Një tempull i vogël ka qenë ndërtuar rreth mesit të shekullit III p.Kr. në shkëmbinjtë mbi faltoren e Asklepit, në të njëjtin aks përballë hyrjes kryesore të agorasë. Tempulli ishte i tipit prostil, me një volum të thjeshtë paralelpiped me gjatësi 10.80 m, gjerësi 6.48 m dhe lartësi rreth 7 m dhe përsëriste modelin e tempullit të Asklepit, apo të tempujve më të hershëm të Dodonës.
Ruhet relativisht mirë naosi me përmasa 7.28 x 6.48 m dhe bazamenti i skulpturës së perëndisë, së cilës i kushtohej tempulli. Vendosja pranë teatrit mund të presupozojë për identifikimin e tij me Dionisin. Tempulli ka vazhduar të përdoret edhe në periudhën romake, duke shtruar me mozaikë dyshemenë e naosit.