Tematika e pikturës së monumentit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tematika e pikturës së monumentit

Piktura e Kishës së Shën Triadhës së Beratit ruhet shumë e dëmtuar. Do të ekspozojmë të regjistruar të gjithë tematikën e saj që mund të lexohet për të nxjerrë zhvillimin e tematikës së kësaj pikture mesjetare të vendit tonë në shek. XIII-XIV.

Në mes të kubesë, brenda rrethit të një medaljoni, ruhen vetëm fragmente veshjesh nga figura e Pantokratorit. Jashtë medaljonit, përreth kubesë, ruhet brezi me gjerësi 1,55 m me fragmente figura engjëjsh, me thimiatonë në duar dhe me qëndrim sikur ata janë duke ecur. Njëri nga këta është serafim gjashtëkrahësh, me fletë prej puplash, të cilit i ruhet pjesa më e madhe e fytyrës, dhe, tjetri, një kerubim në formë rrote me fletë dhe shumë sy. Këta qëndrojnë anash tryezës së altarit të pikturuar pas së cilës janë pikturuar dy eksapterga. Nga këto fragmente mësojmë se ky brez ka pasur skenën të quajtur "mistogogjia qiellore".

Rreth tamburit të kubesë ruhet brezi (gjerësia 1,45 m) me dymbëdhjetë figura profetësh, duke mbajtur secili në dorë nga një rulo të hapur me nga një pjesë teksti me profetinë kryesore të profetit që e mban. Figurat janë pa nënshkrime, ndër të cilat kemi identifikuar profetët: Danielin, Solomonin, Isainë dhe Davidin.

Përmbl kolonën juglindore mbi faqen e qemerit jugor, mbi të cilin mbështetet kubeja, ruhet Shën Mëria e skenës "Ungjillëzimi". Ajo paraqitet në këmbë para një froni të kuq me mbështetëse të harkuar të gjelbër, kurse mbi kolonën verilindore, figura e Gabrielit është zhdukur fare.

Mbi faqen lindore të qemerit jugor ruhet skena "Lindja e Krishtit" (2,10 x 1,55 m), mjaft e dëmtuar. Nga pjesët që e përbëjnë këtë ruhen: Shën Mëria e shtrirë mbi dyshek, Krishti foshnje në grazhd, Josifi I ndenjur, duke u ngarë nga një figurë, e cila thuajse është zhdukur, një grua duke zhveshur Krishtin fëmijë për ta larë dhe një tjetër duke derdhur ujë nga një ibrik në lajtore, ndërsa nga ana e majtë janë magët mbi kuaj duke u udhëhequr prej një engjëlli që u tregon me dorë yllin, këta shumë të dëmtuar. Në anën e djathtë të skenës, një bari ruhet në gjendje relativisht të mirë. Sipër engjëjt e çdo element tjetër janë zhdukur.

Mbi faqen e murit jugor, anash dritares, ruhet skena "Ikja në Egjipt", shumë e dëmtuar. Aty Shën Mëria me foshnjen në duar, shumë e dëmtuar, si dhe fragmente nga figura e Josifit, sipër tyre një sfond arkitektonik me një kolonë mermeri. Në faqen perëndimore të qemerit jugor ruhet skena "Pagëzimi i Krishtit" (2,10 x 1,55 m) në të cllën Krishti është përfytyruar mbi ujërat e lumit Jordan. Nga figura e Pagëzorit ka mbetur vetëm dora mbi krye të Krishtit dhe nga e djathta ruhen vetëm fragmente trupash dhe veshjesh që bëjnë pala. Në lumë janë dhënë dy figura në miniaturë sikur po lahen, një tjetër me veshje të kuqe, që, ka të ngjarë, të përfytyrojë Neptunin antik, me të cilin piktori do të tregojë se atij i merret pushteti me ardhjen e Krishtit mbi ujërat.

Në faqen jugore të qemerit perëndimor ruhet skena "Shpërfytyrimi" (2,10 x 1,40 m) në të cilën dallohen fytyrat e apostujve, kurse ajo e Krishtit ruhet shumë e dëmtuar.

Nën të është një skenë e paidentifikuar nga prishja. Në anën veriore të qemerit perëndimor ruhet skena "Ngjallja e Llazarit" (2,10 x 1,40 m) në të cilën Krishti është dhënë para varrit, kurse apostujt janë dhënë duke ardhur pas një kodre. Martha dhe Maria janë të gjunjëzuara para Krishtit, ndërsa Llazari i ngritur nga varri e i lidhur si me fasha; dy djem kanë ngritur rrasën e varrit, kurse disa figura të tjera janë pranë tyre. Të gjitha figurat qëndrojnë mbi një sfond shkëmbor dhe mbi muret e Vithanisë.

Mbi qemerin verior ruhet skena "Hyrja e Krishtit në jerusalem" (2,10 x 1,60 m) shumë e dëmtuar. Aty figura e Krishtit ka mbetur e fragmentuar, ndërsa apostul Pjetri është me portret të dëmtuar si dhe tri figura të tjera të dëmtuara. Në pjesën e sipërme të skenës duken muret e Jerusalemit dhe godina brenda tyre.

Në anën jugore të qemerit lindor ruhet skena "Darka mistike" (2,10 x 1, 80 m), mjaft e dëmtuar. Aty ruhen mirë figura e Krishtit, e Gjonit dhe e dy apostujve të tjerë ulur rreth tryezës. Në këtë skenë, po të pastrohet, ka mundësi të zbulohen një ose disa figura të tjera.

Mbi faqen e murit jugor, nën skenën "Ikja në Egjipt" ruhet skena "Larja e këmbëve të apostujve" (1,98 x 1,28 m) në të cilën ruhet figura e Krishtit duke i fshirë këmbët apostul Pjetrit. Kjo është pak e dëmtuar, kurse Pjetri është ulur para një lajtoreje prej guri të rrumbullakët. Nga apostujt e tjerë, dy-tri figura ruhen mjaft mirë, të tjerat kanë mbetur mjaft të fshira dhe të fragmentuara. Këto figura evidencohen para një sfondi arkitektonik në ngjyrë gri në kafe fare të çelët.

Po në këtë faqe muri shumë pranë me skenën "Larja e këmbëve të apostujve" ruhet skena "Lutja në Getsimani" (1,98 x 1,28 m) në të cilën Krishti është dhënë një herë duke u falur, këtu me portret të fshirë, së dyti, pak më i larguar, duke zgjuar apostujt. Në të dyja grupet apostujt janë dhënë me qëndrime të ndryshme, duke fjetur ose duke dëgjuar mësuesin e tyre. Skena paraqitet mjaft e dëmtuar, megjithatë, e ruan bukurinë e kompozimit të figurave, sepse ato dallohen mjaft mirë. Mbi faqen e murit veror ruhet skena "Zbritja nga kryqi" (2,63 x 1,63 m), e dëmtuar.

Në anën veriore të qemerit lindor ruhet skena "Ngjallja" (2,40 x 1,80 m) e quajtur gjatë pushtimit turk "Zbritja në Ferr", me figura gati në madhësi natyrore. Krishti, figura qendrore kompozicionale e skenës, është dhënë duke ngritur Adamin nga varri me të djathtën, pranë të cilit qëndrojnë Davidi dhe Solomoni, kurse figurat e tjera pas tyre paraqiten mjaft të zbehta.

Nën të ruhet skena "Guri" (2,40 x 1,80 m) në të cilën engjëlli i ndenjur mbi gur është dhënë duke i treguar mirëprurëseve varrin, tek i cili mbetet gjysma e portretit, kurse mirëprurësit janë zhdukur fare. Figurat e kustodisë janë dhënë në miniaturë në krahaslm me të tjerat.

Në anën jugore të qemerit lindor, nën skenën "Darka mistike", ruhet skena "Shestia" (2,40 x 1,80 m) gati përgjysmë e dëmtuar. Në të ruhet Shën Mëria dhe pesë figura të apostujve, nga të cilat dy mezi dallohen. Të gjltha figurat janë dhënë me duar të ngritura përpjetë drejt figurës së Krishtit, e cila është zhdukur, majtas ruhen fragmente të figurave të tjera.

Piktura në apsidë thuajse është zhdukur fare, mezi dallohet silueta e Platiterës me qëndrim në këmbë (gjatësia 1,65 m) me Emanuelin në duar.

Në brezin nën të dallohen 4-5 brerore me koka të kërrusura, me siguri nga skena "Kungimi i apostujve" (gjerësia 1,35 m).

Nën to, në mes të apsidës, mezi dallohet një tryezë me fragmente figurash anash fare të zbehta, të cilat, sipas vendit, duhet të jenë jerarkët e mëdhenj (gjerësia e brezit 1,60 m).

Në nikën jugore të kungës është zbuluar një portret djaloshi, ruajtur relativisht mirë. Ka mundësi të jetë një ndër diakonët martirë.

Në harkun që lidh kolonën veriperëndimore me murin verior ruhet në gjendje të mirë në gjysmëfigurë Shën Nestori, ndërsa në harkun që lidh po këtë kolonë me murin perëndimor ruhet po në gjysmëfigurë Shën Gjergji, gjithashtu, në gjendje të mirë. Mbi segmentin e qoshit veriperëndimor ruhet figura e një djaloshi në medaljon, i cili duhet të jetë Emanueli. Po në këtë qoshe, në faqen e murit perëndimor, ruhet një skenë e paidentifikuar nga rënia e një pjese të suvasë dhe nga lyerja me sherbet gëlqereje të pjesës tjetër. Nën këtë skenë ruhen tri figura murgjish më këmbë, njëri veshur me skimë të madhe kalogjerike. Në të djathtë të portës perëndimore, në brezin e fundlt, ruhet skena "Ava Zosima kungon Marinë Egjiptiane", e dëmtuar nga fshirja dhe nga zbehja e ngjyrave, si dhe një tjetër figurë në të majtë të portës. Mbi faqen e murit jugor, në brezin me shenjtorë në këmbë, duken dy figura murgjish, të paidentifikuara nga dëmtimi.

Në sipërfaqen e qemerit mbi prothesin në kungë ruhen dy figura pleqsh shenjtorë të paidentifikuar, të ruajtur në gjendje fare të mirë. Jashtë naosit, në narteks të kishës, sipër mbi qemerët ruhen katër figura engjëjsh, nga të cilët, në gjendje më të mirë, ruhet ai i qoshes verilindore.

Si në naos dhe në narteks ka mundësi të zbulohen figura të tëra ose fragmente. figurash të veçuara, nëse bëhet një pastrim prej restaurantësh të kualifikuar.

Në ekspozimin që i bëmë tematikës së kësaj pikture të Shën Triadhës del se tematika e saj ka qenë shumë e pasur, por, fatkeqësisht, nuk mund të lexohen të gjitha skenat për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë pësuar. Të pakta janë ato skena që ruajnë të gjitha pjesët përbërëse të tyre.

Duke qenë se në pikturën e Shën Triadhës ka skena që ruajnë pjesë të dëmtuara, si dhe figura të veçuara më pak të dëmtuara, unë do të analizoj disa prej tyre, që ruhen në gjendje më të mirë, për të nxjerrë stilin dhe nivelin artistik të saj si dhe përcaktimin me përafërsi të kohës së pikturimit të saj.

info@balkancultureheritage.com