Teknika e ndërtimit të rrugëve në shek. II p.e.sonë - shek. VI p.e.sonë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Teknika e ndërtimit të rrugëve në shek. II p.e.sonë - shek. VI p.e.sonë

Përgjithësisht rrugët e ndërtuara në truallin tonë gjatë periudhës së pushtimit romak shfrytëzuan trasetë paraardhëse siç dëshmohet nga gjurmët në terren (rruga Egnatia) apo dhe nga prezenca gjatë rrugëve e mjaft fortifikimeve e vendbanimeve të periudhës qytetare ilire siç vërehet në rrugën e luginës së Shkumbinit, në rrugën e Devollit, të Vjosës, të bregdetit, mëgjithatë saktësimi me stacione i tyre bëhet e i mundur vetëm në sajë të itinerarëve të botuar që përshkruajnë kohën e pushtimit romak.

Gjurmët më të plota të rrugëve të hershme tek ne ruhen në rrugën e luginës së Shkumbinit. Si fazë e parë e rrugës është një trakt i ruajtur tek Gurrat e Zeza në Dardhë të Librazhdi. Ky trakt me gjerësi 1.8m e gjatësi 30m. është shtruar me gurë të mëdhenj plloçakë. Një kalldrëm i tillë, me gurë të tillë të mëdhenj plloçakë e me kurriz nga sipër, me po këtë gjerësi e teknikë ndërtimi ruhet në fshatin Krua Jella në degën Risinium (Kotorr) - Salthua (Nikshiq) të rrugës bregdetare, pjesa Scobre Shkodër) - Sensinium. Kalldrëmi në Krua Jella njihet si i periudhës romake. Gjithashtu një rrugë e tillë me kalldrëm me gurë plloçakë 40 x 50cm dhe 40 x 60 - 70 cm dhe me gjerësi 1.2 - 1.5 m, ruhet në Vojush të Gruemirës, pjesë e rrugës së hershme nga Shkodra në kalanë e Ballecit. Kalaja e Ballecit, në lindje të Reçit, në malin Maranajt, është kala e periudhës së Skënderbeut por mbi themelet e e një kalaje më të hershme të periudhës së parë ti hekurit, tipi i Gajtanit e Marshejit. Kësisoj kalldrëmi me gurë të mëdhenj plloçakë mbi syprinën konvekse e me gjerësinë e trasesë 1.2 - 1.8 m. njihet në luginën e Shkumbinit ku në periudhën qytetare ilire ka punuar: rruga para romake e Candinavisë e kontrolluar nga fortifikime ilire gjithashtu në rrugën ndërmje Rizonit (Kotorit) e Salthuas, qytete të fisit ilir të Dokleatëve si dhe ne rrugën e Gruemirës e cila të çonts në kalanë ilire të Ballecit. Këto të dhëna të shtynë të mendosh se ka shumë mundësi që faza e parë e ruajtur e kalldrëmit të rrugës si luginës së Shkumbinit, tek Gurra e Zeza në Dardhë të Librazhdit, të perfaqesojne pikerisht te vetmin fragment të ruajtur nga rruga e Candavisë, e periudhës qytetare ilire, duke qenë kështu ndoshta kalldrëmi më i hershëm, bashkë me atë të Gruemirës, i ruajtur në vendin tonë. Ky vlerësim kryesisht del nga fakti që teknika dhe gjerësia e këtyre kalldrëmeve ndryshon nga kalldrëmet e periudhës romake. më te gjerë e me syprinë më të rrafshët.

Në periudhën romake rruga e Shkumbinit u përshtat për qerre. Ajo u ndërtua me gjerës deri në 6m, nga të cilat 4m ishin shtruar më kalldrëm me gurë të mëdhenj shtrirë plloçakë ni boshllëqe ndërmjet mbushur me zall dhë nga 1 m. anash ishin bordura me blloqe më të punuar.

Trakte të tilla të rrugës Egnatia, të shekullit I të e.s. kur rruga mori formën e saj të ploti me trase, ura dhe stacione, ruhen më qartë në zonën ndërmjet Babjes dhe Xhyrës të Librazhdit. Gjurmë fragmentesh me këtë teknikë janë gjetur dhe në afërsi të Fierit e në Godolesh të Elbasanit si dhe në zonën e Kavajës. Në lagjen Sallbeg të Kavajës është zbuluar një fragment kalldrëmi me gjerësi rreth 6.5 m punuar me rrasa të mëdha guri me trashësi 15-25 cm. Gjithashtu në Kavajë, në fshatin Kryeluz, rreth 150m nga bregu i djathtë i lumit të Darçit janë zbuluai gjurmë të kalldrëmit me gjerësi rreth 6m. Rezulton se rruga Egnatia me gjerësi rreth 6m si në zonën fushore ashtu dhe në zonën malore është shfrytëzuar për kalim qerresh në ndryshim nga rruga paraardhëse e Kandavisë e cila sipas gjurmëve duket se ka qenë vetëm për kalimin e karvaneve me kafshë.

Gjurmë kalldrëmi të periudhës së ndërtimit të rrugës Egnatia janë zbuluar dhe në grykën e Llëngës në Mokërr të Pogradecit. Kjo rrugë që lidh zonën e Bishnicës me Korçën nga Guri i Kamjes dhe luginën e Devollit me atë të Shkumbinit nëpërmjet Grabovës me gjerësi 3-4 m ishte ndërtuar me gurë të mëdhenj shtrirë plloçakë me konture anësore guri më të rregullt me përmasa 40 - 60 x 70 - 80 cm e me trashësi deri në 30 cm. Në rrugën antike Risinium - Salthua, degë e rrugës bregdetare, në Cerovë Adrjello afer fiishës së Grabovës ruhen fragmente kalldrëmi të periudhës romake i njëjtë me atë të rrugës Egnatia, por me gjerësi më të vogël, 2.1-2.3 m. Kalldrëmet e rrugëve të periudhës romake karakterizohen nga një trajtim i mirë i blloqeve anësore që kufizojnë trasenë siç vërehet në Xhyrë e Dardhë, në Llënge në Grabovë.

Sa i takon rrugës së luginës së Devollit, gjurmë kalldrëmi të periudhës romake i ngjashëm me atë të luginës së Shkumbinit ruhet në Grabovë ngjitur me urën e vjetër të prroit të Vertopit në bregun e majtë të urës, ku kalldrëmi i ruajtur kap një gjerësi rreth 4m. Në mënyrë intensive, duke patur interesa ushtarake, romakët vunë dorë mbi rrugët tek ne veçanërisht në dy shekujt e parë të erës sonë. Në shek. I p.e.s. Cezari duke lëvizur nëpër rrugën e Candavisë përdori më shumë kafshët e ngarkesës se kuajt, pra rruga ishte e ngushtë dhe e vështirë, gjë që vërteton dhe një herë shfrytëzimin ende të gjurmëve të kalldrëmit të ngushtë prej 1.8 m të rrugës së Candavisë tek Gurrat e Zeza.

Megjithëse Straboni bën fjalë për pajisjen e rrugëve me gurë miliarë që në shek. I p.e.s., tek ne deri më sot janë zbuluar të tillë që i takojnë erës sonë. Kështu në Mbrostar të Fierit janë zbuluar dy gurë miliarë, njëri i kohës së perandorit romak Elegbal (v.218 - 222 e.s.) dhe tjetër i kohës së perandorit Julian (361-363). Gurët miliarë (mile passum) i tregonin udhëtarëve largësinë në mijë këmbë nga stacioni në stacion.

Rrugët e periudhës romake pasi shërbenin kryesisht për ekspedita ushtarake mirëmbaheshin, siç dëshmohet nga guri miliar i Elegabalit në Mbrostar ku mbishkrimi dëshmon riparimin e vetë gurit si dhe të traktit të rrugës që lidhte Apolloninë me Dyrrahun. Po kështu në Lyhnid (Ohër) janë gjetur mbishkrime ku flitet për kujdestarë që mirëmbanin rrugën Egnatia. Për mirëmbajtje të rrugës së luginës së Vjosës bën fjalë mbishkrimi i Lolianusit në kalanë e Bylisit, i cili thekson punimet e mirëmbajtjes në rrugën e Vjosës.

info@balkancultureheritage.com