Shkodra dhe krahina e saj në Mesjetë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkodra dhe krahina e saj në Mesjetë

~Konstantin Jereçek

Shkodra

Njëri nga liqenet më të mëdhenj të Evropës është edhe liqeni i Shkodrës. Romakët atë e quanin "lactis labeatis" ose "palus labeatis", sipas fisit ilir të labeatëve. Në librin e Presbiterit Diokleas ky liqen quhet Balta, po kështu quheshin edhe liqenet bregdetare kënetore në Ulqin, Durrës e Vlorë, nga fundi i mesjetës. Dijetarë të vjetër serbë këtë liqen e quanin edhe "Liqeni i Dioklicisë" (Dioklitsko Jezero). Në fakt një bashkëpunëtor i Bozhidar Vukoviqit nga Podgorica në shtypshkronjën, e të cilit në Venedik ishte më 1520 hieromonaku Pochomie, flet për "Ishujl e liqenit të Dioklicisë"

Liqeni është i gjatë 42 km, i gjerë 14 km, me sipërfaqe rreth 362 km katror. Bregu perëndimor është shkëmbor dhe i pjerrët me ishuj, në të cilët gjenden rrënoja kështjellash dhe manastiresh të vjetra. Kurse bregu lindor është i sheshtë dhe plot me moçale. Aty nga mesi ka një gji 1-2 km të gjerë, i cili futet rreth 12 km brenda bregut lindor. Pjesa e jashtme e këtij gjiri quhet "Liqeni i Kastratit", kurse pjesa e brendshme e tij quhet "Liqeni i Hotit", sipas dy fiseve shqiptare që janë komshi me njëri-tjetrin.

Niveli i liqenit nuk mbërrin as 6 m mbi nivelin e detit, prandaj klima në brigjet e këtij liqeni është pothuajse po aq e ngrohtë sa klima e bregdetit që ndodhet në afërsi, dhe aty ka fryte jugore të të gjitha llojeve dhe ullinj. Rrjedhat ujore të fuqishme vijnë nga zona veriore: nga lumi Moraça me nën lumenjtë e saj Zeta, Ribnica,dhe Cijevna (lum ky që në shqip quhet Cem, dhe në shek. XIV në hrisobulat e manastireve të Banjskas dhe të Deçanit quhet Cjemva): më tej në perëndim nga Crnojevoca Rijeka e fuqishme dhe nga lumi i vogël Crninica. Nga lindja derdhet në liqen lumi Rrjolli (fiunie chianiato Rivola 1424), me një emër të vjetër latin "Rivulus".

Liqeni i Shkodrës është i cekët, sipas Cvijiq, 2-7 m dhe arrin thellësinë 44 m vetëm në disa nga pikat e tij më të thella në afërsi të brigjeve perëndimore. Me rëndësi të veçantë në këtë liqen ishte peshkimi, sidomos peshkimi i një peshku të veçantë, i cili në serbisht quhet ukljeva (alburnus scoranca), në italisht quhet scoranza, në dokumentet latine të mesjetës quhet saracha (në shqip saragë', gjucë - E.M.). Niveli i liqenit ka ndryshuar shpesh. Sa herë që lumi Drin rridhte nëpër shtratin e tij që vinte në drejtim të Bunës dhe bashkohej me të, uji fryhej dhe niveli i liqenit fillonte  e ngrihej. Thuhet që tash 40 vjet, që kur lidhja midis dy lumenjve është hapur përsëri, niveli i liqenit ngrihet vazhdimisht.

Në kohën kur Buna nuk kishte lidhje me Drinin, niveli i liqenit ulej. Bregu malor perëndimor në të kaluarën nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Aty dikur kishte dy krahina (serb. zhupa, gjerm. Gauen), njëri ishte Crnmica, e quajtur nga Presbiteri Diokleas edhe Cernienica, në dokumentet e shek. XIV dhe XV e quajtur edhe Crvnica, (e cila do ta ketë origjinën me siguri nga sllavishtja e vjetër crvn = i kuq.) Pjesa më e madhe e Cërmnicës në kohën e Nemanjidëve dhe të Balshajve ishte pronë e manastirit të Shën Kollit mbi ishullin Vranjina. Në jug të Cërmnicës shtrihej krahina e Krajës fserb. Krajina), e cila dikur ka qenë zonë kufitare midis serbëve dhe grekëve, kur këta të fundit kishin të tyren edhe Shkodrën. Emrin e kësaj krahine e hasim edhe tek Presbiteri Diokleas në formën Crami dhe në dokumente të tjera.

Një princ serb, i ashtuquajturi Vladimiri i Shenjtë, kishte në Krajë oborrin e tij, pikërisht pranë një kishe dedikuar Shën Mërisë, ku e varrosën, pasi u vra në ishullin e liqenit të Prespës me urdhër të carit të fundit të Ohrit, Johan Vladislavit, aty nga viti 1016. Ngaqë mbahej për shenjtor, eshtrat e tij u morën nga kjo kishë dhe u dërguan në Durrës nga trupat e despotit të Epirit, Mihaeli I, kur këta në vitin 1215 ua morën Shkodrën për një farë kohe serbëve. Sot eshtrat e këtij shenjtori prehen në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan.

Manastiri i vjetër i Krajës edhe në kohën e Balshajve përmendet si "Zonja e bekuar e Krajës". Sipas Jastrebovit dhe Rovinskit rrënojat e këtij manastiri ndodhen në këmbë të malit Tarabosh', në një fshat të banuar kryesisht nga shqiptarë myslimanë tri orë e gjysmë larg Shkodrës. Ippeni këtu në fshatin Ostros gjeti rrënojat e një kishe të madhe me kullë katërkëndëshe sipër portës. Nën fshatin Ostros, në breg të liqenit gjendet Shtitari, fshat ky gjysmë i braktisur. Midis Shtitarit dhe Shkodrës, po në breg të liqenit gjendet fshati Skja, që ka një kishë të vogël ku mund të vihen re akoma, por me vështirësi gjurmë pikturash murale.

Mbi ishuj ka pasur pesë manastire të vogla, mbi të cilat ka përmbledhur të dhëna edhe Arhimandriti i ndjerë Hilarion Ruvarac në revistën "Proscjeta" të Cetinës 1894 (Viti 11). Manastiri më i madh ishte ai i Shën Kollit mbi ishullin Vranjina, përballë derdhjes së lumit Moraça, mbi të cilën ngrihen dy kodra shkëmbore me lartësi 330 m, nga majat e të cilave hapet një peizazh i gjerë mbi liqen dhe mbi zonën përreth. Ndaj këtij manastiri u treguan bujarë me dhurata qoftë Nemanjidët, qoftë Balshajt, po ashtu edhe Skenderbcg Cërnojeviqi i sanxhakut të Malit të Zi (Crna Gorës) në vitin 1527. Për një kohë të gjatë ky manastir qe i lidhur me Manastirin serb të Shën Mihaelit dhe Shën Gabrielit në Jerusalem. Këtë lidhje e kishte bërë car Stefan Dushani. Manastiri u shkatërrua në kohërat e reja pas vitit 1843, kur lurqit në këtë ishull ndërtuan një fortesë me artileri kundër malazezëve. Manastiri u rindërtua pas vitit 1886.

Mbi ishullin tjetër që ndodhet aty afër dhe që quhet Kom (i quajtur ndryshe cdhe Ordinska Gora) gjendej dikur një manastir dedikuar Zonjës së Bekuar. Në muret e këtij manastiri gjendet varri i Ljesh Gjurasheviqit (Crnojeviqit), i cili ishte një nga kapitenët e despotit Stefan. Ky varr ka edhe mbishkrim. Pak inë tej gjendet manastiri Starceva Gorica, i cili dikur njihej prej dorëshkrimcve të vjetra, porse sot është krejtësisht i braktisur. Këtu është i varrosur Bozhidar Vukoviqi (f 1540), i cili shtypte Jibra kishtarë serbë në Venedik. Në ishullin Beska Gorica gjendcshin dy kisha, njëra ishte kisha e Shën Gjergjit dhe tjetra ishte Kisha e "Nënës së Zotit tonë", në rrënojat e së cilës gjendet edhe varri i Helenës, bijës së princit serb Lazar, e cila kishte qenë më parë bashkëshortja e Gjergj Strazimir Balshës (Georg Straciniirovic Balsic) dhe më vonë bashkëshortja e vojvodës së madh boshnjak Sandalj. Varri i saj ka një mbishkrim. Mbi ishullin Moracnik ka pasur një manastir të vogël  dedikuar Shën Mërisë, ku në vitin 1417 solli blatime edhe i fundmi i Balshajve, Balsha III Gjurgjeviq.

Bregu i ulët lindor i liqenit të Shkodrës ka pasur më tepër rëndësi, ngaqë ato troje i përshkonte Rruga e Madhe që fillonte nga Shkodra, kalonte nëpër Nikshiq dhe hynte në luginën e Naretnës, e cila njihej mirë që në kohën e romakëve. Rrënojat e Dioklesë që ka qenë qyteti më i madh romak në këto krahina, gjenden në luginën pjellore në mes të gjatësisë së lumit Moraça, në atë pikë ku ky lum bashkohet me lumin Zeta, rreth 5 km larg qytetit të sotëm Podgoricë. Dikur aty në vend të Dioklesë ka qenë kështjella e fisit ilir të Diokleatëve, fis ky që banonte në malet e Malit të Zi. Para pak kohësh në fshatin Vilus të Grahovës, në rrënojat e Saltuas (Sathua), kastelit romak u gjetën mbishkrime latine me emrat e kryetarëve të fisit të dokleatëve.

Dioklea mori një organizim urban në formën e " municipium" romak nga perandori Vespazian ose nga bijtë e tij. Mbi këto rrënoja, në të cilat përveç mbetjeve tempujsh paganë ka edhe rrënoja kishash të lashta, janë shkruar dy vepra shkencore. Vepra e parë është shkruar nga autorët anglezë Monro, Anderson, Milne dhe Haverfiled dhe që ka titullin "Qyteti Romak i Doklesë në Mal të Zi" (The Roman Town of Doclea in Montenegro). Vepra e dytë i përket arkeologut italian nga Trieste, Piero Sticotti, në bashkëpunim me dy dalmatinë, me profesor Luka Jeliqin (Luka Jelic) dhe me arkitektin Ivekoviq (Ivekovic). Kjo vepër ka titullin "Qyteti romak Doklea në Mal të Zi" (Titulli origjinal: Die romische Stadt Doclea in Montenegro), me një pasqyrë dhe 148 pamje në tekste, Vjenë, publikuar në Seksionin arkeologjik të komisionit për Ballkanin, të Akademisë Perandorake. Qyteti u shkretua në kohërat e stuhishme të shek. VII, por emri i tij nuk ra kurrë në harresë. Duket se aty mundi ti rezistojë kohës një qendër e vogël, e cila si seli e Peshkopit Liokleias në historinë e perandorit Manuel Komnenos nga Kinnamos përmendet nga metropoliti grek i Durrësit si qyteti i famshëm Diokleia.

Nën ndikimin e legjendave rreth perandorit romak Diokletian, emri i këtij qyteti ndryshoi nga Doklea në Dioklia. Vetë Bozhidar Vukoviqi shkruan në vitin 1520 për veten e tij, se ka lindur në Podgoricë, "në afërsi të qytetit të ashtuquajtur Dioklitia, të cilën dikur perandori Diokletian e ka ndërtuar në emër të vet". Vetë malazezët i quajnë sot këto rrënoja Duke, Dukla dhe tregojnë histori të ndryshme mbi "Car Dukljanin". Në mesjetë, në veprat e perandorit bizantin Konstandin Porhyrogennetos dhe të kapitenit Kekaumenos i gjithë vendi përreth mori emrin sipas këtij qyteti, pra u quajt Dioklia, serbisht Dioklija ose Dioklitija, vendi i fisit serb të "Dioklitianëve".

Bile edhe një pasardhës muhamedan i dinastisë së fundit të maleve të Malit të Zi, Skanderbeg Cërnojeviqi shkruan në vitin 1523 për vetveten "Sanxhaku i Crna Goras dhe zot i gjithë vendit të Dioklitisë" (vsoj dioklitijanskoj zendji gospodin). Por në shek. XII ky emër u postua dalëngadalë nga emri Zeta (latinisht Zenta, Genta), sipas lumit Zeta. Zeta e sipërme shtrihej në malet e Njegushit, sipër Kotorrit deri në anën lindore të liqenit të Shkodrës, kurse Zeta e poshtme shtrihej në vendin bregdetar duke filluar nga trojet e fisit të Pashtroviqëve në Budva deri tek Manastiri i Shën Shirgjit pranë lumit Buna.

Më e vjetër se Doklea është kështjella Medun në krahinën e fisit Kuç. Kjo është kështjella Meteon ose Medeon që ndodhej brenda territorit të fisit ilir të labeatëve, dhe në këtë kështjellë, sipas të dhënave të Polybit (Polybios) dhe të Livit (Livius), legati romak Preperna më 168 p.e.s. zuri rob mbretëreshën Etlevë, bashkëshorten e mbretit ilir Gent (Genthius) së bashku me bijtë e saj Skerdilaedin (Scerdilaedus) dhe Pleuratin (Pleuratus). Në kohën e despotit serb Georg Brankoviqit ajo përmendet me emrin Medonuni ose Modon. Sipas një përshkrimi venecian ajo nuk ishte asgjë tjetër veçse një kullë (unia torre) me një kështjellë të vogël, ku me zor dilte vendi vetëm për kështjellarin së bashku me disa roje. Në vitin 1456 në Modun sundonte akoma një farë Miloshi, që ishte vojvodë i despotit, por nuk kaloi shumë kohë dhe aty erdhën turqit. Pas kësaj, Stefan Cërnojeviqi i Malit të Zi donte t'ua hiqte nga duart turqve këtë kështjellë që ishte një "Çelës për të dyja Zetat", e vendosur në fillim të Zetës së Sipërme. Për këtë qëllim në vitin 1463 mori nga venecianët edhe një top, por mundimi i tij qe i kotë.

Mariano Bolica (Bolizza), një patric nga Kotorri shkruan në vitin 1614, se Meduni qenkësh një vend që arrihet vështirë, por pothuajse i rrënuar krejtësisht (piazza mal guardata e quasi destrutta) me rreth 200 banorë dhe me një aga ose dizdar turk si komandues të vendit. Tashmë dihet se çfarë rëndësie kishte ky vend për historinë më të vonshme të Malit të Zi. Sidoqoftë Meduni i përket atyre pak kështjellave të lashta në Evropë, historia e të cilave fillon që para njëzet shekujsh e më tepër.

Pasuesja e Dokleas u bë Ribnica, që në shek. XII qe vendlindja e zhupanit të madh serb Nemanja. Sot Ribnicë quhet lumi që rrjedh nëpër qytetin e Podgoricës, dhe sigurisht që nuk mund të vihet në dyshim që vendi i quajtur Ribnicë është identik me Podgoricën e sotme. Emri Podgoricë përmendet për herë të parë në librin më të vjetër noterial të arkivit të gjykatës së Kotorrit, ku për vitin 1330 përmenden këpucarë dhe tregtarë lëkure që ishin nga ai vend (nga Podgorica - E.M.). Ky emër ka lidhje me emrat e zhupave të asaj kohe: në anën lindore të liqenit ndodhej "Gorska zupa" (Krahina Malore) e Presbiterit Diokleas dhe e dokumentit të Zhicës (rreth vitit 1220), rnë vonë vendi i quajtur "Podgora" (vendi nën mal) që përmendet në dokumentin e carit Stefan (rreth vitit 1348) dhe në kadastrën veneciane të Shkodrës të vitit 1416. Në vitin 1448 në Podgoricë kishte rezidencën e tij një vojvod i despotit Gjergj (Georg). Ky vojvod, që i përkiste fisnikërisë serbe, e kishte emrin Altoman. Nuk kaloi shumë kohë dhe ky qytet ra nën sundimin e Venedikut, por pas disa vitesh qytetin e morën nën sundim turqit dhe e mbajtën atë deri në vitin 1877.

Një ngulmim tjetër i vjetër që ndodhet karshi Podgoricës është edhe Tuzi i quajtur ndryshe edhe "Katuni" (Bashkësia e barinjve) i një kreu fisi me emrin  Tuz që përmendet në vitin 1330 në krisobulën e Manastirit të Deçanit, dhe në kadastrën veneciane të vitit 1416 si "Fshati i madh Tuzi" me 150 shtëpi, që në atë kohë duhet të vinte në gatishmëri 500 burra të armatosur, një pjesë e tyre këmbësorë dhe pjesa tjetër kalorës. Në këmbë të kësaj zone malore ndodhet edhe një rrënojë që quhet Saniobor. Më tej në jug banojnë fise shqiptare, të cilat janë: Hoti, i përmendur që në vitin 1330, i cili në shek. XV ishte një fis i fuqishëm që, sipas Bolizza-s (1614) kishte 212 shtëpi dhe 600 burra të armatosur, fisi Shkreli që kishte, sipas Bolizza-s, 30 shtëpi që përmendet tashmë që në vitin 1416 dhe fisi Kastrati, i përmendur po ashtu në vitin 1416, që sipas Bolizza-s numëronte 50 shtëpi.

Tri orë larg nga Shkodra dhe në afërsi të lumit Rrjolli ngrihet madhështore kodra e quajtur Maja e Balecit. Sipër saj shtrihen rrënojat e Balezos. Sipas përshkrimit të Jastrebovit perimetri i zonës së këtyre rrënojave është sa gjysma e kalasë së Shkodrës. Këto rrënoja, tek të cilat mund të dallohen mbetjet e një kishe të madhe dhe të një tjetre më të vogël, janë të mbuluara nga shkurret.

Sipas Ippen-it, perimetri i majës së kodrës është i gjerë 1000 hapa. Midis shkurreve mund të dallohen gërmadhat e mureve të këtij qyteti dhe rrënojat e një kishe, por këto rrënoja janë në një gjendje më të mjeruar sesa ato e Shasit, Sardës apo të Drishtit. Aty sipër ndodhej dikur qyteti i vogël Balec, Balezo ose Baleço Ballegio, Ballesio, Baleçio të shek. XIV dhe XV, që kishte edhe një ipeshkëv (Baleçensis episcopus), që ishte nën juridiksionin e kryeipeshkvit të Tivarit. Por, qysh në vitin 1356 ipeshkvi i këtij qyteti ankohej sepse nuk kishte të ardhura, ngaqë zona nën ipeshkvin e tij qenkësh plot me skizmatikë.

Në librat e arkivit të Raguzës përmenden zejtarë nga ky qytet, që ishin punues të drurit (marangoni), këpucëbërës (cerdoni). Sipas Kadastrës së 1416-ës qyteti i Balezos "Cito di Balezo" numëronte në atë kohë rreth 25 shtëpi. Por pak kohë më vonë ky qytet gjendej në një gjendje të shkretuar plotësisht. Ivan Cërnojeviqi, princi i Malit të Zi i njofton venecianët në vitin 1474, se turqit donin ta fortifikonin këtë qytet përsëri. Barleti e përmend  këtë lokalitet si një gërmadhë që ndodhet 12 milje romake larg Shkodrës dhe 5 milje romake larg Drishtit.

Në afërsi të Balezos ndodhet fshati muhamedan Kopliku, i përmendur me emrin Cupelnich nga Presbiteri Diokleas, Kupelnik tek pronat e "Manastirit të Kryeengjëllit" në Prizren, manastir ky i themeluar nga Stefan Dushani rreth vitit 1348, dhe Kopeniko në kadastrën veneciane 1416. Sipas kësaj kadastre në atë vit (1416) aty jetonin shumë priftërinj të kishës serbe: Jura i Protopopit, popi Andrea, popi Nikashin (Nikasin), popi Milica (Miliza), popi Stanko, popi Bogdan, popi Radoslav Tribov, popi Radovan. Banorët vetë, më të shumtët e tyre kishin emra serbë: Ivan Sudija (gjyqtari) ose Studiq, Pribac Budimir, Ivan Budimir, Bogdan Naljeshko, Novak Miliq, Ratko Vlahinja, Bratoslav Kovaç (farkëtari), Ostoja, Novak Tribov, Bogdan Bogshiq, Andrea Kraguj (fajkoi), Ratko Bogoje, Dimitr Bogiq, Dabizhiv Shiroko etj. Kryetari i fshatit ishte Tomasi, shkrues në kancelarinë e Shkodrës për korrespondencën sllave (Scrivan de la corte in schiavo).

Shkodra shtrihet mbi rrafshinën që gjendet vetëm 18 m lartësi mbi nivelin e detit, në mes së cilës ngrihet një shkëmb i izoluar në formë eliptike, pra shkëmbi i kështjellës, me lartësi rreth 135 m, sipër të cilit hapet një pamje madhështore mbi liqen dhe mbi gjithë zonën përreth, sidomos në drejtim të maleve të larta të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Pamja në drejtim të detit mbetet e mbuluar nga një varg majash të ulëta. Mbi këtë kodër në mesjetë ashtu edhe sot i quajtur Drim.

Rrënja e kësaj fjalë është <der> (iran. derena, darna = e çarë, humnerë lugine; greq. Seipco. sllav. Dereni, drali), ashtu si tek emri i lumit Drina ndërmjet Bosnjës dhe Serbisë dhe që të dy këta emra Drini dhe Drina kanë të njëjtin kuptim, këtë e ka bërë të ditur tashmë Tomasheku. Ky lum çon në detin Adriatik ujërat e një krahine të madhe: Drini i Zi buron nga liqeni i Ohrit, kurse Drini i Bardhë nga malet e larta të Pejës (sllav. Pcc, turq. Ipek). Grykëderdhjen ky lumë e ka në Lezhë, por krahas kësaj grykëderdhjeje Drini shpeshherë nëpërmjet një krahu të tij ka hapur një lidhje me Bunën, pikërisht në qytetin e Shkodrës. Kjo lidhje ekziston që në kohën e romakëve. Kështu, Livi (Livius) shkruan që, Shkodra është e rrethuar nga dy lumenj, nga lindja prej Clausiila (Drinassi ose Kiri) dhe nga perëndimi nga Barbanna (Buna, Bojana). Këta dy lumenj bashkohen dhe bien në Oriundus Fluninien (në dorëshkrim kjo fjalë është e prishur, por bëhet fjalë për Drinin), i cili vjen nga mali Scardo "ex nionte Scardo" (Sar~ Planina) dhe derdhet në detin Adriatik. Plini (Plinius)  shprehet më qartë kur shkruan që Shkodra shtrihet mbi lumin Drin 18 milje nga deti Adriatik.

Kjo lidhje e këtyre dy lumenjve ekzistonte edhe për periudhën midis shek. XIII-XV, në të cilën Buna quhet shpesh "flumen Drini" (lumi Drin), ose Shën Kolli në grykëderdhje të Bunës si "Shën Kolli i Drinit" ose "i Oldrinit", Shën Shirgji i Bunës si "Portus Sancti Sergu de Drino" 1282 ose "de Oldrino" 1349, "Sanctus Sergius Lodrino", 1391. Porse aty nga fundi i shek. XV gjeografi venecian Domeniko Negri (Domenico Negri) shkruan që lumi Drin e ka ndryshuar rrjedhën e tij dhe në Shkodër shihet vetëm një shtrat i vjetër dhe i shterur me basene të mbushura me rrënjë (pristino mutato corsu, quod manifeste apparet, sub iso namque oppido ad montim radices alveus repletus cemituret magni pontis dunamenta, p. 105).

Ky shtrat i vjetër është shënuar edhe në hartën e venecianit Koroneli (Coronelli) në vitin 1688. Një udhëtar venecian anonim shkruan se brigjet e Bunës janë të gjelbra, sepse lumi nuk e ka zakon të ngrihet (le ripe del fiume, non solendo egli crescere, sono verdi). Ami Bouë veçse shtoi, që ujërat e Bunës dhe të Drinit patën qenë dikur të bashkuara. Për herë të fundit, Drini e ka çarë rrugën sërish për në veriperëndim në dimrat e viteve 1858 dhe 1859: digat e ngritura aty por të dobëta u shkatërruan dhe dy dimra rresht Drini përmbyti dhe shkretoi të gjithë fushën e Shkodrës, deri sa ai i "gërmoi" vetes një shtrat të ri. Banorët mendojnë që në këtë shtrat rrjedhin 2/3 e ujit kurse tek shtrati i vjetër që kalon nga Lezha vetëm Shkodra nuk e ka ndryshuar emrin që prej dymijë vjetëve. Romakët e kanë quajtur këtë qytet Scodra, po kështu edhe grekët, kurse ndryshimin më të madh e bëjnë bizantinët, të cilët e vendosin emrin në shumës. Presbiteri Diokleas e shkruan Scodaris, ndërsa mbiemrin (adjektivin) Scodnensis. Që prej viti 1287 gjendet e shkruar forma Scutaruni (për formën e mbiemrit Scutarensis). Emri i saj në serbishten e vjetër ishte Skbdbr, pra me dy gjysmëbashkëlingëllore, kjo formë mund të dëgjohet ndërkohë edhe në Mal të Zi. Forma e re Skadar gjendet e shkruar që prej fundit të shek. XIV. në gjuhën italiane qyleti quhet Sciitari, kurse në shqip Skodra ose Shkodra, në turqisht Skenderië ose Iskenderië.

Hahn-i ia sheh etimologjinë këtij emri tek fjala kodra. Në Shkodër mbretërit ilir kishin rezidencën e tyre. Janë gjetur edhe monedha me pamjen e një helmete. Përshkrimi më i vjetër është tek Livius kur shkruan historinë e luftës kundër mbretit ilir Gentit.

Shkodra ka qenë kështjella që mund të arrihej më me vështirësi dhe më e fortifikuara që kishte fisi ilir i labeatëve, të atyre lloje kështjellash që ishte e fortifikuar edhe nga natyra (niunitum situ natyrali oppidum), e rrethuar me mure, me kulla e me porta (portanique turres). Kur pretori Lucius Abicius u paraqit para kështjellës, mbreti ilir Genti (nga ai ka edhe monedha me mbishkrime greke) ndërmori një sulm duke dalë nga kështjella, por u thye dhe u detyrua të futej brenda përsëri. Ai bëri marrëveshje për armëpushim dhe u arratis gjatë bisedimeve me një anije nëpër liqen, por kur vuri re që i ishte prerë çdo rrugë, dhe nuk mund të ikte, iu dorëzua komandantit romak, i cili e çoi Gentin, mbretin e fundit ilir në Romë. Dhe kështu Shkodra u bë një qytet romak, një nga qendrat më kryesore romake në provincën e Dalmacisë, prej së cilës perandori i mëvonshëm Diokletiani bëri një provincë të re, atë të Prevalit.

Në këtë qytet krishterimi hyri shumë herët dhe ipeshkvit e Shkodrës përmenden që në shek. IV: historia e kësaj ipeshkvie fillon që nga koha e romakëve dhe vazhdon pa ndërprerje deri në ditët tona. Kur Perandoria Romake u nda në një perandori romake të lindjes dhe në një tjetër të perëndimit, Shkodra me gjitlië provincën e Prevalit mbeti në "Romën e Lindjes", pra, nën Kostandinopojën. Në kohën e ardhjes së sllavëve gjatë shek. VII, të cilët u bënë shkaku i shumë ndryshimeve aty ku erdhën, Shkodra sc bashku me qytetet Lezhë, Drisht, Ulqin dhe Tivar ishte nën zotërimin e bizantinëve, si pjesë e temës së Dyrrachion-it (Durrësit).

Edhe pse pjesa më e madhe e këtyre banorëve ishin pasardhës të romakëve të vjetër, peshkopët e tyre i gjejmë të përmendur në katalogët më të vjetër të mitropolitit grek të Durrësit. Në shek. XI Shkodrën e Shkodra dhe krahina e saj ne mesjetë pushtuan serbët, të cilët në atë kohë e mbështesnin kishën latine kundër grekëve dhe kështu peshkopët e këtij qyteti (së bashku me ata të qyteteve të përmendur pak më parë) u renditën nën kryeipeshkëvin e kishës latine të Antivarit (Tivarit). Në vitin 1096 kalorësit kryqtarë, të cilët vinin nga Franca jugore (nga Provença) gjetën në Shkodër mbretin serb Bodinin, i cili e përshëndeti miqësisht prijësin e provençalëve. Pastaj perandorët nga familja e Komnenëve e ripërtërinë edhe një herë sundimin bizantin. Në këtë zonë bregdetare, në veçanti mund të përmendet perandori Manuel.

Pas vdekjes së perandorit Emanuel (1180) dhe me rënien e perandorisë kostandinopojase, Shkodra u pushtua nga zhupani i madh serb Stefan Nemanja. Përpjekjen e fundit për ta vendosur sërish sundimin grek në këtë krahinë e bëri Despoti i parë i Epirit Mihaeli I në vitin 1215. Mihaeli 1 ia mori Shkodrën të birit të Nemanjas, zhupanit të madh Stefan, i cili më vonë u bë mbret dhe "i kurorëzuari i parë" si i tillë. Por pas vdekjes së papritur të despotit të Epirit të lartpërmendur, qyteti i Shkodrës u pushtua sërish me shpejtësi nga serbët dhe mbeti nën sundimin e tyre për gjatë gjithë shek. XIII dhe XIV.

Kështjella e Shkodrës, qysh në kohën e Stefanit të kurorëzuarit të parë mbret më 1215, në biografinë e Nemanjas quhet Rosaf. Në këtë formë Rosapha (Rozafa) e njeh emrin c kështjellës edhe Marin Barleti, po ashtu, edhe shkrimtarë të tjerë të shek. XIX e përmendin kështjcllën po me këtë emër. Ky emër është një nga transferimet më lë çuditshme, por jo krejt të rralla të toponomive, që mund të ndodhi nga ndikimi i legjendave. Pra, origjina nga është marrë ky emër është qyteti Rusafti, për të cilin mund të lexojmë edhe në legjendën e dy ushtarëve romakë, shenjtorëve Sergius dhe Bakkus (Bacchus), qytet ky që sot është i braktisur, por muret dhe ndërtesat e tij i kanë rezistuar kohës në mënyrë të shkëlqyeshme. Qyteti Rusafa ndodhet në lindje të Sirisë, në shkretëtirat e Eufratit, jo shumë larg Palmirës së lashtë.

Në zonën nën Shkodër, diku në breg të lumit Buna (Bojana ka pasur një manastir të famshëm dedikuar këtyre dy shenjtorëve dhe popullsia e "transferoi atdheun" e këtyre dy martirëve sirianë në një rrethinë aty afër (pra tek kështjella Rozafa - E.M.). Nën sundimin e nemanjidëve Zeta së bashku me Shkodrën qenë shpeshherë vendi i trashëgimtarit serb në fron. Në kohën e rënies së Perandorisë Serbe në Shkodër, afërsisht që nga viti 1360 ka sunduar familja e Balshajve. Rreth vitit 1392 turqit zunë rob Gjergj Strazimir Balshën (Georg Strasimirovic Balsic) dhe nuk e lanë të lirë deri sa ai u dha atyre Shkodrën. Dhe pas kësaj ngjarjeje në Shkodër dhe në Shën Shirgj 1393-1395 komandoi kapiteni turk Shahini.

Gjergji në të vërtetë i dëboi turqit sërish por në prill të vitit 1396 qe i detyruar fi jepte Venedikut, Shkodrën, Drishlin, Dejën dhe Shën Shirgjin. Venedikasit e mbajtën Shkodrën për 83 vjet, pra nga viti 1396 deri në vitin 1479, dhe përfaqësuesi i tyre këtu ishte një "capitaneus et comes" (kapiten dhe nëpunës i shtetit) të republikës. Serbët u munduan më kot ta pushtonin qytetin sërish.

Shkodra u rrethua nga ata dy herë: për herë të parë në vitin 1421 nga despoti Stefan Lazareviqi, dhe për herë të dytë në vitin 1422 po nga i njëjti despot dhe nga kapiteni i tij Mazarak, derisa Nikold Kapelo, i cili ndodhej me flotën e tij në Shën Shirgj, një natë dhjetori ju vërsul serbëve me një sulm energjik dhe i dëboi ata në drejtim të Dejës.

Pas rënies së shteteve të krishtera të Serbisë, Bosnjës dhe të Shqipërisë turqit depërtuan sërish në këto krahina. Në kohën e sulltan Mehmetit II, Shkodra u rrethua më 1474 nga bejlerbegu i Rumelisë, Sulejmani, por Antonio Loredano e mbrojti qytetin me trimëri me 2500 ushtarë: Antonio Loredano pati ndihmën e flotës venedikase në Bunë dhe në det, mbështetjen e Cërnojeviqit të Malit të Zi dhe të shqiptarëve malësorë. Rrethimin e dytë, të bërë në vitin 1478, të cilin na e përshkruan prifti Marin Barleti në një shkrim të vogël në gjuhën latine, e ka drejtuar Mehmeti II personalisht. Venedikasit e mbrojtën qytetin me trimëri heroike, por qenë të detyruar t'ua lëshonin atë turqve në paqen e bërë në vitin 1479. Dhe nga 1600 ushtarë që kishin qenë në fillim të luftës kishën mbctur në fund vetëm 450 vetë.

Qytetarët e Shkodrës nën drejtimin e udhëheqësit të tyre Florio Jonima u shpërngulën për në Venedik, Ravenë dhe Treviso. Qysh atëherë (pra që në vitin 1479 - E.M.) Shkodra mbcti për 434 vjet nën sundimin turk, dcri më 1913. Qendra e qytetit të vjetër të Shkodrës ka qenë kështjella (castrum), e arritshme vetëm nga njëra anë. Sipas përshkrimit të Ippen-it, ajo është c rrethuar nga një mur i dyfishtë: në fortifikimet e saj mund të vihen re gjithkund gjurmët e arkitekturës veneciane. Ndërtesat e vjetra brenda saj u shkatërruan rëndë në shek. XIX nga disa shpërthime baruti.

Hyrja e kështjellës kalon nëpër tri porta, të cilat kanë nga një kullë secila, dhe pas çdo porte ndodhet një oborr. Në oborrin e mesëm ndodhet një xhami me harqe gotike në formë kryqi dhe me skulptura. Kjo xhami ka qenë katedralja e dikurshme e Shën Shtjefnit (ecclesia cathredalis Sancti Stephani de Scutaro), e cila qe bërë e famshme nëpërmjet disa mrekullive të ndodhura aty. Cari Dushan i dhuroi Manastirit të Kryeengjëllit të Prizrenit në Shkodër të ashtuquajturën "Gropë e Mullirit (jaz) të Shën Shtjefnit", të cilën ia kishte marrë ipeshkvisë katolike gjatë konfliktit të tij që pati me latinët. Turqit, kishën e vjetër katedrale e kthyen në xhami, por deri në vitin 1685 brenda saj gjendej një organo e prishur (organo disfatto), të cilën ata e mbanin si trofe. Në kështjellë gjendeshin një pallat, ku kishin selinë e tyre zyrat sllave dhc më vonë cdhc ato veneciane, si dhe burgu.

Në Shkodër përmendet, se ka ekzistuar edhe një kishë tjetër, kisha e Shën Kollit "në qytetin e famshëm të Shkodrës". Në këtë kishë u veshë murgeshë nga murgu Hiob Helena, e veja e mbretit Stefan Urosh I. Helena vetë ishte franceze me origjinë. Në kadastër të vitit 1416 kjo kishë është e shënuar si "San Nicolo preso la Porta", në shqip "Kisha e Shën Kollit aje'r Portës".

Kisha të tjera të Shkodrës ishin "Kisha e Shën Mrisë" përballë Kështjellës, "Kisha e Françeskanëve" (1395), "Kisha e Shën Elias në Manastirin e Domenikanëve" (1444), "Kisha e Shën Aponales", "Kisha e Gjithë Shenjtorëve" (E quajtur ndryshe edhe Mjekët e Shenjtë, që bëhet fjalë për Kozmain dhe Damianin), dhe dy kisha të tjera, të cilat në vitin 1416 ishin vetëm rrënoja. Këto dy kisha të rrënuara ishin "Kisha e Shën Teodorit" dhe "Kisha e Shna Kryqit" (Sankt Theodor, Santa Croce). Në Shkodër serbët kishin një manastir, të ashtuquajturin "Manastiri i Shën Pjetrit", i cili ishte nën juridiksionin e Metropolitit të Zetës, i cili u emërua (vendos si metropolit) në vitet 1404 dhe 1426 nga patriku i Sllavisë (patriku i përgjithshëm sllav - E.M.) (patriarcha Sclavonie).

Në lagjen që ndodhej para qytetit, të ashtuquajtur "Nënshkodër" (Sub-Scutari), tek një kishë që quhej "Kisha e Shën Vlashit (Blasius)" banonin tregtarë raguzinë (extra Scutari ad Sanctum Blasium 1433, S. Blasius prope civitateni Scutan 1444). Shtëpitë e qytetit në vitin 1416 ishin të ndërtuara me dru dhe me gurë, por me pullaze prej rrasash druri ose prej kashte.

Oborri i mbretërve serbë ose më vonë i carëve ndodhej jashtë qytetit, pranë lumit Drimac, të cilin Negri e quan Drynax, venecianë të tjerë, Drinase, pra në afërsi të Drinasit të sotëm ose siç quhet sot, lumi Kiri. Oborri në fjalë ishte rezidenca e mbretit të ri në  moshë, Stefan Dushan, kur ai gjatë vitit 1331 po luftonte kundër babait të tij, Stefanin Uroshit III. Sipas tregimit në përmbledhjen e biografive të kryepeshkopit Danie, Stefan Uroshi III shkatërroi të gjitha vreshtat, kopshtet me pemë dhe fushat e të birit dhe dha urdhër që të shkatërrohej deri në themel oborri i tij poshtë Shkodrës në breg të Drimacit (Kirit- E.M.), oborr ky që përbëhej nga pallate të mrekullueshme.

Kadastra veneciane e vitit 1416 e përmend po ashtu "oborrin e perandorit" në Shkodër (la corte de lo ipnierato). Sipas mendimit të Jastrebovit një pjesë e kësaj ndërtese mesjetare ka qenë oborri i dinastisë se Bushatllinjve në Kosmaç, që ndodhet midis Dejës dhe Bushatit. Ky oborr (i Bushatllinjve) u shkatërrua nga një përmbytje që shkaktoi Drini në vitin 1881. Në dy nga sallat e këtij oborri, pasi ra suvatimi turk, u vunë re mbetje pikturash të vjetra kishtare me pamje nga Shkrimi i Shenjtë. Porse sipas fjalëve të Danielit, oborri i Stefan Dushanit duhet të kërkohet më afër Shkodrës, diku në breg të lumit Drimac (Kiri).

Ipeshkvi katolik i Shkodrës, qysh në shek. XI ishte nën juridiksionin e argjipeshkvit të Tivarit. Peshkopët bënin edhe udhëtime diplomatikë për mbretërit serbë. Kështu në vitin 1321, ipeshkvi Pjetër u dërgua në Raguzë nga Uroshi II. Mbi vulën ipeshkvnore të Shkodrës janë si iniciale pamja e Shën Mërisë me Jezu Krishtin fëmijë. Kreu politik i qytetit ishte kapiteni (comes): për vitin 1356 përmendet si kapiten (comes) i qytetil Peter Chranimiri. Bashkia e Shkodrës quhej "Komunn dhe Bnshkësin e Shkodrës" (1356) ("coinune et universitns Scutnri"), në krye të kësaj bashkie qëndronin gjykatësit dhe këshilltarët e Shkodrës "judices et consiliari civilntis Scutari" (1401). Nga kancelaria e këtij qyteti kanë mbërritur deri në ditët tona vetëm dokumente në gjuhën latine. Për vitin 1330, përmendet Kletnenti i biri i Gjinit, noter i komunës së Shkodrës (Clemens filius Gini, notnrius communis Scutnri). Për dokumentet në gjuhën sllave, duket se ka pasur një shkrues dhe njëkohësisht edhe përkthyes vetëm gjatë sundimit të venecianëve. Në Shkodër u shtypën edhe monedha me mbishkrime në gjuhën latine.

Mbreti Konstantin, i biri i Stefan Urosh 11 Milutinit që gjeti vdekjen në luftën kundër gjysmevëllait të vet Stefan Uroshit 111, shtypi në Shkodër pesë lloje monedhash të argjendta: në njërën anë ishin të shtypura fjalët "S. Stefanus Scutari" dhe në anën tjetër paraqitej mbreti në fron me mbishkrimin "dominus rex Constnntinus" (zoti mbret Konstnntini). Kurse monedhat e bronzit të qytetit në njërën anë kanë pamjen e Shën Shtjefnit (Shën Stefanit) dhe në anën tjetër pamjen e Jezus Krishtit me mbishkrimin "civitas Scutarensis" (qyteti i Shkodrës). Edhe Gjergj Strazimiri shtypi në këtë qytet monedhat e argjendta, me pamjen e tij dhe të Shën Shtjefnit. Përveç monedhave të argjendta shtypi edhe njëzet lloje monedhash të bakërta, të ashtuquajturat folarë "follari".

Monedhat e bakrit të kohës së Venedikut kanë në njërën anë Shën Shtjefnin dhe në anën tjetër Shën Markun. Në Drisht (Drivasto), Ulqin (Dulcigno) dhe në Tivar (Antivari) tek popullsia e qytetit ka pasur shumë pasardhës të romakëve të vjetër dhe romanëve të mëvonshëm. Kjo mund të vihet re tek emrat e familjeve, kurse në Shkodër në shek. XIV cmrat më të shumtë janë shqiptarë. Në librat e arkivave të Raguzës dhe të Kotorrit përmenden këta emra nga Shkodra: 1330 Peter de Bercia, Andrea Span, Duchesa, Moisa Travalo, 1331 Ginn nepos Petri Chranimiri (Guini apo Gjini, nipi i Peter Kranimirit), 1352 Progon Tuodori de Scutaro (Progon Tuodori nga Shkodra), 1370 Vita filius Duche (Vita, i biri i Dukës), 1395 Tole de Paraviso etj.

Në Shkodër ka ekzistuar edhe një klasë fisnikësh qyteti, si p.sh.: më 1417 Ser Marinus, filius coniitis Stefani de Scutaro (Zoti Marinus, i biri i Slefanit të Shkodrës, kapitenit të qytetit ), etj. Në shek. XIV në qytet banonin fisnikë të shumtë, që për shkak të luftërave të shumta nuk donin të jetonin më në oborret që kishin nëpër fshatra.

Këta ishin kryesisht të ashtuquajturit pronarë "proniari", të cilët me kalorësit e tyre kryenin shërbime luftarake, dhe këtë ata e kryenin qoftë në shërbim të sundimtarëve serbë, qoftë në shërbim të venedikasve. Tregtia në këtë qytet ishte e gjallë edhe për shkak të rrugës për në Prizren dhe Novo Bërdë. Aty silleshin mallra si dyllë, kripë deti dhe argjend. Brenda prodhoheshin pëlhura ndërsa nga liqeni i Shkodrës vinte peshku i kripur. Në qytet aty ku fillon Buna kishte pengesa peshkimi dhe mullinj. Venedikasit donin ti hiqnin këto pengesa në vitin 1422 me qëllim që anijet të mbërrinin nga deti deri në Shkodër.

Për një njohuri më të mirë të zonës përreth burimi kryesor është vepra "catasticuni" e shkruar në vitin 1416 nga noteri venecian Petrus de Sancto Odorigo de Parma. Kjo vepër është një kodeks i madh që përbëhet prej 172 fletësh dhe gjendet në Bibliotekën e Shën Markut në Venecia. Kjo kadastër përmend emrat e të gjithë banorëve nëpër lokalitetet e veçanta dhe jep masën e pagesës së taksave të tyre. Ajo u përdor edhe nga Makushevi për veprën e tij "Mbi sllavët në Shqipëri" [në rusisht] Varshavë 1871). Ljubiq (Ljubic) në librin "Starine" të Akademisë Sllave-Jugore, në vëllimin XIV, ka publikuar vetëm një pjesë nga ky burim dokumentar. Një botim të plotë të tij e ka marrë përsipër Miklosiçi (Miklosich), pak kohë para vdekjes së tij, por ai nuk arriti të përfundonte punën e nisur dhe ta dorëzonte për botim. Në vitin 1421, qeveria e Venedikut urdhëroi që për Shkodrën, Drishtin dhe Ulqinin të bëhej një regjistër i ri kadastror (catasticuni novuni), por nga kjo kadastër e dytë, deri më sot nuk është gjetur asgjë.

Territori i Shkodrës së asaj kohe shtrihej nga krahina bregdetare midis derdhjeve të dy lumenjve, pra Bunës dhe Drinit deri tek fshati Tuz dhe ndahej në dy distrikte: Distrikti "nën Shkodër" (sotto Scutari) dhe Distrikti "mbi Shkodër" (sopra Scutari). Shkodra kishte 114 fshatra, 38 në distriktin e sipërm dhe 76 në distriktin e poshtëm, që gjithsej numëronin rreth 1237 shtëpi. Emrat e këtyre fshatra në pjesën më të madhe të tyre ekzistojnë akoma edhe sot. Në afërsi të vetë qytetit gjendeshin p.sh. Luhani (sot Jubani), Vulcatani (sot Vukatana), Spatari (sot Spathari), Cusntaci (sot Kosmaçi). Kurse një fshat që është zhdukur, quhej Uljari (bletërritësit) mbi Shkodër.

Në Uljar, Konstantini, i biri i Gjergj Balshës (Georg Balsic) dhe Teodora (Theodora), një motër e despotit Dragash (Draga) në vitin 1395 u lëshuan raguzianëve një dokument. Nga qytetet e kësaj krahine deri tani i kanë qëndruar kohës Shkodra, Lezha dhe Ulqini, që të tre këto qytete janë themeluar para kohës së romakëve. Krahas kësaj është e çuditshme, se si gjithë ato qytete të vogla që dikur ndodheshin në këtë krahinë, janë shkretuar në shek. XV. Ndër këto të fundit gjashtë qytete ishin ipeshkvi: Balezo, Drivasto, Sarda, Dagno, Sapa, Svaç. Kjo dukuri përsëritet në dy vende të Gadishullit Ballkanik: në Traki midis Galipolit dhe Adrianopojës, si pasojë e valëve pushtuese turke, pas kalimit të osmanëve në Evropë (në vitin 1354) dhe në Shqipëri nëpër rrethinat e Durrësit dhe të Shkodrës, si pasojë e luftërave të mëdha  që bënë turqit gjatë shek. XV kundër venedikasve dhe kundër Skënderbeut.

Kështjella kryesore në fqinjësi me Shkodrën, që ndodhej 10 km në lindje të saj, në luginën e lumit Kiri, dhe që gjendej tashmë në brendësi të maleve të Shqipërisë, ishte Drircisto, latinisht Drivastinii, serbishte e vjetër Drivost siç quhet kështu nga mbreti serb Stefan (i pari që u kurorëzua dhe nga arkidiakoni i Spalatos Tomas), Drieuesto në kartën e fratit Mauro në shek. XV në Venedik. Kjo kështjellë e ka origjinën ndoshta nga koha romake ose koha ilire. Në shqip ky vend sot quhet Drishti. Rrënojat e këtij qyteti i përshkruan Gopçeviqi në veprën e tij "Shqipëria e sipërme dhe lidhja e saj", Ippeni dhe A. Degrandi.

Ky lokalitet gjendet mbi një kodër afërsisht 150 m të lartë, e cila nga veriu dhe perëndimi kufizohet prej luginës së thellë të Kirit dhe nga jugu prej honit të Prronit të Drishtit, kështu kjo kështjellë mund të arrihcj vëtëm nga ana lindore. Në gjysmën e kësaj lartësie gjendet fshati i Drishtit me një xhami dhe me mbetjet të qytetit të vjetër me dy porta. Afërsisht 60-80 metër më lart, në majë të kodrës gjendet kështjella e ashtuquajtur Kalaja e Drishtit, e rrethuar prej mureve në formën e një poligoni të parregullt, ku vihen re cdhe mbeturina kullash. Midis qytetit dhe kështjellës ndodhen rrënojat e një kapele të vogël me tre altarë të rrumbullakët. Tek njëra nga dyert gjendel një gurë embleme me tre yje. Nga vendi ku janë këto rrënoja hapet një panoramë madhështore mbi qytetin e Shkodrës pranë liqenit. Barleti i lavdëron ajrin dhe ujin e mirë të Drishtit.

Në katalogët më të vjetër të peshkopëve grekë, Drishti përmendet nën juridiksionin e mitropolitit të Durrësit. Në shek. XI-XV, ai ishte nën juridiksionin e argjipeshkvit katolik të Tivarit. Drishti i përkiste për një kohë të gjatë bizantinëve, derisa Nemanja e pushtoi atë njëkohësisht me Shkodrën. Nën sundimin serb qyteti mbeti si një bashkësi e privilegjuar me nëpunës të zgjedhur dhe ligje lokale. Mbretin aty e përfaqësonte një kapiden (comes) (1251).

Kur tartarët, duke u nisur nga Hungaria kaluan nëpër Dalmaci dhe donin të ktheheshin përsëri në Rusi duke kaluar nëpër Serbi dhe Bullgari - siç na tregon arkidiakoni Tomas i Spolatos që ishte bashkëkohës - qytetet Drisht dhe Shas u plaçkitën prej tyre dhe banorët e këtyre qyteteve u dhunuan. Prej vitit 1393-395 Drishti së bashku me Shkodrën ishin nën sundimin e turqve, por ai ra në vitin 1396 nën sundimin e venedikasve. Republika e Venedikut u njohu drishtjanëve "Statutet e vjetra" (antiqua Statua), rregulloi kufijtë midis Shkodrës dhe Drishtit dhe siguroi shitjen e verës që prodhohej në vend duke ndaluar shitjen e verës së huaj. Urdhëruesi në këshillin e Drishtit (comitatus Drivasti) ishte një pushtetar venedikas (potestas).

Balsha 111 u përpoq përsëri ta pushtonte qytetin. Gjatë një rrethimi të gjatë në vitin 1418, nga ai (Balsha III), trupat ndodheshin brenda të rrethuara në kështjellë nga uria dhe nga etja, të cilët u pakësuan aq shumë, sa komandantit Korrer (Correr) i mbetën vetëm 40 ushtarë. Kështu, Balsha në një ditë me shi të shtatorit të këtij viti e sulmoi kështjellën, pa pësuar dëme, zuri rob pushtetarin së bashku me gruan e tij dhe me ushtarë.43 Në vitin 1421 trupat e despotit pushtuan Drishtin, ndodhi kjo që venecianëve iu duk mjaft e rëndë, "sepse pa Drishtin qyteti i Shkodrës vlente pak" (qua siiie Divasto civitas Scutari paruni valet).

Despotët serbë e kishin Drishtin nën sundimin e tyre deri në vitin 1442. Në vitin 1426 në Drisht është nënshkruar midis Venedikut dhe Serbisë një marrëveshje kufiri. Pas vitit 1442 venecianët e patën përsëri Drishtin për 36 vjet, pra nga viti 1442 deri në vitinl478z pasi ata i kishin rinjohur privilegjet që ky qytet kishte pasur.45 Duhet të kihet parasysh këtu që qyteti duhet të shikohet veças nga kështjella (Castrum et civitas = kështjella dhe qyteti). Katedralja e Drishtit ishte një kishë dedikuar Shën Gjergjit. Në Drisht përmenden edhe dy kisha të tjera, një kishë dedikuar Shën Marisë me selinë e kapitelit (capitulum ecclesiae S. Mariae de Drivasto 1352) dhe një kishë të Shën Françeskut. Tek ipeshkvi kishte shumë klerikë, famullitarë dhe priftërinj të rangut të lartë, p. sh. në vitin 1317 përmendet një prift nga Drishti që quhej Andreas dhe ishte noter në ishullin Lagosta. Por organizimi i bashkësisë së qytetit (comniunitas), aktet e të cilit përpiloheshin nga një noter, i cili ishte prift, është akoma i panjohur. Në zonat përreth kishte mjaft verë (rrush - E. M.) dhe vaj (ullinj - E. M.), porse luftërat e pandërprera e kishin rritur vazhdimisht mjerimin dhe gjendjen e vështirë në qytet.

Siç na informon edhe Marin Barleti, qytetarët e Drishtit e mbanin veten me krenari si pasardhës të romakëve (Roninnoruni colonos se appellantes). Dhe në fakt në emrat familjarë në periudhën midis shek. XIV - XV, gjejmë mjaft emra të pastër romanë: Palombo ose Coloniba, de Leporibus, Barbabiancha, Suninia, Bello. Krahas këtyre ka edhe mbiemra shqiptarë si: Bariloth, Precalo, Scapuder (1368 gjurma e parë e emrit të popullit shqiptar) dhe mbiemra serbë si: Beroj ose grekë, si: Calageorgii dhe Spano ((57ravocr=pa injekër). Familja më e ngritur fisnike ishte ajo me mbiemrin Span ose Spano, serbisht Spanovici. Një linjë e kësaj familjeje ka qenë gjatë shek. XV në shërbim të venecianëve, kurse një linjë tjetër u përkiste përkrahësve të serbëve.

Nga kjo familje, në librat e arkivave të Raguzës përmendet një farë Peter Shpani (Peter Span), 1430 - 1456 (t para vitit 1458), që ishte shqiptar katolik. Ai kishte tre djem: Bozhidarin (Bozidar) (f para vitit 1474), Aleksin (Alexius filius Petri Spani = Aleksi, i biri i Peter Shpanit) ose të quajtur ndryshe edhe Llesh Shpanoviqin (Ljes Spanovic), i cili në vitin 1454 ka qenë vojvodë i despotil Gjergj (Georg) në qytetin malor të Novo Bërdës (Lleshi në vitin 1474 ishte gjallë akoma) dhe biri i fundit i Pjetër Shpanit ishte Hërvoje (Hrvoje, i cili në vitin 1478 ishte akoma gjallë). Në vitin 1474 shfaqen edhe i biri i Bozhidarit, Pjetri me nënën e tij Gojsavën dhe gruan e tij Ljubosavën. Malet që ngrihen pas Drishtit, në veri të Drinit në shek. XVI venecianët i quanin "Malet e Shpanëve" (nionti delli Spani), kurse malet në jug të Drinit i quanin "Malet e Dukagjinëve" (nionti delli Ducagmi).

Qyteti i Drishtit shtypte edhe monedha bakn shumë primitive. Mbi këto monedha shihet një qytet me kulla dhe me një portë mbi të cilën është i skalitur një  zambak, kurse mbishkrimi "civitas Drivasti" (qyteti i Drishtit) është krejt i paqartë.

Emrat e luginave përreth kanë pjesërisht emërtime romane, p. sh.: Fundina (Fontana), Kruçe (Cruce = Crux) '1402. Nën malin Maranaj, që në shek. XV quhej edhc Marinaa ose Marinay, shtrihej manastiri benediktin i Shen Gjonit, që në vitin 1356, Papa e vuri nën juridiksionin e ipeshkvit të Balezos. Më vonë ky manastir, i ndodhur në vendin e quajtur Stole apo Strilalio, i përkiste krahinës së Drishtit dhe abati i manastirit duhej të ishte gjithmonë një drishtjan (semper in fiitiiriini abbas sit Drivastinus). Rrënojat e këtij manastiri, një kullë katërkëndëshe me mbetjet nga kisha dhe nga ndërtesat e manastirit ndodhen në fushën e quajtur Shtoj, në veri të Shkodrës, tek fshati Reç (Rasha - E.M.). Në shek. XIX në lidhje me rrënojat e manastirit të Shën Gjonit të Rashit pati ngatërresa të mëdha midis katolikëve dhe të ardhurve ortodoksë nga Mali i Zi. Gjatë rrethimit të fundit të Shkodrës në vitin 1478 turqit e pushtuan Drishtin dhe në kampin turk sollën 300 drishtjanë të zënë rob. Sulltan Mehmeti II ua preu kokat para mureve të Shkodrës të gjithëve, me qëllim që t'ua fuste frikën venecianëve dhe këta të pranonin kapitullimin.

Në rrugën nga Shkodra për në Prizren, 2 orë e gjysmë në drejtim të Drinit, i cili del nga malet dhe rrjedh më tej në fushën e Shkodrës, ngrihet një kodër në formë kambane, e cila ka sipër rrënojat e një kështjelle të lashtë që shqiptarët e quajnë Dejë (Dajino). Nën këtë kodër shtrihet një fshat i vogël që quhet "Vau i Dejës". Aty ndodhet kisha e Shën Mërisë, që sot është famullia e fshatit Laç. Kjo kishë është një ndërtesë e fortë me kupolë të lartë, por për fat të keq me afreske të dëmtuara shumë: ato më të rejat janë pikturuar sipër të vjetrave dhe mbishkrimet e tyre janë pjesërisht latinisht, dhe pjesërisht greqisht. Në këtë vend ishte edhe kalimi i vjetër mbi lumin Drin me barka të mëdha, të cilat i përshkruan Bouë akoma edhe sot ("pareço" dhe "ladia" tek të dhënat raguziane në vitin 1377). Po këtu bashkohen rrugët nga Shkodra e Lezha dhe si një rrugë e vetme vazhdon më tej në drejtim të lindjes, kah Prizreni. Kështjella është e njohur mirë nga monumentet e shek. XIV e XV dhe quhet në latinisht Dagnum (niercatum dani, de Dano, de Dagno = Tregu i Dejës), në italisht Dagno dhe në serbisht Danj.

Në vitin 1326, Mbreti serb Stefan Uroshi III u lëshoi raguzianëve një privilegj tregtie (na Dani). Cari Stefan Dushani aty rreth vitit 1348 kishën që ndodhet nën kështjellë ia fali manastirit të tij (Manastiri i Kryeengjëllit) në Prizren: "kishën në Dejë, pra kishën e Zojës së bashku me njerëzit, me trojet dhe me fshatrat Prapratnica dhe Lonçari". Në kohën e sundimit të carit Urosh (të birit të Stefan Dushanit - E. M.)z në Dejë paraqitet në vitin 1348 një ipeshkëv latin që ishte nën juridiksionin e kryeipeshkvit të Tivarit. Tek Farlati del se këta ipeshkvinj deri në vitin 1520 kishin vetëm tituliin, por selinë nuk e kishin aty.

Zyra doganore që kishte ky vend (carina na Dani, Danju) përmendet shpeshherë në periudhën e Balshajve. Gjergj Strazimiroviqi (Georg Stracimirovic) u dorëzoi venecianëve bashkë me Shkodrën edhe Dejën. Këtë vend së bashku me kështjellën më parë e kishte nën zotërim fisniku Koja Zakaria (Coya Zaccaria) i cili ndër shkresa e quante veten "Doniinus Sabatensis et Dagnensis" (Zot i Sapës dhe i Dejës). Rreth vitit 1431, për disa kohë, këtu pati edhe qeveritar turk (Kefalia). Më në fund, në vitin 1444 zonja Bolja ose Boja, e bija e Kojës ua dorëzoi venecianëve kështjellën e Dejës me shtatë topa°5 dhe bashkë me të edhe kështjellën e Satit, plus vende të tjera përreth.

Pas këtyre ngjarjeve, në vitin 1447, Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) ua mori me forcë Dejën venecianëve, por ua ktheu përsëri në vitin 1448. Edhe Dukagjinët ua morën Dejën venecianëve në vitin 1456, porse në vitin 1458 Lekë Dukagjini me vëllezër ua ktheu atë përsëri organeve veneciane. Ndërkaq, në vitin 1456, zonja Boja ankohej se Papa ia paska dorëzuar "kapelën e Shën Marisë nën Dejë" (capellam Sancte Marie subtus Dagmnn) një prifti katolik. Republika e Venedikut iu përgjigj Bojës, që ajo (republika) nuk mund të shfuqizonte bulat papnore, kështu që zonja fisnike duhej të ankohej vetë tek Papa. Krahina përreth Dejës në atë kohë ishte e kultivuar mirë, aty ishte plot me fshatra dhe me vreshta të reja dhe të vjetra.

Pranë fshatit Mazrek, më tej në drejtim të lindjes, në bregun e djathtë të Drinit në ngushticat nëpër të cilat kalon me rrëmbim uji i këtij lumi ndodhet një kishë e gjatë 27 hapa, me kullë, e cila i përket mbetjeve të një manastiri të vjetër: një mbishkrim aty përmend "rex Vros" (mbretin Vros) dhe abatin (abas) e manastirit "cuni universo suo clero" (me të gjithë klerin). Ndërtesën e kësaj kishe e përshkruajnë Jastrebovi në "Glasnik" dhe Ippeni në "Wissenschaftliche Mittëflngen"3*, e cili e quan atë "Kisha e Shën Kollit" të Shatit.

Përballë saj, rreth dy orë larg nga Shkodra, në bregun e majtë të Drinit, mbi një gadishull shkëmbor të rrethuar nga të tria anët nga uji i lumit gjenden rrënojat e një qyteti me kështjellë. Tek rrënojat dallohen akoma mbetjet e kullave katërkëndëshe mbi muret rrethuese të qytetit, porta e tij dhe rrënoja kishash. Të gjitha këto janë punime të thata d.m.th. pa asnjë lloj ornamenti. Ky ishte qyteti ipeshkvnor i Sardës që i përkiste Argjipeshkvisë së Tivarit (Antivarit). Peshkopët e Sardës (Episcopi Sardenses apo Sardanenses) përmenden nga viti 1190 deri në vitin 1460, megjithatë Kisha e Sardës (ecclesia Sardanensis) në vitin 1290  cilësohej si "inter nationes perverses posita" (pra e vendosur midis njerëzish paganë e të këqij). Nganjëherë këta peshkopë mbajnë edhe titullin e ipeshkvit të "Polatum Minus" (Pultit të Vogël), krahinë e vogël kjo që gjendet tek një mal aty afër, por që më vonë iu bashkua ipeshkvisë së Sapës. Ndër këshljellat e pushtuara nga Nemanja, i biri i tij Stefani, "I kurorzuari i parë" pënnend ndërmjet Drishtit dhe Dejës edhe një kështjellë me emrin "Sardonikij". Pa dyshim, kjo fjalë duhet të lexohet si "grad Sardon(s)kij" (pra, forma mbiemër e Sardës). Rrënojat tani quhen Sliurdha ose Shrirza.

 

la vlen këtu që të thuhet diçka edhe për rrugën nga Shkodra në drejtim të detit, pra duke u nisur aty ku fillon Buna duke u bashkuar me Drinin. Në bregun e djathtë të Bunës, nën Malin Tarabosh (572 m i lartë) gjendet së pari fshati Oblikë. Në këtë vend gjendej kështjella Obliqims, ku, sipas tregimit të presbiterit Diokleas, cari Samuel i Bullgarisë rrethoi dhe zuri rob princin serb, Vladimirin. "Oblich partium Schutari" (Oblika, pjesë e Shkodrës lexohet mbi këtë lokalitet në librat arkivalë të Raguzës, të vitit 1398). Në shek. XV (1444, 1452) Gojçin Cërnojeviqi (Gojëin Cmojevic) ia kërkoi Venedikut Oblikën, të cilën stërgjyshërit e tij e kishën pasë marrë nga zotërinjtë e Zetës (per i signori de Zenta). Më poshtë vjen fshati Trunshi, që dikur quhej Trunsi ose Tronipsi mbi ishullin e Shën Shirgjit (insula Sancti Sergii), i cili në vitin 1423 u qëndroi besnik venecianëve.

Vendi kryesor pranë lumit Buna ka qenë manastiri i Shën Shirgjit dhe Shën Bakut që ndodhej në bregun e majtë jugor të lumit, 12 milje larg grykëderdhjes së Bunës dhe 6 milje (1 orë e  gjysmë) larg Shkodrës. Ne nuk e dimë, se kur dhe prej kujt u themelua ky manastir. Nderimi për këta të dy shenjtorë sirian Shën Shirgjin dhe Shën Bakun arriti kulmin në shek. VI në kohën e sundimit të perandorit Justinian, i cili u shuguroi këtyre dy martirëve të krishterë edhe një kishë të madhe në Kostandinopojë. Presbiteri Diokleas informon se në abacinë e kishës së Shën Shirgjit janë gjendur dikur edhe varret e mbretërve dioklitë të shek. XI dhe XII, pra varret e Mihaelit, Bodinit dhe të pasardhësve të tyre. Kanë mbetur akoma mbishkrimet latine nga koha e rinovimit të kishës nga Mbretëresha Helenë dhe nga bijtë e saj, mbretërit Stefani (Dragutini) dhe Stefan Uroshi II (Milutini) në vitet 1290 dhe 1293. Riprodhimet më të mira të këtyre monumenteve gjenden tek Ippeni në revistën "Wissenschaftliche Mitteilungen " (Njoftime Shkencore).

Pranë manastirit gjendej një shesh që kryente funksionin e një porti për anijet tregtare, një zyrë doganore dhe një magazinë kripe. Prandaj flitet kaq shumë për "Sanctus Sergius" ose për "portus Sancti Sergii de Drino (Oldrino)", serbisht "Sveti Srgj" në dokumentet mesjetare sidomos të atyre të Raguzës. Për vitin 1377 përmendet edhe një "treg vjetor" (panagjur) në Shën Shirgj. Mallrat që importoheshin aty ishin pëlhura, verë nga Dalmacia e Italia dhe kripë deti etj., kurse mallrat që eksportoheshin prej aty ishin lëndë druri, dyllë, kallaj dhe argjend nga Serbia, peshk nga Shkodra etj.

Në vitin 1334 nëpunësit e mbretërve serbë, aty, ishin p. sh. një përfaqësues të mbretëreshës Helenë, "baiulis domine regine ad postuni Sancti Sergii", që quhej Bogdasha (BogdaSa). Nga rezervat e kripës këtu, sipas hrysobulave të mbretërve dhe carëve serbë, manastiret e Vranjinës, Banjskës dhe të Prizrenit merrnin nga një dhuratë vjetore në sasi kripe. Gjatë luftës midis Gjergj Strazimiroviqit dhe turqve, në Shkodër dhe në Shën Shirgj 1393-1395 komandonte Shahini, kapiteni i turqve "capitaneus Turconini". Gjergji i dëboi turqit, por në vitin 1396 ua dha venecianëve edhe këtë vend. Porti i Shën Shirgjit mbi lumin Bunë kishte një rëndësi shumë të madhe në luftërat që bëri Republika e Shën Markut kundër Balshës III dhe despotëve serbë. Në këtë port qëndruan galerat venedikase për mbrojtjen e Shkodrës. Në vitin 1423 tek manastiri i atyshëm u ndërtua edhe një palisadë e drunjtë (fortifikim prej trupash druri - E.M.)

Në korrik të vitit 1423 u paraqit aty Gjergj Brankoviqi, nipi i despotit Stefan, me 8000 kalorës, por qysh në gusht në kampimin para kësaj palisade u bë paqe  ndërmjet Venedikut dhe Serbisë. Në këtë paqe u ra dakord që venecianët të mbanin Shkodrën, Lezhën, Ulqinin, dhe Shën Shirgjin, kurse serbët Drishtin, Tivarin dhe Budvën. Në fund të fundit, Shën Shirgji u bë një pikë e rëndësishme, kur turqit filluan të sulmonin Shkodrën. Edhe në kohën e e turqve në Shën Shirgj lulëzoi tregtia, sepse këtu ishte pika e takimit midis karvanëve dhe anijeve tregtare. Bile edhe në vitin 1685 aty, pranë kishës ngrihej një kampanjel i lartë dhe i bukur (bellissinio canipanile), nga ku mund të shihej e gjithë rrafshina.

Sot kisha e Shën Shirgjit është një rrënojë e shkretë, një ndërtesë e madhe me tri anijata dhe tre altarë, me mure që përbëheshin nga shtresa alternuese, guri dhe tulle, me mbetje nga një dysheme me mozaik dhe me gjurmë nga afreske të vjetra në dy shtresa mbi njëra tjetrën. Çatia i mungon dhe brenda kishës janë rritur pemë. Në njërën anë muret janë gërryer shumë nga uji i Bunës. Në afërsi të saj gjendet fshati i vogël Shirgj. Përshkrime mbi këtë objekt ka tek Jastrebovi në "Glasnik, vëll. 48", një përshkrim të detajuar me pamje dhe plan ka tek Ippen-i në "Wiss. Mitt. (1900)", f. 231, dhe tek Degrand-i, (f. 93). Vendi në veri të Binës në shek. XIV dhe XV quhej Zabojana, d.m.th. "pas Bunës". Porti lumor më i rëndësishëm sot për sot Oboti, në anën e djathë të Bunës është ndoshta vendi i ashtuquajtur Scala në shek. XV (locus Scale 1423 ose Stretto)

Fshati Sainrish që gjendet në bregun e majtë, i cili dikur quhej Saniarisi, ka qenë një pronë e vjetër e Gjurasheviqve, por venecianët nuk donin t'ua kthenin atyre. Ata ia dhuruan atë besnikëve të tyre, fisnikëve shqiptarë të familjes Pamalioti. Pak më tej, në bregun e djathtë shtrihet fshati Gorica, që banohet nga shqiptarë të krishterë. Këtë fshat presbiteri Diokleas e quan Garica, kurse në librat e kancelarisë raguziane të vitit 1387 ai shënohet me emërtimin Santa Maria de Goriç de Ludriiio. Në atë kohë në këtë vend nga anijet shkarkohej dru për eksport. Më tej, gjendej Sanctus Petrus de Flumine Drini (1278) (Shën Pjetri i lumit Drin) dhe ecclesia Sancti Theodori in Fluinine Drini (1282, 1374). Këtu kishte dhe një mbikalim mbi Bunë (San Todoro, paso di Boiana), po ashtu edhe më tej tek fshati Belleni (Bellani), që është Beleni apo Belaj i sotëm në bregun e majtë.

Në anën e djathtë në Bunë derdhet lumi Megjureç, 20 km i gjatë, që rrjedh nga liqeni i Shasit, i cili gjendet gjysmë ore larg Bunës. Ky liqen është vetëm një shtrat lumi i zgjeruar, sipas Rovniskit 500 m i gjatë dhe kur bie shi i fortë mund të arrijë edhe 4 km gjatësi. Pjesa e sipërme e tij është kënetore dhe jo e shëndetshme. Bregu i djathtë i liqenit është i pyllezuar, kurse bregu i majtë është i zhveshur dhe me gurë, ku gjenden edhe rrënojat e një  qyteti të vjetër. Në këtë vend shtrihej Svaçi, latinisht Saucia ose Soacia, italisht Saucio, Soacio, selia e njërit nga ipeshkvit e Argjipeshkvisë së Tivarit, të ipeshkvisë së Shasit "episcopus Saucensis, Soacensis, Soacinensis", të përmendur nga Farlati, nga viti 1067 deri më 1530.

Që nga koha e Nemanjas, Svaçi u përkiste serbëve, siç u përmend më sipër, ai u shkretua nga tartarët, por pastaj u rindërtua, porse filloi të degradohej para vitit 1400. Në lidhje me administrimin dhe banorët e këtij qyteti dihet shumë pak, nga ky qytet ka monedha bronzi. Mbi njërën anë të një monedhe është paraqitur Shën Gjon Pagëzori, mbi anën tjetër të saj është paraqitur një lozhë dy katëshe me kurba dhe sipër saj një kullë me mbishkrimin "Sovaci civitas"**. Muret e qytetit në vitin në vitin 1406 ishin në një gjendje aq të keqe, sa që ipeshkvi si i dërguar i bashkësisë së qytetit në Venedik u lut për t' u lejuar "që të fortifikoheshin muret e atij qyteti" (fortificare et murarëlocum llum), meqë turqit po plaçkitnin në zonat përreth. Raguzianët në vitin 1413 i japin ipeshkvit tjegullat për të mbuluar çatinë e kishës.

Në shek. XVI qyteti ishte i braktisur dhe bosh. Gjustiniani (Giustiniani) shkruan që në vitin 1553, në qytetin e lashtë të Shasit (antichissima citta delta Suazzi) muret dhe kullat ishin akoma aty, kanali para mureve të qytetit akoma i pambushur (bosh) dhe në brendësi qenkëshin rrënojat e 360 (!) kishave dhe kapelave. Edhe në ditët e sotme fshatarët përreth thonë që në qytet brenda ka pasur vetëm kisha. Ata i quajnë këto rrënoja me fjalën shqipe Kishat ose edhe me fjalën Saç, siç quhet edhe një fshat muhamedan aty në afërsi. Në këmbë janë akoma muret e qytetit me dy porta. Përveç këtyre mureve aly shihen edhe mbetjet e disa kishave, midis tyre rrënojat e një kishe të madhe me altar në kullë dhe të një kishe, mbetje pikturash dhe varrin e ipeshkvit Markus të vdekur në vitin 1262.

Më tej, shtrihen fshatra, që janë tashmë të përmendura në kadastrën e vitit 1416, si: Penetari (tani Pentari), Prekali (edhe tani po ashtu), Luarisi (tani Luarzi), Reci (tani Reçi). Në të majtë të derdhjes së Bunës shtrihet fshati Polani ose Pnlani (sot Pulaj), në të djathtë ndodhej një manastir benediktin i ipeshkvisë së Ulqinit, Shën Kolli i Bnnës ose e Shën Kolli i Drinit (i Oldrinit), i quajtur ndryshe edhe "Abacia e Shën Kollit në derdhje (grykë) të Bunës" (abadia di San Nicola de la foza de la Boiana) (latinisht fauces = fyt, grykë).

Emrin e tij e mban edhe sot akoma fshati shqiptar Shënkoll, italisht San Nicolo. Dikur, me siguri para mesjetës grykëderdhja e Bunës ndodhej më në veri, në afërsi të Ulqinit, aty ku shtrihet sot liqeni i Zogajve, në një vcnd të ngrohtë dhe pjellor, plot me pyje, drithëra dhe pemë frutore. Grykëderdhjet e Bunës dhe të Drinit ndodhen afërsisht 20 km larg njëra tjetrës. Zona midis këtyre grykëderdhjeve, që përbëhet nga kodra me lartësi deri në 551 m në mesjetë ishte e populluar dendur, por sot ajo është shumë e shkretë (e pabanuar). Në bregdet shtrihet porti i sotëm i Shkodrës, lokaliteti Shën Gjin (San Giovanni di Medua) i cili që në vitin 1336 përmendet si portës Medue, në vitin 1414 në shënimet raguziane si "Miedua, Portus Alessi", në vitin 1476 në kartën e italianit Beninkaza (Benincasa) si Medova.

Porti është identik me "tutissinius portës" Nympheunt të lashtësisë, që sipas Julius Cezarit (tek bello civili) ndodhej 3 milje romake (4, 5 km) nga Lezha (Lissus). Në vitin 1449, Skëndcrbeu kërkoi nga Venediku lokalitetet Medoa dhe Vilipolje (tani në hartë quhet Velipojë) dhe republika ia la atij këto vende, me qëllim që ai të mund të kulloste në tokat veneciane kopetë e dhenve. Kadastra e vitit 1416 përmend për këtë zonë shumë fshatra: Barbarossi (sot Barbullushi) në bregun e djathtë të Drinit, Chacharichi (sot Kakarriqi), Baladrini (sot Balldreni), Renisse in la Medoa (sot Mali i Rencit, 551 m i lartë, në veriperëndim të Meduas) etj.

Drini, që quhej edhe "Lumi i Lezhës" (Flunien Lesii) në mesjetë kishte shumë më pak rëndësi sesa lumi Buna. Asnjë lajm nuk bën me dije, që në këtë lumë të kenë lundruar anije tregtare në brendësi të vendit si në lumin Buna. Vendi përreth Dejës quhej Roganiania, me fshatrat që përmenden edhe në dokumente rreth vitit 1460: La Virda (tani Vjerdha), Lissani (tani Lisna), Dodice (tani Dodej), Medoia (tani Mjeda). Më tej në bregun e majtë vazhdon Zadrinia (pas Drinit) i cili përmendet që në shek. XV. "Dikur atë e quanin edhe Fusha e Shatit", "Pian di Sati"  (1459), me kështjellën e Shatit (Castruni Sati, Satuni, Sat, castello di Sati) nën "Malin e Shatit". Kështjellat e Dejës, Shatit, Sapës dhe vendet e Rogamanisë dhe të Zadrimës i përkisnin në të kaluarën farefisit të Zakariajve dhe më vonë Dukagjinasve. Sot këtu akoma ekziston edhe një fshat i quajtur "Ndën Shat" ose Nënshat. Por qendra e këtij vendi ishte Sapa ose Sapata, selia e ipeshkvit të Sapës "episcopns Sappatensis", që i përkiste Argjipeshkvisë së Tivarit.

Në vitin 1291, banorët e rinovuan qytetin e shkretuar të Sapës "Sava civitas" dhe dëshironin të kishin një ipeshkëv, që Papa ua dha, pasi ra dakord me Mbretëreshën Helena dhe me argjipeshkvin e Tivarit. Fshatrat e kësaj zone janë të njohura mirë nga kontratat midis Venedikut dhe Dukagjinit: Aimelli (sot Hajmeli), Scaramani (Sharomani në Nënshat), Fontanella (një emër roman) etj. Në vitin 1452, përmendet një fshat Gladri dhe lumi Gjadri (Fiume Jadro). Stefan Dushani i kishte falur manastirit të Kryeengjëllit një kishë dedikuar Nënës së Tën' Zot dhe një pyll me pemë frutore që ndodhej në vendin e quajtur "Gladra". Përveç këtyre i kishte falur  edhe një fshat me emrin Zheravino, i cili në shek. XV paraqitet feud (pronia) i familjes Zakaria.

Ipeshkvia e Sapës u bashkua në vitin 1490 më atë të Sardës, dhe kështu është akoma edhe sot. Sipas një përshkrimi të vitit 1685 aty shiheshin vetëm mbeturina të pakta të mureve të Sapës, nën malin e të shenjtit Kryeengjull (vesfigi delle sole muraglie della citta di Sappa alla costa del monte detto S. Angelo). Këtu bëhet fjalë për malin e Shën Mhillit me një rrënojë kishe. Në rrëzë të malit njerëzit të tregojnë akoma vendin se ku është gjendur dikur Sapa. Gjysmë ore larg ndodhet rezidenca e tanishme e ipeshkvit të Sapës, nën administrimin e të cilit janë banorët e Zadrimës dhe të Dukagjinit që janë rreth 2000 shtëpi.

Në afërsi të Lezhës ndodhej lokaliteti i quajtur Shufada (Suffada, Zufada), ku ngarkohej dhe shkarkohej kripë dhe dru, 8 milje nga Lezha. Sipas një lajmi venecian të vitit 1393, në një dokument të princit Ivan Kastriot dërguar raguzianëve në vitin 1420 quhej Sufadaj. Në atë kohë nga Sufadaj niseshin dhe kalonin nëpër territorin e Ivan Kastriotit tregtarët që donin të shkonin në vendin e despotit, për në Prizren.81 Tre vëllezërit Balsha (Balsic) datuan një letër në vitin 1368 drejtuar raguzianëve “ nën Siroki Brod (e vaut të gjerë) në Ljeç". Ndoshta ky lokalitet  me lokalitetin Shufadaj, sepse nga magazinat e kripës së Shiroki Brod, manastiret e Banjska dhe të Prizrenit merrnin çdo vit si dhuratë satira kripe. Gjashtë orë nga Deja, në anën jugore të derdhjes së Drinit shtrihet qyteti i quajtur nga shqiptarët Lezhë, nga serbët Ljesh (Ljes), Lissos i helenëve të vjetër, Lissus i romakëve, Elissos i bizantinëve (në katalogët e peshkopëve, tek Konstantin Porfyrogennetos dhe Anna Komnena), në shek. XIII-XV i quajlur latinisht Lessiuui (Lexium, Lessum), në shek. XV i quajtur edhe Alexium, Alessium, në italisht Alessio. Mbi një kodër shkëmbore të lartë 200 m ngrihet një kështjellë katërkëndëshe shumë e lashtë, që e ka hyrjen nga ana lindore. Nën të pranë lumit shtrihet qyteti.

Sipas Diodorit rreth vitit 385 para Krishtit Dionyzios Plaku, "Tirani i Sirakuzës", themeloi në Lissos një koloni greke. Emri i kështjellës së njohur të kësaj kolonie ishte Akrolissos. Hahni vëren dhe shënon aty themele lë vjetra të mureve të kështjellës, të ndërtuara me blloqe shumë të mëdha shkëmbore, të tipit të "mureve ciklopike" të Helladës (Greqisë së lashtë). Ekzistojnë edhe monedha të lisiotëve me mbishkrime greke. Më vonë këtu sunduan ilirët. Nën sundimin romak, Lissus ishte qyteti më jugor i provincës Dalmatia, dhe pikënisje e rrugëve të mëdha për në Salonë, Naissus (Nish) dhe Dyrrachion. Gjatë kohërave të normanëve Ana Komnena lëvdon pozicionin e fortë të kështjellës së paarritshme, prej së cilës bizantinët nëpërmjet detit furnizonin me ushqime dhe armë Durrësin, gjatë luftës kundër Boemundit. Në kohën e Nemanjas qyteti nuk përmendet porse shfaqet pas pak nën sundimin e serbëve.

Ipeshkvi i Lezhës që më parë ishte nën juridiksionin e Mitropolisë Greke të Dyrrahion-it, i përket më vonë kishës latine (episcopus Lesseniensis 1371). Për çudi në aktet tregtare Lezha përmendet shumë rrallë. Shpesh herë këtu kishin rezidencën e tyre Balshajt (Balshiqët). Qytetin ia dhanë venecianëve në vitin 1393 dy vëllezër nga familja e Dukagjinëve, Progoni e Tanushi (Tanussius). Në atë kohë Lezha konsiderohej si "syri i djathtë" i Durrësit. Kur në vitin 1468, vdiq Skënderbeu (ose me emrin e krishterë Gjergj Kastrioti), e varrosën në kishën e Shën Kollit. Kur turqit pushtuan Lezhën në vitin 1478, ata ia thyen varrin dhe i shpërndanë kockat e udhëheqësit të famshëm në të gjitha drejtimet, për ti përdorur si talismanë. Tek Farlati përmendeshin për këtë vend pesë kisha: Sankt Nikolaus (ndoshta në kështjellë), e shndërruar në një xhami, Shën Gjergji (Sankt Georg) (rrënojë), Shën Sebastjani, Shën Mëria e Dëborës (më vonë magazina e armëve të ushtrisë turke), Shën Mëria e përshëndetur prej Engjëllit. Jashtë qytetit gjendeshin kisha e Shën Margaritës (Sancta Margarita), ajo e Shën Mërisë (Sancta Maria) si dhe Kisha Françeskane. Tani françeskanët janë të vendosur përtej lumit në manastirin e Shna Ndout (Shën Antonit). Ipeshkvi katolik i Lezhës, nën juridiksionin e të cilit janë edhe mirditasit, në kohën e turkut e kishte rezidencën e tij jashtë qytetit në fshatin Kallmet, në brendësi të kalasë ku ndodhen edhe rrënojat  kështjellës së bejlerëve të dikurshëm të Lezhës. Deti para derdhjes së Drinit dhe të Bunës nga venecianët quhej edhe në kohërat e reja "il golfo dello Drino" (Gjiri i Drinit).

info@balkancultureheritage.com