Skardona dhe Ujvara e Kërkës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Skardona dhe Ujvara e Kërkës

~Marcin Czerminski

Prej kohësh më kanë bërë vërejtjen se, duke qenë në Shebenik, duhet patjetër të vizitoja ujvarën e Kërkës. Duke parë se në Shebenik vizitova gjithçka që ia vlente, një ditë vendosa të shkoja për në ujvarë dhe u ngrita që në agim për të zhvilluar Meshën e Shenjtë. Më thanë se anija e vogël me avull niset në otën 6:00 të mëngjesit për në Skardonë dhe prej andej për në Kërke shkohet me kuaj. Meshën e Shenjtë dëshiroja ta zhvilloja në katedrale, para ikonës së Shën Mërisë së Shndritshme, sepse në të zhvillohej gjithmonë një meshë e madhe. Ajo bëhet akoma më e zjarrtë në raste rreziqesh që mund të krijohen gjatë udhëtimeve të ndryshme. Në këtë rast, edhe udhëtimin me avulloren e vogël nëpër det e ndjeva, të paktën, jo të këndshëm, sepse nuk isha mësuar me flotën detare.

Në sakristinën e katedrales takova një të moshuar, kanonikun e saj, i cili donte të zinte altarin para meje. Por duke u njoftuar për planet e mia dhe, mbi të gjitha, se jam një problematik, me një përzemërsi të madhe më la radhën për në altar, sepse ndoshta ndonjë tjetri zor se do t’ia linte. Kanonikut të nderuar i isha mirënjohës për mirësinë që më bëri dhe me atë kënaqësi të madhe që kisha zhvillova Meshën e Shenjtë jo vetëm para altarit ku ndodhej ikona e mrekullueshme e Familjes së Zotit, por, mbi të gjitha, edhe pranë varrit të Shën Kristaqit që është i njohur gjerësisht për përkujdesjen dhe mbrojtjen nga rreziqet e detit. Reliken e këtij shenjtori, Shebeniku e mori në vitin 1451 prej një kapllani grek, i cili e tërhoqi nga Kostandinopoja në çastin kur osmanët okupuan kryeqytetin e Perandorisë së Lindjes.

Në këtë mënyrë, pasi sigurova “mbrojtjen” e vetvetes, shpejtova për të hipur në avullore. Por dëshpërimi ishte i madh kur pashë se kisha të bëja me një anije të vogël, e cila mezi merrte 15 vetë, ndërsa në mesin e saj, në vend që të kishte një kaldajë dhe makineri të vogël me avull, ishte një pajisje e vogël sa një samovar!

Ç’është e vërteta, kam parë anije avullore edhe më ? vogla që përdoreshin për një ose së shumti dy vetë, që lëkundeshm nëpër kanalet e Venecias, qoftë edhe tek Kanali i Madh. Por diçka tjetër është deti i sotëm kur parashikohet se shpejt mund të fryjë tufani, për shkak të ndërrimit papritur të rrymave të ajrit.

Mbasi u dha sinjali, anija filloi të lëvizë dhe me këtë rast edhe mua më kaloi frika e “fëmijërisë”. Nisemi nga porti i Shebenikut, i cili duket edhe më i bukur nga shkëlqimi i agimit. Në vend që të drejtohej nga deti i hapur, avulloija u fut në një kanal të ngushtë që kishte shkëmbinj të lartë nga të dyja anët. Sikur edhe ata të ndienin ngushticën e kanalit, valët e detit përplaseshin në breg, por shkëmbinjtë e fortë qëndronin të palëkundur, duke i kthyer ato në shkumë dhe pika uji. Kështu që deti zemërohej, turbullohej dhe ulërinte duke u përpjekur të tregonte përsëri forcën e tij, por pa sukses.

Dielli filloi të shkëlqejë me rrezet e argjendta, ndërsa valët që përplaseshin në breg nxirmin të gjitha ngjyrat e ylberit. Gjithçka shkëlqen dhe duket si një dorë e padukshme, që në pëllëmbën e saj të mbuluar me një pëlhurë të qëndisur me ar mban rubinë, smeraldë dhe brilantë. Kanali ngushtohet gjithnjë e më tepër dhe ne po lundrojmë afër shkëmbinjve, që duken sikur do të na bien mbi kokë, dhe dashje padashje na përshkon frika. Fantazia që krijohet me këtë rast duket sikur paralajmëron afrimin e katastrofës. Nga të dyja anët e brigjeve shihen hapësira të mëdha sikur të jenë porte natyrorë. Aty-këtu ka ishuj të vegjël mbuluar me gjelbërim dhe midis tyre dallohen kasolle bujqish e peshkatarësh. Duken po ashtu kishëza dhe statuja të Shën Mërisë dhe Shën Jozefit, njëra më e bukur se tjetra. Këto janë merita të lundërtarëve që kanë kapërcyer rreziqet gjatë lundrimit nëpër det, dalmatët e devotshëm, shoqërues të mi në anije, që për nder të tyre heqin kapelët dhe mërmërisin lutje.

Papritmas kanali ngushtohet dhe duket sikur situata është pa zgjidhje. Hëpërhëre atë nuk e sheh, sepse rreth e rrotuli ka vetëm shkëmbinj që duken sikur formojnë një sallë të madbc. bazamenti i së cilës është deti, tavi është qielli i hapur, ndërsa r,. . c ianë shkëmbinjtë. Anija lëkundet pothuajse në pjerrësinë e një këndi të drejtë. Fryn një erë ndërmjet shkëmbinjve dhe duket sikur ajo buron nga një liqen. Nga larg, në ishull ndrit një kishëz e bardhë, ku mbi të shkëlqen stema e Shpëtimit të Shpirtit. Ky është ishulli i vogël Proklian dhe gjiri i detit që, në të vërtetë, është një liqen që mban emrin e tij.

Era e parashikuar “borea” po ndihet gjithnjë e më tepër. Anija jonë lëkundet nga të gjitha anët, valët godasin gjithnjë e më lart saj, që kohë pas kohe na lagin rrobat, madje gjithë fytyrën. Na duket sikur do të mbytemi. Një djersë e ftohtë më mbulon ballin, me një dorë mbahem fort pas një doreze, ndërsa me tjetrën mbahem aty ku të mundem, duke mbajtur edhe shënime nga ky lundrim detar. Pronarët e anijes dhe timonieri më afrohen e më shikojnë me kërshëri se çfarë po shkruaj me nxitim. Ndoshta atyre u erdhi mendimi se nga frika po shkruaja testamentin, prandaj më pyetën:

  • A ke shumë frikë?
  • Jo shumë, por ama kam pak, këtë nuk mund ta fsheh.
  • Ju lutem, prift, mos u friksoni, sepse po të ishim në ndonjë varkë me siguri që do të gjenim varrin këtu, por, ndërkohë që jemi në një anije avullore, shpresojmë se ajo do t’i përballojë valët.

Ç’është e vërteta një premtim i tillë për mua ishte shumë qetësues. Megjithatë, duke dashur që mendimet e mia te hkëputen nga ndonjë mënxyrë e këndshme, pyes të zotin e anijes

  • A ja vlen zotëri të keni një anije të tillë të vogël

  • Sikurtë kishavetëm një anije, fitimi do të ishte i rrezf uar, por edhe me tri të tjera kemi krijuar një shoqëri. Kështu që zotërojmë katër anije me vlerë 52 000 zlloti polake, por në të vërte-ë ato na kanë kushtuar 8 000. Të gjitha së bashku na sjellin një të ardhur bruto prej 8 200 zlloti. Në rast se njëra prej anijeve nuk është në rregull, atëherë e dyta apo e treta duhet të përballojë të ardhurat e saj. Në këtë mënyrë realizojmë pagat tona të kënaqshme.
  • A ju ndodhin shpesh avari në det? - pyes më tej dalmatin e përzemërt.
  • Ndonjëherë na ndodh, dhe në përgjithësi, disa anije të vogla çdo vit përfundojnë në fundin e detit. Veçanërisht në këto anë kërkohet një vëmendje më e madhe. Gjithashtu, duhet të kesh dhe njëfarë praktike për të parashikuar kohën, forcën e erërave e të tjera si këto. Unë, për shembull, pothuajse çdo ditë lundroj me këtë anije për në Skardonë. Transportoj postën, zgjidh interesat e njerëzve të atjeshëm, si dhe transportoj edhe mallra. Por, kur ka tufan nga ai që është sot, nuk do të lejoja që avullorja ime të nisej për rrugë. Në rast se gjatë lundrimit ndodh një furtunë e papritur duhet të strehohem bashkë me ekuipazhin tek këta gjijtë e shumtë bregdetarë, që ju prift sapo i patë. Se mos në tokë njeriu e ndjen veten më të sigurt? Pse, mos vallë, nuk ka aksidente me trenat, dalje vagonash nga linja hekurudhore dhe aksidente të tjerë, megjithëse udha e hekurit është e sheshtë?

Kishte të drejtë, mendova me veten, jeta jonë është një peligrinazh i vazhdueshëm plot me rreziqe, si për shpirtin, ashtu edhe për trupin. Vështirë është për të parashikuar se kur do të ndërpritet ndonjë jetë njerëzore, por:

Nëse dikush Zotit veten ia beson
Dhe me gjithë zemër dhe sinqeritet i beson Atij,
Me guxim mund të them: për mbrojtës kam Zotin
Dhe nuk i trembem asnjë tmerri nga toka.

Me këto përshtypje dhe grimca ngjarjesh, pak a shumë të kendshme, mbas dy orë lundrimi mbërritëm në Skardonë. Për te vizituar qytetin e sotëm mjaftojnë disa orë. Rruga kryesore, rdauvisht e gjerë dhe e mbuluar nga hijet epemëve, nga të dyja anët e saj ka shtëpi të bukura me mure prej guri, të ndërtuara kryesisht me shije. Ka disa rrugica të ngushta anësore, por të pastra, një shesh të vogël dhe një kishë e famullisë e ndërtuar në të. Prej 2000 banorëve që ka Skardona, gjysma e tyre janë katolikë, gjysma tjetër është e besimit ortodoks, bashkë me një kishë ortodokse.

Në kohët romake, Skardona ka qenë një qytet i shtrirë më shumë në jug të provincës Liburne, të cilën Titiusi e ndante nga Dalmacia e atëhershme me Kërkën e sotme. Se sa e lavdishme ka qenë Skardona në atë kohë, këtë e dëshmon rrethana se ajo ishte një nga tre qytetet ilire në të cilën pretori romak, gjatë vizitës së provincës, qëndroi më gjatë në këtë qytet për t’u takuar me banorët. Këtu ai bëri ligje, drejtoi gjyqe dhe zgjidhi probleme. Katërmbëdhjetë qytete të Libumës së atëhershme dhe disa të tjera të Japidisë, rrethina këto që banohen nga morlahët e sotëm, për zgjidhjen e çështjeve të tyre shkonin në Skardonë. Po ashtu vepronte edhe pjesa tjetër e popullsisë, ajo fshatare e të dyja provincave. Gjatë perandorëve romakë dhe atyre bizantinë në Skardonë lulëzoi tregtia. Këtu vinin shumë të huaj, ndërsa banorët gëzoheshin për mirëqenien që kishin. Pas sulmeve të avarëve, shkëlqimi i dikurshëm filloi të zvenitet, por ai ndriçoi diçka gjatë kohës së kroatëve. Më vonë, si rrjedhojë e luftërave të vazhdueshme, Skardona ra plotësisht.

Studiuesi Atë Farlati nuk dyshon se Skardona dritën e besimit të Shenjtë e mori që në shekujt e parë të kristianizmit, madje ajo kishte edhe peshkop. Në Sinodin e provincës saloniatane në vitin 530 ka qenë i pranishëm dhe nënshkroi vendimei e tij edhe peshkopi i Skardonës. Për praninë e peshkopit bëhet edhe në Sinodin e Delmetës në vitin 877. Në kohët e mëvonshi historia nuk flet për ndonjë peshkop të Skardonës. Vetëm atëherë ur, mbas shkatërrimit të Belgradit nga venedikasit, peshkopët belgradas e transferuan selinë e tyre në Skardonë. Në fund të shekuilit XIII, këtu u krijuan manastiret e Françeskanëve dhe Klarisekëve. Ky i fundit u financua nga Stanisllava, motra e Palit, princit të De Barberios. Familja e Barberëve atëherë ka qenë e famshme në gjithë Dalmacinë dhe zinte gjithë postet më të rëndësishëm. Prej pesë vëllezërve barberë, Pjetri ka qenë Bani i Kroacisë dhe Dalmacisë dhe, duke qenë në këtë post, i lehtësoi motrës së tij, Stanisllavës, të ndërtonte manastirin, ta pajiste atë dhe më vonë ai pranoi edhe veladonin e Shën Klarës.

Ndër një sërë personazhesh të shquar të Skardonës, vendin e parë, pa diskutim, e zë Paulini nga fisi i pasur dhe i famshëm i Drashkoviçëve, që ishte peshkopi i trembëdhjetë i këtushëm. Shkencën e tij të thellë e ndërthuri me ndershmërinë e tij të lartë dhe me veprimtarinë e tij të zjarrtë baritore. Ashtu si edhe Shën Thomai, peshkopi i Kantuarit, që luftoi me Henrikun II, mbretin e Anglisë; ashtu siç luftoi Shën Stanisllavi ynë me Bolesllavin e Guximshëm, ashtu edhe peshkopi Paulin, aty rreth vitit 1320, doli hapur kundër padrejtësive dhe krimeve ndaj njerëzve të Mlladin de Breberios, banit të Dalmacisë.

Atëherë kur as lutjet, as paralajmërimet nuk ndikuan te fajton, ai donte ta mallkonte në kishë. Bani, i zemëruar për këtë hap që kërkonte të ndërmerrte ai, donte ta friksonte me dënim me vdekje, madje sajoi edhe atentate të fshehta kundër jetës së tij.

Peshkopi i Shenjtë qëndroi fort me një bamirësi të guximshme nga ana e drejtësisë, shkatërroi Mlladinin pa u lëkundc dhe si një bari i devotshëm, ishte i gatshëm t’i paguante me jetë përpjekjet e tij për grigjën e Krishtit që i ishte besuar. Ndërko'- Mlladini porositi djalin e tij, Marek de Brebeviç, që të vriste -eshkopin. Si person pa dinjitet që ishte, ai zbatoi urdhërin. M- dorën e tij në shpatë kreu këtë krim. Kjo ngjarje ngjalli një zcmërim të madh në gjithë popullsinë e Dalmacisë, saqë me vullnet të lirë vendosën t’u dorëzohen venedikasve. Por ndërkohë, mbreti Karl i Hungarisë mbërriti në çastin e duhur dhe, për të ulur gjakrat, burgosi Mlladinin, të cilit iu vunë prangat në duar ashtu si dikur edhe kriminelëve të tjerë. Kështu, ai u largua nga kjo botë në errësirën e skutave hungareze.

Kur osmanët filluan sulmet ndaj Dalmacisë në fillimet e shekullit XVI nëpërmjet Bosnjës fqinje, peshkopi i Skardonës Tomashi, me porosi të Papa Leonit X, rendi drejt Perandorit Karli V për t’i kërkuar ndihmë. Kur këtë ndihmë nuk e mori as nga perandori dhe as nga Hungaria, për fat të keq, atëherë osmanët morën Skardonën dhe nën thundrën e tyre e mbajtën atë për më shumë se 160 vjet. Se si ka qenë gjendja e krishtërimit në ato kohëra në gjithë rrethinën, është e lehtë për ta menduar.

Në vitin e dytë të luftës së Kretës, në vitin 1647, Leonard Foscolo, që komandonte flotën dhe gjithë trupën ushtarake të Dalmacisë, hyri në Skardonë dhe e mori atë nga duart e osmanëve. Megjithatë, dy vjet më pas, osmanët e morën përsëri Skardonën ose si rrjedhojë e tradhtisë, ose e blerjes me para. Kësaj herë ata u hakmorën ndaj banorëve pa asnjë mëshirë. Vrasjet dhe flakët shkatërruan qytetin që dikur lulëzonte dhe e kthyen në varrezë, duke lënë pas një gërmadhë. Gjatë luftës së Peloponezit të vitit 1683 dhe menjëherë pas ndihmës së dhënë nga Vjena, osmanët u ndodhën ndërmjet dy zjarreve. Vetë banorët e Zarës Në vitin e dytë të luftës së Kretës, në vitin 1647, Leonard Foscolo, që komandonte flotën dhe gjithë trupën ushtarake të Dalmacisë, hyri në Skardonë dhe e mori atë nga duart e osmanëve. Megjithatë, dy vjet më pas, osmanët e morën përsëri Skardonën ose si rrjedhojë e tradhtisë, ose e blerjes me para. Kësaj herë ata u hakmorën ndaj banorëve pa asnjë mëshirë. Vrasjet dhe flakët shkatërruan qytetin që dikur lulëzonte dhe e kthyen në varrezë, duke lënë pas një gërmadhë. Gjatë luftës së Peloponezit të vitit 1683 dhe menjëherë pas ndihmës së dhënë nga Vjena, osmanët u ndodhën ndërmjet dy zjarreve. Vetë banorët e Zarës.

Tradita vendase flet për burrërinë e fiseve sllave morlahe në çlirimiri e Skardonës nga duart e osmanëve. Me sa duket këtë e konfirmojnë disa dekrete të Senatit të Venecias. Ka të ngjarë se, pa ndihmën e luftëlarëve malësorë, asnjëherë luani i Shën Markut nuh do të zbukuronte këtë qytet shumë të rëndësishëm, për sa i pc.'.ci shtrirjes gjeografike të tij. Prej kohëve shumë të hershme, nga këto anë kalonte rruga që lidhte Adriatikun me pjesën e brendshme të Dahnacisë dhe më tej për në Alpet Dinarike, me koionitë romake në Bosnjë, me fiset e tjerë sllavë e deri në brigjet e Danubit. Prej monumenteve më të hershëm, vetëm në rrethinat e qytetit kanë mbetur gërmadhat e kalasë së dikurshme kroate së bashku me torën e rrumbullaktë mbrojtëse, si edhe çdo fortifikim tjetër i kësaj epoke.

Hapat e para në Skardonë i drejtova për në kishë. Ishte ditë e zakonshme, megjithatë atje gjeta shumë njerëz duke u falur dhe duke cituar Sakramentet e Shenjta. Pas pak hyri kapllani që zhvilloi Meshën e Shenjtë. Ai ishte Atë Marko Vezhiçi, vikari i kishës me të cilin sapo u njoha. Me mikpritjen sllave më ftoi menjëherë të shkoja tek ai që luante me tamburo, duke kënduar një këngë kroate për heronjtë e kaluar të popullit të vet. Ai mbante edhe një instrument tjetër të ngjashëm me kitarën, i vogël sa pëllëmba e dorës, ku tingujt melodikë dilnin nga katër kordat metalike të tij nëpërmjet një pende pate. Atë Vezhiçi më tha se ky instrument dëfryes gjendet në çdo shtëpi.

Mbas një bisede të gjatë për marrëdhëniet fetare në Dalmaci dolëm në qytet për të parë kazinotë, ku gjetëm ndoshta nja dhjetë gazeta serbe, kroate dhe italiane të ngjyrave të ndryshme politike. Për mua kjo ishte një dëshmi tjetër se jeta kulturore intelektuale këtu duhet të lulëzojë përderisa në një numër banorësh kaq të vogël gjendet edhe një lokal i përshtatshëm për leksione dhe i fumizuar mirë me “ushqim shpirtëror”, vetëm e vetëm që ai të mos përzihet me “helmin”.

Më kishte mbetur ende shumë kohë për t’u kthyer nevulloren me të cilën kisha ardhur, prandaj vendosëm të përfitojmë nga koha dhe të shkojmë në ujvarën e Kërkës (Krki). Disa minuta pasi vendosëm për këtë, porositëm disa kuaj të fuqishëm që ishin lidhur në pjesën e parme të kaloshinës. Sapo u ulëm, kuajt u nisën me revan. Karrocieri me një kapelë të vogël, në fakt me një shami në kokë, nuk kishte nevojë të përdorte kamzhikun, por mjaftonte të mbante fort frerët në duar për të mos patur ndonjë dëmtim prej kuajve osmanë dalmatë. Kështu, kaluam qytetin dhe periferinë e tij. Më pas kaluam në një rrugë malore që gjarpëronte vazhdimisht nëpër shkëmbinj, buzë greminës. Deri në këtë vend formohej një kanal i ngushtë, i mbyllur nga të dyja anët me shkëmbinj, ku në tabanin e tyre mezi jeshilojnë pemë dhe kaçube të pakta.

Sa më larg shkojmë, aq më shumë ngushtohet kanali, ndërsa rruga mbi të është me kthesa të shumta, saqë detyrohemi të kalojmë edhe nëpër kthesa të thikta. Rrethinat këtu janë gjithnjë e më të bukura, sepse ka më shumë gjelbërim dhe akacjet e mrekullueshme pa gjemba bëjnë më shumë hije. Pamjen e zbukurojnë gjithashtu edhe lloje të ndryshëm zogjsh detarë, që janë të shumtë në numër, si edhe tufa derrash apo kriça gomerësh që kullosin në një lëndinë që shtrihet buzë detit.

Si rrjedhojë e ndryshimit të ngjyrave të ujit të kanalit, ai nga ngjyrë e errët kthehet në jeshile të errët, pastaj në blu të thellë, të cilat varen nga përqindja e ujit të ëmbël që përmban Kërka. Sa më shumë i afrohemi ujvarës, aq më shumë gjelbërim dhe hije ka. Shikojmë ishuj të mëdhenj e të vegjël, pyje ku rriten pemë të llojeve të ndryshme. Midis shkëmbinjve të mëdhenj që shtrihen nga të dyja anët të bëjnë përshtypje të këndshme dhe ië habitshme këto oaze të pasura me bimësi, me fole zogjsh të shumtë dhe, me siguri, edhe me skuta të fshehta për kafshë të ndryshmc Panorama zbukurohet edhe më tej kur, mbas një kthese të fortë «ë buzë të greminës, malet zbulojnë gjithë brendësinë e grykës n ërmjet së cilës Kërka lidhet drejtpërdrejt me detin.

Në tre tarracat e Kërkës, uji bie poshtë prej k-tësive të mëdha dhe duke goditur shkëmbinjtë ndahet në rrëke më të vogla, majtas dhe djathtas, të cilat është vështirë të nuinërohen. Disa shpërthejnë nën shkëmbinjtë si shatërvanë, të tjerëi krijojnë kaskada më të vogla dhe prapë shndërrohen në spërkala dhe shkumë që shpëmdahen nga tre anët e ujvarës. Përreth formohet një kurorë me rrepër, akacje, blirë, qiparise, shkurre dhe një bimësi e hardisur. Dhe çfarë të thuash për to’. Kur dielli i shndrit, ato me shkëlqimin e tij nxjerrin të gjitha ngjyrat e ylberit.

Dora e njeriut shfrytëzoi disa nga rrymat e forta të ujërave që burojnë nga shkëmbinjtë. Disa prej tyre i drejtoi për në mullinjtë që ndodhen këtu afer, të tjerat nëpërmjet makinerive të ndryshme i pompoi dhe nëpërmjet tubave i dërgoi në një lartësi prej 185 metrave. Ky konstruksion i habitshëm shërben si ujësjellës për qytetin e Shebenikut, prandaj është për t’u patur zili për këtë qytezë të vogël, sepse uji i Kërkës përmban elementët më të mirë e më të shëndetshëm.

Ka edhe synime për përdorimin e ujvarës në prodhimin e energjisë elektrike. Këtu ka qenë një ekip inxhinierësh që studioi terrenin përreth. Nëse projekti do të realizohet, po apo jo, këtë nuk e di, por në çdo rast kjo dhuratë e natyrës, e pashfrytëzuar nuk duhet të humbasë në ujërat e detit.

Pronari i përzemërt i mullinjve na dha disa shoqërues për të na shëtitur me varkë anën tjetër të Kërkës. Prej këndej, në njëfarë lartësie, pamja mbi ujvarën është edhe më e bukur. Nuk do të përpiqem të përshkruaj këto mrekulli të natyrës, sepse për këtë duhet të jesh poet, por, edhe po të jesh i tillë, mund të përshkruash vetëm një fragment të saj.

Më nxitën të vizitoj disa vende të pjesës veriore të Kërkës që shtrihen sipër ujvarës. Në një shtrat të gjerë lumi ndodhet një ishull me një manastir të famshëm të Etërve Françeskanë. Me të lidhen shumë ngjarje nga historia e kishës kroate, veçanërisht nga koha e pushtimit osman.

Fatkeqësisht mungesa e kohës nuk më lejoi t’i vizitoj ato, prandaj u përshëndeta me koloninë e mullixhinjve vendas, hipa në kaloshinë dhe u nisa për t’u kthyer në Skardonë. Ishte mbasdite dhe migët e qytetit u gjallëruan shumë. Në një vend të gjerë takojmë disa kaloshina, ku pranë tyre qëndronin boshnjakë myslimanë, me çallma në kokë dhe me veshje piktoreske. Fytyrat e tyre ishin të nxira nga dielli, ose çehrën natyrore e kishin brune, këtë nuk e di. Megjithatë ishin të zgjuar, energjikë dhe të fuqishëm. Ata vinë këtu dhe '.ëndrojnë disa ditë për të blerë kripë dhe në këmbim sjellin drithë për të shitur.

Duke kaluar afer shkollës, në hyrje të saj vura re një ikonë të Shën Hieronimit. Banorët e nderojnë atë si patronin e tyre, madje thonë se ai lindi në Skardonë. Megjithatë gojëdhëna thotë se ai nuk lindi atje, por pak më tutje, në Strigonium, fshat ky që shtrihet pranë Kninit. Aty lindi Ati i shquar dhe Doktori i Kishës, patroni i gjithë Dalmacisë.

Pak i lodhur dhe i uritur siç isha, me shoqëruesin tim Atë Mark Vezhiçin, shkuam për të ngrënë. Për çudi, në një qytet kaq të vogël u gjet një kuzhiniere e ndershme që përgatiti një drekë përrallore e të pasur dhe me çmim goxha të ulët. Me sa duket “shfrytëzimi” i industrializimit bashkëkohor nuk ka mbërritur ende në këtë tokë sllave dhe këtu udhëtarin e trajtojnë më tepër si mik sesa si një të huaj.

Me ndjenjën e mirënjohjes në zemër dhe me përshtypje të shumta dhe të këndshme u ktheva në anijen time të vogël për t’u nisur prapë për në Shebenik. Furtuna zhurmonte edhe më furishëm se sa paradite. Valët e detit ngriheshin lart aq papritur, saqë ishin edhe çaste që dukej sikur “samovari” ynë do të shpërthente. Dhe atëherë kur zjarri shuhet në makinerinë e anijes duhet të kërkosh diku për të gjeiur një varr në fund të detit ose të përfundosh në barkun e peshkaqenëve. Por në saje të mirësisë së Zotit dhe përkujdesjes së Shën Kristos, ne nuk na ndodhi asnjë aventurë e tillë dhe, me të mbërritur në Shebenik, mora menjëherë plaçkat e udhëtimit nga hoteli dhe u nisa për në “zelaznica”, kështu e quajnë këtu hekurudhën, për të bërë një udhëtim të këndshëm nëpër luginën e Demishit dhe për në Knin.

info@balkancultureheritage.com