Rruga prej Shkodre në Danub
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rruga prej Shkodre në Danub

Ndërsa rruga e luginës së Shkumbinit kalonte tërthor Shqipërisë së Mesme dhe shkonte deri në Azi, rruga e veriut kalonte tërthor Shqipërrisë së Veriut në Dukagjin dhe nëpër Kosovë e Nish e arrinte deri në Danub prej nga kalonte në Transilvani, në fushat e Rumanisë e të Rusisë Jugore. Kështu sigurohej ndërlidhja e porteve të Adriatikut me Ballkanin Verior dhe Verilindor. Itinerari i kësaj rruge përshkruhet nga Tabula Peutingeriana dhe Anonimi i Ravenës.

Rruga nga Shkodra dhe ajo nga Lissusi (itinerari i njihur Lissus - Naissus) takoheshin në Vaun e Dejës prej nga si një rrugë e vetme vijonin për në thellësi të Ballkanit. Sipas Tabulës Peutingeriana stacioni i parë që vijonte pas Vaut të Dejës ishte Ad Piccaria (Puka) e më tej Creveni, diku pranë Vau Spasit. Stacioni që pasonte, Gabuleo, është ende i paidentifikuar. Mendohet për Kushnenin, për rrethinat e Prizrenit, vendbanimi i hershëm etj. Duke vazhduar për në veri-lindje rruga antike mbërrinte në stacionin Theranda, i identifikuar me Duhlen në verilindje të Prizrenit, pranë Suharekës. Pas Therandës stacion me rëndësi është Viciano (Ulpiana) vendbanim i njohur i shekujve të parë të erës sonë. rruga lë Ulpianën dhe kalon në Vecianum pranë Prishtinës e më tej në Vindenis (Gllaveniku i Podujevës), Ad Fines (Kurshumlija) - Hameum (Prokuplje). Në Vindenis ruhen gjurmë fortifikimi kurse në Hameum vërehen mbeturina ndërtimesh të periudhës romake. Pas Hameum tabula shënon Ad Herculem (Brestovica) stacion me rëndësi i rrugës Lissus-Naissus ku ruhen mbeturina të fortifikimit të hershëm dhe nga ndërtime të tjera. Pas këtij stacioni rruga ngjitet pak drejt veriut dhe arrin në Nish (Naissus), qytet i njohur në antikitet. Pas Naisssusit rruga vazhdon ngjitjen drejt veri-lindjes dhe me tre stacione në Timacium Maius, Timacium Minus dhe Castra Martis, arrinte në Danub në qytetet Banonia (Vidin) dhe Tatiaria në territorin bullgar. Pasi hidhte Danubin rruga e nisur nga Adriatiku kalonte në Rumani e më tej.

Këto ishin katër rrugët krysore antike në territorin e Ilirisë së Jugut, të shënuara dhe në itinerarët antikë. Ndërtimi i tyre dhe funksionimi gjatë periudhave të ndryshme historike, bile deri në mesjetë, lidhet me faktin se ato kishin zgjedhur që në origjinë pikërisht luginat më të përshtatshme dhe kushtet fiziko-gjeologjike e kishin justifikuar plotësisht qënien e tyre. Gjithashtu ato të ndërtuara në jug, qendër dhe veri siguronin lidhjen e pikave të rëndësishme të Adriatikut me qytetet më të zhvilluara të Ballkanit. Veç këtyre në territorin e Ilirisë së Jugut kanë funksionuar dhe rrugë të tjera paralel me rrugët e rëndësishme të përmendura ose që janë shfrytëzuar në kohë të ndryshme gjatë bllokimit të rrugëve kryesore.

 

 

info@balkancultureheritage.com