Skelat në liqen dhe në lum
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Skelat në liqen dhe në lum

Një sërë qytetesh lidheshin me detin nëpërmjet skelave buzë lumenjve (Lissi, Apollonia, Ambrakia) ose liqeneve të lidhura me detin po nëpërmjet lumenjve (Desilo, Xarona, Scodra).

Për lundrimin e hershëm lumor, që në shek IV p.e.s., sërish na bën të ditur Scylaxi, sipas të cilit “Pas Nestëve vjen lumi Narona. Thellësia e këtij lumi është aq e madhe sa nëpër të mund të lundrojnë edhe anije me tri serë lopatash (SCYL. Manloi 24)”. Ndryshe nga sot, kur si pasojë e prerjes së pyjeve në mesjetë u lartësuan konet e depozitimit të lumenjve në det, me pasojë zgjerimin dhe cekimin e tyre, lumenjtë lundroheshin deri në krahinat e thella deri vonë.

Lissi dhe skela e tij, duke huazuar figuracionin e Ana Komnenas, ndodhet në vendin ku “kalon lumi i lundrueshëm Drymon (Drin, Dreinos, Oriund), i cili para se të derdhet në Adriatik ia lan këmbët Elissusit (ALEX. 12. 9. 321)”. Skela lumore e shtrënguar mes dy kullave kuadratike, ndodhet në traktin ku qyteti i fortifikuar prek Drinin (fig. 29)42. Muret e kullave, të punuara me muraturë të njëjtë me atë të mureve rrethuese të v 385 p.e.s., e datojnë edhe skelën në po këtë vit. Praninë e kësaj skele e bën të ditur Cezari, sipas të cilit “Antoni, pasi i zbriti te gjitha trupat ushtarake..., pjesën më të madhe të anijeve e ktheu ne Itali. Pontonet (pontoones) qe janë një lloj anijesh gale i la në Lis... I biri i Pompeut që komandonte flotën Egjiptiane...erdhi vetë në Liss ku i sulmoi 30 anijet tregtare që kishte lënë Antoni brenda skelës dhe u vuri flakën” (CAES. civ 3.29,40). Si e tillë, ndonëse me kapacitet të mjaftueshëm akostimi, kjo skelë pranonte vetëm anije me fund të flashkët.

Për anijet e rënda Lissi kishte skelën e tij personale, Nimfeun, për të cilën na bën të ditur po Cezari: “Tanët gjetën limanin e quajtur Nymfe, tre mijë hapa larg nga Lisi dhe hynë këtu me gjithë anijet, duke e vlerësuar rrezikun e stuhisë më të vogël se atë të flotës armike. Kjo skelë ishte i mbrojtur nga era Africus (PJP), por nuk ishte i siguruar nga era Auster (J). Posa hyri flota në këtë liman, me një kthim te çuditshëm te fatit, Africus, që frynte dy ditë më radhë u kthye ne Auster’ (CAES. civ 3.26). Largësia prej 3000 hapash e Nimfeut nga Lisi (4.94 km), përputhet mjaft mirë me largësinë 5.2 km Shën Gjin-Liss, çka e lokalizon pa mëdyshje Nimfeun në këtë skelë.

Për nga rëndësia strategjike Nimfeu (Shën Gjini), qyteti skelë më jugor i shtetit marinar të ardianëve, vazhdoi të jetë bazë navale edhe e ditëve të fundit të luftës së ftohët.

Scodra (Shkodra), lidhet nëpërmjet Bunës (Barbana) si me liqenin e Shkodrës (Lacus Labeatis), ashtu edhe detin Adriatik. Duke e përshkruar qytetin, Tit Livi shkruante se “Genti e kish zgjedhur Scodran si fortesë të gjithë mbretërisë, meqenëse ajo ishte vendi më i fortë i Labeateve dhe i vështirë për t’u afruar. Ky qytet rrethohet prej dy lumenjsh: prej Klausalos (Kirit), që rrjedh nga ana lindore pranë qytetit dhe në perëndim nga Barbana, lumë që buron nga liqeni Labeat. Në ketë kohë Genti i hipi anijes dhe duke lundruar nëpër lumin Barbana hyri në liqenin Labeat... Atë e gënjente shpresa se i vëilai Karavanti do të vinte me shumë mijëra ushtarë të mbledhur në viset ku ishte dërguar, por meqë këto dështuan, pas tri ditësh u kthye në Scodra, gjithnjë nëpër rrjedhë të lumit” (LIV. 44.31).

Në anën jugore të qytetit të fortifikuar, buzë Drinit, është zbuluar muri i skelës së periudhës romake, në të cilin janë ripërdorur blloqe të latuara poligonale, identike me ata të fortifikimit. Po këtu janë gjetur dhe detajet arkitektonike të një tempulli romak korintik, gjasisht dedikuar Neptunit. Si e tillë këtu duket se ka qenë edhe dhe skela antike e përmendur nga Livi.

Simboli i anijes ushtarake Liburna në monedhat e qytetit të prera në shek. III p.e.s., dëshmon po aq praninë e skelës dhe rëndësinë e lundrimit detar.

Desilo ndodhet në fshatin Bajovci (Bosnje), në bregun jugor të lagunës së Hutovo Blatos. Laguna që lidhej me lumin Narona, shërbente si port i brendshëm (portns introitus), për ruajtjen e anijeve nga moti i keq.

Në Desilo, laguna ndërfutet në tokë, duke qarkuar një kodër të ulët. Këtu është zbuluar dhe një bankinë 20 m e gjatë, e punuar me muraturë të çregullt poligonale, gjasisht e hekurit të hershëm. Në murin e saj, në të njëjtën lartësi, ruhen boshllëqet e unazave të ankorimit të barkave. Thellë në ujërat e lagunës janë gjetur 30 barka të mbytura, të ngarkuara me amfora të shek. II p.e.s.

Skela ndodhet 6 km larg lumit Narona, 12 km larg nga qyteti i njëemërt dhe 16 km nga deti Adriatik. Rreth 100 m larg saj shtrihet një vendbanim eneolitik (2400 p.e.s.) me vazhdimësi në periudhën e bronzit (XI p.e.s.), çka tregon se skela ka qenë e njohur që nga kohët më të hershme.

Apollonia, lidhej me detin nëpërmjet lumit Aoos (Vjosë), i cili sipas Plinit i kalonte 4 milje (5,9 km) larg qytetit (Plin. n.h. 2.). Ndonëse sot Apollonia është 8 km larg nga detit, deri në shek. I e.s., 5.5 km para Apollonisë gjendej një lagunë, rudiment i një gjiri detar ku derdhej lumi Aoos. Lundrimin në këtë lumë na e bën të njohur Tit Livi, cili shkruan se në v. 214 p.e.s. “Filipi (i 5. i Maqedonisë), pasi u fut përpjetë lumit me njëqind e njëzet anije, u përpoq të merrte Apolloninë (LIV. 24. 40)”. Skela lumore ku janë zbuluar blloqe të shumta të latuara, ndodhet në rrëzë të një kodre në fshatin Sop. Skela gjendet 400 m larg hyrjes jugore të qytetit, buzë shtratit të dikurshëm të lumit Aoos të cilin vendasit e quajnë “Lumi i Vdekur”. Lart në këtë kodër ngrihej një tempull, i cili i kushtohej Poseidonit, hyut të lundrimit, ose Aferditës, mbrojtëses së lundërtarëve

info@balkancultureheritage.com