Shfronësimi i Sulltan Abdylazizit 1876
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shfronësimi i Sulltan Abdylazizit 1876

Trupat ruse pushtuan Tashkentin në Turkestan, në vitin 1865 dhe Samarkandën në vitin 1868, dhe Emiri i Buharasë u kthye në një vali të Carit rus. Trupat ruse pushtuan edhe Hiven në vitin 1873. Britarda nuk ishte aspak e kënaqur për shtrirjen e Rusisë drejt Indisë, dhe u përpoq ta angazhonte atë në rajonin e Ballkanit dhe në Kaukaz. Rivaliteti midis Britanisë dhe Rusisë mbi Azinë vazhdoi për disa kohë edhe në Persi dhe në Afganistan. Ky rivalitet u zvogëlua deri në një farë mase pas vitit 1872; dhe Rusia filloi t'i nxiste njerëzit në Ballkan kundër Devletit Osman. Ndërkohë, Britania i anashkaloi këto veprime të Rusisë, për shkak të balancimit të problemeve në Evropë, madje edhe i nxiti ato, dhe i siguroi mbështetjen e saj Mid'hatit dhe miqve të tij nëpërmjet ambasadorit Eliot. Ky ambasador thotë se Mid'hati u zgjodh në vitin 1871 si kryetar i mbështetësve të lirisë dhe reformës, me fjalë të tjera, "ata" e emëruan atë. Ai, gjithashtu, shton se, Mid'hat Pasha jetonte në fermën e tij pranë mureve të qytetit, dhe ishte i zënë duke thurur plane. Në anën tjetër, Murad Efendiu bashkëpunonte me komplotistët nëpërmjet mjekut të tij special, Kapoljonit, kambistit të tij Hristaki dhe Zija Beut.

Periudha e trazirave në Evropën osmane dhe ndërhyrja e fuqive të huaja në çështjet e Devletit krijoi shqetësim dhe zhgënjim në territorin osman. Pjesa më e madhe e popullsisë fajësonte Sadrazamin Mahmud Nedim Pashanë për të gjitha këto përkeqësime dhe ky fakt mund fi ketë nxitur studentët të demonstrojnë më 11 maj 1876, përpara Babë Ali (zyrave qendrore të qeverisë osmane). Ata kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Sadrazamit dhe Shejhulislamit. Me një përpjekje të tij të pasuksesshme për të mbajtur postin, Sadrazami zëvendësoi Shejhulislamin, Hasan Fehmi Efendiun, por në fund sulltani e shkarkoi edhe atë vetë nga detyra.

Për të qetësuar situatën, Sulltan Abdylazizi emëroi pa dëshirën e tij në postin e Sadrazamit myterxhim (përkthyes) Mehmed Ruzhdi Pashanë, dhe Hysejin Hajrullah Efendiun si Shejhulislam, ndërkohë që Hysejin Avni Pasha u emërua si Serasker (Shefi i Shtatmadhorisë dhe Ministër i Luftës). Edhe Mid'hat Pasha iu bashkua qeverisë. Me sa duket, sulltani nuk kishte besim tek ata dhe ishte vetëm një çështje kohe përpara se ai t'i shkarkonte nga detyra dhe të risillte Mahmud Nedim Pashanë në fuqi. Për këtë arsye, ata punuan fshehurazi që ta rrëzonin sulltanin nga froni dhe kjo mund të ketë qenë një ide e Hysejin Avni Pashait, i cili e bindi dhe Mid'hat Pashanë që t'i bashkohej këtij komploti. Sadrazami Mehmed Ruzhdi Pasha në fillim hezitoi, por pas kërcënimeve u bind. Shejhulislami ishte bindur në shtëpinë e madhe të Mid'hat Pashait dhe Seraskeri Hysejin Avni Pasha bindi Sylejman Pashanë, komandantin e Kolegjit të Luftës, Ahmed Pashanë nga Kajseri, dhe Ministrin e Forcave Detare për t'u bashkuar në këtë komplot. Konspiratorët lëshuan një fetva që e shpallte Abdylazizin të çmendur dhe për këtë arsye Hilafëti i tij konsiderohej si i dëmshëm për Devletin, dhe për milletin (popullsinë). Ata rrethuan pallatin, u betuan për besnikëri ndaj Murad Efendiut, dhe më 30 maj 1876, pushkët u shkrepën, dhe shpallën rrëzimin e Abdylazizit, dhe ardhjen në fron të Sulltanit të ri, Muradit V.

Ndërkohë që dy zyrtarët më të vjetër, Ali Pashai dhe Fuad Pashai mermin hua shuma të mëdha parash nga Evropa, Sulltan Abdylazizi ishte përpjekur të bënte të pamundurën për të reduktuar shpenzimet. Megjithatë, vetëm atij iu ngarkua edhe përgjegjësia e kësaj situate, dhe e rrëzuan nga froni, edhe pse ai duket se kishte qenë akoma popullor për masat. Xhelaleddin Pasha thotë për këtë rast: "Nëse një oficer i guximshëm do ta kishte nxjerrë Sulltan Abdylazizin jashtë dyerve të pallatit, dhe nëse sulltani do t'iu kishte shpjeguar ushtarëve situatën e vërtetë, pra komplotin, bajonetat e ushtarëve mund të ishin kthyer kundër komplotistëve, dhe ata, që kishin organizuar komplotin, do të ishin mundur dhe shkarkuar nga detyrat e tyre. Por, ata që e rrethonin atë, nuk ishin njerëz të tillë që të vepronin me trimëri. Në përgjithësi, ata ishin të dhënë pas përfitimeve dhe ryshfeteve." Pak kohë pas rrëzimit të tij nga froni, u njoftua se ish-sulltani kishte kryer vetëvrasje. Meqenëse kishte prerje në dy kyçet e tij. Abdylazizi ka shumë mundësi të ketë qenë viktimë e vrasjes politike.

info@balkancultureheritage.com