Shëtitorja Jugore
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shëtitorja Jugore

Shëtitorja jugore, i mbështetet një kupole të ulët kodri-nore në skajin lindor të qytetit, ku ndodhet akropoli i qytetit (2.5 ha), i njësuar me temenosin-in e Herës. Terreni para saj rrëzohet me pjerrësi të madhe, pa lejuar zhvillimin e ndonjë sheshi a qendre.

Shëtitorja prek dhe dëmton me shpinë murin rrethues të akropolit, të mesit shek IV p.e.s., duke ndalur para një kulle të tij drejtkëndëshe. Ajo vijon nga lindja në perëndim, me ballin e orientuar drejt jugut. Një orientim i tillë i shpaloste vështrimit një panoramë të gjerë, shmangte erërat e ftohta dhe i siguronte shëtitores insolacionin e rëndësishëm për klimën e ftohtë të kësaj zone.

Shëtitorja me planimetri drejtkëndëshe, 11.50 m e gjerë dhe minimalisht 30 m e gjatë, ka qenë me dy pista, me nishe absidale të këmbyeta me pilastra në murin e pasmë. Themeli i gjerë dhe i thellë i stilobatit (1.80 x 0.80 m) tregon se shëtitorja ka qenë dykatëshe. Si e tillë ajo ripërsërit Apolloninë 2 si për nga arkitekturn ashtu dhe konstruksioni, duke e miniaturizuar lehtë atë. Për të rritur qëndrueshmërinë ndaj lëkundjeve sizmike, tabani i shëtitores është mbushur me gurë të thyer. Muri i saj i pasmë është punuat me blloqe kuadratike me faqe të rrafshët prej brekçeje shpati, të pajisur me vijë peshimi skajeve. Muri, gjymtyrizohet në shtatë nishe gjysmërrethore me diametër 3 m dhe pilastra 1 metërsh mes tyre. Nishet deri në 1.25 m lartësi vijonin cilindrike, me faqe të drejta, ndërsa më tej mbuloheshin me kupolë sferike si në Apolloninë 2. Në këtë mënyrë ato fitonin një formë absidale dhe lartësi 2.75 m. Duke i shtuar lartësisë së nisheve gjerësinë e qemerit dhe dyshemesë, lartësia e katit të parë rezulton 4.25 m. Si i tillë kalimi për në katin e sipërm mund të kryhej dhe nga shpina, nga niveli i akropolit. Tabani i shëtitores ka qenë shtruar me rrasa të mëdha dhe të paskuadruara guri. Ndonëse bazamentet e kolonadës së brendshme kanë shkarë nga gërryerja e terrenit, gjerësia 10 m nga balli i pilastrave dëshmon qartë se shëtitorja ka pasur dy radhë kolonash.

Shëtitorja mbulohej me çati me tjegulla, vulat e të cilave AIMAAAITAN (Dimalitan, e Dimalitëve) dhe HPAION (Eraion, e Herës), tregojnë se shëtitorja pati dy ktitorë: bashkësinë qytetare dhe tempullin e Herës.

info@balkancultureheritage.com