Trashëgima kolaterale
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Trashëgima kolaterale

Një burrë mund të vdiste pa lënë fëmijë; për të ditur se cili do të ishte trashëgimtar i pasurisë së tij, mjaftonte të kërkoje se cili do të ishte vazhduesi i kultit të tij.

Mirëpo, besimi shtëpiak përçohej nëpërmjet gjakut, vetëm nga mashkulli në mashkull. Trashëgimia në linjë mashkullore ishte e vetmja që vendoste, mes dy meshkujsh, raportin fetar, i cili i jepte njërit mimdësinë të vazhdonte kultin e tjetrit. Ajo që quhej farefisni nuk ishte gjë tjetër, sikurse e kemi parë më lart, veçse shprehje e kësaj marrëdhënieje. Njerëzit ishin farefis vetëm se kishin të njëjtin kult, të njëjtën vatër fillestare, të njëjtët të parë. Ata nuk ishin farefis si rrjedhojë e faktit që kishin dalë nga e njëjta nënë; feja nuk e pranonte farefisninë nëpërmjet grave. Fëmijët e dy motrave ose të një motre dhe të një vëllai nuk kishin mes tyre asnjë lidhje dhe nuk i përkisnin as të njëjtit besim shtëpiak dhe as të njëjtës familje.

Këto parime rregullonin rendin e trashëgimisë. Nëse një burrë, të cilit i kishin vdekur edhe djali edhe vajza e tij, linte pas vetes vetëm nipër, ai që trashëgonte ishte djali i të birit të tij, por jo djali i së bijës. Në mungesë trashëgimtarësh, trashëgimtar do të ishte i vëllai i tij dhe jo e motra, i biri i vëllait dhe jo i biri i së motrës. Në mungesë të vëllezërve dhe të nipërve, trashëgimia kërkohej, duke zbritur në linjën e serisë së paraardhësve të të ndjerit, gjithnjë në linjë mashkullore, derisa të gjendej një degëzim i dalë nga familja përmes një mashkulli; pastaj, nga ky degëzim, fillohej të ngjitej nga mashkulli në mashkull, derisa të gjendej në të një mashkull që ishte ende gjallë; ky ishte trashëgimtari.

Këto parime rregullonin rendin e trashëgimisë. Nëse një burrë, të cilit i kishin vdekur edhe djali edhe vajza e tij, linte pas vetes vetëm nipër, ai që trashëgonte ishte djali i të birit të tij, por jo djali i së bijës. Në mungesë trashëgimtarësh, trashëgimtar do të ishte i vëllai i tij dhe jo e motra, i biri i vëllait dhe jo i biri i së motrës. Në mungesë të vëllezërve dhe të nipërve, trashëgimia kërkohej, duke zbritur në linjën e serisë së paraardhësve të të ndjerit, gjithnjë në linjë mashkullore, derisa të gjendej një degëzim i dalë nga familja përmes një mashkulli; pastaj, nga ky degëzim, fillohej të ngjitej nga mashkulli në mashkull, derisa të gjendej në të një mashkull që ishte ende gjallë; ky ishte trashëgimtari.

Këto rregulla vepronin si te hindutë, ashtu edhe te grekët dhe romakët. Në Indi, "trashëgimia i përket sapindës më të afërt; në mungesë të sapindës, ajo i përket samanodakës17." Mirëpo, kemi parë që farefisnia që këto dy fjalë shprehnin, ishte farefisni fetare apo farefisni përmes meshkujve dhe përputhej me agnation romake.

Ja se si paraqitej në këtë aspekt ligji i Athinës: "Nëse një burrë vdes pa lënë fëmijë, trashëgimtar është vëllai i të ndjerit, me kusht që ai të ishte vëlla me të nga i ati; në mungesë të tij, trashëgimtar është i biri i këtij vëllai; sepse trashëgimia kalon gjithnjë te meshkujt dhe te trashëgimtarët e meshkujvë18." Ky ligj i lashtë, në kohën e Demostenit, citohej ende, ndonëse tashmë ai kish pësuar ndryshime dhe në atë epokë kish nisur të pranohej edhe farefisnia mbi bazën e grave.

Po kështu, Dymbëdhjetë Tabelat urdhëronin që, në rast se, një burrë vdiste pa lënë trashëgimtarë, trashëgimia i përkiste anjatit më të afërt. Por kemi parë se anjat nuk mund të bëheshe kurrë nëpërmjet grave. Ligji i lashtë romak saktësonte më tej se, nipi trashëgonte nga patruus, domethënë nga vëllai i të atit të tij dhe nuk trashëgonte nga avunculus, vëllai i së ëmës. Në rast se do t'i referoheshim tabelës që kemi skicuar nga familja e Skipionëve, do të vëmë re se pasuria e Skipion Emilianit, i cili kishte vdekur pa lënë fëmijë, nuk mund të trashëgohej as nga Komelia, tezja e tij, as nga C. Grakussi, i cili, sipas ideve tona moderne, do të ishte kushëriri i tij më i afërt, por ajo do t'i lihej Skipion Aziatikusit, i cili, sipas së drejtës së lashtë, ishte farefisi i tij më i afërt.

Në kohën e Justinianit, ligjvënësi nuk i kuptonte më këto ligje të lashta; Dymbëdhjetë Tabelat i dukeshin atij tepër të ngurta, pasi ato "njihnin gjithnjë përparësinë e trashëgimisë mashkullore dhe përjashtonin nga trashëgimia ata që lidheshin me të ndjerin vetëm nëpërmjet grave." E drejtë tejet e padrejtë, pasi, nëse do të shpreheshim kështu, ajo nuk mbante parasysh natyrën; e megjithatë, kjo e drejtë kishte çuditërisht një logjikë, sepse, nisur nga parimi sipas të cilit trashëgimia ishte e lidhur me kultin, ajo largonte nga trashëgimia të gjithë ata që feja nuk i autorizonte të vazhdonin kultin.

info@balkancultureheritage.com