Shkretëtira e Ushipoljes. Një vështrim mbi Brenon dhe Raguzën e Vjetër. Trebinja.
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkretëtira e Ushipoljes. Një vështrim mbi Brenon dhe Raguzën e Vjetër. Trebinja.

~Guillaume Lejean

Unë arrita në kufi në fortifikatën doganore, që ndodhet në territorin turk; fortifikata është një gërmadhë që të lë një mbresë shurnë të bukur në lartësinë që ajo kurorëzon. Sapo vë këmbën në territorin osman, mos prit të shohësh gjë tjetër përveç shfaqjes së një shembjeje të madhe. E njëjta gjë ndodh edhe me monumentet dhe institucionet.

Pas fortifikatës, udhëton për disa orë në një shkretëtirë që paraqet të gjitha karakteristikat gjeologjike dhe botanike të Malit të Zi, ky përcaktim më kursen përsëritjet. Një bimësi e rrallë, shqopa, lisa një apo dy këmbë të lartë, disa zgavra ku ujërat e shiut marrin zvarrë pak humus, disa depo llumi me ngjyrë të kuqe tulle: ja kjo është shkretëtira që rastësisht e quaj me emrin e fshatit të vetëm (Ushipol) që pashë; pamjet piktoreske gëlojnë falë rrëpirave të shkëmbit që shfaqet kudo. Një orë pasi kalon kufirin, shikimi të zhytet me një habi adhuruese mbi luginën e Brenos, që hapet në këmbë të rrafshnaltës dhe që shpalos përballë kodrave të thata të gjitha bukuritë e bimësisë dhe gjithë brufullimin e pesë fshatrave të bukur dhe të banesave të tyre të shumta.

Lugina e Brenos si një drapër hëne e shtrënguar midis maleve dhe një gjiri të bukur që mbyll në mënyrë harmonike atë peizazh të ëmbël. Pamja më e bukur, me të cilën gëzon syrin, është pamja që shpaloset duke  ndjekur rrugën e Kotorit, aty ku kjo rrugë fillon e zbret në luginë. Në të djathtë është një lartësi e kurorëzuar nga një kishëzë, emri i së cilës më ka shpëtuar pa e shënuar, i jep gjirit dukjen e një liqeni, ku ngjan se dremit një qytet i vogël me një pamje të jashtme të trishtuar. Ky qy tet nuk është aspak nëna e famshme dhe e nderuar e Raguzës: ai është Epidaurusi antik, Raguza e Vjetër, gërmadhat e bukura greke dhe romake të së cilës u përdorën për trashëgimtaren e saj të shkëlqyer. Raguza e Vjetër ka sot, nga ajo që ka qenë, vetëm gjendjen piktoreske dhe guximtare, mbishkrimet e saj dhe një kujtim historik, që është përjetësuar në emrin e saj sllav Cavtat (e lulëzuara), që ka dukjen e një gënjeshtre ironike.

Dy orë më larg, arrita Qemal Efendinë në hyrje të një lugine në formën e cirkut, në mes të së cilës tre doganierë freskoheshin në portën e një poste të vogël, pa asnjë dëfrim tjetër veç pirjes së duhanit tërë ditën e ditës dhe nxjerrjen e një kafeje "udhëtarëve të shquar". Një shenjë e komisarit të përgjithshëm më renditi menjëherë në këtë kategori. Qemalit nuk i hynin shumë në sy bukuritë e egra të vendit dhe të maleve që laheshin mes mjegullës, atij i interesonte puna që kishte marrë përsipër atë çast, rruga nga Trebinja në Raguzë, dhe m'u ankua i acaruar për pengesat që ndërmarrja e tij e dobishme po haste te të krishterët vendas.

Megjithatë më thoshte, kjo rrugë do të ndikojë në gjallërimin e bujqësisë dhe tregtisë së këtyre luginave fatkeqe; unë po u bëj një inirësi, madje pa i detyruar të paguajnë, si do të bënin në vendet tuaja të qytetëruara. Unë nuk kërkoj as punë angari dhe as pagim; për ndërtimin e rrugës do të përdor trupat e ushtrisë të vënë nën urdhrat e mia; unë u kërkoj prijësve të krishterë të Gackos dhe Ljubomirit dhe tëfshatravefqinje vetëm punëtorë që do tëpaguhen ashtu si duhet: por kudo has vetëm dëshirë të keqe dhe plogështi. Si i bëhet që e mira të jetë kaq shumë e vështirë për t'u kryer?

Kësaj pyetjeje, është e vërtetë, mund t'i përgjigjesha:

Keni njëmijë herë të drejtë, Shkëlqesi, kur thoni se po u bëni këtyre banorëve një dhuratë shumë të madhe dhe falas. Po a u zënë besë juve?Ju keni ardhur këtu për të paqësuar një vend kryengritës dhe, duhet thënë hapur, asnjëherë rijë kryengritje nuk ka qenë më e ligjshme. Nevoja e parë e krishterëve fatkëqij të Hercegovinës nuk është një rrugëpër të çuar misrin e tyre nëpazar, por siguria e pakët kundër bashibozukëve që qeveria juaj ka hedhur kundër tyre. Deri tani, ata kanë gjetur pak siguri në këto male të  egra prej nga mund të qëllojnë kundër tiranëve të tyre dhe t'u japin dorën vëllezërve malazezë. Askush nuk dyshon te synimet tuaja bujare; por kur ju të jeni larguar, rruga tregtare që ju keni ndërmarrë mund të kthehet në një rrugë strategjike për të mbuluar vendin me trupa dhe për të shtypur çdo përpjekje për qëndresë ndaj shpërdorimeve që vetë ju i keni vërejtur. Habiteni pra, që këta fatkëqij nuk pranojnë të japin ndihmën e tyre në një vepër ku atashohin rrënimin e tyre?

Mund t'i thosha këto dhe shumë gjëra të tjera: por nuk ishte rasti. Një orë pas kafe-postës, arritëm te punishtja ushtarake, me rreth njëzet burra të zënë me hedhjen në erë, me anën e minave, të shkëmbinjve më të frikshëm që mund të përfytyrohen. Aty pata një shembull mjaft të veçantë se si turqit, që sigurisht nuk janë njerëz të këqij, luajnë me jetën e njerëzve. Sapo i kishin vënë zjarrin fitilit të një mine, që, e lagur nga shiu i imtë, nuk po e çonte zjarrin para ashtu si duhej. Ushtarët dhe kalimtarët ishin tërhequr mënjanë dhe kur një fshatar plak boshnjak u shfaq në rrugë, i bërtitën: largohu nga rruga Por ai nuk e dëgjoi thirrjen dhe vazhdoi të ecë para, nën vështrimet e qeta të ushtarëve. Tepër larg për ta paralajmëruar, ndiqja me ankth atë skenë. Nuk më hiqen nga mendja të qeshurat e potershme të ushtarëve që përshëndetën tërheqjen e trembur të plakut drejt shkurres që kishte më pranë!

Toka, duke nisur nga kjo pikë, fillon e ulet dhe ne dolëm pak nga pak nga dendësira në një rrafshinë të sheshtë, fundi i një liqeni të tharë; edhe lymishtja ishte shumë e varfër për të qenë një tokë bimore. Unë ndjeva një lumturi të patreguar kur pashë në këmbët e kodrës që kisha përballë, qytetin e vogël të Trebinjës, i shtrirë përgjatë lumit Trebishnjica, të cilën e kapërceva në va, duke kërkuar më kot me sy liqenin që tregojnë të gjitha hartat. Mua më thanë se liqeni ekzistonte për disa javë të vitit, gjatë vërshimeve të lumit. Nxitova të përshkoja një rrethinë të vogël dhe të kapërceja urën që ngrihej dhe ulej mbi një hendek që ushqehej me ujë nga lumi dhe hyra në qytetin e mbyllur, qytet i vjetër që nxjerr në pah përmes të gjitha ndërtimeve Mesjetën dhe kohën e perandorisë serbe, epokë e shkëlqimit të tij. Ndërtesa më e rehatshme është konaku ose pallati i guvernatorit, ku shkova drejt e nga rruga dhe ku mikpritja e Qemal Efendiut më shpërbleu bujarisht për gjithë lodhjen time.

Qyteti i mbyllur është i banuar nga një klasë rentiere, si do të thoshim ne në Europë. Tregtia përfaqësohet nga një Pazar i thjeshtë, një rrugë e shtrirë jashtë portave. Unë u vendosa në një kafene ku shkonin turqit dhe boshnjakët, pikërisht përballë portës Mostar dhe vajtja aty e një perëndimori bënte njëfarë përshtypjeje, sidomos kur fillova të vizatoj. Them përshtypje dhe asgjë më tepër, sepse do të shpifja për turqit në qoftë se do të pretendoja se kisha qenë objekt i një qëndrimi të vetëm armiqësor gjatë dy udhëtimeve të mia në perandorinë osmane. Vura re vetëm një lloj kureshtjeje dashamirëse e megjithatë rasti ishte shumë i bukur për të shkaktuar dyshim dhe hetim, sepse Trebinja i trembej një vërshimi të malazezëve, Franca përkrahte hapur princin Danilo dhe unë, francezi, shkoja të vizatoja fortifikimet e një sheshi kufitar! Paanësia më ka bërë të vërej se në një rast të ngjashëm, në Francë, do të isha marrë nja dy apo tre herë në pyetje, kurse në Austri pesëmbëdhjetë apo njëzet herë.

Në vend të kësaj kafexhiu erdhi dhe u ul pranë meje dhe më pyeti: Kako si? Kuptova se e kishte fjalën për kafen e tij dhe unë iu përgjigja me buzëqeshjen më dashamirëse: Shumë e mirë. Më vonë mësova se "kako si" është një formulë lakonike që në frëngjisht e përkthejmë si jeni? Përveç kësaj, isha në një nga ato çaste të një prehjeje që nuk e shpreh dot me fjalë. Duke shijuar kafen, studioja me kureshtjen e një arkeologu atë qytet të vogël aq të ndryshëm nga qytetet turke që kisha parë, fortesën feudale e kohës së mbretërve serbë. Kullat dhe muret e saj rrethues, hendekët nuk kishin pësuar asnjë ndryshim që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Kjo ishte e rrethuar nga një natyrë pak e varfër, por harmonike dhe ende e bukur në diellin e parë të vjeshtës. Mali Malashtica rrumbullakoste larg majën e tij në të gjelbër të errët, pemishtet e mëdha hidhnin mbi rrafshinë hijen e drurëve të tyre të dendur, uji i errët i hendekëve zhdukej herë pas here nën barishte dhe lulet zbukuronin muret e vjetër dhe brigjet e pjerrëta të lumit.

info@balkancultureheritage.com