Sulltan Mehemmedi III 1595-1603
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Mehemmedi III 1595-1603

Me këmbënguljen e jeniçerëve, Sulltan Mehemmedi III u nis për luftë në vitin 1004/1596, në krye të Ordu-ju Hymajun. Ai u shoqërua nga Sa'adeddin Efendiu (1536-1599), historiani i famshëm dhe autori i veprës Taxhu't Tevarih (Kurora e historive), mjeshtër i sulltanit dhe i babait të tij, Muradit III.

Hapja e kështjellës Egri (Egri) ndaj Islamit 1004/1596

Ordu-ju Hymajim arriti në Segedin ku u informua për rrethimin e kështjellës osmane të Hatvanit nga austriakët. Menjëherë u dërgua një forcë ushtarake osmane, por kështjella ra në duart e armikut para arritjes së asaj force. Megjithatë, ushtria osmane rrethoi një kështjellë tjetër, kështjellën e Egrit dhe sulltani, ashtu siç veproi dhe Halifi Omer b. Hattabi, i dha armikut një ultimatum, sipas të cilit ata ose duhet të përqafonin Islamin, ose duhet të dorëzoheshin dhe të shkonin të qetë kudo që të dëshironin, në të kundërt ata do të përballeshin me luftën. Austriakët vendosën të luftonin dhe ushtria osmane e rimori kështjellën në vitin 1005/1596.

Beteja e Haçovës 1005/1596

Kur Ordu-ju Hymajun mbërrit në Haçovë, ajo u përball me një forcë të krishterë prej 300.000 luftëtarësh të komanduar nga Arkiduka Maksimiljani, vëllai i Perandorit të Gjermanise dhe Austrisë. Në këtë forcë ishin angazhuar austriakë, hungarezë, spanjollë, çekë, polakë, ushtarakë nga Firenca, Erdeli dhe Papati, dhe kishin në zotërim 100 armë zjarri. Sipas një dëshmitari, historianit të famshëm osman, Peçuji Ibrahimit, ushtria osmane përbëhej nga 100.000 luftëtarë. Në ditën e dytë të betejës, austriakët ndërmorën një sulm të ashpër kundër qendrës së ushtrisë osmane, duke e vënë atë në pështjellim, duke i shpërndarë ushtarët dhe duke shkaktuar ikjen e shumë jeniçerëve dhe spahive. Ky ishte, për të cituar Na'imën, i njëjti pozicion në të cilin ishin gjendur muslimanët gjatë betejës së Hendekut në vitin 5/672, që në Kur'an përshkruhet në këtë mënyrë: "... zemrat ju erdhën në fyt ../,232 [el-Ahzab, 10]. Sulltan Mehemmedi III ishte duke kalëruar mbi kalin e tij duke mbajtur burden e Hazreti Muhammedit (Paqja qoftë me të), nën Sanxhakëu Sherifin (Flamuri i Ndershëm i Profetit s.a.v.s), kur Sa'deddin Efendiu (1536-1599) i mbajti fort frerët e kalit të sulltanit dhe i tha atij: "O Sulltani im! Mendimi i drejtë është që ju të qëndroni me vendosmëri në vendin tuaj; për arsye se është luftë dhe pjesa më e madhe e betejave që janë zhvilluar në kohën e paraardhësve tuaj u zhvilluan në këtë mënyrë, dhe inshallah në saj të mrekullisë së Muhammedit, Paqja qoftë me të, fitorja do të jetë në krahun e muslimanëve, gëzohu." Sa'deddin Efendiu vazhdoi ti kujtonte sulltanit se "fitorja arrihet me këmbëngulje" dhe citoi këto vargje nga Kur'ani:

"Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi".

Ushtarët austriakë hynë në tendat qendrore osmane dhe filluan të plaçkitnin, por kuzhinierët, druvarët dhe shërbyesit e tjerë të Ordu-ju Hymajunit arritën të mbroheshin dhe t' i sulmonin me sëpata duke bërë që armiqtë të largoheshin të terrorizuar. Ata thirrën: "Kafir kaçdë" (kafirët, jobesimtarët ia mbathën). Ky akt i guximshëm i nxiti ushtarët osmanë për t'u kthyer dhe për ta mundur armikun në tetor 1596, duke marrë edhe 95 armë zjarri (topa) nga gjermanët. Sulltan Mehem-medi III, më pas, u kthye në Stamboll dhe osmanët nuk e shfrytëzuan këtë fitore për të përparuar më tej. Peçuji, një nga dëshmitarët e kësaj beteje, shkroi: "Ishte pothuajse e sigurt se nëse sulltani do të kishte kaluar dimrin në Budin apo në Beograd, dhe të ishte rihedhur në sulm kundër austriakëve, do të kishte qenë e mundur që të merrte të gjithë territorin deri në Vjenë, dhe të lidhte një traktat paqeje me kushte shumë të favorshme për të. Por, ushtria u kthye në Stamboll dhe u tregua zemërbutë për çështjet e luftës; në këtë mënyrë, armiku shfrytëzoi rastin për të marrë veten dhe për tu përgatitur për luftë."

Sadrazami Ibrahim Pasha së bashku me Hasan Pashanë rrethuan kështjellën e Kanixhes, që më pas u dorëzua. Por, osmanët me shpirtgjerësi i udhëhoqën banorët e saj në vend të sigurt dhe iu dhanë 200 deve për të transportuar orenditë e tyre, ku përfshiheshin edhe djepe dhe kotece pulash. Në vitin 1600, Hasan Pasha u emërua Bejlerbej dhe u caktua si mbrojtës i Kanixhes.

Rrethimi i Kanixhes nga të krishterët

Një vit më pas, Arkiduka Ferdinandi në krye të një ushtrie shumë të madhe rrethoi kështjellën e Kanixhes, që ishte kthyer bashkë me rrethinat e saj në një vakëf për el-Medine el-Munevveres. Si përfaqësues të Hilafetit, osmanët shpesh i caktonin këto vakëfe për vendet e shenjta të Islamit.

Tirjaki Hasan Pasha me zgjuarsi i vuri në lojë austriakët kundër hungarezëve. Për pasojë, marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan dhe hungarezët u tërhoqën nga fushë-beteja. Por, Arkiduka Matijas, që iu kishte marrë muslimanëve Stoli Beogradin (Sekeshfehervarin), iu bashkua forcave rrethuese. Edhe pse numri i forcave mbrojtëse të kështjellës Kanixhe ishte vetëm 4.000, Tirjaki Hasan Pasha i dha disa goditje të rënda kundërshtarit, që humbi rreth 18.000 ushtarë. Vëllai i Papës u plagos rëndë në këtë betejë dhe më pas vdiq. Hasan Pasha, më 18 Tetor 1601, organizoi një sulm tjetër të guximshëm gjatë të cilit iu mori kundërshtarëve 45 armë zjarri (topa). Edhe pse Arkiduka Ferdinand iu përgjigj me një kundërsulm të padobishëm, gjatë të cilit humbi dhe 30.000 ushtarë, ai përfundimisht, u largua i turpëruar bashkë me 100 nga njerëzit e tij duke lënë thesarin dhe pajimet në fushën e luftës. Osmanët kishin marrë një mësim të hidhur nga armiqtë në Haçova, kur lakmia e tyre pas plaçkës së luftës e ktheu fitoren në një humbje shkatërrimtare. Për këtë arsye, Hasan Pasha i urdhëroi me vendosmëri gazinjtë që të mos preknin asgjë para se armiku të tërhiqej plotësisht nga fusha e betejës. Respekti i tyre ndaj prijësit u tregua qartë me zbatimin në mënyrë të rreptë të porosisë së tij. Madje, ata pritën dhe ardhjen e Hasan Pashait një ditë më vonë për tua shpërndarë atyre ganimetin. Hasan Pasha hyri në tendën e Ferdinandit, fali dy rekate të shukr namazit dhe u përlot duke falënderuar Allahun ë Plotfuqishëm për fitoren e madhe. Pasi nguli shpatën e tij në mesin e fronit të Ferdinandit, ai u ul mbi fron. Më pas, ai thirri shtatë luftëtarët e parë muxhahidinë që hynë në tendën e Arkidukës dhe iu tha: "Gjithçka, me përjashtim të fronit dhe municioneve në këtë tendë është e juaja." Ganimeti që përfituan ata nga kjo luftë ishte kaq i madh, sa që iu desh dy muaj kohë për ti dërguar ato (pistoleta, pushkë, municione etj.) në kështjellën e Kanixhes. Tirjaki Hasan Pasha u ngrit në rangim e vezirit dhe shumë persona të tjerë që kishin luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fitore u shpërblyen me bollëk.

Sulltani osman, Halifi i Muslimanëve, dërgoi për Hasan Pashanë dhe mbrojtësit e kështjellës së Kanixhes, Hatt-ë Hymajunin (Dekretin Qiellor) e mëposhtëm:

"Falënderimi i qoftë Allahut që na zgjodhi ne mes shumë robërve besimtarë të Tij dhe na dhuroi shumë fitore ndaj çështjes së muslimanëve, ndërsa përshëndetja qoftë mbi Zotëri-në e Profetëve." Më pas: "Ti je Bejlerbeu i Kanixhes dhe shërbyesi im me përvojë, dhe i maturi Vezir Hasan Pasha. Në këtë vit fatlum Ummetit të Muhammedit i është dhënë Ndihma Hyjnore dhe shërbimi që ke dhënë ti është paraqitur para portës më të lartë, përpjekja jote e palodhshme është vlerësuar, dhe emri yt është gdhendur mes emrave të fisnikëve të tjerë. Të uroj lumturi. Të jap titullin e Vezirit,.."

Mihaili, vojvoda rebel i Eflakut, e kishte kuptuar në atë kohë që ai nuk mund tiu rezistonte sulmeve osmane dhe për këtë arsye u largua drejt Erdelit. Por, ai u ekzekutua në vitin 1010/1601 nga Basta, komandanti austriak që kishte lakmitë e tij në Erdel.

Marrëdhëniet me jashtë

Në atë kohë, osmanët mermin tagra nga vendet fqinje. Venediku paguante tagër për tokat që zotëronte pranë territorit osman, ndërsa austriakët paguanin çdo vit 30.000 dukate floriri. Ata, gjithashtu, iu dërgonin dhurata komandantit osman të kështjellës Estergon, guvernatorit të Budinit, Kadiut të Budinit dhe fisnikëve të Devletit Osman.

Polonia ishte përpjekur disa herë, edhe pse pa dobi, të nxiste vojvodat e Bogdanit kundër osmanëve, por ajo vetë në fund u nënshtrua nga osmanët dhe nga kalorësit e Krimesë. Pas kësaj, polakët u detyruan t'iu paguanin tagër Devletit Osman si dhe Hanatit të Krimesë. Kjo ngjarje nuk përmendet në librin e Lord Kinrosit.

Në shekullin e 16-të, Rusia nuk kishte asnjë lloj marrëdhënie të rëndësishme me Devletin Osman, edhe pse rusët ishin hedhur disa herë në sulm kundër Hanatit të Krimesë dhe iu paguanin tagër atyre. Përfundimisht, ata pushtuan të gjitha territoret e Hanatit të Kazanit.

Gjatë viteve të sundimit të Sylejmanit të Madhërishëm, spanjollët dhe austriakët kishin krijuar marrëdhënie armiqësore me Francën, ndërsa Devleti Osman lidhi një marrëveshje me Francën kundër tyre. Gjatë periudhës së Sulltanit të Madhërishëm, në kulmin e fuqisë së tij, Devleti Osman përdori ndikimin dhe prestigjin e tij për të liruar Mbretin e Francës Fransua I, nga burgu i Karlit V. Për të mbështetur Francën kundër armiqve të përbashkët, Sulltan Sylejmani i dha Francës disa lehtësime në fushën e tregtisë, që i përjashtoi tregtarët francezë nga pagesa e çfarëdo takse jashtë taksës doganore, si dhe u dha të drejtën që mosmarrëveshjet mes njëri-tjetrit ti zgjidhnin nëpërmjet konsujve të tyre. Gjithashtu, atyre iu dha dhe e drejta për të përdorur përkthyes, ndërkohë që të gjitha rastet, në të cilat përfshiheshin më shumë se 44.000 akçe, duhej të trajtoheshin para Kadiaskerit. Këto privilegje nuk patën ndonjë ndikim të rëndësishëm mbi Devletin Osman të shekullit të 16-të, por me kalimin e kohës këto i shkaktuan padrejtësi të mëdha dhe turpërim, që më pas, madje u njohën edhe me emërtimin "kapitulacione".

info@balkancultureheritage.com