Sipas domethënies së vet simbolike, shumë afër svastikës ka qenë edhe simboli në trajtën “S”. Sipas mendimit të J. Dechelette-ut, kjo shenjë nuk është gjë tjetër veçse vijë e thyer gjysmë svastikë. Dëshminë për këtë konstatim ky autor e gjen në disa unaza argjili të gjetura në Trojë, në të cilat shenja “S” shndërrohet në spirale dhe svastika me vija të thyera. Për të mbështetur këtë mendim të tjiin, Dechelette-u e paraqet rastin e trupores së vogël të Jupiterit të gjetur në Chatelet, e cila i ka për atribute të veta diskun dhe një varg varëse në formë të germës “S”, që janë të varura në një hallkë.
Në trevën ilire shembullin më eklatant të këtij simboli e gjejmë bashkë me spiralen, në një përmendore guri nga Nesactiumi (T.I, 4). Duke marrë parasysh funksionin sakral të objektit, të cilit i ka takuar ky gur, s’ka dyshim se edhe kjo shenjë e kishte domethënien e simbol it religjioz. Këtë shenjë e ndeshim gj ithashtu edhe në disa objekte të tjera.