë gërmimit u gjetën disa skulptura, nga të cilat më me interes është një tors i Apolonit. Banesa ka qenë ndërtuar në shek.il m.Kr. dhe është braktisur në fillim të shek.III m.Kr