Tatëpjeta dhe rënia e Perandorisë Bizantine 1282 - 1453
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tatëpjeta dhe rënia e Perandorisë Bizantine 1282 - 1453

~Georg Ostrogorski

Grupi i parë i historiografëve të kësaj periudhe përbëhet nga Gjergj Pahimeri, Niqifor Gregora dhe Johan Kantakuzeni. Për veprën e Gjergj Pahimerit, e cila arrin deri në vitin 1308 (shih në hyrjen e kreut të shtatë). Për periudhën e parë të mbretërimit të Andronikut II kjo vepër është po aq e rëndësishme sa edhe për periudhën paraardhëse të Mihalit VIII.

Kjo vepër jep njoftime ndër të tjera mbi pushtimin turk të Azisë së Vogël, mbi marrëdhëniet bizantino-serbe të kohës së zhvillimit të Serbisë nën mbretin Milutin. Ajo jep një përshkrim të hollësishëm të ekspeditës aventurore të kompanisë katalane. Megjithatë kjo vepër duhet të ballafaqohet me tregimin e katallanit Muntaner, pjesëmarrës i kësaj ekspedite të shkruar me një tendencë të kundërt. Vlerë akoma më të madhe ka vepra e Niqifor Gregorës, titulluar Romaike historia, një titull thellësisht kuptimplotë, e cila pasqyron lidhjen e bizantinëve pas traditave shtetërore romane. Kjo Histori e Bizantinëve trajton në 37 libra periudhën që nga viti 1204 deri më 1359. Periudha afërsisht deri në vitin 1320 është trajtuar shkurtimisht në vetëm tri libra ndërsa epoka bashkëkohore e autorit trajtohet në mënyrë më të hollësishme në 30 libra. Niqifor Gregora (1290/91-1360)2 është një nga figurat më të shënuara të shek. XIV dhe një nga sundimtarët më të rëndësishëm dhe më prodhimtarë të Bizantit. Ai shkroi mbi të gjitha fushat e diturisë së kohës së tij. Vepra e tij historike është e pasur me njoftime të rëndësishme. Ajo hedh dritë mbi shumë çështje kushtetore, administrative dhe ekonomike, të cilat nuk janë prekur nga historiografia tjetër mesjetare. Paraqitja e ngjarjeve është e gjallë dhe e besueshme. Vetëm kur trajton mosmarrëveshjet hezikastike, në të cilat Gregora mori pjesë aktivisht në dhjetëvjeçarin e gjashtë të shek. XIV, si udhëheqës i antihezikastëve, vepra e humb plotësisht objektivitetin e vet dhe shndërrohet në një trajtesë prolikse të rëndë dhe tendencioze, e mbingarkuar me citate tekstesh zyrtare. Krahas veprës së tij historike, midis shkrimeve të shumta që na kanë arritur nga Gregora, ato që kanë rëndësinë më të madhe si burime janë kryesisht letrat.4 Vepra e famshme historike e perandorit Johan VI Kantakuzeni (1341-1354), ecila nis me hipjen në fron të Andronikut III më 1320 dhe mbyllet disa vite pas abdikimit të autorit, ka formën e një memoriali. Ajo ndjek qëllime apologjetike ndaj një burri shteti që abdikoi. Kantakuzeni kërkon të nxjerrë në dritë aktivitetin e vet, duke heshtur ose duke korrigjuar shpesh fakte që atij nuk i shkojnë për shtat. Për këtë arsye duhen marrë me kujdes njoftimet e tij. Megjithatë, në tërësinë e vet njoftimet që ai jep janë të vërteta por vetëm këndi nga i cili i vështron faktet është tendencioz. Paraqitja e këtij statisti me eksperiencë aq të pasur, e cila shpesh herë mbështetet mbi ditare, disa herë edhe mbi dokumente, na jep një sasi të madhe njoftimesh të rëndësishme. Ajo ka një vlerë të madhe jo vetëm nga pikëpamja letrare, por edhe si burim historik.

Grupi i dytë përbëhet nga historianë që shkruan pas shembjes së Peran- dorisë Bizantine: Laonik Kalkokondili, Dukas, Gjergj France dhe Kritobuli. Athinasi Laonik Kalkokondili, një dishepull i humanistit Gemist Pletoni, i cili përvetëson modelin e Herodotit dhe Tuqididit trajton - pas një paraqitje të shkurtër të historisë universale nga asirët deri në fillimet e Perandorisë osmane - periudhën e pushtimit turk dhe të rënies së Perandorisë Bizantine.

 Vepra mbyllet me pushtimit e Lemnosit më 1463, por duket sikur është redaktuar jo para viteve 80 të shek. XV. Parashtresa është e mirë dhe dëshmon jo vetëm për talent letrar - me gjithë pështjellimet kronologjike - edhe për koncept historik të autorit. Në pajtim me situatën historike reale që ekzistonte në atë kohë, qendra e trajtesës nuk është Bizanti, por Perandoria osmane, zhvillimi i fuqishëm i së cilës përbën temën qendrore të Kalkokondilit, temë e cila nga ana tjetër ishte krejtësisht e re në historiografinë bizantine. Kalkokondili, i cili kishte qëndruar për shumë vite në oborrin e despotit të Moresë, trajton me shumë hollësi procesin historik që po zhvillohej në Peloponez dhe që ka rëndësi të madhe për historinë e Perandorisë Bizantine të shek. XV. Dukas, i cili kishte qenë për shumë kohë në shërbim të gjenovezëve i vështron ngjarjet nga një pikëpamje tjetër.6 Ndryshe nga humanisti Kalkokondili, Dukasi shkruan në greqishten popullore, vepra e tij, e cila arrin deri në vitin 1462, është shumë e besueshme, shumë e pasur në njoftime dhe e redaktuar në mënyrë shumë të gjallë, dramatike, si për shembull në përshkrimin e hollësishëm të pushtimit të Kostandinopojës. Në analogji me Kalkokondilin, edhe Dukasi e fillon veprën e vet me një paraqitje të historisë universale, ndërsa parashtresa e temës së mirëfilltë nis me hipjen në fron të Johan Kantakuzenit në vitin 1341 dhe vetëm duke u nisur nga fillimi i mbretërimit të sulltan Bajazidit më 1389 bëhet më e hollësishme.7 Vepra ka arritur në ditët tona edhe në një version të vjetër italisht, i cili ka plotësuar disa zbrazëti që ka teksti origjinal. Vepra historike e Gjergj Frances, trajton një periudhë akoma më të ngushtë të historisë bizantine: hartimi fillestar përfshin periudhën që nga vitit 1413 deri më 1477; varianti i zgjeruar, hartuar më vonë, nis me fillimin e dinastisë së Paleologëve. Mik i familjes perandorake, dhe funksionar i lartë i shtetit bizantin gjatë sundimit të tre Paleologëve të fundit, i pajisur me botëkuptimin bizantin tradicional, ai dallohet si nga Kalkokondili ashtu dhe nga filogjenovezi Dukas. Ndërsa Dukasi është një përkrahës i bashkimit kishtar, Frances është një kundërshtar i vendosur i Latinëve. Në parashtresën e tij ai është objektiv dhe i jep shumë rëndësi saktësisë kronologjike. Stili i tij qëndron ndërmjet arkaizmit artificial të Kalkokondilit dhe vulgarizimit të stërholluar të Dukasit. Të tre historianët, pothuajse bashkëkohorë, plotësojnë njëri-tjetrin qoftë përsa i përket tematikës që trajtojnë në veprat e tyre qoftë për interpretimin engjarjeve. Më i besueshmi është me siguri Dukasi. Si plotësim i trajtesave të Kalkokondilit, Dukasit dhe Frances, duhet konsultuar vepra e Kritobulit nga Imbrosi. Kalkokondili e kishte vënë shtetin turk në qendër të historisë së tij; Kritobuli, një fisnik grek kreu hapin e mëtejshëm: ai kërkon të bëjë për vete përkrahjen e sundimit të ri turk, të kënaqë sovranët e rinj dhe shkruan një histori të sulltan Mehmetit II. Veçanërisht i rëndësishëm për historianin është përshkrimi i hollësishëm i pushtimit të Kostandinopojës që zë një pjesë të rëndësishme të kësaj vepre, e cila trajton periudhën nga viti 1451 deri më 1467. Nga ana tjetër Kristobuli, ndryshe nga Frances dhe për analogji me Kalkokondilin dhe Dukasin nuk qe dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje fatale. Veç kësaj ekzistojnë shumë përshkrime mbi rënien e Kostandinopojës nga dëshmitarë okularë të huaj. Veçanërisht e rëndësishme për saktësinë e saj është relacioni i venedikasit Nikold Barbari. Edhe ngjarjet e veçanta të periudhës së mëvonshme bizantine, të cilat tronditën thellësisht shpirtrat e bashkëkohësve gjetën në Bizant kronistët e tyre. Johan Komneniati tregon pushtimin e Selanikut nga ana e arabëve; Johan Anagnosti përshkruan, si dëshmitar okular, pushtimin e po këtij qyteti nga turqit më 1430 dhe Johan Kanani sulmin e Muratit II kundër Kostandinopojës më 1422.

Jemi pra të informuar relativisht mirë nga njëra anë për periudhën deri rreth vitit 1360, nga ana tjetër për dhjetëvjeçarët e fundit të historisë bizantine. Përkundrazi, të dhënat janë të varfra për periudhën ndërmjetëse, të cilën Niqifor Gregora dhe Johan Kantakuzeni nuk arritën ta trajtojnë ndërsa historianët e shek. XV Kalkokondili, Dukas dhe Frances e trajtojnë shumë shkurt dhe paqartësinë e mjaftueshme. Për këtë periudhë na vijnë në ndihmë kronika të shkurtra anonime, shumë të varfra për nga përmbajtja por të sakta nga ana kronologjike. Të dhëna të mëtejshme mund të gjenden në një kronikë bullgare, e cila pushton periudhën nga viti 1296 deri më 1413. Vepra historike më e shënuar e literaturës së vjetër serbe është biografia e Stefan Lazareviçit (1389- 1427) e shkruar më 1431-1432, nga Konstandin filozofi, i cili rridhte nga qarqet e Eutimit të Tëmovës. Kjo vepër, e pasur në hollësi, vendoset në një kuadër historik më të gjerë. Ajo është e rëndësishme edhe për historinë bizantine të tre dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XV. Një histori e Epirit në gjysmën e dytë të shek. XIV gjendet në kronikën padrejtësisht atribuuar murgjve Komnen dhe Prokël. Historia e Perandorisë së Trapezundit në periudhën 1204-1426 është paraqitur në kronikën e varfër të Mihal Panaretit.

Vepra historike në kuptimin e ngushtë të fjalës plotësohen nga shkrime të rastit dhe nga letra të ndryshme, po ashtu dhe nga punime retorike dhe teologjike, për të cilat, koha e Paleologëve, kaq pjellore për vepra letrare, është veçanërisht e pasur, studimi dhe botimi i këtyre shkrimeve është ende në hapat e para. Këtu po kufizohemi të përmendim shkurtimisht vetëm burimet që kanë njëfarë vlere historike. Patriku i ditur Grigori i Qipros (1283-1289) krahas një epistolari të bollshëm, na ka lënë një autobiografi të shkruar në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë, e cila ndryshon së tepërmi - në kuptimin pozitiv - për objektivitet dhe thjeshtësi, nga autobiografia e Niqifor Blemidës. Përkundrazi lëvdatat për Mihalin VIII dhe Andronikun II janë mbingarkuar me retorikë të zakonshme.18 19 Niqifor Kumni, një dishepull i Gregorit të Qipros, i cili gjatë sundimit të Andronikut II i përkiste elitës së eruditëve më të mëd- henj të Bizantit dhe mbante funksione të lartë të shtetit - për njëfarë periudhe ushtroi si kryeministër dhe kishte lidhur krushqi me vetë familjen perandorake (vajza e tij ishte martuar me despotin Johan Paleologun, birin e Andronikut II) shkroi vepra të ndryshme teologjike dhe filozofike, në të cilat ai mbron aristotelizmin, traktate astronomike dhe matematike, dhe më tej shumë shkrime retorike, ndër të cilat një lëvdatë prolikse për Andronikun II. Ngarkuar nga perandori, ai shkroi akte të ndryshme zyrtare. Interes të veçantë kanë edikti i vitit 1296 për reformën e drejtësisë dhe një krisobulë e vitit 1313, e cila përmend ndihmën që mbreti serb Milutin u dha bizantinëve kundër turqve. Me rëndësi historike është edhe epistolan i këtij personaliteti me influencë. Filologu i rëndësishëm Thoma (Teodul) Magistri, autor i traktateve të shumta filologjike, retorike dhe teologjike ka lënë shkrime edhe për perandorinë dhe mbi shtetin , të cilat përmbajnë të dhëna të rëndësishme mbi administratën perandorake në kohën e Andronikut II dhe në të cilat nuk heshtet për të metat e saj. Theodor Letohiti, statisti i lartë dhe studimtari më i madh i kohës së Andronikut i cili zuri vendin e Kumnit në detyrën e mesazonit krahas veprave mbi filozofinë dhe shkencën, shkroi edhe një seri traktatesh retorike dhe poezish, të cilat përmbajnë të dhëna të rëndësishme historiografike. Vëmendje të veçantë meriton raporti i Metohitit rreth vajtjes së tij si i dërguar në oborrin serb, me detyrë që të përfundonte një traktat të paqes dhe të vendoste martesën e mbretit Milutin me vajzën e perandorit, Simon. Njëfarë vlere për historinë e Paleologëve të parë kanë edhe poezitë e Manuel Holobolit ashtu si dhe panegjiriku i tij për Mihalin VIII. Vlerë kanë po ashtu edhe poezitë e Manuel Filetit, raporti i tij mbi dërgatën në Rusi dhe poezi të ndryshme për ngjarje të veçanta drejtuar pjesëtarëve të shtëpisë perandorake dhe dinjitarëve të lartë të shtetit dhe të kishës. Vlejnë të përmenden edhe epigramet e tij që përmbajnë përshkrime veprash të artit.

Midisburimeve më të rëndësishme historiografike të kohës së Paleologëve duhen përmendur shkrimet e Dhimitër Cidonit të Selanikut, një nga shkrimtarët më pjellorë dhe më interesantë të shek. XIV, i cili gjatë jetës së tij të gjatë pati funksione të larta shtetërore në kohën e perandorëve të ndryshëm. Ai luajti një rol të rëndësishëm në kulturën bizantine: në fushën filozofike si neo-platonian; në fushën teologjike si përkrahës i bashkimit kishtar dhe si kundër- shtar i ezikastëve. Me përkthimin që u bëri veprave të ndryshme latine, midis të cilave Thoma Akuinit ai dha një kontribut të madh në afrimin midis Bizantit dhe Perëndimit, të cilin e kishte vizituar shpesh. Si burime historike vlerën më të madhe e kanë epistolari i tij dhe shkrimet e tij retorike, sidomos dy ligjëratat drejtuar Johanit VI Kantakuzenit, një ligjëratë për Johanin V Paleologun, e cila përmban një përshkrim të zymtë të sundimit zelot në Selanik dhe dy thirrje, të cilat e nxitin popullin bizantin për t'u bashkuar me latinët dhe për t'u rezistuar turqve. Të dyja na japin një kuadër të qartë dhe historikisht të saktë të gjendjes së dëshpëruar të Perandorisë Bizantine rreth vitit 1370. Nga Cidoni kemi edhe disa hyrje (proeme) për krisobulat e Johanit V. Me interes jo të pakët është edhe epistolari i beniaminit të Dhimitër Cidones, Manuel Kaleka, i cili u shpreh në favor të bashkimit kishtar, iu kundërvu ezikastëve dhe e mbylli jetën e tij në një manastir domenikan të ishullit Lesbo. Mbi lëvizjen e ezikastëve dhe mbi mosmarrëveshjet ezikaste përveçse nga veprat historike të Niqifor Gregoras dhe Johan Kantakuzenit, njoftimet tona vijnë kryesisht nga themeluesit e rrymës ezikaste, Gregor Sinaitës, nga ato të kryetarit të saj të famshëm Gregor Palamajt, të patrikut Filoteut, të antiezikastit Barlaan Kalabros dhe Gregor Acindinos, të mistikut të famshëm Nikolla kabasillës ashtu si dhe nga aktet e koncileve që u mblod- hën me qëllim që të arrihej zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Përveç shkrimeve teologjike dhe letrave të tij, Nikolla Kabasilla është dhe autor i dy trajtesave interesante mbi fajdenë dhe kundër fajdexhinjve dhe në vepër me interes të madh kundër shpronësimit të pasurive kishtare. Për historinë shoqërore vlerë të madhe ka Biseda inidis tëpasurit dhe të varfrit (botuar kohët e fundit) e Aleks Makrembolitit, e cila përfaqëson një protestë të rreptë kundër pabaraz- isë shoqërore dhe varfërimit ekonomik të popullsisë bizantine.

Midis sovranëve bizantinë që zhvilluan veprimtari letrare, njëri nga më të rëndësishmit ishte Manuel II Paleologu (1391-1425). Ky perandor i kulturuar, i pajisur me talent të shënuar letrar, shkroi traktate mbi teologjinë, vepra të ndryshme retorike dhe shkrime të rastit. Veç këtyre ai slikroi edhe një numër të madh letrash, të cilat përmbajnë një vlerë të shënuar historike dhe kanë një interes për të gjykuar mbi personalitetin e tij. Një shkrim, ende i pabotuar, i Johaii Kortasmenit që kremton disfatën e Bajazidit pranë Ankarasë (1402), si një mrekulli e nënës së Perëndisë, përmban të dhëna të vyera mbi kushtet e mjeruara të perandorisë para kthesës së vitit 1402. Mbi dhjetëvjeçarët e fundit të Perandorisë Bizantine kemi një numër të madh shkrimesh retorike, të cilat ndriçojnë gjendjen e perandorisë në shkatërrim e sipër sidomos gjendjen në Peloponezin e pushtuar nga grekët. Veç këtyre, kemi gjithashtu vepra teologjike dhe polemike mbi çështjen e bashkimit, e cila ishte bërë veçanërisht e mprehtë pas sinodit të Firences. Duhet të kujtojmë në radhë tiparë shkrimet e filozofit dhe humanistit Georg Gemist Pletonit, i cili ëndërronte një rilindje të greqizmit antik në Peolopez, të Besaronit, kryetarit erudit të paretisë unioniste dhe kardinal i mëvonshëm i kishës romane, të Marko Evgjenikut, kampioni i madh i orthodoksisë, dhe të vëllait të tij Johan Evgjenikut, të rektorit Johan Dokianit dhe më në fund të Gjergj Skolarit, patriku i parë i Kostandinopojës, pas rënies së perandorisë.39 Edhe nga poezia e shek. XV, historiani mund të nxjerrë njoftime të rëndësishme. Kjo vlen sidomos për poezinë, që ka arritur në ditët tona në dy variante, nën emrat njëra të Zotik Paraspondilit, tjetra të Georg Argjiropullit, të cilat përshkruajnë në gjuhë popullore betejën e Varnës të vitit 1444 dhe plotësojnë me disa hollësi njoftimet e veprave historike.

Me rëndësi shumë të madhe për studimin e sistemit administrativ dhe të jetës së oborrit perandorak për kohën e vonë bizantine është vepra që trajton funksionarët e oborrit dhe të Kishës e cila i atribuohet kuropalatit Georg Kodinos, hartuar gjatë sundimit të Johanit VI Kantakuzen ose pak pas mbretërimit të tij. Për kohën e vonë bizantine vepra e Pseudo-Kodinos ka rëndësi të njëjtë me atë që ka Libri i ceremonive i Konstandinit VII dhe Kletorologion-i i Filoteut për Perandorinë Bizantine të periudhës së mesme. Kjo vepër na njofton për zakonet që ishin në fuqi në festat e oborrit, përshkruan ritin e kurorëzimit perandorak dhe ceremoni të tjera të rëndësishme. Ajo përmban një listë dhe rendin gjeraqik të funksionarëve kishtarë dhe sidomos të funksionarëve shtetërorë me njoftime mbi funksionet e tyre dhe mbi shenjat dalluese të funksionarëve dhe dinjitarëve të ndryshëm. Theksimi që i bën herë pas here rivendosjes së disa zakoneve ose të disa detyrave e rritin akoma më tepër rëndësinë e veprës për historinë e jetës së oborrit dhe të sistemit administrativ bizantin.

Vepra më e rëndësishme juridike e kohës së vonë bizantine është ajo e monofilaksit të Selanikut, Konstandin Armenopullit, e quajtur Hexabiblos për shkak të nënndarjes së saj në gjashtë libra.41 Vepra shtrihet në fushën e së drejtës civile dhe penale. Ajo përfaqëson një përmbledhje të manualeve të së drejtës dhe të kodifikimit të epokave të mëparshme. Ajo mbështetet kryesisht në veprën Procherion dhe plotësohet nga Synopsis Maior dhe nga Synopsis Minor: nga Epanagoge, nga Ekloge, nga Novellae, nga Peira, e kështu me radhë. Përmbledhja e së drjetës së Armenopullit, pati përhapje të madhe edhe jashtë kufijve të Perandorisë Bizantine. E njëjta gjë duhet thënë për Syntagma-n e Mathia Blastares-it, shkruar në vitin 1335, një koleksion ligjesh kanonike, radhitur sipas rendit alfabetik, e cila pak kohë pas shpalljes së saj, u përkthye në serbisht me urdhër të Stefan Dushanit. Këto vepra me karakter kompilues, megjithatë nuk mund të përdoren si burime për të drejtën e zbatuar të shek. XIV veçse duke bërë kujdes shumë të madh, meqenëse përmbajnë, siç dihet, shumë norma të vjetruara tashmë të pazbatueshme.

Një burim me vlerë të paçmuar për studimin e gjendjes së brendshme të Perandorisë Bizantine të vonë janë aktet e manastireve, të cilat për kohën e Paleologëve, janë të shumta. Një konsideratë të veçantë meritojnë dokumentet e shumtë të manastireve të Malit të Shenjtë, të cilat na japin njoftime të bollshme mbi gjendjen administrative, financiare, ekonomike dhe shoqërore të Perandorisë Bizantine të vonë. Edhe pse materialet që përmbajnë arkivat e manastireve nuk janë botuar akoma krejtësisht, njohuritë tona për këtë lloj burimi janë pasuruar në mënyrë të shënuar, në sajë të botimeve të këtyre viteve të fundit.

Mbi marrëdhëniet midis fuqive perëndimore dhe në mënyrë të veçantë me republikat detare italiane dhe me Orientin, N. Jorga ka grumbulluar një material të pasur arkivor.44 Një ndihmë të dobishme sjellin regestet e botuara nga F. Thiriet, të cilat kanë të bëjnë me vendimet e senatit venedikas për peri- udhën 1329-1463 në lidhje e tokat bizantine. Një rëndësi të jashtëzakonshme ka Libri i llogarive, botuar kohët e fundit, i venedikasit Xhakomo Badoerit, i cili qëndroi në kryeqytetin bizantin në vitet 1436-1440 dhe regjistroi me kujdes të madh punët e tij.

Bizanti bëhet një shtet i vogël. Androniku II

Mihali VIII doli fitimtar nga lufta mbrojtëse kundër agresionit perëndi- mor, por, me gjithë përpjekjet e tij, nuk arriti veçse të korrte suksese shumë të kufizuara në orvatjet e tij për të rifilluar ofensivën dhe për të rifituar provincat e dikurshme bizantine.

Gjysma veriore e Gadishullit Ballkanik mbeti në duart e sllavëve. Edhe nëse Mihali VIII arriti t'i shkëpusë Bullgarisë së dobësuar disa territore, fuqia serbe gjithnjë rritej, rrezikonte t'i shkëpuste territore të tjera. Në det vazhdonin të sundonin republikat detare italiane. Me një përpjekje të jashtëzakonshme, Perandoria Bizantine mundi të ripushtonte një pjesë të Peloponezit, por pjesa më e madhe e tij vazhdoi të ishte nën sundimin e frakëve. Nën sundimin frëng, ndodheshin edhe Atika me Beotinë së bashku me ishujt e afërt. Thesalia dhe Epiri, Etolia dhe Akarnania ndodheshin nën sundimin e Engjëllorëve dhe e kundërshtonin me ngulm autoritetin perandorak. Në asnjë krahinë tjetër orvatjet e paleologëve nuk kishin dështuar aq tepër sa në këto shtete separatiste greke. Ashtu si katastrofa e vitit 1204 ishte përgatitur nga një proces i brendshëm shthurjeje të shtetit bizantin, po ashtu edhe tani, ishin pikërisht forcat separatiste greke që e kundërshtonin me energjinë më të madhe veprën e unifikimit. Në këtë kuadër Thesalia, me latifondistët e vet të fuqishëm grekë, qëndronte në krye të luftës kundër orvatjeve që po i bënte perandori për të rivendosur kontrollin në Gadishullin Ballkanik.

Ndërkaq, luftërat e vazhdueshme në Ballkan dhe lufta rraskapitëse mbrojtëse kundër rrezikut anzhuin i kishin shteruar plotësisht fuqitë e Perandorisë Bizantine. Politika e Mihalit VIII kishte diçka të përbashkët me atë të Manuelit, kryesisht në parimet dhe në metodat, në guximin dhe nëgjerësinë e konceptimit të tyre, në orientimin e njëjtë të politikës së tyre të jashtme drejt Perëndimit, si në ndërmarrjet pozitive ashtu dhe në pasojat negative. Ishte një politikë perandorake e përmasave të mëdha, e cila ndikonte në kursin e ngjarjeve botërore, që nga Egjipti deri në Spanjë. Por ajo ishte një barrë e padurueshme për shtetin bizantin. Ashtu si njëqind vjet më parë ambicia e Manuel Komnenit për të krijuar një perandori universale, e kishte privuar perandorinë nga energjitë e saj të fundit, e njëjta gjë ndodhte tani nga orvatjet e Mihal Paleologut për ta bërë Bizantin një fuqi të madhe. Ashtu si njëqind vjet më parë edhe tani aftësia mbrojtëse e Perandorisë Bizantine në Azi ishte asgjësuar, madje tani duke sjellë pasoja akoma më të rënda. Si atëherë edhe tani burimet ushtarake dhe financiare të perandorisë ishin shteruar. Edhe tani kjo shkaktoi një kundërgoditje: filloi dekadenca e Perandorisë Bizantine pa asnjë shpresë për ta rimarrë veten. Megjithatë ka një ndryshim të qartë midis perandorisë akoma dinjitoze të Mihalit VIII dhe shtetit të mjeruar të pasardhësit të tij. Nën pasardhësit e Mihalit VIII, Bizanti u bë një shtet i vogël dhe në fund të fundit një pre e politikës së fqinjëve të tij.

Është bërë zakon që kësaj kthese t'i jepet një shpjegim i thjeshtuar: Mihali VIII ishte një burrë shteti gjenial ndërsa pasardhësi tij Androniku II një sovran i dobët dhe i paaftë. Në të vërtetë, dekadenca e shpejtë e fuqisë bizantine, duke filluar nga shek. XIII ka rrënjë më të thella. Dobësitë e brendshme të shtetit qenë të pashërueshme dhe rritja e presionit të jashtëm e shpuri Bizan- tin në mënyrë të pashmangshme drejt katastrofës. Organizimi i shtetit ishte minuar dhe pas sforcimeve të tepruara që Mihali VIII i imponoi perandorisë, reaginu ishte i paevitueshëm. Kësaj duhet t'i shtohet fillimi i ekspansionit të osmanëve dhe të serbëve, fuqia e të cilëve po zhvillohej me shpejtësi. Ky eks- pansion përfaqëson karakteristikën e epokës së re që po fillonte. Kundër këtij presioni që vinte nga dy fronte, nga Lindja dhe nga Ballkani, shteti bizantin, ushtarakisht dhe financiarisht i rrënuar, ishte i pafuqishëm. Janë këto faktorë të politikës së brendshme dhe të jashtme, dhe jo cilësitë personale të sovra- nëve, që shpjegojnë perëndimin e fuqisë bizantine.

Sigurisht, Androniku II (1282-1328) nuk ishte një burrë shteti me peshë, por nuk ishte as kaq i dobët dhe i paaftë, sikurse zakonisht e cilësojnë. Poli- tika e tij nuk ishte pa gabime serioze, por duhet të pranojmë se ai ndërmori edhe një varg masash të rëndësishme dhe të zgjuara. Atij nuk i mungonte aftësia për të kuptuar kërkesat e shtetit. Nuk ishte faji i tij nëse në një situatë kaq të pashpresë, të gjitha orvatjet për riorganizimin e shtetit kishin një efekt të kufizuar. Ngjarjet që rridhnin i bënin ato të padobishme. Veç kësaj ai zotëronte një kulturë shumë të ngritur dhe tregonte një interes të thellë për shkencën dhe për letërsinë. Njerëz me aftësi të lartë intelektuale si Theodor Metohiti dhe Niqifor Gregora ishin ndër këshilltarët e tij më të afërt. Nëse koha e Paleologëve ishte një epokë e lulëzimit të madh kulturor, nëse Kostan- dinopoja, me gjithë dekadencën politike, mbeti një nga qendrat intelektuale të botës, një pjesë e meritës i takon padyshim këtij Androniku përndryshe kaq të përçmuar.

Që në kohën e sundimit të babait të tij, Androniku II kishte marrë pjesë në drejtimin e punëve politike si bashkëperandor. Gjatë qeverisjes së tij do të zhvillojë një rol akoma më të rëndësishëm i biri i tij, bashkëperandori Mihali IX (vdekur më 1320). Rëndësia gjithnjë në rritje e detyrës së bashkëperandorit është një fenomen karakteristik i kohës së Paleologëve. Ajo gjen edhe një shprehje formale në barazimin e titujve të perandorit titulluar dhe të bashkëperandorit: jo vetëm perandori sundimtar, por me pëlqimin e tij, edhe bashkëperandori i parë si trashëgimtar më i afërt mund të mbajë si titullin e basileus-it ashtu dhe atë të autokrator-it. Këto janë hapat e para të shndërrimit të qeverisjes autokratike të centralizuar në një qeverisje ku tani përfshihen të gjithë pjesëtarët e familjes perandorake, të cilët përpiqen të mbajnë të bashkuara provincat me prirje separatiste.

Tashmë, lindi ideja e një ndarjeje të perandorisë, edhe pse në fillim erdhi si rezultat i një koncepti nga jashtë, perëndimor. Ishte gruaja e dytë e perandorit Androniku II, Irena (Jolanda) e Monferratos, e cila në interes të fëmijëve të saj dëshironte një copëtim të perandorisë midis gjithë pnncërve perandorakë. Megjithatë është kuptimplotë, për këtë fazë të zhvillimit, refuzimi i vendosur që plani i perandoreshës ndeshi në atë çast. Androniku II e hodhi poshtë planin e gruas së tij. U shkaktua kështu një grindje e ashpër: perandoresha e braktisi kryeqytetin dhe shkoi në Selanik, hyri në lidhje me dhëndrin e saj, mbretin e Serbisë Milutinin dhe kërkoi t'i siguronte njërit prej djemve të saj trashëgimin e fronit serb. Por edhe këtu planet e saj dështuan sepse këtyre princërve të Hastuar nuk u pëlqente jeta e thjeshtë në Serbi.

Nëkëtëkonfliktgjenteshprehjepërplasjamidiskonceptitromano-bizantin dhe atij perëndimor. Në themel të pretendimeve të perandoreshës qëndronte një përzierje e së drejtës publike me të drejtën private. Kjo kuptohej fare mirë në Bizant. "Gjë e pa dëgjuar,- shkruante Niqifor Gregora, ajo dëshironte që djemtë e perandorit të mos mbretëronin si monarkë, sipas modelit të vjetër romak, por që, sipas modelit latin, të ndanin qytetet dhe krahinat, në mënyrë që secili nga djemtë e tij të administronte pjesën e veçantë që do t'i jepej në pronësi personale. Pjesët e veçanta do të trashëgoheshin nga prindërit sipas ligjeve të pronësisë private, dhe kështu do të kalonin tek fëmijët e tyre dhe tek fëmijët e fëmijëve të tyre, kjo perandoreshë,- shpjegon Niqifor Gregora,- ishte me origjinë latine dhe nga latinët e mori këtë sistem të ri, të cilin kërkoi ta fuste tek romejtë."

Megjithatë, Bizanti i qëndroi besnik unitetit të perandorisë. Porstruktura shtetërore po shpërbëhej përherë e më tepër dhe lidhja midis qendrës dhe provincave po bëhej gjithnjë e më e dobët. Në fakt prej kohësh provincat ishin të lidhura me pushtetin qendror vetëm nëpërmjet presionit të guvernatorit. Për këtë arsye zakonisht emëroheshin si guvernatorë, farefis të perandorit ose oborrtarë të zgjedhur midis atyre që rrinin më pranë perandorit. Ata ndryshoheshin shumë shpesh, meqenëse besimi nuk kishte jetë të gjatë, dhe nëse kjo lidhje e dobët këputej, provinca binte nën pushtetin e latifondistëve lokalë. Sistemi administrativ bizantin, i cili kishte qenë lavdia dhe skeleti i shtetit bizantin, e humbi karakterin e vet rreptësisht centralizues dhe struk- turën e vet të përpiktë hierarkike.

Hipja e dinastisë së Paleologëve në fronin bizantin, përfaqëson një fitore të fisnikërisë së lartë bizantine. Procesi i feudalizmit rimori hov dhe në shek. XIV arriti kulmin e vet. Pronarët e tokave laikë dhe kishtarë i rritën pronat e tyre dhe numrin e paroikëve të tyre dhe siguruan privilegje gjithnjë e më të gjera dhe shpesh herë fituan imunitetin e plotë. Në kushtet e varfërisë së përgjithshme, ata bënin një jetë të izoluar por plot luks duke iu shmangur përherë e më tepër punëve të shtetit. Përkundrazi, në të njëjtën kohë ndodhi jo vetëm rrënimi i pronës fshatare por edhe i pronësisë tokësore të fisnikërisë së vogël së paprivilegjuar, e cila humbi tokat e saj dhe krahun e punës në favor të pronarëve të mëdhenj. Dhe kjo ndodhi kryesisht sepse vetëm latifondistët e mëdhenj që dispononin kapitale të mëdha ishin në gjendje t'u rezistonin rrënimeve të tmerrshme që shkaktonin ekspeditat armike.

Ky proces e dobësoi shtetin jo vetëm nga pikëpamja politike por edhe nga ana financiare, dhe për më tepër ushtarake. Meqenëse pronësia e madhe tokësore shkëputej gjithnjë e më tepër nga detyrimet e fiskut dhe meqenëse ajo gllabëronte pronësinë tokësore të fshatarëve që paguanin taksa si dhe atë të fisnikërisë së vogël, të ardhurat e shtetit pakësoheshin në mënyrë të konsiderueshme. Kësaj duhet t'i shtohen arbitraritetet gjithnjë e më të rën- da të administratës së taksave. Ashtu si pronarët e mëdhenj të dikurshëm të tokave, edhe pronjarët e tanishëm fitonin privilegje të reja. Ndërsa në fillim koncesionet në pronoia ishin një zotërim i përkohshëm, me kusht dhe jo i trashëgueshëm, tani pronjarët siguronin gjithnjë e më shpesh të drejtën që t'ua jepnin trashëgimtarëve të tyre koncesionet dhe të ardhurat që vinin prej tyre. Mihali VIII, në kohën kur hipi në fron, i shndërroi pronjat në zotërime të trashëgueshme. Sipas shprehjes së gjetur të Pahimerit, ai i bëri të përher- shme pronja-t e tyre që ishin dhënë vetëm përkohësisht. Me kalimin e kohës qeveria perandorake ishte përherë e më tepër e gatshme që të kënaqte kërke- sat e pronjarëve që kishin këtë prirje. Nga ana tjetër koncesionet e pronoia-s vazhdonin të ishin një pronë e tipit të veçantë, për faktin se një koncesion i pronoia-s së trashëgueshme nuk mund të tjetërsohej dhe mbetej e lidhur me detyrimin e shërbimit ushtarak, e cila trashëgohej me vetë pronësinë. Por edhe nëse pronoia e trashëgueshme nuk pushonte së qeni një pronësi e pat- jetërsueshme e lidhur me detyrimin ushtarak, mundësia për t'i trashëguar pronat përfaqësonte padyshim një ndryshim të konsiderueshëm të sistemit fillestar. Ai ishte një shenjë e qartë e dobësimit të vazhdueshëm të pushtetit qendror dhe e gjunjëzimit të vazhdueshëm të tij përballë pretendimeve të fisnikërisë së fuqishme feudale.

Dekompozimi i sistemit të pronoia-s në periudhën e Peleologëve shfaqet qartë edhe në faktin se tani ushtria bizantine përbëhej nga mercenarë të huaj jo thjesht në shumicën e saj, si në kohën e Komnenëve, por në shumicën dërrmuese të saj. Nga kjo rridhte një rëndim i madh i financave të shtetit. Nevoja për të mbaj tur trupa të shumta mercenare në funksion të politikës së jashtme ambicioze të Mihalit VIII dhe të obligimeve të shumta ushtarake që rridhnin prej saj, e tërhoqi perandorinë drejt katastrofës financiare. Efektivat e ushtnsë bizantine gjatë sundimit të Mihalit VIII arrinin në disa dhjetëra mijë njerëz meqenëse më 1263 u caktuan për në Peloponez jo më pak se gjashtë mijë kalorës vetëm për të ruajtur rendin, dhe më 1279 morën pjesë në një fushatë në Bullgari jo më pak se dhjetë mijë ushtarë. Në krahasim me kohën e mesme bizantine ose me epokën e Komnenëve, këto janë padyshim shifra modeste. Por për shtetin e varfëruar bizantin të periudhës së vonë kjo ushtri me radhët e saj mercenare përfaqësonte një peshë financiare të papërballueshme. Efektivet e ushtrisë duhej të zvogëloheshin në mënyrë drastike dhe Androniku II ashtu bëri. Por e kaloi masën. Ai besoi se mund të hiqte dorë krejtësisht nga flota, ndërtimi i së cilës kërkonte shpenzime veçanërisht të mëdha.58 Ai mendonte se mund të mbështetej te fuqia detare e aleatëve gjenovezë. Por duke u vënë nën vartësinë ushtarake ai e shtonte në tepër peshën e vartësisë ekonomike nga Gjenova. Edhe ushtria tokësore u zvogëluasë tepërmi. Fuqia ushtarake bizantine arriti në një nivel tepër të ulët, në një "ushtri qesharake" madje "krejtësisht të paqenë", siç shpreheshin bashkëkohësit. Padyshim këto gjykime përmbajnë edhe një dozë të mirë teprimi. Por ato janë tregues i përshtypjes që bëri në popullsinë bizantine pakësimi i forcës ushtarake të Bizantit, që ndonëse ishte i nevojshëm ishte kryer në mënyrë tepër të nxituar. Tepër i madh ishte ndryshimi midis efektivave ushtarake madhështore të Mihalit VIII dhe atyre fare modeste të pasardhësit të tij. Në fakt, duke filluar nga fundi i shek. XIII, Bizanti pati shumë rrallë një ushtri me më shumë se dy mijë ushtarë. Dhe vetëm ky fakt shpjegon përse Bizanti humbi pozitën e një fuqie të madhe dhe përse nuk qe më në gjendje t'i rezistonte presionit të fuqisë shumë herë më superiore të osmanëve.

Një simptomë e rëndësishme krizës financiare ishte zhvleftësimi i moned- hës së artë bizantine. Monedha filloi të pritej me një përzierje metalesh me vlerë të ulët. Pas zhvleftësimit të madh që nomisma bizantine kishte pësuar në mes të shek. XI, ajo e kishte rimarrë veten deri në njëfarë shkalle në mes të shek. XII kur përmirësimi i gjendjes krijoi mundësinë e prerjes së moned- hës me një përzierje dukshëm më të mirë. Në fillim të shek. XIII monedha bizantine prej ari dukej se kishte akoma një vlerë të barabartë me 90 % të vlerës nominale. Si rrjedhim hyperpyron-i - siç quhej zakonisht monedha e artë bizantine që nga koha e Aleksit I - pësoi një zhvleftësim të ri, i cili e përmbysi përfundimisht prestigjin e tij jashtë vendit. Duke filluar nga mesi i shek. XIII monedha e artë bizantine, e cila dikur sundonte në mënyrë të pak- undërshtueshme në tregun botëror, po zëvendësohej përherë e më tepër nga monedha e re e artë, nga "monedha e mirë e artë" e republikave italiane. Përqindja e arit në hyperpyron-in ishte pakësuar që në kohën e Johan Vatacit në vetëm dy të tretat e vlerës nominale, domethënë 16 karat, dhe pas ripush- timit të Kostandinopojës nën Mihal Paleologun ra në 14 karat. Në periudhën e vështirë që përjetoi Bizanti në fillim të shek. XIV, hyperpyron-i zbriti në gjysmën e vlerës së tij fillestare. Pasojë e saj ishte një rritje e fortë e çmimeve dhe shtrenjtimi i sendeve ushqimore për shumicën e popullsisë do të thoshte: uri. Shumë veta u bënë lypsa.

Sëmundja nuk ishte më e shërueshme. Në periudhën e mëvonshme monedha bizantine u zhvleftësua përherë e më tepër si pasojë e keqësimit të vazhdueshëm të gjendjes së përgjithshme dhe të vështirësive ekonomike gjithnjë në rritje. Kriza ushqimore rëndonte përherë e më shumë mbi popullsinë bizantine. Për të rritur të ardhurat e shtetit, që ishin pakësuar shumë, Androniku mori disa masa fiskale që nuk munguan të japin njëfarë rezultati. Të ardhurat vjetore nga taksat u rritën në një milion hyperpyra.66 Por kjo rritje e peshës fiskale e keqësoi edhe më tepër gjendjen e popullsisë. Këtu ndikoi edhe rritja e detyrimeve në natyrë nëpërmjet krijimit të një takse të re, të quajtur sitokridon, në bazë të së cilës çdo punëtor bujqësor duhej t'i dorëzonte shtetit një pjesë të korrjes në natyrë dhe konkretisht gjashtë babune grurë dhe katër babune thekër për çdo zeugarion.67 Por Androniku II u përpoq të siguronte të ardhura suplementare jo vetëm duke shtuar taksat por edhe duke u orvatur t'ua kufizonte imunitetin latifondistëve të mëdhenj. Lloje të ndryshme të taksave siç qe taksa mbi tokën, në përgjithësi u përjashtuan nga imuniteti. Sidoqë shpesh herë perandori e shihte veten të detyruar t'i për- jashtonte nga kjo normë feudalët më të fuqishëm dhe manastiret më me influ- encë, këto masa gjithsesi sillnin rritjen e të ardhurave të shtetit.

Sesa i madh ishte varfërimi i Bizantit, e tregon fakti se shuma e siguruar nga Androniku, bashkëkohëtarëve u dukej shumë e lartë. Por ndërsa në fillim të mesjetës bizantine të ardhurat vjetore të shtetit bizantin arrinin rreth shtatë-tetë milion nontisnta në vlerën nominale, tani të ardhurat nga taksat arrinin me vështirësi në një milion monedha ari, pa llogaritur faktin se tashmë kjo monedhë kishte zbritur në gjysmën e vlerës së saj fillestare. Por para reformës fiskale të Andronikut të ardhurat ishin natyrisht akoma më të ulëta. Vetëkuptohet se taksat nuk ishin i vetmi burim i të ardhurave të Perandorisë Bizantine, por ato përfaqësonin në çdo rast pjesën më të rëndësishme të buxhetit, meqenëse të ardhurat doganore shkonin jo në arkat e perandorisë por të republikave detare italiane.

Rritja e të ardhurave duhej të shërbente nga njëra anë për të mbuluar shpenzimet e zakonshme administrative, nga ana tjetër për haraçet që u jepeshin fqinjëve të fuqishëm, më në fund për mbajtjen e një flote prej njëzet anijesh triremëshe dhe të një ushtrie të përhershme prej tre mijë kalorësish, nga të cilët dy mijë duhej të dislokoheshin në Europë dhe një mijë në Azi. Perandori u përpoq kështu të korrigjonte pakësimin e nxituar të efektivave ushtarake, bërë prej tij nën presionin e shtrëngesës financiare. Por sa i varfër ishte programi që ai mendonte të realizonte! Asgjë e çuditshme pra nëse haraçet që u jepeshin fuqive fqinjë bëheshin zëri më i rëndësishëm i daljeve në buxhetin bizantin. Meqenëse vendi nuk mund të mbrohej me forcën e armëve, kërkohej të ruhej paqja duke paguar me të hollat e kursyera. Niqifor Gregora e krahason në mënyrë therëse këtë qëndrim me atë të atij që "për të blerë miqësinë me ujqit, hap damarët në pjesë të ndryshme të trupit të vet dhe lë që ujqit të thithin dhe të ngopen me gjakun e tij." Bizanti u bë një shtet i vogël që ushqehej me një të kaluar të madhe dhe që shkonte drejt shembjes sepse nuk mund t'u përgjigjej detyrave që kishte trashëguar dhe sepse pozita gjeografike ia bënte të pamundur mbajtjen e ekzistencës së vet.

Politika e Andronikut ndryshoi rrënjësisht nga ajo e të atit të tij përveç fushave të tjera - edhe në lëmin kishtar. Edhe këtu situata kërkonte një kthesë të plotë. Vazhdimi i politikës unioniste kishte humbur çdo kuptim. Bashkimi kishte vdekur, në mos që kur hipi në fronin pontifikal Martini V, të paktën që nga Mbrëmësorja Siciliane. Fill pasi hipi në fron, Androniku II e hodhi poshtë solemnisht, politikë nunioniste për të inauguruar një vijë rreptësisht ortodokse. Johan Bekkosi u detyrua ta braktisë fronin e patrikut të Kostandinopojës. Këtë e zuri përsëri Josifi që ishte hequr pas koncilit të Lionit. Pak më vonë Joasafi vdiq dhe vendin e tij e zuri i dituri Grigor i Qipros. Kriza e rëndë shpirtërore ishte kapërcyer dhe perandoria u çlirua nga ankthi që rëndonte mbi të që nga ditët e koncilit të Lionit. Por u desh shumë kohë që jeta kishtare bizantine të gjente ekuilibrin që kishte humbur. Përsëri shpërtheu lufta midis fraksionit të asketizmit të rreptë të zelotëve dhe prirjes së moderuar filo-qeveritare të të ashtuquajturve politikanë. Zelotët, të cilët vazhdonin ta shpallnin besnikërinë e tyre ndaj patrikut Arsen, vdekur tashmë prej shumë kohe, kundërshtonin autoritetin kishtar dhe qeveritar. Por sado të ashpra që ishin, këto luftëra nuk sollën asgjë. Në fillim të shek. XIV arsenitët, me përjashtim të disa fanatikëve, u pajtuan me autoritetet kishtare që sundonin në atë kohë.

Rëndësia e Kishës dhe ndikimi i saj mbi tërë jetën shpirtërore të peran- dorisë e arritën pikën e tyre më të lartë gjatë sundimit të perandorit orto- doks Androniku II. Në mënyrë të veçantë u rrit ndikimi i monarkizmit. Pas krizës së gjatë të shkaktuar nga sundimi latin, pas provave të hidhura të ko- hës së bashkimit kishtar, u hap për manastiret bizantine një epokë e lulëzimit shpirtëror dhe material. Manastiret bizantine, sidomos manastiret e nderuara të Malit të Shenjtë, jetuan kohën e tyre të artë. Ndikimi i tyre shpirtëror rritej jo më pak se pronat e tyre tokësore. Ndërkaq, manastiret e Malit të Shenjtë, të cilët që nga kohët e Aleksit I Komnen ishin vënë drejtpërdrejt nën vartësinë e perandorit, me anën e një krisobule të nëntorit 1312 kalonin nën autoritetin e patrikut të Kostandinopojës. Që nga ajo kohë, protos-i i Malit të Shenjtë, kreu i këshillit të abatëve të të gjithë manastireve të Athosit, do të emërohej jo më nga perandori, por nga patriku. Në këtë kohë u bë një shpërndarje e re e peshkopëve dhe një sistemin i ri i jerarkisë - e cila që nga koha e Leonit VI nuk kishte pësuar veçse modifikime të dorës së dytë - për t'ia përshtatur kërkesave të kohës. Gjithnjë e më tepër po bëhej e dukshme pabarazia midis sferës së ndikimit të Kishës Bizantine dhe territorit të shtetit, i cili ngushtohej përherë e më tepër. Ndërsa shteti po shpërbëhej, patriarkati i Kostandinopo- jës mbetej qendra e botës ortodokse dhe kishte nën varësinë e vet seli metropolitane dhe kryepeshkopata si në territoret e humbura të Azisë së Vogël dhe të Ballkanit, ashtu dhe në krahinat e Kakuazit, në Rusi dhe në Litani. Kisha ishte elementi më i qëndrueshëm në Perandorinë Bizantine.

Përballë dobësisë ushtarake dhe financiare të perandorisë, Androniku II ndoqi një politikë të jashtme tepër të moderuar. U përpoq të garantonte kudo kufijtë e vet me traktate paqeje dhe miqësie, edhe përballë fuqive perëndimore, të cilat kishin pretendime mbi Bizantin, me gjithë faktin se, pas Mbrëmësores Siqeliane, nuk kishte rrezik serioz nga kjo anë. Pas vdekjes së parakohshme të gruas së tij të parë, Ana e Hungarisë, më 1284, Androniku u martua me Irenën, vajzën e markezit të Monferratos. Ranë kështu poshtë pretendimet e derës së Monferratos mbi kurorën e Selanikut, meqenëse markezi, në atë kohë mbret titullar i Selanikut, hoqi dorë nga të drejtat e tij të dyshimta në favor të bijës së tij, perandoreshës së Bizantit. Me të njëjtin synim, perandori kërkoi të merrte nuse për djalin dhe trashëgimtarin e tij, Mihalin IX, Katerinën de Courtenay, vajzën e Filipit dhe mbesën e Baleduinit II, e cila në perëndim konsiderohej perandoreshë e ligjshme e Kostandinopojës. Por me gjithë tratativat e gjata që u zhvilluan për këtë projekt që nga viti 1288 martesa nuk u krye dhe më 1296,76 Mihali IX u martua me një princeshë armene. Në Perëndim nuk kishin hequr dorë nga planet e vjetra antibizantine dhe nuk donin të linin që t'u ikte nga dora mjeti që mund t'u shërbente për realizimin e tyre.

Mbështetja më e madhe për këto plane vinte nga Franca dhe nga Mbretëria e Napolit. Përkrahësit e tyre më aktivë ishin Filipi i Tarantos, biri i mbretit të Napolit Karli II dhe Karli dë Valua, vëllai i mbretit të Francës, Fihpi i Bukur. Aspiratat e dy princërve nuk ishin veçse një jehonë e zbehtë e politikës së madhe ekspansioniste të Karlit Anzhu dhe patën njëfarë peshe vetëm falë dobësisë së Perandorisë Bizantine. Filipi i Tarantos, të cilit Karli II kaloi të drejtat dhe zotërimet e derës anzhuine në Romani (Bizant-përkth.) administroi trashëgiminë anzhuine në Epir dhe kërkoi, në emër të mbretit të Napolit, sovranitetin anzhuin mbi zotërimet frënge në Greqi, madje deri në Selanik. Filipi i siguroi zotërimet në Epir duke u martuar me Thamarën, vajzën e des- potit Niqifor dhe në vitin 1295 epiriotët ia dhanë edhe qytetet e Etolisë.

Fuqia e shteteve greke separatiste u shemb më me shpejtësi sesa ajo e vetë Perandorisë Bizantine. Për më tepër, midis Epirit dhe Thesalisë ekzistonte një tension i fortë dhe shumë herë ndodhën edhe ndeshje të armatosura. Në këto kushte që më 1290 Bizanti mundi të ndërhynte me sukses. Ushtria bizantine përshkoi Thesalinë, hyri thellë në territorin epirot dhe rrethoi Janinën. Edhe Durrësi ra në duart e bizantinëve dhe për një kohë të shkurtër perandoria doli mbi Adriatik.

Aleanca me Filipin e Tarantos i kushtoi shtetit epirot një pjesë të territorit të tij. Por në të njëjtën kohë nuk arriti të forconte pozitën e vet dhe nuk solli gjë tjetër veçse e bëri më të mprehtë tensionin në Thesali, ku pretendimet e Filipit për sovranitetin mbi të shkaktuan një kundërshtim të fortë. Më 1295 djemtë e sebastokrator-it Johan hynë në luftë kundër Epirit. Epirotët u thyen. Duke pasur nevojë për ndihmë iu drejtuan perandorit bizantin. Zhvillimi i ngjarjeve në shtetet separatiste greke dukej se po merrte një kthesë të favorshme për Bizantin, aq më tepër që më 1296 vdiqën si despoti Niqifor i Epirit ashtu dhe armiku i vjetër i bizantinëve, sebastokrator-i Johan i Thesalisë. Në Epir, princesha bizantine Ana, një mbesë e Mihalit VIII u bë regjente në emër të djalit të mitur, Thomait. Së bashku me të, erdhën në pushtet prirjet filobizantine. Por në këtë çast ndërhyri me forca të mëdha Serbia. Ajo pushtoi Durrësin, të cilin pak më parë e kishin ripushtuar bizantinët.

Përparimi i serbëve drejt jugut dhe depërtimi i tyre në territorinbizantin, depërtim i cili kishte filluar që në kohën e Nemanjës, tani hyri në fazën e vet vendimtare. Që kur Milutini (1282-1321), në vitet e para të mbretërimit, ua kishte shkëputur Shkupin bizantinëve, sulmet serbe në kufijtë maqedonë nuk pushuan. Më 1297 Bizanti kaloi më në fund në kundërshtim me një ekspeditë të kryesuar nga Mihal Glaba, gjenerali më i aftë i perandorisë. Por edhe kjo orvatje e fundit nuk pati sukses. Perandoria e plakur nuk ishte më në gjendje t'u rezistonte ushtarakisht fuqive të freskëta të shtetit të ri sllav. Androniku II vendosi pra të përfundonte një paqe të qëndrueshme me mbretin e Serbisë dhe i propozoi të martohej me motrën e tij, Eudokinë, e veja e perandorit të Trapezundit, Johan. Për Milutinin, aleanca me Bizantin përfaqësonte një mbështetje të mirëpritur në luftën e tij kundër vëllait të vet të madh, Dragutinit. Martesa me një princeshë bizantine porfirogjenete i sillte prestigjit të tij një avantazh që nuk mund të mos përfillej. Edhe nëse fuqia e shtetit bizantin kishte rënë, traditat e lashta jetonin akoma dhe perandoria nuk kishte humbur akoma prestigjin e vet te 

shtetet fqinje. Zemërimi i Milutinit ishte tepër i madh kur Edudokia refuzoi kategorikisht martesën. Por Bizanti tani nuk mund të tërhiqej prapa. Duke parë qëndrimin kërcënues të mbretit të Serbisë, Androniku II vendosi t'i jepte për nuse, bijën e vet Simonën, një vajzë pesëvjeçare, pa përfillur kundërshtimin e klerit të tij për martesën e princeshës së mitur me autokratin serb, që ndërkohë ishte në martesën e tij të tretë, me një bullgare. Por ky u detyrua ta qetësonte kundërshtimin e fisnikërisë, e cila ishte kundër paqes me Bizantin.81 Në fakt, fisnikëria serbe ishte ajo që kishte nxjerrë përfitimin më të madh nga pushtimi i territoreve të reja bizantine dhe ishte ajo nxitësja kryesore e luftës kundër Bizantit.82 Pas tratativave të gjata që Teodor Metohiti zhvilloi si i plotfuqishëm perandorak me oborrin serb, në pranverën e vitit 1299 u nënshkrua paqa dhe u kremtua martesa e Milutinit me Simonën e vogël.

Milutini i ruajti, në trajtën e pajës, territoret që kishte pushtuar në veri të vijës Ohër-Përlep-Shtip.

Traktati i miqësisë me Bizantin kontribuoi në rritjen e ndikimit bizantin në mbretërinë serbe. Që atëherë filloi një greqizim i shpejtë i oborrit dhe i organizimit shtetëror serb, i cili arriti kulmin e vet gjatë mbretërimit të Dushanit.83 Drejtimi politik pësoi shumë herë ndryshime, por bizantinizmi kulturor i mbretërisë serbe vazhdoi. Ai u bë më i dendur sa më tepër Serbia i zgjeronte kufijtë në kurriz të Perandorisë Bizantine dhe sa më thellë ajo depërtonte në territoret e vjetra bizantine.

Dobësimi i pozitës bizantine në Ballkan u përcaktua nga brenda, nga shterimi ushtarak dhe financiar i perandorisë, nga jashtë, nga ngjarjet ven- dimtare të Azisë së Vogël dhe nga ndërlikimet që shkaktoi lufta midis gjen- ovezëve dhe venedikasve. Ndërsa Mihali VIII ishte përpjekur të pengonte, qoftë gjenovezët qoftë venedikasit, që të siguronin një ndikim të tepruar, Androniku II dhe ky qe gabimi i tij politik më i madh - u mbështet në mënyrë të njëanshme dhe të pakushtëzuar te Gjenova. Ndërsa Venediku sundonte pjesën jugore të detit Egje, Gjenova kishte siguruar një pozicion të fortë qoftë në arkipelagun verior dhe në detin Marmara, qoftë në Pont. Që nga Gallata ajo kontrollonte rrugën detare për në Detin e Zi dhe në viset që lageshin prej tij. Por me shtimin e fuqisë gjenoveze u rrit edhe rivaliteti i vjetër veneto-gjen- ovez. Më 1294 midis dy republikave detare shpërtheu një luftë, në të cilën u ngatërrua dhe perandoria. Meqenëse perandori u kishte dhënë strehim gjen- ovezëve brenda mureve të kryeqytetit të vet kur ata ishin sulmuar në Gallatë, venedikasit u hakmorën duke bërë reprezalje në varoshet e Kostandinopojës që ndodheshin jashtë mureve. Bizantinët u përgjigjën duke marrë hak mbi venedikasit që banonin në kryeqytet. Lufta veneto-gjenoveze u shndërrua në një luftë midis Venedikut dhe Bizantit. Në fakt, gjenovezët u tërhoqën nga lufta dhe në vitin 1299 nënshkruan një "paqe të përjetshme" me Venedikun duke lënë aleatët e tyre bizantinë vetëm përballë mërisë venedikase.85 Bizanti, i cili nuk kishte flotë, u gjend në një situatë fare të pasigurt. Megjithëse sedra e shtynte të kundërshtonte kërkesat për dëmshpërblim që paraqitën venedi- kasit, Bizanti u detyrua më në fund, nën kërcënimin e anijeve venedikase në Bririn e Artë të përulet përballë epërsisë së forcave të kundërshtarit dhe të paguajë dëmshpërblimet që i qenë kërkuar. Lufta fatkeqe përfundoi më 1302 me nënshkrimin e një armëpushimi dhjetëvjeçar. Venediku rifitoi privilegjet e vjetra tregtare dhe mori koloni të reja në arkipelag. Gjenovezët, që morën mësim nga përvoja e luftës, e rrethuan Gallatën me mure të fuqishme. Lindi kështu, pranë Kostandinopojës, një kala e fuqishme gjenoveze. I pakënaqur me kaq, gjenerali gjenovez Benedeto Zakaria di Foka, i cili ishte shquar si admiral në shërbim të mbretit të Francës Filipit të Bukur dhe kishte nxjerrë pasuri përrallore nga minierat e shapit pranë Fokas, vuri dotë, më 1304 mbi ishullin bizantin Kio. Të dyja republikat marinare dolën të përforcuara nga lufta, kurse Perandoria Bizantine, nxori nga kjo luftë fatkeqe, në të cilën ishte përzier nga pakujdesia, humbje dhe poshtërime të reja.

Por ngjarjet më të rëndësishme ndodhën në Azinë e Vogël, ku perandori pësoi goditje më të rënda. Rreth mesit të shek. XIII, invazioni mongol vuri në lëvizje gjithë Lindjen e mesme dhe një shumicë fisesh turke u dëbuan në Azinë e Vogël. Masa të reja njerëzore u ngjeshën në kufirin bizantino-selxhuk. Shumë shpejt ato filluan të depërtonin në pjesën bizantine të Azisë së Vogël duke kërkuar tokë dhe plaçkë. Me kalimin e kohës, dyndjet turke u bënë përherë e më të vrullshme, kurse rezistenca e bizantinëve ishte jashtëzakonisht e dobët. Sistemi mbrojtës i krijuar në kohën e perandorit nikean ishte në shthurje të plotë dhe treva kishte mbetur zbuluar e pa mbrojtje përballë sulmeve armike.

Pa asnjë fije dyshimi rimëkëmbja e vitit 1261 e kishte dobësuar aftësi- në mbrojtëse të bizantinëve në Azinë e Vogël. Në fakt, që nga ajo kohë jo vetëm qendra e shtetit ndodhej më larg kufijve lindorë, por edhe qendra e gravitetit të politikës perandorake ishte zhvendosur krejtësisht drejt Perën- dimit. Detyrat e reja, përballë të cilave perandoria e rimëkëmbur u ndodh në Ballkan dhe rreziku që e kërcënonte nga Perëndimi, kërkonin një përqendrim të të gjitha forcave në pjesën europiane të perandorisë. Për mbrojtjen në Azi mungonin qoftë mjetet ushtarake, qoftë ato financiare. Që në kohën e Mihalit VIII kishte ndodhur që akritai-it e vendosur në kufirin bullgar nuk merrnin pagën dhe dezertonin. Po ashtu trupat e caktuara për mbrojtjen në kufijtë e Azisë, vendoseshin në frontet e betejave europiane. "Në këtë mënyrë, thotë një bashkëkohës, dobësohej territori lindor kurse persianët (turqit) bëheshin përherë e më të guximshëm dhe dyndeshin nëpër krahinat, të cilat kishin mbetur pa asnjë mbrojtje." Veç kësaj, edhe feudalizmi gjithnjë në rritje i perandorisë gjatë sundimit të Paleologëve shpinte në rrënimin e parcelave të ushtarëve të krijuara në viset kufitare në kohën nikeane. U grumbulluan kështu faktorë financiarë, shoqërorë dhe politikë që kontribuonin në minimin e sistemit mbrojtës në Azinë e Vogël.

Pushtimi turk u shtri mbi tërë territorin perandorak, edhe pse aty-këtu qytete bizantine i rezistuan armikut kurse në fshat, duket, nuk pati asnjë rezistencë. Rreth vitit 1300 pothuajse gjithë Azia e Vogël kishte rënë në duart e turqve. Shumë shpejt vetëm disa kala bizantine, si Nikea, Nikomedia, Brusa, Sarda, Filadelfia, Magnezia dhe disa skela, si Heraklea në Pont, Foka dhe Izmiri i shpëtuan shtrirjes së invazionit turk. Krerët turq e ndanë mes tyre territorin e pushtuar, kështu që pjesa perëndimore e Azisë së Vogël u shndërrua në një varg principatash turke. Bitinia e lashtë i takoi Othamn-it, themeluesit të dinastisë së osmanëve, e cila do të grumbullonte nën skeptrin e saj të gjitha fiset turke dhe më vonë do të përfshinte edhe Bizantin dhe mbretëritë sllave jugore.

Bizanti u ndodh i pafuqishëm përballë kësaj katastrofe. Paaftësia e tij ushtarake nuk e lejonte të vepronte. Azia e Vogël, bërthama e tij e lashtë ter- ritoriale, kishte humbur përgjithmonë. Më kot Androniku II kishte shpresuar në ndihmën e alanëve, të cilët i kërkonin leje për t'u vendosur në perandori kundrejt premtimit se do luftonin kundër turqve. Sipas marrëveshjes, ata erdhën, gjithsej dhjetë mijë vetë, me gra e fëmijë, por rezultati ishte krejtësisht negativ. Të udhëhequr nga bashkëperandori Mihali IX në Azinë e Vogël, aradhët e alanëve pësuan një disfatë të rëndë që në ndeshjen e tyre të parë me turqit dhe u tërhoqën menjëherë duke plaçkitur territoret bizantine.

Në këtë situatë kritike, perandorisë iu paraqit papritur një shans i ri. Rugjeri i Florit, kryetari i shquar kompanisë katalane, i ofroi shërbimet e tij dhe të njerëzve të tij për luftën kundër turqve. Kompania luftarake katalane kishte ndihmuar më parë Frederikun e Sicilisë në luftën kundër orvatjeve të anzhuinëve për të ripushtuar ishullin. Pas paqes në Kaltabelota, me të cilën mori fund lufta anzhuino-aragoneze dhe e cila sanksionoi pavarësinë e Sicilisë nën shtëpinë e Aragonës, mercenarët katallanë kishin mbetur pa ndonjë angazhim dhe kërkonin një fushë të re veprimi. Perandori bizantin e pranoi me kënaqësi ofertën e tyre. Në fund të vitit 1303, Rugjeri i Florit arriti në Kostandinopojë në krye të gjashtëmijë e pesëqind luftëtarëve. Androniku II, i cili tërë shpresat e veta i mbështeti te katallanët, iu dha një parapagim rrogat për gjashtë muaj. Veç kësaj i dha Rugjerit të Florit për grua mbesën e tij Maria Asenin,91 e emëroi inegas dux madje më vonë i dha edhe titullin e cezarit.

Në fillim të vitit 1304, katallanët u transferuan në Cizik dhe pastaj u drejtuan për në Filadelfinë e rrethuar nga turqit. Turqit u thyen rëndë dhe Rugjeri i Florit hyri fitimtar në qytetin e çliruar. Kjo fitore tregoi se mjaftonte vetëm një ushtri e vogël por e fortë, për të shpëtuar situatën. Tragjedia qe se Perandoria Bizantine nuk zotëronte një ushtri të tillë dhe se nuk kishte ç'bënte tjetër veçse t'u drejtohej mercenarëve. Por një ushtri e huaj ishte një thikë me dy presa për sa kohë përfaqësonte një formacion autonom, gati të shkëputej në çdo çast nga kontrolli i perandorisë, që nuk zotëronte asnjë pushtet dhe asnjë mjet për fi mbajtur nën kontroll.

Pasi arritën fitoren, katallanët u dhanë pas plaçkitjeve. Ata e bënë të pasigurt tërë krahinën nga deti dhe nga toka, duke plaçkitur pa bërë dallim si bizantinët ashtu dhe turqit. Më në fund, në vend që të luftonin kundër turqve ata sulmuan qytetin bizantin të Magnezisë. Në Kostandinopojë u quajt fat i madh kur më në fund katallanët arritën të bindeshin të hidheshin në Europë.

Katallanët e kaluan dimrin (1304-1305) në Galipoli. Në pranverë duhej të ktheheshin në Azinë e Vogël. Por tensioni midis qeverisë perandorake dhe kompanisë katalane u rrit akoma më shumë. Në Kostandinopojë zemërimi kundër mercenarëve arrogantë arriti kulmin. Shprehës i kësaj armiqësie ndaj tyre u bë vetë bashkëperandori Mihali IX. Nga ana e tyre katallanët ishin të revoltuar nga shlyerja e parregullt e pagave dhe me këtë parregullsi ata justifikonin ekseset e tyre. Në prill të vitit 1305 Rugjeri i Florit u vra në pallatin eMihalit IX. Për një çast njerëzit shpresuan se u çliruan nga mercenarët rebelë. Por në fakt, ky qe fillimi i një të keqeje akoma më të madhe. Katallanët, të revoltuar, ndërmorën një ekspeditë ndëshkimore kundër bizantinëve. Midis Bizantit dhe kompanisë katalane filloi lufta e hapur. Ushtria e përzier e Mihalit IX, e përforcuar nga kontingjente alane dhe turke, u thye rëndë pranë kalasë së Aprosit. Vetë trashëgimtari i fronit, i cili luftonte trimërisht në radhët e para, u plagos dhe shpëtoi vetëm se ia mbathi për në Didimotikon. Tash e tutje ai s'mund të mbronte veçse qytetet kryesore të Thrakës, kurse fshatrat mbetën të pambrojtura përballë tërbimit të armikut. Katallanët, radhët e rraliuara të të cilëve u mbushën me trupa të reja të ardhura nga atdheu apo me kontingjente turke, plaçkitën dhe shkretuan në mënyrë të pamëshirshme për plot dy vjet territorin thrak.

Situata u keqësua më tej nga shtimi i njëkohshëm i presionit të bullgarëve në veri. Bullgaria, e cila ishte copëtuar në disa principata dhe në fund të shek. XIII u duk se kishte hyrë në dekadencë të plotë, mundi të çlirohej nga sundimi tatar si pasojë e luftërave të brendshme që shpërthyen në Hordhinë e Artë pas rënies së Nogait (1299). Gjatë sundimit të Teodor Svetoslavit (1300-1322) ajo filloi të përjetojë kohë më të mira. Duke përfituar nga situata e dëshpëruar në të cilën ndodhej Perandoria Bizantine, cari i Bullgarisë i zgjeroi kufijtë e vet në Jug në vargun e maleve Ballkan. Ai pushtoi disa kala të rëndësishme dhe shumë qytete skela mbi brigjet e Detit të Zi. Midis tyre ai pushtoi edhe bazën e Mesembrisë dhe të Ankialos, të cilat në të kaluarën ishin kërkuar me ngulm. Qeveria bizantine, nuk pati mundësi të bënte gjë tjetër veçse të pranonte humbjen. Kështu ajo nënshkroi një traktat paqe me carin e Bullgarisë dhe ia la tokat që kishte fituar (1307). Ndërkaq, katalanët, pasi plaçkitën gjithë Thrakën, kaluan malet e Rodopit dhe në vjeshtën e vitit 1307 u vendosën në Kasandria. Që këtej ata i vazhduan plaçkitjet e tyre duke mos kursyer as manastiret e Malit të Shenjtë. Por sulmi kundër kalasë së Selanikut që ndërmorën në pranverën e vitit 1308 dështoi.

Në këtë periudhë vështirësish të mëdha, Perëndimi nxori përsëri në shesh planet antibizantine. Filipi i Tarantos, i cili përpiqej të forconte pozitën e vet në viset epirote-shqiptare, u lidh me katolikët shqiptarë dhe shtiu në dorë Durrësin. Megjithatë, ekspedita e tij kundër despinës filobizantine ana e Epirit dështoi (1306). Për Perandorinë Bizantine, më i rrezikshëm se ky "despot i Romanisë dhe zot i mbretërisë së Arbërit" - siç e quante tani veten Filipi - ishte i përmbajtur Karl dë Valua. Në fakt ky princ pa toka, i cili më 1301 ishte martuar me perandoreshën titullare Katerina dë Kurtënë, pra me atë që më parë e kishte kërkuar për nuse Bizanti, punonte me zell të madh për të vënë në jetë planet pushtuese të Karlit Anzhu. Tani që Bizanti dukej se ishte gati për t'u rrokullisur në kaos, ai aspironte të merrte kurorën perandorake të Kostandinopojës. Më 1306 ai përfundoi një marrëveshje me Republikën e Venedikut, të cilën e tërhiqte gjithnjë tundimi për t'u kthyer te politika e Kryqëzatës së Katërt. Më 1308 u nënshkrua një traktat me mbretin e Serbisë, Milutimin, i cili, megjithatë duket se nuk i kishte prerë krejt marrëdhëniet me Bizantin. I përfshirë në një luftë të gjatë me vëllain e tij Dragutinin (1301-1312), ai nuk mund të ndërhynte me vendosmëri kundër Bizantit dhe të rimerrte tokat e pushtuara në Maqedoni. Papa Klementi V i dha ndërmarrjes antibizantine përkrahjet e vet morale dhe në vitin 1306 e goditi përsëri perandorin me çkishërim. Karli dë Valua gjeti përkrahje edhe te fisnikët bizantinë, rrethanë kjo që tregon se deri në ç'pikë kishte arritur shpërbërja e perandorisë. Guvernatori i Selanikut, Johan Monomaku dhe komandanti i Sardit, Konstandin Dukas Limpidares u treguan të gatshëm ta njihnin princin frank si sovranin e tyre. Por gjëja rnë e rëndësishme, po të marrim parasysh situatën e krijuar, ishte sigurimi i përkrahjes së kompanisë katalane, që bënte ligjin në Lindjen bizantine. Edhe në këtë drejtim Karli dë Valua pati sukses, ndonëse edhe mbreti Frederik i Sicilisë u orvat të siguronte sovranitetin mbi katalanët. Më 1308, i plotfuqishmi i Karlit, Teobald dë Cepoy zbarkoi, me dymbëdhjetë anije venedikase në Eube, dhe që këtej shkoi në Salandër, ku në emër të zotit të tij, siguroi betimin e besnikërisë nga ana e kompanisë katalane.

Por shumë shpejt Karli e kuptoi se kishte qenë i mashtruar. Pa i përfillur fare synimet dhe planet e Valua-s katalanët u shpërngulën nga Kasandria në Thesali. Këtu mbretëronte Johani II (1303-1318) nip i sebastokrator-it Johan, një djalosh shëndetlig, i cili në fillim ishte vendosur nën tutelën e dukës së Athinës, Guidi II de la Rosh dhe pas vdekjes së këtij (1306) i qe drejtuar perandorit bizantin, duke u fejuar me vajzën e tij të paligjshme, Irenën. Viset e tij qeveriseshin krejtësisht nga latifondistët e mëdhenj. Ti shtet, Thesalia i kishte ditët e numëruara. Nga kjo fuqi e madhe që kishte pasur në kohën e sebastokrator-it Johan, nuk kishte mbetur veçse një kujtim i zbehtë. Për të bërë një luftë kundër katalanëve, as që mund të mendohej. Kompania jetoi për një vit të tërë duke mbledhur, pa asnjë shqetësim, të ardhura të mira nga kjo krahinë pjellore. Në pranverën e vitit 1310, kompania e mbushur me paratë thesale u transferua në Greqinë qendrore dhe u vu në shërbim të dukës së Athinës, Gualtierit. Por, ashtu siç kishte ndodhur me bizantinët, edhe tani ata i prenë marrëdhëniet me frakët, si rrjedhim edhe këtë radhë puna vajti derisa plasi lufta e hapur. Më 15 mars 1311, ata korrën, pranë Cefizit në Boeti, një fitore të plotë mbi repartet franke, të cilët në fakt ishin superiorë nga ana numerike. Duka Gotier dë Brienne, ashtu si shumica e kalorësve të tij, gjeti vdekjen në betejë. Në Athinë dhe në Tebë fuqia frënge u thye dhe u zëvendësua nga një principatë katalane. Athina, e cila për një shekull kishte mbetur nën sovranitetin frëng tani ra nën sundimin e katalanëve, nga të cilët ajo u qeveris më tepër se shtatëdhjetë vjet.

Ky ishte rezultati i çuditshëm i ekspeditës së jashtëzakonshme katalane. Një grusht aventurierësh luftarakë, të ardhur nga viset e Perëndimit të largët e hapi rrugën nga Kostandinopoja dhe Filadelfia deri në Athinë dhe këtu, në një nga qendrat më të lashta dhe më të lavdishme të kulturës së njerëzimit themeloi një principatë të vetën. Bëmat dhe aventurat e katalanëve në Azinë e Vogël, në Thrakë, në Maqedoni, në Greqinë Veriore dhe Jugore, betejat e tyre fitimtare kundër turqve, bizantinëve dhe frëngjve tregojnë me qartësi të plotë sesa e dobët ishte që në atë kohë qoftë Perandoria Bizantine qofshin shtetet separatiste greke dhe latine. Katalanët u dyndën në Orient në një moment kur kishte një zbrazëtirë pushteti, kur pushteti bizantin tashmë ishte përmbysur kurse pushteti turk ishte akoma në formim e sipër.

Nisja e kalatanëve për në Greqinë frënge e kishte lehtësuar në mënyrë të ndjeshme situatën e Perandorisë Bizantine. Karli dë Valu^ e pa se iu hoq mundësia që të zbatonte planet e tij agresive. Në Thesali, Cepoy i kishte prishur marrëdhëniet me katalanët meqenëse u bind më në fund se prej tyre nuk kishte se ç'priste asgjë. Përveç kësaj, Karli dë Valua s'kishte më se ku ti mbështeste pretendimet për kurorën e Kostandinopojës, meqenëse gruaja e tij, perandoresha titullare Katerina dë Kurtenë kishte vdekur më 1308. E drejta e trashëgimisë tani i kishte kaluar së bijës së saj Katerinës dë Valua. Por kjo, akoma fëmijë (1313) ishte fejuar me Filipin e Tarentit, të cilit, martesa me perandoreshën titullare i ishte dukur aq e rëndësishme sa vendosi ta prishte martesën e mëparshme me Thamarën e Epirit. Por edhe planet e pushtimit të Filipit, me gjithë përkrahjen që pati nga Franca dhe nga mbretëria e Napolit, nuk shkuan përtej fazës përgatitore. Të gjitha planet e Karlit dë Valua dhe Filipit të Tarentit - të cilat nuk ishin gjë tjetër veçse reminishenca të dobëta të politikës së Karlit Anzhu - u bënë kështu tym. Planet për rikthim të Perëndimit në Lindje mbetën vetëm në letër. Më 1310, Venediku përfundoi një armëpushim 12-vjeçar me Perandorinë Bizantine. Edhe mbreti i Serbisë vendosi përsëri marrëdhënie madje më të ngushta me Bizantin. Ai i dërgoi perandorit trupa ndihmëse, të cilat nganjëherë arritën deri në dymijë kalorës. Kur më 1314 biri i tij Stefani ngriti krye kundër tij, ai i mundur dhe i verbuar gjeti mbrojtje në oborrin bizantin.

Bizanti arriti t'i përforconte pozitat e veta edhe në Peloponez. Më 1308 Androniku II kishte kryer një ndryshim thelbësor në rregullimin administrativ të Moresë duke i dhënë fund sistemit fatkeq, në bazë të të cilit, guvematorët bizantinë të Moresë ndryshoheshin çdo vit. Si rrjedhim, Mihal Kantakuzeni, i ati i perandori të ardhshëm Johani VI, i qeverisi zotërimet bizantine në More deri në vdekjen e tij të parakohshme më 1316. kështu koha e sundimit të tij shënoi fillimin e rilindjes së fuqisë bizantine në Peloponez. Vepra e tij u vazhdua nga Andronik Aseni (nga viti 1316 deri më 1323), biri i carit të Bullgarisë Ivani III Aseni dhe i motrës së perandorit, Irena Paleologina. Me një luftë fatlume që pati kundër turqve arriti të përforconte dhe ta zgjeronte sundimin bizantin në More. Veç kësaj, Kostandinopoja i dha atij privilegje të rëndësishme tregtare në Monemvasi, qyteti i rëndësishëm limanor në More, për të krijuar në Peloponez një qendër tregtare bizantine dhe për të kundërballancuar kështu bazat venedikase të Koronës dhe të Modonës.

Një kthesë e rëndësishme ndodhi në dy shtetet separatiste: më 1318 dinastia e Engjëllorëve u shua si në Epir ashtu dhe në Thesali. Despoti Thoma ra viktimëenjëkomploti tëorganizuar nganipi i tij NikollaOrsini iQefalonisë. Ky i fundit, armik i Engjëllorëve, u kthye në fenë greke-ortodokse, rrëmbeu fronin e despotit të vrarë dhe u martua me të venë e tij, Anën bijën e Mihalit IX. Një vit më pas ai mori nga Bizanti titullin e despotit. Janina dhe shumë kala të tjera të trevës ranë nën sundimin e perandorit bizantin. Shumë më radikale qe kthesa që ndodhi në Thesali, ku pas vdekjes së Johanit II, mori fund edhe vetë ekzistenca si shtet autonom. Perandori bizantin e kërkoi për vete krahinën me pretekstin se ishte një feud perandorak që kishte mbetur vakant, por mundi të siguronte sovranitetin e vet vetëm për pjesën veriore të trevës, madje edhe kjo pjesë iu nënshtrua atij vetëm formalisht. Manjatët më të fuqishëm thesaiiotë dhe në radhë të parë fisi i lashtë fisnikëror i Melisenëve, kërkonin të bëheshin të pavarur dhe të formonin një principatë të tyre. Për më tepër, në numër i madh shqiptarësh u dyndën në Thesali. Filloi kështu emigrimi shqiptar, i cili në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm u përhap në tërë Greqinë. Dukati katallan i Athinës shtiu në dorë pjesën më të rëndësishme të principatës së dikurshme, me kryeqytet Neopatrën kurse venedikasit pushtuan portin Fteleon. Edhe një herë tjetër Bizanti nuk mundi të marrë asgjë. Edhe shenjat e vogla të një përmirësimi që u dukën në dhjetëvjeçarin e mëvonshëm me eliminimin e plagës katalane u asgjësuan shumë shpejt nga konflikti fatal që shpërtheu midis perandorit plak dhe nipit të tij Androniku III, e cila e zhyti perandorinë në një luftë të gjatë civile.

Periudha e luftërave civile. Hegjemonia serbe në Ballkan

Lufta midis dy Andronikëve, plakut dhe të riut, shënoi fillimin e një vargu të gjatë luftërash civile, e cila zbuloi kalbëzimin e brendshëm të Perandorisë Bizantine. Me këtë konflikt dinastik nisi një epokë luftimesh të ashpra të brendshme që e konsumuan perandorinë dhe i hapën dyert invazionit të turqve dhe të serbëve. Kontrasti midis plakut dhe nipit filloi për çështje personale. Androniku III, djali më i madh i Mihalit IX, një djalosh shumë i talentuar dhe me pamje tërheqëse, në fillim kishte qenë beniamini i perandorit plak. Ai e mori para kohe kurorën e bashkëperandorit dhe konsiderohej si trashëgimtari i dytë i parashikua për fron, pas babait të tij. Por me kalimin e kohës te të dy palët lindi një antipati reciproke. Jeta boshe e djaloshit Andronik, huqet e tij dhe shpenzimet e tij të papërmbajtura, ishin një provë e rëndë për durimin e perandorit plak dhe të rreptë. Në të njëjtën kohë, për princin e ri tutela e të atit dhe e gjyshit bëhej gjithnjë e më e bezdisshme. Fundi fatkeq i njërës prej aven- turave të tij dashurore, e shpejtoi prishjen. Gjatë një pusie të ngritur kundër rivalit të padronit të tyre, njerëzit e Andronikut vranë gabimisht vëllanë e tij Manuelin. Lajmi i tmerrshëm e shpejtoi vdekjen e Mihalit IX, i cili banonte, i sëmurë rëndë, në Selanik (12 tetor 1320) dhe e tërboi aq tepër perandorin plak sa e bëri atë që t'ia hiqte Andronikut të drejtat e tij si trashëgimtar i fronit.

Por djaloshi Andronik kishte shumë pasues, sidomos midis brezit të ri të fisnikërisë bizantine. Kështu kundër perandorit plak jo popullor u formua një opozitë e fortë e kryesuar nga Johan Kantakuzeni, një manjat i ri dhe pasanik, miku më i mirë i Andronikut III dhe i aventurierit ambicioz Sirgianit, me origjinë kumane nga vija atësore por që nga ana e s'ëmës ishte farefis me familjen perandorake. Veç këtyre, në komplotin luajtën një rol drejtues edhe Teodor Sinadeni dhe karrieristi ambicioz Aleks Apokauku, të cilët kishin poste të rëndësishme komanduese në Thrakë dhe në Maqedoni. Me shumat e mjaftueshme që morën, edhe Sirgiani me Kantakuzenin morën në dorë qeverisjen e Thrakës. Shitblerja e posteve shtetërore ishte shumë e përhapur në kohën e Paleologëve. Duket se atë e lejoi edhe logotheti i madh, eruditi Theodor Metohiti. Këtë radhë kjo praktikë duket se i kushtoi shumë shtrenjtë qeverisë, meqenëse Sirgiani dhe Kantakuzeni i shndërruan viset e tyre si bazë për të organizuar luftën. Duke u mbështetur në pakënaqësinë e provincës së shtypur nga taksat, aristokracia bizantine mundi të nxiste një lëvizje të fuqishme kundër qeverisë së Kostandinopojës. Ditën e pashkëve më 1321, Androniku braktisi kryeqytetin dhe u bashkua me ushtrinë që miqtë e tij kishin grumbulluar pranë Adrianopojës. Për luftën që ishte duke shpërthyer, ai ishte, nga pikëpamja psikologjike, shumë i favorizuar kundrejt perandorit plak, mbretërimi i të cilit i kishte sjellë perandorisë shumë humbje dhe privime. Nën presionin e nevojave financiare, Androniku II u detyrua të merrte masa të rrepta, të cilat vështirë se mund ta bëjnë popullor një sovran. Përkundrazi, Androniku III nuk gjendej nën peshën e asnjë përgjegjësie. Ai mund të jepte premtimet më të mëdha dhe të përdorte mjete demagogjike. Për të siguruar përkrahës ai dhuroi toka dhe privilegje me bujarinë më të madhe. Premtoi se do ta çlironte Thrakën nga të gjitha taksat. Kjo sjellje e tij pati për fundin e luftës civile një ndikim më të madh sesa forcat ushtarake të të dy kundërshtarëve. Është, pra, krejt e kuptueshme përse popullsia thrake, anoi nga perandori i ri bujar. Kur armata e tij, nën drejtimin e sirianit, filloi marshimin për Kostandinopojë, perandori plak, nga frika se mund të shpërthente një kryengritje brenda në kryeqytet shpejtoi të bënte paqe.

Androniku III mori Thrakën dhe disa krahina të Maqedonisë, të cilat ai ua kishte shpërndarë pasuesve të tij. Pjesa tjetër së bashku me kryeqytetin, i mbeti Andronikut II. U arrit kështu në një copëtim të territorit të perandorisë, për të cilën deri pak kohë më parë, në Bizant as që donin të dëgjonin të flitej. Për të ruajtur unitetin e perandorisë, të paktën përballë botës së jashtme, Androniku II e mbajti për vete të drejtën për të lidhur marrëveshje me fuqitë e jashtme. Por ky parim u shkel shumë shpejt dhe secili nga të dy perandorët zhvilloi një politikë të jashtme më vete, që binte ndesh me atë të tjetrit, madje drejtohej kundër tij. Paqja nuk vazhdoi gjatë dhe në vitin 1322 shpërtheu përsëri lufta civile. Në kampin e Andronikut të ri kishin plasur mosmarrëveshje, të cilat u shkaktuan, në fund të fundit nga rivaliteti midis megas rfix-it Sirgian dhe megas domestikos-it Kantakuzen. Androniku u shpreh në favor të mikut të tij Kantakuzen. Sirgiani, i cili deri atëherë kishte qenë kreu i vërtetë i krejt ndërmarrjes, kaloi në anën e perandorit plak për të drejtuar luftën kundër zotit dhe mbrojtësit të tij të mëparshëm. Por në perandori simpatitë shkonin gjithnjë e më tepër në anën e Andronikut të ri. Meqenëse qytete të ndryshme në afërsitë e Kostandinopojës ishin shprehur në favor të tij, perandori plak u tërhoq. Paqja u rivendos me kushtet e mëparshme.

Pas këtyre ngjarjeve pasoi një periudhë më e gjatë paqeje. Më 2 shkurt 1325, Androniku III u kurorëzua bashkëperandor me gjyshin. Por edhe nëse kjo luftë civile nuk kishte pasur beteja serioze, pasojat e saj në politikën e jashtme dhe të brendshme ishin mjaft të rënda. Gjendja e luftës dhe lëvizjet e vazhdueshme të trupave kishin penguar punimet bujqësore, sidomos në Thrakë, dhe e kishin paralizuar kudo jetën normale ekonomike. Autoriteti i pushtetit qendror kishte pësuar një goditje të rëndë në ato provinca, të cilat në bazë të traktatit të paqes i mbetën perandorit plak. Guvernatori i Selanikut, Johan Paleologu, nipi i Andronikut II dhe dhëndri i Logothetit të madh, Theodor Metohitit, mori vendim që ta shkëpusë zotërimin e tij nga perandoria. Synimi i tij gjeti përkrahjen e dy djemve të Logothetit të madh, të cilët qeverisnin Strumicën dhe Melnikun. Një situatë,  veçanërisht e rrezikshme, kerkoi ndihmën e dhëndrit të tij, mbretit të Serbisë, Stefan Deçanskit, dhe shkoi në oborrin e tij të Shkup. Qeveria perandorake, e shqetësuar nga ky veprim, shpejtoi t'i jepte atij titullin e cezarit, por ai vdiq gjatë qëndrimit të tij në oborrin serb (1327). Në Azinë e Vogël, turqit vazhdonin pushtimet e tyre. Më 6 prill 1326, Brusa ra nga uria dhe Orhani, biri i Othmanit e bëri atë kryeqytetin e vet. Qyteti, ku u varros Othmani, u bë një nga qytetet e shenjta për osmanët.

Në pranverën e vitit 1327 shpërtheu për të tretën herë lufta e hapur midis dy perandorëve. Këtë radhë, edhe mbretëritë sllave jugore ndërhynë në një masë më të madhe në luftërat e brendshme të Perandorisë Bizantine. Antagonizmi serbo-bullgar u bashkua me rivalitetin që ndante familjen perandorake dhe së bashku me të, edhe perandorinë. Ndërsa Androniku II, për hir të marrëdhënieve të tij të vjetra me shtëpinë mbretërore të Shkupit u lidh me Serbinë, Androniku III përfundoi një aleancë me carin e Bullgarisë, Mihalin III Shishman, i cili e kishte ndarë gruan e tij, motrën e mbretit të Serbisë, dhe u martua me Teodorën, të venë e paraardhësit të tij dhe motrën e Andronikut junior. Edhe këtë radhë fati e favorizoi Andronikun III mbasi keqësimi i situatës shtonte pakënaqësinë e popullsisësi rrjedhim, shtonte edhe përkrahësit e perandorit djalosh. Kundërofensiva që ndërmorën pasuesit e perandorit plak në Maqedoni, dështoi përpara se mbreti i Serbisë të bashkohej me ta. E gjithë maqedonia bizantine e njohu sovranitetin e Andronikut djalosh, madje edhe Selaniku u bashkua me të. Androniku III e la armatën e tij që kishte ngritur kampin tashmë jo larg Kostandinopojës - nën komandën e Sinadenit dhe shkoi, i shoqëruar nga Kantakuzeni, në Selanik ku u prit me solemnitet si perandor (janar 1328). Edhe në vetë kryeqytetin opozita u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Androniku II mendonte të zhvillonte traktativa të reja kur në mënyrë të papritur cari i Bullgarisë Mihal Shishmani ndryshoi qëndrim dhe i dërgoi në ndihmë forca bullgaro-tartare. Ky fakt ngjalli besim të ri te perandori plak, por edhe Androniku III e shtyri të ndërmerrte një veprim më energjik. Me traktativa dhe me kërcënime ai arriti ta bindë carin e Bullgarisë të tërhiqte kontingjentet që kishte dërguar dhe u vu në lidhje me përkrahësit e tij në Kostandinopojë. Më 24 maj 1328, hyri në kryeqytet dhe shtiu në dorë pushtetin pa asnjë vështirësi. E detyroi gjyshin të abdikonte, por e lejoi që të vazhdonte të jetonte në pallatin perandorak. Vetëm dy vite më vonë perandori plak u detyrua nga partizanët e Andronikut III të bëhej murg. Ai vdiq me emrin e murgut Anton më 13 shkurt 1332.

Me Andronikun III (1328-1341) erdhi në pushtet një brez i ri, përfaqësuesi më tipik i të cilit ishte Johan Kantakuzeni. Ky ishte kryetar i vërtetë i kryengritjes së viteve të fundit dhe tani mori në duart e tij timonin e shtetit Për nga aftësia politike, ai i kalonte së tepërmi tërë bashkëkohësit e tij, përfshirë edhe perandorin, sa trim e bujar, aq dhe të paqëndrueshëm Androniku III u angazhua me energji dhe jo pak sukses në komandën ushtarake, por ai që përcaktonte vijën politike të shtetit ishte Kantakuzeni. Fundi i luftës civile shënoi edhe fundin e premtimeve demagogjike. Nga shumë pikëpamje Androniku III dhe Kantakuzeni, të cilët së bashku me pushtetin morën përsipër edhe peshën e përgjegjësisë, ndoqën politikën që kishte ndjekur qeveria të cilën ata e kishin përmbysur. Nga ana tjetër pasojat e luftës civile ishin serioze dhe herë-herë të pariparueshme. Gjendja financiare ishte keqësuar më tej. Vepra e qeverisë për reformën e sistemit gjyqësor, qe, përkundrazi, më me fat.

Korrupsioni proverbial i gjyqeve bizantine e kishte shtyrë Andronikun II të ndërmerrte një reformë në sistemin gjyqësor. Më 1296 ai ngriti në Kostandinopojë një kolegj prej 12 gjyqtarësh, të përbërë nga dinjitarë kishtarë dhe dinjitarë laikë të rangut senatorial. Kolegji do të kryente funksionet e një gjykate të lartë apeli, për të shpëtuar drejtësinë. Por rezultati qe një zhgënjim. Gjykata e re e drejtësisë u diskreditua shumë shpejt dhe veprimtaria e saj u pezullua. Në vend të saj Androniku III krijoi më 1329 një kolegj të ri gjyqtarësh, të përbërë nga vetëm katër anëtarë, dy kishtarë dhe dy laikë. Këta katër "gjyqtarë të lartë të romejve", u pajisën me pushtet të gjerë dhe atyre iu ngarkua barra të vëzhgonin sistemin gjyqësor të mbarë peran- dorisë. Vendimet e tyre ishin përfundimtare dhe të paapelueshme. Megjithatë, Androniku III pati zhgënjime të mëdha nga gjyqtarët e tij të lartë. Më 1337, tre prej tyre, mbasi u vërtetua se ishin korruptuar, u pushuan nga detyra dhe u dërguan në internim. Megjithatë, instituti i gjyqtarëve të lartë mbeti në fuqi deri në rënien e perandorisë, edhe pse me kalimin e viteve pësoi disa modifi- kime sipas nevojave që dilnin nga praktika e kohës. Sigurisht që të katër gjy- qtarët e lartë nuk mund të ishin kurdoherë të pranishëm në proceset gjyqësore të provincave dhe shumë shpejt u konsiderua e mjaftueshme që njëri prej tyre të shprehte vendimin në emër të të gjithë kolegjit. Me dobësimin e lidhjeve midis krahinave të veçuara, që u theksua më tepër duke filluar nga mesi i shek. XIV, struktura e sistemit gjyqësor doli se ishte konceptuar në mënyrë tepër të centralizuar. Lindi kështu nevoja për ta bërë më të lakueshme dhe më elastike. Pranë gjyqtarëve të lartë të romejve në Kostandinopojë, u ngritën organe të gjyqtarëve të lartë lokalë. Më vonë do të gjejmë gjyqtarë të lartë në Selanik, në More, në Lemno madje edhe në Serres gjatë sundimit serb. Një karakteristikë e sistemit gjyqësor të kohës së Paleologëve është pjesëmarrja e dendur e klerit në administrimin e drejtësisë. Ndikimi i Kishës në sistemin gjyqësor të perandorisë erdhi duke u shtuar nga fakti se përveç organit të drejtësisë perandorake të gjyqtarëve të lartë, ku si rregull bënin pjesë dy përfaqësues të klerit, ekziston- te edhe një organ i drejtësisë që ndodhej nën autoritetin e patrikut, i cili bashkëpunonte me organin perandorak, e përkrahte dhe e plotësonte, por disa herë edhe i kundërvihej asaj madje në periudha krizash, edhe e zëvendësonte.

Situata ndërkombëtare karakterizohej nga parimi i vazhdueshëm i osmanëve në Azinë e Vogël, i serbëve në Maqedoni, dhe më tej akoma, nga dobësimi i mëtejshëm i shteteve separatiste greke dhe latine. Por ndërsa gjendej i pa- fuqishëm përballë osmanëve dhe serbëve, Bizanti mundi të korrte në Greqinë Veriore dhe në Detin Egje, disa suksese, falë përkrahjes që i dhanë selxhukët. Ajo që mbi të gjitha e karakterizon politikën e qeverisë së re dhe që përbën një dukuri të veçantë të saj, është bashkëpunimi i Kantakuzenit me emrin selxhuk, i cili kërcënohej nga ekspansioni osman jo më pak se Perandoria Bizantine. Ndërkaq, kjo kërkonte të çlirohej nga aleanca me Gjenovën, për të mundur të rifitonte pavarësinë detare dhe tregtare. Por për këtë qëllim duhej përforcuar fuqia detare bizantine. Ndërtimi i anijeve u bë kështu një nga detyrat kryesore tëperandorit Androniku III dhe të Kantakuzen. Duke mos qenë të mjaftueshme për të këtë detyrë burimet financiare të shtetit, Kantakuzeni dhe manjatët e tjerë kontribuuan me mjetet e tyre për ndërtimin e flotës. Pasoja e kësaj nisme ishte se tani shteti dhe aparati i tij mbrojtës varej nga magnatët e perandorisë edhe nga pikëpamja financiare.

Përforcimi i mbretërisë serbe shpuri në një ballafaqim të ri midis Bizantit dhe Bullgarisë. Grindja e cila kishte shpërthyer midis Andronikut dhe kunatit të tij, carit bullgar, aty nga fundi i luftës civile solli si pasojë dhunimin reciprok të kufijve dhe funnë e plaçkitjeve. Por shumë shpejt u rivendos paqja dhe u lidh një aleancë kundër Serbisë. Megjithatë, nuk u ndërmor ndonjë aksion i përbashkëtbizantino-bullgar. Androniku III vërshoi në territorinserb, por para se të fillonte sulmin, në afërsitë e Velbugdit (Kystendilit) ndodhi më 28 korrik 1330 ndeshja vendimtare midis serbëve dhe bullgarëve. Perandori, pasi mori lajmin e disfatës së aleatit të tij, u tërhoq. Ushtria bullgare ishte asgjësuar dhe vetë cari Mihal Shishman ishte plagosur për vdekje në betejë. Mbreti fitimtar i Serbisë, rivuri në fronin e Tërnovos motrën e tij Anën dhe djalin e saj, Ivan Stefanin, ndërsa Teodora, motra e Andronikut, u dëbua nga vendi.

Beteja e Velbugdit përfaqëson një kthesë në fatin e Gadishullit Ballkanik. Me të u vendos fati i Maqedonisë dhe u hodhën themelet e hegjemonisë serbe, e cila do të përcaktojë zhvillimin e ngjarjeve në Europën Juglindore në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Nga disfata që pësoi aleati i tij bullgar, Androniku kërkoi të nxirrte të paktën një përfitim për perandorinë e tij. Me pretekst se do të hakmerrej për motrën e tij Teodorën, ai pushtoi disa kala gjatë kufirit bullgaro-bizantin. Ai vuri dorë edhe mbi qytetet e kontestuara të Mesembrisë dhe Ankialos. Ndërkohë shpërtheu një kryengritje në Bullgari, pas pak edhe në Serbi. Bujarët bullgarë dëbuan careshën Ana së bashku me birin e saj dhe vendosën në fron Ivan Aleksandrin (1331-1371) nipin e Mihal Shishmanit. Në Serbi, fisnikëria ngriti krye kundër mbretit Stefan Deçanski dhe ia dha skep- trin mbretëror, birit të tij Stefan Dushanit (1331-1355). Të dy sovranët sllavë lidhën një paqe të qëndrueshme dhe Dushani u martua me Helenën, motrën e carit. Ivan Aleksandri ndërmori menjëherë luftën kundër Bizantit. Ai arriti të rimarrë qytetet e pushtuara nga Androniku dhe të rivendoste me anën e një traktati, vijën e mëparshme të kufirit (1332). Por manjatët serbë, nën udhëheqjen e sovranit të ri, u vërsulën për të pushtuar Maqedoninë bizantine.

Që në fillim dhe gjatë gjithë periudhës së lavdishme të mbretërisë së tij, Dushani mbeti përfaqësuesi i presionit të fuqishëm ekspansionist të fisnikërisë së madhe serbe. Ai arriti t'i shkëpusë territore të tjera Perandorisë Bizantine që dobësohej vazhdimisht. Vështirësitë e brendshme të Perandorisë Bizantine e lehtësonin gjithnjë e më shumë këtë ekspansion. Në pranverën e vitit 1334 një dezertor i shquar bizantin kaloi në shërbim të sovranit serb. Ky ishte Sirgiani, i cili gjatë luftës civile bizantine, kishte drejtuar në mënyrë të alternuar, sa njërin aq dhe tjetrin fraksion, pastaj ishte arratisur nga Kostandinopoja dhe pasi kishte jetuar për një kohë të gjatë në gallatë, në Eube dhe në Shqipëri, u paraqit më në fund në oborrin e Dushanit. Ky veteran energjik i kaq luftërave, i bëri shërbime të mëdha mbretit të Serbisë në luftën e tij kundër Perandorisë Bizantine. Atëherë ranë në duart e serbëve mjaft kala të rëndësishme bizantine në Maqedoni, si Ohri, Përlepi, Strumnica, Kosturi, Vodena. Vetëm muret e fuqishme të Selanikut e ndalën përparimin fitimtar serb. Më në fund një përkrahës i perandorit arriti ta vriste Sirgianin. Dushani e pranoi ofertën për paqe me bizantinët, meqenëse nga veriu mbretërisë po i afrohej rreziku i një invazioni hungarez. Në një takim personal midis Dushanit dhe Androniku III, në gusht të vitit 1334, u nënshkrua një traktat paqeje sipas së cilës, serbët mbanin pjesën më të madhe të pushtimeve të tyre në Maqedoni, me Ohrin, Përlepin dhe Strumicën.

Por ndërsa në Europë perandoria ndodhej vetëm në fillimet e katastrofës, në Azi ajo gjendej në aktin e fundit të tragjedisë. Megjithatë, Androniku III dhe Kantakuzeni nuk hoqën dorë nga përpjekjet për të evituar rrënimin. Më 1329, ata u nisën kundër osmanëve me një ushtri prej dy mijë ushtarësh për të çliruar Nikenë nga rrethimi. Por në luftën e e pabarabartë, bizantinët u thyen. Forcat superiore të armikut fituan një betejë pranë Filokrenit. Më 2 mars 1331,109 Orhani shtiu në dorë qytetin, i cili vetëm dy gjenerata më parë përfaqësonte qendrën e botës bizantine. Gjashtë vjet më vonë edhe Nikomedia ra në duart e osmanëve. Në Azinë e Vogël, perandorisë nuk i mbetën veçse disa qytete të veçuara, larg njëra-tjetrës, si Filadelfia dhe Heraklea në Pont. Është i çuditshëm fakti se bizantinët, të rrethuar nga dallga turke, mundën të qëndronin edhe për disa dhjetëra vite, por kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve. Pasi e pushtuan bregdetin bizantin, osmanët, të cilët ndërkohë e kishin shtrirë në mënyrë të konsiderueshme fuqinë e tyre në kurriz të fiseve turke fqinjë, filluan të ndërmerrnin sulme në territorin bregdetar europian të perandorisë. Edhe pse Androniku III mundi akoma t'i zmbrapste këto sulme, ato paralajmëronin rreziqe të rënda për të ardhmen.

Ndërsa osmanët kryenin inkursionet e tyre përtej viseve veriore të Detit Egje, selxhukët e emirateve bregdetare të Azisë së Vogël shkretonin pjesën jugore. Sulmet e tyre godisnin kryesisht latinët që sundonin këtë pjesë të detit dhe pjesërisht bizantinët, zotërimet e të cilëve kufizoheshin në ishujt përballë brigjeve të Thrakës dhe të Azisë së Vogël. Në këtë situatë, nuk të çudit fakti që selxhukët dhe bizantinët përfunduan një marrëveshje. Me përkrahjen e emirateve selxhuke të cilët duhej të luftonin kundër osmanëve dhe latinëve njëlloj si bizantinët, Androniku dhe Kantakuzeni u orvatën të përforconin me flotën e re pozitën e Bizantit në det. Më 1329 flota perandorake lëvizi kundër ishullit të Kios, që ndodhej nën sundimin e familjes gjenoveze të Zakariajve dhe e cila, pasi kishte njohur në fillim sovranitetin perandorak, më pas ishte shkëputur krejtësisht nga perandoria. Ishulli i rëndësishëm u pushtua dhe mbeti nën sundimin e perandorisë deri në vitin 1346. Perandori, me ndihmën efektive të emirateve fqinjë selxhukë, arriti ta detyronte edhe Fokean, e cila nga ana e saj ndodhej nën sundimin gjenovez, që të pranonte përsëri sovranitetin bizantin. Më në fund ai shpëtoi Lesbon nga orvatjet që bënin fuqitë perëndimore për ta pushtuar. U përsërit në përmasa të vogla procesi i vitit 1204. Atëherë koalicioni i fuqive të krishtera, i krijuar për luftën kundër piratëve turq, kishte sulmuar ishullin bizantin, ndonëse edhe vetë perandori bizantin kishte aderuar formalisht në atë bashkim. Tani ai ishte i detyruar të mbronte zotërimet e tij kundër vëllezërve të krishterë me ndihmën e selxhukëve dhe pas një lufte dramatike ai arriti të realizonte qëllimin e tij.

Por sukseset më të rëndësishme perandoria i arriti në Thesali dhe në Epir. Pas vdekjes së princit më të fuqishëm thesaliot, Stefan Gavrilopulo Meliseni (1333), krahina u zhyt në një kaos absolut. Guvernatori perandorak i Selanikut, Johan Monomaku ndërhyri, i pasuar nga vetë perandori dhe shumë shpejt pjesa veriore e Thesalisë deri në kufirin katalan u përfshi në Perandorinë Bizantine. Despoti epirot, Johan Orsini (1323-1335), i cili ishte orvatur ta aneksonte pjesën perëndimore të Thesalisë, u zmbraps dhe u detyrua të linte krahinën. Deri edhe fiset shqiptare të imigruara, të cilat kishin mundur deri atëherë ta ruanin pavarësinë e tyre, i bënë homazhe perandorit. Me aneksimin e Thesalisë doli në rend të ditës edhe zgjidhja e problemit të Epirit. Për shkak të luftërave të pareshtura të fraksioneve dhe të rivendikimeve tokësore kundërshtare dhe të agresioneve të vazhdueshme të fuqive fqinje, gjithë territori epirot ndodhej në një situatë shpërthyese. Shembja e shtetit të pavarur, tashmë në agoni, ishte vetëm çështje kohe. Fitorja e partisë bizantine në Artë e shpejtoi fundin e saj. Despoti Johan u helmua nga gruaja e tij kurse despina Ana, e cila mon pushtetin me djalin e saj Niqifor II, filloi trataktiva me perandorin. Androniku dhe Kantakuzeni marshuan përmes Thesalisë në krye të një ushtrie të madhe (bërthama e së cilës përbëhej nga trupa turke) shtypën një kryengritje që kishte shpërthyer në tokat shqiptare dhe pastaj pranuan nënshtrimin e krahinës (1337). Epiri dhe Akarnania u aneksuan nga perandoria pa asnjë vështirësi. Despina kishte gabuar në llogaritë e saj.

Ajo shpresonte se duke e njohur sovranitetin bizantin do të vazhdonte të qeveriste krahinën në emër të birit të saj të mitur. Por perandori nuk donte të dinte për një qeverisje të dinastisë së vjetër despotale, e cila ishte e lidhur me traditat e pavarësisë epirote. Administrimi i krahinës iu besua një qeveritari perandorak, protostrator-it Sinaden, kurse Ana me Niqiforin u detyruan të tërhiqeshin në Selanik.

Ndërkohë, fuqitë perëndimore që kishin interesa në territorin epirot kërkonin t'ia shkëpusnin perandorisë fitoren që kishte korrur me lehtësi. Për këtë qëllim ata shfrytëzuan despotin Niqifor, të cilin mendonin ta përdornin si një kukull kundër paleologëve. I ngarkuar nga perandoresha e ligjshme latine Katerina Valua, e cila në atë kohë sundonte në Ake, qeveritari anzhuin i Durrësit, nxiti një kryengritje në favor të djaloshit të shfronësuar. Në Artë Niqifori II u shpall sovran dhe protostrator-i Sinadeni u fut në burg. Por vetëm pak qytete u bashkuan me lëvizjen. Pjesa më e madhe e krahinës i qëndroi besnike perandorit bizantin. Kur në pranverën e vitit 1340, Androniku III dhe Kantakuzeni erdhën me një kontingjent të vogël, lëvizja u shua me shpejtësi. Niqifori u kthye në mërgimin e tij të artë të Selanikut. Ai u detyrua të kënaqej me titullin e panhypersebastos-it dhe të pranonte, si shpërblim për kurorën e humbur, fejesën me një vajzë të Kantakuzenit. Guvernator i Epirit u emërua Johan Engjëlli, i cili ishte shquar në shtypjen e kryengritjes kurse Sinadeni mori qeverisjen e Selanikut. Një nga pasojat më të rënda që la shembja e Bizantit më 1204 u duk më në fund se u eliminua. Akoma ekzistonin principata latine në Greqi, por në Gadishullin Ballkanik nuk kishte më shtete të pavarura. Shtetet e mëparshme separatiste tani ishin bashkuar me perandorinë, dhe bënin pjesë në të si provinca. Kantakuzeni ngre në qiell me terma hiperbolike këtë sukses, i cili u qe mohuar qeverive lë mëparshme, me gjithë përpjekjet e tyre të shumta.

Megjithatë, ky sukses ishte jo aq një pasojë e fuqisë ushtarake bizantine sesa rezultat i shpërbërjes së brendshme të shteteve separatiste. Ndërsa më parë ato ishin në gjendje ta sfidonin pushtetin hijerëndë të Mihalit VIII, tani tërhiqeshin përballë perandorisë së dobët pothuajse pa bërë rezistencë. Por gëzimi i bizantinëve për suksesin e tyre nuk qe e thënë të zgjaste shumë. Ka diçka tragjike në faktin që pikërisht në çastin kur arritën të bashkonin me perandorinë këto territore të shkëputura, presioni ekspansionist serb u drejtua kundër tyre. Në vitet e mëvonshme Dushani shtiu në dorë Shqipërinë dhe pas pak, madje ende pa arritur të bashkoheshin mirë me perandorinë, edhe Epiri me Thesalinë ranë në duart e sovranit të madh të Serbisë. Bizanti ishte akoma në gjendje që, duke shfrytëzuar kushte të favorshme, të korrte disa suksese nëpërmjet një drejtimi të zgjuar politik dhe me manovra dinake diplomatike, por nuk ishte më i zoti t'i ruante për një kohë të gjatë pushtimet e veta. Perandoria sapo e kishte marrë veten nga luftërat civile të viteve njëzet në atë shkallë sa të merrte nisma të rëndësishme politike dhe t'u bënte ballë, në mos osmanëve dhe serbëve, të paktën kundërshtarëve më të dobët, kur çdo gjë u shemb. Mbretërimi i Andronikut III ishte vetëm një pauzë në një epokë luftërash të brendshme. Pas vdekjes së tij shpërtheu një luftë e re civile, shumë më e ashpër dhe më e egër se ato të viteve njëzet, një luftë e tillë që solli pasoja shumë të rënda. Nga kjo luftë civile, perandoria ishte e dënuar të mos e rimerrte më veten kurrë.

Kur Androniku III vdiq më 15 qershor 1341, biri i tij Johani V ishte vetëm nëntë vjeç. Domestiku i madh Johan Kantakuzeni, i cili në fakt e kishte qeverisur shtetin edhe kur Androniku III ishte gjallë, ngriti pretendimin e vet për t'u bërë regjent meqenëse kishte qenë miku më i ngushtë i perandorit të vdekur. Por kundër tij u formua një pozitë e fortë, e dla u bashkua rreth nënës perandoreshë Ana e Savojës dhe patrikut Johan Kalekas. Kundërshtari më i rrezikshëm i domestikut të madh u bë përkrahësi i tij i vjetër, dinaku Aleks Apokauku, i cili gjatë luftërave të fundit civile ishte shquar si përkrahës i Andronikut III dhe në sajë të Kantakuzenit kishte siguruar ndere dhe pasuri të mëdha.

Intrigat e oborrit dhe luftërat midis fraksioneve mbushnin jetën e kryeqytetit bizantin. Por ndërkaq, rreziqet e jashtme qëndronin pezull: turqit plaçkitnin brigjet thrake, serbët kishin përparuar përsëri deri në Selanik, madje edhe bullgarët po kërcënonin për luftë. Kantakuzeni marshoi kundër armiqve me reparte të rekrutuara me shpenzimet e veta dhe shumë shpejt ai arriti ta rivendoste paqen. Jo vetëm kaq, por atij iu krijua gjithashtu mundësia ta përforconte pozitën bizantine në Greqi. Zotërit feudalë të Akesë dërguan një delegacion te domestiku i madh për ta njoftuar se ishin të prirë për ta rinjohur sovranitetin bizantin. Në fakt në atë krahinë mbretëronte një kaos i madh. Baronët frengj preferonin më mirë t'i nënshtroheshin perandorit bizantin sesa përfaqësuesve të Açiajolëve, një familje bankierësh fiorentinë, të cilët pak kohë më parë kishin shtënë në dorë pushtetin në principatë si qeveritarë të perandoreshës titullare Katerina. Kantakuzeni u ledhatonte shpresat më të mëdha: "Nëse me ndihmën e perëndisë,- tha në këshillin e luftës,- do tia dalim t'i shtrojmë nën perandorinë latinët që banojnë në Peloponez, duhet medoemos të bashkohen me ne qoftë vullnetarisht, qoftë nëpërmjet dhunës edhe katalanët që banojnë në Atikë dhe në Beoti. Atëherë pushteti i romejve do të fillojë të zgjerohet, si në kohët e lashta, nga Peloponezi deri në Bizant Eshtë e qartë se atëherë do të jetë e lehtë të kërkojmë sadisfaksion edhe nga serbët e nga fqinjët e tjerë barbarë për të gjitha poshtërimet që kanë hedhur mbi ne për një periudhë kaq të gjatë kohe.

Por këto shpresa perënduan shumë shpejt. Shpërthimi i luftës civile, jo vetëm përjashtoi çdo zgjerim të territorit, por shkatërroi edhe atë pak që Bizanti zotëronte. Gjatë mungesës së Kantakuzenit nga kryeqyteti përfitoi fraksioni kundërshtar për të kryer një grusht shteti. Domestiku i madh, i cili i qe përkushtuar planit të tij të madh patriotik, u shpall armik i atdheut. Shtëpinë e tij e rrënuan, pasuritë e tij u plaçkitën dhe përkrahësit e tij, të cilët nuk arritën të ikin me kohë nga Kostandinopoja, u burgosën. Patriku Johan mori detyrën e regjentit pranë nënës perandoreshë. Apokauku u emërua megas dux dhe u vu të qeverisë kryeqytetin, qytetet dhe ishujt fqinjë. Të gjithë përkrahësit e tij u shpërblyen me ndere të mëdha dhe detyra të rëndësishme. Kantakuzeni e pranoi sfidën dhe u shpall perandor në Didimoteik, më 26 tetor 1341. Por, duke respektuar me rreptësi parimin e legjitimitetit, të cilit i kishte qëndruar besnik gjatë gjithë luftës civile, e renditi emrin e tij dhe të gruas së tij Irena Asen vetëm pas atij të perandoreshës Ana dhe të perandorit të ligjshëm Johani V.116 Me këtë synonte të tregonte se nuk luftonte kundër familjes së ligjshme perandorake, por kundër uzurpimit të Apokaukut, i cili instaloi shpejt e shpejt në Kostan- dinopojë një pushtet diktatorial. Ashtu siç kishte bërë Androniku III në luftën kundër gjyshit të tij edhe Kantakuzeni u mbështet, në luftën e tij kundër qeverisë së Kostandinopojës, kryesisht mbi fisnikërinë trakase. Edhe këtë radhë ishte provinca ajo që fitoi mbi kryeqytetin.

Bizanti ndodhej në pragun e njërës prej krizave më të rënda të historisë së tij. Lufta civile e viteve njëzet e kishte dobësuar në mënyrë të konsiderueshme perandorinë. Lufta civile e viteve dyzet ia këputi fuqitë e fundit që i kishin mbetur. Këtë radhë, fuqitë e huaja ndërhynë në masë më të madhe në luftërat e brendshme të bizantinëve kurse lufta e partive politike u thellua nga kontradiktat shoqërore dhe fetare. Bizanti përjetoi një krizë jo vetëm politike por edhe shoqërore. Nëpërmjet lëvizjes së zelotëve u theksua një tendencë e fortë shoqërore revolucionare. Me luftërat politike dhe shoqërore u ndërthur një nga konfliktet më të rëndësishme fetare të periudhës së vonë bizantine: konflikti hezikastike.

Hezikastë quheshin në Bizant që nga kohët më të lashta murgjit, të cilët në heshtjen e shenjtë zhvillonin një jetë të rreptë prej eremitësh. Në shek. XIV lëvizja hezikastike mori kuptimin e një tendence të veçantë mistikoasketike, e cila tërthorazi lidhej me mistikun e madh të shek. XI Simeon Theologu i Ri, doktrina dhe praktika e të cilit kanë shumë gjëra të përbashkëta me atë të hezikastëve. Origjina e kësaj tendence lidhet drejtpërdrejt me veprën e Grigor Sinaitit, i cili në dhjetëvjeçarin e katërt të shek. XIV udhëtoi mes për mes territoreve të perandorisë. Doktrinat mistikoasketike të Sinaitit u pranuan me entuziazëm në manastiret bizantine. Veçanërisht i madh ishte entuziazmi në Malin e Shenjtë: djepi i vjetër i ortodoksisë bizantine u bë qendra e lëvizjes hezikastike. Qëllimi më i lartë e hezikastëve ishte vizioni i dritës hyjnore dhe rruga për të arritur atje ishte praktika asketike. Hezikasti, në vetmi dhe larg botës duhej të recitonte të ashtuquajturën lutje të Krishtit ("Zoti Jezu Krisht, biri i Perëndisë, ki mëshirë për mua") dhe ndërsa recitonte lutjen duhej të mbante frymëmarrjen. Në këtë mënyrë, lutësi do të ndjente dalëngadalë një ndjenjë hirësie të pashprehshme dhe do ta shihte veten të rrethuar nga rrezet e një drite hyjnore jashtëtokësore, të asaj drite të papërsëritshme që dishepujt e Krishtit panë në Malin Tabor.

Por besimi në pamjen e përjetshme të dritës së Malit Tabor ishte kontra- diktore. Sidomos mënyra që ndoqën hezikastët u kritikua dhe u vu në lojë. Ai që e hapi fushatën kundër hezikastëve ishte murgu Barlaam, me origji- në nga Kalabria, njeri me kulturë të madhe por jo tolerant dhe grindavec, një shpirt i shqetësuar që bashkonte mendjemadhësinë perëndimore me pasionin tipik grek për polemikë. Ai kishte ardhur në Kostandinopojë për tu matur me pishtarët e shkencës bizantine, por ishte mundur në një polemikë publike me dijetarin enciklopedik Niqifor Gregora, mbasi racionalizimi i tij aristotelik nuk gjente ende përkrahës në publikun bizantin. Pas kësaj, zelli polemik i kalabrezit të lënduar në sedër shpërtheu kundër misticizmit të murgjve të Malit të Shenjtë, që mbante erë supersticioni të mykur. Në mbrojtje të misticizmit hazikastik, kundër tij u hodh teologu u madh Gregor Palamaj. Mori flakë kështu një polemikë e zjarrtë. Çështja e metodave asketike të përdorura nga hezikastët, të cilët më parë kishin shkaktuar talljen e Barlaamit, shumë shpejt u vu plotë- sisht në hije nga çështja e bazave filozofiko-teologjike të doktrinës hezikastike. Barlaami e kundërshtoi shfaqjen e dritës së Malit Tabor, e cila në qoftë se nuk është identike me Perëndinë nuk mund të ketë një ekzistencë të përjetshme, por vetëm një ekzistencë tokësore si çdo krijesë e Perëndisë. Përkundrazi, nëse do të pranohet ekzistenca e një drite të përjetshme, kjo mund të jetë gjë tjetër veçse vetë hyjnia, e cila vetëm kjo është e përjetshme dhe e pandryshueshme. Në këtë rast, akoma më tepër është e pamundur që ta perceptojmë këtë dritë, që nga çasti që Perëndia është e padukshme. Përkundrazi, Palamaja dallonte midis substancës hyjnore (evepyeLai dhe Sxpvapeia), të cilat veprojnë në botë dhe i shfaqen njerëzimit, por që nuk janë një krijesë e Perëndisë por vetëm shfaqja e saj e përjetshme. Po të mos kishte asnjë shfaqje të substancës hyjnore nuk do të kishte asnjë marrëdhënie midis botës imanete dhe hyjnisë trashen- dente. Nuk janë gjë tjetër veç energji hyjnore dituria, dashuria, hiri i Perëndisë, madhe edhe drita e dukshme përjetësisht, të cilën apostujt e panë në malin Tabor dhe e cila është e dukshme edhe për ata që kanë ndriçimin mistik. Ndërsa Barlaami heq një vijë ndarëse absolute midis asaj që është e përjetshme dhe asaj që është tokësore, në sistemin e Gregor Palamajt ekziston midis Perëndisë dhe njeriut një element ndërmjetësie dhe një ndërmjetës që lëviz nga Perëndia dhe arrin te njeriu. Në këtë mënyrë sistemi hezikastik shpreh aspiratën themelore të religjiozitetit grek, e cila kishte përcaktuar qëndrimin e Kishës bizantine që në kohën e grindjeve kristologjike dhe gjatë konfliktit mbi kultin e ikonave: aspiratën për të mbushur hendekun midis tokësores dhe përtej tokësores. Për këtë arsye edhe doktrina hezikastike, e cila ishte dënuar rreptësisht në Romë, gjeti një pritje entuziaste në Kishën bizantine.

Por edhe në Bizant doktrina hezikastike mundi të zërë vend vetëm pas një lufte të gjatë, meqenëse edhe Kisha bizantine iu kundërvu kësaj doktrine të re nga pamja, por në të vërtetë shumë e vjetër. Në një koncil që u mbajt nën kryesinë e Andronikut III, më 10 qershor 1341, Palamaj korri me lehtësi një fitore të padiskutueshme. Dhe kur disa ditë më pas, fill pas vdekjes së perandorit, Barlaami e rifilloi sulmin e tij dhe bashkë me të edhe Gregor Ancidinoja nga Përlepi sllav u lëshua kundër doktrinës palamitike, ndërkohë që fillimisht kishte kërkuar të ndërmjetësonte midis dy antagonistëve, që të dy u dënuan në një koncil në praninë e domestikut të madh Johan Kantakuzenit (gusht 1341). Kthesa politike që ndodhi pas ndërhyrjes, shkaktoi megjithatë një ndryshim të papritur. Patriku Johan Kaleka, armik i deklaruar i Palamajt, ndoqi një vijë kundërshtimi përherë e më të vendosur kundër doktrinës hezikastike. Për Palamajn filluan andrallat. Atij nuk iu kursye as burgu, madje as edhe çkishërimi. Sa më të ngushta ishin marrëdhëniet midis hezikastikëve dhe perandorit Johan Kantakuzeni - edhe pse sigurisht jo të gjithë partizanët e Kantakuzenit e përkrahnin hezikastizmin dhe jo të gjithë kundërshtarët e tij e luftonin palamizmin- aq më shumë lufta fetare ndërthurej me atë politike, e cila ndau perandorinë në dy kampe armiqësore.

Akoma më i thellë ishte hendeku shoqëror. Madje, pikërisht hendeku shoqëror i perandorisë përcaktoi rreptësinë e luftës civile që kishte shpërthyer dhe u bë shkaku i valës së saj shkatërrimtare. Rritja e varfërimit ekonomik i ashpërsoi antagonizmat shoqërore. Sa më shumë që perandoria binte dhe varfërohej, aq më tepër rritej në fshatra dhe në qytete mjerimi i masave popullore. Si në fshat ashtu dhe në qytet pronat po përqendroheshin në duart e një klase të ngushtë aristokratike dhe kundër saj shpërtheu pezmatimi i masave popullore.

Në kohën e lulëzimit më të madh, absolutizmi bizantin kishte ndërtuar, mbi gërmadhat e administratës së vjetër qytetare municipale, aparatin e vet të plotfuqishëm burokratik dhe e kishte detyruar jetën qytetare t'i nënshtrohej centralizmit të vet totalitar. Me dobësimin e pushtetit qendror, forcat lokale kishin filluar të rimerrnin fuqi, madje dukej sikur edhe jeta e pavarur e qytetit po zgjohej. Ky zgjim i vetëqeverisjes urbane nuk rridhte nga lindja e forcave të reja shoqërore por kryesisht nga dobësimi i pushtetit qendror që ishte minuar nga feudalizmi. Jeta qytetare e perandorisë së vonë nuk sundohej nga një klasë e re tregtarësh dhe industrialistësh, si në Perëndim, por nga aristokracia tokësore lokale. Duhet ta kemi mirë parasysh këtë veçori, edhe pse duhet pranuar që ngjarjet të cilat e përmbysën jetën e qyteteve bizantine në mes të shek. XIV gjejnë shumë paralelizma me historinë e po asaj kohe të qyteteve italiane madje edhe të atyre flarninge dhe duhen vendosur në kuadrin e përgjithshëm të luftërave shoqërore në qytetet europiane. Ky ndryshim themelor shpjegon përse fuqia ekonomike e Bizantit, e cila dikur ndodhej në një pozitë dominuese, u minua dhe më në fund u zëvendësua kaq shpejt nga qytetet tregtare italiane.

Lufta midis regjencës së Kostandinopojës dhe kreut të aristokracisë, Kantakuzenit, nxori në dritë të diellit antagonizmat shoqërore që klloçitnin në perandori. Në luftën e tij të armatosur kundër Kantakuzenit, Aleks Apokauku u mbështet në masat popullore dhe i dha zjarr kryengritjes shoqërore kundër mbrojtësve aristokratë të kundërshtarit të tij. Ishte një lëndë që merrte me lehtësi flakë. Kështu lufta u ndez. Në Adrianopojë shpërtheu një kryengritje kundër aristokracisë lokale. Shumë shpejt zjarri u përhap edhe në qytete të tjera thrake. Përfaqësuesit e familjeve aristokratike dhe pronare tokash, pasuesit e manjatit Kantakuzen, gjithandej u vranë.

Lufta e klasave me egërsinë dhe ekseset që e karakterizuan, arriti kulmin e vet në Selanik, në këtë qytet të madh portal, ku qenë grumbulluar fise të ndryshme dhe ku bashkëjetonin pasuria më e madhe me mjerimin më të thellë. Selaniku, i cili ishte një qendër e rëndësishme e perandorisë dhe një tempull i lashtë i lirisë, kishte një parti të fortë popullore me një organizatë të shëndoshë dhe me një ideologji politike pak a shumë të qartë: partia e zelotëve. Lëvizja antiaristokratike këtu nuk u shpreh vetëm në një shpërthim elementar të ndjenjave popullore, por u bë për një periudhë, pasi zelotët morën pushtetin, sistemin sundues. Pas dëbimit të pasuesve të Kantakuzenit, zelotët vendosën në Selanik një qeveri të tyre.

Guvernatori Theodor Sinadeni u detyrua ta braktiste me vrap qytetin. Edhe përkrahësit e tjerë të fisnikërisë kërkuan të shpëtonin duke ua mbathur këmbëve. Pasuritë e tyre u konfiskuan.

I mprehtë ishte edhe antagonizmi midis zelotëve të cilët në qarqet kishtare konservatore konsideroheshin si dishepuj të Barlaamit dhe të Acindinos dhe hezikastëve, aleatët e Kantakuzenit. Zelotët politikë ishin armiq të zelotëve kishtarë. Megjithatë zelotët e korrigjuan politikën e tyre revolucionare me një lloj legjitimizmi. Si armiq të Kantakuzenit, ata njihnin si perandor të ligjshëm Johan Paleologun dhe krerët më të shënuar të kësaj partie antiaris-tokratike ishin anëtarë të dinastisë së Paleologëve. Një guvernator i dërguar nga Kostandinopoja dhe kryetari i partisë së zelotëve e ndanë midis tyre përgjegjësinë e qeverisjes. Në të vërtetë kryetari i zelotëve kishte influencë më të madhe, në një masë të tillë sa që praktikisht Selaniku jetonte nën ligjet e tij, krejtësisht i pavarur nga çdo autoritet tjetër. Qyteti i dytë i perandorisë jetoi për shtatë vjet nën urdhrat e një partie revolucionare antiaristokratike, e cila e mbajti pushtetin me një vendosmëri të madhe dhe zhduku në mënyrë të pamëshirshme kundërshtarët e vet.

Që nga Selaniku deri në Kostandinopojë pushteti i fisnikërisë ishte shpartalluar kudo. Kauza e Kantakuzenit dukej se ishte e dështuar. Përkrahësit e tij më të afërt, deri te Sinadeni e braktisën, kur u bindën se kjo ishte rruga e vetme për të shpëtuar jetën dhe pasuritë e tyre. Kryengritja popullore atë e kishte privuar nga çdo mbështetje brenda perandorisë. Kantakuzeni, atëherë u tërhoq me dy mijë njerëz në kufirin serb dhe i kërkoi ndihmë Stefan Dushanit. Ndërhyrja e tij në luftën civile bizantine i përgjigjej politikës ekspansioniste të mbretit dhe të fisnikërisë së Serbisë. Mbreti dhe mbretëresha e pritën me nderime të mëdha antiperandorin bizantin në Prishtinë (korrik 1342). Kantakuzeni qëndroi gjatë në Serbi. Tratativat e tij me Dushanin dhe me fisnikët serbë u konkretizuan me një aleancë, ku secila nga të dyja palët kërkonte të arrinte qëllimet e veta. Por në vitin 1342 dhe më 1343 sulmet e aleatëve kundër qytetit të mbrojtur mirë të Serrezit, dështuan. Forcat e Kantakuzenit u pakësuan në gati pesëqind vetë. Por në atë çast atij i erdhi lajmi se Thesalia e njihte për perandor. Vendi i latifondistëve të mëdhenj bashkohej me kreun e aristokracisë bizantine. Kantakuzeni emëroi guvernator të përjetshëm në këtë provincë mikun e tij të vjetër dhe kushëririn e tij Johan Engjëllin, i cili më vonë qeverisi në mënyrë gati të pavarur, por duke e njohur besnikërisht sovranitetin e zotit të tij, si në Epir, Akarnani dhe Etoli ashtu dhe në Thesali. Ai arriti shumë shpejt t'i zgjeronte së tepërmi territoret e veta në dëm të zotërimeve katalane në Thesali. Ndërsa humbiste territoret e vjetra të perandorisë, Kantakuzeni po fitonte përkrahjen e viseve greke të sapopushtuara, të cilave ai u kishte kushtuar një vëmendje të posaçme dhe bashkimi i të cilave me perandorinë në fund të fundit i detyrohej vetëm atij.

Ky sukses i antiperandorit bizantin e shpejtoi prishjen e marrëdhënieve  midis tij dhe mbretit serb. Qëllimi i Dushanit nuk ishte të favorizonte fitoren e njërit apo tjetrit fraksion bizantin. Ai hoqi dorë nga çështja e Kantakuzenit dhe i shtriu dorën qeverisë së Kostandinopojës, e cila nga ana e saj i kërkoi atij ndihmë. Biri i tij dhe trashëgimtari i fronit, Uroshi u fejua me motrën e perandorit të mitur Johan Paleologut (verë 1343). Tani Kantakuzeni e kishte Dushanin jo më një aleat por një kundërshtar të fuqishëm. Por ai kishte një aleat tjetër: Omurin, emirin e Ajdinit, me të cilin kishte bashkëpunuar ngush- tësisht që në kohën e Andronikut III. Në fund të vitit 1342, Omuri i kishte ardhur atij në ndihmë dhe tani e tutje Kantakuzeni mund të mbështetej me besim në ndihmën e turqve - më parë të selxhukëve, pastaj të osmanëve - të dlët bënë që ai të kishte epërsinë ndaj partisë kundërshtare dhe në fund të fundit vendosën ushtarakisht fatet e luftës civile bizantine. Megjithatë ai nuk e mori Selanikun as me ndihmën e Omurit. Qyteti i bëri antiperandorit një rezistencë të ashpër dhe rreziku i madh që erdhi nga jashtë nuk bëri gjë tjetër veçse e theksoi radikalizimin e qeverisë së zelotëve. Kështu Kantakuzeni u detyrua të hiqte dorë nga Selaniku dhe t'i linte Dushanit pjesën që mbetej të Thesalisë duke filluar me ndihmën e selxhukëve luftën për të nënshtruar Thrakën. Që në fillim të vitit 1343 Omuri hyri në Didimoteikë. Çmimi i këtij suksesi ishte natyrisht plaçkitja pa asnjë kursim i territoreve të pushtuara nga ana e trupave turke

Nga ana e saj regjenca e Kostandinopojës mbështetej në ndihmën e sllavëve jugorë. Ajo kishte bërë për vete jo vetëm Dushanin por edhe carin e Bullgarisë, Ivan Aleksandrin. Në anën e saj u hodh edhe trimi Hajduk Moçilo, i cili më parë kishte qenë aleat i Omurit dhe i Kantakuzenit dhe e kishte ngritur kampin me ushtrinë e vet në territorin e kufirit bizantino-bullgar. Por miqësia e sovranëve sllavë nuk i solli ndonjë dobi të madhe perandorit të ligjshëm dhe i kushtoi sakrifica të rënda shtetit bizantin. Situata po bëhej gjithnjë e më e keqe: ndërsa aleatët e Kantakuzenit shkretonin territorin bizantin, aleatët e Apokaukut, i shkëpusnin perandorisë territore të gjera.

Gjatë vitit 1343, Dushani pushtoi Vodenën, Kosturin dhe Lerinën. Ai për- fundoi pushtimin e Shqipërisë, e cila me përjashtim të Durrësit anzhuin tani ndodhej nën sundimin e tij. Cari i Bullgarisë e pagoi miqësinë me të duke i dhënë një terntor të gjerë në Maricën e Sipërme, së bashku me qytetet Fili- popoli dhe Stanimakë dhe duke i refuzuar çdo ndihmë perandorisë, e dla i kishte bërë me mendjelehtësi këto konçensione. Duke e ndryshuar shpesh herë qëndrimin e vet, Momçilo themeloi një principatë më vete në pjesën jugore të maleve Rodop. Nga kjo bazë aventurieri kokëkrisur, të cilit Kantakuzeni i kishte dhënë titullin e sebastokrator-it dhe perandoresha Ana për më tepër titullin e despotit, e bëri të pasigurt gjithë territorin rreth e rrotull, derisa Omuri e theu dhe e ekzekutoi (1345).

Në verën e vitit 1345 Kantakuzeni tashmë kishte nënshtruar tërë Thrakën. Madje edhe në Kostandinopojë partia kundërshtare kishte pësuar goditje të rën- da. Eksponenti i saj më i madh, megas dux-i Aleks Apokauku, vdiq më 11 qershor 1345 (ndërsa vizitonte burgun e pallatit perandorak, u sulmua nga të bur- gosurit dhe u vra). Atëherë edhe në Selanik ndodhi një reaksion i parë kundër sundimit të zelotëve, i cili megjithatë në fillim çoi vetëm në një shpërthim më të mprehtë të forcave revolucionare. Është plot kuptim fakti se orvatja e reak- sionit nisi nga governatori perandorak, i cili nuk ishte tjetërkush veçse megas primicerius-i Johan Apokauku, i biri diktatorit të Kostandinopojës. Detyra e tij ishte të mbështeste regjimin antiaristokratik në Selanik. Por shumë shpejt mar- rëdhëniet e tij me partinë e zelotëve dhe me kryetarin e tyre Mihal Paleologun, i cili ishte bërë zot i qytetit, u prishën. Ai vrau kryetarin e zelotëve, mori frenat e qeverisë si guvemator i vetëm dhe, pasi i ati i tij u vra në Kostandinopojë, kaloi haptazi në anën e Kantakuzenit. Por nën udhëheqjen e Andrea Paleologut, zelotët kaluan në kundërsulm. Johan Apokauku u mund dhe vdiq në mënyrë të tmerrshme së bashku me nja njëqind pasues të tij: robërit u flakën njëri pas tjetrit nga muret e kalasë së qytetit dhe u prenë copë-copë nga zelotët e grumbulluar poshtë mureve. Pastaj filloi larja e hesapeve me përfaqësuesit e klasave të larta. Ata u shëtitën "nëpër rrugë si skllevër, të lidhur me litar në qafë. Këtu shërbëtori tërhiqte padronin, atje skllavi atë që e kishte blerë. Fshatari godiste strategun, argati luftëtarin" (domethënë pronoiarin). Sundimi i zelotëve tashmë ishte ven- dosur dhe mbeti në fuqi për disa vjet në mënyrë gati të pavarur. Lidhjet midis Selanikut dhe pjesës tjetër perandorisë u bënë akoma më të dobëta.

Pavarësisht nga këto ngjarje, me rënien e megas dux-it Aleks Apokauku, fitorja e Kantakuzenit ishte diçka e sigurt. I ndihmuar nga elementet më të fortë ekonomikë dhe politikë, ai po i afrohej në mënyrë të pandalshme qëllimit të tij, ndërsa fuqia e regjencës së Kostandinopojës pakësohej në mënyrë të dukshme. Megjithatë, antiperandori nuk e gëzonte më si më parë përkrahjen e mikut të tij Omur, madje pak më vonë e humbi fare. Në fakt, Omurin e tërhoqi lufta kundër koalicionit të fuqive perëndimore, i cili kishte filluar përsëri të vepronte dhe më 1344 kishte pushtuar Izmirin. Kjo luftë e paqendrueshme e angazhoi shumë Omurin, aq sa i mori jetën (1348). Ndërkaq, Kantakuzeni gjeti te sulltani osman Orhani një aleat më të fuqishëm (1346). Si shpërblim ai nuk ngurroi t'i jepte sulltanit për grua vajzën e vet Theodorën. Kohët kishin ndryshuar: më parë as sovranët më të mëdhenj të krishterë nuk konsideroheshin të denjë për t'u martuar me një princeshë bizantine, kurse tani një princeshë bizantine hynte në haremin e sulltanit turk.

I sigurt për fitoren, më 21 maj 1346, Kantakuzeni u kurorëzua perandor në Adrianopojë. Kurorëzimi u celebrua nga patriku i Jeruzalemit. Akti duhej të legalizonte grushtin e shtetit të Didimeteikos, me të cilin më 1341 kishte filluar lufta civile. Territori mbi të cilin shtrihej autoriteti i perandoreshës Ana tani përmblidhte kryeqytetin me rrethinat e veta. Por gruaja ambicioze nuk hoqi dorë nga lufta. Bisedimet e saj me turqit patën më në fund sukses dhe më 1346 erdhën gjashtë mijë selxhukë nga emirati i Saruhanit. Por në vend që të marshonin kundër Kantakuzenit, ata u vërsulën në Bullgari ku i pnste një plaçkë shumë më e pasur se sa në Thrakën e shkretuar. Gjatë rrugës së kthimit të tyre ata plaçkitën egërsisht edhe rrethinat e Kostandinopojës. Më kot në çastin e fundit perandoresha ua shtriu dorën hezikastëve. Ajo shkarkoi nga detyra patrikun Johan Kaleka (2 shkurt 1347), liroi nga burgu Palamajn dhe vuri në fronin peshkopal përkrahësin e saj, Isidorin. Më 3 shkurt 1347 portat e Kostandinopojës iu hapën Kantakuzenit. Garnizoni i qytetit kaloi në anën e tij. Shumë shpejt edhe perandoresha u detyrua të hiqte dorë nga çdo rezistencë. Kantakuzeni u njoh si perandor. Ai do të sundonte perandorinë për një dhjetëvjeçar. Vetëm pas këtij afati sovrani i ligjshëm Johani V Paleologu do të merrte pjesë edhe ai në drejtimin e punëve të shtetit. Kantakuzeni i dha atij për grua vajzën e vet, Helenën.

Më 13 maj u zhvillua ceremonia e kurorëzimit. Kantakuzeni e mori ku- rorën perandorake nga duart e patrikut të Kostandinopojës meqenëse vetëm kurorëzimi i kryer nga peshkopi i kryeqytetit kishte një vlerë të plotë dhe të pakundërshtueshme. Midis Kantakuzenit dhe familjes së Paleologëve u ven- dos një lidhje farefisnore shpirtërore, e cila do ta përligjte pozitën e sovranit të ri. Kantakuzeni zuri, në njëfarë mënyre, vendin e Andronikut III, u konsiderua vëllai i tij "shpirtëror" dhe "babai i përbashkët" i Johan Paleologut dhe i fëmijëve të tij. Për më tepër ai u konsiderua si kreu i familjes mbretërore.

Fitorja e Kantakuzenit i dha fund përkohësisht luftës civile. Në Selanik qëndronin zelotët, të cilët refuzonin me këmbëngulje njohjen e Kantakuzenit. Ata kundërshtonin çdo urdhër që vinte nga Kostandinopoja. Por në fund të fundit, rënia e tyre ishte vetëm çështje kohe. Edhe ata vetë ishin të ndërgjegjshëm dhe filluan bisedime me Stefan Dushanin me qëllim që t'ia dorëzonin qytetin më mirë sovranit serb sesa Kantakuzenit. Në fund të vitit 1349 regjimi i tyre mori fund. Ndërsa kreu i zelotëve, Andrea Paleologu ikte tek serbët, governatori Aleks Metohiti i drejtoi një thirrje Kantakuzenit. Më 1350, Kantakuzeni i shoqëruar nga Johan Paleologu hyri në mënyrë solemne në qytetin që i kishte rezistuar më gjatë dhe më me këmbëngulje. Gregor Palamaj, i cili ishte emëruar mitropolit i Selanikut dhe të cilin zelotët e kishin penguar të merrte në dorë detyrën e tij, tani hyri në qytetin e Shën Dhimitrit.

Hipja e Kantakuzenit në fronin e Kostandinopojës, sanksiononte fitoren e lëvizjes hezikaste. Por mosmarrëveshjet fetare vazhduan. Kryetari i partisë antihezikaste tani u bë eruditi Niqifor Gregora i cili në të kaluarën kishte drejtuar polemikën kundër Barlaamit. Megjithatë, në një koncil që u mbajt në pallatin e Vllahernës më 1351, u njoh solemnisht ortodoksia e hezikastëve. Barlaami dhe Acindino u çkishëruan. U diskutua përsëri gjatë mbi doktrinën hezikaste, por tashmë ajo ishte njohur si doktrina zyrtare e kishës greke. Pak kohë pas vdekjes së tij (1357-1358), Gregor Palamaj u shenjtërua dhe idetë hezikaste u bënë elementi thelbësor i zhvillimit të mëvonshëm të kishës greke. Dishepuj të hezikastëve qenë ndër të tjerë, mistiku i madh Nikolla Kabasila, i dituri kanonist Simeon i Selanikut dhe Marko Evgjeniku, kampioni i ortodoksisë kundër bashkimit kishtar me Romën në shek. XV. Për Perandorinë Bizantine, parimi i doktrinës hezikaste kishte një kuptim jo vetëm fetar por edhe kulturor. Pas latinizmit të theksuar të shek. XII dhe XIII, në gjysmën e parë të shek. XIV erdhi në fuqi tendenca konservatore greke, domethënë tendenca që i kundërvihej rreptë sa Kishës romane aq edhe kulturës perëndimore. Ndërsa Manueli I Komneni dhe Mihali VIII Paleologu ishin përfaqësuesit e orientimit filo-latin, Androniku II dhe Johani VI Kantakuzen (i cili ishte paraqitur si kundërshtar i Andronikut plak, ndërsa në të vërtetë ishte vazhduesi i tij më besnik) na dalin si eksponentë të tendencave konservatore e bizantino-ortodokse.

Ai që nxori më tepër përfitime nga lufta civile bizantine ishtesovrani serb. Luftërat e brendshme të cilat e plagosën dhe çuan në greminë Perandorinë Bizantine, e rritën fuqinë e Dushanit. Me përjashtim të Selanikut, tërë Maqedonia ishte nën pushtetin e tij. Pas sulmeve të përsëritura, më 25 shtator edhe kalaja e fuqishme e Serresit ra në duart e tij. Pas saj edhe pjesa tjetër e territorit deri në Mesta (Nestos) përfundoi nën sundimin e tij. Pak kohë më pas, Stefan Dushani mon titullin perandorak. Nga ajo kohë ai u quajt perandor i serbëve dhe i grekëve. Me këtë titull shpallej haptazi synimi për të zëvendësuar perandorinë e vjetër bizantine me një perandori të re serbo- greke. Ashtu si dikur për Simeonin, edhe tani për Dushanin, lufta kundër Bizantit kishte për objektiv të fundit marrjen e titullit perandorak, simboli më i lartë i hegjemonisë politike dhe shpirtërore të Bizantit. Dhe ashtu siç kishte ndodhur dikur në Bullgari, edhe tani në Serbi nën tutelën e carit dhe i lidhur ngushtë me të lindi një patriarkat autonom. Të dielën e pashkës, më 16 prill 1346 - patriku i ri serb celebroi për Stefan Dushanin kurorëzimin solemn perandorak. Në ceremoninë e kurorëzimit, për të cilën natyrisht nuk ishte rastësi të kërkohej miratimi i Kostandinopojës, morën pjesë patriku i Tërnovos, kryepeshkopi autoqefal i Ohrit dhe përfaqësuesi i manastireve të Malit të Shenjtë. Në fakt edhe Mali i Shenjtë ndodhej në territorin e kontrolluar nga cari dhe ky nuk la asgjë pa bërë që t'i siguronte favore dhe për ta njohur atë si qendrën më të nderuar të ortodoksisë greke. Ai bëri një vizitë të gjatë në Malin e Shenjtë dhe u dhuroi pa kursim manastireve prona dhe privilegje. Asnjëherë manastiret e Athosit nuk gëzuan kaq imunitete të gjera sa nën autoritetin e Stefan Dushanit. Në maj të vitit 1349, tre vjet pas kurorëzimit të tij si perandor, në një kuvend të perandorisë që u mblodh në Shkup u shpall zakoniku i Dushanit i cili i dha një bazë të shëndoshë juridike perandorisë së re. Ky kod njohu një botim të ri me të më 1354 në Serres.

Armëpushimi në luftërat e brendshme bizantine nuk e ndali përparim- in e serbëve. Gjatë viteve të para të mbretërimit të Kantakuzenit, Dushani e plotësoi pushtimin e Epirit. Ai u bë gjithashtu zot i Thesalisë (1348). Nga ana e tij Kantakuzeni, pasi e pushtoi Selanikun zelot, vërshoi në Maqedoni ku ar- riti të pushtonte Verrinë Vodenën (1350). Por shumë shpejt kalatë ranë përsëri në duart e Dushanit.

Me pak përpjekje, pa zhvilluar asnjë betejë të madhe në fushë të hapur, Dushani i shkëputi Perandorisë Bizantine pothuajse gjysmën e territorit që i kishte mbetur dhe e kishte dyfishuar hapësirën e perandorisë së vet. Veprimet ushtarake kufizoheshin kryesisht në rrethimin e qyteteve të veçanta, të cilat zakonisht nuk rezistonin gjatë përballë sovranit serb. Pushteti i tij tani shtrihej nga Danubi deri në gjirin e Korinthit dhe nga brigjet e Adriatikut deri në Egje. Perandoria e tij në fakt ishte një perandori gjysmë greke e përbërë në një pjesë të madhe nga territore greke ose grekofone. Epiqendra e perandorisë së re ishte pikërisht në këto territore greke. Si perandor i serbëve dhe i grekëve, Dushani qeverisi drejtpërdrejt pjesën jugore - kryesisht greke - të perandorisë duke ia besuar birit të tij Urosh qeverisjen e territorit fillestar serb në veri. Në fushën e strukturimit të oborrit, të administratës dhe të sistemit gjyqësor, perandoria e Dushanit ndoqi në një masë të madhe modelin bizantin që praktikohej sidomos në territoret e pushtuara të Jugut. Këtu organet administrative bizantine dhe gjykatat vazhduan të vepronin të pashqetësuara, madje jo rrallë edhe arkondë grekë hynin në shërbim të sovranit serb. Por edhe në territoret greke, pozitat më të rëndësishme i zunë në shumicën e rasteve përfaqësuesit e aristokracisë serbe, bashkëluftëtarët e Dushanit, ata që kishin siguruar avantazhet më të mëdha nga luftërat fitimtare pushtuese. Në fund të fundit, në këto territore jeta vazhdonte sipas ligjeve të mëparshme. Ajo që kishte ndryshuar ishte vetëm klasa sunduese.

Pas një lufte të gjatë civile, aristokracia greke arriti të pohojë pushtetin e saj mbi atë që kishte mbetur nga Perandoria Bizantine. Por në luftën me armikun e jashtëm ajo ishte mundur. Në krahina të mëdha ajo u detyrua t'ia lërë pozitat dhe pasuritë e saj aristokracisë fitimtare serbe. Por edhe mbeturinat e zotërimeve bizantine ishin të kërcënuara. Dukej se sovrani serb, i cili e quante veten "fere totius Imperii Romani dominus" (zot i pothuaj gjithë Perandorisë Bizantine) ishte fare pranë realizimit të objektivit të tij të fundit. Dukej sikur mjaftonte vetëm një sforcim i fundit për të hyrë në Kostandinopojë dhe për ta realizuar ëndrrën e madhe, pushtimin e kryeqytetit. Por edhe Dushanit, ashtu si në të kaluarën Simeonit, iu mohua kjo fitore e fundit. Edhe atij i mungonte një flotë, pa të cilën pushtimi i Kostandinopojës as që mund të mendohej. Të gjitha orvatjet e tij për të siguruar ndihmën e Venedikut qenë të kota. Venedikasit nuk kishin asnjë interes ta zëvendësonin Perandorinë e dobët bizantine me perandorinë e fuqishme të carit të Serbisë.

Edhe në det lufta civile i kishte sjellë humbje të reja perandorisë. Më 1345, gjenovezët kishin ripushtuar Kion dhe shumë shpejt ishulli u bë një nga bazat kryesore të kompanisë tregtare të Justinianëve, e cila e mbajti atë deri në mes të shek. XIV. Në vitet e luftës civile e kishte pësuar shumë edhe fuqia detare, ndërtimi i së cilës gjatë Andronikut III kishte kërkuar shumë sakrifica. Perandoria kishte rënë në një gjendje pasiviteti dhe inferioriteti poshtërues, e mbërthyer nën darën e osmanëve dhe serbëve nga ana e tokës dhe të Gjenovës e Venedikut nga ana e detit. Territori bizantin kufizohej me Thrakën, ishujt e Egjeut Verior, me Selanikun problematik, të izoluar si pasojë e pushtimeve të Stefan Dushanit, dhe me një pjesë të Peloponezit të largët.

Akoma më i rëndë se copëtimi territorial ishte rrënimi ekonomik dhe financiar i shtetit bizantin. Popullsia nuk mund të paguante më taksa sepse në Thrakë, e cila tani ishte zotërim kryesor i perandorisë, punimi i tokës kishte pushuar plotësisht gjatë luftërave civile. Treva, e cila kishte parë tmerret e luftës së brendshme dhe pastaj plaçkitjet e tmerrshme të hordhive turke, dukej një shkretëtirë. Tregtia bizantine ishte në rrënim. Ndërsa zyrtarët e doganave gjenoveze të Galatës arkëtonin çdo vit dyqind mijë hyperpyra, hyrja doganore vjetore e Kostandinopojës kishte zbritur në gati tridhjetë mijë hyperpyra.'48 Veç kësaj, vetë hyperpyron-i kishte një vlerë krejtësisht të papërcaktuar, meqenëse, sikurse pohojnë bashkëkohësit, aftësia e tij blerëse pakësohej nga dita në ditë. Nëse të ardhurat e shtetit në fillim të shek. XIV përbënin vetëm një pjesë të vogël të buxhetit shtetëror të dikurshëm, tani ato përfaqësonin vetëm një fraksion edhe të buxhetit modest të kohëve të Andronikut II. Bile as që mund të flitej për një buxhet të rregullt, mbasi kur ishte puna për të bërë ndonjë shpenzim deri diku të rëndësishëm, qeveria detyrohej të prekte të ardhurat që vinin nga fonde speciale, qoftë duke i bërë thirrje bujarisë të klasave të pasura qoftë duke kërkuar hua ose dhurata nga jashtë. Që në fillim të luftës civile, perandoresha Ana kishte lënë peng xhevahiret e kurorës në Venedik për të marrë një hua prej tridhjetë mijë dukatash. Dhe meqenëse sa herë përsëritej traktati tregtar, venedikasit ia kujtonin perandorisë këtë borxh, ajo nuk arriti kurrë ta shlyejë atë dhe xhevahiret e perandorisë mbetën në thesarin e kishës së Shën Markut. Rreth vitit 1350 duka i madh i Moskës dërgoi të holla për të restauruar Shën Sofinë. Pra edhe për një çështje të tillë duhej të vinin të holla nga jashtë. Jo vetëm kaq por dhurata e devotshme e dukës së madh rus u konfiskua menjëherë dhe iu dha të pafeve për të rekrutuar trupa mercenare turke. Të gjitha këto tregojnë se deri në ç'pikë kishte arritur mjerimi i Bizantit. Deri në pallatin mbretëror, dikur plot me salltanete dhe me pasuri, tani sundonte një varfëri aq e madhe saqë në një festë që u bë pas kurorëzimit të Johan Kantakuzenit, kupat (potiret) në vend që të ishin prej ari dhe argjendi, ishin prej plumbi dhe qeramike. Si për ta bërë të plotë fatkeqësinë, më 1348, perandoria u godit nga një epidemi e murtajës, e cila mori një pjesë të mirë të popullsisë së kryeqytetit dhe pastaj u përhap në tërë Europën.

Ështëfenomenkarakteristiksesamëtepërngushtohej territori i perandorisë aq më tepër lindte kërkesa për një ndarje të pushtetit të lartë. Territori i vogël që kishte mbetur nuk mund të qeverisej më nga një qendër e vetme dhe autokracia perandorake po shndërrohej në një qeveri shumëkrerëshe e anëtarëve të familjes perandorake qoftë nëpërmjet marrëveshjeve paqësore, qoftë nëpërmjet ndarjeve me dhunë me anë të luftës civile. Nën Johan Kantakuzenin parimi i ndarjes së pushtetit brenda familjes perandorake u bë praktikë e zakonshme. Zotërimi bizantin i Moresë në Peloponez iu dha nga Kantakuzeni djalit të tij të dytë, Manuelit. Mateu, djali i tij i parë mbajti për vete një territor në Thrakën perëndimore - tashmë kufitare me Serbinë -i cili shtrihej nga Didimoteiku deri në Krisopoli. Nuk ka dyshim se në këtë rregullim ndikoi edhe synimi i Kantakuzenit për të konsoliduar dinastinë e vet të re në rivalitet me dinastinë e ligjshme të Paleologëve. Por ajo çka në të vërtetë e bëri të nevojshëm këtë sistem të ri, ishte fakti se vetëm me krijimin e një pushteti të fortë dinastik mund të pengohej shkëputja e pjesëve të ndryshme të perandorisë. Për këtë arsye, ky sistem qeverimi i krijuar nga Kantakuzeni por që kishte dhënë shenja jete që më parë, u ruajt dhe u përpunua më tej nga pasardhësit e tij të dinastisë së Paleologëve. Kundër manjatëve feudalë, sovrani kërkoi të mbështetej tek anëtarët e familjes së tij, meqenëse në sistemin feudal, dinastia mbretërore nuk është, në fund të fundit, veçse më e fuqishmja në gjirin e familjeve të shumta rivale.

Politika e jashtme e Kantakuzenit flet për një vazhdimësi të dukshme. Si kur ishte tnegas domestikos nën Andronikun III, ashtu dhe si antiperandor në vitet e luftës civile dhe më në fund si sovran në fuqi, ai iu përmbajt në thelb të njëjtave parime. Kjo vazhdimësi duket si në bashkëpunim me turqit, të dlët i qëndroi besnik deri në fund, ashtu dhe në vijën antigjenoveze, e cila mbeti, pavarësisht nga disa luhatje, një karakteristikë e veçantë e politikës së tij. Por për t'i bërë ballë epërsisë së gjenovezëve duhej krijuar një fuqi detare e pavarur. Kështu doli në plan të parë, si detyrë primare dhe urgjente, problemi i ndërtimit të një flote. Meqenëse arkat e shtetit ishin bosh, Kantakuzeni u drejtoi një thirrje pronarëve privatë. Por në vitet e tmerrshme të luftës civile edhe pasuritë private ishin pakësuar dukshëm dhe klasat e pasura nuk ishin shumë të pritura për të bërë sakrifica. U desh të kapërcehen shumë vështirësi për të grumbulluar një shumë prej pesëdhjetë mijë hyperpyra, e cila u përdor për ndërtimin e anijeve. Perandori nuk mund të pajtohej me faktin se 87% e të ardhurave doganore të Bosforit shkonin në arkat e gjenovezëve, prandaj kërkoi t'i jepej fund kësaj situate të padurueshme. Ai i uli tarifat doganore të Kostandinopojës për shumicën e mallrave që importoheshin. Kështu që anijet tregtare shkarkonin gjithnjë e më tepër në skelat bizantine duke e evituar skelën gjenoveze të Galatës. Ashtu siç pritej, gjenovezët e dëmtuar nga kjo masë, rrëmbyen armët. Me gjithë përgatitjet që kishte ndërmarrë perandori, Bizanti u thye në këtë luftë të pabarabartë. Në pranverën e vitit 1349, flota bizantine u shkatërrua. Të gjitha përpjekjet dhe sakrificat nuk bënë punë: perandoria ishte e destinuar që të mos çlirohej më nga tutela e gjenovezëve.

Lufta midis Bizantit dhe Galatës sapo kishte marrë fund, kur në ujërat e Bizantit shpërtheu një luftë e re midis Gjenovës dhe Venedikut. Gjenova ishte orvatur tështinte në dorë kontrollin mbi tërë tregtinë e Detit të Zi duke penguar hyrjen në të të anijeve të huaja dhe duke arritur deri aty sa të sekuestronte në Kafa disa anije tregtare venedikase që i kishin bërë bisht kontrollit të saj (1350). Venediku u lidh me Pjetrin IV të Aragonës. I pasigurt mbi përfundimin e konfliktit, Kantakuzeni mbajti një qëndrim të papërcaktuar, derisa më në fund vendosi të bashkohej me aleatët. Më 13 shkurt 1352 ndodhi një betejë e madhe detare në Bosfor: nga njëra anë qëndronin anijet gjenoveze, nga ana tjetër anijet venedikase dhe aragoneze së bashku me një skuadër prej 14 anijesh që bizantinët i kishin pajisur me ndihmën e venedikasve. Beteja zgjati deri në të ngrysur pa arritur në një rezultat përfundimtar, kështu që të dyja palët mund të deklaronin se e kishin fituar betejën. Lufta vazhdoi në ujërat perëndimore, derisa të rraskapitur, të dyja palët lidhën paqe (1355). Largimi i flotës venedikase-aragonese pas betejës së Bosforit, e la Kantakuzenin në një situatë të vështirë. I izoluar, ai u detyrua të lidhte paqe me gjenovezët, aq më tepër që këta kishin përfunduar një aleancë me Orhanin. Si rezultat i këtij ndryshimi të paparashikuar të aleancave, venedikasit përfunduan një marrëveshje me Johanin V. Për të luftuar kundër Kantakuzenit, Paleologu mori nga Venediku një hua prej 20 mijë dukatesh kurse ai, si shpërblim detyrohej t'i jepte republikës ishullin e Tenedos. Në të njëjtën kohë edhe cari i fuqishëm Serbisë i bënte presion që t'i prishte marrëdhëniet me Kantakuzenin. Bizanti ndodhej në pragun e një lufte të re civile.

Rreth perandorit të ligjshëm u grumbulluan që në fillim të gjithë armiqtë e Kantakuzenit. Me kalimin e viteve edhe vetë Johani V filloi të rebelohej kundër mosnjohjes së të drejtave të tij. Me një manovër të shkathët Kantakuzeni u orvat ta evitojë konfliktin. Territori i Rodopëve, i cili qeverisej nga Mate Kantakuzeni iu dha Paleologëve, ndërsa Mateu mori një shpërblim akoma më të rëndësishëm me qendër Adrianopojën. Por kjo marrëveshje nuk shkoi gjatë. Kur prishja u bë e pashmangshme filluan luftimet në formën e pazakontë të një lufte midis principatës autonome të Johan Paleologut dhe asaj të Mate Kantakuzenit. Në vjeshtën e vitit 1352 i pajisur me të holla venedikase dhe në krye të një ushtrie të vogël, Johani V marshoi në territorin e kunatit të tij. Nuk ndeshi në asnjë qëndresë dhe vetë Adrianopoja ia hapi dyert perandorit të ligjshëm kurse Mateu u mbyll në akropolin e qytetit. Por Johan Kantakuzeni u sul me trupa turke dhe gjendja u rivendos me shpejtësi. Adrianopoja dhe qytetet e tjera që e kishin tradhtuar Kantakuzenin e paguan duke u bërë pre e plaçkitjeve turke. Paleologu u gjend në një situatë të vështirë. Ai iu drejtua për ndihmë bullgarëve dhe serbëve dhe në fakt mori nga Dushani, të cilit i kishte dërguar si peng vëllanë e tij, despotin Mihal, një ushtri prej katër mijë kalorësish. Por Orhani nuk e kishte braktisur mikun e tij, Kantakuzenin. Ai i dërgoi një kontingjent prej jo më pak se dhjetë mijë luftëtarësh, nën komandën e të birit të tij Sulejmanit. Kështu përfundimi i luftës midis dy perandorëve rivalë bizantinë iu besua osmanëve dhe serbëve. Fitimtare doli epërsia ushtarake turke. Ndërsa bullgarët u tërhoqën me afrimin e radhëve të fuqishme turke, trupat serbe dhe repartet greke të Johanit V u thyen keqas pranë Didimoteikut (fundi i vitit 1352).

Ndonëse kishte dhjetë vjet që praktikisht ndodhej në luftë me Paleologun, Kantakuzeni ishte përpjekur të shpëtonte parimin e legjitimitetit. Por tani mendoi se kishte ardhur çasti ta vinte mbi një themel më të fortë fuqinë e dinastisë së tij dhe të eliminonte përfundimisht perandorin e ligjshëm. Mate Kantakuzeni u emërua në vitin 1353 bashkëperandor dhe trashëgimtar i të atit, ndërsa Johani V Paleologu nuk mund të përmendej më në lutjet e Kishës dhe në brohoritjet e festave publike.160 Johan Kantakuzeni nuk i përfilli protestat e patrikut Kalist. Me anë të një sinodi e shkarkoi nga detyra prelatin kokëfortë dhe në vend të tij emëroi Filoteun. Më 1354 në kishën e Vlahernës, Mateu mori kurorën perandorake nga duart e të atit dhe të patrikut të ri.

Por triumfi i dinastisë së Kantakuzenëve nuk zgjati shumë. Opozita po bëhej gjithnjë e më e fortë. Në fakt, vetë zhvillimi i luftës midis Johan Paleologut dhe Mate Kantakuzenit ishte një shfaqje e qartë e ndryshimeve që kishin ndodhur në opinionin publik të perandorisë. Në saje të turqve, Johan Kantakuzeni fitoi përsëri mbi kundërshtarët e tij, por ndihma e tij ishte një thikë me dy presa. Koha e dyndjeve turke të kryera pa një plan po i afrohej fundit dhe po fillonte koha e vendosjes definitive të osmanëve në truallin eu- ropian. Më 1352 kishin marrë në zotërim kalanë e Cimpes pranë Kalipolit dhe në mars të vitit 1354 - pas një tërmeti të tmerrshëm që i detyroi bizantinët ta braktisnin krahinën - i biri i Orhanit, Sulejmani, vuri dorë mbi vetë Kalipolin (Galipolin). Më kot Kantakuzeni i bëri thirrje miqësisë së Orhanit duke i premtuar shuma të mëdha, në rast se largohej nga qyteti i pushtuar. Osmanët nuk mendonin aspak ta kthenin kalanë, e cila u shërbente atyre si bazë shumë e mirë veprimesh për pushtime të mëtejshme në Trakë. Në Kostandinopojë popullsinë e kapi paniku mbasi mendohej se tani qyteti kërcënohej drejtpër- drejt nga turqit. Pozita e Kantakuzenit ishte bërë e paqendrueshme. Kushtet për rënien e tij ishin pjekur.

Ndërkohë Johani kishte lidhur aleancë me gjenovezët, armiqtë e vjetër të Kantakuzenit, dhe arriti me lehtësi të siguronte miqësinë dhe përkrahjen e tyre. Një pirat gjenovez, Françesk Gatilucio, pronar i dy galerive me të cilat ai përshkonte Egjeun në kërkim të plaçkës dhe të aventurave, mori përsipër ta hipte Paleologun në fronin e etërve të tij. Si shpërblim për këtë shërbim, Johani V i premtoi motrën e tij, Marian, për grua dhe si pajë ishullin Lesbo, ishulli më i madh dhe më i rëndësishëm midis atyre që i kishin mbetur perandorisë.163 Në nëntor të vitit 1354 komplotistët hynë në Kostandinopojë. Johan Kantakuzeni u detyrua të abdikonte dhe veshi rason e murgut.164 Nën emrin e murgut Joazaf ai jetoi edhe tridhjetë vjet, pa hequr krejtësisht dorë nga jeta publike. Ai shkroi jo vetëm veprën e tij të famshme historike, jo vetëm vepra teologjike, në të cilën mbronte doktrinën hezikaste, por vazhdoi akoma të ndërhynte energjikisht në lëvizjet politike, si në Kostandinopojë ashtu dhe në Morë. Ndikimi i tij në perandorinë që po venitej dhe në familjen perandorake të përçarë nga një grindje e pashuar, mori fund vetëm me vdekjen e tij. Ai vdiq më 15 qershor 1383 në Peloponez.

Rënia e Kantakuzenit nuk shënoi edhe fundin e fuqisë dhe të rolit histo- rik të familjes së tij. Antiperandori Mate qëndroi akoma për njëfarë kohe në territorin e Rodopëve. Bile që këtej ai bëri inkursion në territorin fqinj të serbëve, por u zu rob prej tyre pranë Filipit dhe iu dorëzua Johani V Paleologut. Kështu ai u detyrua të hiqte dorë përfundimisht nga të drejtat e tij sovrane (1357). Përkundrazi orvatja për t'ia hequr Manuel Kantakuzenit kontrollin e Moresë dështoi dhe përfundoi me njohjen e këtij despoti energjik nga ana e qeverisë së Paleologut. Manueli e qeverisi territorin bizantin të Peloponezit derisa vdiq më 1380. Vendin e tij e zuri vëllai i madh Mateu (deri më 1382), i cili pasi ishte mundur kishte ardhur në More. Gjatë sundimit të tij të gjatë, Manuel Kantakuzeni e shëndoshi gjendjen e Moresë dhe e konsolidoi sundimin grek me një luftë fatlume kundër inkursioneve turke. Lulëzimi i Moresë nën sundimin grek duket e vetmja rreze drite në këtë periudhë të rënies së pashpresë të fuqisë bizantine. Por kjo trevë ndodhej nën qeverisjen auto- nome të dinastisë së Kantakuzenëve dhe mbeti për shumë kohë praktikisht e shkëputur nga qeveria qendrore bizantine e Paleologëve.

Dobësia e Perandorisë Bizantine tani ishte më e theksuar se në kohën kur Kantakuzeni hipi në fronin e Kostandinopojës. Copëtimi i territorit të perandorisë ishte theksuar dhe situata e saj ekonomike dhe financiare ishte bërë akoma më e dëshpëruar. Për perandorinë, e cila gjatë një brezi kishte kaluar përmes tri luftërave civile nuk kishte më shpresë shpëtimi. Shtyllat mbi të dlat ishte mbështetur fuqia e shtetit bizantin kishin qenë pasuria e tij monetare dhe sistemi i shkëlqyer administrativ. Tani arkat e shtetit bizantin ishin bosh dhe sistemi administrativ ishte në shpërbërje të plotë. Monedha ishte zhvleftësuar, burimet e të ardhurave kishin shteruar madje edhe thesaret e vjetra në pjesën më të madhe ishin bërë rrush e kumbulla. Themave dhe provincave të qeverisur prej logothetëve, deri dje themeli i administrates provinciale dhe qendrore, u kishte mbetur vetëm emri. Ofiqet më të rëndësishme ishin katandisur në tituj bosh, madje kishte filluar të harrohej edhe kujtimi i funksioneve të tyre të dikurshme. Këtë mund ta shohim te Kodini i cili nuk dinte më se çfarë kishin qenë në të kaluarën. Megjithatë, historia e njëqind viteve të fundit të Bizantit nuk është gjë tjetër veçse historia e një dekadence të pandalshme.

Pushtimi i Gadishulli Ballkanik nga osmanët. Bizanti bëhet një shtet vasal i turqve

Më 6 gusht 1354 Bailiu, ambasadori venedikas në Kostandinopojë e njoftonte dogjin Andrea Dandolo se bizantinët, të kërcënuar nga turqit dhe gjenovezët, ishin gati t'i nënshtroheshincilësdo fuqie: Venedikut, sovranitserb madje edhe mbretit të Hungarisë. Dhe më 4 prill 1355 Marin Falieri këshilloi që republika të aneksonte pa humbur kohë perandorinë, përndryshe, duke marrë parasysh situatën e mjerueshme në të cilën ndodhej, do të binte viktimë e turqve. Nuk ishte sekret se Bizanti ndodhej në pragun e shembjes. Dukej se i vetmi problem ishte se kujt do t'i shkonin copëzat e fundit të perandorisë: turqve apo një fuqie të krishterë.

Njëri nga kandidatët më të mundshëm të trashëgimisë bizantine u zh- duk papritur nga skena: më 20 dhjetor 1355 vdiq para kohe Stefan Dushani dhe së bashku me të ra në gropë edhe vepra e tij e madhe. Cari i ri Uroshi (1335-1371), i cili nuk zotëronte as autoritetin as energjinë e të atit, nuk mun- di t'i mbante së bashku pjesët heterogjene të perandorisë së tij, strukturat e së cilës ishin dobësuar në mënyrë të konsiderueshme. Perandoria, të cilën dora e fuqishme e Dushanit e kishte farkëtuar shpejt e shpejt. u shpërbë sa hap e mbyll sytë. Kudo u formuan dinasti të pavarura ose gati të pavarura. Mbi gërmadhat e perandorisë greko-serbe të Dushanit u formua një mozaik shumëngjyrësh shtetesh të vegjël. Por shembja e perandorisë Serbe nuk u sol- li asnjë përfitim real bizantinëve. Vdekja e Dushanit i çliroi nga një kundër- shtar i fuqishëm, por perandoria ishte dobësuar në atë shkallë sa nuk ishte në gjendje të nxirrte asnjë përfitim nga shthurja e Perandorisë serbe. Bizanti nuk bëri të paktën asnjë orvatje serioze për të ripushtuar territoret që i takonin më parë perandorisë. Natyrisht megastratopedaku Aleks dhe magaprimiceri Johan pushtuan për llogari të Johanit V rripin bregdetar deri në Kristopojë në grykën e lumit Struma, por ofensiva e dy vëllezërve u ndal shumë shpejt. Ata i mbajtën qytetet bregdetare, kurse viset e brendshme të vendit mbetëm të sigurta.në duart e serbëve. Niqifori II i Epirit i shfronësuar ndërmori një ekspeditë të madhe për të ripushtuar trashëgiminë atësore që kishte humbur. Ai korri suksese të rëndësishme si në Epir ashtu dhe në Thesali, por vdiq më 1358 në betejën kundër shqiptarëve. Pas shembjes së perandorisë së Du- shanit, rreziku i pushtimit turk u bë akoma më kërcënues mbasi tash e tutje në Gadishullin Ballkanik nuk kishte më asnjë fuqi që të mund t'i bënte ballë marshimit triumfal të osmanëve.

Duhet thënë se Johani V nuk e nënvleftësoi situatën e rëndë. Nga ana tjetër nuk kishte vend as për iluzione, në një kohë kur turqit ndodheshin në portat e Thrakës, provinca e vetme që i kishte mbetur perandorisë. Për të larguar këtë rrezik, perandori përdori metodën tashmë të sprovuar të trakta- tivave për bashkimin kishtar, e cila në kohën e vet, ishte përpunuar me aftësi të madhe nga themeluesi i dinastisë së Paleologëve. Por kishte një ndryshim të madh midis situatës së atëhershme dhe gjendjes së tanishme. Nën Mihalin VIII perandoria ishte kërcënuar nga një fuqi perëndimore, mbi të cilën papa kish mundësi të ushtronte një ndikim shpirtëror. Kurse tani Johani V kishte të bënte me të pafetë me të cilët mund të bisedohej vetëm me gjuhën e armëve. Por përvoja e paradokohshme në Detin Egje me lidhjen e fuqive të krishtera të përkrahura nga papa, nuk ishte aspak inkurajuese në këtë drejtim. Prem- timi për bashkimin e kishave ishte karta e fundit që oborri perandorak hidhte në tryezë në çaste shtrënguese. Pas falimentimit të bisedimeve të Lionit, traktativat me Romën pësuan një ndërprerje për plot dyzet vjet. Megjithatë, edhe Androniku II bëri kalimthi një orvatje të tillë gjatë viteve të vështira të luftës civile. Pastaj u zhvilluan përsëri bisedime për bashkimin e Kishave nën Andronikun III dhe në mënyrë të veçantë nën perandoreshën Ana, madje edhe në çastet më të vështira të mbretërimit të Kantakuzenit, por pa asnjë rezultat praktik. Por Johani V e mori seriozisht çështjen. Ai aspironte ta kryente bashkimin kishtar me zell të madh dhe me përkushtim të vërtetë, i ndikuar në këtë drejtim nga nëna e tij katolike. Më 15 dhjetor 1355, gati një vit pas hipjes së tij në fron, ai dërgoi në Avinion një letër të gjatë dhe shumë të çiltërt me të cilën kërkonte nga papa që t'i dërgonte pesë galera dhe 15 anije transporti me 1000 ushtarë dhe 500 kalorës. Si shpërblim ai premtonte ta shpinte popullin e tij në fenë romane brenda gjashtë muajve dhe për të realizuar këtë premtim ai i jepte papës garanci të tilla, që as rreziku më fatal nuk mund t'i justifikonte. Kështu, midis të tjerave, djali i dytë 5-6 vjeçar i perandorit, Manueli, duhej të dërgohej në oborrin papal si peng për t'u edukuar nga papa. Në rast se peran- dori nuk do t'i mbante premtimet e tij, ai do të abdikonte në favor të Manuelit dishepull i papës, dhe përderisa ai të arrinte moshën madhore perandoria do të qeverisej nga vetë papa me cilësinë e babait të adoptuar të perandorit. Duket se Inocenti VI nuk i mori shumë seriozisht këto premtime të ekzaltuara. Në përgjigjen e tij nuk u ndal fare në hollësirat e propozimit të Johanit, dhe u mjaftua të lavdërojë vërtet me ngrohtësi, por me fjalë të përgjithshme e pa premtuar gjë, qëllimet e perandorit dhe të dërgojë një ambasador në Bi- zant. Por shumë shpejt perandori u shtrëngua ta njoftojë Romën se tani për tani nuk ishte në gjendje ta printe gjithë popullin bizantin drejt bashkimit, mbasi dërgata papale meqenëse nuk erdhi e shoqëruar me galerat e armato- sura, nuk i dha atij mundësi që të bindte në mënyrë të mjaftueshme vendin, dhe si rrjedhim shumë nga nënshtetasit e tij nuk u bindeshin direktivave të tij. Paskëtaj traktativat për bashkimin u ndërprenë sërish për disa vjet.

Në fakt opozita, për të cilën aludonte perandori në letrën e tij ishte shumë e fortë. Në Bizant ekzistonte një parti e fuqishme filo-unioniste, eksponenti më i lartë i të cilës ishte në atë kohë rektori i ditur Dhimitri, por shumica dërmuese e popullsisë dhe e klerit bizantin, ashtu si në traktativat për bashkim që ishin zhvilluar në të kaluarën, edhe tani i qëndronte me ngulm besnike traditave të lashta fetare. Patriku kalis, kundërshtar personal i Kantakuzenit, i cili e kishte marrë fronin patriarkal pasi erdhi në fuqi Johani V, ishte një shpirt rreptësisht konservator i preokupuar vazhdimisht për ruajtjen e privilegjeve të patriarkatit të tij. Kisha greke dinte të kujdesej për të drejtat e saj shumë më mirë se perandoria e dobësuar. Kaliksi kishte çkishëruar patrikun autonom serb që gjatë fazës së parë të drejtimit të tij,  kurse tani arriti të siguronte nga patriarkati bullgar njohjen e epërsisë së selisë së Kostandinopojës. Tani e tutje në Tërnovë, në lutjet kishtare, emri i patrikut të Kostandinopojës duhej të përmendej i pari. Në këtë mënyrë ishte hapur rruga për të kapërcyer konfliktin edhe në Kishën Serbe. Kisha bizantine rifitonte autoritetin e saj të vjetër ndërsa shteti humbiste njërën pozitë mbas tjetrës.

Pak kohë pas pushtimit të Galipolit nga Sulejmani, filloi pushtimi siste- matik i vendeve ballkanike nga ana e turqve. Më 1359 Kostandinopoja pa për të parën herë hordhitë osmane nën muret e saj.’74 Perandoria e rrënuar me gjithçka nuk mund të bënte më qëndresë. Sidoqoftë, kryeqytetit të mbrojtur nga fortifikata të fuqishme, nuk i kanosej ende ndonjë rrezik imediat. Por pjesa tjetër e Thrakës së asfiksuar nga luftërat e fundit civile u dorëzua pa luftë në duart e armikut. Qytetet ranë njëri pas tjetrit. Më 1361 edhe Didimoteiku ra përfundimisht në duart e turqve. Një vit më vonë të njëjtin fat pësoi edhe Adrianopoja.

Nën Muratin 1 (1362-1389), pushtimi i Gadishullit ballkanik, i tokave greke, por akoma më shumë i atyre sllave jugore, hyri në fazën vendimtare. Sliavët jugorë ishin po aq të pafuqishëm sa Bizanti përballë marshimit të forcave supe- riore të armikut. Nga vdekja e Dushanit, Perandoria Serbe ndodhej në një proces të pandalshëm shpërbërjeje. Akoma më e rëndë ishte situata në Bullgari. Këtu shteti ishte copëtuar në pjesë të ndryshme dhe ndodhej plotësisht i paralizuar nga një krizë e rëndë ekonomike dhe nga grindjet fetare. Më 1363, gjenerali energjik Lala Shahin pushtoi Filipopolin dhe u vendos aty me cilësinë e bejlerbeut të Rumelisë. Vetë sulltani e transferoi selinë e vet në Ballkan duke e vendosur obor- rin e vet më parë në Didimoteik dhe pastaj (rreth vitit 1365) në Adnanopojë. Kështu osmanët u vendosën qëndrueshëm në Europë, aq më tepër që përparimi turk shoqërohej tani me një kolonizim sistematik të viseve të pushtuara. Pop- ullsia vendase u bë në një masë të madhe skllave dhe u transferua në Azinë e Vogël, ndërsa në territoret e pushtuara u vendosën kolonë turq dhe fisnikë turq, sidomos gjeneralëve të sulltanit, u jepeshin territore të gjera.

Bullgaria, e trembur nga përparimi turk, kërkoi të shpëtojë duke u lidhur me pushtuesit e fuqishëm, prandaj mbajti një qëndrim armiqësor ndaj Hungarisë dhe Perandorisë Bizantine.178 Madje më 1364 ndodhi një përpjekje e armatosur midis Bizantit dhe Bullgarisë dhe perandori bizantin arriti të pushtonte skelën e Ankiakos në Detin e Zi. Kështu kjo luftë kaq e padobishme u dha të paktën bizantinëve kënaqësinë të shihnin se ekzistonte një vend edhe më i dobët se perandoria e tyre fatkeqe.

I zhgënjyer në shpresat për një përkrahje romane, perandori bizantin kërkoi aleatë të tjerë për t'i bërë ballë përparimit turk. Vetë patriku Kalist shkoi në Serres ku u takua me të venë e Dushanit, por vdiq sakaq nga një sëmundje e papritur. Nuk patën rezultat më të mirë bisedimet që zhvilloi me republikat detare italiane. Kështu perandori iu drejtua përsëri Avinjonit. Tani dukej se në Perëndim po bëheshin përgatitje serioze për kryqëzatën. Në fakt ekspedita u nis në vjeshtën e vitit 1365, nën udhëheqjen e mbretit Pjetër të Qipros, por ajo u drejtua për në Egjipt duke e lënë Johanin V përsëri të zhgënjyer në shpresat e tij. Por atij sigurisht nuk i mungonte energjia dhe kështu në pranverën e vitit 1366 shkoi personalisht në Hungari për të siguruar përkrahjen e mbretit të fuqishëm Luigji i Madh.

Ishte hera e parë që një perandor bizantin shkonte jashtë jo si një gjeneral në krye të një ushtrie por për të kërkuar ndihma. Por çdo gjë qe e kotë. Luigji i qëndroi besnik kushteve të Romës: më parë kthimin në fenë katolike dhe pastaj ndihma. Mbreti i Hungarisë, më i ngurtë se Roma, kërkoi që perandori i Bizantit, jo vetëm të kthehej në fenë romane por edhe të pagëzohej sipas ritit roman.179

] Johani V u kthye në atdhe me duar bosh dhe gjatë rrugës i ndodhi një fatkeqësi e re. Kur arriti në Vidinin e pushtuar nga Hungarezët u detyrua të ndërpresë udhëtimin sepse bullgarët ia ndaluan kalimin. Sigurisht kjo ndodhte pa dijeninë e birit të tij Andronikut, i cili ishte martuar me një vajzë të carit të Bullgarisë. Sidoqoftë Androniku nuk bëri asgjë për ta liruar të atin. Vetëm arritja e "Kontit të Gjelbër" Amedeo i Savojës e shpëtoi sovranin fatkeq. Konti i Gjelbër, kushëri i perandorit, ishte dukur në ujërat bizantine në vjeshtën e vitit 1366 në krye të një ushtrie kryqtarësh. Që me sulmin e parë ai u shkëputi turqve Galipolin, pastaj u drejtua kundër Bullgarisë dhe i detyroi bullgarët jo vetëm ta linin të lirë perandorin por edhe të lëshonin Mesembrinë dhe Sozopolin. Pozitat bizantine në brigjet perëndimore të Detit të Zi, patën kështu një përforcim të konsiderueshëm.

Sidoqoftë edhe për Amedeon e Savojës ekspedita e kryqtarëve lidhej me planet unioniste. Në qershor të vitit 1367, legati papal Pali, që shoqëronte Amedeun me kërkesën e tij, u prit nga anëtarët e familjes perandorake bi- zantine në prani të përfaqësuesve të lartë të kishës e të shtetit për një bisedim rreth bashkimit të kishave. Zëdhënësi i palës greke nuk qe tjetër kush veçse i shfronësuari i Johan Kantakuzeni, "babai" i perandorit që ishte në fron, personaliteti i fuqishëm i të cilit dominonte asamblenë. Kantakuzeni kërkoi thirrjen e një koncili ekumenik në Kostandinopojë dhe diti t'i shkëpuste legatit papal pëlqimin për këtë. Prapëseprapë në Romë kërkesa e tij nuk u prit në mënyrë të favorshme. Papës ai i premtoi një ujdi të shpejtë me Johan Paleologun, i gatshëm për t'u konvertuar. Ujdia u arriti menjëherë. Në gusht

Në tetor 1371 perandori i dërmuar rëndë, u kthye në Kostandinopojë pas një mungese prej dy vjetësh, pa arritur asnjë rezultat. Duket se, në këto kishte, as nuk u mor mundimi të bëhej orvatja e dëshpëruar për ta bindur popullsinë që të pranonte bashkimin e kishave. Sipas Dhimitër Cidones, që e shoqëroi perandorin fatkeq në këtë udhëtim të mjerë, ajo qe një "lodhje e kotë pa asnjë dobi për atdheun tonë."

Një fitore e re e bujshme e turqve tregoi sesa e nevojshme ishte ndihma që Johani V kishte kërkuar më kot të siguronte. Pas vendosjes së osmanëve nëThrakë, Maqedonia ishte drejtpërdrejt e kërcënuar. Despoti Ivan Ugljesha që komandonte në seres, qe i pari që "mori armët kundër osmanëve të pafe."186 Ai kërkoi i pari organizonte një kundërmësymje të madhe kundër pushtuesve dhe i bëri thirrje Bizantit për të marrë pjesë "në luftën e përbashkët kundër armikut të përbashkët". Ai u afrua aq tepër me bizantinët sa dënoi me termat më të ashpra shpalljen e Dushanit "perandor" dhe themelimin e patriarkatit serb, dhe njohu në juridiksionin e tij të drejtat e patriarkatit të Kostandinopojës.188 * Megjithatë, u bashkua me të vetëm i vëllai, mbreti Vukashin. Të dy vëllezërit marshuan me ushtritë e tyre drejt Adrianopojës dhe u ndeshën me armikun pranë Çernomenit buzë Maricës. Këtu armata e tyre u thye nga turqit më 26 shtator 1371. Ugljesha dhe Vukashini gjetën vdekjen dhe bashkë me ta humbën dy personalitetet më të forta të kohës në Ballkan. Pas kësaj katastrofe, tokat maqedone humbën pavarësinë e tyre. Princërit lokalë, ndër të cilët edhe biri i Vukashinit, heroi i këngëve popullore serbe Krajleviç Marko, u detyruan ta njihnin sovranitetin e sulltanit dhe morën përsipër të paguanin haraç dhe të ofronin shërbime ushtarake. Nënshtrimi përfundimtar i principatave të tyre ashtu si dhe i krahinave të tjera të Ballkanit, tani ishte vetëm çështje kohe.

Fitorja osmane në Maricë, fitorja më e madhe dhe më mbresëlënëse që korrën turqit para vitit 1453, e goditi rëndë edhe Bizantin, ndonëse ky nuk kishte marrë pjesë në betejë. Ishte një ngushëllim i vogël dhe një fitore vetëm e përkohshme, fakti që Manueli  i nisur nga Selaniku - u lëshua në territo- rin e despotit të vrarë Ugljesha duke okupuar Seresin (nëntor 1371). Pas betejës së Maricës, edhe për Perandorinë Bizantine, situata ishte keqësuar aq shumë saqë qeveria perandorake, siç u kujtua Manueli në një dokument të mëvonshëm, mori pikërisht "fill pas vdekjes së të lumnueshmit të Serbisë, Ugljeshës" vendimin që t'ua hiqte manastireve bizantine gjysmën e tokave të tyre për t'i shpërndarë ato në trajtën e pronjave, me qëllim që të përforconte mbrojtjen kundër invazionit osman "jashtë mase të rëndë dhe të gjatë." Madje fill pas betejës së Maricës, vetë Bizanti ra nën vartësinë formale të sovranit osman dhe mori përsipër t'i paguante një tribut dhe ti ofronte shërbime ushtarake. Në të njëjtën periudhë edhe Bullgaria e njohu sovranitetin turk. Kështu, më pak se njëzet vjet nga vendosja e parë e osmanëve në tokën europiane - si Perandoria Bizantine ashtu dhe rivalja e saj e vjetër dhe e fuq- ishme, Perandoria bullgare, ranë në pozitën e vasalëve të turqve.

Që në pranverën e vitit 1373 shohim perandorin Johan V të përmbushte detyrimet e tij si vasal, duke shoqëruar sulltanin në një ekspeditë në Azinë e Vogël. Androniku përfitoi nga mungesa e tij për të ngritur krye haptas kundër të atit. U mor vesh me princin osman Sauxhi Celebi dhe kështu filloi një rebelim i çuditshëm i përbashkët i princëve bizantinë dhe osmanë kundër baballarëve të tyre (maj 1373). Por Murati e shtypi me të shpejtë rebelimin e verboi Sauxhin dhe kërkoi nga Johani V që ky të dënonte me të njëjtën mënyrë birin e tij. Perandon nuk mund ta kundërshtonte urdhrin e sulltanit, por ndërsa Sauxhiu pësoi gjymtimin çnjerëzor, mbi Andronikun dhe mbi birin e tij të vogël Johanin, dënimi u zbatua në mënyrë të zbutur, në mënyrë të tillë që ata të mos e humbnin krejtësisht të parit dhe në këtë mënyrë që të dy mundën të luanin një rol të rëndësishëm, por për të zezën e perandorisë. Në vend të rebelëve që u burgosën dhe u privuan nga të drejtat e tyre të trashëgimisë, si trashëgimtar i fronit u shpall Manueli. Më 25 shtator 1373, ai mori kurorën e bashkëperandorit.

Lufta e brendshme në shtëpinë mbretërore bizantine u shfrytëzua nga venedikasit dhe nga gjenovezët në luftën e tyre për të shtënë në dorë Tenedon. Meqenëse Johani V ua kishte premtuar venedikasve, gjenovezët vendosën të provokonin një ndryshim në qeverinë e Kostandinopojës për të penguar që ky ishull i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike, politike dhe tregtare, të binte në duart e venedikasve. Ata e ndihmuan Andronikun, që ishte në burg, të arratisej në Galatë dhe e nxitën pretendentin të rrëmbente armët kundër Johanit V, dhe në fund të fundit edhe kundër Venedikut. Më 12 gusht 1376, pas një rrethimi që zgjati 32 ditë, duke pasur edhe ndihmën e turqve, Androniku hyri në Kostandinopojë dhe e zuri rob të atin dhe vëllanë e tij. Disa ditë më pas ai ua dorëzoi Tenedon gjenoveze. Turqve ai u dha Galipolin i cili dhjetë më parë ishte ripushtuar nga Amedeu i Savojës. Megjithatë, gjenovezët nuk mundën ta mbanin Tenedon. Ishulli i qëndroi besnik Johanit V dhe në tetor 1376 u pushtua nga venedikasit. Nga ana tjetër gjenovezët nuk mund ta pranonin këtë ndryshim dhe për një vit lufta ushtoi në ishull.

Por Johani V dhe Manueli II mundën të arratiseshin nga burgu i tyre me ndihmën e venedikasve dhe të rifitonin fronin e humbur me miratimin e turqve. Simpatia popullore dukej se ishte në anën e tyre, por ky faktor ishte i dorës së dytë. Për fatet e perandorisë, raporti i forcave të brendshme tashti ishte i parëndësishëm. Çdo gjë varej nga ndikimi që ushtronin forcat e jashtme, mbasi Bizanti tani ishte vetëm një gur në lojën politike të fuqive të mëdha që kishin interesa në Orient: dy republikat detare italiane dhe Perandoria Osmane. Në luftën e tyre për fronin perandorak, praktikisht Johani V dhe Androniku IV nuk ishin veçse përfaqësuesit e interesave të kundërta të Venedikut dhe të Gjenovës. Por elementi vendimtar ishte në fund të fundit vullneti i sulltanit. Me ndihmën turke, më 1 korrik 1379, Joharu V dhe Manueli II hynë në qytet. Tani ata duhej t'i shpërblenin turqit duke u dhënë përsëri ndihma ushtarake dhe duke i paguar haraç sulltanit. Manueli detyrohej që çdo vit të paraqitej në oborrin e sulltanit me haraçin e caktuar dhe me trupat ndihmëse si dhe ta shoqëronte sovranin osman në ekspeditat e tij kudo që ta urdhëronte.

Lufta veneto-gjenoveze për Tenedon ndërkaq vazhdonte dhe nga të dyja palët u zhvillua me ashpërsi gjithnjë në rritje, por nuk çoi në asnjë zgjidhje. Në fund të dyja palët, të lodhura, përfunduan me ndërmjetësinë e Amedeos së Savojës, më 8 gusht 1381 një traktat paqeje në Torino. U arrit në një kompromis: Tenedoja nuk do t'i përkiste as venedikasve as gjenovezëve, të dy kalatë e tij duhej të shkatërroheshin, banorët duhej të shpërnguleshin në Kretë dhe në Eube, dhe ishulli i çarmatosur duhej t'i dorëzohej një delegati të kontit të Savojës. Në tërë këtë çështje, Bizanti mbeti jashtë loje, sikur ishulli nuk kishte qenë kurrë i tij. Por dorëzimin e ishullit të Tenedos e kundërshtoi baili venedikas, kështu që deklaratat që përmbante traktati hynë në fuqi vetëm gjatë dimrit 1383-1384. Megjithatë, venedikasit e përdorën ishullin edhe për një kohë të gjatë, si bazë detare të tyren.

Pasi e shtiu përsëri në dorë fronin, Johani V vendosi gjithsesi t'i njihte Andronikun IV dhe birin e tij Johanin VII si trashëgimtarë legjitimë të fronit dhe t'u dorëzonte atyre Selembrin, Heraklenë, Rodostin dhe Panidon. Kjo njohje, e cila do të thoshte një tërheqje për Manuelin dhe pati pasojë fërkime tëreja në familjen perandorake, u sanksionua me një marrëveshje formale më 2 nëntor 1382.197 Kështu, ajo që mbetej nga Perandoria Bizantine, u ndanëdisa principata të qeverisura nga pjesëtarë të familjes perandorake: në Kostandinopojë qeveriste Johani V; në qytetet e Detit Marmara që i mbetën peran- dorisë, Androniku IV, i varur më tepër nga sulltani sesa nga i ati; i shfuqizuari Manuel rimori me nismën e vet sundimin e tij të vjetër në Selanik; në More sundonte që nga viti 1382 djali i tij i tretë i perandorit, Theodori I.

Paleologët arritën t'ua shkëpusnin Kantakuzenëve zotërimet bizantine në Peloponez. Ky ishte suksesi i vetëm që dinastia e Paleologëve mundi të regjistronte në këto kohë të vështira. Theodori I (1382-1406) u detyrua ta njihte sovranitetin e sulltanit dhe meqë u tregua një vasal i bindur gëzoi përkrahjen turke kundër armiqve të tij të brendshëm dhe të jashtëm.200 Në luftën kundër aristokracisë lokale dhe minishteteve fqinje latine, mundi ta përforcojë në mënyrë të konsiderueshme sundimin bizantin në More. Me vendosjen në trevën e tij të masave të mëdha të shqiptarëve të cilët lëviznin drejt jugut, ai e pajisi vendin e vet me forca të reja. Në kryeqytetin bizantin, situata keqësohej përherë e më tepër. Presionet e jashtme u bënë gjithnjë e më të fuqishme. Edhe paqja e sipërfaqshme midis perandorit dhe birit të tij më të madh nuk vazhdoi gjatë. Androniku i rrëmbeu përsëri armët dhe u përpoq të shtinte në dorë një kala që ndodhej në rrugën nga Selembria në Kostandinopojë. Vetëm pas një beteje të ashpër e cila për pak i kushtoi jetën, Johani V mundi ta mposhtë sulmin. Fill pas kësaj beteje, Androniku IV vdiq (qershor 1385).

Lufta e osmanëve kundër viseve të krishtera të Ballkanit po i afrohej çastit vendimtar. Serbët ishin akoma në gjendje të vazhdonin me këmbëngulje rezistencën e tyre. Midis sovranëve që qeverisnin në ato vise që kishin mbetur nga perandoria e Dushanit, sundimtari më i shquar dhe më energjik në atë kohë ishte princi Lazar. Pas vdekjes së carit Urosh (1371), pasardhësi i fundit i drejtpërdrejtë i Nemanjës, Lazari kishte marrë pushtetin në Rashë. Ai diti t'i nënshtronte një pjesë të krerëve lokalë, pjesërisht duke i detyruar të futeshin në ombrellën e vet. Por faktori më i rëndësishëm i luftës që po përgatitej ishte marrëveshja e Lazarit me Trvtkon e Bosnjës, fuqia e të cilit ishte në rritje të shpejtë.203 Pasardhës i një dege anësore të dinastisë së Nemanjës, më 1377 Tvrtko kishte marrë kurorën mbretërore dhe pas vdekjes së Luigjit të Hungarisë (vdekur më 1382) nisi përparimi i tij i shpejtë dhe i fuqishëm në Kroaci dhe në Dalmaci, i cili çoi në formimin e një perandorie të madhe sllave jugore, ndonëse jetëshkurtër. Kështu ai u bë më i fuqishmi ndër sovranët e krishterë të Ballkanit. Fakti që Trvtko aneksoi në mbretërinë e vet edhe territore serbe, nuk turbulloi aksionin e përbashkët të dy princërve. Edhe marrëdhëniet me Bizantin u bënë më miqësore në saje të shkathtësisë diplomatike të Lazarit. Më 1375 ishte zbutur nëpërmjet një kompromisi mosmarrëveshja kishtare që ishte shkaktuar nga themelimi i patriarkatit serb autonom të Pejës. Çkishërimi që ishte shpallur kundër Kishës serbe u anulua.

Kryetarit të saj iu njoh rangu i patrikut.

Sulmet e osmanëve po bëheshin përherë e më të papërmbajtura dhe u shkaktonin dëme gjithnjë e më të rënda si grekëve ashtu edhe sllavëve. Megjithatë, Manueli II ndërmori në vitin 1382 nga Selaniku një ofensivë kundër turqve. Ky ishte një rebelim i hapur kundër zotit feudal osman dhe një provokim i guximshëm, që binte në kundërshtim të hapur me politikën e të atit të tij në Kostandinopojë. Por suksesi i ofensivës nuk mund të ishte as i rëndësishëm e as i qëndrueshëm. Turqit ruanin iniciativën dhe më 19 shtator 1383 Seresi ra përfundimisht në duart e tyre. Pak më pas filloi rrethimi i Selanikut. Kalaja e qytetit bregdetar u mbrojt për më tepër se tre vjet por më në fund në prill të vitit 1387 u detyrua t'u hapte dyert osmanëve.207 208 Manueli e braktisi qytetin pak më parë se të binte dhe u arratis në Lezbo.

Ndërkohë kishin rënë në duart e turqve dhe Sofia, (rreth vitit 1385) dhe Nishi (1386) megjithatë Lazari, pas rënies së Nishit e kishte shpartalluar ushtrinë e Muratit pranë Ploshnikut dhe në vitin 1388, një armatë turke e cila kishte depërtuar në Bosnjë, u thye pranë Bileçës nga Vojvoda boshnjak Vlatko Vukoviç. Por në këtë çast ndërhyri Murati në krye të një ushtrie të madhe për të zhvilluar një luftë vendimtare kundër sllavëve jugorë. Grushti i parë iu dha carit të Bullgarisë, i cili pasi kishte marrë zemër nga rezistenca e Lazarit, guxoi ta sfidonte sulltanin dhe refuzoi t'i paguante haraçin. Osmanët vërshuan në Bullgari, e thyen rezistencën e carit dhe e detyruan të nënshtrohet (1388). Pas kësaj sulltani u drejtua kundër serbëve.

Princi Lazar me trupat e tij serbe e boshnjake u doli përpara turqve në "Kosovo polje" ("fusha e mullenjave"). Këtu u zhvillua më 15 qershor 1389 beteja historike, e cila pas katastrofës së Maricës shënoi gurin themeltar më të rëndësishëm në fitoren osmane të Gadishullit Ballkanik, por që në ndërgjegjen popullore u nguros si ngjaqa qendrore e historisë serbe të mesjetës. Në fillim u duk sikur fati po anonte nga serbët. Vetë sulltani u vra, por nën udhëheqjen e trashëgimtarit të fronit, Bajazitit, forcat superiore osmane korrën më në fund fitoren. Princi Lazar u zu rob dhe u vra së bashku me fisnikët e tij. Pasuesit e tij u detyruan të përuleshin përballë fitimtarit dhe ta njihnin sovranitetin osman. Rezistenca e fortë e fundit u thye kështu dhe tani pushtimi turk mund të shtrihej në viset ballkanike me shpejtësi akoma më të madhe. Si perandori bizantin dhe cari bullgar po ashtu edhe zotërit feudalë serbë, njëri pas tjetrit, e pranuan detynmin për t'i shërbyer sulltanit në luftë dhe për t'i dhënë atij haraç. Haraçi turk rëndoi mbi tërë popullsinë si në Bizant ashtu dhe në tokat sllave jugore. Haraçi turk i ndarë mbi tërë vendin dhe midis të gjithë pronarëve të tokës pa përfillur fare privilegjet e vjetra, përfaqësonte në viset greke dhe sllave të asaj kohe detyrimin në të holla më të rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë më të rëndë, nga i cili vetë zoti i tokës nuk mund të çlironte askënd, vetëm në qoftë se ai merrte përsipër ta paguante ai vetë në vendin e atij që ishte liruar.

Pas betejës së Kosovës dhe hipjes së Bajazitit në fronin turk, presioni osman mbi Bizantin u bë akoma më i fortë se më parë. Gjendja e perandorisë bëhej gjithnjë e më e rëndë dhe varësia e tij nga sulltani bëhej gjithnjë e më e madhe. Sulltani qeveriste jo vetëm krahinat rreth e rrotull, por ai dinte të lakonte sipas dëshirës së tij edhe vetë kryeqytetin, duke shtypur që në lindje çdo lëvizje që synonte të fitonte njëfarë pavarësie. Në këtë vepër ai përdori si vegël djaloshin Johan VII, i cili si bir i denjë i Andronikut IV vazhdonte t'i rriste pretendimet e tij mbi fronin perandorak duke bërë kështu lojën e sulltanit. Bajaziti i siguroi atij përkrahjen e tij dhe më 14 prill 1390, Johani VII shtiu në dorë kryeqytetin dhe fronin perandorak. Ndërsa në kohën e uzurpimit të Andronikut IV më 1376, Gjenova dhe Venediku vendosnin se kush duhej ta zinte fronin në Kostandinopojë, tani republikat detare italiane që kishin dalë të rraskapitura nga lufta e Tenedos dhe kryesisht Gjenova, e pocaqisur nga luftërat e brendshme, kishin humbur pjesën më të madhe të influencës së tyre. Megjithatë duhet të pranojmë se Johani VII kishte shumë përkrahës në Kostandinopojë, të cilët e lehtësuan hyrjen e tij në qytet dhe hipjen e tij në fron.

Hipja në fron e Johanit VII u duk sikur ishte hapi i parë i pushtimit të Kostandinopojës dhe nga ana e sulltanit. Senati venedikas, i cili pikërisht atëherë po përgatitej të niste një dërgatë për Kostandinopojë, i dha të plot- fuqishmit të vet udhëzime të veçanta në rast se ky do të gjente në Kostan- dinopojë birin e "Muratit". Megjithatë, qeverimi i Johanit VII nuk vazh- doi gjatë. Manueli, i cili ishte arratisur në Lemno, përgatiti forcat për kryengritje. Pas dy sulmesh pa sukses ai arriti më 17 shtator 1390 të depërtonte në Kostandinopojë, duke dëbuar andej rivalin dhe duke vënë në fron të atin dhe vetveten. Por tashmë në Kostandinopojë dihej që kurora perandorake mund të mbahej vetëm nga ai që i nënshtrohej pa kushte vullnetit të sulltanit dhe ia plotësonte të gjitha kërkesat e tij. Ndërsa Johani V mbante në dukje mbretërinë e Kostandinopojës, Manueli rrinte pranë oborrit të sulltanit duke pranuar, si një vasal i bindur çdo poshtërim. Është e vërtetë se Manueli dhe i ati i tij i kishte dhënë ndihmë ushtarake edhe Muratit, por atëherë puna ishte për të luftuar krahas sulltanit kundër selxhukëve. Tani Manueli duhej të luftonte krahas Bajazitit kundër Filadelfias bizantine dhe të ndihmonte me reparte bizantine pushtimin nga ana e sulltanit të qyteteve të fundit bizantine në Azinë e Vogël. Jo më pak i rëndë ishte poshtërimi që iu bë po atë kohë perandorit plak në Kostandinopojë kur me urdhër të Bajazitit u detyrua të rrënonte fortifikatat e reja që kishte ndërtuar për të përballuar rrezikun që tashmë rëndonte mbi vetë kryeqytetin. Më 16 shkurt 1391 u mbyll jeta e mundimshme e Johanit V.

Pasi mori lajmin e vdekjes së babait të tij, Manueli u arratis nga Brussa dhe shkoi në Kostandinopojë, për të përballuar kushëririn e tij ambicioz, Johanin VII dhe për të siguruar fronin perandorak. Maneuli II (1391-1425) ishte një sovran mendjendritur dhe i gjithanshëm. Ai merrte vesh nga arti dhe nga shkenca. Ai ishte një shkrimtar jo i keq. Nga pikëpamja njerëzore është një nga figurat më simpatike të Perandorisë së vonë Bizantine. Pavarësisht nga qëndrimi jo i denjë në oborrin e sulltanit, që ia caktoi fati, sjellja e tij ngjalli simpati deri tek turqit. Duket se Bajaziti ka thënë për të: "Kush nuk e dinte se ai ishte perandor, do ta kuptonte vetëm sa ta shihte." Ky ishte sovrani që mbretëroi në qytetin e Bosforit në një nga periudhat më të këqija të historisë së tij.

Tani kryeqyteti identifikohej me perandorinë. Në fakt, me përjashtim të Moresë, tashmë në stere bizantinët nuk zotëronin veçse kryeqytetin e tyre të lashtë. Mundësinë për të jetuar akoma kryeqyteti ia detyronte vetëm mureve të tij të fuqishëm, ndonëse ishte i rrethuar nga pushtimet turke. Por ai ishte katandisur në një qytet të mjerë e të shkretë. Banorët e tij kishin zbritur në 40-50 mijë. Bajaziti nuk u kënaq për një kohë të gjatë me shërbimet dhe me poshtërimet e vasalëve të tij të frikësuar të Kostandinopojës dhe  të Moresë. Shumë shpejt rifilluan armiqësitë në të dy frontet. Kjo kthesë u paralajmërua nga mbledhja dramatike në të cilën ai kishte thirrur në dimrin e vitit 1393/1394 në Seres vasalët e tij si bizantinë ashtu edhe sllavë. Fill pas kësaj ai bllokoi Kostandinopojën për të penguar çdo hyrje nga ana e tokës. Në kryeqytetin bizantin mjerimi dhe kriza ushqimore që po keqësohej që prej disa dhjetëvjeçarësh vazhdimisht, tani arriti kulmin. Ndërkohë Moreja u bë pre e plaçkitjeve turke.

Ndërkaq më 1393 gjenerali i madh Evrenoz beu kishte pushtuar The- salinë. Grindjet midis sovranëve që qeverisnin këto vise e lehtësuan veprën e invazorëve. Sundimi i katallanëve në Greqi tani i takonte së kaluarës. Që në vitin 1379 kompania e Navarrës ua kishte shkëputur atyre Tebën. Në Athi- në sundonte me titullin e dukës së Athinës Nerio I Açiajoli (1388-1394). Një eksponent i një familjeve tregtarësh fiorentinë, e cila nga mesi i shek. XIV ushtronte në Greqi një rol të rëndësishëm dhe e cila prej një kohe të gjatë qe- veriste Korinthin. Midis Nerios dhe despotit Teodor Paleologut, kushëriri i tij, ekzistonin marrëdhënie miqësore. Përkundrazi marrëdhëniet e këtyre dy principatave me Venedikun shpesh herë prisheshin, kurse despoti bizantin i Mistrës ishte në luftë të vazhdueshme me Navarezët e Akaisë. Kur pastaj në shtator të vitit 1394, Nerioja vdiq duke i lënë pothuajse të gjitha territoret e veta dhëndrit të tij të dytë, kontit Karlo Toko të Qefalonisë, Teodori, i cili e pa veten të mospërfillur hyri në luftë të ashpër kundër tij dhe kërkoi t'ia shkëpuste me anën e armëve Korinthin trashëgimtarit fatlum. Karlo Tokoja u kërkoi ndihmë osmanëve. Kontingjentet e Evrenoz beut e thyen Paleologun në muret e Korinthit, vërshuan në Morenë bizantine dhe pushtuan, me përkrahjen entuziaste të navarezëve, kalatë bizantine të Leontarionit dhe të Akovës (fillimi i vitit 1395).

Me po atë shpejtësi zhvilloheshin pushtimet osmane në veri të Gadishullit Ballkanik. Më 1393 ndodhi nënshtrimi përfundimtar i Perandorisë Bullgare. Kryeqyteti Tërnovo ra më 17 korrik pas një rrethimi të gjatë dhe u shkretua egërsisht nga pushtuesit. Pak më vonë pjesa tjetër e territorit bullgar ra në duart e turqve. Që nga ajo kohë, për gati 500 vjet Bullgaria u bë një provincë e Perandorisë Osmane.

Ndërkaq, turqit u gjendën në një pozitë të vështirë përballë princit vllah Mircea Plaku, i cili gëzonte një përkrahje të fortë në Hungari. Më 17 maj 1395 u zhvillua një betejë tepër e përgjakshme në rrafshnaltën e Rovinës. Në anën e osmanëve luftonin, për të përmbushur detyrat e tyre si vasalë edhe princët serbë Stefan Lazareviçi, biri dhe pasardhësi i heroit të Kosovës, Markoja, i biri i Vukashinit që zotëronte një territor të vogël rreth Përlepit dhe vjehrri i Manuelit II, Konstandin Dragashi, i cili sundonte në Maqedoninë lindore. Mbreti Marko dhe Konstandin Dragashi gjetën vdekjen në këtë betejë. Nga pikëpamja ushtarake u duk sikur Mircea kishte fituar por edhe ai u detyrua njëlloj t'i përulej vullnetit të sulltanit dhe të merrte dhe të merrte përsipër pagesën e një haraçi. Dobruxha, e cila në dhjetëvjeçarët e fundit ishte një principatë bullgare dhe pak më parë Mircea e kishte aneksuar në shtetin e vet, tani ra në duart e osmanëve. Pikat e tranzitit mbi Danub u pushtuan nga garnizone turke.

Sukseset e fundit të osmanëve bënë përshtypje të madhe edhe në perëndim. Pas nënshtrimit të Bullgarisë, Hungaria u ndodh drejtpërdrejt e kërcënuar. Edhe principatat latine të Greqisë e kishin pësuar nga afër dhunën e agresionit turk. Nëse deri atëherë kërkesat për ndihmë nga ana e bizanti- nëve dhe paralajmërimet e papës nuk ishin dëgjuar, tani filluan ta njihnin nevojën e një aksioni të përbashkët të popujve të krishterë kundër rrezikut turk. Thirrja e mbretit të Hungarisë, Sigismundit, u pranua nga fisnikëria e shumë vendeve europiane, sidomos nga fisnikëria frënge, e cila merrte shpejt flakë nga ideja e kryqëzatës. Pas shumë ngurrimeve edhe Republika e Venedikut aderoi në koalicionin. Ajo dërgoi një flotë të vogël në Dardanelet për të mbikëqyrur ngushticat dhe për të siguruar lidhjen midis Bizantit dhe ushtrisë kryqtare që ishte grumbulluar në Hungari. Por ndërmarrja ambi- cioze dështoi plotësisht. Më 25 shtator 1396, në betejën e Nikopolit, ushtria e madhe, por shumë heterogjene, u shpartallua keqas nga turqit, për shkak të kohezionit të dobët midis kontingjenteve hungareze dhe franceze. Mbreti Sigismund shpëtoi pa u zënë rob nga që iku me të shpejtë. I shoqëruar nga mjeshtri i madh i shën Janit dhe nga disa kalorës gjermanë, arriti me një anije në Kostandinopojë dhe pastaj u kthye në atdhe duke udhëtuar nëpër Detin Egje dhe Detin Adriatik. Kalimi i tij përmes Dardaneleve u shoqërua nga rën- kimet e robërve të krishterë, të cilët sulltani i kishte rreshtuar në të dy brigjet e ngushticave për të poshtëruar mbretin e mundur.

Pas kësaj katastrofe të re, situata në vendet ballkanike u bë akoma më e dëshpëruar. Edhe krahina e fundit bullgare, principata e Vidinit, ra në duart e osmanëve. Edhe në Greqi u ndjenë pasojat. Më 1397, Athina u pushtua përkohësisht nga turqit. Edhe Morea bizantine pësoi një plaçkitje të re. Turqit kaluan Istmin, pushtuan Argon venedikase, e shpartalluan ushtrinë e despotit bizantin dhe përshkuan, duke djegur e duke plaçkitur, territoret bizantine deri në brigjet jugore. Gjendja në Kostandinopojë ishte më e dëshpëruar se kurrë. Rënia e kryeqytetit të bllokuar nga turqit dukej tashmë shumë e afërt.

Rënia

Jo vetëm pozita politike por edhe autoriteti shpirtëror i Bizantit u tron- dit thellë nga ngjarjet e viteve të fundit. Deri edhe principata e Moskës që i kishte qëndruar vazhdimisht besnike traditave, guxoi të ngrejë krye dhe të mos ta njohë vasalin turk si trashëgimtar të Konstandinit të Madh dhe udhëheqës shpirtëror të botës ortodokse. Duka i madh Vasilij I, djalë i Dhimitër Donskit ngadhënjimtarit të famshëm mbi tartarët, ndaloi përmendjen e emrit të perandorit bizantin në kishat ruse dhe tha frazën proverbiale: "Kemi një kishë por jo një perandor!". Për sovranin e shtetit të fuqishëm rus, sovraniteti i kishës greke mbetej edhe paskëtaj i paprekshëm, por ai nuk mund të pra- nonte supermacinë ideale të një perandori tashmë të papërfillshëm, siç ishte perandori bizantin. Këtu nxirrte krye një dukuri që ndeshej shpesh në dh- jetëvjeçarët e fundit të historisë bizantine: prestigji i kishës bizantine në ven- det ortodokse qe më i fortë sesa prestigji i shtetit bizantin. Protesta bizantine nuk vonoi të vinte, porse kësaj radhe zëdhënës i saj nuk u bë perandori, por patriku i Kostandinopojës. Dikur kisha bizantine në marrëdhëniet me jashtë mështetej tek autoriteti i shtetit të fuqishëm, kurse tani kohët kishin ndryshuar dhe Perandoria Bizantine me prestigj të rënë i varte shpresat tek patriku i Kostandinopojës. Rolet qenë përmbysur: nuk qe më shteti që mbronte kishën por kisha që mbështeste shtetin. "Nuk është mirë, biri im,- i shkruante patriku Anton dukës së madh Vasilij I Dimitrieviç, të thuash: "Kemi një kishë por nuk kemi një perandor!" Është krejt e pamundur për të krishterët të kenë një kishë e të mos kenë një perandor, pasi perandoria dhe kisha formojnë një të tërë e të pandashme... Dëgjo të parin e apostujve, Pjetrin, që thotë në letrën e tij të parë: "Druajuni Zotit, nderoni perandorin". Ai nuk thotë 'perandorët'pikërisht sepse nuk i merr në konsideratë të ashtuquajturit perandorë të popujve të veçantë, por thotë 'perandori' sepse në botë njeh vetëm një perandor... Nëse të krishterë të tjerë kanë përvetësuar emrin e perandorit, kjo është bërë në kundërshtim me natyrën e me ligjin, n'ëpërmjet tiranisë dhe dhunës. Në ç'autor, në ç'koncil e në ç'ligje kanonike flitet për këta perandorë? Gjithmonë e kudo flitet për perandorin e vetëm të natyrshëm, ligjet, urdhëresat dhe dekretet e të cilit kanë forcën e ligjit në të gjithë botën. Ky dhe askush tjetër është perandori që të krishterët njohin".

Kurrë më parë doktrina e perandorit të vetëm ekumenik nuk ishte paraq- itur me aq forcë dhe me aq gojëtari si në këtë letër që patriku dërgonte në Moskë nga Kostandinopoja e bllokuar nga turqit. Bizantinët i qëndruan besnikë deri në fund dogmës sipas së cilës perandori i tyre ishte i vetmi perandor i ligjshëm, që si i tillë qe kreu i natyrshëm i ekumenes (botës) si krishterë: "Nëse tani zoti desh që paganët të rrethonin vendin e perandorit, kjo s'do të thotë se kisha i mohon atij shugurimin, nderimet dhe lutjet që i bënte di- kur; ashtu si atëherë, ai lyhet me po atë vaj të shenjtë, dhe shpallet perandor dhe autokrat i Romejve, d.m.th. i gjithë të krishterëve." Bizanti qëndronte i mbërthyer pas ideve me të cilat dikur kishte sunduar shpirtërisht mbi botën lindore. Por realiteti i zymtë i hiqte pa mëshirë çdo bazë ideve të tilla. Pas betejës së Nikopojës, gjendja e Perandorisë Bizantine u keqësua edhe më tej dhe më 1398 princër të ndryshëm rusë e në radhë të parë Vasilij i Moskës morën thirrje të përsëritura për ndihmë e lëmoshë nga vëllezërit e krishterë të Kostandinopojës, "që ishin rrethuar nga turqit e që jetonin në skamje e mjerim."

Në të vërtetë në vitet e fundit të shek. XIV Bizanti kishte rënë aq poshtë saqë perandori qe i detyruar të kërkonte herë pas here ndihmë nga jashtë. Përveçse Rusisë, Manueli iu drejtua për ndihmë papës, dogjit të Venedikut, mbretërve të Francës, të Anglisë dhe Aragonës. Jo më pak domethënës, për gjendjen e perandorisë, se kërkesat për ndihmë të Manuelit II, ishte dhe fakti që Johani VII u përpoq t'i shiste mbretit të Francës të drejtat e veta mbi fronin bizantin: në këmbim kërkonte një kështjellë në Francë dhe një të ardhur vjetore prej 25 mijë florinjsh. Por pas çdo gjase, Karli VI nuk u tundua shumë nga një propozim i tillë. Përkundrazi, ai i mori parasysh kërkesat e Manuelit dhe dërgoi në Bizant një ushtri të zgjedhur me 1200 ushtarë, nën komandën e marshallit Busiko. Marshalli trim arriti të përshkojë rrugën për Kostandinopojë dhe luftoi heroikisht kundër turqve. Por me gjithë fitoret e arritura, ky kontingjent i vogël nuk mund ta shpëtonte perandorinë nga rreziku turk. Prandaj Manueli vendosi të nisej vetë për në Europë për të kërkuar ndihmë për perandorinë e tij fatkeqe. Për marrjen e një vendimi të tillë ndikoi marshalli Busiko, i cili kishte mundur gjithashtu ti pajtonte dy perandorët rivalë të Bizantit, të cilët ranë në ujdi që gjatë mungesës së Manuelit, Johani VII të qeveriste në Kostandinopojë si perandor. Nga ana e tij Manueli nuk ushqente asnjë iluzion mbi gjendjen e kryeqytetit dhe gjithsesi kishte aq pak besim tek regjenti që la në Kostandinopojë saqë e pa të udhës të siguronte gruan dhe fëmijët duke i dërguar në More tek vëllai Teodor.

Më 10 dhjetor 1399, i shoqëruar nga Busiko, Manueli u nis për udhë. Fillimisht u ndal në Venedik, vizitoi edhe qytete të tjera italiane dhe pastaj arriti në Paris nga ku u hodh për Londër. Kudo ku kaloi perandori u prit me nderime. Pamja dinjitoze dhe personaliteti i tij linin mbresë tek njerëzit. Ndjenjat dhe mendimet që krijonte ardhja e tij pasqyrohen më së miri në fjalët e pasionuara të një historiani e studiuesi anglez të asaj kohe: "Zemrën time e mundonte fati mizor i këtij princi të madh të krishterë, të cilin rreziku i të pafeve e kishte detyruar t'ë nisej nga vendet e largëta të Lindjes drejt ishnjve t'ë Per'ëndimit për të kërkuar ndihmë kundër të pafeve. O Zot! Ku je ti, lavdi e dikurshme e Romës? Madhështia e perandorisë t'ënde sot ka r'ën'ë p'ër tok'ë dhe asaj i shkojnë për shtat fjalët e Jeremisë: 'Ajo që ishte princeshë midis paganëve dhe mbretëreshë midis popujve, tani duhet të bëjë skllaven'. E kush e priste që ti të bije aq poshtë sa të mos kesh fuqi as për të mbrojtur fenë e krishterë, ti që më përpard qeverisje gjithë botën nga froni yt sovran?" Nga pikëpamja kulturore qëndrimi i perandorit dhe i njerëzve të tij në qendrat e mëdha të Europës perëndimore pati rëndësi të madhe pasi bëri të mundur vendosjen e lidhjeve më të ngushta midis botës bizantine dhe asaj perëndimore në fillimet e Rilindjes. Por qëllimi më imediat i udhëtimit nuk u arrit: perandori nuk mblodhi veçse premtime të vakëta, që nuk u mbajtën. Qëndrimi i gjatë larg perandorisë bëri që rivali i tij Johani VII të qeveriste sipas qejfit, gjithnjë e më i varur nga sulltani. Thua se i mungonin forcat për t'u kthyer, gjatë udhëtimit për në atdhe u ndal përsëri në Paris ku qëndroi gati dy vjet, megjithëse nuk ushqente më asnjë iluzion mbi dobinë e qëndrimit të tij. Por pikërisht atëherë arriti lajmi shpëtimtar se forcat e Bajazidit ishin shpartalluar në betejën e Ankarasë nga mongoli Timur dhe se Bizanti qe çliruar nga rreziku turk.

Timuri, sovrani më i fuqishëm mongol pas Xhinxhiz-khanit dhe një ndër pushtuesit më të mëdhenj të historisëbotërore, rridhte nga një degëzim anësor i një dinastie të vogël princash turq të Turkestanit dhe i kishte vënë vetes për detyrë të restauronte perandorinë gjigante të Xhinxhiz-khanit dhe në fakt ia arriti të realizojë në një pjesë të madhe këtë projekt nëpërmjet luftërash të gjata e të përgjakshme. Pasi nënshtroi Azinë qendrore dhe Hordhinë e Artë në Rusinë qendrore, më 1398 ai ndërmori një fushatë energjike në Indi dhe pasi përshkoi Persinë, Mesopotaminë dhe Sirinë, e sulmoi Perandorinë Osmane në Azinë e Vogël. Fushatat e tij shoqëroheshin me shkatërrime të patregueshme. Vendet që hordhitë e tij linin prapa ngjanin me një shkretëtirë pa jetë: "Nuk dëgjohej as e lehur qeni, as cicërimë zogu, as e qarë fëmije."

Ky invazion i pandashëm i dha fund fuqisë së Bajazidit. Në betejën e madhe vendimtare të Ankarasë, më 28 korrik 1402, Timuri asgjësoi ushtrinë osmane. Sulltani i madh ra rob në duart e osmanëve dhe i përfundoi ditët e tij në robërinë mongole. Por në pranverë të vitit 1403 Timuri i braktisi vendet e Azisë së Vogël dhe pas dy vjetësh pushtuesi plak vdiq gjatë një ekspedite në Kinë. Megjithatë, prania e tij e shkurtër por impozante në Azinë e Vogël pati rrjedhoja të rëndësishme. Ajo e dobësoi fuqinë e osmanëve, duke zgjatur jetën e Perandorisë Bizantine për pesëdhjetë vjet të tjera.

Në Perandorinë e dobësuar osmane shpërthyen luftëra të brendshme. Bizanti nuk mundi të përfitojë shumë nga rasti që iu paraqit, pasi dobësia e tij e brendshme nuk e linte të mblidhte forcat. Sidoqoftë, në viset lindore gjendja kishte ndryshuar kryekëput dhe kjo nuk mungoi të përmirësojë dukshëm situatën në Bizant. Djali i madh i Bajazidit, Sulejmani, i cili kishte kaluar në pjesën europiane të perandorisë dhe që ishte në luftë me vëllezërit e tij që sundonin në Azinë e Vogël, nënshkroi një traktat me Bizantin, me despotin serb Stefan Lazareviç dhe me fuqitë detare të Venedikut, Gjenovës dhe Rodit (1403). Bizanti u çlirua nga detyrimet e vasalit dhe ndërpreu dhënien e haraçit për turqit. Madje ai mori përsëri Kalkidikën dhe malin Athos si dhe grupishujt Skiato-Skopelo-Skiro si dhe zona të rëndësishme bregdetare në Detin e Zi e në detin Marmara.

Por traktati i paqes me Sulejmanin i ngatërroi bizantinët në luftën e brendshme të pretendentëve për fronin turk. As princërit serbë nuk mundën t'i shmangen kësaj lufte, që po përcaktonte gjithë zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin jug-perëndimor. Më 1411 Sulejmani u mund nga vëllai i tij, Musai, dhe rënia e tij e kërcënoi perandorinë me një krizë të re, pasi Musai u hakmor egërsisht mbi aleatët e Sulejmanit dhe arriti deri aty sa të rrethojë Kostandi- nopojën. Ai që më në fund e fitoi luftën midis vëllezërve rivalë qe Mehmeti i cili, me ndihmën e perandorit Manuel dhe të dhespotit Stefan Lazareviç, e mundi Musain më 1413 dhe u bë sulltan i Perandorisë Osmane. Me këtë merrte fund lufta civile dhe kapërcehej kriza më e rëndë e Perandorisë Os- mane. U krijuan kështu premisat për ngjitjen e re të fuqisë osmane. Mehmeti I (1413-1421) ia kushtoi energjitë e tij sidomos forcimit të brendshëm të perandorisë së tij dhe konsolidimit të pushtetit të vet në Azinë e Vogël. Ai i qëndroi besnik aleancës me perandorin bizantin dhe gjatë sundimit të tij mar- rëdhëniet bizantino-osmane nuk pësuan asnjë tronditje.

Ndërkohë në Bizant ishin aq shumë të sigurt për ndjenjat paqësore të sulltanit të ri, saqë vetëm pak kohë pas ardhjes në fuqi të Mehmetit, Manueli II e braktisi kryeqytetin për të qëndruar një kohë të gjatë në Selanik dhe pastaj, më 1415, për të shkuar në Peloponez. Ndryshe nga kryeqyteti bizantin që po shuhej dalëngadalë pavarësisht nga dobësimi i presionit të jashtëm, në Mistra jeta ishte në lulëzim të plotë. Aty gjeti frymëzim utopia e humanistit Georg Gemista Pletonit, që ëndërronte një rilindje të helenizmit në Greqinë jugore dhe projektonte një organizëm të ri shtetëror sipas modelit të republikës së Platonit. Në traktate të ndryshëm që i dërgoi perandorit dhe despotit të Mistrasë, ky filozof e politikan neoplatonik jepte këshilla praktike për thjeshtëzimin e sistemit tatimor dhe për krijimin e një force ushtarake vendase, që duhej të zëvendësonte ushtrinë mercenare. Këtu, në Peloponezin bizantin, në prag të rënies së Perandorisë Bizantine, po shprehej dëshira për ekzistencë e helenizmit dhe nevoja e një organizimi të ri shtetëror. Morla ishte bërë fidanishtja e greqizmës, ku kjo e fundit mundi t'i ruante dhe t'i zgjeronte pozitat e veta. Për të mbajtur këtë zotërim të çmuar, perandori u kujdes që të ndërtohej një mur i fuqishëm në istmin e Korinthit, i ashtuquajturi Heksamilion. Qëndrimi i Manuelit në Peloponez nuk mbeti pa ndikuar dhe në rregullimin e marrëdhënieve të brendshme në vend si dhe kontribuoi në rritjen e autoritetit të qeverisë në luftë me prirjet centrifugale të aristokracisë vendase. Në mars 1416 perandori e la Peloponezin dhe u zëvendësua nga djali i tij i madh, Johani, i cili pak më vonë erdhi në More duke kaluar nëpër Selanik, për t'i qëndruar pranë vëllait të vogël, despotit Teodor, II, nën qeverisjene vendit. NënkomandëneJohanit, trupatbizantine shënuan fitore të rëndësishme kundër Akesë së latinëve. Princi Centurion Zakaria humbi pjesën më të madhe të zotërimeve të tij dhe vetëm ndërhyrja e Venedikut e shtyu për inë vonë fundin e plotë të sundimit të tij.

Por qetësia që iu dhurua Bizantit nga fati mori fund me vdekjen e Meh- metit I, dhe me ardhjen në fuqi të djalit të tij Muratit II (1421-1451). Ndërkohë fuqia e osmanëve ishte ripërtërirë dhe sulltani i ri rifilloi politikën agresive të Bajazitit. Situata u kthye përsëri në pikën që ishte para betejës së Ankarasë. Johani që më 19 janar 1421, ishte kurorëzuar bashkëperandor, u përpoq më kot të përdorte kundër Muratit II pretendentin e tij Mustafain, që nuk i kishte kursyer premtimet e tij për bizantinët në rast fitoreje, Bizanti dështoi në këtë përpjekje, që nuk dha rezultat tjetër veçse ndezi zemërimin e sovranit osman. Murati II e theu premtimin dhe me padurim rinor iu drejtua Kostandinopojës. Më 8 qershor 1422 filloi rrethimi i rregullt i qytetit. Pathyeshmëria e mureve e shpëtoi edhe kësaj radhe kryeqytetin bizantin, dhe meqenëse kundër Muratit u ngrit një pretendent i ri, i vëllai Mustafa, sulltani e braktisi operacionin pa mundur të arrinte objektivin. Goditja vendimtare do të jepej vetëm pas trid- hjetë vjetësh, por gjithsesi sulmi i vitit 1422 mbi Kostandinopojë për Peran- dorinë Bizantine shënon fillimin e betejës së fundit për jetë a vdekje.

Në pranverë të vitit 1423 turqit u derdhën përsëri në Greqinë jugore. U hodh për tokë Heksamilion, muri që Manueli e kishte ndërtuar në istëm me shpenzime kolosale dhe paskëtaj e gjithë Morea u shkretua nga hordhitë osmane. Më në fund, qeveria perandorake mundi të nënshkruajë një traktat paqeje me Muratin II, me anë të të cilit angazhohej sërishmi të paguante haraç (1424). Në këtë mënyrë Bizanti binte përsëri në varësinë feudale, që kishte mundur të hidhte tej pas betejës së Ankarasë. Perandoria nuk mundi më të çlirohej nga ky status nënshtrimi deri në fundin e jetës së vet.

Shumë shpejt u shënua edhe fati i Selanikut. Djali i tretë i Manuelit, dhes- poti Andronik, sundonte në qytetin që jetonte nën ankthin e turqve dhe nën darën e urisë. Gjendja ishte aq e pashpresë dhe rreziku ishte aq i madh, saqë në verë të vitit 1423 Androniku ia kaloi qytetin Venedikasve. Republika detare premtoi të respektojë të drejtat dhe zakonet e qytetarëve dhe mori përsipër të kujdesej për mbrojtjen dhe furnizimin e qytetit. Por, siç pritej, kjo marrëveshje shkaktoi zemërimin e sovranit osman, i cili e konsideronte qytetin si një pre të sigurisë. Venedikasit u përpoqën të gjejnë një ujdi me të. Me shtimin e presionit turk nga jashtë dhe me rëndimin e zisë së bukës në qytet, rriteshin proporcio- nalisht edhe ofertat e venedikasve: në qoftë se në fillim ata ngurruan së tepërmi për t'u paguar osmanëve shumën e përvitshme prej 100 mijë asprash, që kishte derdhur para tyre edhe despoti bizantin, në bisedimet e mëvonshme shuma u ngjit në 150 mijë dhe në fund arriti deri në 300 mijë aspra. Por të gjitha traktativat në fund të fundit rezultuan të kota dhe pas një sundimi të shkurtër që zgjati vetëm shtatë vjet, venedikasit u detyruan ta lënë përsëri Selanikun. Më 29 mars 1430 një ushtri e madhe, e drejtuar nga vetë Murati II, iu afrua qytetit, që pas një rrethimi të shkurtër u detyrua të dorëzohej.

Që kur kurorëzoi djalin e vet bashkëperandor, Manueli II hoqi dorë nga punët e qeverisjes. I dërmuar mendërisht e trupërisht, sovrani plak dha shpirt nën emrin e murgut Mate më 21 korrik 1425. Johani VIII (1425-1448) do të sundonte në Kostandinopojë e në rrethinat e saj me titullin basileus dhe autokrator i Romejve (bizantinëve). Vëllezërit e tij qeverisnin si sundimtarë të pavarur copëzat e tjera të Perandorisë Bizantine në brigjet e Detit Marmara dhe në Peloponez. Nga pikëpamja ekonomike e financiare, e thërmuar dhe e drobitur siç qe, perandoria qe shndërruar në një rrënojë. Prerja e monedhave të arta ishte bërë diçka tepër e rrallë që në kohën e Manuelit II. Nën Johanin VIII prerjet e monedhave të arta të Bizantit pushuan përfundimisht dhe këtej e tutje u kalua në përdorimin e monedhave të argjendit.

E vetmja pikë e ndriçuar ishte Morea, që qeverisej nga tre vëllezërit e pe- randorit: Teodori, Konstandini dhe Thomai. Pa u tutur nga inkursioni turk i vitit 1423, Morea bizantine i vazhdoi luftërat fitimtare kundër shteteve të vo- gla latine fqinjë. Konti Karlo Toko, që më 1427 u mund nga bizantinët gjatë një beteje detare, u ul në tryezën e bisedimeve. Ai i ofroi despotit Konstandin dorën e një mbese të tij, dhe i dhuroi atij si pajë zotërimet veta në Peloponez (1428). Në pranverë të vitit 1430, pas një rrethimi të gjatë, Konstandini pushtoi Patrasin dhe dy vjet më vonë principata latin e Akesë pushoi së ekzistuari. Me përjashtim të kolonive venedikase të Koronit e Modonit në jug-perëndim të Nauplias e Argos në lindje, gjithë Peloponezi ishte tashmë nën sundimin grek. Lufta midis grekëve e frëngjve, që kishte filluar në kohën e Mihalit VIII dhe që kishte vazhduar pa ndërprerje, përfundoi tani, pikërisht në prag të pushtimit turk, me fitoren e grekëve. Ai që përfitoi më së shumti nga ky sukses i fundit qe djaloshi Konstandin, i cili dy dekada më vonë, si perandor i fundit i Bizantit e mbylli jetën duke luftuar për mbrojtjen e Kostandinopojës. Ndryshimi midis kryeqytetit bizantin që jepte shpirt dhe provincës së Greqisë Jugore në shkëlq- im ishte bërë tani akoma më i dukshëm se në kohët e Manuelit.

Nën presionin torturues të turqve, perandori Johan VIII duke mos gjetur tjetër rrugëdalje, iu fut përsëri rrugës së bisedimeve për bashkimin e kishave, nga i cili shpresonte të fitonte ndihmën e shumëpritur të perëndimit kundër turqve, në shkëmbim të varësisë fetare nga Roma. Por përvoja e deriatëher- shme në këtë fushë nuk premtonte asgjë pozitive. Sa herë që Bizanti dhe Roma kishin hyrë në traktativa, këto ishin tejzgjatur pa dhënë ndonjë rezultat konkret dhe duke zhgënjyer shpresat e njërit dhe të tjetrit: ndërsa qeveria bizantine i mbështeste shpresat tek Roma për t'u çliruar nga rreziku turk, duke prem- tuar në shkëmbim bashkimin e kishave, që ajo vetë s'do mund ta realizonte, pasi do të ndeshte në kundërshtimin e popullsisë, Roma nga ana e saj vinte si kusht të parë pranimin e supremacisë së saj dhe si shpërblim premtonte ndih- mën kundër turqve, që në të vërtetë nuk ishte në gjendje ta jepte veçse në një masë tepër të vogël dhe vetëm për fuqitë katoliko-romane të Lindjes. Përvoja e gjatë e kishte shtyrë perandorin Manuel ta shikonte me shumë skepticizëm perspektivën e një bashkimi të kishave. Thuhet madje, se në shtratin e vdekjes ai e këshilloi posaçërisht djalin e tij të mos ushqente shpresa në këtë drejtim duke u shprehur se bashkimi midis grekëve e latinëve ishte i pamundur dhe se përpjekjet për bashkim s'bënin gjë tjetër veçse e rëndonin skizmën. Por sado i fortë që të ishte kundërshtimi i bizantinëve ndaj bashkimit, në Bizant ekzistonin edhe qarqe të rëndësishme unioniste, që në ato çaste të vështira e shihnin shpëtimin në bashkimin me Romën. Në krye të kësaj prirjeje u vu vetë perandori Johan VIII. Qysh kur ishte vetëm trashëgimtar i fronit, pas rrethimit të Kostandinopojës së vitit 1422, ai kishte vizituar oborret perëndimore për të kërkuar ndihma. Pas vitit 1431 rifilluan traktativat për arritjen e bashkimit. Për shkak të divergjencave midis Eugjenit IV dhe koncilit të Basilesë traktativat vazhduan gjatë por më në fund u ra dakord për thirrjen e një koncili në Itali, ku do të merrte pjesë vetë perandori. Si regjent të vetin në Kostandinopojë Johani VIII caktoi të vëllanë Konstandinin, që duhej të qeveriste gjatë gjithë kohës që ai do të mungonte në kryeqytet. Me këtë i jepej fund edhe luftës pa fund që kishte shpërthyer midis vëllezërve të perandorit që sundonin në More.

Më 24 nëntor 1437 Johani VIII e la atdheun e tij për të shkuar në Perën- dim, siç kishte bërë i ati rreth dyzet vjet më parë dhe gjyshi i tij përpara shtatëdhjetë vjetësh. Por ai shkonte jo vetëm për të kërkuar ndihmë, siç kishte bërë Manueli, por, sipas shembullit të Johanit V, edhe për t'u konvertuar në besimin roman, për ta joshur pastaj popullin e tij dhe klerin grek të pranonin bashkimin e kishave. I shoqëruar nga i vëllai, Dhimitri, nga patriku Josif, nga disa metropolitë dhe shumë peshkopë dhe abatë, në pranverë të vitit 1438 ai mbërriti në Ferrara, ku më datë 9 prill u hapën punimet e koncilit. Sido që rezultati ishte i ditur, po të kihet parasysh shtrëngesa në të cilën ndod- hesliin grekët, debatet e Ferrarës e më tej ato të Firences, vazhduan për një kohë të gjatë duke u shtyrë mes polemikash të ashpra, sidomos për shkak të qëndresës së metropolit të Efesit, Mark Evgjenikut, kundër përfaqësuesve të kishës romane dhe kundër përkrahësve bizantinë të bashkimit. Më në fund, më 6 korrik 1439 bashkimi u shpall në katedralen e Firences në gjuhët latinisht e greqisht nga kardinali Julian Cesarini dhe nga kryepeshkopi i Nikesë Besarioni. Paragrafi që bënte fjalë mbi primatin e papës u formulua në mënyrë të mjegullt dhe grekët do të mund të ruanin ritin e tyre fetar. Por të gjitha çështjet e diskutueshme u përcaktuan sipas pikëpamjes së Romës.

U duk sikur ideja unioniste korri një fitore akoma më të madhe se në kohët e sinodit të Lionit. Kësaj radhe perandori u paraqit vetë para koncilit, dhe bashkë me të edhe përfaqësuesit më të lartë të kishës bizantine u konvertuan në besimin roman. Por në realitet vendimet e koncilit të Firences nuk u zbatuan. Parashikimi se traktativat për bashkimin do të shkaktonin një thellim të skizmës dolën se ishin të bazuara. Populli bizantin i kundërsh- toi me zjarr vendimet e Ferrarës e të Firences dhe ndërsa paralajmërimet e filo-unionistëve binin në vesh të shurdhët, predikimet e apasionuara të Mark Eugjenikut gjenin kudo një pritje entuziaste. Bashkimi i vendosur në Firence rezultoi akoma më i brishtë se ai i Lionit, kur themeluesi i dinastisë së Paleologëve kishte mundur t'u impononte kundërshtarëve vullnetin e vet në një masë shumë më të madhe se Johani VIII. Veç kësaj, bashkimi i vitit 1274, që kishte pasur për funksion mbrojtjen e Bizantit nga synimet ekspansioniste të Perëndimit, pati një rezultat politik të prekshëm, gjë që i mungoi bashkimit të vitit 1439, i cili duhej të shpëtonte Bizantin nga rreziku turk.

Në vend të që ofronte një ndihmë kundër armikut të jashtëm, bashkimi e futi Bizantin në një qerthull luftërash të brendshme, mbolli armiqësi e urrejtje midis popullsisë bizantine dhe bëri që perandoria të humbasë çdo kredi në botën e jashtme sllave. Principata e Moskës, që nuk i hiqte mbi kurriz rreziqet që kalonte Bizanti dhe që ishte edukuar nga vetë Bizanti me urrejtjen kundër katolikëve, e konsideroi tradhti të pashembullt konvertimin e perandorit dhe të patrikut të Kostandinopojës. Greku Izidor që ishte emëruar metropolit i Moskës dhe që ishte eksponent i partisë unioniste u shkarkua dhe u burgos nga duka i madh Vasilij II, me t'u kthyer nga Firence. Nga ajo kohë Moska filloi t'i emërojë vetë mitropolitët e vet dhe i ktheu krahët besëthyerit Bizant, që duke tradhtuar besimin e vërtetë kishte humbur të drejtën për të qenë autoriteti i parë i botës ortodokse. Pra u prishën marrëdhëniet me Rusinë, u provokua një luftë e ash- për brenda përbrenda vetë Bizantit, në një kohë kur thuajse asnjë përfitim nuk u pa të vinte nga Roma. Fushata që pritej të shpëtonte Bizantin nuk u konkreti- zua dhe po ashtu në Kostandinopojë nuk u vu kurrë në jetë bashkimi. Kisha romano-katolike dhe ajo greko-ortodokse vazhduan të qëndrojnë armiqësisht njëra përballë tjetrës. Dhe ndërsa popullsia bizantine këmbëngulte në besimin e saj, përkrahësit më në zë të bashkimit kaluan në krahun e Romës. Kreu i partisë unioniste greke, eruditi Besarion dhe Isidori, që arriti f i shpëtojë bur- gut në Rusi, u bënë kardinalë të kishës romane. Traktativat e Ferrarës dhe të Firences, që nuk çuan në ndonjë rezultat politik pozitiv, kishin ngjallur dyshim tek Murati II, ndaj Johani VIII u përpoq ta qetësojë sulltanin duke i shpjeguar se këto traktativa kishin thjesht qëllime fetare.

Osmanët po ballafaqoheshin nga ana e tyre me vështirësi të mëdha. Ashtu si në kohën e Bajazidit, marshimi i turqve në Ballkan shkaktoi ndërhyrjen e Hungarisë. Vojvoda heroik i Transilvanisë, Jan Korvin Huniadi, korri fitore të shkëlqyera mbi turqit në Serbi e në Vllahi, të cilat zgjuan kudo entuziazëm e shpresa të reja. Papa i bëri thirrje popujve të krishterë të bashkoheshin në kryqëzatë dhe sakaq në Hungarinë jugore u grumbullua një ushtri laramane prej 25 mijë vetësh, të drejtuar nga mbreti Vladislav III, nga djaloshi Jagelon që kishte bashkuar kurorat e Polonisë e të Hungarisë, nga Huniadi dhe nga despoti serb Georg Brankoviç, të cilin turqit e kishin dëbuar nga zotërimet e tij. Ushtria e kryqtarëve e kapërceu Danubin, pranë Smederevës në fillim të tetorit 1443, në një kohë kur Murati II po luftonte në Azinë e Vogël kundër Emirit të Karamanisë. Ajo përshkoi me shpejtësi viset serbe dhe në krye të pararojës, Huniadi korri nëafërsi të Nishitnjëtjetër fitore tëbujshmembiforcat e qeveritarit turk të Rumelisë. Pa hasur në kurrfarë qëndrese, ushtria kryqtare hyri në Bullgari dhe pushtoi Sofjen për të vazhduar pastaj drejt Thrakës. Por qëndresa turke u bë këtu më e ashpër dhe të ftohtit e jashtëzakonshëm të atij dimri e detyroi ushtrinë e krishterë të kthehet mbrapsht. Gjithsesi, në tërheqje e sipër ajo i shkaktoi një humbje të re osmanëve, në ditët e para të vitit 1444.

Po përvijohej kështu një përmbysje e situatës. Osmanët, triumfatorët e padiskutueshëm të den djeshëm, u detyruan të kthehen në mbrojtje në fronte të ndryshme. Në Shqipëri kryengritja kishte vite që vlonte dhe famëmadhi SKËNDERBE (GJERGJ KASTRIOTI) u vu në krye të luftës çlirimtare, e cila nën drejtimin e tij mori përmasa alarmuese. Si "Kapedan i Shqipërisë", për shumë vjet (1443-1468) ai udhëhoqi një luftë heroike kundër forcave të medha të osmanëve, luftë që mrekulloi dhe entuziazmoi botën e krishterë. Në Greqmë jugore, despoti Konstandin u hodh në mësymje. Ai e kishte shkëmbyer apanazhin ('zotërimin' - përkth.) e tij buzë detit Marmara me tokat e Teodorit në More dhe duke filluar nga vitit 1443 sundoi në pjesën më të rëndësishme të Peloponezit me kryeqytet Mistranë. Ndërkohë që Thomai ruajti pjesën e vet, më të vogël dhe më pak të rëndësishme. Vepra e tij e parë qe rindërtimi i mun Hexamilion në istëm, që ishte shkatërruar nga turqit më 1423. Paskëtaj sulmoi në Greqinë e mesme ku pushtoi Athinën e Tebën. Duka Nerio II Açiajoli, deri atë kohë vasal i turqve, u detyrua të pranojë sovranitetin e despotit të Mistrasë dhe t'i premtojë atij pagimin e haraçit.

Përmbysja e situatës e shtyu Muratin II të bjerë në ujdi me kundërshtarët. Në qershor ai priti në Adrianopojë përfaqësuesit e mbretit Ladislau, të Georg Brankoviçit e të Huniadit dhe nënshkroi me ta një armëpushim 10-vjeçar. Despoti i Serbisë, sipas marrëveshjes, duhej të merrte përsëri territoret e tij, ndërsa varësia e Vllahisë nga osmanët duhej të pësonte njëfarë zbutje. Sulltani qe menjëherë pas nënshkrimit të traktatit u nis për në Azinë e Vogël, dërgoi një përfaqësues të plotfuqishëm në Hungari për të pasur ratifikimin e dokumentit nga ana e mbreti Ladisla. Në fund të muajit korrik ky i fundit e nënshkroi traktatin në Szeged. Padyshim që traktati sanksiononte një kufizim të dukshëm të pushtetit turk në Ballkan dhe u siguronte të krishterëve një paqe 10-vjeçare. Megjithatë ai nuk i kënaqte fuqitë e krishtera e në veçanti kurinë e Romës e cila ashtu e impresionuar siç qe nga fitoret e fundit dhe e sigurt në mbështetjen e premtuar të flotës venedikase, aspironte për një dëbim përfundimtar të turqve nga Europa dhe bënte presion për të vazhduar luftën që kishte marrë aq për mbarë. Kardinali Jul Cezarini u bë dorëzënë për ta shtyrë perandorin e ri të pavendosur të thyejë betimin që sapo kishte bërë dhe në muajin shtator ushtria e krishterë u vu përsëri në marshim. Por forcat e saj qenë pakësuar. Pikë së pari nga koalicioni qenë tërhequr serbët dhe Georg Brankoviçi, i kënaqur me përmbajtjen e traktatit, nuk dëgjoi të marrë pjesë në fushatë. Me mendimin se do të ndihmohej nga flota venedikase, ushtria marshoi në drejtim të Detit të Zi dhe pas një udhëtimi të vështirë nëpër territorin bullgar, doli në bregdet. Por flota venedikase me të cilën qenë bashkuar edhe dy galera nga Raguza,261 nuk mundi të ndalë zbarkimin e përforcimeve turke të ardhura nga Azia e Vogël. Murati II vërshoi me një ushtri të madhe dhe më 10 nëntor 1444 u zhvillua pranë Vranës që i asgjësoi sa hap e mbyll sytë shpresat e mëdha të të krishterëve. Mbreti Vladislav mbeti i vrarë gjatë betejës dhe si ai humbi jetën edhe kardinal Cezarini, arkitekti i vërtetë i kësaj kryqëzate të re të pafat. Shpartallimi i të krishterëve pati rrjedhime më të rënda se në rastin e disfatës së Nikopojës: me Varnën dështoi përpjekja e fundit për një aksion të përbashkët nga ana e fuqive të krishtera, që do të duhej të frenonte marshimin turk. Kësaj radhe dëshpërimi që pushtoi kampin e krishterë ishte i pakrahasueshëm. Perandori i mjerë i Kostandinopojës u detyrua t'i urojë mirëseardhjen fitimtarit dhe ta mbushë këtë me urime e ndere.

Pavarësisht nga rrethanat e reja të shkaktuara nga katastrofa e Varnës, Konstandini i vazhdoi aksionet e tij në Greqi. Ai u rishfaq në Beoti dhe e shtriu sundimin e vet në Fokidë dhe në pjesën tjetër të Greqisë deri në Pind. Po dukej se në këto çaste të fundme, në tokën e vjetër helenike po lindte një shtet i ri grek, trashëgimtar i Bizantit që po jepte shpirt. Por fituesi i Vamës nuk vonoi të shpaguhej ashpër mbi despotin kurajoz. Më 1446 Murati II u lëshua në Greqi në krye të një ushtrie të madhe dhe përshkoi me shpejtësi viset e Greqisë së mesme. Despoti bizantin arriti të organizojë një qëndresë serioze vetëm në Hexamilon, por topat greke e shembën për tokë edhe këtë pengesë të fundit: më 10 dhjetor të vitit 1446 Hexamilon u pushtua dhe me këtë fati i luftës qe vendosur. Turqit u derdhën në More, shkretuan qytetet e fshatrat bizantine dhe morën 60 mijë robër. Megjithatë despotati bizantin arriti të bëjë paqe në këmbim të haraçit. Në faktsulltanit iu desh ta ndërpresë fushatën për të luftuar kundër Skënderbeut dhe Huniadit. Beteja e zhvilluar në tetor 1448 në Fushë Kosovë midis Muratit II dhe Huniadit, ishte një jehonë e betejës së Varnës. Në këtë vend, ku dikur u shënua fati i Serbisë, Huniadi u thye nga forcat e mëdha osmane. Kurse Skënderbeu qëndroi edhe për shumë vjet të tjerë i pathyer në malet e Shqipërisë.

Ndërkaq, pas dështimit të planeve të tij për rimëkëmbjen e Greqisë, Konstandini u thirr në fronin e Kostnadinopojës. Johani VIII kishte vdekur më 31 tetor 1448 pa lënë trashëgimtarë dhe meqenëse paksa më parë kishte vdekur edhe Teodori, froni i takoi despotit trim Konstandin Dragashi, i cili e kishte marrë këtë emër nga nëna e tij Helena nga dinastia serbe e dragashëve të Maqedonisë lindore. Konstandini u kurorëzua në More më 6 janar 1449 dhe dy muaj më vonë hyn në kryeqytet. Qeverisja e Moresë u nda midis Thomait dhe Dhimitrit. Ky i fundit ishte përpjekur në mënyrë të përsëritur të rrëmbente kurorën perandorake me ndihmën turke dhe, gjithmonë i mbështetur nga turqit, i hapi përsëri luftë të vëllait në More.

Kurajua dhe shkathtësia politike e perandorisë të fundit të Bizantit nuk arritën ta shpëtojnë perandorinë nga fundi i pashmangshëm. Për Perandorinë Bizantine ra këmbana e fundit, kur pas vdekjes së Muratit II, në shkurt 1451, në fron u ngjit djali i tij Mehmeti II. Kostandinopoja bizantine përfaqësonte tashmë një pikë në mes të territorit osman, duke ndarë në dysh zotërimet aziatike të turqve nga ato europiane. Objektivi i parë i sulltanit të ri ishte zhdukja e këtij trupi të huaj dhe kthimi i Kostandinopojës në një qendër të fuqishme të Perandorisë Osmane. Me këmbëngulje e kujdes të madh ai iu vu punës për të përgatitur pushtimin e kryeqytetit dhe për të çuar në fund në mënyrë të natyrshme veprën e paraardhësve të tij. Oborri bizantin nuk ushqente tashmë asnjë iluzion mbi qëllimet e osmanëve, sidomos pasi sulltani urdhëroi të ndërtohej një kala mjaft e fortë në Bosfor (Rumili Hisar), fare afër kryeqytetit.

Njëlloj si i vëllai edhe Konstandini XI e mbështeti çdo shpresë në ndihmën e Perëndimit. Shpresat në këtë drejtim qenë vërtet të dobëta, por ato qenë pa altemativë. Ndaj në këto çaste të fundit, ai u përpoq të rindizte çështjen e bash- kimit të kishave, që tashmë kishte dështuar. I dërguari i papës kardinal Isidori, ish-metropolit i Rusisë, shkoi në Kostandinopojë dhe më 12 dhjetor 1452, pesë muaj para katastrofës finale, shpalli në Shën Sofi bashkimin e kishave dhe bëri shërbimin e meshës sipas ritit roman. Populli bizantin u zemërua tej mase: sa më e pashpresë bëhej gjendja, aq më fort kapej pas besimit të tij dhe aq më egër- sisht reagonte ndaj fyerjes që i bëhej ndjenjave të tij fetare. Ky dëshpërim e kjo urrejtje e pashuar për latinët u shpreh atë kohë në mënyrë lapidare nga fjalët e një funksionari të lartë të perandorit: "Do të doja të shihja më mirë në mes të qytetit çallmën turke sesa mitrën latine." Sa më shumë qasej çasti i bramë aq më e fortë bëhej tendenca drejt një pajtimi me turqit, që e konsideronte pushtimin osman një të keqe më të vogël sesa nënshtrimin ndaj Romës.

Sido që të jetë, mosardhja e ndihmës së Perëndimit, nuk u shkaktua vetëm nga qëndrimi armiqësor i popullsisë bizantine ndaj bashkimit të kishave. Interesat e kundërta të fuqive perëndimore e përjashtonin a priori dhënien e një ndihme të efektshme për Bizantin. Alfonsi V i Arragonës, sovrani më i fuqishëm i Mesdheut, në vitet e fundit të jetës së Perandorisë Bizantine, ndiqte po atë politikë që kishin ndjekur ndaj Bizantit paraardhësit e tij normanë, gjermanë e francezë të mbretërisë së Italisë së jugut. Ai synonte të krijonte një perandori të re latine të Kostandinopojës dhe të kurorëzohej perandor. Mjetet e kufizuara që papa Nikolla V (1447-1455) ofroi për mbrojtjen e Kostandi- nopojës kundër turqve, u përpinë nga politika ekspansioniste e mbretit të Napolit, të cilit Roma i plotësonte menjëherë kërkesat e vazhdueshme për të holla. Por edhe sikur Perëndimi të ishte angazhuar aktivisht në Kostandinopojë, sigurisht nuk do ta kishte bërë këtë për të shpëtuar Perandorinë Bizantine. Gjithsesi tani mungonin të gjitha kushtet edhe për krijimin e një sundimi të ri latin në Lindje. Në të kaluarën pati një moment kur u shtrua pyetja nëse Bizanti do të binte në dorë të turqve apo të latinëve. Por ngjarjet e shekujve të fundit i kishin dhënë një përgjigje të qartë kësaj çështjeje dhe vetë Perandoria Bizantine kishte ndikuar shumë pak në rrjedhën e këtyre ngjarjeve. Ngjarjet e mëdha që qenë përcaktuese për fatin e saj, u zhvilluan përtej kufijve dhe pa pjesëmarrjen e saj, ngaqë prej kohësh Bizanti ishte kthyer në një objekt të politikës së fuqive të tjera. Krejtësisht e shkrehur dhe e parali- zuar së brendshmi, perandoria qe katandisur në një qytet shtet dhe u bë një pre e lehtë për turqit.

Në ditët e para të prillit 1453 Mehmeti II grumbulloi një ushtri të fuqishme nën muret e qytetit. Bizantinët nuk mundën t'i kundërvinin kësaj ushtrie veçse 5 mijë mbrojtës vendas dhe ndoshta 2 mijë të huaj. Bërthama e forcave perëndimore përbëhej nga shtatëqind gjenovezë që nën komandën e Justinianit, kishin mbërritur mbi dy galera në Kostandinopojë pak para fillimit të rrethimit duke ngjallur shpresa tek bizantinët. Mund të mendohet që forcat e sulmuesve ishin dhjetë herë më të mëdha se ato të mbrojtësve. Forca e Kostandinopojës nuk qëndronte mjaft tek një grusht mbrojtësish heroikë por krejt të pamjaftueshëm në numër, sa tek pozita e veçantë e qytetit dhe tek pathyeshmëria e fortifikatave të tij, që ishin restauruar nga Johani VIII dhe Konstandini XI.

Shumë herë në të kaluarën Bizanti kishte shpëtuar falë pozitës strategjike të favorshme dhe falë qëndrueshmërisë së mureve të tij, ndonëse atëherë këtyre avantazheve i shtohej edhe epërsia e bizantinëve në teknikë ushtarake. Mehmeti II kishte ardhur me një arsenal të madh dhe kishte krijuar me ndihmën e mjeshtërve perëndimorë një artileri të fuqishme. Gjatë rrethimit të Kostnadinopojës turqit e përdorën këtë artileri të re në një masë të paparë ndonjëherë dhe, sipas fjalëve të një bashkëkohësi grek, "topat vendosën gjithçka." Topat e vegjël që dispononte Bizanti nuk mund të mateshin me grykat e zjarrit turke.

Më 7 prill filloi rrethimi i vërtetë. Sulmi u drejtua para së gjithash kundër mureve veriorë të qytetit e sidomos kundër portës Pempton, që u zgjodh nga turqit si pika më e dobët e mbrojtjes bizantine. Briri i Artë u bllokua me anë të një zinxhiri të fuqishëm, që turqit nuk mundën ta thyejnë. Gjatë një përpjekjeje për thyerjen e tij, më 20 prill, u ndez një betejë detare që përfundoi me fitoren e flotës perandorake. Fitorja e entuziazmoi Kostandinopojën dhe i mbushi me kurajë të rrethuarit. Por ajo nuk e ndryshoi gjendjen e qytetit të rrethuar.

Në fakt më 22 prill Mehmeti arriti të dërgojë nga kontinenti në Bririn e Artë një numër të madh anijesh dhe paskëtaj qyteti iu nënshtrua një bombardimi të egër si nga toka dhe nga deti. Reparti i vogël i mbrojtësve, duke sfiduar vdekjen, luftoi me egërsi për të shmangur fundin e sigurt. Vetë perandori me guximin e burrërinë e tij, u bë shembull për luftëtarët e tij. Ai qëndroi në vendin e vet deri në çastin e fundit, i vendosur të vdiste bashkë me kauzën e tij. Një numër sulmesh të egra turke dështuan dhe besimi i armiqve filloi të luhatej. Por pas shtatë javë rrethimi muret e qytetit kishin pësuar të çara serioze në sektorë të ndryshëm. Çasti final po afrohej.

Më 29 maj, Mehmeti II vendosi të urdhërojë sulmin final. Në praj të tij, ndërkohë që sulltani po përgatiste trupat e tij për betejë, të krishterët, grekë e latinë, kryen së bashku në Shën Sofi ceremoninë e fundit fetare. Pas meshës, luftëtarët u kthyen në pozicionet e tyre dhe deri në orët e vona të natës per- andori inspektoi fortifikatat. Beteja filloi në orët e para të mëngjesit. Qyteti u sulmua nga të tre krahët. Por mbrojtësit heroikë i qëndruan për një kohë të gjatë mësymjes dhe i zmbrapsën armiqtë. Atëherë sulltani hodhi në fushën e betejës rezervën e tij, repartet e jeniçerëve dhe pas një lufte të ashpër këta luftëtarë të zgjedhur të ushtrisë osmane arritën të kalojnë muret. Në çastin vendimtar Justiniani që luftonte në krah të perandorit, u plagos për vdekje dhe u përcoll nga fusha e betejës. Largimi i tij shkaktoi rrëmujë në kampin e të rrethuarve dhe e shpejtoi fitoren turke. Në fakt pas pak qyteti ra në dorë të turqve. Konstandini XI luftoi deri në çastin e fundit dhe vdiq ashtu siç e dëshironte; duke luftuar. Tre ditë e net vazhduan plaçkitjet që sulltani u kishte premtuar ushtarëve të tij në prag të sulmit të fundit për t'u ngritur moralin, u shkatërruan vlera të pallogaritshme, monumente ari, dorëshkrime të çmuara, ikona të shenjta e objekte kulti. Mehmeti II hyri solemnisht në qytetin e pushtuar. Kostandinopoja u bë kryeqytet i Perandorisë Osmane. Perandoria Bizantine kishte pushuar së ekzistuari.

Ekzistenca e Perandorisë Bizantine kishte filluar me themelimin e kryeqytetit në Bosfor nën Konstandinin e Madh, vdekja e saj u shënua nga katastrofa që ndodhi nën Konstandinin e fundit. Megjithatë Morea jugore greke dhe perandoria e Trapezundit jetuan edhe për shumë vjet të tjerë pas rënies së Kostandinopojës. Por pushtimi i tyre nuk përbënte më problem për turqit. Marrja e Kostandinopojës hodhi një urë midis zotërimeve aziatike dhe atyre europiane të osmanëve. Ajo krijoi unitetin e Perandorisë Osmane dhe i dha hov të ri ekspansionit të saj. Perandoria Turke gllabëroi shpejt e shpejt zotërimet e mbetura greke në Ballkan. Më 1456 Athina ra në duar të osma- nëve dhe Partenonim që prej gati një mijëvjeçari ishte kthyer në një kishë kushtuar Shën Marisë, u transformuan në xhami turke. Më 1460 pushonte së qeni edhe Morea bizantine. Thomai iku në Itali, kurse Dhimitri që nuk i donte latinët, shkoi në oborrin e sulltanit. Në shtator 1461 ra dhe perandoria e Trapezundit270 dhe me të binte nën zgjedhën turke edhe pëllëmba e fundit e tokës bizantine. Despotati i Serbisë ishte pushtuar qysh më 1459 dhe më 1463 i njëjti fat i takoi edhe mbretërisë boshnjake. Brenda fundit të shekullit ranë pre e pushtuesve edhe territoret e tjera sllave e shqiptare deri në bregdetin Adria- tik. Ekzistonte përsëri një perandori që fillonte në Mesopotami dhe mbaronte në Adriatik dhe që e kishte qendrën në Kostandinopojë: kjo qe Perandoria Osmane, që e lindur mbi rrënojat e Perandorisë Bizantine, bashkoi përsëri për shumë shekuj në një shtet të vetëm territoret e dikurshme bizantine.

Bizanti ra më 1453, por tradita e tij shpirtërore dhe politike nuk u zhduk. Besimi, kultura dhe koncepti shtetëror bizantin vazhduan të jetojnë, duke ushtruar ndikimin e tyre dhe duke barsur jetën politike e kulturore të popujve eu- ropianë, qoftë në viset e dikurshme bizantine e qoftë përtej kufijve të vjetër të perandorisë. Besimi i krishterë në formën specifike bizantine, si shfaqje e botës shpirtërore të bizantinëve e njëherësh si antitezë e katolicizmit roman, mbeti si gjëja më e çmuar si për grekët ashtu dhe për sllavët e jugorë e perëndimorë. Në shekujt e sundimit turk, besimi ortodoks u bë për grekët dhe për sllavët e jugut shprehje e individualitetit të tyre shpirtëror e kombëtar; ai nuk i la popujt ballkanikë të treteshin në valët e migrimit turk dhe bëri të mundur rilindjen e tyre kombëtare në shek. XX. Ortodoksia ishte gjithashtu flamuri nën të cilin u krye bashkimi i viseve ruse dhe principata e Moskës arriti pozitën e një fuqie të madhe. Pak kohë pas rënies së Bizantit dhe të mbretërive sllavo-jugore, Mos- ka ngriti krye kundër zgjedhës tartare dhe, si e vetmja fuqi e pavarur me fe ortodokse. Ivani III, arkitekt i bashkimit dhe i çlirimit të viseve ruse, u martua me vajzën e despotit Thoma Paleolog, nip i perandorit të fundit të Bizantit; ai përvetësoi stemën bizantine të shqiponjës me dy krerë, solli në Moskë zakone bizantine dhe shumë shpejt Rusia u vu të luajë në lindjen e krishterë atë rol ud- hëheqës që dikur e kishte luajtur Perandoria Bizantine. Nëse Kostandinopoja kishte qenë "Roma e Re", Moska u bë "Roma e tretë". Trashëgimia shpirtërore e Bizantit, feja e tij, idetë politike dhe idealet shpirtërore të tij u mishëruan për shekuj të tërë në perandorinë e carëve rusë.

Një forcë rrezatuese akoma më të madhe njohu kultura bizantine, që ar- riti të gatuajë me plazmën e vet si Lindjen ashtu edhe Perëndimin. Edhe pse ndikimi bizantin në vendet neolatine e gjermanike nuk qe aq e gjerë sa në vendet sllave, gjithsesi kultura bizantine ndikoi dhe barsi edhe jetën e Perëndimit. Shteti bizantin qe mjeti nëpërmjet të cilit kultura dhe qytetërimi greko-romak vazhduan të jetojnë në shekuj. Për këtë, Bizanti ishte faktori dhënës, Perëndimi ishte faktori marrës. Veçanërisht në epokën e Rilindjes, kur pasioni për kulturën klasike ishte aq i fortë, bota perëndimore gjeti te Bizanti burimin tek i cili mund të thithë thesaret kulturore të lashtësisë. Bizanti e ruajti trashëgiminë klasike dhe në këtë mënyrë kreu një mision historik me rëndësi universale. Ai shpëtoi nga harresa të drejtën romake, poezinë, filozofinë dhe shkencën greke, për t'ia transmetuar, pastaj, këtë pasuri të paçmuar popujve të Europës perëndimore, që tashmë kishin fituar pjekurinë e duhur për ta asimiluar atë.

info@balkancultureheritage.com