Rrugët tregtare
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rrugët tregtare

Prej neolitit në Ballkan kalonin disa rrugë të rëndësishme nëpër të cilat qarkullonin popujt në migrimet e tyre si dhe ushtria. Ilirët shumicën e këtyre rrugëve i përdorën edhe në epokën e hekurit, por kur romakët i okupuan këto vise, ndërtuan rrugët e veta, më shpesh nëpër rrugët e stërlashta parahistorike. Mbeturinat arkeologjike të rrugëve parahistorike janë shumë modeste. Për drejtimet e disa prej tyre dimë, megjithatë, më tepër në bazë të gjurmëve të mallërave që kishin kaluar nëpër to, e mandej edhe në bazë të burimeve modeste të shkruara nga kohët e mëvonshme. Kështu Straboni na ka lënë një shkrim si dëshmi mbi rrugën nëpër të cilën ilirët, nëpër Alpet Julike, transportonin me “qere bartëse mallrat nga Akuileja në të ashtuquajturin Nauportus, e kjo rrugë nuk është më e gjatë se 400 stade. Prej andej mallrat barteshin më tutje nëpër lumenj deri në Danub dhe në viset rreth tij.”

Prej detit Adriatik dhe atij të Jonit në drejtim të brendësisë shkonin disa rrugë, nga të cilat veçanërisht duhen përmendur dy. Rruga e parë kalonte nëpër luginën e Neretvës. Kjo është rruga e lashtë nëpër të cilën qysh në neolit depërtuan ndikimet kulturore nga Adriatiku në brendësi të Bosnjes. Në epokën e vjetër të hekurit kjo ishte arterje kryesore tregtare nëpër të cilën mallrat italike dhe greke hynin në brendësi të Ballkanit. Rruga tjetër shpinte nga Durrësi (Dyrrhachion) dhe Apollonia nëpër luginën e lumit Shkumbin e deri në liqenin e Ohrit. Këtë rrugë e shtruan dhe e reguiluan mandej romakët dhe e quajtën Via Egnatia. Gjurmët e kësaj rruge nga periudha romake janë njohur herët nga ekspertë, por kohëve të fundit studimet zbuluan edhe gjurmë të rrugëve parahistorike.

Nëpër luginën e Vardarit dhe të Moravës kalonte rruga kryesore që nga jugu shpinte në brendësi të Ballkanit.

Rrjetën e rrugëve parahistorike mund ta rikonstruktojmë në bazë të drejtimeve nëpër të cilat kanë shkuar më vonë rrugët romake, si dhe në bazë të gërmimeve ku u gjetën monedha greke (në radhë të parë të Dyrrchahionit dhe të Apolonisë).

info@balkancultureheritage.com