Shoqëria fisnore shqiptare
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shoqëria fisnore shqiptare

~Robert Elsie

Në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkanin Jugperëndimor (Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina) është bërë një ndarje fisesh. Dikur ato kanë qenë grupe familjesh të izoluara të cilat patën një zhvillim të sistemit klanor me kulturë të përbashkët, herëve më të shpeshta me paraardhës apo stërgjyshër të përbashkët dhe kishin edhe marrëdhënie të njëjta shoqërore. Shumica e fiseve kishin territorin e tyre si të veçantë dhe i mbronin trojet dhe interesat e tyre nga fiset tjera dhe fiiqitë e jashtme. Kjo shoqëri fisnore shtrihej që nga Hercegovina në veri dhe arrinte pothuajse deri në Tiranë në jug, ndonëse më vitale u tregua në malet e Shqipërisë së veriut dhe në rajonet e afërta në Malin e Zi. Struktura fisnore kishte gjithashtu edhe në Shqipërinë e jugut, mirëpo ato nuk ishin aq të zhvilluara si në veri.

Fiset shqiptare, do vë në dukje, kishin një kulturë të gjerë të përbashkët me sllavët (fiset sllavishtfolëse) të fqinjit në Mal të Zi, ngaqë fiset kufitare kanë pasur lidhje të ngushta me njëri-tjetrin shekuj me radhë. Gjuha nukishte gjithmonë elementi i ndasisë dhe as feja nuk ishte një element i tillë. Dihet se disa fise, me kalimin e kohës, e kanë ndryshuar gjuhën disa herë. P.sh. Kuçi, një fis në Mal të Zi, i cili tani është sllavishtfolës, dikur ka folur shqip. Kjo mund të thuhet deri diku edhe për fisin Vasojeviq dhe për fisin Palabardhi. Nga ana tjetër, shumë fise shqiptare e kanë prejardhjen nga veriu, nga Mali i Zi, e madje edhe nga Hercegovina dhe, padyshim, duhet të kenë qenë sllavishtfolës.

Termi fis kërkon disa sqarime që nga fillimi, sepse mbështetet në dy koncepte tejet të ndryshme në gjuhën shqipe. Koncepti i parë është se fisi në shqip, ndonëse nënkupton lidhje të gjakut shpeshherë identifikohet si klan. Në kontekstin e Shqipërisë së veriut, fisi ishte një grup i afert, që kishte prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët. Në fis të gjithë anëtarët meshkuj e konsideronin veten me prejardhje të përbashkët. Në shumë raste deri vonë, anëtarët e fiseve të tilla mund të gjenin gjurmët e zanafillës së tyre në ndonjërin prej stërgjyshërve të shekujve të kaluar. Në këtë mënyrë, duke besuar se kishin lidhje të ngushta me njëri- tjetrin, ata ishin egzogam dhe nuk martoheshin brenda fisit. Zakonisht, ata martoheshin me gra nga fise me të cilat nuk kishin marrëdhënie të afërta. Kështu fisi e kishte kuptimin e marrëdhënieve të gjakut të njëjtë dhe nuk nënkuptonte një territor të veçantë gjeografik.

Koncepti i dytë është “bajraku”, që mund të përkthehet si “fisi” ose “klani”. Bajraku ishte më tepër një entitet politik i cili, zakonisht, duhet të kishte një territor të veçantë gjeografik. Ky term rrjedh nga termi turk “bayrak” apo “flamurtar”. Kreu trashëgimtar i bajrakut ishte “bajraktari” ose “flamurmbajtësi”, i cili të shpeshtën e herës ishte kreu ushtarak i fisit dhe ishte përgjegjës për mbrojtjen dhe marrëdhëniet e jashtme të fisit. Në fillim të shekullit XX në Shqipërinë e veriut kishte afro 150 bajraqe.

Në këtë mënyrë, bajraku nënkupton territorin e obligueshëm, ndërsa fisi ka të bëjë me farefisin dhe marrëdhëniet familjare dhe zanafillën e fisit. Kështu, bie fjala, një fis i Shqipërisë së veriut mund të përbëhet prej një apo më shumë bajraqesh që i bashkojnë forcat e tyre, kurse bajraku përbëhet prej anëtarëve të disa fiseve. Në këtë mënyrë, keqmterpretimi i dy koncepteve u bë shkas që të formohen fise të veçanta në veri me strukturë dhe grupime ndonjëherë të paqëndrueshme. Shkencëtarët e gjuhës gjermane qenë të parët të cilët bënë përpjekje për t’i sqaruar këto marrëdhënie. Inxhinieri austriak Karl Shtainmec, i cili udhëtoi këmbë nëpër malet e Shqipërisë së veriut, në gushtin e vitit 1903 na ka lënë këtë shënim:

“Do të doja që të jepja këto vërejtje mbi konceptin e bajrakut, sepse ka mjaft pikëpamje të gabuara rreth kësaj teme. Bajraku është rindarja e fisit. Të dy termat kanë marrëdhënie të rastësishme me njëri-tjetrin. Fisi është një grupacion familjesh me prejardhje nga stërgjyshi i njëjtë fisnor. Së këndejmi, baza e fisit është një raport gjenetik që, sado i largët, e ndalon martesën brenda fisit. Ndërkaq, bajraku përbëhet prej një grupi familjesh që jetojnë në një territor të njëjtë. Me sa shihet, ka të bëjë me vendin ose truallin. Për fat të keq, ky definim i përgjithshëm, me kohë, ka pësuar ndryshime. P.sh. Mirëdita konsiderohet si një fis nga të tjerët. Mirëpo, vetëm tre bajraqe kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin: Oroshi, Spaçi dhe Kushneni. Më vonë, dy fise të tjera u bashkuan me fisin Mirëdita. Për këtë arsye, tre bajraqet e para nuk mund të martohen në mes veti.

Ato mund të marrin nuse ose gra prej Fanit dhe Dibrës. Së dyti, sipas traditës, Pulati, Shala, Shoshi, Dushmani, Topllana, Nikaj dhe Merturi, që nuk martohen mes vete, përbëjnë fisin e Dukagjinit (fisi i gjashtë bajraqeve).

Baroni Franc Nopça (1877-1933), një ekspert i njohur i Shqipërisë në kohën e tij dhe autor i studimit të vetëm të madh por me vlerë të madhe mbi fiset e Shqipërisë së veriut, ka lënë këtë vërejtje:

“Bajraku është një nënndarje e shumë fiseve. Ka disa gërshetime të ndryshme të dy koncepteve. Fisi mund të përbëhet prej një ose më shumë bajraqeve. Një fis mund të ndahet në disa fise dhe bajraqe të tjerë. Pjesët e fisit të cilat ndahen, mund të bëhen pjesë të një fisi tjetër. Fisi mund të jetë monofiletik (nga një prejardhje) dhe polifiletik, me dy apo më shumë fise (me prejardhje të shumëfishtë).

Në klasifikimin dhe ndarjen e fiseve shqiptare, gazetari dhe dijetari austriak Franc Zainer (1874-1929) thekson në veçanti:

“Në gjuhën shqipe nuk ka përkthim të ijalës fis, prandaj e mira e së mirës është që në gjuhën shqipe të përdoret termi turk bajrak apo flamurtar. Duke përkthyer ijalën shqipe “fis“ bëhet një gabim sepse fisi nënkupton marrëdhëniet e gjakut, grupin e afërt që nuk e lejon martesën brenda fisit. Familjet që i takojnë fisit, të gjitha, kanë prejardhjen vetëm nga një stërgjysh i përbashkët dhe shpeshherë shumë i largët. Ndërsa bajraku, mund të përbëhet prej disa fiseve. Bajraku i Shalës, bie fjala, përbëhet kryesisht prej dy fiseve. Zakonisht të gjithë pjesëtarët e një bajraku i përkasin një fisi, por herë pas here një fis mund të përfshijë disa bajraqe.

Në këtë libër kemi përdorur ijalën “fis”, në përgjithësi,për të përfshirë jo vetëm fisin dhe bajrakun, por edhe disa rajone etnografike të Shqipërisë së veriut, të cilat edhe pse nuk janë tërësisht fise në kuptimin e ngushtë të ijalës, konsiderohen ose merren si të tilla sepse kanë një histori dhe identitet të posaçëm.

info@balkancultureheritage.com